The words you are searching are inside this book. To get more targeted content, please make full-text search by clicking here.

Lorik Arifaj - Punimi FINAL 16.11.2021 i korigjuar

Discover the best professional documents and content resources in AnyFlip Document Base.
Search
Published by Burim Ademi, 2021-12-17 07:04:24

Lorik Arifaj - Punimi FINAL 16.11.2021 i korigjuar

Lorik Arifaj - Punimi FINAL 16.11.2021 i korigjuar

UNIVERSITETI “KADRI ZEKA” GJILAN
FAKULTETI JURIDIK

QEVERISJA LOKALE DHE SHOQËRIA DEMOKRATIKE

“FUSHATA ELEKTORALE MEDIALE NË REPUBLIKËN E
KOSOVËS, ME THEKS TË VEÇANTË NË ZGJEDHJET LOKALE”

PUNIM I MASTERIT

Mentori: Kandidati:
Prof. Asoc. Dr. Sadik HAXHIU Lorik ARIFAJ

Gjilan, nëntor 2021

Falënderim

Për punimin dhe kompletimin e këtij punimi do të doja që, në veçanti ta falënderoja
udhëheqësin shkencor të punës sime, Prof. Asc. Dr. Sadik Haxhiun, i cili për asnjë moment
nuk hezitoi të më udhëzonte në mënyrën më të duhur.
Po ashtu shpreh falënderimet e mia edhe për të gjithë kolegët dhe miqtë që më ndihmuan në
grumbullimin e materialit të duhur, si dhe për informacionet që m’i dhanë për ta kurorëzuar
këtë punë, veçanërisht edhe personat të cilët pa përtesë treguan gatishmërinë t’i përgjigjen
kërkesës sime për intervistë.
Një falënderim u takon edhe anëtarëve të familjes sime, të cilët ishin edhe një shtysë për t’ia
dalë mbanë.

Përmbajtja 1
3
Tabelat dhe figurat 4
Abstrakti 5
Hyrje
Hipoteza dhe pyetjet hulumtuese 6
KAPITULLI I 12
1. Historiku i zgjedhjeve në Kosovë 14
1.1. Partitë politike dhe organizimi i tyre 19
1.2 Funksionimi dhe ndikimi i nivelit lokal
1.3 Organizimi i brendshëm partiak 21
KAPITULLI I 22
2. Legjislacioni i zgjedhjeve 24
2.1 Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës 25
2.2 Ligji për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës 26
2.3 Ligji për Vetëqeverisjen Lokale 27
3. Mediet e licencuara dhe operimi i tyre 27
3.1 Këshilli i Medieve të Shkruara të Kosovës – KMSHK 28
3.2 Komisioni i Pavarur i Medieve – KPM 28
3.2.1 Licencimi i shërbyesve medial audio-vizual 29
3.2.2 Llojet e licencave 29
4. Obligimet ligjore të transmetuesve për mbulimin e zgjedhjeve 33
5. Legjislacioni i BE-së dhe KE-së për mediet online 39
6. Pjesëmarrja e subjekteve politike partive në media
7. Krahasimi i fushatave mediale elektorale në shtetet tjera 42
KAPITULLI II 45
8. Qasja në internet në botë dhe në Kosovë 52
9. Hulumtim - Votuesi dhe media e tij e preferuar gjatë zgjedhjeve 55
10. Informimi elektoral
11. Mediet në Kosovë dhe ndikimi i medies online

12. Platforma më e mirë e medieve sociale – Facebook 56
13. Media digjitale në zgjedhje dhe ndikimi i tyre në medien tradicionale 57
14. Media Online vs. Media tradicionale në Kosovë 60
15. Zgjedhjet Lokale në Britani të Madhe dhe ndikimi i internetit 63
KAPITULLI IV
16. Preferencat e kandidatëve për medien e përshtatshme për promovim 65
17. Politikanët në media online 66
18. Asamblistët komunalë 67
19. Kryetarët e komunave në rrjetet sociale 69
20. Vëzhguesit e zgjedhjeve nga BE 75
21. OSBE - monitorimi i medieve për zgjedhjet 76
22. Demokracia në Veprim për fushatën mediale gjatë zgjedhjeve 77
22.1 Zgjedhjet për kryetar të Komunës së Podujevës dhe Mitrovicës 79
23. Monitorimi gjatë fushatës së zgjedhjeve të parakohshme 2021 nga KPM 80
24. Monitorimi gjatë fushatës për Zgjedhjet Nacionale 2017 nga KPM 81
25. Hipoteza dhe pyetjet hulumtuese me përgjigje 82
26. Përfundim 85
27. Rekomandime 87
28. Literatura 88



