The words you are searching are inside this book. To get more targeted content, please make full-text search by clicking here.

Ky eshte nje punimi te nje planifikimi i ores mesimore

Discover the best professional documents and content resources in AnyFlip Document Base.
Search
Published by albana.bajrami89, 2021-04-19 17:50:58

Libri TIK

Ky eshte nje punimi te nje planifikimi i ores mesimore

Keywords: word powerpoint

ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE

FUSHA KURRIKULARE LËNDA TIPI I ORËS SHKALLA E KURRIKULËS KLASA
JETA DHE PUNA
TEKNOLOGJIA ME TIK 8 ZHVILLIM 4 VIII
TEMA
REZULTATET E TË NXËNIT TË TEMËS/LËNDËS: (RNL)
MEKANIZMAT DHE
TRANSMETUESIT - Identifikon llojet e mekanizmave lëvizës dhe transmetuesve bazuar në literaturën
shkollore.

- Përshkruan parimin e punës dhe funksionin e mekanizmave, makinavelëvizëse,
transmetuesve, motorëve dhe përbërjen e tyre.

- Ndërton mekanizma të ndryshëm me leva, me gungë me materiale: druri, plastike, letër,
metal.

- Krijon transmetuesit me rripa me dy rrota udhëzuese me diamtër të ndryshëm.
- Tregon disa lloje të motorëve me djegie të brendshme.
- Përshkruan funksionin e motorëve me djegie të brendshme dhe të jashtme.
- Analizon funksionin e motorëve me djegie të brendshme dhe të jashtme.

Rezultatet e të nxënit për I.4,6, II.1,3,5, III.3, IV.7
kompetencat kryesore të
shkallës - RNK:

Rezultatet e fushës së 1.1, 2.1, 3, 3.2, 9.1
kurrikulës - RNF:

Tema/njësia mësimore: ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE
Fjalët kyçe:
TRANSMETUESIT ME RRIPA
Transmetuesi, Rripi, Rrota e udhëzuar, Rrota udhëzuese

Rezultatet e të nxënit për Nxënësit:
orë mësimore: - Kuptojnë transmetuesit me rripa dhe pjesët përbërëse të tij
- Analizojnë përparësitë dhe mangësitë transmetuesit me rripa
- Diskutojnë për transmetuesit me rrip të drejtë dhe me rrip të kryqëzuar

Kriteret e suksesit: Nxënësit:
- Identifikojnë (saktësisht) rrotën e udhëzuar, rrotën udhëzuese dhe rripin e transmetuesit
Mjetet e konkretizimit dhe - Numërojnë 3 nga përparësitë dhe 3 nga mangësitë e transmetuesit me rripa
materialet mësimore: - Krahasojnë transmetuesin me rrip të drejtë dhe me rrip të kryqëzuar

Laptopi, projektori, teksti, tabela, shkumësi (markeri)

Përdorimi i TIK-ut, burimet: Teknologjia me TIK 8, Burimet elektronike nga interneti

Lidhja me lëndët tjera Gjuhë amtare, Fizikë
mësimore dhe çështjet
ndërkurrikurale:

Faqe|1

PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE RRJEDHJES SË PLANIT TË ORËS MËSIMORE

Pjesa hyrëse Nga nxënësit kërkoj të paraqesin reflektimet e tyre rreth njësisë mësimore.
(EVOKIM) Pyetje për nxënës:

- Çfarë kuptoni me transmetuesit me rripa?
- Pse përdorën transmetuesit me rripa?
- Ku përdorën transmetuesit me rripa?

Së pari paraqes videot që kanë të bëjnë me transmetuesit me rripa dhe filloj diskutimin me
nxënës:

https://www.youtube.com/watch?v=c9s90vFO_uQ
https://www.youtube.com/watch?v=TpqzWJAVLww

Pas prezantimit të videove dhe diskutimit me nxënës filloj me shpjegimin e njësisë mësimore.
Transmetuesit me rripa shërbejnë për të transmetuar momentin e rrotullimit me anë të rripit.
Transmetuesit me rripa përbëhen nga dy rrota 1 dhe 2 të lidhura me anë të rripit shtrëngues 3
(fig. 3.2).

Pjesa kryesore Figura 3.2 Transmetuesi me rripa
(REALIZIM)
Momenti i rrotullimit bartet nga rrota udhëzuese 1 në rripin 3, i cili e përcjell forcën në rrotën e
udhëzuar 2, pra përmes fërkimit.

Përparësitë e transmetuesit me rripa janë:
- forma e thjeshte e rrotave,
- bartin momentin e rrotullimit në distancë,
- mund të përdorën për boshte paralele dhe të kryqëzuara ,
- nuk kërkojnë mbrojtje të veçantë dhe lyerje,
- rripi është elastik nga goditjet,
- kanë punë të qetë.

Mangësitë e transmetuesit me rripa janë:
- shtypja në bosht është më e madhe për shkak të shtrëngimit të rripit,
- rrëshqitja e rripit mund të ndryshoj raportin punues të transmetimit,
- nuk janë të sigurt gjatë bartjes së momentit të rrotullimit, për shkak ndikimeve të
jashtme ( temperaturës, lagështisë, etj.).

Transmetuesit me rripa mund t’i ndryshohet kahu i rrotullimit të rrotës udhëzuese duke e
vendosur rripin në formë të kryqëzuar, i cili është më i sigurt gjatë punës, si në fig. 3.3.

Figura 3.3 Ndërrimi i kahut të rrotës udhëzuese
Transmetuesit me rripa gjejnë zbatim në fusha të ndryshme, si në industri, ndërtimtari,

automobilistikë, etj., si p.sh. tek makina e larjes, makina e qepjes, automjetet, etj.

Faqe|2

Një shembull i përdorimit të transmetuesve me rripa është dhënë në figurën 3.4., ku në boshtin e
motorit është vendosur rrota udhëzuese, ndërsa për boshtin e tamburit është vendosur rrota e
udhëzuar, kështu që lëvizja bartet nëpërmjet rripit.

Pjesa përfundimtare Figure 3.4 Përdorimi i transmetuesit me rripa
(REFLEKTIM)
Pas shpjegimit të njësisë mësimore, nxënësit ndahen në dy grupe dhe kërkoj nga ata të shkruajnë
çfarë janë transmetuesit me rripa, funksionin e tyre dhe të bëjnë një kllaster me më së paku tre
përparësi dhe mangësi të transmetuesit me rripa. Ne ketë pjese te orës kërkohet nga nxënësit te
paraqesin në grupe nga një kllaster për transmetuesit me rrip. Secili grup vendos kllasterin e
plotësuar nё mur dhe tё gjitha grupet shohin punën e bёrё, me anё tё prezantimeve te shkurtra.
Do të përdoret strategjia e vlerësimit Vlerësim i ndërsjellët duke vlerësuar nxënësit njeri tjetrin,
duke i bërë pyetje njëri tjetrit.

Vlerësimi i nxënësve Nxënësit vlerësohen në ditarin e vlerësimit pasi t’i përgjigjen pyetjeve dhe pasi të përfundojnë
kllasterin për transmetuesit me rripa.

Detyra dhe puna e pavarur Nxënësit marrin për detyrë shtëpie vizatimin e transmetuesit me rripa dhe të hulumtojnë në
internet rreth tyre.

Reflektim për rrjedhën e Konsideroj që ora ka rrjedhur relativisht mirë, ku nxënësit ishin aktiv dhe parashtruan disa pyetje
orës mësimore rreth njësisë mësimore, por duke dhënë gjithashtu edhe mendimet e tyre.

Faqe|3

Faqe|4


Click to View FlipBook Version