The words you are searching are inside this book. To get more targeted content, please make full-text search by clicking here.
Discover the best professional documents and content resources in AnyFlip Document Base.
Search
Published by Fahri Tershani, 2019-04-13 15:43:55

Keshillimi ne karriere-converted

Keshillimi ne karriere-converted

Institucionet arsimore

Një institucion arsimor është një vend ku njerëzit e moshave të
ndryshme fitojnë një arsim, duke përfshirë parashkollat, kujdesin
për fëmijët, shkollat fillore, shkollat e mesme dhe universitetet. Ato
ofrojnë një larmi të madhe të mjediseve mësimore dhe
hapësirave të të nxënit.

Korniza kurrikulare e Kosoves

Me Kornizën kurrikulare synohet që fëmijët dhe të rinjtë/të rejat e Kosovës
të përgatiten për t`u përballur me sfidat e shekullit XXI dhe të gjenerojnë
dije të reja konkurruese në mënyrë aktive për tregun global të punës.

Nxenesi duhet te jete ne qender

1. Komunikues efektiv
2. Mendimtar kreativ dhe kritik
3. Nxenes te suksesshem
4. Kontribues produktiv per Kosoven dhe shoqerite e kombet tjera
5. Individ te shendetshem qe marrin vendime te bazuar ne mencuri
6. Qytetar te pergjegjshem, aktiv dhe pjesemarres

Në kurrikulën e re të Kosovës janë 7 fusha kurrikulare , ku fusha
kurrikulare: “Jeta dhe puna” është për të zhvilluar kompetencat për jetë, për
punë dhe për mjedis dhe si rezultat përfundimtar është formimi i një personi
kontribuues produktiv.

Një prej koncepteve të fushës “Jeta dhe puna” është për edukim dhe orientim
në karrierë (Njohje me konceptet elementare, punë dhe profesion).

Ofrimi i informatave rreth karrierës
në shkolla

Është e rëndësishme për shkollat që të ofrojnë informata
për nxënësit në lidhje me karrierën dhe kalimin nga
shkolla në punë, në mënyrë që ata të mund të kryejnë
pjesën më të madhe të kërkimit vet.
Orientimi në karrierën lidhet me një sërë aktivitetesh,
që janë hartuar të ndihmojnë të rinjët (nxënësit) të
zgjedhin rrugët e tyre arsimore dhe të punës
(p.sh.karrierat e tyre), si dhe zbatimin e qëllimeve të tyre.

 Edukimi për karrierën nuk duhet të shihet
si një aktivitet i ndare nga procesi
mësimor në arsimin parauniversitarë të
Kosovës.

 Edukimi për karrierën duhet të jetë pjesë e
orientimit për karrierën.

Karriera

 Karriera shkurtimisht mund të
përkufizohet si: Karriera është rruga e
ndividit gjatë arsimimit dhe punës.

 Në të kaluaren termat profesion ose punë
janë përdorur kryesisht në orientimin
profesional. Në atë kohë ishte normale që
individi të zgjidhte vetëm një profesion në
jetën e tij, psh. Sekretar(e), automekanik,
zdrukthtarë etj.

 Për shkak të ndryshimeve të shpejta në
tregun e sotëm të punës, kjo nuk është e
mundur. Njerëzve iu është dashur të
ndërrojnë vendet e tyre të punës më
shpesh, dhe gjithashtu edhe prfesionet.
Për këtë arsye, termi profesion është bërë
shumë statik për tu përdorur në orientimin
për karrierën dhe është zëvendësuar me
termin karrierë, që përshkruan rrugën e
individit gjatë të mësuarit dhe punës.

Edukimi për karrierën

 Edukimi për karrierën i referohet
aktiviteteve brenda shkollës etj., për ti
ndihmuar nxënësit të qartësojnë qëllimet
për karrierë, të kuptojnë botën e mësimit
dhe punës dhe si zhvillohen aftësit për
menaxhimin e karrierës.

Model edukimi për karrierën

Vetëvlersimi Hulumtimi
për karrierën

Marrja e
vendimeve

Plani i
veprimit

Qasja pedagogjike

 Edukimi për karrierën e referohet programeve te
përvojave të planifikuara(orëve mësimore), të
hartuara për të zhvilluar aftësitë, konceptet dhe
njohuritë e nxënësëve, që do ti ndihmojnë ata për
të bërë zgjedhjet dhe ndryshimet e duhura në
karrierë. Kjo nënkupton se mësuesit e edukimit
për karrierën duhet të përdorin kryesisht metoda
që u ofrojnë atyre për të marrë eksperiencë:
metoda e mësimdhënjes aktive duhet të
mbizotërojë; metada e punës në grup duhet të
përdoren më shpesh; metodat bashkkohore etj.

Metodologjia mesimore

 Planet e njësive mësimore duhet të ofrojnë një
shumëllojshmëri të metodave mësimore për t’ua
mundësuar mësimdhënësve që të përdorin stile të
ndryshme gjatë orëve mësimore.

 Këto janë:
 ligjëratat/bisedat,
 diskutimet në grupe,
 ushtrimet e luajtjes së roleve,
 ushtrimet e zhvillimit të shkathtësive.

Roli i mësimdhënësit

 Shkathtësitë vendimmarrëse duhet të zhvillohen, dhe
është e rëndësishme që të punohet me nxënësit gjatë
periudhave kohore të caktuara për të siguruar se janë
në gjendje të bëjnë zgjedhje për veten e tyre.

 Mësimdhënësit kanë një rol të rëndësishëm për të
luajtur këtu ku, duke kuptuar punën e këshilltarëve të
orientimit në karrierë, mund të mbështesin procesin
për të siguruar se të rinjtë marrin vendime reale të
karrierës dhe janë në gjendje të zbatojnë planin e tyre
të veprimit në karrierë për të siguruar se bëjnë një
kalim të lehtë nga shkolla në punë, trajnim ose
arsimim të mëtejshëm.

 Mësimdhënësit lëndorë mund ta mbështesin
procesin e orientimit në karrierë duke i ndihmuar
nxënësit që t’i zhvillojnë shkathtësitë e
vendimmarrjes, për të siguruar se kanë aftësinë
për të bërë zgjedhje reale gjatë gjithë kohës së
qëndrimit të tyre në shkollë.

Ndonje pyetje?


Click to View FlipBook Version