TABELAT DHE FIGURAT

Tabela 1. Trendët e përgjithshëm të pjesëmarrjes në votime
Tabela 2. Raporti final i prezantimit të subjekteve politike në RTK – 2017
Tabela 3. Shtetet që e lejojnë reklamimin elektoral pa pagesë në TV publike
Tabela 4. Shtetet që lejojnë blerjen e hapësirës reklamuese në televizione
Tabela 5. Ekonomitë familjare në Kosovë, qasja në internet 2018-2020
Tabela 6. Lloji i qasjes në internet
Tabela 7. Interneti - Qasja fikse
Tabela 8. Përdoruesit e internetit mobil
Tabela 9. KQZ- Përdorimi i kanaleve të komunikimit për çështjet aktuale
Tabela 10. KQZ - Platforma më e përdorur sociale
Tabela 11. KQZ - Burimet kryesore të informimit për zgjedhje
Figura1. Subjektet politike në lajme 19:30 në RTK
Figura2. Subjektet politike në Kronikë Zgjedhore
Figura3. Spotet pa pagese 2017 – RTK
Figura 4 - Digjitalizimi në botë, Raporti i muajit prill 2021
Figura 5. Numri i respondentëve në Hulumtim
Figura 6. Gjinia e të anketuarve në hulumtim
Figura 7. Mosha e të anketuarve në hulumtim
Figura8. Shkollimi i të anketuarve në hulumtim
Figura9. Mediumi i preferuar për informim rreth zgjedhjeve dhe kandidatëve
Figura10. Mediumi më i besueshëm gjatë zgjedhjeve
Figura 11. Programi i medies tradicionale në zgjedhje
Figura 12. Ndikimi i medies në përcaktim gjatë zgjedhjeve
Figura13. Njohja e kandidatëve përmes medies
Figura 14. Platformat sociale gjatë zgjedhjeve
Figura 15. Media Tradicionale VS. Media Online
Figura 16. Informimi për zgjedhjet i të anketuarve në hulumtim
- Profili në Facebook i kryetari të Prishtinës
- Postimi i kryetarit të Prishtinës në Facebook – mostra 1
- Mesazhi i kandidatit për kryetar të Prishtinës në You Tube
- Postimi i kryetarit të Prishtinës në Facebook – mostra 2
- Postimi i kryetarit të Gjilanit në Facebook - mostra 1

1

- Faqja në Facebook nga mbështetësit e kryetarit të Gjilanit
- Profili i kryetarit të Ferizajt në Facebook
- Faqja e përkrahësve të kryetarit të Ferizajt
- Faqe tjetër joaktive e kryetarit të Ferizajt
- Profili në Facebook i kryetarit të Podujevës
- Postimi i kryetarit të Podujevës në Facebook

2

ABSTRAKTI
Tema e diplomës “Fushata Elektorale Mediale në Republikën e Kosovës - me theks të veçantë
në zgjedhjet lokale” ka të bëjë me organizimin e zgjedhjeve në Kosovë dhe aspektin e
përfaqësimit në medie, në kohë para fushate dhe fushate, si dhe trajtimin e medieve të reja
(online) në shërbim të pjesëmarrësve në zgjedhje.
Në pjesën e parë jam fokusuar te legjislacioni në fuqi për organizim të zgjedhjeve, obligimet
ligjore të transmetuesve audio-vizualë për mbulimin e zgjedhjeve dhe hapësirën që e ofrojnë
gjithnjë në bazë të ligjit, si dhe krahasimin e medieve komerciale dhe asaj publike në këtë
aspekt. Përmes intervistave me aktorë të ndryshëm kam trajtuar numrin e medieve të licencuara
dhe operimin e tyre, dhe sfidën nga mediet digjitale (online siç janë ueb faqet dhe platformat
sociale si Facebook dhe Twitter).
Në pjesën e dytë jam fokusuar te thelbi i kësaj teme, pra raporti mes medieve dhe zgjedhjeve,
mënyra e organizimit të partive politike, organizimi i ekipeve zgjedhore, mënyra e
komunikimit me shtabet zgjedhore qendrore dhe lokale, skemat programore, profilet e veçanta
në portale dedikuar zgjedhjeve dhe transmetimeve si dhe ndikimin e medieve në qëndrimet e
votuesve.
Në pjesën e tretë përmes një hulumtimi të realizuar me 259 respondentë kam bërë krahasimet
e pjesëmarrjeve në medie gjatë fushatave të zgjedhjeve, ndikimin e medies online, mediumin
më të besueshëm gjatë zgjedhjeve dhe fushatat informuese. Po ashtu kam shfrytëzuar
hulumtime të ndryshme shkencore për depërtimin dhe ndikimin e medies online në zgjedhje
dhe në përcaktimin politik të votuesve.

Fjalët boshte: fushata, media, zgjedhjet, komunat, pjesëmarrja, organizimi, monitorimi,
komunikimi etj.

3

Hyrje

Polarizimi ideologjik në mediet sociale është bërë një shqetësim i madh. Teknologjia dhe
ndryshimi i traditës së medies do të thotë që ne nuk po kthehemi prapa kur gazetarët
profesionistë të medieve kontrollonin informacionin e disponueshëm për debat publik.

Si një mjet komunikimi politik, media sociale-online mund të ketë gjithashtu një efekt pozitiv
në demokraci, duke ua mundësuar kandidatëve dhe partive një mundësi për të anashkaluar
mediet tradicionale dhe për të komunikuar drejtpërdrejt me një audiencë të madhe, tek e cila
vështirë se do të mund të arrinin në rrugët e trasuara deri tash.

Mirëpo ka edhe anët negative ku gazetarët, kur raportojnë për ngjarje politike, kryesisht
përqendrohen në konflikte dhe skandale politike në vend që të diskutojnë çështje thelbësore
politike apo programin e subjektit të caktuar.

Avancimi i teknologjisë vazhdon të nxisë edhe platformat e reja sociale, duke kontribuar në
një mjedis medial zgjedhor më të larmishëm.

Në hulumtimin e realizuar për këtë punim, respondentët janë shprehur se televizioni vazhdon
të jetë mjeti kryesor i informimit për fushatë zgjedhore dhe çështje që ndërlidhen me zgjedhjet,
por në të njëjtën kohë thonë se media online po e mund medien tradicionale. E këtu rolin
kryesor e luan shpejtësia e raportimit, që e ofron interneti.

