REVISTA SPORTIVE
FFK
F U T B O L LLRFPZ
ARENA
Revistë vjetore e LRF Prizren nr. 1 - 2022
EKSKLUZIVE
INTERVISTA ME
KRYETARIN
MIRSAD ÇOLLAKU
Grupmoshat Futbolli i Femrave Gjyqtarët
PËRMBAJTJA FFK
LRFPZ
01 Fjala e redaksisë ................................................................3
02 Organogrami i LRF-së................................................................4
03 Klubet dhe Shkollat e Futbollit..............................................6
04 Bashkëpunimi me institucione..............................................13
05 Platforma FIFA - Connect......................................................15
06 Intervista me Kryetarin Mirsad Çollaku.....................16
07 Garat - LRF Prizren ...................................................................18
08 Storie suksesi............................................................................20
09 Kinderliga.....................................................................................21
10 Gjyqtarët e Futbollit................................................................22
11 Veteranët e Futbollit..............................................................24
12 Futbolli i femrave....................................................................26
13 Mediat........................................................................................27
14 Retrospektivë.........................................................................28
Editorial në emër të redaksisë
Të dashur lexues!
LRF - Prizren, ka vendosur që tani e tutje në çdo fundvit, ta botojmë një revistë në të
cilën do të pasqyrohet puna dhe aktiviteti vjetor i futbollit në rajonin tonë, ku
përfshihen, Prizreni, Suhareka, Malisheva, Dragashi dhe Mamusha.
Përse kjo revistë? Nuk është që aktivitetet tona nuk po përcillen nga mediat, bile
shfytëzojmë rastin ti përshëndesim të gjitha mediat lokale dhe ato në nivel vendi, të
cilat kanë kontribuar që aktivitetet tona të pasqyrohen gjithandej. Por, qëllimi i
botimit të kësaj dritare informative, është promovimi i vlerave të futbollit të regjionit
të Prizrenit, nga gjeneratat e kaluara të cilat janë gurthemeli i gjeneratës së tashme
e cila gjithsesi do të mundohet që këtë bazament tja trashëgon gjeneratave që po
vijnë. Padyshim se viti 2016, kur futbolli i Kosovës u pranua në UEFA dhe FIFA, do të
mbetet në histori si pika e kthesës së madhe, për ti treguar Evropës dhe Botës, që
Kosova ka futboll, ka talentë, ka trajnerë, menagjerë, gjyqtarë dhe mbështetës të
fuqishëm.
Kosovës nuk ju desht shumë kohë që ti shpërfaq vlerat dhe potencialin e saj, që tani
me rezultatet e suksesshme të saj, është ngritur lart në ranglistën evropiane dhe
botërore, duke lënë posht saj shumë shtete që me vite të tëra, janë në garat
ndërkombëtare. Në këtë storje suksesi, gjithsesi bënë pjesë të rëndësishme edhe
regjioni i Prizrenit, duke kontribuar, në organizimin dhe avancimin e futbollit, me
breza të ndryshëm.
LRF - Prizren, ka luajtur rol kyq në organizimin e atkiviteteve, nën udhëheqjen e
emrave të respektuar të botës së futbollit, si: Agim Maloku, tani i ndjerë, i cili
udhëheqi LRF-në për rreth 18 vite, pas tij Sokol Hadri, edhe ky tani i ndjerë, e
udhëheqi LRF-në 3 vite, dhe nga viti 2020 e deri tani, LRF udhëhiqet nga kryetari
Mirsad Çollaku, i cili njëherit është edhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FFK-së.
Për fund, në emër të redaksisë së revistës, dua ti falënderojë të gjithë klubet dhe
shkollat e futbollit për angazhimin e tyre në avancimin e futbollit, njëherit ju dëshiroj
suksese në të gjitha garat.
Me respekt,
Labinot Ibrahimi
BORDI DHE KOMISIONET E LRF - PRIZREN
Mirsad Çollaku Karriera sportive:
Kryetar Në vitin 1985 fillon karrierën si pioner në KF Liria
Në periudhën 1988-1989 luan për Juniorët e Progres Export
Datëlindja: 27.07.1975 Karrierën prej futbollisit e vazhdon 1989 në KF Koretniku
Vendbanimi: Prizren Nga viti 1991-1997 luan si senior në KF Liria ku edhe shkëlqen si futbollist
Profesioni: Biznismen Në vitin 1995 me KF Liria shpallen kampion të Kosovës
Në vitet 1998 - 1999 luan për FC Finvest - Drvar ne Bosnje.
Karrierën sportive e mbyll në KF Liria në vitet 2000 - 2003
Ishte edhe donator i klubit Liria ndërvite
Në vitet 2015-2018 udhëheqi suksesshëm si President në KF Liria
Që nga viti 2018 është anëtar i Komitetit Ekzekutiv në FFK
Që nga viti 2020 është Kryetar i Lidhjes Rajonale të Futbollit në Prizren
Karriera sportive:
Futbollist i KF “Ballkani”, periudha kohore: 1995 – 2003,
Reprezentues i Kosovës në grupmoshat e reja 1997
Anëtar i bordit drejtues dhe nënkryetar i KF “Ballkani”, periudha
Labinot Ibrahimi kohore: 2015 – 2020,
Nënkryetar Ka kyer trajnimin për siguri në stadiume nga UEFA, viti 2019.
Ka përfunduar kursin për trajner Licenca C.
Datëlindja: 13.06.1982 Nënkryetar i Lidhjes Rajonale të Futbollit në Prizren dhe delegat i
Vendbanimi: Suharekë Kuvendit të Përgjithshëm në FFK - Prishtinë
Profesioni: Jurist i diplomuar
Erxhan Dana Karriera sportive:
Anëtar i Bordit Në vitin 1980 në Shkollën e Fubtollit "Liria"
Datëlindja: 03.04.1971 Gjatë viteve 1985-1992, vazhdon në sportin e Hendbollit me KH
Vendbanimi: Prizren Prizreni
Shkolla e mesme ekonomike Në vitin 1993, bashkangjitet sërish në KF Liria, deri në vitin 2002, në
vitin 1995 kampion i Kosovës me KF Liria
Bekim Bakaj Në periudhën 2002-2003 luan për Dritën e Gjilanit dhe në periudhën
Anëtar i Bordit 2003-2004 kthehet në KF Liria ku edhe e përmbyll karrierën sportive
Datëlindja:
28. 12.1971 2015 - 2022 në Kryesi të KF Liria si drejtor sportiv
Vendbanimi: Prizren Në vitet 2016-2018 delegat i FFK-së
Profesioni: trajner i liqencuar Tani është anëtar i Bordit të LRF-së.
Karriera sportive:
Drejtor sportiv dhe Krytrajner në FC Prizreni, ka liqencën UEFA A
Ka qene 3 vite ndihmes trajner ne KF Liria dhe 1 vit Kryetrajner, si
dhe ka udhehequr me sukses me gjeneratat U13 dhe U15 ne KF
Liria.
Ka karrierë të bujshme si futbollistë në klubet si: KF Liria, KF Besa, KF
Železničar Slovenia, KF Ballkani, KF Shkumbini Shqiperi, SC Wiez
Austri.
Ka qenë edhe pjesë e Kombetarës së Kosovës.
Me dy klube është shpallur Kampion i Kosovës, në 1994/95 me KF
Liria dhe 2004/05 me KF Besa.
Është shpallur kampion me FC Prizreni në ligën e tretë.
Tani është anëtar i Bordit pranë LRF-së dhe delegat në FFK.
Karriera sportive:
Kryetar i KF Opoja që nga viti 2019
Anëtar i kuvendit së Shkollës Futbollit Aroma
Delegat i Lidhjes Rajonale të Futbollit në Prizren ne vitin 2019
Anëtar i Bordit në LRF Prizren që nga viti 2020
Driton Zejnullahu Organizator dhe pjesëmarrës në disa aktivitete sportive e rinore në Komunën e
Anëtar i Bordit Dragashit, si: turne të ndryshëm futbolli, organizime kulturore tradicionale.
