The words you are searching are inside this book. To get more targeted content, please make full-text search by clicking here.

Lorik Arifaj - Punimi FINAL 16.11.2021 i korigjuar

Discover the best professional documents and content resources in AnyFlip Document Base.
Search
Published by Burim Ademi, 2021-12-17 07:04:24

Lorik Arifaj - Punimi FINAL 16.11.2021 i korigjuar

Lorik Arifaj - Punimi FINAL 16.11.2021 i korigjuar

rast respondentët, prej cilit medium informohen gjatë zgjedhjeve, a ka ndikuar mediumi në
përcaktimin e tyre politik dhe a e ka mundur media online medien tradicionale.
Në këtë hulumtim të realizuar përmes Google Docs, kanë marrë pjesë 259 respondentë.

Figura 5. Numri i respondentëve në Hulumtim
Në pyetjen e parë rreth gjinisë së respondentëve, 257 nga 259 respondentë, janë

përgjigjur në këtë pyetje. Prej tyre 65.4% janë të gjinisë mashkullore, ndërsa 34.6 të gjinisë
femërore. Që nënkupton, 168 meshkuj dhe 89 femra.

Figura 6. Gjinia e të anketuarve në hulumtim
Në pyetjen e dytë rreth moshës së respondentëve, janë përgjigjur të gjithë, pra 259. Nga

këta respondentë39. 4% janë të moshës 36-44 vjeçare, pra 102 respondentë, 27.8% apo 72
respondentë janë të moshës mbi 45 vjeçare. 26.3% apo 68 respondentë janë të moshës 26-35
vjeçare, 5.4% apo 14 respondentë janë të moshës 18-25 vjeçare dhe 1.2% apo 3 respondentë
janë mbi 55 vjeç.

46

Figura 7. Mosha e të anketuarve në hulumtim
50.4% e respondentëve apo në numra 129 persona që kanë marrë pjesë në këtë hulumtim kanë
të kryer shkollim të avancuar. 39.5% e respondentëve apo në numra 101, kanë të përfunduar
studimet bachellor, ndërsa 10.2% e respondentëve apo 26 persona kanë të kryer shkollimin e
mesëm.

Figura 8. Shkollimi i të anketuarve në hulumtim
"Në pyetjen “Cilin medium e preferoni për tu informuar për zgjedhjet dhe kandidatët?” kanë
marrë pjesë të gjithë respondentët. Prej tyre, 63.7% apo 165 respondentë janë përgjigjur se
mediumi më i preferuar për tu informuar për zgjedhjet dhe kandidatët e preferojnë televizionin,
ndërkaq 35.9% të respondentëve e preferojnë Internetin në këtë rast medien Online. Asnjë nga
respondentët nuk ka dhënë përgjigje në fushën e radios.

47

Figura 9. Mediumi i preferuar për informim rreth zgjedhjeve dhe kandidatëve
Në pyetjen “Cili është mediumi më i besueshëm për ju gjatë zgjedhjeve?”, kanë marrë pjesë
257 respondentë nga 259 gjithsej. Prej tyre, 66.5% apo 171 respondentë janë shprehur se
mediumi më i besueshëm gjatë zgjedhjeve është Transmetuesi Publik-RTK. 16.3% apo 43
respondentë janë shprehur se mediumi më i besueshëm gjatë zgjedhjeve është Interneti-Media
Online.
Televizionet komerciale radhiten të tretat sa i përket besimit gjatë zgjedhjeve, me 15.2% të
respondentëve apo 39 persona.

Figura 10. Mediumi më i besueshëm gjatë zgjedhjeve
Janë disa arsye kur respondentët vendosin për mediumin tradicional për të votuar për. Ndër to
është edhe përmbajtja e programit të dedikuar zgjedhjeve.

48

Në pyetjen: “A mendoni se media tradicionale ofron program të pasur për zgjedhje?” nga 259
respondentë janë përgjigjur 255 respondentë. Prej tyre 70.6% apo 180 persona janë shprehur
se media tradicionale ofron program të pasur për zgjedhje. Ndërsa 29. 4% apo 75 persona janë
shprehur kundër, që domethënë media tradicionale nuk ofron program të pasur për zgjedhje.

Figura 11. Programi i medies tradicionale në zgjedhje
Çfarë ndikimi kanë mediet te votuesit? Cilat qëndrime ndikohen nga rezultati i medieve të
ndryshme?
Pavarësisht se në disa hulumtime ndërkombëtare që janë paraqitur edhe në këtë punim, media
ndikon në përcaktim politik të individëve, në Kosovë në bazë të këtij hulumtimi shumica janë
shprehur se media nuk ndërron në përcaktimin e tyre politik.
Pra në pyetjen “A ndikon media në ndërrimin ose përcaktimin tuaj politik gjatë zgjedhjeve?”,
62.6% apo 161 respondentë janë deklaruar se media në cilëndo formë (TV, Radio apo Online)
nuk ndikon në përcaktimin politik të votuesit gjatë zgjedhjeve. Ndërsa 37.4% apo 96 individë
janë shprehur pozitivisht se media ndikon në përcaktimin e tyre politik.

49

Figura 12. Ndikimi i medies në përcaktim gjatë zgjedhjeve
258 nga 259 respondentë janë përgjigjur në pyetjen “Cila nga mediet ka ndikuar që t'i njihni
kandidatët më mirë?”. Prej tyre, 64.7% apo 167 persona janë shprehur se televizioni vazhdon
të mbetet mediumi që u ka ndihmuar respondentëve për të njohur kandidatët më mirë.
Ndërsa 34.1% apo 88 respondentë janë shprehur se mediumi që ndikon për të njohur kandidatët
më mirë është interneti apo Media Online. Ndërsa vetëm një përqindje e vogël pra 1.2% apo 3
respondentë janë shprehur se kandidatët më mirë i njohin përmes valëve të radios.

Figura 13. Njohja e kandidatëve përmes medies
Partitë politike gjatë zgjedhjeve kryesisht fushatën e orientojnë në platforma online siç janë
Facebook dhe Twitter dhe së fundi kanë filluar edhe platformat Snapchat dhe Tik Tok edhe pse
këto dy të fundit kanë karakter tjetër social por megjithatë janë përdorur nga kandidatët për tu
promovuar para ndjekësve të tyre.

50

Në pyetjen se “Cilat nga platformat sociale i shfrytëzoni gjatë zgjedhjeve?” janë përgjigjur 256
respondentë nga 259 sa janë gjithsej në këtë hulumtim. Prej tyre 98% apo 251 respondentë e
shfrytëzojnë platformën sociale Facebook gjatë zgjedhjeve. Ndërsa vetëm 2% apo 5
respondentë e përdorin platformën sociale Twitter gjatë zgjedhjeve.

Figura 14. Platformat sociale gjatë zgjedhjeve
Media kërkon të tërheqë vëmendjen e votuesit për diskutim gjatë fushatës nga tërheqja e
ndjenjës së tij të detyrës qytetare44. Gjithashtu ngulisin tek ai një nocion thelbësisht jo real të
efikasitetit të votës së tij dhe kështu, me siguri, kanë sukses të marrin më shumë vëmendje të
tij.
Vazhdimisht flitet se media sociale ka triumfuar ndaj medies tradicionale, dhe në nivel global
kjo ka filluar të dëshmohet gjatë programeve që transmetohen përmes platformave duke
përdorur mënyra të ndryshme. Kjo vërehet edhe në Kosovë, ku fatkeqësisht nuk ekziston matje
e rregullt e audiencës por në platformën Facebook, mediet tashmë kanë filluar një garë për atë
se kush ka më shumë ndjekës në kohë reale. Pikërisht për të kuptuar këtë çështje edhe unë kam
parashtruar një pyetje: “A mendoni se Media Online e ka mundur medien Tradicionale gjatë
kohës së zgjedhjeve?”.
Përgjigja nga 258 respondentë nga 259 sa janë gjithsej është se po, ka ndikuar. Madje këtë
bindje e ndajnë 64.3% të respondentëve apo 166 individë, ndërsa kundër kësaj mendojnë 35.7%
e respondentëve apo 92 persona.

44https://scholarship. law. duke. edu/cgi/viewcontent. cgi?article=2926&context=lcp

51

Figura 15. Media Tradicionale vs. Media Online

10. Informimi elektoral

Ndikimi i medies tek votuesi është i pranishëm, në faza të ndryshme. Nisë duke e edukuar
votuesin për zgjedhjet përmes fushatave të ndryshme.
KQZ, për vlerësimin e efektivitetit të fushatës së informimit publik ka kryer hulumtimin
“Vlerësimi i Efektivitetit të Fushatës së Informimit Publik”45 përmes anketimit nga një
kompanie të jashtme UBO Consulting.
Nga kanalet e ndryshme të komunikimit që ekzistojnë për t’u informuar mbi çështjet aktuale
në Kosovë, shumica e të intervistuarve përdorin më së shumti televizionet nacionale (RTK,
KTV, RTV21). Në fakt, 79 për qind përdorin këto kanale shumë shpesh ose shpesh. Rrjetet
sociale (Facebook, Twitter, Instagram) janë kanale të cilat përdoren shumë shpesh ose shpesh
(62%) nga të anketuarit. Kanali i tretë më i përdorur përfshinë portalet online të lajmeve, pasuar
nga televizionet lokale. Radiot nacionale, radiot lokale dhe gazetat përdoren shumë rrallë ose
asnjëherë nga shumica e të intervistuarve.

45https://www. kqz-ks. org/wp-content/uploads/2020/09/Analiz%C3%AB-e-Efektivitetit-t%C3%AB-
Fushat%C3%ABs-s%C3%AB-Informimit-Publik. pdf

52

Tabela 9. KQZ- Përdorimi i kanaleve të komunikimit për çështjet aktuale
Ndërsa sa i përket platformave të rrjeteve sociale, më e përdorura është Facebook-u të cilën e
kanë zgjedhur rreth 69% e të anketuarve. Në vendin e dytë është Instagrami me 20.8%,
Snapchat me 4.7% dhe You Tube me 3.4%. Twitter është platforma më së paku e përdorur, e
zgjedhur vetëm nga 0.2% e të anketuarve. Edhe sipas grupeve të fokusuara të diskutimeve,
Facebook dhe Instagram ishin dy platformat më të përdoruara të rrjeteve sociale, e të cilat
dominonin tek grup moshat më të reja.

Tabela 10. KQZ - Platforma më e përdorur sociale
Kur janë pyetur mbi tri burimet kryesore të informimit për aspekte që ndërlidhen me zgjedhjet,
të anketuarit kanë zgjedhur televizionet nacionale (RTK, KTV, RTV21) si burimin kryesor
(82.4%). Burimi kryesor i dyti kanë qenë rrjetet sociale (41.2%), përcjellë nga portalet online
të lajmeve (27%). Burime të tjera kanë qenë televizionet lokale (19. 4%) si dhe shoqëria dhe
familja (19. 2%). Posterët (4%), radiot lokale (2.5%), gazetat (2%) dhe billbordat (1.7%) kanë

53

qenë më pak të përdorura nga të anketuarit, me qëllim të informimit për aspekte që ndërlidhen
me zgjedhjet e fundit në vend.

Tabela 11. KQZ - Burimet kryesore të informimit për zgjedhje
Lidhur me këtë çështje edhe në hulumtimin tim për “Fushatën Elektorale Mediale”46 janë
pyetur 259 respondentë.
Prej tyre, 56.4% apo 146 respondentë janë shprehur se fushatat informuese se si duhet të
votohet kanë ndikuar që ata të informohen mirë. 36.7% apo 95 respondentë janë shprehur se
janë mjaftueshëm të informuar për mënyrën se di duhet të votohet në bazë të fushatave
informuese.
Ndërsa 6.9% apo 18 respondentë mendojnë se janë pak të informuar për mënyrën se di duhet
të votohet duke u bazuar në fushatat informuese.

