PROJEKT
Fusha e kurrikulës dhe lënda mësimore:
SHOQËRIA DHE MJEDISI
Titulli i projektit:
KRENARË ME JU
Punuar nga nxënësit Mësuesja klasës lV4
e klasës lV4 Merita Hoxha
Shkurt, 2022
Pak fjalë për projektin
Projekti “Krenarë me ju” është një punë me përkushtim e realizuar nga nxënësit
e klasës sonë.
Duke marrë shkas nga tema: ”Personalitete të shquara të vendit tim”, bashkë me
nxënësit vendosëm që të realizojmë një projekt, ku secili prej tyre do të shkruante për
një personalitet të shquar shqiptar. Qëllimet ishin të shumëfishta: njohja e nxënësve
me historitë e personaliteteve shqiptare, vlerësimi i kontributit të tyre, rritja e
dashurisë për librin (krijimin dhe leximin), motivimi që të kenë synime të larta në jetë
dhe besimi që do të vlerësohen për çdo punë të ndershme që ata do të bëjnë, e mbi të
gjitha kultivimi i ndjenjës së atdhedashurisë, ndjenjës së pastër shpirtërore.
Fatmirësisht lista e personaliteteve shqiptare me ndikim kombëtar dhe
ndërkombëtar është shumë e gjatë dhe çdo ditë e më shumë po zgjerohet. Në projektin
tonë, numri i tyre është i kufizuar, është njëzet e tetë, aq sa nxënës ka klasa. Nxënësit
kanë hulumtuar, kanë përzgjedhur materialet dhe shkrimet që do të lexoni janë të
huazuara, por të shkruara me duart e tyre, me gjithë gabimet drejtshkrimore eventuale.
Cilët janë këto gra e këta burra që gëzojnë dashurinë dhe respektin nga
bashkëkombasit e tyre? Cilët janë këta patriotë që dhanë kontribut të madh në historinë
e popullit shqiptar, që patën ndikim të madh në shoqërinë shqiptare?
Në projektin tonë janë përfshirë personalitete që jetuan në kohë të ndryshme
dhe kontribuan në fusha të ndryshme, duke filluar me Skenderbeun - udhëheqësin e
shqiptarëve, simbolin e luftës për liri e pavarësi, Naum Veqilharxhin - krijuesin e
alfabetit shqip, Sevasti Qiriazin - gruan që emancipoi kombin, Gjergj Fishtën - zërin e
kombit, Nënën Tereze – shenjtoren e të varfërve, Ismail Kadarenë - shkrimtarin më të
njohur shqiptar në botë, Ibrahim Rugovën - Presidentin e parë të Republikës së Kosovës,
Nexhmije Pagarushën - bilbilin e Kosovës, Adem Jasharin - Komandantin Legjendar të
UÇK-së, Inva Mulën – këngëtaren, sopranon shqiptare me famë botërore, e shumë
patriotë, artistë e sportistë të shquar deri te Majlinda Kelmendi - xhudistja jonë,
fituesja e medaljes së artë në Lojërat Olimpike e Dua Lipa, këngëtarja, kompozitorja e
modelja e nivelit botëror.
Uroj që listës së gjatë të personaliteteve të shquar të kombit tonë, t’i shtohet
një ditë edhe ndonjë nga emrat e nxënësve tanë të shkëlqyer.
Mësuesja - Merita Hoxha
Nr. Emri Emri prindit Mbiemri
1 Alea Miran Ferati
2 Amelia Ardian Krasniqi
3 Ammar Ali Gashi
4 Andi Ardian Vlana
5 Art Mentor Bajraktari
6 Art Zani Milaimi
7 Artrina Arsim Jonuzaj
8 Artur Hektor Elezi
9 Dora Zejnelabidin Morina
Dardan Shantiri
10 Dora Alidin Flugaj
11 Eda Xhevat Jenuzi
12 Ela Urim Ajazaj
13 Elis Artan Oseku
14 Elon Burel Cenaj
15 Isra Blerim Jelliqi
16 Lea Driton Kyqyku
17 Ledri Fisnik Sylejmani
18 Morea Taulant Buzhala
19 Nalton Fisnik Minci
20 Nobel Bashkim Spahiu
21 Nuri Ilir Burgija
22 Olis Ahmet Mazreku
23 Rigon Halil Bytyqi
24 Ron Arianit Nushi
25 Rubik Ersan Sunduri
26 Rron Liridon Alija
27 Tuana Vendim Zogaj
28 Zejnep