Sistemi operativ Windows
Defragmentimi i diskut – Disk Defragmenter
Në disk ndodhë çdo gjë. Shkruhen gjëra, disa fshihen e disa modifikohen e kështu me radhë. Kur file-at
ruhen në disk ata shpërndahen në vendet e lira në hapësirën e diskut. Ndodh që një pjesë e file-it të njëjtë
të ruhet në disa vende të lira të diskut. Për këtë arsye sa ma shumë të ketë file të shpërndarë, aq më e gjatë
do të jetë koha e qasjes së një file. Për këtë arsye ekziston një program i veçantë i quajtur Defragmenter,
i cili ka për detyrë që të gjithë file-at dhe folder-at e shpërndarë nëpër disk ti bashkëngjitë në tërësi të
plotë.
Për ta bërë defragmentimin e diskut duhet të veprojmë në këtë mënyrë:
1. Start 2. All Programs 3. Accessories 4. System Tools 5. Disk Defragmenter
6. Pastaj hapet kjo dritare, ku në këtë pjesë
caktojmë se cilin disk dëshirojmë të
defragmentojmë. Ne në këtë rast e kemi zgjedhur
Disku ( C:).
7. Për të filluar defragmentimin
shtypim Defragment
Si rezultat hapet dritarja tjetër ku shihet fillimi i defragmentimit. Edhe defragmentimi mund të zgjatë
varësisht se sa file-at janë të shpartalluar. Ka mundësi që defragmentim të zgjatë deri 45 minuta, andaj
keni kujdes mos u frikësoni kur ta provoni këtë veprim dhe mos e ndalni defragmentimin deri në fund.
Pasi të përfundon defragmentimi shfaqet korniza View Report me të dhëna të cilat mund ti ruani ose
edhe ti printoni dhe në fund e mbyllni kornizën dhe defragmentimi ka mbaruar.
51
Sistemi operativ Windows
Këshillë: Para se të bëhet pastrimi dhe defragmentimi i diskut është mirë që të gjitha dritaret të mbyllen,
në mënyrë që puna të kryhet si duhet.
Sa shpesh duhet të bëhet pastrimi dhe defragmentimi i diskut?
Në momentin kur kompjuteri i juaj nuk është duke funksionuar si duhet atëherë është mirë ti bëhet
pastrimi dhe defragmentimi i diskut.
Kthimi i sistemit paraprak – System Restore
Windows – ka mundësin që ju ndihmon ta ktheni sistemin tuaj në një gjendje më të hershme e të cilën
mund ta përcaktoni vetë. Kthimi ka të bëjë vetëm me ndryshimet eventuale që janë bërë në Windows e jo
në programet tjera. Pra çdo ndryshim i bërë me këtë program është i kthyeshëm, d.m.th nëse ju caktoni
një datë si pikë kthyese shembull: me 20 gusht 2007, pastaj kalojnë disa muaj dhe ju dëshironi që
kompjuteri i juaj të kthehet në datën e cekur më lartë programi System Restore ka këtë mundësi me kusht
që kompjuteri i juaj nuk është formatizuar.
Për ta kthyer kompjuterin në gjendjen e mëhershme duhet të mbyllen të gjitha dritare e pastaj
veprojmë në këtë mënyrë:
1. Start 2. All Programs 3. Accessories 4. System Tools 5. System Restore
Si rezultat hapet korniza me të njëjtin emër dhe ka dy mundësi: Restore my computer to an earler
time, i cili na mundëson kthimin e kompjuterin në gjendje e mëhershme dhe Create a restore point,
ku ne vetë mund ta krijojmë pikën e kthimit. Ne në këtë rast po e tregojmë opsionin e parë
6. Restore my computer to an early time
7. Next
52
Sistemi operativ Windows
8. Hapet korniza tjetër me një
kalendar i cili na mundëson të
caktojmë datën për kthimin në pikën
e mëhershme të sistemit tonë,në anën
e djathtë të dritares mund ta shini
datën dhe kohën. Pasi ta caktojmë
datën dhe kohën shtypim Next, Next,
Next pas kësaj kompjuteri vetvetiu
ristartohet dhe në fund shtypim
Close për ta mbyllur dritaren System
Restore.
Next
Zmadhuesi – Magnifier
Zmadhuesi mundëson që në krye të ekranit të shfaqet një hapësirë në të cilën shihet treguesi (kursori) i
miut dhe ka për qëllim pamjen e detajeve ku ndodhet miu.
Hapjen e zmadhuesit e bëni në këtë mënyrë:
1. Start 2. All Programs 3. Accessories 4. Accessbility 5. Magnifier
Pastaj paraqitet një kornizë, figura në vazhdim në anën e majtë dhe në krye të ekranit shfaqet korniza
tjetër e cila përfshin tërë gjerësinë e ekranit, figura në anën e djathtë.
Zgjedhim zmadhimin nga 1 Këtu mund të shihni se si jemi
deri 9 vendosur te ikona My Computer,
kurse në pjesën e sipërme të
desktopit shihet e zmadhuar
ikona.
