The words you are searching are inside this book. To get more targeted content, please make full-text search by clicking here.

160075-books-template-16x9 (1)

Discover the best professional documents and content resources in AnyFlip Document Base.
Search
Published by irissina569, 2022-10-23 09:00:35

2222

160075-books-template-16x9 (1)

TETORI – MUAJI I LETËRSISË

MIGJENI

Migjeni është poet dhe autor/publicist shumë njohur. Millosh Gjergj Nikolla , ky
është emri tij vërtetë, se migjeni, ështe pseudonimi ose emri tij pendës. Ishte
poet dhe prozator shqiptar shquar viteve 1930. Migjeni konsiderohet si një
ndër shkrimtarët më të lexuar e më të rëndësishëm të letërsisë shqipe të
shekullit të 20-të. Për epokën ishte një zë krejtësisht novator nga brendia dhe
forma dhe ndikimi mbi letërsinë shqipe të kohës ishte madh.Konsiderohet që
Migjeni kaloi nga një romantizëm revolucionar në realizëm kritik gjatë jetës së
tij. Ai pasqyroi varfërinëe thellë të viteve kur jetoi, dhe duke u dalë zot
heronjve të krijimeve të tij si "bukën tonë të përditshme falna sot","bukuria që
vret", "mollë e ndalueme", "legjenda e misrit", "a don qymyr zotni?“ etj.
Fshikulloi ashpër indiferentizmin eklasave të kamura ndaj vuajtjeve të
popullit.Ndikimi Migjenit mbi rrethet e rinisë anticifligare qe ndjeshem ne vitet
kur shkroi. Një shtysë te posacme mori përhapja e krijimtarisë se tij pas luftës
së dytëbotërore, kur regjimi komunist mori përsipër botimin e plotë të veprave,
të cilat në vitet 1930 kishin qenë pjesërisht të pabotuara.

KRIJIMTARIA E MIGJENIT

• ''Puthja E Cubit'‘
• ''Kangë Më Vete'‘
• ''Dhe Pranvera Erdhi'‘
• ''Trajtat E Mbinjeriut'‘
• ''Kanga Skandaloze'‘
• ''Vetvrasja E Trumcakut'‘
• ''Luli I Vocer'‘
• ''Vetmia'‘
• ''Kanga Që S'kuptohet'‘
• ''Frymëzim I Pafat'‘
• ''Vuejtja'‘
• ''Një Natë Pa Gjumë'‘
• ''Malli Rinuer'‘
• ''Hidhet E Përhidhet'‘
• ''Mbas Tryezës'‘
• ''Lutje'‘ , ''Një Natë'' , etj

DRITËRO AGOLLI

Dritero Agolli është poet dhe autor këngësh shumë njohur. Shkrimtar, publicist, veprimtar
shoqeror, anetar Akademise se Shkencave te Shqiperise. Lindi ne Menkulas te Devollit.
Mesimet e para mori ne vendlindje, te mesmen ne shkollen "Asim Zeneli" (Gjirokaster), ku beri
dhe sprovat e para letrare. Ne vitet 1952-1957 ndoqi studimet e larta ne Fakultetin e
Letersise te Universitetit te Leningradit. Ne vitet 1957 - 1972 punon si redaktor e gazetar ne
te perditshmen "Zeri popullit" (shih). Ne vitet 1973-1992 ka qene kryetar e Lidhjes se
Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise. Dritero Agolli eshte nje nga figurat qendrore te
poezise shqipe dhe nje nga perfaqesuesit me te rendesishem te "brezit te viteve 1960"Kritik
ndaj frymes tradicionaliste dhe patriotizmit retorik, Dritero Agolli solli ne poezi ndjeshmeri e
figuracion te ri, duke e perterire sistemin evjersherimit shqip. Ai eshte pruresi poezise se
"unit" te forte. Prirja per vetepohim u duk qysh ne vellimin e tij te pare "Ne rrugedola" (1958),
por u shpreh me qarte ne poemat "Devoll - Devoll" dhe "Poeme per babane dhe per veten.
Poezia e Dritero Agollit nuk e ndan te pergjithshmen nga vetjakja, ben sintezen e kolektives
me individualen. Dritero Agolli ruajti prej vlerave me te arrira te poezise se tradites -frymen
popullore. Ai krijoi nje gjedhe te re vjersherimi, qe ndiqte Naimin, duke metuar risine. Rruga e
rritjes se tij te shkalleshkallshme poetike shprehet ne librat: "Hapat e mija ne asfalt" (1961),
"Shtigje malesh dhe trotuare" (1965), "Devoll - Devoll" (1964), "Mesdite" (1968), "Boballaret"
(1969), "Nene Shqiperi" (1974), "Fjala gdhend gurin" (1977), "Udhetoj menduar" (1985),
"Pelegrini vonuar" (1993), "Lypesi kohes" (1995), "Fletorkat e mesnates" (1999).