46https://docs. google. com/forms/d/1rIYqoawUoEVkjewhy0-HS8Om8cvUGFKQLp9352vmdhI/edit#responses

54

Figura 16. Informimi për zgjedhjet i të anketuarve në hulumtim
Në zgjedhjet lokale numri i votave të pavlefshme ende mbetet më i madh sesa në zgjedhjet
nacionale, ndonëse tek zgjedhjet për kryetarë komunash numri i këtyre votave është shumë më
i ulët. Kjo vetvetiu tregon se sistemi më i thjeshtë i votimit ka për rezultat një numër më të ulët
votash të pavlefshme.47

11. Mediet në Kosovë dhe ndikimi i medies online

Media luan një rol të domosdoshëm në funksionimin e duhur të një demokracie. Diskutimi në
media brenda konteksteve elektorale, shpesh përqendrohet në rolin prej vëzhguesi. Media ka
rol që t’ia mundësoj pjesëmarrjen e plotë publikut në zgjedhje.
Këtë e bën duke:

- Edukuar votuesit se si t'i ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike;
- Duke raportuar për fushatën zgjedhore;
- Duke siguruar një platformë për partitë politike dhe kandidatët për të komunikuar

mesazhin e tyre tek elektorati;
- Duke lejuar partitë dhe kandidatët të debatojnë me njëri-tjetrin;
- Duke raportuar rezultatet dhe duke monitoruar numërimin e votave;

47https://indep. info/wp-content/uploads/2019/05/Kosova-dhe-zgjedhjet-%C3%A7far%C3%AB-mund-
t%C3%AB-p%C3%ABrmir%C3%ABsohet-web. pdf

55

- Duke mbikëqyrur vetë procesin zgjedhor, përfshirë menaxhimin e zgjedhjeve, për të
vlerësuar drejtësinë e procesit, efikasitetin dhe ndershmërinë e tij;

Zhvillimi i medies dhe roli në proceset zgjedhore është prezent në gjithë botën, përfshirë këtu
edhe Republikën e Kosovës. Marrja e informacionit nga mediet sociale nuk është
domosdoshmërish problematik por lloji i informacionit nga këto medie nuk është më i
besueshmi. Numri i portaleve të shumta, pa adresë e pa pronar, është duke krijuar një ambient
jo shumë të përshtatshëm medial, ku burimi i informacionit shpeshherë është i pabazuar dhe jo
i saktë48. Përveç portaleve pa adresë e pronar, çështje tjetër e cila mund të ndikojë në votën e
qytetarëve është edhe vetë mënyra e raportimit.

Në ueb faqen e Ministrisë për Integrime Evropiane është i publikuar një udhëzues me titull
“Udhëzues për shfrytëzimin e medieve sociale në përkrahje të procesit të integrimit të Kosovës
në BE”49.

Edhe pse ky udhëzues është hartuar për të mbuluar aspektet praktike të ndërtimit të kapacitetit
brenda Ministrisë së Integrimit Evropian dhe jo institucionet e nivelit lokal, sjellë në vete edhe
informata dhe hulumtime të përdorimit të rrjeteve sociale në nivel të Kosovës. Autorja është
Zeenat Khanche, e cila sjellë përvojën e saj mbi 10 vjeçare në komunikim qeveritar si diplomate
britanike, përfshirë përvojën në punën me median dhe informimin publik, dhe në fushatat e
udhëhequra nga politika.

12. Platforma më e mirë e medieve sociale – Facebook

Sipas udhëzuesit të MiE, pothuajse 80% e përdoruesve të internetit në Kosovë përdorin
internetin për komunikim, ku Facebook-u është platforma më e popullarizuar për medie sociale
në Kosovë, kurse gjuha angleze përdoret si gjuhë kryesore nga përdoruesit e rinj.

Facebook-u është platformë e shkëlqyeshme për të ndarë përmbajtjen e pasur multimediale,
përfshirë edhe foto albumet dhe videot. Sipas udhëzuesit, Facebook nuk duhet vetëm të
përdoret për të postuar tekst të madh që thjeshtë kopjohet nga kumtesat për shtyp. Mesazhet

48https://d4d-ks. org/editorial/roli-medieve-ne-zgjedhje-ndikojne-ne-voten-e-qytetareve/
49https://www. mei-ks. net/repository/docs/Social_Media_Guideline_ALB_-_FINAL_PDF. pdf

56

më të shkurtra dhe të thurura mirë janë shumë më efektive në kapjen e vëmendjes së audiencës,
ku fotot janë edhe më efektive.

Twitter: Mesazhe të shkurtra dhe efektive të cilat arrijnë tek vendimmarrësit kryesor
ndërkombëtar dhe analistë të opinionit.

Për dallim, vetëm rreth 6-7% e përdoruesve të internetit në Kosovë përdorin aktivisht Twitter-
in, por ky grup është grup i personave më me ndikim, përfshirë politikanë, analistë të opinionit
dhe media. Mediet ndërkombëtare dhe vëzhguesit e Kosovës gjithashtu bazohen më shumë në
Twitter si dritare për lajmet e fundit, në veçanti pasi që përditësimi i faqeve në internet të
ministrive në gjuhën angleze bëhet me shumë vonesë. Përdorimi i #Kosovo u ndihmon të gjithë
në Twitter që interesohen për Kosovën që të ndjekin trafikun e mëhershëm të mesazheve në
lidhje me këtë temë, dhe të gjejnë informatat e reja më lehtësisht. Përparësia kryesore e Twitter-
it është se ju mund të ndani mesazhe të shkurtra dhe të postoni linçet të cilat drejtojnë trafikun
kah faqet tuaja në internet.

13. Media digjitale në zgjedhje dhe ndikimi i tyre në medien tradicionale

Në një hulumtim të realizuar nga Hsin-Chen Lin, për Universitetin e New Brunswick të
Kanadasë, me titull “Si ka ndikuar shfrytëzimi i Facebook-ut për rezultatin e kandidatëve
politik”50 është shqyrtuar raporti i shfrytëzimit të medieve online i kandidatëve politikë dhe
rezultatet e tyre zgjedhore (ndarja e votës dhe suksesi i zgjedhjeve). Në bazë të këtij hulumtimi
del se përdorimi e medieve sociale në fushatat e marketingut politik është rritur dukshëm në
raport me vitet e kaluara, dhe pritet të jetë edhe më i lartë, pasi krijon komunikim dhe angazhim
të dyanshëm që stimulon dhe nxit marrëdhëniet e kandidatëve me mbështetësit e tyre.

Të dhëna në mediet online janë marrë për 84 kandidatët që garonin në zgjedhjet komunale në
Tajvan. Rezultatet sugjerojnë që prania e një kandidati në Facebook, lloji i llogarisë që ata kanë
përdorur, llogaria e njohur zyrtarisht dhe numri i ndjekësve në internet janë të lidhura me
rezultatet e tyre zgjedhore.

50www. researchgate.
net/publication/313634030_Hoë_Political_Candidates%27_Use_of_Facebook_Relates_to_the_Election_Outco
mes

57

Shfaqja dhe adaptimi i teknologjive të komunikimit në internet, të tilla si Facebook, Twitter,
kanë ndryshuar në mënyrë dramatike komunikimin midis politikanëve dhe votuesve të tyre
gjatë zgjedhjeve.

Në përgjithësi, kanalet e komunikimit të marketingut të tilla si gazetat, reklamat televizive,
radiot dhe billbordet janë zëvendësuar me internet dhe mediet sociale si kanalet kryesore
përmes të cilave kompanitë komunikojnë me klientët e tyre, një ndryshim që është përqafuar
nga politikanët në fushatat elektorale. Për shembull, presidentët amerikanë tradicionalisht
shpallin vendimin e tyre për të kandiduar për rizgjedhje përmes një njoftimi zyrtar televiziv
nga Shtëpia e Bardhë. Megjithatë, njoftimi zyrtar i Barack Obamës për rikandidimin e tij për
zgjedhjet presidenciale të vitit 2012 u dha përmes Twitterit dhe një videoje në You Tube. Gjatë
fushatës së tij, Barack Obama, punësoi më shumë se 100 persona dhe investoi 47 milion dollarë
në mediet sociale, ku përfshiheshin postimet e rregullta, monitorimin e mesazheve dhe
komunikimin me mbështetësit/votuesit.

Në të vërtetë, media sociale ka filluar të njihet si e rëndësishme gjatë zgjedhjeve politike.

A ndikon media sociale në rezultatet e zgjedhjeve? Në hulumtimin tjetër me titull “Efektet e
medieve sociale në zgjedhje” - Dëshmi nga Shtetet e Bashkuara nga Thomas Fujiwara, Karsten
Muller dhe Carlo Schwarz, të publikuar me 18 maj 2021, thuhet se Twitter luajti një rol
vendimtar si në zgjedhjet e fundit presidenciale Amerikane ashtu edhe në referendumin e
Mbretërisë së Bashkuar për "Brexit"51.

Sipas këtij publikimi, shumica e amerikanëve përdorin platforma të medieve sociale ose
aplikacione për mesazhe. Të dhëna nga qendrat e hulumtimeve nxjerrin në pah se shërbimet
më të njohura janë You Tube (të përdorura nga 73% e të rriturve në ShBA), pasuar nga
Facebook (69%) dhe Instagram (37%), ndërsa 22% e të rriturve në SH. B. A. përdorin Twitter-
in. Ngjashëm qëndron edhe shfrytëzimi i Snapchat-it (24%) dhe Whatsapp-it (20%).

Mbulimi medial mund të ndikojë zgjedhjet e votuesve dhe të krijojnë opinionin publik.
Fushatat politike janë të organizuara për të ndikuar në vendimet e votuesve, për të promovuar
kandidatët, për të publikuar pozicionet e tyre dhe për të marrë meritat për arritjet. Kandidatët
politikë shfrytëzojnë çdo mundësi për të kontaktuar me votuesit, për të ngritur profilin e tyre.

51http://www. princeton. edu/~fujiwara/papers/SocialMediaAndElections. pdf

58

Platformat e medieve sociale si Facebook ua sigurojnë këtë mundësi duke ndihmuar kandidatët
të rrisin komunikimet me publikun.

Komunikimet politike që ndodhin përmes Facebook duket se ndikojnë në sjelljen e votuesit.
Facebook-u, është mënyra më e shpejtë dhe efektive që mund të përdorin kandidatët politikë
për të rritur mbështetjen për fushatat e tyre.

Përdorimi i Facebook-ut nga kandidatët lidhet ngushtë me rezultatin e zgjedhjes së tyre, pasi
prania e tyre në Facebook siguron një mjedis autonom. Mbështetësit mund të zgjedhin të
ndjekin llogarinë e kandidatit në Facebook. Ata janë të lirë të bëjnë zgjedhjet e tyre për të
ndjekur faqe, dhe janë të lirë të shprehen duke komentuar, shpërndarë ose pëlqyer mesazhet e
kandidatëve. Ata janë gjithashtu të lirë nga presioni për t'u sjellë në mënyra të caktuara. Kur
votuesit zgjedhin të ndjekin një faqe politike në rrjetet sociale, ata janë të informuar me më të
rejat dhe ngjarjet në lidhje me kandidatin.

Kandidatët kanë disa mënyra për të siguruar mbështetësit e tyre, duke bërë prezantime
profesionale në Facebook, duke verifikuar llogarinë (me tik të kaltër).

Facebook siguron një vend për kandidatët për të krijuar një 'faqe', një 'profil', ose një ‘grup’, i
cili nga ana tjetër lejon mbështetësit të ‘pëlqejnë’ një faqe, ‘të ndjekin’ një profil ose të
‘bashkohen’ në një grup.

Një ‘faqe’ është krijuar për të qenë llogaria zyrtare për subjektet apo kandidatët politikë, të cilët
mund të kenë një numër të pakufizuar të mbështetësve nëse e kanë të verifikuar llogarinë.

Një ‘profil’ është krijuar si një llogari personale ku përdoruesit mund të kenë miq dhe ndjekës.

Një grup' është krijuar si një kolektiv në internet ku njerëzit mund të ndajnë të përbashkëtat e
tyre dhe të shprehin mendimet.

Kandidatët mund të përdorin llogarinë e tyre origjinale të ‘profilit’ për të bërë fushatë
zgjedhore, dhe gjithashtu mund të postojnë mesazhe personale të jetës së bashku me pikëpamjet
e tyre politike në këtë llogari.

Një ‘grup’ mund të perceptohet si një komunitet më pak formal ku përdoruesit mund të
diskutojnë kolektivisht çështje të caktuara politike. Sidoqoftë, përdorimi i një grupi mund të
nënkuptojnë praninë e një kufiri midis anëtarëve dhe jo anëtarëve, gjë që mund të përjashtojë
dhe tjetërsojë shumë përbërës.