Në katrorë është mirë të
vendoset të gjithë tikat,
me përjashtim të Invert
colors, pastaj e
minimizojmë kornizën
Kur dëshirojmë të mbyllim këtë program shtypim Exit.
53
Sistemi operativ Windows
Sufleri – Narrator
Sufleri mundëson leximin nga prapavija e ngjarjeve që ndodhin në ekran si dhe lexon shkronjat e
shtypura në tastierë. Shfrytëzuesi i kompjuterit e dëgjon emrin e shkronjës së shtypur në tastierë, prandaj
nëse ka vështirësi në të shikim, me dëgjim mund të kontrolloj punën e vetë.
Programin mund të hapim duke vepruar në këtë mënyrë:
1. Start 2. All Programs 3. Accessories 4. Accessbility 5. Narrator
6. Vendosim tikat në të gjithë katrorët 8. Korniza për përshtatjen e zërit
7.Voice – hapet korniza tjetër Speed: shpejtësia e zëri
për përshtatjen e zërit Volume: intensitetin e zërit
Pitch: lartësinë e zërit
9.OK
Kur dëshirojmë të mbyllim programin shtypim mbi Exit, hapet korniza tjetër shtypim Yes.
Tastiera në ekran – On Screen Keyboard
Tastiera në ekran mundëson shtypjen e dokumenteve me ndihmën e kursorit të miut,pasi me të
shfrytëzuesi i shtyp tastet në tastierën dhe në sipërfaqen për shkrim shfaqen shkronjat e shtypura.
Për vendosjen e tastierës në ekran veprojmë në këtë mënyrë:
1. Start 2. All Programs 3. Accessories 4. Accessbility 5. On-Screen Keyboard
Për ndërrimin e formës së tastierës mund ta shfrytëzoni menynë Keyboard.
Në figurën në vazhdim mund ta shihni tastierën e cila mund të vendoset në ekran.
54
Sistemi operativ Windows
Kalkulatori – Calculator
Njëra nga veglat në grupin e Accessories është edhe kalkulatori.
Dritaren e kalkulatorit mund të hapni duke vepruar në këtë mënyrë:
1. Start 2. All Programs 3. Accessories 4. Calculator
Kalkulatorin mund ta ktheni në formë klasike nëse zgjidhni menynë View –Standard,ose në kalkulator
shkencor View –Scientific.
Përdorimi i kalkulatorit është i thjeshtë mund ta provoni në mënyrë praktike.
Kalkulatori Klasik Kalkulatori Shkencor
Programi Paint
Windows-i ka edhe një program i cili njihet me emrin Paint. Përmes këtij programi ne mund të krijojmë
dhe të përpunojmë vizatime të ndryshme, mund të bëjmë prerjen e fotove dhe të bëjmë kombinime të
llojllojshme etj.
Hapja e programit mund të bëhet në disa mënyra, ne po tregojmë njërën prej tyre:
1. Start
2. Run
3. Nga korniza që hapet në fushën Open shënojmë emrin e programit mspaint
55
Sistemi operativ Windows
Emri i programit
1. Pastaj shtypim OK dhe si rezultat hapet dritarja e programit Paint
♦ Figura në vazhdim, dritarja e programit Paint
Shiriti i veglave të cilat shumë lehtë mund ti përdorni në praktikë.
Paleta e ngjyrave,e cila shërben për zgjedhjen e ngjyrave
Ruajtja e vizatimeve
Pasi ta kemi përfunduar vizatimin atë mund ta ruajmë në vend të caktuar që ta shfrytëzojmë më vonë. Për
ruajtjen e vizatimit si file në desktop duhet vepruar në këtë mënyrë:
File /Save As,pastaj hapet korniza për ruajtjen e dokumentit, ku ne fillimisht caktojmë vendi ku
dëshirojmë ta ruajmë p.sh: në desktop, në File name: shënojmë emrin e dokumentit dhe ne fund shtypim
Save.
Dokumenti në këtë rast ruhet në desktop si file për të cilët kemi folur më herët, dhe kur
dëshirojmë të hapim file-in rregullat janë të njëjta si te ikona My Computer.
56
Sistemi operativ Windows
Kopjimi i pamjes së ekranit
Në shumë raste kemi nevojë të kopjojmë edhe pamjen e ekranit dhe fotografin e tillë ta kemi të ngjitur
diku,ose ta ruajmë si file të veçantë.
Kopjimi i ekranit në memorien e përkohshme bëhet nëse shtypim tastin Print Scrn në tastierë. Kur
dëshirojmë të “fotografojmë” vetëm dritaren e cila është aktive shtypim kombinimin e tasteve në
tastierë Alt + Print Scrn.
Për ta kuptuar ma mirë këtë veprim po e marrim një shembull:
Nëse dëshirojmë komplet pamjen e monitorit (desktopit) të vendosim në programin Paint veprojmë
në këtë mënyrë:
1. Fillimisht i mbyllim dritaret dhe ne tastierë shtypim tastin Print Scrn
2. E hapim programin Paint
3. Pastaj në programin Paint mund të vendoset pamja e ekranit, nëse hapim menynë Edit dhe nga
nënmenyja që hapet zgjedhim Paste, ose përmes shkurtesave në tastierë Ctrl +V.