Datëlindja: 0
8.06.1990
Vendbanimi: Prizren
Profesioni: Kontabilist Karriera sportive:
Futbollist i FC Ballkanit 1999 - 2002
Volejbollist KV Theranda 2004 - 2022
Anëtar i Bordit të Sportit Shkolllor në Suharekë 2016-2019
Shpresa sportit në Suharekë 2006
Trajneri më prespektiv në Suharekë 2016
Anëtar i Bordit LRF-së Prizren nga 2020
Drilon Berisha Kryetar i Shkollës së Futbollit Suhareka
Anëtar i Bordit Delegat i ShF Suhareka ne LRF Prizren
Datëlindja: 27.09.1987 Trajner i Licencuar me licencë C
Vendbanimi: Suharekë
Profesioni: Mr. Shkenca Sportive
Bashkim Kume Karriera sportive:
Komisar i Garave Në vitet 1975 - 1984 futbollist junior dhe senior në KF Progres Export
Në vitet 1985 - 1989 trajner i juniorëve në Progres Export
Datëlindja: 27.09.1987 Refer aktiv gjatë periudhës 1989 - 1991, duke vazhduar me referim edhe në
Vendbanimi: Prizren vitet 2001-2005
Në vitet 2006 - 2012 delegat i ndeshjeve të futbollit, Superliga, Liga e Parë
Profesioni: Komesar i Garave dhe Liga e dytë dhe pjesë e komisioneve pranë LRF-së në Prizren
Prej vitit 2013 është Komisar i garave pranë LRF-së
Në vitin 2018 bëhet anëtar i Komisionit në Ligën e tretë, regjioni Dukagjinit
Bujar Selimaj Karriera sportive:
Kryetar i Gjyqtarëve Futbollist i shkolles se futbollit Iliria dhe Madri, KF Prizreni, KF Vllazria e Zhurit
Gjyqtar i futbollit nga viti 2005
Datëlindja: 20.09.1981 Gjyqtar me stemen e FIFA-se dhe UEFA-se nga viti 2017
Vendbanimi: Prizren Mentor në programin e talentëve gjyqtar në kuadër të FFK-së dhe UEFA-së
që nga viti 2019
Profesioni: Mr. Shkenca Sportive Kryetar i gjyqtarëve të LRFPz nga viti 2021
Besart Osmani Karriera sportive:
Administrator Në vitin 2002-2004 ishte pioner dhe kadet në KF Getoari
Në periudhën 2004/2005, reprezentues i Kosovës U16
Në vitin 2006 - 2007 luan për juniorët e KF Liria
Në vitin 2007 - 2008 kalon në ekipin e parë në KF Liria
Datëlindja: 20. 05.1989 Në vitin 2008 e mbyll karrierën sportive duke u përkushtuar studimeve në
Vendbanimi: Prizren Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike.
Profesioni: Inxhinier i Në vitin 2012 fillon karrierën e gjyqtarit të Futbollit ku është aktiv deri më
tani. Ka kategorinë e dytë të gjyqtarit dhe referon në Ligën e Parë
Kompjuterikës dhe Refer Menaxhon sistemin FIFA-Connect për regjionin e Prizrenit dhe asiston në
Futbolli sistemin ndërkombëtar të transfereve TMS për klubet kur kanë nevojë.
KLUBET DHE
SHKOLLAT E FUTBOLLIT
Lidhja Rajonale e Futbollit në Prizren aktualisht në girin e saj ka gjithsej 30 Klube dhe Shkolla të
Futbollit nga i gjithë Regjioni duke përfshirë Suharekën, Malishevën, Dragashin dhe
Mamushën. Nga 31 ekipe gjithsej, 25 janë ekipe Futbolli të meshkujve, 4 janë ekipe të femrave
dhe 2 janë ekipe të Futsallit. Aktualisht 3 ekipe janë pasive dhe nuk marrin pjesë në gara as
regjionale e as nacionale. Po thuajse që të gjitha ekipet janë të regjistruara në platformën
FIFA-Connect dhe disa edhe në platformën tjetër ndërkombëtare TMS.
FC BALLKANI FC PIRANA FC MAMUSHA SPOR FC SUHAREKA
Superliga e Kosovës Liga e tretë e Kosovës Shkollë e Futbollit Shkollë e Futbollit
Kontakt:
Junior, Kadetë Regjioni Dukagjinit Kontakt:
Shkolla e Futbollit Shkolla e Futbollit [email protected] [email protected]
Kontakt: Kontakt: KFF MALISHEVA FC ILIRIA 2020
[email protected] [email protected] Klub i femrave Shkollë e Futbollit
Kontakt:
FC DRINI I BARDHË Kontakt:
Shkollë e Futbollit [email protected] [email protected]
FC MALISHEVA Kontakt:
Superliga e Kosovës KFF SHQIPONJA FC STUDENQANI 77
[email protected] Klub i femrave Shkollë e Futbollit
Junior
Kontakt: Kontakt:
Shkolla e Futbollit
FC LIDHJA E PRIZRENIT [email protected] [email protected]
Kontakt: Shkollë e Futbollit
[email protected] Kontakt: FC 13 QERSHORI FC DARDANIA
Futsall Shkollë e Futbollit
[email protected] Kontakt:
Pasive
FC LIRIA FC WINNER [email protected]
Liga e parë e Kosovës
Shkollë e Futbollit FC PRIZRENII FC GREIKOCI
Femrat, Junior Kontakt: Klub i Fusallit Shkollë e Futbollit
Shkolla e Futbollit
[email protected] Pasiv Pasive
Kontakt:
[email protected] FC ALBIONET
Shkollë e Futbollit FC TOP BESA FC DRENOCI
FC A&N Shkollë e Futbollit Shkollë e Futbollit
Liga e parë e Kosovës Kontakt:
[email protected] Pasive Kontakt:
Junior, Kadetë
[email protected]
Shkolla e Futbollit FC DARDANËT
Shkollë e Futbollit FC VËLLAZËRIA
Kontakt:
[email protected] Kontakt: Klub i Futbollit FC DRAGAH SPOR
[email protected] Pasiv Shkollë e Futbollit
Kontakt:
FC TEUTA
[email protected]
FC PRIZRENI Shkollë e Futbollit
Liga e dytë e Kosovës Kontakt:
Shkolla e Futbollit [email protected]
Kontakt:
FC AROMA
[email protected]
Shkollë e Futbollit
Kontakt:
FC OPOJA
Liga e tretë e Kosovës [email protected]
Regjioni Dukagjinit
Kontakt:
[email protected]
FC ARBANASI
Liga e tretë e Kosovës
Regjioni Dukagjinit
Kontakt:
[email protected]
FC ARBANA
Liga e tretë e Kosovës
Regjioni Dukagjinit
Shkolla e Futbollit
Kontakt:
[email protected]
Presidenti i Ballkanit FC Ballkani, në ndeshjet e
Arsim Kabashi Confeence League
Emri i plotë: Klubi Futbollistik BALLKANI Super tifozi i Ballkanit
Adresa: Suharekë, stadiumi i qytetit KOBA
Viti i themelimit: 1947
Ngjyrat e klubit: portokall e zi
Niveli i garave momentale: Superliga e Kosovës
Tifozëria: Xhebrailat
Presidenti i klubit: Arsim Kabashi
Kontakti / Sekretaria: Florim Elshani, [email protected]
Sukseset më të mëdha:
2022 – Kampion i Kosovës për herë të parë në histori të klubit
Klubi Futbollistik “Ballkani” nga Suhareka, është themeluar në vitin 1947, para plotë 75 vitesh,
ka qenë çdo herë ekip konkurrues në nivel krahinor në kohën e ish-Jugosllavisë. Pas pavarësimit
të sportit në vitet 90-ta, fillimisht ka garuar në Grupin e Gjakovës, pastaj me krijimin e Ligës
Unike ishte në mesin e ekipeve më të mira të Kosovës. Në periudhën e pasluftës, Ballkani ka
patur herë pas herë ngritje dhe rënje të performancës, por asnjëherë nuk u lejua që të shuhet
aktiviteti i klubit. Në vitin 2017, pikërisht në 70 vjetorin e klubit, kryesia e atëherëshme me
kryetar Florim Kryeziun, duke parë vështirësitë e funksionimit si OJQ, arriti të gjej një
bashkëpunim me kompaninë “CIMA” të pronarit Arsim Kabashi nga Suhareka, që klubi nga OJQ
të kalojë në Shoqëri aksionare. Kuvendi i mbajtur në vitin 2017, vendosi që klubi ti kalojë në
menagjim kompanisë “CIMA”, ndërsa Kuvendi Komunal, ja dha në shfrytëzim 10 vjeqar
stadiumin e qytetit. Me arritjen e këtij procesi të transformimit të klubit, Ballkani hyri fuqishëm
në konkurencën e garave, ku fillimisht u sigurua kualifikimi në Superligë, pastaj 2 vite rresht
luftoi për titull dhe garat e kupës, ndërsa këtë vit (2022) arriti të shpallet kampion i Kosovës, për
herë të parë në historinë 75 vjeqare të klubit. Po këtë vit, Ballkani arriti të bëjë edhe një tjetër
histori në garat ndërkombëtare, duke u kualifikuar në grupet e Conference League, duke
rivalizuar fuqishëm me ekipet e grupit: Slavia Prague, Cluj dhe Sivaspor.