59

Grupet gjithashtu mund të kenë origjina dhe administratorë më të paqartë, duke i bërë ato të
duken më pak burim zyrtar dhe i besueshëm.

Kandidatët në Facebook mund të postojnë video, foto, ngjarje, mesazhe, statuse dhe pyetje në
llogaritë e tyre. Kjo përmbajtje mund të lidhet me pozicionet e tyre politike, jetën e tyre
personale, përshëndetjet dërguar mbështetësve të tyre ose sulme kundër kundërshtarëve të tyre.
Mbështetësit munden të zgjedhin t’i pëlqejnë postimet për të treguar mbështetje, të komentojnë
postimet duke bashkëvepruar me kandidatët ose ndjekës të tjerë, si dhe shpërndajnë këto
postime me miqtë e tyre.

Mirëpo ndodh shpesh që postimet e shpeshta, me përmbajtje fyese mund të kenë efekte
neutrale, madje edhe negative.

Në hulumtimin e Hsin-Chen Lin, u mblodhën të dhëna për 84 kandidatët që ishin garë në
zgjedhjet komunale disa ditë para zgjedhjeve.

Në total, 55 kandidatë kishin një faqe në Facebook, një profil personal ose një grup që drejtohej
nga zyra e tyre zgjedhore. Nga këto, 72.7% kishin një faqe në Facebook, 23.6% kishin një
profil personal dhe 3.6% kishin një llogari në grup. Ndër kandidatët që kishin një faqe në
Facebook, 43.6% ishin faqe të verifikuara. 29 kandidatët e tjerë nuk ishin të pranishëm në
Facebook e as nuk kishin llogari të tjera të medieve sociale (p.sh. Twitter, ndonjë llogari në
blog ose YouTube).

Rezultatet e hulumtimit të Hsin-Chen Lin, tregojnë se kandidatët me një prani më të madhe në
rrjetet sociale në internet kanë më shumë të ngjarë të fitojnë zgjedhjet se sa kandidatët pa media
sociale.

14. Media Online VS. Media Tradicionale në Kosovë

Media e re përbëhet nga interneti, celularët, rrjetet e medieve sociale të tilla si blogjet dhe
mikro-blogjet, faqet e internetit të rrjeteve sociale, faqet e shpërndarjes së videove etj. Me fjalë
të tjera, media e re është një term i gjerë që përshkruan një sërë mediesh që përdoren për shumë
qëllime të ndryshme.

60

Media Online karakterizohet me:

- Zakonisht janë interaktive;
- Përdorin teknologji digjitale, online dhe mobile;
- Funksionojnë në kohë reale;
- Nuk kanë kufizime;
- Informacioni vjen shpejt dhe zhduket shpejt;
- Janë më të vështira për t'u rregulluar - dhe për të censuruar.

Sidoqoftë, dallimi ndërmjet medieve tradicionale dhe medieve online shpesh është i paqartë,
me shumicën e gazetarëve ‘tradicionalë’ që përdorin internetin si një burim kryesor të
informacionit; dhe shumë media tradicionale që krijojnë edicione në internet ose shndërrohen
në media online plotësisht.

Mediet tradicionale gjithashtu përdorin pjesë të gazetarisë qytetare - për shembull “iReport” të
CNN-it52 i cili fton ndjekësit dhe shikuesit të kontribuojnë me video materiale. Media
tradicionale nganjëherë mbështetet në imazhe dhe video personale të telefonit celular për të
mbuluar ngjarje, siç është dhuna ushtarake, protesta, aksidentet, fatkeqësitë natyrore etj.

Ka shumë pikëpamje mbi ndikimin e përgjithshëm të medieve të reja, por pak kontestojnë
faktin se ajo ka nxitur globalizimin të organizohen dhe komunikojnë më mirë pavarësisht
distancave gjeografike, ndryshoi fytyrën e gazetarisë tradicionale, dhe mjegulloi linjat midis
komunikimit të publikuar dhe atij personal. Përveç kësaj, media e re ka lejuar individë, grupe
dhe kompani të vogla të sfidojnë monopolet tradicionale të medies.

Në disa intervista që kam zhvilluar me kryeredaktorë portalesh dhe me drejtues mediesh,
vlerësohet se gjatë periudhës së zgjedhjeve, media online e ka kryer punën e saj me sukses.

Udhëheqësi i medieve online në RTK, njëherësh Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm, Mentor
Shala53 vlerëson se tregu medial transmetues në Kosovë ka shënuar një hapje ose zgjerim të
jashtëzakonshëm. Sipas Shalës, derisa menjëherë pas luftës kishte një lloj monopoli të këtë
fushë, ku ishin vetëm tre transmetues televiziv, sot është një situatë krejt tjetër me një

52http://edition. cnn. com/CNNI/Programs/ireport/
53Intervistë e realizuar me Udhëheqësin e medieve online në RTK, njëherësh Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm,
Mentor Shala – 15.06.2021

61

konkurrencë jashtëzakonisht të fortë. Gjithashtu media online e ka ndërruar mendësinë e
medies në përgjithësi, sidomos platforma Facebook, por edhe të tjera.

Shala nga RTK vlerëson se nuk mund të flitet ndaras për televizionin si medium dhe medien
online, për shkak se tashmë ka një ndërveprim të këtyre medieve, pasi që televizioni tashmë
është integruar plotësisht në mediet online. Sipas tij, media online, brenda vetës ka futur,
gazetat, televizionin dhe radiot, duke i prirë proceseve zgjedhore por jo edhe ngjarjeve tjera.
Arsyeja është sepse media online e ka lehtësuar shumë qasjen në informacion, pasi që pothuajse
secili njeri ka një pajisje të mençur në xhepin e tij dhe në kohë reale i sheh të gjitha programet
televizive ose edhe informacionet tjera të shkruara. Pra, Shala thotë se Media Online është
lider, por sa i përket besueshmërisë, ky atribut vazhdon t’i mbetet transmetuesit publik,
pavarësisht presionit të vazhdueshëm.

Udhëheqësi i medies online në RTK e sheh si të pakuptimtë heshtjen zgjedhore pasi atë e ka
bërë të parëndësishme dhe të pakuptimtë media online. Problemin e rregullatorit të medieve
online e sheh si shqetësim global.

Muhamet Hajrullahu nga portali Telegrafi54 vlerëson se është zgjeruar tregu medial dhe se në
TV tani ka laramani të madhe sa i përket mbulimit të fushatave zgjedhore. Sipas tij, mund të
ketë tentativa të keqpërdorimit të hapësirës në mediet e vogla online duke i anashkaluar parimet
bazë të KMSHK-së, duke aluduar kryesisht në mediet që e shkelin heshtjen zgjedhore.
Hajrullahu vlerëson se mediet tradicionale duhet t'i përshtaten ndryshimeve të kohës në
aspektin e digjitalizimit dhe përdorimit të platformave sociale.

Mirëpo një raport i NDI (National Democatic Institute) për Zgjedhjet Parlamentare të Vitit
202155, me subjekt të veçantë për monitorimin e lajmeve online, portaleve dhe medieve sociale,
thotë se portalet online të lajmeve kontribuuan në krijimin e gjuhës përçarëse duke krijuar dhe
botuar sulmet e drejtpërdrejta dhe deklaratat e politikanëve. Fushata zgjedhore sipas këtij
studimi karakterizohej nga një shkallë e lartë e gjuhës përçarëse dhe e ashpër midis liderëve
politikë, ndërkaq thuhet se janë fabrikuar edhe foto të ndryshme të cilat janë postuar nëpër
platforma të ndryshme sociale. Faqet e partive politike në Facebook u përdorën për të sulmuar
figurat e partive të tjera, thuhet në raport.

54 Intervistë me kryeredaktorin e portalit Telegrafi, Muhamet Hajrullahu – 30.05.2021
55https://www. ndi. org/sites/default/files/NDI%20Kosovo%20Media%20Monitoring%20-
%20February%202021%20Parliamentary%20Elections. pdf

62

Të njëjtën qasje e ka edhe raporti i vëzhguesve britanik i publikuar në mars të vitit 2021, me
titull: “Zgjedhjet e Parakohshme të Kuvendit të Kosovës 2021”56 Raporti dhe Rekomandimet
Përfundimtare nga Misioni i Ekspertëve të Zgjedhjeve në Mbretërinë e Bashkuar.

15. Zgjedhjet Lokale në Britani të Madhe dhe ndikimi i internetit

Në publikimin e realizuar nga Alessandro Gavazza, Mattia Nardotto dhe Tommaso Valletti në
vitin 2015 me titull: “Interneti dhe politika: Dëshmi nga Mbretëria e Bashkuar për Zgjedhjet
Lokale dhe politikat e qeverisjes vendore”57 është studiuar ndikimi i internetit në zgjedhjet
lokale.

Publikimi nxjerr në pah se përhapja e internetit ka ndikuar shumë në medien tradicionale.
Trendët e përgjithshme e zëvendësojnë medien tradicionale në atë në internet.

- Televizionet në Britani kryesisht ofrojnë lajme kombëtare ose rajonale dhe kanë pak rol në
shumicën e zgjedhjeve lokale, veçanërisht në ato të autoriteteve të vogla lokale. Në vend të
kësaj, burimet kryesore për lajmet lokale janë radio stacionet dhe gazetat lokale. Në përgjithësi,
në periudhën 2001-2010 nga të anketuarit është shikuar TV rreth katër orë në ditë. Dominim
deri vonë kanë pasur 5 kanalet publike (BBC1, BBC2, ITV, Channel 4, and Channel 5), të cilat
në vitet e fundit kanë rënie të shikuesve për shkak të kanaleve komerciale dhe të drejtave të
tyre sportive dhe transmetimit të serive të popullarizuara.

- Radio tradicionalisht gëzon një numër të madh të dëgjuesve në Mbretërinë e Bashkuar.
Stacionet kryesore janë rrjetet e operuara nga BBC. Disa kanale komerciale tregtare
funksionojnë, por shumica e stacioneve transmetojnë në nivel lokal, brenda një rrezeje prej 20-
50 km.

- Gazetat janë medie me një përmbajtje më të pasur në lidhje me politikën, dhe gazetat rajonale
janë burimi kryesor i informacionit në lidhje me politikën lokale. Tirazhet kanë rënë viteve të
fundit, si pasojë e zhvillimit të internetit.

56https://www. wfd. org/wp-content/uploads/2021/03/UK-Election-Expert-Mission-Kosovo-2021-Final-Report.
pdf
57http://www. eief. it/files/2015/11/gavazza. pdf

63

Sondazhet e Internetit të Oksfordit ofrojnë informacion të dobishëm rreth përdorimit të
internetit dhe qëndrimeve në Britani. Sondazhi i vitit 2007 (Dutton dhe Helsper, 2007)58,
raporton se pothuajse të gjithë përdorin internetin për të komunikuar - por vetëm një numër i
vogël e përdorin atë për lajme dhe po ashtu një përqindje edhe më e vogël për të kërkuar
informacion për një deputet, këshilltar lokal ose politikan.
Provat e raportuara tregojnë se përhapja e internetit me brez të gjerë ka efekt negativ në
informacionin e votuesve dhe në pjesëmarrjen politike.
Informacioni dhe pjesëmarrja e votuesve ndikojnë në shpenzimet publike.
A ndikon përhapja e internetit në politikat e qeverisjes vendore? Argumentet sugjerojnë se në
përgjithësi, depërtimi i internetit ka ndikuar kundër medieve me një përmbajtje më të pasur
politike (domethënë , radio dhe gazeta).
Por më i rëndësishëm është fakti se pjesëmarrja në zgjedhjet lokale ka rënë në mënyrë
dramatike në vitet e fundit, pasi që interneti ka zhvendosur mediet me përmbajtje të lajmeve
lokale.
Në përgjithësi, depërtimi i internetit mund t’i ketë bërë zgjedhjet më pak konkurruese, duke
favorizuar kështu ata që kanë fuqi. Interneti i përhapur, mbuloi mediat tradicionale, si gazetat
lokale, me një mbulim më të madh të çështjeve politike lokale. Për më tepër, kjo ndikoi në
uljen e mbulimit dhe cilësinë e lajmeve lokale dhe, rrjedhimisht, informacionin e votuesve për
politikën lokale. Meqenëse, mesatarisht, votuesit janë më pak të vetëdijshëm për sfiduesit sesa
për ata në detyrë, informacioni mund ta ketë bërë më të vështirë për sfiduesit të fitojnë zgjedhjet
lokale.