♦ Figura në vazhdim tregon vendosjen e pamjes së ekranit në programin Paint
Pra programi Paint nuk është vetëm për vizatime, por përmes këtij programi
mund të kryejmë edhe shumë punë të tjera të cilat do ti provojmë praktikisht.
Kur dëshirojmë që vetëm dritaren aktive ta vendosim në programin Paint rregullat janë të njëjta si në
shembullin më lartë, vetëm në vend të Print Scrn këtu duhet të shtypen kombinimet e tasteve në
tastierë Alt + Print Scrn.
57
Sistemi operativ Windows
♦ Figura në vazhdim tregon vendosjen e dritares My Computer në programin Paint
Duke vepruar në këtë mënyrë monitorin mund ta kopjoni në cilindo program tjetër.
58
Microsoft Office Word
III.1. Hapi i parë në Word 2003 dokument
Dizajnimi i fletëve të dokumentit
Shkoni në File / Page Setup
Page Setup 2 Page Setup 3 Page Setup 4
Margjinat-Margins Formati i letrës Karakterizime të:
faqes së parë
Lartë – Top A4 faqeve çift dhe tek
21x29.7cm pozicionimi i Header
pozicionimi i Footer
Majtas Djathtas
Left Right
Poshtë - Bottom
Vërejtje: Sa më parë emërtoni word dokumentin tuaj dhe ruajeni në lokacionin e dëshiruar në
kompjuter.
59
Microsoft Office Word
III.1.1. Hapi i parë në Word 2007 dokument, Dizajnimi i fletëve të dokumentit
Shkoni në Page Layout/Page Setup
Page Setup 3 Page Setup 4 Page Setup 5
Margjinat-Margins Formati i letrës Karakterizime të:
faqes së parë
Lartë – Top A4 faqeve çift dhe tek
21x29.7cm pozicionimi i Header
pozicionimi i Footer
Majtas Djathtas
Left Right
Poshtë - Bottom
60
Microsoft Office Word
III.2. Rregulla të arta
Si të përpilojmë një dokument?
Në mënyrë që dokumenti i ynë të ketë pamje sa më të mirë e profesionale, e sidomos nëse
jemi fillestarë në përdorimin e kompjuterit duhet t’i kemi disa rregulla parasysh. Këto rregulla do të
na ndihmojnë që ta rregullojmë dokumentin më shpejtë dhe mjaft lehtë. Gjithmonë duhet ta kemi
parasysh që:
• Të mos shtypim më shumë se një hapësirë në mes të fjalëve (ka mënyra tjera se si të
krijojmë tabela, tituj ose kryerreshta.
• ENTER përdoret vetëm në fund të paragrafeve (jo në fund të do rreshti sepse vetë
programi kalon në rreshtin tjetër nëse ka nevojë.
• Nëse në dokumentin tonë kemi të numërojmë diçka atëherë këtë duhet ta bëjmë me
mundësitë që ofron Word e jo t’i shkruajmë vetë numrat.
• Në kryerreshta të përdoret TAB në vend të hapësirave.
• Titujt të rreshtohen me “alignment” dhe renditja me Heading 1, 2, 3 etj
• Të regjistrojmë/ruajmë punën tonë herë pas here edhe pa e përfunduar dokumentin (në
rast se ndalet rryma apo bllokohet kompjuteri të humbim sa më pak nga puna jonë)
• Praktikohet që në vend të ‘ë’ shkruhet ‘w’ dhe më vonë ato ndërrohen me një komandë
(kjo vlen vetëm kur shkruajmë dokumente në shqip)
Rregullat e mësipërme duhet të respektohen gjatë shkrimit (daktilografimit) të dokumentit.
Kurse, për të krijuar një dokument në tërësi duhet që të ndiqen hapat si më poshtë:
1. Shtypet teksti i dokumentit (pa bërë rregullime).
2. Ndërrohet ‘w’ me ‘ë‘ nëse ka nevojë.
3. Rregullohen titujt dhe nëntitujt (duke përfshirë edhe fonti, madhësia, ”alignment” etj).
4. Theksohen fjalët ose rreshtat që ka nevojë (Theksimi zakonisht bëhet me Bold, Italic
ose Underline).
5. Selektohen dhe jepet komanda për numërimin e rreshtave që ka nevojë ose për krijimin
e pikave në fillim të rreshtave të rëndësishëm (bullets).
6. Zvogëlohet përqindja e faqes në “Whole Page” për ta parë nëse ka nevojë të bëhet edhe
ndonjë ndryshim, nëse jo dokumenti është gati.
VËREJTJE: Qëllimi i këtij dokumenti është që të udhëzojë përdoruesit se si të shkruhet drejtë një
dokument dhe çka duhet të kenë parasysh, si dhe të ushtrohet, pasi që ky dokument duhet të
përgatitet nga vetë përdoruesi.
61
Microsoft Office Word
III.2.1. Udhëzime si të realizohet dokumenti/file ‘Rregulla të arta’ në Word 2003
Me hapjen e programit Word shkoni në File>Page Setup dhe para jush keni pamjen në të majtë.