Në kuadër të klubit, është dhe shkolla e futbollit, e cila është ndër më të organizuarat në
Kosovë. Ballkani, edhe këtë vit është kandidat potencial për titull, dhe njëkohësisht edhe për
Kupën e Kosovës.
22.05.2022, Suharekë,
Ballkani shpallet
kampion për herë të
parë në historinë e
klubit Kapiteni Edvin
Kuc, pranon kupën nga
Kryetari i FFK-së
Agim Ademi, i cili në ceremoni është i shoqëruar nga Mirsad Çollaku dhe Labinot Ibrahimi.
Qemal Krasniqi
President i Klubit
Emri i plotë: Klubi Futbollistik LIRIA
Adresa: Prizren, Stadiumi “Përparim Thaçi” Stadiumi “Përparim Thaçi”
Viti i themelimit: 1930
Ngjyrat e klubit: Bardh e zi
Niveli i garave momentale: Liga e Parë e Kosovës
Tifozëria: Arpaxhik’t
Presidenti i klubit: Qemal Krasniqi
Kontakti / Sekretaria: Bashkim Kajdomçaj, [email protected]
Sukseset më të mëdha: Kampion i Kosovës 1995, Fitues i Kupës 2007 dhe 2010
Klubi Futbollistik “LIRIA” nga Prizreni, u themelua në vitin 1930 dhe llogaritet ndër klubet më
të vjetra në Kosovë. Në traditën 92 vjeqare, Liria ka qenë çdo herë ndër skuadrat më të
organizuara, si në ish-Jugosllavi duke marrë pjesë në garat e Ligës së Dytë federale të asaj
kohe, ashtu edhe pas pavarësimit të sportit në Kosovë. Liria është 4 herë kampione e Kosovës
në futboll, në vitet: 1975, 1984, 1987, 1995, si dhe 2 herë fitues i kupës (2007 dhe 2010).
Në kuadër të klubit, janë edhe shkolla e futbollit, ekipi i femrave si dhe ekipi i veteranëve.
Momentalisht bënë gara në Ligën e Parë të Kosovës dhe është pretendente për rikthimin në
Superligë.
Driton Morina
President i Klubit
Stadiumi “Liman Gegaj”
Emri i plotë: Klubi Futbollistik Malisheva
Adresa: Malishevë, Stadiumi “Liman Gegaj”
Viti i themelimit: 2016
Ngjyrat e klubit: Kaltër e bardh
Niveli i garave momentale: Superliga e Kosovës
Tifozëria: Tornado
Presidenti i klubit: Driton Morina
Kontakti / Sekretaria: Isa Ulluri, [email protected]
Sukseset më të mëdha: Kampion në Ligën e Parë, Inkuadrimi në Superligën e Kosovës
Klubi Futbollistik “Malisheva” edhe pse i formuar viteve të fundit, ka arritur rezultate shumë
të mëdha, ku për një periudhë 6 vjeqare, kanë arritur të ngjiten në çdo vit nga një kategori,
dhe 2 vitet e fundit janë pjesë e Superligës së Kosovës. Kjo skuadër ka fituar simpati jo
vetëm tek rajoni i komunës së Malishevës por edhe më gjërë, duke ofruar pranë vehtes emra
të njohur të futbollistëve dhe trjanerëve, nga Kosova dhe jahstë saj. Në një stadium i cili po
shkon duke u ndërtuar dhe dita ditës duke marrë formën e duhur, ekipi malishevas është
treguar arrë e fortë për ekipet vizitore.
Ky është viti i dytë në Superligë dhe njëkohësisht po bëjnë gara në kupën e Kosovës, tani të
kualifikuar në 1/8 e finales.
Agim Buduri Stadiumi në Boka të Korishës
President i Klubit
FC “A & N” – Prizren
Emri i plotë: Klubi Futbollistik “A & N”
Adresa: Prizren, Stadiumi “BOKA”
Viti i themelimit: 2017
Ngjyrat e klubit: Kaltër e bardh
Niveli i garave momentale: Liga e Parë e Kosovës
Tifozëria: “Ilirët”
Presidenti i klubit: Agim Buduri
Kontakti / Sekretaria: Eron Sylejmani, [email protected]
Sukseset më të mëdha: Inkuadrimi në Ligën e Parë të Kosovës
FC A&N në fillet e saj të themelimit fillimisht ka marr pjesë si shkollë e futbollit në garat
regjionale, ku kishin gjenerata shumë të suksesshme. FC A&N filloi të zgjerohej si klub
duke u inkuadruar në Ligën e Tretë të Kosovës, ku pas një kohe shumë të shkurtë
inkuadrohen në Ligën e Dytë, sezon që ju shkoi në mënyrën më të mirë.
FC A&N ishte skuadra më e organizuar në Ligën e Dytë, gjë për të cilën edhe nuk i mungoi
suksesi, duke arritur kështu shumë shpejtë edhe Ligën e Parë të Kosovës.
FC A&N është një skuadër që në kaq pak kohë ekzistencës si klub ka arritur një nivel kaq
të lartë të garave, me synime edhe të prek Superligën e Kosovës.
Momentalish ky klub bën pjesë në Ligën e Parë grupi A, si dhe merr pjesë me të gjitha
grupmoshat në garat e Lidhjes Rajonale, si dhe në garat nacionale me ekipin e Kadetëve
dhe atë të Juniorëve.
Flurim Hoxhaj
Emri i plotë: Klubi Futbollistik “PRIZRENI” President i Klubit
Adresa: Prizren, Stadiumi “Përparim Thaqi”
Viti i themelimit: 2018
Ngjyrat e klubit: Kaltër e bardh
Niveli i garave momentale: Liga e Dytë e Kosovës
Presidenti i klubit: Flurim Hoxhaj
Kryetrajneri: Bekim Bakaj
Kontakti / Sekretaria: [email protected]
Sukseset më të mëdha: Kampion në Ligën e Tretë, Inkuadrimi në Ligën e Dytë
FC Prizreni një ekip modest i cili me një organizim të mirë të brendshëm, me një punë
të palodhur të stafit teknik dhe kryesisë, arriti që një vit pas themelimit shpallet
Kampion në Ligën e Tretë të Kosovës në Regjionin e Dukagjinit duke prirë bindshëm
në vendin e parë në tabel dhe më pastaj duke mposhtur në Play Off, KF Australien
nga Mitrovica dhe kështu kualifikohet në Ligën e Dytë unike të Kosovës. Në sezonën e
parë të garave FC Prizreni tregoi ndeshje shumë të mira duke treguar kundërshtarëve
se kanë të bëjnë me një ekip shumë serioz dhe pretendent për Ligën e Parë. Edhe pse
në vitin e parë, përkundër rezultateve të mira por jo të mjaftueshme për inkuadim në
një rang më të lart të garave, FC Prizrenin kjo nuk i ndal, ata vazhduan edhe në
sezonin e dytë 2022/2023 në Ligën e Dytë, ku pas përfundimit të pjesës së parë të
Kampionatit, ata renditen më vendin e pestë në tabelë duke ndjekur gjithmonë kreun
e tabelës. Momentalish ky klub përveç garave në Ligën e Dytë, merr pjesë me të gjitha
grupmoshat në garat e Lidhjes Rajonale të Futbollit në Prizren. Gjiashtu ky klub është
edhe në 1/8 e Kupës së Kosovës.