58https://papers. ssrn. com/sol3/papers. cfm?abstract_id=1327033

64

KAPITULLI IV

16. PREFERENCAT E KANDIDATËVE PËR MEDIEN E PËRSHTATSHME PËR
PROMOVIM

Përderisa TV dhe radio rregullohen dhe mbikëqyren, mediet në internet mbeten të parregulluara
saktësisht. Diskursi politik ka lëvizur kryesisht në internet, duke përfshirë mediet sociale, njejtë
me trendin global. Edhe pse disa media në internet respektojnë standardet gazetareske, sipas
bashkëbiseduesve, shumë prej tyre kanë mungesë profesionalizmi dhe standardesh, dhe nuk e
zbulojnë pronësinë, nuk e prodhojnë vetë përmbajtjen e tyre, por ribashkojnë përmbajtjen e
prodhuar nga të tjerët, pa cituar burimin origjinal. Thuhet se janë krijuar portale të tilla për të
përhapur lajme të rreme dhe fushata të shpifura kundër garuesve të zgjedhjeve. Dezinformimi
raportohet të jetë një problem.

Më mediet sociale, kostot fikse për të hyrë në treg dhe për të prodhuar përmbajtje janë shumë
të vogla.
Në publikimin “Mediet Sociale dhe Fake News/ Lajmet e rreme” në 2016,59 realizuar nga Hunt
Allcott dhe Matthew Gentzkow, përveç lajmeve të rreme është trajtuar edhe ndikimi i tyre në
medien online gjatë zgjedhjeve. Në kapitullin, “Mediet Sociale si Burim i Informacionit
Politik” shtjellohet qasja se platformat mediale mund të jenë veçanërisht të favorshme për
lajmet e rreme. Kjo shpesh rrit përfitimin relativ të strategjive të shkallës së vogël dhe
afatshkurtër miratuar nga prodhuesit e lajmeve të rreme, dhe zvogëlon rëndësinë relative të
ndërtimit të një reputacioni afatgjatë për cilësinë. Formati i medieve sociale dhe format e
plasimit mund ta bëjnë të vështirë gjykimin e vërtetësisë së një artikulli.

Sipas kësaj, njerëzit që marrin lajme nga Facebook (ose media të tjera sociale) kanë më pak të
ngjarë të marrin dëshmi në lidhje me realitetin e lajmit.

Sipas Hunt Allcott dhe Matthew Gentzkow mediet sociale janë bërë një burim i rëndësishëm
por jo dominues i lajmeve dhe informacionit politik. Televizioni mbetet më i rëndësishëm me
një diferencë të madhe.

59https://web. stanford. edu/~gentzkow/research/fakenews. pdf

65

17. Politikanët në medie online

Në një studim të Institutit Reuters për Gazetari, “Rritja e medieve sociale dhe ndikimi i saj në
gazetarinë tradicionale” (2009)60, reporteri i BBC-së Nic Newman, përmend gjashtë tipare të
modifikimit të medies me fotografi me “përmbytjen” e medies sociale. Në vitet e fundit ka një
rritje të konsiderueshme të numrit të pjesëmarrësve në rrjetet sociale. Mediet sociale sipas këtij
raporti po ndryshojnë thellësisht natyrën e lajmeve më të reja. Gazetarët kanë filluar të
shfletojnë gjithnjë e më shpesh mediat sociale si Twitter dhe Facebook. Mediet sociale, thuhet
në raport, nuk po e zëvendësojnë gazetarinë, por ato po krijojnë një mënyrë të re të
informacionit dhe laramani të opinioneve. Edhe pse njerëzit në përgjithësi janë të kënaqur me
informacionin e marrë nga mediet tradicionale (TV, radio, gazeta), çdo ditë e më shumë po
joshen nga mediet sociale.

Sot, pothuajse të gjithë politikanët në Kosovë e përdorin Facebook-un, jo vetëm për qëllime
shoqërore, por edhe për dërgimin e mesazheve politike, ndërsa Twitter dhe platformat tjera
sociale janë më pak të përhapura në vendin tonë sa i përket politikanëve, edhe pse së fundi po
vërehet një prezencë e politikanëve edhe në platformën për të rinjtë Tiktok.

Lëvizja Vetëvendosje - LVV, në rrjetin social Facebook ka 382,109 ndjekës.61

Partia Demokratike e Kosovës - PDK, në rrjetin social Facebook ka 65,292 ndjekës.62

Lidhja Demokratike e Kosovës - LDK, në rrjetin social Facebook ka 54,332 ndjekës.63

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës - AAK, në rrjetin social Facebook ka 45,274 ndjekës.64

Lista serbe - LS, në rrjetin social Facebook ka 4,098 ndjekës. 65

60https://reutersinstitute. politics. ox. ac. uk/sites/default/files/2017-
11/The%20rise%20of%20social%20media%20and%20its%20impact%20on%20mainstream%20journalism. pdf
61https://www. facebook. com/vetevendosje- i qasur me datën: 16.07.2021
62https://www. facebook. com/PDKqender - i qasur me datën: 16.07.2021
63https://www. facebook. com/LDKzyrtare - i qasur me datën: 16.07.2021
64https://www. facebook. com/Aleanca. Official- i qasur me datën: 16.07.2021
65https://www. facebook. com/srpskalista. net - - i qasur me datën: 16.07.2021

66

18. Asamblistët komunalë

Egzon Azemi, asamblist nga radhët e Vetëvendosjes66 dhe njëherësh edhe shef i asamblistëve
në Komunën e Prishtinës për çështje të fushatës dhe promovimit preferon internetin. Arsyeja,
sipas tij është koha e shkurtër për të përcjellë TV-në dhe të gjithë lajmet i hedhin në ueb faqe
apo në rrjete sociale. Egzoni më së shumti i beson medieve komerciale, në këtë rast mediumit
me frekuencë nacionale Koha Vizion (KTV), pasi që sipas tij e kanë mbuluar fushatën e kaluar
më së miri.

Asamblisti nga radhët e Vetëvendosjes vlerëson se kandidatët në zgjedhje nuk e shfrytëzojnë
mjaftueshëm hapësirën e paraparë me ligj për reklamim politik në media duke preferuar
fushatën online.

Hapësirën në TV, Egzoni thotë se e shfrytëzon pa pagesë për shkak të kursimeve për çështje
organizative.

Në pyetjen se si e shfrytëzon hapësirën në internet, asamblisti Azemi thotë se në profilin e tij
dhe në profilin e lëvizjes Vetëvendosje.

Për Egzonin, beteja ndërmjet medies tradicionale dhe asaj online është fituar nga kjo e fundit,
për shkak të përdorimit të madh të telefonave të mençur (Smart) nga votuesit.

Ndërkaq nga subjekti i njëjtë, Lëvizja Vetëvendosje vjen Besnik Mujeci67, asamblist në
Komunën e Prishtinës. Mujeci nuk e preferon asnjë medium për informim pasi sipas tij të gjitha
janë pronë e grupeve të ndryshme të interesit. Mujeci thotë se hapësirën për reklamim e
shfrytëzojnë vetëm me pagesë, të cilat bëhen nga sekretariati i medies nga Vetëvendosje dhe
nuk bëhen në formë individuale. Besnik mendon media online, në veçanti rrjetet sociale si
Facebook e kanë mundur medien tradicionale pasi që sipas tij ka më shumë përmbajtje.

Ndërsa, Hasan Ajeti, asamblist nga radhët e LDK në Kuvendin Komunal të Podujevës68,
vlerëson se gjatë fushatës zgjedhore mediet online janë më të favorshme për shkak të
shpejtësisë së raportimit. Besimin në media më shumë e ka te transmetuesi publik pasi që sipas

66 Intervistë me asamblistin e VV-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës – Egzon Azemi – 04.08. 2021
67 Intervistë me asamblistin e VV-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës – Besnik Mujeci – 06.08. 2021
68 Intervistë me asamblistin e LDK-së në Kuvendin Komunal të Podujevës - Hasan Ajeti – 09. 06.2021

67

tij ka stabilitet financiar krahasuar me mediumet komerciale andaj kjo ndikon edhe në pa
anshmëri profesionale. Z. Ajeti, duke e parë zhvillimin e teknologjisë, rrallë herë bën edhe
artikuj të sponsorizuar në internet. Një ndër arsyet sipas tij është se media online e ka mundur
medien tradicionale sepse arrin më shpejt te lajmi dhe lajmin e prodhon dhe e plason më shpejt
gjatë fushatës andaj është medium më i preferuar nga kandidatët, pjesëmarrës në zgjedhje.
Po ashtu asamblistja nga radhët e LDK-së në Komunën e Istogut, Valbona Balaj-Demaj69
vlerëson se televizioni dhe interneti janë më të favorshme për kandidatët për të shpalosur
aktivitetet e tyre. Ajo vlerëson se mediumet tradicionale janë të ndikuara politikisht andaj
shfrytëzimi i internetit është më i sigurt për kandidatët në nivel komunal. Gjatë intervistës së
realizuar me Znj. Balaj-Demaj, ajo ngreh një shqetësim sipas saj legjitim, për mungesën e
përkrahjes materiale për politikën në nivel lokal në kohë fushatave zgjedhore, andaj kjo ndikon
që kandidatët të mos kenë mundësi të shfrytëzojnë promovimin përmes hapësirave të
sponsorizuara.
Adelina Beqaj70, asambliste nga radhët e PDK-së në Komunën e Shtimes, për tu informuar për
zgjedhjet preferon televizionin, një kanal komercial. Këtë e bazon në besueshmërinë që ka
televizioni për shkak të pamjeve që ofron, ndërsa interneti thotë se është mjaft i shpejtë por
çalon sa i përket besimit. Sa i përket reklamimit gjatë fushatës, znj. Beqaj shprehet se e përdor
por planifikon që në të ardhmen ta mendoj edhe opsionin me pagesë të cilin deri më tani nuk e
ka praktikuar, pasi që asnjëherë nuk ka bërë ndonjë artikull të sponsorizuar në internet,
përkatësisht në platformat sociale. Në pyetjen se a e ka mundur media online atë tradicionale
ajo thotë se po, për shkak se secili pothuajse ka një celular dhe është më e shpejtë dhe më
praktike të vijë deri të informacioni.

69 Intervistë me asamblisten e LDK-së në Kuvendin Komunal të Istogut – Valbonë Balaj-Demaj – 10.06.2021
70 Intervistë me asamblisten nga radhët e PDK-së në Kuvendin Komunal të Shtimes - Adelina Beqaj 17.06.2021

68

19. Kryetarët e komunave në rrjetet sociale

Platforma sociale Facebook është një nga mënyrat më të mira për të promovuar aktivitetet dhe
për të komunikuar si dhe për bërjen e fushatave. Këtë e kanë shfrytëzuar mjaft mirë edhe
kryetarët e disa komunave. Madje aktiviteti i kryetarëve të komunave në rrjete sociale ka
ndikuar në pasivizimin e zyrave të informimit.
Kryetari aktual i Komunës së Prishtinës, Shpend A. Ahmeti71, i cili tani është në përfundim të
mandatit të dytë (mandatin e parë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, po ashtu edhe mandatin
e dytë e fitoi si kandidat nga radhët e VV-së, por në janar të vitit 2018 një grup i deputetëve u
ndanë nga Grupi Parlamentar i VV-së, duke kaluar në PSD), në profilin e tij në Facebook që
është i verifikuar ka 133,614 ndjekës, ndërsa i njëjti ka edhe një faqe në Facebook me emër
Shpend Ahmeti72, po ashtu të verifikuar ku ka 92,546 ndjekës.

Profili në Facebook i Kryetari të Prishtinës
Në profilin e tij në Facebook postimet që kanë të bëjnë me njoftime, konkurse apo prezantime
marrin mesatarisht nga 500-1500 pëlqime, ndërsa postimet me aksione konkrete dhe me

71https://www. facebook. com/shpend. ahmeti - i qasur me datën 14.06.2021
72https://www. facebook. com/ShpendAhmeti - i qasur me datën 06.05.2021

69

punime marrin mbi 1500 pëlqime, ndërsa në faqen e tij, postimet që kanë të bëjnë me njoftime,
konkurse apo prezantime marrin mesatarisht nga 50-100 pëlqime, ndërsa postimet me aksione
konkrete dhe me punime marrin mbi 500 pëlqime.
Në profilin e tij zyrtar shpesh qëndrimet e tij politike drejtuar nivelit qendror marrin mbi 2.500
pëlqime.
Shpend Ahmeti në një postim me 11 tetor 2013 kur ende nuk ishte emër i njohur në rrafshin e
politikës kishte marrë vetëm 25 pëlqime.