Këtu përzgjidhni Margjinat - Margins.
Fleta e dokumentit është A4 Layout
Në Layout përcaktohen karakteristikat e fletës së parë, fletëve tek, pozita e Header dhe Footer.
62
Microsoft Office Word
Heading 1
Nga kjo pamje shohim se titulli kryesorë është shkruar:
Heading 1, lloji i shkrimit ‘Times New Roman’ madhësia ‘14’ i theksuar me Bold ‘B’, alignment
‘Center’
Shkoni në Format > Paragraf
63
Microsoft Office Word
Karakteristikat e Tabs në tërë tekstin janë të njëjta dhe atë Left: 1cm, 2cm
dhe Right 17cm me ‘.....’
64
Microsoft Office Word
Heading 2
Nga kjo pamje shohim se titulli i dytë është shkruar:
Heading 2, lloji i shkrimit ‘Times New Roman’ madhësia ‘12’ i theksuar me Bold ‘B’, alignment
‘Justify’
Karakteristikat e Paragraf këtu ndryshojnë vetëm hapësirat para dhe pas tekstit, të tjerat janë njëjtë
si në rastin e Heading 1.
Teksti Normal
Nga kjo pamje shohim se teksti i zakonshëm është shkruar:
Normal, lloji i shkrimit ‘Times New Roman’ madhësia ‘12’, alignment ‘Justify’
65
Microsoft Office Word
Karakteristikat e Paragraf këtu ndryshojnë sepse nuk kemi hapësira para dhe pas tekstit, Line
spacing: 1.5 lines
Listimet automatike me ‘Bullets’
Nga kjo pamje shohim se listimet ‘Bullets’ janë shkruar:
lloji i shkrimit ‘Times New Roman’ madhësia ‘12’, alignment ‘Justify’
Karakteristikat e Paragraf këtu ndryshojnë sepse nuk kemi hapësira para dhe pas tekstit, Line
spacing: 1.5 lines dhe rregullimi i tekstit është bërë me ‘Indentation’. Të tjerat janë njëjtë si në
normal tekst.
66
Microsoft Office Word
Numërimet në këtë dokument kanë karakteristika të njëjta me ‘Bullets’.
Në rastin e shënimit të vërejtjes është përdorë shkrim i kombinuar, Bold, Italic, Underline.
Dy vijat për ta veçuar janë realizuar me ‘Outside Border’ poshtë dhe lartë .
67
Microsoft Office Word
III.2.2. Udhëzime si të realizohet dokumenti/file ‘Rregulla të arta’ në Word 2007
Fleta e dokumentit është A4 Margjinat
Heading 1
Nga kjo pamje shohim se titulli kryesorë është shkruar:
Heading 1, lloji i shkrimit ‘Times New Roman’ madhësia ‘14’ i theksuar me Bold ‘B’, alignment
‘Center’
68
Microsoft Office Word
Karakteristikat e Paragraf
Karakteristikat e Tabs në tërë tekstin janë të njëjta dhe atë Left: 1cm, 2cm
69
Microsoft Office Word
dhe Right 17cm me ‘.....’
Heading 2
Nga kjo pamje shohim se titulli i dytë është shkruar:
Heading 2, lloji i shkrimit ‘Times New Roman’ madhësia ‘12’ i theksuar me Bold ‘B’, alignment
‘Left’
Karakteristikat e Paragraf këtu ndryshojnë vetëm hapësirat para dhe pas tekstit, të tjerat janë njëjtë
si në rastin e Heading 1.
70
Microsoft Office Word
Teksti Normal
Nga kjo pamje shohim se teksti i zakonshëm është shkruar:
Normal, lloji i shkrimit ‘Times New Roman’ madhësia ‘12’, alignment ‘Justify’
Karakteristikat e Paragraf këtu ndryshojnë sepse nuk kemi hapësira para dhe pas tekstit, Line
spacing: 1.5 lines
Listimet automatike me ‘Bullets’
Nga kjo pamje shohim se listimet ‘Bullets’ janë shkruar:
lloji i shkrimit ‘Times New Roman’ madhësia ‘12’, alignment ‘Justify’
71
Microsoft Office Word
Karakteristikat e Paragraf këtu ndryshojnë sepse nuk kemi hapësira para dhe pas tekstit, Line
spacing: 1.5 lines dhe rregullimi i tekstit është bërë me ‘Indentation’. Të tjerat janë njëjtë si në
normal tekst.
Numërimet në këtë dokument kanë karakteristika të njëjta me ‘Bullets’.
Në rastin e shënimit të vërejtjes është përdorë shkrim i kombinuar, Bold, Italic, Underline.
72
Microsoft Office Word .
Dy vijat për ta veçuar janë realizuar me ‘Bottom Border’ poshtë dhe lartë
73
Microsoft Office Word
III.3. Si të krijojmë Tabela në Word 2003
Dokumentet që krijojmë ndonjëherë përmbajnë edhe tabela. Në tabela mund të organizohet
informacion i ndryshëm por qëllimi kryesor i një organizimi të tillë është lehtësia për t’u lexuar.