FC “Opoja” – Dragash FC “Pirana” – Prizren
Emri i plotë: Klubi Futbollistik “Opoja” Emri i plotë: Klubi Futbollistik “Pirana”
Adresa: Dragash Adresa: Prizren, Fshati Piranë
Viti i themelimit: 1993 Viti i themelimit: 2000
Ngjyrat e klubit: Gjelbert Ngjyrat e klubit: Kuq e Zi
Niveli i garave momentale: Liga e Tretë e Kosovës Niveli i garave momentale: Liga e Tretë e Kosovës
Presidenti i klubit: Driton Zejnullahu Presidenti i klubit: Florent Ukaj
FC “Arbana” – Prizren FC “Arbanasi” – Prizren
Emri i plotë: Klubi Futbollistik “Arbana” Emri i plotë: Klubi Futbollistik “Arbanasi”
Adresa: Prizren, Lagja Arbama Adresa: Prizren, Fshati Serbicë
Viti i themelimit: 1974 Viti i themelimit: 1982
Ngjyrat e klubit: Kuq e Zi Ngjyrat e klubit: Bardh e Kaltert
Niveli i garave momentale: Liga e Tretë e Kosovës Niveli i garave momentale: Liga e Tretë e Kosovës
Presidenti i klubit: Uran Hoxha Presidenti i klubit: Festim Avdyli
BASHKËPUNIMI ME INSTITUCIONE
LRF në Prizreni padyshim që bashkëpuntorë të ngushtë i konsideron edhe institucionet e
vendit nga regjioni i Prizrenit. Prandaj edhe Kryetari i LRF-së në Prizren, Mirsad Çollaku, i
shoqëruar nga Nënkryetari Labinot Ibrahimi, pritën në një drekë pune kryetarët e pesë
komunave të regjionit të Prizrenit, ku tema kryesore e diskutimit ishte avancimi i Futbollit në
regjionin e Prizrenit, krijimi i kushteve të mira infrastrukturore për të rinjtë dhe klubet, si dhe
diskutimet tjera të frytshme që dolën nga ky takim. Kryetarët e Komunave treguan shumë
konstruktivitet duke treguar gatishmëri për bashkëpunim, për ta quar Futbollin përpara.
Në fund Kryetari Çollaku falenderoi përzemërsisht Kryetarët e Komunave dhe drejtorët
përkatës nga fusha e Rinisë dhe Sportit, për kohën e ndarë dhe kontributin e dhënë në këtë
takim, me shpresë që takimet e tilla do të kemi më shpesh dhe shumë shpejt të dalim me
plane konkrete.
Faleminderit kryetarëve të komunave:
Shaqir Totaj - Komuna e Prizrenit
Bali Muharremaj - Komuna e Suharekës
Behxhet Xheladini - Komuna e Dragashit
Valmir Gashi - nga zyrja e Kryetarit të Malishevës
Abdulhadi Krasniq - Komuna e Mamushës
Falenderim i veçant edhe për shoqëruesit e kryetarëve, drejtorët e drejtorive për Rini
dhe Sport që kontribuan në këtë takim:
Adem Morina - DKRS Prizren
Lorika Gashi - DKRS Suharekë
Fitim Shala - DKRS Malishevë
Liridona Misinaj - DKRS Dragash
Turker Mazreku - DKRS Mamushë
TURNEU TRADICIONAL I FUTBOLLIT
"KUJTOJMË LAVDINË, NDËRTOJMË TË ARDHMEN"
Ky turne u mbajt me datat 11 dhe 12 qershor, për
nder të 144 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit,
Ditës së Çlirimit të Prizrenit dhe për nder të
Dëshmorit "Përparim Thaçi"
Kjo ngjarje është organizuar nga DKRS në
bashkëpunim të ngushtë me LRF - Prizren.
Ekipet pjesëmarrëse ishin: Veteranët e UÇK-së,
Policia e Kosovës, KFV Liria dhe Kuvendi Komunal -
Prizren.
FIFA CONNECT
FFK-CONNECT
ÇKA ËSHTË FIFA CONNECT
Programi FIFA Connect i ndihmon federatat anëtare të regjistrojnë të gjitha anëtarët e tyre të
interesit në një mënyrë sistematike dhe të mbajnë gjurmët e lojtarëve, trajnerëve dhe gjyqtarëve
kudo që janë në botë. Programi Connect ofron një kod unik FIFA ID për çdo individ që ka një rol në
organizatën e futbollit. Ky kod është si një numër i pasaportës dixhitale të futbollit dhe ka
informacionin e historisë së secilit anëtar të interesuar.
Ne Kosovë ne përdorim sistemin FFK-Connect, rrjedhë
pikërisht nga FIFA-Connect. Në këtë sistem janë të
regjistruar të gjitha klubet dhe anëtarët e tyre, duke
përfshirë lojtarët, trajnerët, zyrtarët e ekipeve,
zyrtarët e klubeve dhe anëtarët të tjerë. Regjioni i
Prizrenit, sikur çdo regjion tjetër në Kosovë, ka qasjen
e vetë në FFK-Connect, ku administratori i saj për
regjionin tonë është Besart Osmani. Përveç regjioneve,
secili klub ka qasjen e vet në këtë sistem, të cilët
vazhdimisht bëjnë regjistrimin e lojtarëve të rinjë,
bëjnë rinovimin e lojtarëve aktual apo edhe transferojnë lojtarë nga një klub në tjetrin kur vjen koha e
transfereve. Momentalisht në regjionin e Prizrenit llogari në sistemi kanë 30 klube të futbollit duke
përfshirë edhe dy klube të futsallit. Këto klube me plot sukses po i menaxhon administratori i Lidhjes
Rajonale të Futbollit në Prizren. Numri aktual i anëtarëve të regjistruar në sistemin FFK-Connect për
regjionin e Prizrenit sillet rreth 2000 anëtar.
PËRFITIMET E KËTIJ SISTEMI
Një kod identifikimi unik i vlefshëm global për të gjithë aktorët e futbollit
Transparencë dhe administrim efikas i futbollit përmes regjistrimit sistematik të të gjithë lojtarëve
dhe aktorëve të futbollit dhe menaxhimit dixhital të garave
Mbështetje për zhvillimin e federatave anëtare të FIFA-së duke përcaktuar një plan strategjik për
regjistrimin e anëtarëve
Standardizimi i të dhënave dhe proceseve si dhe krijimi i një ekosistemi për të dhënat, duke lejuar
kështu integrimin dhe shkëmbimin e lehtë të të dhënave nga burime të ndryshme
ID-JA E FIFA CONNECT
Një identifikim unik i anltarëve të futbollit në mbarë botën
QËLLIMI I FIFA ID-SË
Krijimi i një identiteti unik global të futbollit për të gjithë anëtarët e saj– duke përfshirë lojtarët,
gjyqtarët, trajnerët, zyrtarët, si dhe të gjitha klubet apo organizatat
PËRPARËSITË E FIFA ID-SË
ID-ja shërben si një mundësi për të shkëmbyer dhe integruar informacionin rreth palëve të
interesuara dhe për të ofruar statistika mbi pjesëmarrjen në futboll sipas rolit, disiplinës,
grupmoshës dhe gjinisë.
Intervistë me Kryetarin e Lidhjes Rajonale të
Futbollit në Prizren dhe anëtarin e Komitetit
Ekzekutin në Federatën e Futbollit të Kosovës
Mirsad
Çollaku
Prioriteti im, masovizimi i futbollit dhe krijimi i kushteve
Revista: Si është të jesh kryetar i LRF-së dhe njëkohësisht edhe anëtar i Komitetit
Ekzekutiv të FFK-së, përgjegjësi apo privilegj?
Mirsad Çollaku: Të dyja bashkë, përgjegjësi dhe privilegj, sepse është ndjenjë e mirë kur këtë
detyrë ta beson një komunitet i madh futbolldashës siq është regjioni i Prizrenit. Njëherit, kur dihet
që unë i pasoj në këtë detyrë, dy emra të respekuar të futbollit prizrenas, tani të dy të ndjerë, Agim
Malokun dhe Sokol Hadrin.
Revista: Qe sa kohë jeni në këtë detyrë?
Mirsad Çollaku: Kryetar i LRF-së, jam nga janari i vitit 2020 dhe mandati im dhe i Bordit të LRF-së
është 4 vjeqar. Të njëjtin mandat 4 vjeqar do ta ushtroj edhe si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FFK-së.