Por ajo që mbetet më shqetësuese e veçanërisht në Kosovë është se media e re nuk ka asnjë
rregullator të posaçëm, përjashtuar Këshillin e Medieve të Shkruara të Kosovës që është një
trup vetërregullues i formuar për dhe nga sektori i medieve të shkruara. Pra media online është
në mëshirë “të porositësit” të shkrimit ose reklamimit politik.

Barack Obama ishte ndër kandidatët e parë që përdori reklamat në rrjetet sociale në fushatën e
tij. Në 2008-n, kandidatët shpenzuan mbi 22 milionë dollarë në reklama politike në internet.
Që atëherë, reklamimi politik në internet ka evoluuar kështu që shpenzimet e fundit nëse
mbetemi në Amerikë në fushatën presidenciale janë mbi 1.4 miliard dollarë.

Kënga e parë që u transmetua në TV në vitin 1980 ishte “Video Killed The Radio Star” e
interpretuar nga The Buggles, që në përkthim i bie që video e “vrau” (zhduki) yllin e radios. E
nëse media online do ta “vrasë” medien tradicionale, mbetet të shihet në vitet në vazhdim,
krahas zhvillimit të teknologjisë.

4

Hipotezat dhe pyetjet hulumtuese
Hipotezat:

1. Në Kosovë përmes ligjeve është rregulluar relativisht mirë procesi zgjedhor.
2. Me ligj është rregulluar përfaqësimi i subjekteve politike në media, por ka ndryshuar

përfaqësimi i tyre në media, nga mediet tradicionale në ato bashkëkohore.
3. Mungesa e legjislacionit për mediet online, po e dëmton përfaqësimin dhe procesin

zgjedhor.

Pyetja hulumtuese:
1. Sa po zbatohet legjislacioni i medieve në fushatat elektorale?
2. Pse ka rënë interesimi i subjekteve për t'u ballafaquar në debate publike dhe mediale?
3. Sa janë orientuar subjektet politike në mediet online dhe cila është arsyeja?
4. Sa po mbikëqyren mediet para fushatës dhe gjatë fushatës elektorale, dhe cilat janë
gjobat në rast në shkeljeve?
5. A po e shohin medien si dritare përfaqësimi kandidatët në zgjedhjet komunale dhe të
përgjithshme?

5

KAPITULLI I

1. Historiku i zgjedhjeve në Kosovë

Në periudhën para luftës dhe në periudhat e mëhershme, pra pas Luftës së Dytë Botërore dhe
deri në 1989, sistemi politik në ish-Jugosllavi ishte një partiak. Asnjë parti apo lëvizje, përveç
Partisë Komuniste të Jugosllavisë që më vonë u quajt Lidhja e Komunistëve të Jugosllavisë,
nuk ishin të lejuara. Madje, funksionimi i tyre ishte edhe i dënueshëm.

Nga 1989 në vendet e ish-Jugosllavisë filloi pluralizmi politik që ndikoi që edhe në Kosovë të
formohen partitë politike.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), u themelua si partia e parë në Kosovë, më 23 dhjetor
1989 e cila shpejt gjeti përkrahje të gjerë dhe u shndërrua në një lëvizje të gjerë për pavarësinë
e Kosovës. Pastaj muaj më vonë në 1990, u formuan edhe parti të tjera, si Partia Fshatare e
Kosovës, Partia Parlamentare e Kosovës, Partia Shqiptare Demokristiane, UNIKOMB-i, Partia
Socialdemokrate, Partia e Aksionit Demokratik për Kosovë, Partia Liberale Shqiptare, Partia
Liberale e Kosovës dhe Partia Popullore Turke.

Rruga e Kosovës drejt pavarësisë ishte e gjatë dhe u përcoll me plot sfida dhe procese. Lufta,
ndonëse jo në konflikt të drejtpërdrejt filloi e para në ish-Jugosllavi, dhe rrjedhimisht përfundoi
dukshëm më vonë.

Me datën 28 mars të vitit 1989, Kuvendi i Serbisë nën tutelën e Millosheviqit ndryshoi
Kushtetutën e Kosovës, duke hequr të gjitha elementet e shtetësisë që Kosova i kishte në bazë
të kushtetutës së mëparshme, duke e vënë atë nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Beogradit. 1

Më 10 qershor 1999, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi Rezolutën 1244, e
cila krijoi bazën për zhvillimet kushtetuese në Kosovë. Rezoluta i dha fund qeverisjes së
Beogradit mbi Kosovën, duke e vendosur Kosovën nën administrimin e Misionit të
Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK). UNMIK-u ishte
përgjegjës për transferimin gradual të përgjegjësive të tij administrative tek institucionet e
qeverisjes së përkohshme të zgjedhur në mënyrë demokratike. Pastaj vazhdoi me detyrën që të

1https://constitutionnet. org/country/constitutional-history-kosovo

6

siguronte që institucionet e përkohshme autonome të transferonin pushtetin tek një qeveri e
përhershme pasi të përcaktohej statusi përfundimtar i Kosovës.

Benjamin Reilly, nga Universiteti Kombëtar në Australi në publikimin e tij me titull “Zgjedhjet
pas konfliktit: Pika kthyese të pasigurta të tranzicionit” shpjegon se si Kombet e Bashkuara në
zgjedhjet kalimtare në Timorin Lindor, si dhe raste të tjera pas konfliktit si Kosova dhe
Afganistani, zgjodhën të fillonin së pari në nivelin lokal, pra në vend që të shkonin me zgjedhje
nacionale, preferenca e tyre ishte mbajtja e zgjedhjeve lokale ose komunale si një pararendës i
atyre kombëtare, duke lejuar që hapat drejt demokratizimit të ndërmerren gradualisht.2

Historia e zgjedhjeve në Kosovë fillon në vitin 2000. Edhe pse viti zyrtar është 2000, zgjedhjet
e para apo koha kur për herë të parë kanë votuar votuesit kosovarë është 24 maji i vitit 1992,
për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale.