Që të krijojmë një tabelë ndjekim këta hapa:
1. Klikojmë menynë Table
2. Klikojmë insert
3. Klikojmë nënmenynë Table
4. Në dritaren që na shfaqet shkruajmë sa
kolona (columns) dhe sa rreshta (rows) do të
ketë tabela e jonë
5. Klikojmë OK
6. E mbushim tabelën me informacion
Informacioni në tabela organizohet në:
rreshta dhe
shtylla (kolona)
Zakonisht rreshti i pare dhe/ose shtylla e parë
përmbajnë janë përshkrim për informacionin që
ndodhet në kolonat dhe shtyllat tjera. Për ilustrim do ta
marrim si shembull orarin e mësimit.
Ora E hënë E martë E mërkurë E enjte E premte E shtune
1. Matematikë
2. Gjuhë shqipe Art figurativ Gjuhë angleze Matematikë Edukatë fizike
3. Gjuhë angleze Muzikë TIK Matematikë Matematikë
4. Gjeografi Gjuhë shqipe Edukatë fizike Biologji Gjuhë shqipe
5. Fizikë Matematikë Gjeografi Informatikë Kimi
6. Muzikë Histori Fizikë Orë kujdestarie
Kimi Kimi
Tani do të shohim disa forma të gatshme të tabelave. Njëlloj si më sipër ndjekim hapat 1 deri
në 4 pastaj:
Klikojmë Table Autoformat ...
Në dritaren që na shfaqet në rubrikën Formats zgjedhin njërin nga formatet e
parapërcaktuara dhe klikojmë OK.
Klikojmë OK.
74
Microsoft Office Word
E hënë E martë E mërkurë E enjte E premte E shtune
1. Matematikë Art figurativ Gjuhë angleze Matematikë Edukatë fizike
Matematikë
2. Gjuhë shqipe Muzikë TIK Matematikë Gjuhë shqipe
Kimi
3. Gjuhë angleze Gjuhë shqipe Edukatë fizike Biologji Orë kujdestarie
4. Gjeografi Matematikë Gjeografi Informatikë
5. Fizikë Muzikë Histori Fizikë
6. Kimi Kimi
Nëse dëshirojmë që të autoformatojmë një tabelë ekzistuese atëherë:
Klikojmë kudo në tabelë dhe pastaj klikojmë Table>Table Autoformat... dhe
pastaj ndjekim hapat si më sipër.
Vërejtje: Në mënyrë të ngjashme me disa ndryshime të rrugëve arrihet dizajnimi i Tabelave edhe në
Word 2007.
75
Microsoft Office Word
III.4. Thyerja e dokumentit që përmban fotografi në Word 2003
Microsoft Word nuk shërben vetëm për të shkruar dokumente por ai është tekst procesor i
dokumenteve (përpunon dokumentet në forma mjaft atraktive – kjo dukuri njihet me emrin thyerje
(faqosje)) në kuptimin e vërtetë të fjalës.
Në mënyrë që dokumenti të ketë pamje sa më atraktive nuk mjafton që të theksojmë vetëm:
Titujt
Të nënvizojmë ndonjë fjalë
Të përdorim “Bullets” , apo
Të përdorim numërimin
Në dokumentin tonë ne gjithashtu mund të përdorim edhe disa elemente të tjera si:
Tabela
Fotografi
WordArt (Lloj i veçantë i shkrimit me efekte speciale e cila në përgjithësi përdoret për
të krijuar emblema ose logo)
Që në dokumentin tonë të fusim një fotografi (nga kompjuter) duhet të ndiqen këto hapa:
1. Klikojmë në dokument ku duam ta vendosim fotografinë.
2. Klikojmë menynë Insert
3. Klikojmë nënmenynë Picture >
4. Klikojmë Clipart ose File form në varësi se a dëshirojmë të fusim
ndonjë fotografi nga libraria e Wordit (Clipart) apo ndonjë të
krijuar nga ne.
5. E zgjedhim fotografinë (dokumentin e bërë në Paint në leksionet e
kaluara) dhe klikojmë Insert.
Që të mund të vendoset fotografia kudo në tekst duhet që të klikohet fotografia dhe pastaj
klikohet: Format>Picture... , pastaj në LAYOUT zgjedhet SQUARE dhe klikohet OK.
Që në dokumentin tonë të fusim një WordArt duhet të ndiqen këto hapa
1. Klikojmë në menynë Insert > Picture > Wordart
2. E zgjedhim stilin e shkronjave dhe klikojmë OK.
3. E shkruajmë tekstin që dëshirojmë dhe klikojmë OK.
Vërejtje: Në mënyrë të ngjashme me disa ndryshime të rrugëve arrihet vendosja e fotografive edhe
në Word 2007.