Revista: Na përshkruani punën dhe aktivitetin e LRF-së?
Mirsad Çollaku: Nga viti 2020 kur është mbajtur Kuvendi zgjedhor i LRF-së nga i cili ka dalur edhe
bordi dhe unë si kryetar, besoj që jemi duke e bërë më të mirën e mundshme. Zgjedhja e anëtarëve
të bordit është bërë me propozime direkte nga anëtarët e Kuvendit, ku anëtarët e Bordit janë
zgjedhur nga zonat e ndryshme të regjionit, me qëllim që bordi të jetë gjithpërfshirës nga tereni
gjeografik i komunave. Jam i kënaqur me punën dhe anëtarët e bordit, duke u nisur nga
nënkryetari Labinot Ibrahimi dhe anëtarët: Erxhan Dana, Bekim Bakaj, Drilon Berisha dhe Driton
Zejnullahu. Punë të mirë po bëjnë edhe komisionet që operojnë brenda LRF-së, komesari i garave
Bashkim Kume, Komisioni për gjyqtar, Bujar Selimaj, zyrtari i FIFA Connect, Besart Osmani, etj.
Viti 2020, ka qenë shumë sfidues në aktivitetin tonë, ku siq e dini pandemia ndikoj në ndërprerjen e
aktiviteteve pothuajse tërësisht në atë vit, por shfrytëzoj rastin ta përmend dhe njëkohësisht ta
falenderoj FFK-në që në atë kohë të vështirë për shkollat e futbollit, ju ka gjetur afër me disa
ndihma financiare, me të cilat janë mbuluar shpenzimet elementare.
Viti 2021, ka qenë vit mjaft i sukseshëm, ku është rritur numri i fëmijëve të regjistruar në sistemin
FIFA Connect, pra që janë regjistruar si pjesëmarrës të shkollave në garat e LRF-së. Këtë vit është
mbajtur edhe turneu “KINDERLIGA” për fëmijët e moshave U-9 dhe U-11, dhe i njëjti organizim
pritet të mbahet edhe sivjet.
Revista: Cilat janë sukseset e këtij viti?
Mirsad Çollaku: Padyshim, suksesi më i madh i këtij viti është kur FC Ballkani u shpall kampion i
Kosovës, dhe u prezentua suksesshëm në garat evropiane, duke shkruar kështu historinë e futbollit
të Kosovës, me pjesmarrjen në grupet e Conference League. Shfrytëzoj rastin edhe një herë përmes
kësaj interviste, ta uroj për suksesin, FC Ballkanin, presidentin e klubit Arsim Kabashi, trajnerin Ilir Daja,
futbollistëve si dhe të gjithë futbolldashësit e Suharekës.
Gjithsesi, regjioni ynë ka pasur edhe suksese tjera, siq është KF “Malisheva” ku për ta është viti i
dytë në Superligë, dhe janë një skuadër mjaftë e fortë në gara. Në Ligën e Parë, kemi 2 ekipe, KF
“Liria” dhe FC “A&N” të dyja nga qytetit i Prizrenit.
KF Liria, këtë vit ishte deri në garat e barazhit për ngjitjen në
Superligë, por për pak nuk e arriti ta bëjë këtë. Gjithashtu edhe FC
“A&N” po tregohet skuadër shumë konkurruese.
Në Ligën e dytë të Kosovës, regjioni ynë përfaqësohet nga FC
Prizreni, ndërsa në Ligën e Tretë, nga regjioni ynë janë: KF Opoja, KF
Arbana, KF Arbanasi dhe KF Pirana. Përveq futbollit të meshkujve,
edhe me futbollin e femrave jemi aktiv, ku në gara i kemi 4 ekipe të
futbollit të femrave: KFF Liria, KFF Malisheva, KFF 16 Qershori dhe KFF
Shqiponja. FIFA dhe UEFA, vazhdimisht janë të interesuar ta qojnë
përpara futbollin e femrave, dhe ne si FFK po ashtu po i
mbështesim shumë.
Në të gjitha këto aktivitete, nuk jemi anash edhe me futbollit e veteranëve, ku në garat e ligës së
veteranëve marrin pjesë KFV “Liria” nga Prizreni, pastaj një organizim shumë të mirë në fushën e fshatit
Sërbicë e poshtme, pothuajse çdo vikend, organizohen ndeshje futbolli të veteranëve, unë e kam
përcjell nga afër atë organizim, dhe e falenderoj organizatorin Festim Avdyli.
Një eveniment tjetër i suksesshëm ka qenë organizimi i turneut për nder të ditës së çlirimit
të Prizrenit, ku Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ka kërkuar bashkëpunim me LRF-në, dhe ne ja
kemi ofruar këtë bashkëpunim me shumë dëshirë. Në këtë turne që nga DKRS është shpallur
tradicional, kanë marrë pjesë veterantë të futbollit, si dhe veteranët e UÇK-së, Kuvendit Komunal,
Policisë së Kosovës, turne ky që është mirëpritur nga publiku prizrenas me rrethinë.
Revista: Cili është bashkëpunimi i juaj si LRF me institucionet vendore?
Mirsad Çollaku: Kemi bashkëpunim të mirë me institucionet vendore
nëpër komuna, ku sfidë e përbashkët ende mbeten kushtet në
infrastrukturë, ku kemi kërkuar nga komunat që të bëjnë më shumë në
përmisimin e kushteve në fusha të futbollit, si dhe krijimin e disa tereneve
të reja sportive.
Revista: Çka mund të veqoni si ngjarje tjetër në këtë vit?
Mirsad Çollaku: Mund ti veqojmë, Kuvendin zgjedhor të FFK-së, ku
delegatët e Kuvendit i dhanë edhe një mandat 4 vjeqar kryetarit Agim
Ademi, si dhe vizitën e parë të presidentit të FIFA-s, Giani
Infantino, që sivjet ja ka bërë Kosovës, ku përveq nga presidenti
Agim Ademi dhe Komitetit Ekzekutiv ku bëjë pjesë edhe unë, atë e priten edhe të gjithë krerët
shtetëror, duke treguar gadishmëri të lartë për bashkëpunim, sepse futbolli çdo herë e më shumë po
jep fryte bashkëpunimi dhe ura lidhëse me krejt botën. Kosova ka teguar se ka potencial që të jetë
krahas shteteve të tjera. E rëndësishme ishte edhe vizita e legjendës së futbollit kroat, Zvonimir Boban.
Revista: Një mesazh për fund?
Mirsad Çollaku: Edhe një herë dua ti falenderoj të gjithë ata që na kanë
përkrahë vazhdimisht, ku baza apo themeli janë gjeneratat e herëshme të
cilët kanë sakrifikuar gjithçka nga vetja, për të arritur deri në këto ditë kur po
e përjetojmë kënaqësinë e të qenit të barabartë me futbollin evropian dhe
atë botërorë. Andaj neve që kemi marrë përgjegjësi, na mbetet që ta
vazhdojmë rrugën për krijimin e kushteve, dhe masovizimin e futbollit, pa
dallim nacionaliteti, gjinie, race, sepse keshtu e kemi edhe moton “Bashkë
për futbollin”.
Revista: Zoti Çollaku, faleminderit për intervistën.
Mirsad Çollaku: Faleminderit edhe nga ju.
LIDHJA RAJONALE E FUTBOLLIT
GARAT
Kampionatet
Lidhja Rajonale e Futbollit në Prizren,
ka hyrë në vitin e dytë me sistem të ri
të garave pra me dy liga, Ligën A dhe
Ligën B. Ky sistem i ri i garave ka
treguar efikasitet të mirë duke rritur
kualitetin e garave dhe duke bërë atë
më interesant. Liga A dhe Liga B, vlen
për grupmoshat U13 dhe U15.
Përveç Ligave A dhe B, në Regjionin e
Prizrenit organizohen garat edhe në
gjeneratën U11 dhe atë në dy grupe A
dhe B, si dhe garat në gjeneratën U17
me sistem të Bergerit. Deri më tani si
Regjioni jemi mjaft mirë të organizuar,
në të gjitha ligat zhvillohen gara të
forta dhe fair-play. Fëmijët dhe
prindërit janë shumë të kënaqur me
garat në LRF-në e Prizrenit
Në Ligën A - U13, aktualisht kemi 8
ekipe që marrin pjesë në gara, ndërsa
në Ligën A - U15 kemi poashtu 8 ekipe.