Pas përfundimit të luftës dhe vendosjes së misionit të NATO-s në Kosovë me emrin KFOR si
dhe vendosjen e administratës së UNMIK-ut, skena politike kosovare u tensionua ndërmjet
LDK-së dhe forcave politike që e kishin organizuar luftën e armatosur.

Në Kosovë përveç tensioneve ndërmjet LDK-së dhe krahut të dalë nga lufta, ekzistonin edhe
tensione tjera si ai ndërmjet UNMIK-ut dhe PDK-së; dhe tensioni i serbëve që synonin
integrimin në sistemin shoqëror të krijuar pas luftës me ata që vazhdonin të ndiqnin
drejtpërdrejt udhëzimet e Serbisë për veprimet në Kosovë.

Në faqen zyrtare të KQZ-së janë të vendosura të gjitha detajet për zgjedhjet e mbajtura në
Kosovë nga fillimi, si për zgjedhjet lokale3 ashtu edhe për ato të përgjithshme4.

Zgjedhjet e para lokale u mbajtën me 28 tetor 2000, të organizuara nga UNMIK-u, ku dalja në
votime ishte shumë e lartë. Numri i votuesve të regjistruar ishte 913.179, ndërsa në zgjedhje
morën pjesë 721.260 votues apo 79%. Zgjedhjet u organizuan në 30 komuna të Kosovës, që u
mundësuan pas regjistrimit të popullsisë në muajin korrik të këtij viti. Këto zgjedhje për shkak
të ndjeshmërisë u mbikëqyrën nga 13 mijë vëzhgues. Në këtë garë në Komisionin Qendror
Zgjedhor ishin regjistruar 49 parti politike. Serbët i patën bojkotuar këtë zgjedhje.

2https://www. researchgate. net/publication/254476331_Post-
Conflict_Elections_Uncertain_Turning_Points_of_Transition
3https://www. kqz-ks. org/zgjedhjet-per-kuvende-komunale/
4https://www. kqz-ks. org/zgjedhjet-e-pergjithshme/

7

Shumë serbë bojkotuan zgjedhjet vazhdimisht, duke preferuar të mbështesin strukturat paralele
administrative të organizuara nga grupet serbe dhe të mbështetura nga Beogradi - struktura që
qeveria kosovare i konsideroi dhe vazhdon t’i trajtoj si të paligjshme. 5

Zgjedhjet e dyta lokale u mbajtën më 26 tetor të vitit 2002. Pjesëmarrja e votuesve ishte rreth
53.86% apo 711,205 votues nga 1,320,481 votues të regjistruar. Këto zgjedhje u organizuan
përmes sistemit të listave të mbyllura, dhe votuesit mund të votonin vetëm për subjektet
politike. Ky sistem iu mundësoi udhëheqjes në partitë politike për të vendosur se kush do të
hynte në asambletë lokale dhe kush jo. Por partitë politike duhet të respektonin 30% kuotën
gjinore e cila u aplikua edhe me lista të mbyllura.

Në Nëntor të vitit 2005, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan emëroi
Martti Ahtisaarin për të udhëhequr procesin e definimit të statusit të Kosovës. Ahtisaari zhvilloi
shtatëmbëdhjetë runde negociatash ndërmjet zyrtarëve kosovarë dhe serbë në Vjenë për një
periudhë prej katërmbëdhjetë muajsh. Këto diskutime patën mbështetjen e Grupit të Kontaktit,
i cili përfshinte SHBA-të, Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Gjermaninë, Italinë dhe Rusinë.
Raporti përfundimtar, i publikuar më 2 shkurt 2007, përfshinte "dhjetë parime udhëzuese", të
cilat përshkruajnë autoritetin e gjerë qeverisës dhe strukturën e qeverisë së Kosovës. Plani
përfaqësonte një kompromis midis të dy palëve. Ai përmbante dispozita të gjëra për
autonominë e Kosovës, përfshirë aftësinë për të hyrë në marrëveshje ndërkombëtare dhe për
t'u bërë anëtare në organizatat ndërkombëtare. Sidoqoftë, raporti gjithashtu kufizoi sovranitetin
e Kosovës duke lejuar misione civile dhe ushtarake ndërkombëtare dhe duke zbatuar
marrëveshjet për ndarjen e pushtetit me grupet e pakicave. Rusia, një aleate serbe, refuzoi të
miratojë propozimin për shkak të mungesës së marrëveshjes serbe.

Për shkak të refuzimit të planit nga Rusia, një "Trojkë" e përfaqësuesve nga Shtetet e
Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Rusia zhvilluan negociata shtesë për të arritur një
marrëveshje. Sidoqoftë, palët nuk arritën një marrëveshje mbi statusin përfundimtar të
Kosovës.

Përderisa po vazhdimin këto zhvillime, në Kosovë, u mbajtën zgjedhjet e treta lokale me 17
nëntor 2007. Këto ishin zgjedhjet e fundit të organizuara nga UNMIK-u së bashku me
autoritetet e Kosovës para se Kosova të shpallte pavarësinë e saj.6 Këto zgjedhje u shoqëruan

5https://www. britannica. com/place/Kosovo/Government-and-society
6https://www. kas. de/c/document_library/get_file?uuid=9c1d0b51-2eac-ba83-7b62-
e96def2f35fc&groupId=252038

8

me të arritura thelbësore kur për herë të parë Kosova i futi listat e hapura për zgjedhjet
komunale dhe zgjedhjen e drejtpërdrejtë të kryetarëve të komunave. Po ashtu në këtë vit u fut
në sistem edhe përdorimi i pragut zgjedhor prej 5%. Në këto zgjedhje, pjesëmarrja ishte tejet e
ulët me rreth 39. 44%, pra 618. 230 votues nga 1.567.590 të regjistruar. Administrata e OKB-
së në Kosovë, emëroi kuvendet në pesë komuna ku jetonin serbët, përfshirë katër kryetarë të
komunave.