Postimi i Kryetarit të Prishtinës në Facebook – mostra 1
Në vitin 2013, Shpend Ahmeti filloi të përdor kanalin zyrtar të Vetëvendosjes në You Tube për
të përcjellë mesazhet tek mbështetësit duke shpalosur programin e tij qeverisës. Në njërin nga
postimet ai morri rreth 4K pëlqime. 73

73https://www. youtube. com/watch?v=gGN6Gr0JKqU

70

Mesazhi i kandidatit për kryetar të Komunës së Prishtinës në You Tube
Në vitin 2017 në ditën e zgjedhjeve në një thirrje për të votuar, Shpend Ahmeti morri 6.7K
pëlqime. (Në atë kohë, Shpend Ahmeti ishte kandidat nga Lëvizja Vetëvendosje e cila njihet
se ka shumë aktivistë online andaj edhe pëlqimet ishin më të larta).

Postimi i Kryetarit të Prishtinës në Facebook – mostra 2
Lutfi Haziri është aktualisht kryetar i Komunës së Gjilanit nga radhët e LDK-së.
Në Faqen Zyrtare të tij në Facebook, Lutfi Haziri74 ka 51,103 ndjekës.
Në profilin e tij në Facebook postimet që kanë të bëjnë me njoftime, konkurse apo prezantime
marrin mesatarisht nga 300-1000 pëlqime. Lutfi Haziri në profilin e tij zyrtar e të verifikuar,
më shumë është i fokusuar në takime dhe përkujtime. Madje postimet e tij për përkujtime të
figurave të larta siç është ajo e Agim Ramadanit marrin rreth 2.8K pëlqime.

Postimi i Kryetarit të Gjilanit në Facebook - mostra 1

74https://www. facebook. com/hazirilutfi - i qasur me datën 06.05.2021

71

Me datën 20 nëntor 2010 ishte hapur edhe një faqe për Lutfi Hazirin75 por e cila nuk morri më
shumë se 741 ndjekës/ anëtarë.

Faqja në Facebook nga mbështetësit e Kryetarit të Gjilanit
Agim Aliu është kryetar aktual i Komunës së Ferizajt nga radhët e PDK-së. Në profilin e tij
zyrtar dhe të verifikuar76 ai ka 48,603 ndjekës.
Në profilin e tij në Facebook postimet që kanë të bëjnë me njoftime, konkurse apo prezantime
marrin mesatarisht nga 500 deri në mbi 1500 pëlqime.

Profili i Kryetarit të Ferizajt në Facebook

75https://www. facebook. com/groups/lutfihaziri - i qasur me datën 07.05.2021
76https://www. facebook. com/AgimAliuPDK94 - i qasur me datën 06.05.2021

72

Vlen të përmendet që kryetari Aliu e ka publik në faqen e tij edhe numrin e celularit.
Agim Aliu ka dy faqe të krijuara në emrin e tij. Njëra është “Përkrahësit e Agim Aliut”77 e cila
ka 3250 ndjekës, e ku postimet arrijnë të marrin mesatarisht rreth 200 pëlqime. Në këtë faqe
vërehen përditësime të vazhdueshme.

Faqja e përkrahësve të Kryetarit të Ferizajt
Përderisa në faqen tjetër e krijuar me 16 Prill 2012 me emrin “Agim Aliu Kryetar i
Ferizajt”78(ky emri i qytetit është shkruar gabimisht, pra është dashur Ferizajt) e cila ka 357
ndjekës, dhe ku postimi i fundit është me datën 22 maj 2012 dhe i cili ka marrë vetëm 33
pëlqime.

Faqe tjetër jo aktive e kryetarit të Ferizajt

77https://www. facebook. com/agimaliufans - i qasur me datën 06.05.2021
78https://www. facebook. com/Agim-Aliu-Kryetar-i-Ferizajit-267130396709984 - i qasur më datën 06.05.2021

73

Shpejtim Bulliqi është aktualisht kryetar i Komunës së Podujevës nga radhët e Lëvizjes
Vetëvendosje, zgjedhjet për të cilin u mbajtën në 29 nëntor të vitit 2020, pasi që kryetari i
atëhershëm Agim Veliu dha dorëheqje për tu emëruar Ministër i Punëve të Brendshme.

Profili në Facebook i Kryetarit të Podujevës
Shpejtim Bulliqi në profilin e tij zyrtar por të pa verifikuar, ka 14,850 ndjekës. 79
Në profilin e tij në Facebook, postimet që kanë të bëjnë me njoftime, konkurse apo prezantime
marrin mesatarisht rreth 500 pëlqime.
Kryetari Bulliqi para se të aderonte në Lëvizjen vetëvendosje ka qenë anëtar i Lidhjes
Demokratike të Kosovës. Në postimet e viteve të mëhershme si ato në vitin 2016 ai ka marrë
mesatarisht 100 pëlqime.

Postimi i Kryetarit të Podujevës në Facebook

79https://www. facebook. com/shpejtimbulliqi12 - i qasur me datën 14.06.2021

74

Pavarësisht se në Plani Strategjik të Asociacionit të Komunave të Kosovës -së për periudhën
2016-202080 shkruan se mjetet kryesore të komunikimit të AKK-së janë informatat në formë
shkresave, Buletini i AKK-së (botuar rregullisht në shqip, serbisht dhe anglisht), faqja e
internetit e AKK-së, rrjetet sociale, broshura ose manuale me tema specifike, si dhe raporte
standarde të progresit në faqen e tyre nuk është implementuar kjo strategji. Lajmi i fundit i
postuar është:

Franz Schausberger, këshilltar special i komisionarit Johannes Hahn viziton Asociacionin e
Komunave të Kosovës, i publikuar me datën 17.09. 2018.81

20. Vëzhguesit e Zgjedhjeve nga BE- monitorimi i medieve

Pas një ftese nga Presidenti i Kosovës, Bashkimi Evropian (BE) kishte vendosur një Mision
Vëzhgues të Zgjedhjeve82 për të vëzhguar Zgjedhjet e vitit 2017. BE edhe më herët kishte
misione vëzhguese të zgjedhjeve në Kosovë në vitin 2013.

Mandati i Misionit ishte të kryejë një analizë gjithëpërfshirëse të procesit zgjedhor dhe të
vlerësonte pajtueshmërinë e zgjedhjeve me legjislacionin vendas, si dhe angazhimet evropiane
dhe standardet ndërkombëtare për zgjedhjet demokratike nga Kosova.

Raporti i EU EOM në vitin 201783 kur u mbajtën zgjedhjet e fundit komunale (përjashto dy
komunat Mitrovicë dhe Podujevë ku pati zgjedhje të reja në rundin e dytë), thotë se,
transmetuesit e monitoruar ofruan mbulim të kufizuar në lajme të temave lidhur me zgjedhjet,
që kryesisht u fokusuan në publikimin dhe komentimin e rezultateve të zgjedhjeve dhe me
lidhjen e koalicioneve zgjedhore për rundin e dytë. Disa kanale televizive private sipas raportit,
filluan të organizojnë debate zgjedhore si dhe intervista të drejtpërdrejta me garuesit e rundit
të dytë menjëherë pas ditës së zgjedhjeve në rundin e parë.

Gjatë fushatës zgjedhore pesëditore për rundin e dytë, nga 13 deri me 17 nëntor, televizioni
publik RTK1 dhe mediet audio-vizuale private të monitoruara ofruan mbulim mjaft të

80https://komunat-ks. net/uploads/2017/01/Strategjia-e-AKK-se-2016-2020.pdf
81https://komunat-ks. net/2018/09/17/shqip-franz-schausberger-keshilltar-special-i-komisionerit-johannes-
hahn-viziton-asociacionin-e-komunave-te-kosoves/?lang=sq I qasur me datën 20.05.2021.
82https://eeas. europa. eu/election-observation-missions/eom-kosovo-2017/26735/about-eu-eom-kosovo-
2017_en
83https://eeas. europa. eu/sites/default/files/ps_eu_eom_kosovo_albanian. pdf

75

balancuar dhe neutral të partive politike dhe kandidatëve. Megjithatë, shumica e mbulimit me
lajme të zgjedhjeve për kryetar komune, 72 për qind, u fokusua në garën për pesë komuna nga
20. Çka është pozitive, RTK1 dhe transmetuesit kryesorë privatë u mundësuan kandidatëve të
përcjellin mesazhet e tyre duke organizuar disa debate zgjedhore për secilën komunë. Ndërmjet
dy rundeve, të gjithë kandidatët morën pjesë në të paktën një deri në disa debate zgjedhore, me
përjashtim të garuesve në komunat me shumicë serbe, të cilët nuk morën pjesë në asnjë debat.
Përveç kësaj, gjatë fushatës zgjedhore, Vetëvendosje, PDK dhe LDK vazhduan të përfitojnë
nga një zbrazëti në ligj që u mundësonte atyre të blejnë sasi të pakufizuar të programeve të
sponsorizuara, thuhet në raportin e vëzhguesve të BE-së.

21. OSBE - monitorimi i medieve për zgjedhjet

Misioni i OSBE-së në Kosovë është prani e OSBE-së në terren me seli në Prishtinë dhe me
pesë qendra rajonale në Gjilan, Mitrovicë, Pejë, Prizren, dhe Prishtinë. Mandati kryesor i
Misionit84 është marrja e rolit udhëheqës në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me ndërtimin e
institucioneve dhe të demokracisë, si dhe të drejtat e njeriut në Kosovë. Misioni e përqendron
punën e vet, mes tjerash, në fushën e mbrojtjes dhe promovimit e të drejtave të njeriut dhe të
komuniteteve; barazinë gjinore dhe pjesëmarrjen qytetare; aftësimin e personelit gjyqësor,
Policisë së Kosovës dhe administratës publike; si dhe në ofrimin e mbështetjes në çështje të
zgjedhjeve.

Misioni i OSBE-së ka publikuar një manual për monitorimin e medies nga Misionet e
Vëzhgimit të Zgjedhjeve.85 Aty ofrohet një shpjegim i përmbledhur i metodologjisë së
monitorimit të medies që përdoret nga Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të
Drejtat e Njeriut (ODIHR) në veprimtaritë e saj për vëzhgimin e zgjedhjeve.

Liria e shprehjes dhe liria e medies janë thelbësore për çdo proces demokratik dhe vlerësimi i
mbulimit nga media të fushatave zgjedhore përbën një pjesë themelore të metodologjisë së
vëzhgimit të zgjedhjeve.

84https://www. osce. org/sq/mission-in-kosovo/mandate
85https://www. osce. org/files/f/documents/e/e/384780.pdf

76

Në faqen 17-të, një kapitull i dedikohet internetit dhe medieve të reja, në këtë rast medieve
online.

Në publikim thuhet se mediet e reja u ofrojnë kandidatëve dhe partive politike mundësi për t’i
dhënë larmi fushatave të tyre për të arritur audienca të ndryshme në mënyra shumë të thjeshta
dhe të efektshme.

Duke u bazuar në publikim, interneti e ka rritur mundësinë e ofrimit të informacionit ndaj pjesës
më të madhe të popullsisë, duke u krijuar më shumë mundësi zgjedhësve të zakonshëm për të
gjeneruar lajme dhe opinione politike. Nga ana teknike, edhe autoritetet zgjedhore po e
përdorin tashmë internetin për të shpërndarë informacione në lidhje me procesin zgjedhor, duke
përfshirë listat e zgjedhësve, ankesat e marra, hedhjen në tabelë të të dhënave dhe shpalljen e
rezultateve.

Publikimi është marrë edhe me aspektin social të ndikimit të internetit në fushata. Aty thuhet
se ndikimi që kanë teknologjitë e reja kufizohet ende nga pabarazitë sociale. Ndarja digjitale -
qasja e pabarabartë në teknologjitë e reja - është një pengesë e pamohueshme për përdorimin e
rregullt të internetit.