Në Ligën B - U13, marrin pjesë 6 ekipe,
sikurse në Ligën B - U15, që janë 6
ekipe. Në gjeneratën U11 te grupi A
marrin pjesë gjithsejt 9 ekipe, ndërsa
në grupin B marrin pjesë 8 ekipe. Si dhe
në gjeneratën U17 kemi 7 ekipe
pjesëmarrëse. Komisari i garave z.
Bashkim Kume, është shumë i kënaqur
me ecurinë e garave deri më tani. E
rëndësishme që fëmijët luajnë dhe
kënaqen me lojën e bukur të Futbollit.
Ekipet pjesëmarrëse në garat e LRF - Prizren
STORIE SUKSESI
VEDAT MURIQI
Vedat Muriqi (lindur më 24 prill 1994) është futbollist profesionist kosovar i cili luan si sulmues
për klubin spanjoll Mallorka dhe përfaqësuesen kosovare. Vedat Muriqi si fëmijë nisi karrierën e
tij në Klubin e zemres Liria në vitin 2005. Si çdo fëmijë edhe ai kishte ëndërr që një ditë të luaj në
ekipet e mëdha evropiane dhe në Kombëtarën e Kosovës, ëndërr kjo që për Muriqin tani është
realitet. Në vitin 2013 pas sukseseve të treguara Muriqi, kalon nga KF Liria në Shqipëri te KF
Teuta, kategoria superiore. Pas Teutës, prizrenasi luajti si i huazuar edhe në KF Besa të Kavajës
për tu transferuar në vitin 2014 në Giresunspor të Turqisë. Karriera e tij e bujshme vazhdoi në
vitin 2016 në ekipin tjetër të elitës turk, Gençlerbirliği, ku luajti ndeshjen e parë me klubin e tij të
ri më 21 gusht në fitoren 2–0 në shtëpi kundër Gaziantepspor. Më 11 janar 2018, Muriqi u
rikthye në Ligën e Parë të Turqisë duke ju bashkuar Çaykur Rizespor. Ai shënoi dy gola në
debutimin e tij më 21 janar në fitoren komode 3–0 në transfertë kundër Manisaspor. Më 7 korrik
2019, Muriqi firmosi një kontratë katër-vjeçare me ekipin e madh turk atë të Fenerbahçes.
Sukseset për Muriqin nuk ndalen me Fenerbahçen, pas shkëlqimit të tij, ai në vitin 2020
transferohet te klub italian, Lazio, ku kalon plot dy vite. Në vitin 2022 huazohet te klubi spanjoll
Mallorka ku vazhdon të luaj me plot suksese deri më tani. Vedat Muriqi ishte pjesë e
Kombëtareve U21 të Kosovës dhe Shqipërisë, ndërsa nga viti 2016 është pjesë e Kombëtarës së
Kosovës dhe njëri ndër futbollistët më të mirë dardan.
BUJAR SELIMAJ
Bujar Selimaj qe nga viti 2005 ka filluar karrieren si gjyqtar në Lidhjen Rajonale të Futbollit ne
Prizren, në fillimin e karrieres ka ndarë drejtësinë si çdo gjyqtar fillestar në kategoritë e reja U13,
U15 dhe U17. Pas nje periudhe disa vjeqare Bujar Selimaj behet gjyqtare asistent i elites se
futbollit Kosovare, fal punes profesionale, paraqitjeve te suksesshme dhe besueshmeris nga
organet e FFK-se ai per vite me radh ishte i deleguar te ndaj drejtesin ne ndeshjet me kryesore
te superliges dhe ne disa ndeshje finale per kupen e Kosoves. Pas pranimit te Federates se
Futbollit te Kosoves ne shtepin me te madhe te futbollit boteror FIFA dhe UEFA edhe gjyqtaret
fitojn te drejten te ndajn drejtesin ne ndeshjet me kryesore te superliges dhe ne disa ndeshje
finale per kupen e Kosoves. Në vitin 2017 ai behet njeri nder tre gjyqtaret e pare nderkombetare
ne historin e futbollit te Kosoves. Ndeshja e pare nderkombetare dhe historike per gjyqtaret e
Kosoves te cilet ishin te deleguar per ta ndare drejtesin ishte ajo ne mes te TURQIS – MOLDAVIS
e cila u zhvillua me 27.03.2017 ne Eskishehir te Turqis ne prezencen e rreth 46 mije shkuesve.
Ndeshjet nderkombëtare që ka referur Bujar Selimaj: UEFA Youth League (FC Victoria Plzen vs FC
Bayern Munchen dhe FC Benfika vs FC Juventus), UEFA U17 EURO Qualifiers, UEFA U21 EURO
Qualifiers (Portugali - Liechtenstein dhe France - Luxembourg), UEFA Europa Conference League,
, UEFA Champions League (Dinamo Zagreb - Valur Reykjavík), FIFA Friendlies përveç ndeshjes
ndërmjet Turqisë dhe Moldavisë, ka referuar edhe ndeshjen historike miqësore ndërmjet
Shqipëerisë dhe Italisë në fushën Air Albania në Tiranë.
LINDON EMËRLLAHU
Lindon Emërllahu, i lindur me datë 7 dhjetor 2002, nga Mushtishti i Suharekës, luan në pozitën e
mesfushorit defansiv për KF Ballkani. Lindoni është modeli më i mirë i të gjithë të rinjëve
kosovar se si një i ri është rritur dhe zhvilluar si futbollist në vendlindjen e tij dhe klubin nga e filli
karrierën, duke kaluar nga të gjitha grupmoshat deri te ekipa e parë. Tani 20 vjeçari është titulla
në çdo ndeshje që KF Ballkani e luan si në futbollin vendor ashtu edhe atë ndërkombëtar.
Suksesi i tij i vazhdueshëm padyshim që nuk i iku edhe selektorit të Kombëtares së Kosovës,
Alain Giresse, ku më 16 shtator 2022, suharekasi Emërllahu mori një thirrje nga Kosova për
ndeshjet 2022–23 të Ligës së Kombeve të UEFA-së kundër Irlandës së Veriut dhe Qipros.
Debutimi i tij me Kosovën erdhi njëmbëdhjetë ditë më vonë pikërisht në ndeshje të Ligës së
Kombeve të UEFA-s 2022–23 kundër Qipros pasi hyri si zëvendësues. Emërllahu është futbollist
që luan me të dy këmbët, ai me KF Ballkani u shpall kampion i Kosovës për sezonën e shkëlqyer
aë kishte klubi 2021/2022. Ka luajtur si titullar në të gjitha ndeshjet të kualifikimit për Europa
Conference League, ku në ndeshjen fundit pas eleminit të KF Shkupi, Emërllahu me Ballkanin
shkruajnë historinë e Klubit dhe të Kosovës, si i vetmi klub që ka arritur majat më të larta të
futbollit në arenën ndërkombëtare. Në fazën e grupeve Lindon Emërllahu padyshim që ishte
lojtari kyç në secilën ndeshje të klubit madje edhe ndër bartësit kryesor të lojërave. Emërllahu
është e ardhmje e futbollit kosovar, një emër që premton shumë.
LRF Prizren FFK
KINDERLIGA
#Futboll #Kënaqësi #Socializim #Lojë #Kreativitet #Motivim
Rreth programit Një tjetër qëllim është që përmes
këtij organizimi, të rinjë e moshave
Turneu i futbollit të vogël 9 vjeqare e më të rinjë, të luajnë, të
KINDERLIGA organizohet në argëtohen dhe të njihen mes vete,
salla të mbyllura, dhe ka për si dhe të fitojnë përvoja që të jenë
qëlllim kryesor masovizimin e sa më të pregatitur fizikisht dhe
futbollit tek moshat e reja, si psiqikisht, dhe të jenë të gatshëm
dhe angazhimin e komunitetit për garat e rregullta, që
sportiv pikërisht për të mos organizohen nga FFK, përkatësisht
pushuar gjatë stinës së dimrit, nga LRF. Ky turne ka karakter jo
periudhë kjo kur pauzojnë garues.
garat e LRF- së.