76
Microsoft Office Word
III.5. Shkrimi e formulave në Word 2003
Insert – Object – Microsoft Equation 3.0 ose ikona
77
Microsoft Office Word
Shembull: shkruani shprehjen për funksionin y = x3
2 ⋅ 3 x5
III.5.1. Shkrimi e formulave në Word 2007
78
Mua që më sheh, mos më shkruaj bMreincdroasfolfettëOsfnfiëcekoWmoarnddë por shih si shkruhet një “Header”
III.6. Disa elemente tjera në MS Word dokument
Përveç përdorimit të “Bullets”, numërimit, “Alignment”, përdorimit të Wordart-it dhe futjes
së fotografive në dokumente, ekzistojnë edhe një varg udhëzimesh të cilat mundësojnë në mënyrë
automatike të fusim elemente tjera si p.sh.:
• Numërimi i faqeve
• Përdorimi i fusnotave
• Përdorimi i “Headers” dhe “Footers”
Që të numërojmë faqet në mënyrë automatike duhet që:
1. Të klikojmë Insert>Page Numbers…
2. Zgjedhim se a duam numrat në pjesën e epërme të faqes (Header) apo në fund të faqes
(Footer) si dhe a duam në mes (Center), majtas (Left) apo djathtas (Right), dhe mund të
zgjedhim llojin dhe madhësinë e fontit të tyre, nëse klikojmë Format… dhe
3. Pastaj shtypim OK
Që të vendosim një Header duhet që:
1. Të klikojmë View>Headers and Footers ose double click te numri i faqes
2. E shkruajmë Header-in
3. Klikojmë Close ose Switch between Headers and Footers për të vazhduar me Footers, e
pastaj klikojmë Close
Që të vendosim fusnota1 ndiqni hapat në vijim:
1. Klikojmë Insert>Footnote
2. Mund ta lëmë Autonumber ose të shënojmë shenjën që markon fusnotat
3. Klikojmë OK
Shkruajmë fusnotën dhe pastaj klikojmë prapë në tekst për të vazhduar tekstin.
1 Fusnota është tekst që përshkruan ose jep informacion më të hollësishëm për një fjalë apo fjali të shënuar me ndonjë
shenjë specifike (*) apo në të shumtën e rasteve me numra indeks lartë (superscript) në dokument. Zakonisht përdoret
në dokumente ku citohen fakte të ndryshme dhe në fusnotë shënohet burimi se nga janë marrë ato.
Mos më shkruaj në dokument por s7ip9as udhëzimeve për të shkruar “Footer”
Microsoft Office Word
III.6.1. Krijimi i Folderit në Desktop:
• Me tastin e djathtë të miut - NEW FOLDER ose në Windows Explorer FILE NEW
FOLDER,
• Brenda këtij Folderi në Word të krijohet një file me emrin Ushtrimi 1,
• Të kopjohet ky Folder në Diskun C, të provohet përmes opsioneve:
a. Edit copy-----Edit paste,
b. CTRL+C------CTRL+V,
c. Me tastin e djathtë të mausit COPY-----PASTE,
d. Me tastin e djathtë të mausit SEND TO,
e. EDIT CUT-----EDIT PASTE,
f. CTRL+X----paste me maus,
g. Kap e lësho me maus. (Drag & drop with mouse)
III.6.2. Krijimi i File-it NË WORD
Hapni programin WORD dhe shkoni: FILE-SAVE AS në SAVE IN definoni vendin ku dëshironi
të ruani (Folderin) dhe nën opsionin FILE NAME vëni emrin Ushtrimi 1 dhe zgjidhni opsionin
SAVE
III.6.3. Elemente shtesë për WORD
E =ALT+0203
ë =ALT+137
ç =ALT+135
Ç = ALT+128
€ =ALT+0128
Zëvendësimi në tastierë i kllapës “[“ ose cilit do tast në tastierë: TOOLS--AUTOCORRECT
OPTIONS—AUTOCORRECT—REPLACE--[--WITH--ALT+137--REPLACE
Ruajtja e dokumentit ekzistues pas ndërhyrjeve në të SAVE==CTRL+S
Ndërrimi i njësisë matëse: TOOLS-OPTIONS-GENERAL-MEASUREMENT UNITS-CM
Paraqitja e indeksit A2 apo A2: FORMAT—FONT—SUBSCRIPT OSE SUPERSCRIPT
Etj.
80
Microsoft Office Word
III.7. Përmbajtja e titujve të dokumentit në Word 2003
Kryeni 4 hapat në vijim në Word 2003, dhe do të fitoni rezultatin si në faqen vijuese.
81
Microsoft Office Word
Përmbajtja
I. Njohuri themelore për kompjuter .....................................................................................................1
I.1. Pjesët kryesore të kompjuterit ...................................................................................................1
II. Sistemi operativ Windows...............................................................................................................2
II.1. Versionet e Microsoft Windows deri me tani ..........................................................................2
II.1.1. Risitë e versionit të fundit Windows 7 ..............................................................................2
III. Microsoft Office Word...................................................................................................................3
III.1 MS Word 2003.........................................................................................................................4
III.1.1. MS Word 2007.................................................................................................................4
IV. Microsoft Office Excel ..................................................................................................................5
IV.1 MS Excel 2003.........................................................................................................................6
IV.1.1. MS Excel 2007.................................................................................................................6
V. Microsoft Office PowerPoint ..........................................................................................................7
V.1 MS PowerPoint 2003 ................................................................................................................8
V.1.1. MS PowerPoint 2007 ........................................................................................................8
VI. Hyrje në rrjetën globale të komunikimit - Internet ........................................................................9
82
Microsoft Office Word
Detyrë:
Shkruani Titujt e kësaj përmbajtje të materialit nga lënda ‘Bazat e punës me kompjuter’ dhe
realizoni sipas udhëzimeve Përmbajtjen e dokumentit tuaj.