Roli që duhet të luajë interneti në një proces zgjedhor, çfarë rregulloresh, duhet dhe mund të
vendosen për faqet e internetit dhe nëse duhen vendosur rregullore të tilla, janë që të gjitha
çështje të diskutueshme, sidomos sa u përket periudhave të heshtjes zgjedhore dhe sondazheve
- thuhet në publikimin e OSBE-së.

Shqetësimet të cilat janë ngritur në shtete të ndryshme e të cilat potencohen edhe këtu janë të
sistemit të parregulluar ligjërisht.

22. Demokracia në Veprim për fushatën mediale gjatë zgjedhjeve

Koalicioni Demokracia në Veprim86 është themeluar në vitin 2007 nga 11 organizata
joqeveritare kosovare, shumica prej të cilave kishin përvojë të mëhershme në monitorimin e
zgjedhjeve. Demokracia në Veprim mbështetë promovimin e zgjedhjeve të lira si pjesën më
thelbësore për një shoqëri demokratike. Objektivi kryesor i Demokracisë në Veprim është

86http://demokracianeveprim. org/historiku/

77

sigurimi i një procesi zgjedhor sipas standardeve universale për zgjedhje të lira të drejta dhe te
barabarta dhe vëzhgim te paanshëm te procesit zgjedhore që inspiron besim tek qytetarët.
Përmes pjesëmarrjes së shoqërisë civile ky koalicion promovon: pjesëmarrjen në zgjedhje të
lira përmes edukimit të votuesve, promovon të drejtën dhe obligimin e qytetarëve që të jenë
pjesë e procesit zgjedhor, bashkëpunon me organizata vendore, rajonale dhe ndërkombëtare
për ndërtimin e një procesi transparent dhe vëzhgim të procesit në mënyrë të paanshme si
kontribut në avancimin e jetës demokratike në Kosovë.

Koalicioni i organizatave të shoqërisë civile për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në
Veprim” (DnV) kishte të angazhuar mbi 2,500 vëzhgues afatshkurtër për të vëzhguar zgjedhjet
lokale, të mbajtura më 22 tetor 2017.

Në raportin e publikuar për këto zgjedhje87, DnV vlerëson se fushata zgjedhore është zhvilluar
e qetë, në një ambient konkurrues ku subjektet politike kanë shpalosur programet e tyre
qeverisëse dhe kandidatët për kryetar komunash dhe kuvende komunale. Gjatë fushatës
zgjedhore pjesëmarrja e qytetarëve dhe e medieve në aktivitetet zgjedhore të zhvilluara nga
subjektet politike ka qenë e sigurt dhe e papenguar. Ndërsa, janë shënuar një numër i vogël i
incidenteve të cilat kanë qenë raste të izoluara që nuk e kanë dëmtuar fushatën zgjedhore.

Për 30 ditë të fushatës shihet që gjysma e aktiviteteve që janë mbajtur nga subjektet politike
nuk kanë pasur fare sigurim. Ndërsa media kanë qenë të pranishme në 51% të aktiviteteve
zgjedhore të subjekteve politike dhe kanë mundur të raportojnë lirshëm-thuhet në raport.

Mirëpo DnV kishte vlerësuar se KQZ ka filluar më vonesë informimin dhe edukimin e
qytetarëve rreth procesit dhe mënyrës së votimit, përkatësisht vetëm një javë para zgjedhjeve.
Përkundër që zgjedhjet lokale 2017 janë organizuar në afat të rregullt kohore. Vëzhguesit tanë
kanë raportuar për një numër të rasteve kur qytetarët kanë hasur në vështirësi për të gjetur emrin
e tyre në listat e votuesve, si dhe kanë gjetur familjarët e tyre të vdekur në listë. Kjo dëmton
besimin e publikut në saktësinë e listë së votuesve.

Numri i madh i fletëvotimeve të pavlefshme pjesërisht lidhet edhe mungesën e informimit dhe
edukimit të duhur të votuesve. Përveç që ka filluar me vonesë, KQZ nuk po arrin që fushatën
e vetë informuese ta vendos përtej shabllonëve të krijuar vite më parë duke mos i bërë kështu
fushatat aspak atraktive për votuesit.

87https://kdi-kosova. org/wp-content/uploads/2018/02/Raporti-Vezhgimit-2017-Lokale-ALB. pdf

78

22.1 Zgjedhjet për kryetar të Komunës së Podujevës dhe Mitrovicës

Në raportin e vëzhgimit për Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të komunave: Podujevë
dhe Mitrovicë e Veriut - 29 nëntor, 2020 të hartuar nga Demokracia në Veprim88 shpalosen
detaje edhe të fushatës online të kandidatëve që sipas hulumtimit është ndikuar nga situata
pandemike në vend.

Fushata në rrjete sociale është zhvilluar nga të gjitha subjektet pjesëmarrëse në zgjedhje dhe
atë përmes faqeve zyrtare por edhe prej shumë faqeve të rreme të cilat shpërndanin material
kundër kandidatëve kundërshtarë. Sipas platformës Ad Library të rrjetit social Facebook,
pothuajse të gjithë kandidatët kanë sponsorizuar artikuj promovues nëpër profilet e tyre. Shpesh
është vërejtur gjuhë e urrejtjes në mes përkrahësve të një kandidatit kundrejt përkrahësve të
kandidatit tjetër, kryesisht nën profile false në rrjetet sociale. Normalisht që komentet dhe lufta
verbale në mes profileve false ka degraduar në ditën e fundit të fushatës, kur edhe në mbyllje
të fushatave pati fjalosje dhe shtyrje në mes përkrahësve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe atyre të
Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në anën tjetër fushata në televizion është zhvilluar po ashtu përmes disa debateve që janë
organizuar nga televizione të ndryshme, ku kandidatët kanë pas mundësi të ballafaqohen në
mes veti por edhe me analistë të fushave të ndryshme. Gjatë debateve është vërejtur në disa
raste që kandidatët janë marrë më shumë me çështje nacionale sesa me çështjet konkrete të
komunës për të cilën po kandidojnë.

Edhe kësaj here, fushatë është zhvilluar edhe përmes vendosjes së materialeve promovuese të
kandidatëve, të tilla si billbordet, të cilat janë shfrytëzuar sidomos në Mitrovicën e Veriut si
një nga mënyrat më të shpeshta të të bërit fushatë.

Heshtja zgjedhore është respektuar nga të gjitha palët e përfshira në proces drejtpërdrejtë, por
jo edhe nga përkrahësit apo anëtarët e subjekteve politike, të cilët kanë vazhduar thirrjet për
votim të kandidatit të tyre thuhet në raportin e monitorimit.

88https://kdi-kosova. org/wp-content/uploads/2020/12/Final_Zgjedhjet-PodujeveMitrovice-e-Veriut. pdf

79

23. Monitorimi nga KPM gjatë fushatës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në
vitin 2021

Komisioni i Pavarur i Medieve në mbledhjen e mbajtur me 26 maj 2021, në bazë të të gjeturave
ka evidentuar shkelje gjatë fushatës për zgjedhjet e parakohshme 2021.
Komisioni i KPM-së ka shqyrtuar të gjitha rastet e shkeljeve ligjore dhe ka konstatuar se këto
OSHMA: Kanal 10, TE7 , Radio 7, Top Radio, Radio Gjilani, Radio Rinia, Radio Victoria, TV
Vali, Radio Max, Radio 7 Kosova, Radio Club FM, Radio Prishtina, Radio Urban FM
Prishtinë, Radio Dardania, Radio Helix, Radio Urban FM Prizren, kanë vepruar në kundërshtim
me nenin 49, paragrafi 7, të Ligjit Nr. 03/L-073 për Zgjedhjet, duke mos i sjellë Ditarët A dhe
B89.
Prandaj Komisioni vendosi që këto OSHMA të sanksionohen me masën sanksionuese me
gjobë, në shumën prej një mijë (1000) euro.
Më 16 mars 2021, Komisioni i Pavarur i Medieve (KPM), ka shqyrtuar disa raste të shkeljeve
ligjore dhe pas shqyrtimit ka ardhur në përfundim se në të gjitha janë gjetur shkelje të
legjislacionit.
Pas shqyrtimit të rasteve ligjore të shkeljeve, Komisioni ka të gjobisë me të holla:
- Kanal 10 5000 €; T7 - 5000 €; TV Dukagjini - 5000 €; TV Mir - 2000 €, për shkelje të Ligjit
Nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme. Ndërsa me masën vërejtje:
TV 21; ATV; Klan Kosova; TV Festina; për shkelje të Ligjit Nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e
Përgjithshme. Tre operatorë janë ndëshkuar edhe me vërejtje për shkelje të Kodit të Etikës:
Klan Kosova; TV Syri Vision; TV Dukagjini, ndërsa TV Vali është sanksionuar me masën
Vërejtje, për shkelje të Rregullores për Komunikime Komerciale KPM-2017/07.

89 Të dhëna të siguruara me datën 12.07.2021 nga Arsim Dreshaj - Zyrtar i Lartë për Marrëdhënie me Publikun
në KPM

80

24. Monitorimi gjatë fushatës për Zgjedhjet Nacionale 2017 nga KPM

Gjatë monitorimit për fushatën për zgjedhjet lokale të vitit 2017, KPM ka gjetur se: është bërë
publikimi i sondazheve/hulumtimit të opinionit, ka pasur prezencë të fëmijëve në spote
politike, janë transmetuar spote politike të paidentifikuara, ka pasur shkelje të heshtjes
zgjedhore, shkelje të Kodit të Etikës – përdorimi të gjuhës së urrejtjes.
Në monitorim janë përfshirë 25 OSHMA, prej të cilëve nëntëmbëdhjetë (19) ishin me mbulim
nacional, regjional dhe lokal në transmetim tokësor dhe gjashtë (6) OSHMA me program të
përgjithshëm që transmetohen përmes operatorëve të shpërndarjes.
Komisioni pas rekomandimeve të Departamentit Ligjor për shkeljet gjatë fushatës së
Zgjedhjeve të Përgjithshme me masën sanksionuese Vërejtje ka dënuar këto OSHMA:
RTV 21; TV Opinion; TV Mir; TV Kim; Rrokum TV; Tribuna Channel; TV Besa; TV
Dukagjini; TV Herc; TV Most; TV Puls; TV Syri Vision; RTK 1; TV Iliria; TV Vali dhe Klan
Kosova.
Me masën sanksionuese dënim me gjobë janë dënuar këto OSHMA:
Klan Kosova, 5.000 euro; RTK 1, 1.000 euro; TV Mir, 1.000 euro; TV Most, 1.000 euro; TV
Opinion, 1.000 euro; TV Dukagjini, 2.000 euro; Tribuna Channel, 1.000 euro ndërsa me
vërejtje TV Festina dhe Radio Victoria.

81

25. Hipotezat dhe pyetjet hulumtuese

Hipotezat:

1. Në Kosovë përmes ligjeve është rregulluar relativisht mirë procesi zgjedhor.

Legjislacioni në fuqi për zgjedhjet në Kosovë, si në nivelin e përgjithshëm, ashtu edhe në
atë lokal është:

- Kushtetuta e Republikës së Kosovës;

- Ligji Nr. 03 L-072 për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës;

- Ligji Nr. 03 L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës;

- Ligji nr. 03 L-174 për Financimin e Subjekteve Politike;

- Ligji Nr. 03 L-256 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 03 L-073 për Zgjedhjet e
Përgjithshme në Republikën e Kosovës;

- Ligji nr. 04 L-058 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 03 L-174 për Financimin e
Subjekteve Politike;

- Ligji Nr. 04 L-212 për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit Nr. 03 L-174 për Financimin
e Subjekteve Politike, të Ndryshuar dhe Plotësuar me Ligjin Nr. 04 L-058;

2. Me ligj është rregulluar përfaqësimi i subjekteve politike në media, por ka ndryshuar
përfaqësimi i tyre në media, nga mediet tradicionale në ato bashkëkohore.
Subjektet politike kanë të drejtë të shfrytëzojnë hapësirë mediale për promovim të
aktiviteteve apo programeve të tyre. Hapësira dallon nga lloji i zgjedhjeve, ndërsa edhe nga
mediumi ku prezantohen pasi që hapësira në transmetuesin publik është në bazë të ligjit më
e madhe.
Ligji për zgjedhjet e përgjithshme Nr. 03 L-073, e parasheh kohën minimale që mediet
duhet t’ua ofrojnë secilit subjekt politik të certifikuar siç janë:
- 20 minuta për transmetues televiziv privat që transmetojnë në tërë Kosovën;
- 40 minuta për Transmetuesin Televiziv të Shërbimit Publik;
- 15 minuta për secilin radio stacion privat që transmeton në tërë Kosovën;
- 30 minuta për secilin nga kanalet e dy radiove publike;
- 15 minuta për të gjitha stacionet tjera televizive;

82

- 10 minuta për të gjitha radio stacionet tjera.
Mirëpo zhvillimi i teknologjisë që ka sjellë në funksionim edhe internetin e ne veçanti
portalet po ndikon që kjo hapësirë e paraparë me ligj të mos përmbushet sa i përket medieve
tradicionale por të tejkalohet sa i përket medieve të reja siç janë portalet, rrjetet sociale dhe
You Tube.
3. Mungesa e legjislacionit për mediet online, po e dëmton përfaqësimin dhe procesin
zgjedhor.
Pavarësisht se ekzistojnë rregullat e qarta të kandidatëve dhe të medieve për fushata
elektorale, një gjë e tillë nuk është e aplikueshme për mediet online. Duke pasur parasysh
mungesën e legjislacionit në këtë fushë dhe një rregullatori për mediet online, por vetëm
funksionimin e Këshillit të Medieve të Shkruara të Kosovës si një trup vetërregullues i
formuar për dhe nga sektori i medieve të shkruara, është shumë e qartë se ajo arrin edhe të
keqpërdoret dhe të manipulohet nga subjektet apo individë të ndryshëm të cilët arrijnë të
shfrytëzojnë në veçanti platformat sociale për të arritur deri të qëllimi i tyre.