Në mes të zgjedhjeve të treta dhe të katërta, para atyre të vitit 2007 dhe 2009 Kosova pati
zhvillime të mëdha që do të ndikonin në rrjedhën e mëtutjeshme. Përkundër ngërçit brenda
Grupit të Kontaktit, autoritetet e Kosovës vendosën të shpallnin pavarësinë në fillim të vitit
2008 si pjesë e një procesi të koordinuar ngushtë me komunitetin ndërkombëtar. Më 17 shkurt
2008, parlamenti i Kosovës miratoi një deklaratë të pavarësisë "në përputhje të plotë me
rekomandimet e të Dërguarit të Posaçëm të OKB-së Martti Ahtisaari".

Pra, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, zgjedhjet e katërta lokale u mbajtën me 15 nëntor
2009. Pjesëmarrja e votuesve në këto zgjedhje ishte rreth 44%. Këto zgjedhje nuk u mbajtën
në Komunën e re të Parteshit, për shkak të rezistencës së fortë nga komuniteti serb. Ato u
mbajtën më 20 qershor 2010.

Zgjedhjet e pesta lokale u mbajtën më 3 nëntor 2013, ku pjesëmarrja e votuesve ishte rreth
46%. Këto zgjedhje lokale patën një rëndësi të veçantë për Kosovën. Për herë të parë ato u
organizuan në tërë territorin e vendit dhe subjektet politike serbe, gjithashtu në veri, morën
pjesë.

Zgjedhjet e fundit lokale u mbajtën më 22 tetor 2017, ku të drejtën e votës e shfrytëzuan rreth
44% të votuesve. Zgjedhjet u mbajtën në 38 komuna. Numri i votuesve të regjistruar ishte
1,890,952, ndërsa në zgjedhje morën pjesë 811,650 votues apo 44.1%.

Ndërkaq Zgjedhjet e para të Përgjithshme tu mbajtën më 17 nëntor 2001. Numri i votuesve të
regjistruar ishte 1.249. 987, ndërsa pjesëmarrja në zgjedhje 803.796 votues apo 64.30%. Në
këto zgjedhje garuan 26 parti politike. Zgjedhjet i fitoi LDK me 359. 851 votues apo 45.65%.
E dyta doli PDK me 202.622 apo me 25.7%. Serbët garuan nën ombrellën e emrit kthimi
(Povratak) duke fituar 89.388 vota që e radhiti të tretën në zgjedhje me 11.34%. Ndërsa e
katërta doli AAK me 61.688 vota apo 7.83%. Koalicioni qeverisës u ndërtua nga subjektet:
LDK, PDK, AAK dhe pakicat.

9

Më 23 tetor 2004, Kosova i organizoi zgjedhjet e dyta të përgjithshme. Pjesëmarrja në zgjedhje
ishte rreth 49.52%, ndërsa numri i votuesve të regjistruar ishte 1.412.680 por në zgjedhje dolën
699.519 votues, ndërsa kishin garuar 33 subjekte politike. Edhe këto zgjedhje u bojkotuan nga
serbët. Koalicioni qeverisës u ndërtua nga subjektet: LDK me AAK-në dhe me pakicat.

Zgjedhjet tjera u mbajtën me 17 nëntorit 2007. Numri i votuesve të regjistruar ishte 1.567.690,
ndërsa pjesëmarrja në zgjedhje 628.630 votues apo 40.09%. PDK fitoi 196.207 vota apo 34.3%,
LDK, 129,410 vota apo 22.6%. AKR, 70,165 apo në përqindje 12.3%. LDD si fraksion nga
partia LDK, por në koalicion me PDSH-në fituan 57,002 vota apo 10% të votave. AAK fitoi
54,611 vota, ose 9.6%. Partia e re ORA që u konsideruar si një parti alternative e kohës e
udhëhequr nga publicisti Veton Surroi nuk arriti ta kalojë pragun zgjedhor duke siguruar vetëm
23.722, ose 4.1%. Koalicioni qeverisës u ndërtua nga subjektet: PDK me LDK dhe pakicat.

Në zgjedhjet e vitit 2010, përkatësisht 12 dhjetorit të këtij vitit, numri i përgjithshëm i votuesve
të regjistruar ishte 1.632.276, ndërsa në zgjedhje dolën 706.317 votues, përkthyer në përqindje
(45.29%). Partia Demokratike e Kosovës doli e para me 224.339, apo 32.11%. E dyta ishte
Lidhja demokratike e Kosovës me 172.552 votues apo 24.69%. LËVIZJA VETËVENDOSJE
doli e treta me 88. 652, apo 12.69%. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u radhit e katërta me
11.04%, apo me 77.130 votues. Koalicioni i gjerë i AKR-PD-PSD-PPI-PPK-PNDSH-PGJK
mori 50.951 vota apo 7.29%. Koalicioni qeverisës u ndërtua nga subjektet: PDK me koalicionin
e gjerë të udhëhequr nga AKR dhe pakicat.