KRIJIMTARIA E DRITËRO AGOLLIT

POEZIA:

''Pasqyra'‘
''Ora E Gurit'‘
''Ketri Dhe Iriqi'‘

''Liria'‘
''Syri, Mendja, Hunda'‘

''Nepotizem'‘
''Njerezia Dhe Kandari'‘

''Gomari Dhe Qeni'‘
''Tek E Ëma'‘

''Dalëngadalë'‘
''Kali Dhe Gomari'‘
''Njeriu Në Garë Me Gomarë'‘
''Dijetari Dhe Gomari'‘

''Ankime'‘
''Letrat'‘
''Veshtrim Pas Gjurmeve'‘
''Perendise'‘
''Pritja'‘
''Kali Plak'‘
''Pritja E Dickaje'‘
''Zjarri'' , etj

GJERGJ FISHTA

Lindi në fshatin e vogël Fishtë të Zadrimës më 23 tetor 1871. Jetën e filloi si
bari. Par shumë shpejt, kur ishte 6-vjeçar zgjuarsia e tij bie në sy famulltarit të
fshatit, cili e dërgon Fishtën në Seminarin Françeskan të Shkodrës. Më 1880,
kur hapet seminari në Troshan, ai vijon në këtë shkallë. Këtu ai shfaqi trillin
poetik. Më 1886 dërgohet për studime në Bosnjë. Vitin e parë e kaloi në
Gucjogorë afër Travanikut. Mësimet filozofike mori në kuvendin e Sutidkės,
ndërsa ato teologjike në kuvendin e Livnos. Te kësaj kohe janë edhe "Ushtrimet
e para poetike". Më 1893 kreu studimet shkëlqyeshëm.I formuar në periudhën e
Rilindjes sonë kombëtare, poeti ynë Gjergj Fishta është një nga vazhduesit më
autentikë dhe të drejtpërdrejtë të saj, shprehës idealeve atdhetare dhe
demokratike në kushtet e reja që u krijuan në shekullin e njëzetë Mënyrat e
pasqyrimit të jetës, në krijimtarinë e tij, janë vazhdim natyrshëm teknikës
letrare të Rilindjes, ku mbizotëron romantizmi, realizmi dhe klasicizmi.

POEZIA: KRIJIMTARIA E GJERGJ FISHTËS

'Mehmet Ali Pasha‘
'Kuvendi Berlinit‘

'Një gjamë dëshpërimi‘
'Dëshmorëve'

'Lamtumirë vëndet e mia‘
'Burrnija‘
'Atdheut‘

'Gjuha Shqype‘
'Shqypnija‘

'Shqipnia e lirë'

KRIJIMTARIA E GJERGJ FISHTËS

THËNIE:
• '' Edhe hâna do t'a dije, edhe dielli do t'ket pa, se përqark

ksaj rrokullije, si Shqypnija vend nuk ka! '‘
• ''I urti kurr nuk ngutet, prej burrnís e jo prej tutet.'‘
• ''Flamuri kombtar nuk ka ç'ka ban nder ne, po kje se

dashtni nuk kem' për Atdhe!'‘
• ''Injoranca dhe krenaria shkojnë bashkë si shtati e hija.'‘
• ''Vërtet ne kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi

bashkë.''


Click to View FlipBook Version