III.7.1. Përmbajtja e titujve të dokumentit në Word 2007
Kryeni 4 hapat e nevojshëm për realizim të përmbajtjes në Word 2007, dhe do të fitoni rezultatin e
njëjtë të Përmbajtjes si në Word 2003.
83
Microsoft Excel
IV. MS Excel
IV.1. Formulat e para
Shkruani në kutitë përkatëse shprehjet në rreshtin e parë prej kolonave D, E deri I.
Vlera e numrit ‘n’ merret rreshtit përkatës.
Një formulë p.sh në kutinë shkruajmë: =(A14-B14)/C14
84
Microsoft Excel
Pas zëvendësimit të formulave tabela e plotësuar duket kështu:
Duhet theksuar që plotësohet vetëm rreshti i parë dhe pastaj klikojmë në kutinë përkatëse, shkojmë në
këndë të saj me Mouse dhe tasti i majt i Mouses i shtypur tërhiqet poshtë në kolonën përkatëse.
IV.2. Llogaritja e një Fature
85
Microsoft Excel
IV.3. Mesatarja dhe grafiku – Ditari i klasës
86
Microsoft Excel
Në të njëjtin File mund të paraqesim Grafikun vijues duke shkuar në Insert/Charts/Column
dhe duke zgjedhur paraqitjen grafike ku në aksin ‘x’ horizontal selektojmë emrat e ‘lëndëve mësimore’
kurse në aksin ‘y’ vlerat e mesatareve përkatëse të tyre dhe shfaqet Grafiku vijues:
87
Microsoft Excel
Shikoni gjithashtu shembujt vijues.
Shembull 1:
Formatizimi:
FORMAT – CELLS –ALIGNMENT (text alignment-horizontal center, vertical center)
Të provohet për një qelulë të selektuar TEXT CONTROL:
- WRAP TEXT (e kthen tekstin në dy ose më tepër rreshta për qelulë = ALT + ENTER,
- SHRINK TO FIT (e përshtatë gjatësinë e tekstit sipas madhësisë së qelulës dhe
- MERGE CELLS (i bashkon qelulat)
- ORIENTATION (orienton tekstin në pjesrrtësi sipas dëshirës)
88
Microsoft Excel
FORMAT – NUMBER: Formatizon numrat sipas kategorisë; numra, monedhë (currency) etj, duke
bërë përshtatjen edhe të decimaleve sipas nevojës
Paraqitja Grafike – INSERT CHARTS
89
Microsoft Excel
Hapet dialogu, dhe duke mbajtur
të shtypur tastin CTRL qelulat:
selektojmë artikujt dhe
pjesëmarrja në fitim
Shembull 2
Për shembullin e mësipërm, të përcaktohet :
- çmimi njësi (për copë),
- shitja e 60% të sasisë me çmimin e llogaritur për copë,
- për 40% të sasisë së mbetur, çmimi njësi (për copë) rritet për 30%,
- të provohet fshehja e disa kolonave dhe rreshtave,
- insertimi dhe fshirja e disa kolonave dhe rreshtave,
- rritja e numrit të fletave punuese në librin punues,
- ngrirja e një rreshti ose shtylle, sortimi, filtrimi,
- rregullimi automatik i gjerësisë së kolonave dhe rreshtave,
- vendosja e shënimeve në header dhe footer,
- përsëritja e ndonjë rreshti apo kolone në secilën faqe,
- rregullimi i shtypjes së dokumenteve p.sh. në një faqe,
- opcioni save autorecover për çdo 5 min.
90
Microsoft Excel
Fshehja e disa shtyllave apo rreshtave bëhet duke bërë më parë selektimin e tyre dhe pajtaj duke
zgjedhur opcion FORMAT- COLUMN (ROW)-HIDE dhe me miun e djathtë HIDE
Insertimi dhe fshirja
a) Selektohet vendi ku dëshirohet të shtohen apo fshihen rreshtat dhe shtyllat dhe zgjedhet opcioni
INSERT ROW (COLUMN) dhe EDIT DELETE,
b) Njëjtë veprohet edhe me miun e djathtë INSERT ose DELETE.