Në zgjedhjet e mbajtura me 8 qershor të vitit 2014, numri i votuesve të regjistruar ishte
1,799,023 ndërsa në zgjedhje morën pjesë 42.63% apo 734,055 votues. Partia demokratike e
Kosovës (PDK) fitoi 222.181 vota apo 30,38%, përderisa e dyta doli Lidhja demokratike e
Kosovës (LDK) me 184.594 vota apo 25,24%. LËVIZJA VETËVENDOSJE morri 99. 398
vota që në përqindje i bie 13,59%. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) morri 69.
793 apo 9,54%. E parafundit doli Lista serbe me 38. 199 apo 5,22% dhe e fundit Nisma për
Kosovën, shumë afër pragut zgjedhor me 37.680 vota, apo në përqindje 5,15%. Koalicioni
qeverisës u ndërtua nga subjektet: PDK me LDK-në dhe pakicat.

Zgjedhjet tjera të përgjithshme të quajtura të parakohshme u organizuan me 11 qershor 2017.
Numri i votuesve të regjistruar për këto zgjedhje ishte 1,888,059, ndërsa pjesëmarrja në
zgjedhje: 779,729 votues (41.3%). PDK, AAK, Nisma, Alternativa morën gjithsej 245.627 vota
apo 33,74%, Lëvizja VETËVENDOSJE morri 200.135 apo 27,49%, LDK, AKR morën
185.884 vota që në përqindje ishte 25,53%, dhe Lista serbe 44.499 apo6,11%.

10

Qeveria u krijua nga koalicioni PAN (PDK, AAK dhe NISMA), përballë një opozitë të fortë
Vetëvendosje dhe LDK. Kjo ndikoi që, Qeveria kishte problem me shumicën parlamentare,
shpesh, duke u varur nga deputetët të opozitës për nisma të caktuara ligjore, siç është rasti me
buxhetin e vitit 2018.

Po ashtu edhe më 6 tetor 2019 u organizuan zgjedhje të parakohshme ku pjesëmarrja e votuesve
ishte rreth 44.56%. Numri i votuesve të regjistruar ishte 1.961.213, ndërsa pjesëmarrja në
zgjedhje ishte 826.916 votues. Zgjedhjet u fituan nga Lëvizja Vetëvendosje me 221.001 vota
ose 26,2%, ndërsa e dyta u radhit LDK me 206.516 vota apo 24.5%. E treta PDK me 178. 637
vota që në përqindje i bie 21.2% të votave, ndërkaq AAK fitoi 96.872 vota ose 11,5%.

Koalicioni qeverisës u ndërtua nga subjektet: LVV dhe LDK. Sipas Kushtetutës së Kosovës tre
ministri i takuan komuniteteve pakicë. Mirëpo edhe pse askush nuk e priste, pas mospajtimeve
të partnerëve qeverisës, LDK inicioi mocion të mosbesimit me ç’rast Qeveria nën udhëheqjen
e Albin Kurtit u rrëzua në muajin Mars. Në Qershor 2020 Qeveria LDK, AAK, NISMA dhe
me komunitetet jo shumicë u formua, por kishte përballë një opozitë të fortë, të përbërë nga
VV dhe PDK.

Zgjedhjet e fundit të përgjithshme u mbajtën me 14 shkurt të vitit 2021 ku pjesëmarrja e
votuesve ishte rreth 48. 78% apo 903,379 votues nga 1,794,862 të regjistruar gjithsej.

Lëvizja Vetëvendosje ka arritur këtë herë që ta krijojë qeverinë e vetme, pasi ka fituar 50.28%
të votave në zgjedhjet e përgjithshme apo 438,335 që është numri më i madh i votuesve në
zgjedhjet e pasluftës. E dyta u radhit PDK e cila pati një handikap pasi që kryetari i saj Kadri
Veseli u ftua nga Gjykata Speciale për krime lufte në Hagë. PDK morri 148. 285 vota apo 17%
e pasuar nga LDK e cila po ashtu pati një situatë ku Vjosa Osmani me disa anëtarë të LDK-së
u shkëput nga partia për shkak të pakënaqësive të saj duke krijuar iniciativën e re “Guxo” e cila
garoi bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje. E LDK në këto zgjedhje morri 110.985 vota apo në
përqindje 12,7.

Qeveria e re është votuar pro nga 67 deputetë ndërsa 30 kanë votuar kundër dhe asnjë abstenim.

Të dhënat tregojnë se ka pasur rritje të vazhdueshme të votuesve të regjistruar si dhe të
pjesëmarrjes në votime në fundit në nivel të vendit7. Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës të vitit
2019 kanë shënuar numrin më të madh të votuesve që kanë marrë pjesë në zgjedhje. Deri para

7https://www. kqz-ks. org/wp-content/uploads/2021/02/Trendet-Zgjedhore-09-19_SHQ. pdf

11

zgjedhjeve të vitit 2019, vërehet një trend i pjesëmarrjes më të lartë në Zgjedhje Lokale në
raport me ato për Kuvendin e Kosovës, sidomos në dy palë zgjedhjet e fundit (2013 dhe 2017).