LRFPRIZREN GJYQTARËT E
FUTBOLLIT
Gjyqtarët Debutues
Falë një bashkëpunimi të shkëlqyer dhe
mbështetjes se vazhdueshme qe kemi nga
Kryetari i gjyqtarëve z. Perparim Hasani
dhe anëtarët tjerë të Komisionit, kemi
arritur që nga Gushti i vitit 2021 shumicën
e gjyqtarëve të Regjionit tonë ti avancojmë
dhe të debutojnë në liga të ndryshme.
Ne edicionin 2021/22 kanë debutuar në Ligën e Parë, Granit Gashi
gjyqtar kryesor, Besart Osmani, Diamant Bakaj dhe Krenar Gaxholli
asistent. Në ligën e dytë kanë debutuar Burim Elshani gjyqtar kryesor
dhe Ismet Hoxha, Denis Avdyli, Ilir Sallahi, Fadil Trupaj, Rinesa Kryeziu,
Lira Kryeziu. Në edicionin 2022/23 stinori vjeshtor në Ligën e Tretë
kanë debutuar Dren Skeraj, Valbon Krasniqi gjyqtar kryesor dhe Albin
Shala dhe Lira Kryeziu asistent, ndërsa në Superligën dhe Ligën e Parë
të Juniorve dhe Kadetëve kanë debutuar këta gjyqtarë Albina Ademi,
Yll Morina, Valbon Krasniqi, Dren Skeraj gjyqtar kryesor, Arta Trolli,
Drenusha Zogaj, Flora Halilaj, Yllka Shala, Gentijana Paqarizi, Albin
Shala, Agon Gashi, Altin Gashi, Azer Ajazaj si asistent.
Gjyqtarët vajza
Në kuader të gjyqtarëve te LRF kemi edhe
disa gjyqtare femra të cilat pa dyshim janë
vlera më e madhe e familjes së Futbollit.
Falë nivelit edukativ dhe përkushtimit që
kanë si gjyqtare dhe njëkohësisht disa prej
tyre edhe si futbollise ne si Regjion
mundemi te mburremi që i kemi në mesin
tonë sepse deri më tani këto gjyqtare kanë pasur paraqitje shumë të
suksesshme në ndarjen e drejtësisë. Gjyqtarët përveç ndarjes së
drejtësisë dhe si futbolliste ose si ish-futbolliste ato janë edhe studente
të dalluara dhe janë prioritet i yni për avancimin e tyre në karrierë si
gjyqtare, deri më tani kemi arritur që gjyqtaren Rinesa Kryeziu ta
avancojmë në Ligën e dytë dhe ta bëjmë pjesë te seminarëve te
vazhdushme te organizuara nga FFK-ja, dhe në të ardhmen do te kemi
edhe avacsime tjera.
Përgatitja e Gjyqtarëve
Në kuadër te Lidhjes Rajonale të
Futbollit të Prizrenit është Komisioni i
gjyqtarëve i përberë nga Bujar Selimaj,
Festim Hoxha dhe Gani Germizaj të
cilët kanë përgjegjësi për delegimin,
avancimin dhe monitorimin e
gjyqtarëve të LRF-së gjithashtu
vazhdimisht merren me rekrutimin e
gjyqtarëve të ri dhe zhvillimin e tyre profesional. Zhvillimi dhe avancimi i gjyqtarëve të rinjë është një nga prioritetet
kryesore dhe bëhet duke ndjekur ligjeratat teorike dhe punë praktike. Gjithashtu Komisioni bënë monitorimin e
gjyqtarëve fillestar në ndeshjet miqësore dhe ndeshjet kampionale të grupomshave në Regjionin tonë. Në zhvillimin
e gjyqtarëve ndikim kanë edhe gjyqtarët me përvojë të cilët i ndihmojnë gjyqtarët e rinje me këshilla, sygjerime dhe
paisje të nevojshme dhe duhet përgëzuar të gjithë për kontributin në krijimin e një grupi shumë shoqëror dhe
atmosferë të shkëlqyer që egziston në mesin e të gjithë gjyqtarëve.
Kronikë e përgatitur nga Bujar Selimaj Bujar Selimaj
Pse gjyqtarët më të diskutueshmit?
Gjyqtar ndërkombëtar
FIFA – UEFA
Të ndajmë drejtësinë ne një ndeshje Futbolli ku takohen dy kundërshtar me ambicje te njejta, arritja e suksesit është
shumë e vështirë, për vet faktin se jo gjithmonë çdo betejë duhet te fitohet, në kohën të cilën jetojmë, ku shoqëria
jonë është në tranzicion dhe niveli i besueshmërisë është i ultë. Në shumicën e rasteve ndarja e drejtësisë në shikim
të parë duket si nje mision i pamundur. Shoqëria jonë përballet me shumë sfida te cilat padyshim që ndikojnë në
krijimin e energjive negative të cilat akumulohen pothuajse te secili individ qoftë si qytetar i thjesht apo si individ që
përfaqëson një klub dhe njëra nga fushat e cila ju jep mundësinë të të lirohen nga energjia e akumuluar është fusha e
futbollit, ku padyshim që energjinë me te madhe në shumicën e rasteve e adresojnë drejt gjyqtarëve.
Po kush janë gjyqtarët?
Në shumicën e rasteve çdo individ që fillon te merret me ndarjen e drejtësiës vjen nga dashuria e madhe qe ka për
lojën e Futbollit si një ish-futbollist apo futbolliste e pasionuar pas lojës ku në pamundësi për të qenë aktiv ka dëshirë
te jetë pjesë e lojes më të bukur në botë, në këtë rast si gjyqtar apo gjyqtare. Edhe gjyqtarët si çdo futbollist, trajner
apo person tjetër në fushën e caktuar kanë dëshirat dhe ambicjet për të arritur majet e suksesit ne karrierë, e kjo
mund të arrihet vetëm me deshirë, përkushtim dhe punë profesionale, duke kaluar nëpër të gjitha etapat nga rangjet
më të ulta të lojës deri në nivelet më të larta të ligave profesionale. Çdo ditë e nje gjyqtari është ditë pune për
profesionin e gjyqtarit sepse ai duhet te bëjë ushtrime vazhdimisht, ti njeh dhe përcjell ndryshimet e rregullave te
lojës, ti ndjek ne TV ligat e ndryshme vendore apo ndërkombëtare, ti analizoj dhe diskutoj rastet me koleget e shumë
angazhime tjera për të vetmin qëllim që të zhvillohet profesionalisht si gjyqtar dhe në çdo ndeshje te ketë performoncë
sa me të mirë dhe ta përfundoj ndeshjen me sa me pak gabime. Sot në mesin e shumë shikuesve në tribunat e
stadiumeve mund të ketë edhe familjar duke e përcjellur një ndeshje futbolli disa për ta ndjekur skuadrën e zemrës,
disa për ti parë antarët e familjes si futbollist apo trajner etj., por në disa raste edhe për ta ndjekur gjyqtarin i cili ndan
drejtësinë, andaj sa krenari e gëzim shohim në fytyrat e familjarëve e spektatorve kur futbollistët luajn dhe
angazhohen për të dhënë më të mirën nga vetja e tyre për arritjen e fitores edhe pse ata shpeshherë bëjnë gabime,
nuk shënojn gol apo bëjnë ndonjë gabime tjetër por përsëri mbështeten, adhurohen dhe i respektojmë sepse janë e
ardhja e futbollit dhe e vendit tonë, por edhe gjyqtarët dhe familjarët e tyre meritojn të kanë ndjesinë e njejt,
respektin, krenarinë e gëzimin sepse e kanë nda drejtesinë në mënyrën më të mirë të mundshme por asnjëherë pa
ndonjë gabim. Te gjithë duhet ta kuptojmë se nje gjyqtarë nuk mund ta përfundoj një ndeshje pa pasur ndonjë gabim,
e shpesh herë gabime të cilat vërehen vetëm nga profesionistët e fushës dhe rrallherë nga akterët tjerë të lojes se
futbollit. Por përgjithmonë të gjithë duhet ta kuptojnë dhe ta kenë të qartë se një vendim i cili merret në fushën e lojes
nga gjyqtari nuk mund të ndryshohet nga presioni i lojtarëve, trajnerëve, shikuesve etj. Vendimet mund të ndryshohen
vetëm nëse në ndeshje përdoret sistemi i teknologjisë VAR edhe atë vetëm për disa raste sipas protokolit të VAR-it.