Pyetja hulumtuese:

1. Sa po zbatohet legjislacioni i medieve në fushatat elektorale?

Legjislacioni i mediave në fushatat elektorale zbatohet sa për të përmbushur
minimumin e paraparë pa pagesë në mënyrë që pjesën tjetër, (bëhet fjalë për
transmetues apo operatorë komercialë) ta marrin përmes hapësirës së sponsorizuar e
cila fatkeqësisht nuk ka kufizime.

2. Pse ka rënë interesimi i subjekteve për t'u ballafaquar në debate publike dhe mediale?

Zhvillimi i mediave të reja ka ndikuar që kandidatët të komunikojnë direkt me publikun
dhe në këtë formë të shmangin përgjegjësinë përmes debateve publike ku nuk janë në
mundësi të kontrollojnë debatin apo edhe pyetjet e parashtruara.

3. Sa janë orientuar subjektet politike në mediet online dhe cila është arsyeja?
Në kanalet e tyre të komunikimit në veçanti përmes rrjeteve sociale, e kanë parajsë të
të bërit fushatë, pasi që menaxhohet nga një grup i ngushtë dhe komentuesit kryesisht
janë militantë partiakë, dhe nuk duhet t’ju nënshtrohen terminëve të caktuara për shkak
se kohën e paraqitjes e zgjedhin vet.

83

4. Sa po mbikëqyren mediet para fushatës dhe gjatë fushatës elektorale, dhe cilat janë
gjobat në rast në shkeljeve?
Mediet mbikëqyren në mënyrë të rreptë nga Komisioni i pavarur për Medie, por vetëm
ato tradicionale pasi që mediet e reja, ato online bëjnë shkelje të vazhdueshme e madje
edhe shkeljet e heshtjes zgjedhore dhe nuk kanë asnjë pasojë financiare apo juridike.

5. A po e shohin medien si dritare përfaqësimi kandidatët në zgjedhjet komunale dhe të
përgjithshme?
Media vazhdon të jetë dritare përfaqësimi, por gradualisht ka filluar të zbehet për shkak
se takimi derë më derë po rezulton më i frytshëm në nivel lokal për shkak se kandidati
përveç se njihet me problemet direkt të qytetarit, njëherit në bazë të aftësive të tij mund
t’i përvetësojë ata si votues potencial.

84

26. PËRFUNDIM

Historikisht në Kosovë, zgjedhjet janë organizuar qetë dhe pa incidente krahasuar me shtetet e
rajonit. Fushatat në Kosovë nisin shumë më herët dhe kanë filluar madje të quhen edhe para-
fushata. Sistemi zgjedhor dhe përfaqësimi janë të rregulluara mirë me ligj edhe pse zbatimi në
disa nivele ka ngecje. Roli i masmedias në procesin zgjedhor nuk përcaktohet vetëm nga
ndikimi i aktiviteteve të medias në qëndrimet e votuesve. Mbulimi që media i bën zgjedhjeve,
tregon qartë se votuesit kanë një zgjedhje; një vendim në votime ka rezultate të thella; dhe që
politikanët kujdesen se çfarë mendojnë votuesit. Fatkeqësisht, shumë kandidatë dhe shtabet e
tyre politike mendojnë se media duhet të përdoret kryesisht për të promovuar dhe reklamuar
fushata, jo për të informuar apo edukuar elektoratin.

Ndryshe, reforma zgjedhore në Kosovë është diskutuar për një kohë të gjatë, si nevojë e
pashmangshme nga faktorët politikë ndërkombëtarë dhe ata vendorë. Bashkimi Evropian
vazhdimisht ka insistuar në hartimin e një reforme zgjedhore e cila do të siguronte
“implementimin e praktikave më të mira” evropiane. Komisioni Evropian konsideron se është
i nevojshëm vullneti politik i gjithë spektrit politik për ndërmarrjen e reformave të nevojshme
zgjedhore, para raundit tjetër të zgjedhjeve të përgjithshme. 90

Zgjedhjet e parakohshme që mbahen kohë pas kohe në Kosovë si pasojë e shumë faktorëve që
ndikojnë që vendi/ komuna të shkojë në zgjedhje po ndikon negativisht në stabilitetin politik
dhe ekonomik. Koha për krijimin e institucioneve të reja, lidhja e koalicioneve pas zgjedhore
po merr kohë, ndërkohë që nga momenti i shpalljes së zgjedhjeve e deri të konstituimi i
institucioneve, përjashtuar zgjedhjet e fundit të përgjithshme ku Lëvizja Vetëvendosje morri
50,280%91. Kosova ka nevojë për një ambient më stabil politik për përmbushjen e kritereve për
rrugën e saj evropiane, e këto procese po e zvarrisin atë.

Njëri nga problemet më të zymta të Kosovës sa i përket fushatave parazgjedhore të partive
politike është ai që partitë në pushtet këtë e shfrytëzojnë për promovimin e tyre gjatë fushatës.
Kjo duhet të ndalohet me një ligj të veçantë apo ndryshim kushtetues.

Partitë Politike kanë filluar reformat e tyre, ndërsa gradualisht janë edhe duke e ndjekur në hap
teknologjinë sa i përket mënyrës së përfaqësimit në medie.

902018 Kosovo Report - European External Action Service (europa.eu)
91https://www.kqz-ks.org/wp-content/uploads/2021/03/2.Rezultatet-sipas-subjekteve-politike-1.pdf

85

Duhet të rregullohet qartë dhe saktë fillimi i fushatës mediale në media, pasi që kjo vazhdimisht
bëhet 1 muaj ose edhe më shumë para fillimit zyrtar të fushatës, dhe krejt kjo për shkak se
aktivitetet politike nisin në atë kohë pavarësisht se nuk ka zyrtarisht fushatë.
Mediumi më i preferuar për tu informuar për zgjedhjet dhe kandidatët vazhdon të mbetet
televizioni, megjithatë ka një trend rritjeje për median online e cila më shumë sjell argëtim për
shikuesit dhe ndjekësit e profileve të ndryshme për shkak të formatit të plasimit dhe
montazheve që bëhen nëpër faqe të ndryshme. Kandidatë dhe partitë duhet të angazhojnë njerëz
profesionistë të medias online pasi që trendi global po orientohet në këtë drejtim.
Si konkluzion mbetet se media nuk ndikon në bindjen e votuesit pavarësisht formatit të
raportimit apo prezantimit.

86

27. REKOMANDIME

- Për KQZ-në: Për zgjedhjet e ardhshme KQZ duhet që të gjejë mënyra që fushata e saj
edukuese dhe informuese të filloj me kohë, të jetë më atraktive dhe të thellohet
bashkëpunimi me organizatat jo-qeveritare. Për më tepër, KQZ do të duhej të organizonte
fushata edukimi të votuesve edhe jashtë periudhës zgjedhore në mënyrë që qytetarët të kenë
njohuritë e duhura mbi rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje dhe procedurat e votimit.

- Duhet të bëhet monitorimi i medieve online. Portalet online nuk monitorohen sa i përket
mbulimit të fushatës zgjedhore të subjekteve që marrin pjesë në zgjedhje. Mediet online
kanë ndikim shumë të madh tek zgjedhësit, ndaj si rrjedhojë duhet të parashikohet
monitorimi i pasqyrimit të fushatës së partive politike dhe kandidatëve në medien online.

- Shumica e medieve online nuk kanë asnjë informacion për stafin profesional ose pronësinë.
Portalet duhet të kenë pronësinë dhe përgjegjësinë ligjore të identifikueshme qartë;

- Rregullorja e fushatave elektorale
- Kalimi në reklamat politike në internet përbën një çrregullim të madh të fushatës politike,

dhe si e tillë duhet t'i nxisë autoritetet kombëtare të rishikojnë efektivitetin e ligjeve aktuale.
- Standardet dhe parimet duhet të azhurnohen për të pasqyruar rëndësinë e fushatës në

internet. Kjo duhet përfshijnë një azhurnim të metodave të monitorimit:
- Përzgjedhja e medieve për monitorim (monitorimi i përmbajtjes);
- Rishikimi i monitorimit të shpenzimeve, dhe transparenca dhe kërkesat e të dhënave për

platformat dhe ndërmjetësit.

87

28. LITERATURA

1. Duke Law School - ELECTIONS AND THE MASS MEDIA*STANLEY KELLEy, JR.t.
https://scholarship. law. duke. edu/cgi/viewcontent. cgi?article=2926&context=lcp

2. Princeton University - The Effect of Social Media on Elections: Evidence from the United
States∗ Thomas Fujiwara† Karsten M¨uller& Carlo Schwarz.
http://www. princeton. edu/~fujiwara/papers/SocialMediaAndElections. pdf

3. University of New Brunswick - How Political Candidates’ Use of Facebook Relates to the
Election Outcomes, Hsin-Chen Lin.
www. researchgate.
net/publication/313634030_Hoë_Political_Candidates%27_Use_of_Facebook_Relates_to_th
e_Election_Outcomes

4. University of Western Australia, Post-Conflict Elections: Uncertain Turning Points of
Transition, Benjamin Reilly.
https://www. researchgate. net/publication/254476331_Post-
Conflict_Elections_Uncertain_Turning_Points_of_Transition

5. Stanford University - Social Media and Fake News in the 2016 Election, Hunt Allcott and
Matthew Gentzkow.
https://web. stanford. edu/~gentzkow/research/fakenews. pdf

6. SSRN´s eLibrary - Oxford Internet Survey 2007 Report: The Internet in Britain
https://papers. ssrn. com/sol3/papers. cfm?abstract_id=1327033

7. The Reuters Institute for the Study of Journalism - The rise of social media and its impact
on mainstream journalism, Nic Newman.
https://reutersinstitute. politics. ox. ac. uk/sites/default/files/2017-
11/The%20rise%20of%20social%20media%20and%20its%20impact%20on%20mainstream
%20journalism. pdf

8. SAGE is a global academic publisher of books, journals, and a growing suite of library
products and services -Political Advertising in International Comparison CHRISTINA
HOLTZ-BACHA AND LYNDA LEE KAID.
https://www.sagepub.com/sites/default/files/upm-binaries/11717_Chapter1.pdf

9. Fondacioni Konrad Adenauer në Republikën e Kosovës dhe Instituti i Prishtinës për
Studime Politike - PrishtinëPartitë politike - Funksioni dhe organizimi në shoqëritë
demokratike, nga Wilhelm Hofmeister dhe Karsten Grabow.
https://www. kas. de/documents/286052/0/20-08-05+Political+Parties. pdf/547e23dd-338e-
efcc-d619-7db0f4f97dcb?version=1.0&t=1598516307359

10. Westminster Foundation for Democracy (WFD) - Kosovo Early Assembly Elections 2021
Final Report and Recommendations UK Election Expert Mission.