Tabela 1 - Trendët e Përgjithshme të pjesëmarrjes në votime

1.1. Partitë politike dhe organizimi i tyre

Kosova ka sistem shumë partiak me 56 parti politike të regjistruara.8 Për të arritur këtë, Kosova
ka kaluar nëpër disa faza sociale dhe politike qysh para rënies së komunizmit, përpjekjeve për
çlirim e deri te shpallja e pavarësisë.
Partitë zakonisht themelohen në dy mënyra: nga elita shoqërore që mbledhin për rreth tyre një
grup të përkrahësve me ndikim që të mbrojnë pozitat e tyre, apo me qytetar që kërkojnë
mbështetjen e personave me mendim të njëjtë në mënyrë që të arrijnë një ndryshim politik apo
shoqëror.9
Korniza ligjore për funksionimin e partive politike në Kosovë është krijuar pas luftës së vitit
1999 dhe duke marrë parasysh praktikat më të mira të kohës. Megjithatë, korniza aktuale nuk
është zhvilluar me të njëjtën dinamikë sikur shoqëria dhe nevojat e saj. Regjistrimi dhe
certifikimi i partive politike ende bëhet në bazë të një rregulloreje e jo ligji. Mekanizmat që
garantojnë respektimin e legjislacionit për funksionimin e partive politike nuk janë fuqizuar

8https://www. kqz-ks. org/wp-content/uploads/2018/06/KQZ_Regjistri-i-Partive-Politike. pdf
9https://www. kas. de/documents/286052/0/20-08-05+Political+Parties. pdf/547e23dd-338e-efcc-d619-
7db0f4f97dcb?version=1.0&t=1598516307359

12

asnjëherë aq sa të jetë në gjendje që të monitorojë me efikasitet veprimtarinë e partive politike
dhe të sanksionojnë partitë kur shkelin legjislacionin në fuqi. 10

Partitë politike ruajnë një rol thelbësor në procesin e zhvillimit të demokracisë. Ato janë një
urë lidhëse në mes të shoqërisë dhe politikës. Partitë politike kryejnë disa funksione qenësore
në shoqëritë demokratike, e rrjedhimisht rol të tillë pritet të luajnë edhe në shoqërinë kosovare.

Funksioni i parë është hartimi i programeve dhe vizioneve të tyre politike. Bazuar edhe në
ideologjinë që një parti politike mund ta ndjekë, këto duhet të jenë domosdoshmërisht të
ndryshme apo më kreative në kuptimin e programeve politike dhe kandidatëve në mënyrë që
të jenë më atraktive për votuesit.

Funksioni i dytë është marrja në konsideratë e kërkesave politike, ekonomike dhe sociale të
shoqërisë. Në këtë rast, kërkesat mund të jenë nga më të ndryshmet dhe nganjëherë mund të
jenë në konflikt me njëra-tjetrën. Për këtë arsye, roli i partive politike është që t’i diskutojnë
dhe vlerësojnë çështjet me rëndësi për shoqërinë apo një grup shoqëror dhe t’i shndërrojnë
nevojat dhe kërkesat e publikut në politika alternative.

Funksioni i tretë: partitë politike janë motori kryesor i rekrutimit të individëve në postet
publike, përkatësisht në nivelin ekzekutiv dhe atë legjislativ. Dhe Funksioni e katërt i partive
politike është mbikëqyrja ose kontrolli i qeverisë varësisht se në çfarë pozicioni politik janë:
në pushtet apo në opozitë.

Partitë politike në Kosovë i plotësojnë kushtet e definicionit themelor sociologjik të asaj se
çfarë është një parti politike - një grup i organizuar që kërkon të marrë pushtetin me mjete
politike. Por mbeten pa u plotësuar edhe shumë kritere tjera. Nuk është gjë e re të përsëritet se
partitë politike në Kosovë nuk kanë ideologji politike të tyre, nuk kanë programe të mirëfillta,
madje nuk kanë as anëtarësi të qartë.

10http://www. kipred.
org/repository/docs/Fuqizimi_i_shtet%C3%ABsis%C3%AB_s%C3%AB_Kosov%C3%ABs_n%C3%ABp%C3%ABrmj
et_demokratizimit_t%C3%AB_partive_politike__484464.pdf

13

1.2. Funksionimi dhe ndikimi i nivelit lokal

Funksionimi dhe veprimtaria e subjekteve politike në Kosovë është e garantuar me Kushtetutën
e Kosovës në kuadër të “të drejtave dhe lirive themelore” (Neni 44.1)11, ku garantohen edhe
liria e asocimit që përfshin edhe të drejtën e çdo qytetari për të themeluar organizata, në këtë
rast politike. Po ashtu, sipas nenit 45.1 të Kushtetutës së Kosovës, çdo shtetas i saj që ka arritur
moshën 18 vjeç e gëzon të drejtën për të zgjedhë dhe për tu zgjedhur. Përjashtim mund të ketë
vetëm kur kjo e drejtë refuzohet me vendim gjyqësor.

Nga viti 2000 deri në vitin 2008, regjistrimi i subjekteve politike në Kosovë ishte përgjegjësi e
UNMIK-ut, Administratës Civile të saj (Shtyllës së I-të nga viti 2000 deri 2004) dhe OSBE-së
(Shtylla e II-të nga viti 2004 deri në vitin 2008).

Pas shpalljes së pavarësisë se hyrjes në fuqi të Ligjit Nr. 03/L-073, Për Zgjedhjet e
Përgjithshme në Republikën e Kosovës, kjo detyrë tani është e Komisionit Qendror të
Zgjedhjeve - KQZ.

Në bazë të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme si dhe atij për Zgjedhjet Lokale në Republikën
e Kosovës, KQZ ka themeluar Zyrën për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim (Zyra).

Pas regjistrimit, partia është e obliguar të mbajë Kuvendin brenda gjashtë muajve nga data e
regjistrimit, pastaj së paku çdo 42 muaj. Kuvendi obligohet të zgjedhë kryetarin e partisë dhe
organin më të lartë ekzekutiv. Punimet e Kuvendit vëzhgohen nga Zyra për Regjistrim të
Partive Politike dhe Certifikim.

Në zgjedhjet e para lokale dhe të përgjithshme të organizuara në Kosovë, partitë politike në
Kosovë kanë përdorur gjuhën më të ashpër politike ndaj kundërshtarëve, i cili në zgjedhjet e
fundit në vitin 2021 është shkrirë pothuajse tërësisht.