Shtimi dhe fshirja e fletëve punuese:
a) TOOLS-OPTIONS-GENERAL-SHEETS in NEW WORKBOOK
b) INSERT WORKSHEET,
c) Me miun e djathtë INSERT WORKSHEET
Ngrirja e rreshtit apo shtyllës: Selektohet rreshti apo shtylla ku dëshirohet të ngrihen dhe zgjedhet
WINDOW-FREEZE PANES
Sortimi: selektojmë rreshtin apo shtyllën e dëshiruar dhe FORMAT SORT,
Filtrimi: selektojmë rreshtin e parë dhe zgjedhim DATA-FILTER-AUTO FILTER
Rregullimi automatik i gjerësisë së kolonave dhe rreshtave:
a) Selektohen rreshtat apo shtyllat dhe klikohet dy here në mes të shkronjave që paraqesin shtyllat
apo numrave që paraqesin rreshtat,
b) FORMAT-ROW-AUTOFIT dhe FORMAT-COLUMN-AUTOFIT SELECTION
Vendosja e shënimeve në header dhe footer-VIEW HEADER and FOOTER-CUSTOM
HEADER/FOOTER ose FILE- PAGE SET UP-HEADER/FOOTER- CUSTOM HEADER/FOOTER
Përsëritja e ndonjë rreshti apo kolone në secilën faqe: FILE- PAGE SET UP-SHEET-ROWS TO
REPEAT AT TOP / COLUMNS TO REPEAT AT LEFT
Opcioni save autorecover për çdo 5 min – TOOLS-OPTIONS-SAVE-SAVE AUTORECOVER INFO
EVERY
Mbrojtja e fajllit me shifër: TOOLS-OPTIONS-SECURITY
91
Microsoft Excel
Shembull 3:
Të paraqitet grafikisht funksioni: y = x 2 ku x merr vlerat (-2, 2), me hapin prej 0.5 dhe;
- Të shkruhet emri i funksionit si: “Funksioni”,
- Në boshtin OX, “Vlerat për x”,
- Në boshtin OY, “Vlerat për y”.
FunksioniVlerat për y
4.5
4
3.5
3
2.5
2
1.5
1
0.5
0
-2.5 -2 -1.5 -1 -0.5 0 0.5 1 1.5 2 2.5
Vlerat për x
92
Microsoft Power Point
V. MS Power Point
Startimi i programit
Shkruajmë titullin dhe nëntitujt sipas nevoje
93
Microsoft Power Point
Për të shtuar slide të ri shkojmë në ‘’New Slide’’
Në Power Point 2003
dhe kemi pamjen vijuese:
94
Microsoft Power Point
Plotësojmë edhe këtë slide me disa të dhëna për Power Point.
Në slide mund të vendosim Tabela, Foto, Grafe dhe aktivizojmë ndonjë video etj. Shih slide
në vijim ku me Insert/Pictures/From File p.sh foto.jpg kemi vendosur fotografin
Kurse me Insert/Movie kemi vendosur shfaqjen e një video prezantimi – filmi
Gjatë vendosjes së videos jemi pyetur se a dëshirojmë që video të startoj automatikisht apo
kur të klikohet në të, kemi zgjedhur ‘Automatically’’
95
Microsoft Power Point
Gjithashtu me ndihmën e Mausit përshtatim madhësinë e ekranit të videos.
Zakonisht në slide të fundit gjatë prezantimeve të ndryshme vendoset një slide për thirrje për
pyetje, falënderim për vëmendje etj.
96
Microsoft Power Point
Në vijim të shohim rregullim e shfaqjes së slideve gjatë prezantimit dhe disa mundësi të
bukura që na ofron Power Point.
• Nëse shtypim ‘’F5’’ do të shohim rrjedhën e prezantimit pa ndonjë efekt të shtuar por
solidet do të shfaqen përnjëherësh ashtu siç janë komplete.
• Në pjesët tekstuale mund të japim efekte të ndryshme të shfaqjes së tekstit, si paragraf-
pas-paragrafi por edhe me shkronja të një-pas-njëshme etj.
• Selektojmë sipas radhës që duam të shfaqet teksti dhe shkojmë në Animations/Custom
Animation p.sh. zgjedhim ‘‘Fly In’’
97
Microsoft Power Point
Kështu të dy titujt do të shfaqen përnjëherësh që shihet edhe nga numrat e shfaqur në slide
‘’1’’, nëse duam që në ‘’mouse click’’ të shfaqet titulli apo pjesa e tekstit tjetër atëherë
klikojmë në tekstin e dytë,
dhe zgjedhim ‘‘Start On Click’’ etj. dhe në slide para tekstit të dytë shfaqet numri ‘’2’’ e
kështu do të vazhdonim edhe me paragrafe tjera nëse ka.
98
Microsoft Power Point
Tekstin në slide Nr. 2 e kemi rregulluar ashtu që të shfaqen pas klikimit të Mouses paragrafi i
radhës.
Për slide Nr. 3 dhe Nr. 4 kemi zgjedhur gjithashtu që titulli, imazhi dhe video prezantimi të
shfaqen njëi pas tjetrit me rastin e klikimit të Mouses.
99
Microsoft Power Point
Duhet theksuar që Power Point ka edhe shumë mundësi dhe efekte tjera që ju mund ti
hulumtoni vetë.
Është e rëndësishme se mund të lëshojmë slidet të paraqiten dhe të masim kohëzgjatjen dhe të
ruajmë atë rrjedhë në format pps (ppsx) duke shkuar në Slide Show / Rehearse Timings
Vërejtje: Nëse duam ti hapim për ndryshim të file-at e formatit pps (ppsx) atëherë hapim
programin Power Point dhe pastaj shkojmë në File/Open dhe nga aty e hapim file-in e
formatit pps (ppsx) dhe do të shfaqet i njëjtë sikurse file i formatit ppt (pptx).
FUND
100