88

https://www. wfd. org/wp-content/uploads/2021/03/UK-Election-Expert-Mission-Kosovo-
2021-Final-Report. pdf

11. Ipsos MORI - UK's leading research companies - A third of young people think social
media will influence their vote.
https://www.ipsos.com/ipsos-mori/en-uk/third-young-people-think-social-media-will-
influence-their-vote

12. EIEF research institute - Internet and Politics: Evidence from U.K. Local Elections and
Local Government Policies∗ Alessandro Gavazza, Mattia Nardotto & Tommaso Valletti,
September 2015
http://www. eief. it/files/2015/11/gavazza. pdf

13. Komisioni Evropian, Komunikata 2018 për Politikën e Zgjerimit të BE-së
https://eeas.europa.eu/sites/default/files/01._kosovo_report_2018_shqip.pdf

14. Komisioni Evropian, The Digital Services Act: ensuring a safe and accountable online
environment
https://ec. europa. eu/info/strategy/priorities-2019-2024/europe-fit-digital-age/digital-
services-act-ensuring-safe-and-accountable-online-environment_en

15. Komisioni Evropian - Election Observation Mission Kosovo 2017
https://eeas. europa. eu/election-observation-missions/eom-kosovo-2017/26735/about-eu-
eom-kosovo-2017_en

16. Komisioni Evropian - EUROPEAN UNION ELECTION OBSERVATION MISSION
EARLY LEGISLATIVE ELECTIONS – KOSOVO* 2017.
https://eeas. europa. eu/sites/default/files/ps_eu_eom_kosovo_albanian. pdf

17. Këshilli i Evropës, INTERNET AND ELECTORAL CAMPAIGNS, Study on the use of
internet in electoral campaigns
https://rm. coe. int/use-of-internet-in-electoral-campaigns-/16807c0e24

18. Organization for Security and Co-operation in Europe - Freedom of Expression on the
Internet, A study of legal provisions and practices related to freedom of expression, the free
flow of information and media pluralism on the Internet in OSCE participating States
https://www. osce. org/files/f/documents/e/e/384780.pdf

19. Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP). KOSOVA DHE ZGJEDHJET ÇFARË
MUND TË PËRMIRËSOHET? Raport nga Grupi për Ballkan dhe Instituti për Politika
Zhvillimore.
https://indep. info/wp-content/uploads/2019/05/Kosova-dhe-zgjedhjet-
%C3%A7far%C3%AB-mund-t%C3%AB-p%C3%ABrmir%C3%ABsohet-web. pdf

20. Instituti Demokracia për Zhvillim (D4D) - Roli i mediave në zgjedhje: A ndikojnë në
votën e qytetarëve? Editorial nga Artan Murati.
https://d4d-ks. org/editorial/roli-medieve-ne-zgjedhje-ndikojne-ne-voten-e-qytetareve/

89

21. Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave – KIPRED, Fuqizimi i
shtetësisë së Kosovës nëpërmjet demokratizimit të partive politike.
http://www.kipred.org/repository/docs/Fuqizimi_i_shtet%C3%ABsis%C3%AB_s%C3%AB_
Kosov%C3%ABs_n%C3%ABp%C3%ABrmjet_demokratizimit_t%C3%AB_partive_politik
e__484464.pdf

22. Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave – KIPRED, SISTEMI
ZGJEDHOR DHE PARTIAK NË KOSOVË PERSPEKTIVA E ZHVILLIMIT TË
DEMOKRACISË BRENDAPARTIAKE
http://www. kipred. org/repository/docs/Kosovo_national_study_albanian_139348. pdf

23. Demokracia në Veprim - KDI, ELECTION OBSERVATION REPORT, 2017
https://kdi-kosova. org/wp-content/uploads/2018/02/Raporti-Vezhgimit-2017-Lokale-ALB.
pdf

24. Demokracia në Veprim, RAPORT I VËZHGIMIT, Zgjedhjet e jashtëzakonshme për
kryetarë të komunave: Podujevë dhe Mitrovicë e Veriut – 29 nëntor, 2020
https://kdi-kosova. org/wp-content/uploads/2020/12/Final_Zgjedhjet-PodujeveMitrovice-e-
Veriut. pdf

25. NDI - National Democratic Institute. Monitoring Online News Portals and Social media
https://www. ndi. org/sites/default/files/NDI%20Kosovo%20Media%20Monitoring%20-
%20February%202021%20Parliamentary%20Elections. pdf

26. Komisioni i Pavarur i Mediave – Rregullore për shpërndarjen e Ofruesve të Shërbimeve
Mediale Audio dhe Audio Vizuale.
https://www. kpm-ks. org/assets/cms/uploads/files/KPM-2020-01%20-
Rregullore%20p%C3%ABr%20Shp%C3%ABrndarjen%20e%20Ofruesve%20t%C3%AB%2
0Sh%C3%ABrbimeve%20Medial%20Audio%20dhe%20Audiovizuele. pdf

27. Këshilli i Medieve të Shkruara të Kosovës – KSHMK.
http://presscouncil-ks. org/

28. KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
https://gzk. rks-gov. net/ActDetail. aspx?ActID=3702

29. LIGJI NR. 03/L-073 PËR ZGJEDHJET E PËRGJITHSHME NË REPUBLIKËN E
KOSOVËS
https://gzk. rks-gov. net/ActDetail. aspx?ActID=2544

30. LIGJI NR. 04/L-44 PËR KOMISIONIN E PAVARUR TË MEDIAVE
https://gzk. rks-gov. net/ActDetail. aspx?ActID=2809

31. LIGJI NR. 03/L-040 PËR VETËQEVERISJEN LOKALE
https://gzk. rks-gov. net/ActDetail. aspx?ActID=2530

90

32. LIGJI NR. 03/L-072 PËR ZGJEDHJET LOKALE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS
https://gzk. rks-gov. net/ActDetail. aspx?ActID=2549

33. Agjencia e Statistikave të Kosovës. Anketa e Përdorimit të Teknologjisë Informative dhe
Komunikimit 2020.
https://ask. rks-gov. net/media/5804/anketa-e-p%C3%ABrdorimit-t%C3%AB-
teknologjis%C3%AB-informative-komunikimit2020.pdf

34. Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare. PËRMBLEDHJE E
INDIKATORËVE KRYESORË TË KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE “PASQYRË E
TREGUT TË KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE” PËR TM4 2020
http://arkep-rks.
org/repository/docs/Pasqyra%20e%20tregut%20te%20KE%20_Indikatoret%20kryesor%20p
er%20TM4%202020.pdf

35. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. STRATEGJIA E INFORMIMIT PUBLIK PËR
ZGJEDHJET E PARAKOHSHME PËR
KUVENDIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS, 14 SHKURT 2021.
https://www. kqz-ks. org/wp-content/uploads/2020/09/Analiz%C3%AB-e-Efektivitetit-
t%C3%AB-Fushat%C3%ABs-s%C3%AB-Informimit-Publik. pdf

36. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve - ZGJEDHJET PËR KUVENDIN E KOSOVËS 2021,
REZULTATET PËRFUNDIMTARE NGA QNR
https://www.kqz-ks.org/wp-content/uploads/2021/03/2.Rezultatet-sipas-subjekteve-politike-
1.pdf

37. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, ZGJEDHJET E PëRIGJTHSHME
https://www. kqz-ks. org/zgjedhjet-e-pergjithshme/

38. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, ZGJEDHJET PËR KUVENDE KOMUNALE
https://www. kqz-ks. org/zgjedhjet-per-kuvende-komunale/

39. DataReportal - worlds data and insights - DIGITAL 2021 APRIL GLOBAL STATSHOT
REPORT, Simon Kemp.
https://datareportal. com/reports/digital-2021-april-global-statshot

40. The International Institute for Democracy and Electoral Assistance (International IDEA),
Constitutional history of Kosovo.
https://constitutionnet. org/country/constitutional-history-kosovo

41. Ministria e Integrimit Europian te Kosoves. - Zeenat Khanche, Udhëzues për shfrytëzimin
e medieve sociale në përkrahje të procesit të integrimit të Kosovës në BE
https://www. mei-ks. net/repository/docs/Social_Media_Guideline_ALB_-_FINAL_PDF. pdf

42. Radio Televizioni i Kosovës – Standardet Profesionale dhe Parimet Etike të gazetarisë në
Programet e Radio Televizionit të Kosovës

91

https://www. rtklive. com/pages/files/standardet_profesionale. pdf

43. Telegrafi.com është portal i pavarur i lajmeve në gjuhën shqipe. Opinion nga Prof. dr.
Sadik Haxhiu
https://telegrafi. com/fushata-elektorale-mediale/

44. Statista - Global No.1 Business Data Platform - Social networks in China - statistics &
facts, Published by Lai Lin Thomala, Jul 28, 2021.
https://www. statista. com/topics/1170/social-networks-in-china/

45. Britannica Group, Inc, Government and society, Constitutional framework - The Editors
of Encyclopaedia Britannica.
https://www. britannica. com/place/Kosovo/Government-and-society

46. Asociacioni i Komunave të Kosovës - Plani Strategjik i AKK-së 2016-2020.
https://komunat-ks. net/uploads/2017/01/Strategjia-e-AKK-se-2016-2020.pdf

47. Intervistë e realizuar me 18 maj 2021 me kryeshefin ekzekutiv të KPM-së, Luan Latifi

48. Intervistë e realizuar me Udhëheqësin e medieve online në RTK, njëherësh Zëvendës
Drejtor i Përgjithshëm, Mentor Shala – 15.06.2021

49. Intervistë me kryeredaktorin e portalit Telegrafi, Muhamet Hajrullahu – 30.05.2021

50. Intervistë me asamblistin e VV-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës – Egzon Azemi –
04.08. 2021

51. Intervistë me asamblistin e VV-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës – Besnik Mujeci –
06.08. 2021

52. Intervistë me asamblistin e LDK-së në Kuvendin Komunal të Podujevës - Hasan Ajeti –
09. 06.2021

53. Intervistë me asamblisten e LDK-së në Kuvendin Komunal të Istogut – Valbonë Balaj-
Demaj – 10.06.2021

54. Intervistë me asamblisten nga radhët e PDK-së në Kuvendin Komunal të Shtimes -
Adelina Beqaj 17.06.2021

55. Lëvizja VETËVENDOSJE
https://www. vetevendosje. org/statuti/

56. Partia Demokratike e Kosovës
https://pdk. info/statuti

57. Lidhja Demokratike e Kosovës
http://www. ldk-zvicer. ch/?page_id=82

92

58. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
http://www. aak-ks. org/?id=18

59. Lista Serbe
http://srpskalista. net/o-nama/

60. A2 CNN
https://a2news. com/rreth-a2-cnn/

61. Euronews Albania
https://euronews. al/en/about-us/

62. CNN
http://edition. cnn. com/CNNI/Programs/ireport/

63. Faqja zyrtare e Lëvizjes Vetëvendosje në Facebook.
https://www. facebook. com/vetevendosje- i qasur me datën: 16.07.2021

64. Faqja zyrtare e Partisë Demokratike të Kosovës në Facebook.
https://www. facebook. com/PDKqender - i qasur me datën: 16.07.2021

65. Faqja zyrtare e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Facebook.
https://www. facebook. com/LDKzyrtare - i qasur me datën: 16.07.2021

66. Faqja zyrtare e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Facebook.
https://www. facebook. com/Aleanca. Official- i qasur me datën: 16.07.2021

67. Faqja zyrtare e Listës Serbe në Facebook.
https://www. facebook. com/srpskalista. net - - i qasur me datën: 16.07.2021

68. Faqja zyrtare e Shpend Ahmetit në Facebook.
https://www. facebook. com/shpend. ahmeti - i qasur me datën 14.06.2021

69. Kanali Zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Facebook
https://www. youtube. com/watch?v=gGN6Gr0JKqU

70. Faqja zyrtare e Lutfi Hazirit në Facebook.
https://www. facebook. com/hazirilutfi - i qasur me datën 06.05.2021

71. Faqja zyrtare e Agim Aliut në Facebook.
https://www. facebook. com/AgimAliuPDK94 - i qasur me datën 06.05.2021

72. Faqja zyrtare e Shpejtim Bulliqit në Facebook.
https://www. facebook. com/shpejtimbulliqi12 - i qasur me datën 14.06.2021

93


Click to View FlipBook Version