Gjyqtarët e Lidhjes Rajonale të Futbollit te Prizrenit
Gjyqtaret e futbollit jane nje nder akteret kryesor te lojes se futbollit pa te cilet nuk mund te imagjinohet te zhvillohet
nje ndeshje futbolli. Ne regjionin e Prizrenit kemi 48 gjyqtarë aktiv të cilët ndajnë drejtësinë në të gjitha ligat duke
filluar nga grupmshat e reja deri në superligen e Kosovës.
Superliga
Bujar Selimaj, Bajram Kabashi.
Liga e parë
Ardit Halilaj, Granit Gashi, Florim Jakupi, Hasan Llallo, Besart Osmani, Diamant Bakaj, Krenar Gaxholli.
Liga e dytë
Eduard Aliaj, Dashurim Kryeziu, Burim Elshani, Arbër Cocaj, Denis Avdyli, Ismet Hoxha, Rinesa Kryeziu, Lira Kryeziu,
Albon Zejneli, Fadil Trupaj, Ilir Sallahi.
Liga e tretë
Shipon Hoti, Dreni Skeraj, Valbon Krasniqi, Admir Krasniqi, Ellsan Meta, Albin Shala, Arta Trolli, Djellza Cikaj
Juniorët / kadetet – Superliga dhe liga e parë, liga regjionale e grupmoshave: U 11, U13, U15 dhe U17
Yll Morina, Albina Ademi, Altin Gashi, Agon Gashi, Drenusha Zogaj, Flora Halilaj, Yllka Shala, Azer Ajazaj, Gentijana
Paqarizi, Arbresha Shala, Anita Musaj, Endrit Elezkurtaj, Leart Elezkurtaj, Ermal Kapra, Arvanit
Krasniqi, Endrit Skeja, Elvedin Germizaj, Orland Duhlaku, Valbona Berisha, Granit Krasniqi.
Në kohen e sotme siq do fushë tjetër qe ka vështërsi në rekrutimin e gjeneratave të reja edhe në fushën e ndarjes së
drejtësisë është një mungesë e gjyqtarëve të ri andaj njëkohësisht ju bëjmë thirrje të gjithë djemve dhe vajzave të cilat
e duan lojën e Futbollit dhe e duan fushën e ndarjes së drejtësisë të na bashkangjiten në familjen tonë si gjyqtarë
sepse e ardhmja është e sigurt dhe sukseset nuk do të ju mungojnë.
KLUBET E FUTBOLLIT TË VETERANËVE
PRIZREN
KFV Liria KFV Kabashi
KFV Lumbardhi KFV Prizren Master
KFV Veteranët KFV Vëllëzërit e Bashkuar
KFV Kalaja Master KFV Republika
KFV Republika
Promotor i aktiviteteve sportive
KFV Republika, është njëri ndër organizimet më simpatike vetanake, dhe për këtë më meritori
është Festim Avdyli. Në këtë organizim poshtuajse çdo vikend mblidhen veteranët e futbollit
të regjionit të Prizrenit dhe nën frymën optimale miqësore ata luajnë dhe argëtohen me
Futboll. Lidhja Rajonale e Futbollit në Prizren, e vlerëson lartë këtë organizim si dhe i ka
dhënë dhe do ti jep mbështetje përsëri.
Veteranët e Futbollit “REPUBLIKA” është
një grup i dashamirëve të futbollit të cilët
nuk janë aktiv në Ligat Profesionale të
Futbollit dhe nostalgjia nga rinia e tyre për
sportin e futbollit i nxit në pjesëmarrjen
aktive në zhvillimin e lojërave të futbollit pa
karakter garues, në një fushe moderne të
futbollit.
Ky grup i sportistëve veteran nën llogon e
“Republikës” është një përpjekje e
organizatorit për të ruajtur komunikimin
njerëzor ndër gjeneratat e kaluara, për t’u
takuar në një vend dhe orar të caktuar dhe
për ta fuqizuar edhe më shumë faktin se
Futbolli është më shumë se sport, është
edhe miqësi e shejtë.
Përmes "Republikës", organizatori tenton që
herë pas herë të ngrit vetëdijën e
pjesëmarrësve në takimet sportive për
historinë e Futbollit ndër vite tek vendi ynë
dhe veqanërisht kontributin e personaliteteve
sportive që i kanë shërbyer avancimit të
Futbollit në shoqërinë tonë edhe atëherë kur
aktiviteti sportiv konsiderohej si kundërshtim
ndaj sistemit që aplikonte Serbia dhe që kishte
pretendime për spastrim etnik dhe gjenocid
ndaj popullatës shqiptare në vendin tonë.
FUTBOLLI
FEMRAVE
Në Regjionin e Prizrenit, gjithsejt kemi 6 ekipe të femrave të cilat marrin pjesë në 3 Liga
të Femrave që organizohen nga Federata e Futbollit e Kosovës. KFF Malisheva merr
pjesë me ekipin e femrave në Superligë si dhe me ekipin tjetër të femrave në Ligën U17.
KFF Liria nga Prizreni, merr pjesë me ekipin e femrave në Ligën e Parë. KFF 16 Qershori
nga Malisheva merr pjesë me dy ekipe të femrave një në Ligën e Parë dhe tjetrën në
Ligën U17. KFF Shqiponja nga Malisheva merr pjesë me ekipin e femrave në Ligën U17.
KFF MALISHEVA - Senior KFF LIRIA - Senior
Superliga - Femrat Liga e Parë - Femrat
KFF 16 QERSHORI - Senior KFF 16 QERSHORI
Liga e Parë - Femrat Liga U17 - Femrat
KFF SHQIPONJA KFF MALISHEVA
Liga U17 - Femrat Liga U17 - Femrat
MEDIAT
Lidhja Rajonale e Futbollit në Prizren ka bashkëpunim të ngushtë me të gjitha
mediat, të cilat i pasqyrojnë aktivitetet tona. Kësaj radhe kemi vequar 2
bashkëpunëtorë shumë të ngushtë të LRF-së, gazetarin Vllaznim Bytyqi dhe
kamermanin Xhuljan Xhoxhaj.
Kjo dyshe dashamirëse e futbollit, na kanë dhënë përkrahje shumë të madhe,
duke pasqyruar punën dhe aktivitetet futbollistike në të gjithë rajonin e
Prizrenit. Kanë qenë vazhdimisht në fushat e gjelbërta të Futbollit duke
përcjellur çdo akvitete duke filluar nga gjeneratat e reja e deri të lojërat e
veteranëve.
Ne si LRF i falenderojmë publikisht, dhe i garantojmë bashkëpunim të
vazhdueshëm, dhe këtë bashkpunim do t'ia ofrojmë të gjitha mediave.
Xhuljan Hoxhaj Vllaznim Bytyqi
RETROSPEKTIVË
KF LIRIA kampione e Kosoves në garat e paraluftes ne vitin 1994/95. Për
brezat e reja, që ta dijnë se edhe nën okupimin serb, garat nuk janë ndalur
asnjëherë. Skuadra kampione e Lirisë, kishte këtë përbërje: Nuredin
Qollaku, Arsim Hebiballari, Astrit Berisha, Ismajl Berisha, Bedredin Gjinali,
Bekim Bakaj, Nehari Toska, Genc Tamniku, Erxhan Dana, Ali Maralusha, e
Mirsad Qollaku. Kryetrajner: Sinan Osmani, Ndihmëstrajner: Ejup Jakupi
DËSHMORËT E LIRISË
PËRPARIM THAÇI DHE NAIM REXHEPI
Me krenari i kujtojmë ata që për këtë ditë dhanë jo vetëm djerësën në
futboll por edhe jetën për lirinë e Kosovës. Emrat e juaj do të jenë
udhërrefyes për brezat që po vijnë. LAVDI!
STADIUMI "PËRPARIM THAÇI"
Shkrim nga gazeta Koha Ditore e asaj kohe e vitit 1997, për Pionerët e KF
Ballkanit, të cilët në fushën e futbollin në Llukarë të Prishtinës, në finalen e
kupës së Kosovës për të rinjë, mposhtën Shkëndijen nga Prishtina dhe
shpallen kampion i Republikës, me Kryetrajnerin Zymer Elshani.
FFK
LRFPZ