Partitë politike në Kosovë nuk janë të përcaktuara bindshëm në ideologji të caktuara. Ato
thjeshtë janë deklarative, dhe fare pak reflektohen në programet e tyre. Partitë politike të
themeluara si të majta, janë transformuar në të djathta. Ndërsa parti të deklaruara si të djathta,
zbatojnë politika të majta kur të jenë në pushtet.

11https://gzk. rks-gov. net/ActDetail. aspx?ActID=3702

14

Lëvizja VETËVENDOSJE! – LVV, është themeluar më 12 qershor të vitit 2005. Aktivitetin
e saj e kishte filluar si nismë qytetare, për t’i hyrë garës elektorale në zgjedhjet parlamentare të
vitit 2010. Ideologjia e Vetëvendosjes është Kombëtarizimi, përkatësisht Bashkimi kombëtar,
Socialdemokracia, Demokracia direkt dhe Feminizmi. Por me hyrjen në garën elektorale këto
ideologji kanë pësuar ndryshime të dukshme.
Organet vendimmarrëse dhe ekzekutive të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, nga baza drejt
qendrës, janë të strukturuara në tri nivele.
Në nivelin e parë:
a. Këshilli i Pikës dhe
b. Kryesia e Pikës.
Në nivelin e dytë:
a. Këshilli i Qendrës,
b. Kryesia e Qendrës,
c. Sekretariati i Qendrës,
ç. Strukturat e GVV-së dhe të RVV-së.
Dhe në nivelin e tretë:
a. Këshilli i Përgjithshëm,
b. Kryesia e Lëvizjes VETËVENDOSJE!,
c. Sekretariati i Përgjithshëm,
ç. Sekretariati për Marrëdhënie Ndërkombëtare,
d. Strukturat e GVV-së dhe të RVV-së.
Këshilli i Përgjithshëm i VETËVENDOSJES është organi më i lartë vendimmarrës, i cili
takohet një herë në tre muaj. Ndërsa kryesia e Lëvizjes VETËVENDOSJE përbëhet nga 23
anëtarë, që në vazhdimësi i mbikëqyr dhe i zbaton politikat e përgjithshme të subjektit. Kryetari
i VETËVENDOSJES është përfaqësuesi më i lartë politik i Lëvizjes. Kryetar aktual dhe kryetar

15

në themelim ishte Albin Kurti, përjashtuar periudhën e vitit 2015-2018 ku këtë pozitë e mbajti
Visar Ymeri. Ymeri dha dorëheqje si pasojë e mospajtimit për zhvillimet në parti.

Në bazë të nenit 63 të statutit të Vetëvendosjes themelohet struktura e Grave anëtare dhe
përkrahëse të Lëvizjes VETËVENDOSJE. Organizimi i Grave do të quhet “Gratë për
VETËVENDOSJE!” – “GVV”.12

Në vitin 2010 VETËVENDOSJE vendosi të bëhet një lëvizje politike, duke qenë pjesë e
zgjedhjeve parlamentare. Vetëvendosje bëri koalicion parazgjedhor me Lëvizjen për Bashkim
dhe së bashku fituan 14 ulëse në Parlament, si subjekti i tretë politik në vend.

Lëvizja Vetëvendosje është e shtrirë në të gjitha qytetet e Kosovës dhe po ashtu ka një numër
të qendrave në mërgatë, të cilat janë mjaft aktive.

VETËVENDOSJE nuk është e anëtarësuar në asnjë organizatë ndërkombëtare të partive
politike.

Partia Demokratike e Kosovës – PDK, është themeluar në Kuvendin Themelues të mbajtur
më datën 12.10.1999 si trashëgimtare e strukturave politike të UÇK –së dhe e sistemit të
vlerave politike kombëtare për liri e pavarësi të Kosovës. Si parti nacionale, parlamentare që
në aspektin ideor, i takon qendrës së djathtë. Në fillim u krijuar si Partia e Progresit Demokratik
të Kosovës (PPDK), ndërsa në Kuvendin e Parë Zgjedhor (2000), Hashim Thaçi u zgjodh
kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, (PDK). Drejtimin e PDK-së e morri Kadri Veseli në
muajin maj të vitit 2016, pas dorëheqjes së Hashim Thaçit, para se ky i fundit të votohej në
postin e Presidentit të Kosovës, duke përmbushur kështu një obligim kushtetues që e sheh të
papërputhshëm postin partiak me atë të kryetarit të shtetit.

Konventa e Përgjithshme e PDK në bazë të statutit të saj13 është organi më i lartë. Kryetari
zgjidhet nga Konventa e Përgjithshme e PDK-së me votim të fshehtë, me mandat 4 vjeçar.
Zgjedhjet në PDK i shpall Kryesia në bazë të nenit 96 të statutit të këtij subjekti.

PDK-ja në statutin e saj ka të përcaktuar organizimin brenda partiak të grave dhe rinisë përmes
Gruas Demokratike (GD) dhe Rinisë Demokratike (RD). Roli i këtyre organizatave është
promovimi i ideve, vlerave dhe vizionit PDK-së, ndërsa puna e tyre rregullohet me rregullore
të veçanta që miratohen nga kryesia e partisë (Statuti, neni 66).

12https://www. vetevendosje. org/statuti/
13https://pdk. info/statuti

16

Kur bëhet fjalë për PDK-në, zyrtarë të kësaj partie thonë se ata i përkasin qendrës së djathtë,
por janë konservatorë në drejtim të ruajtjes së vlerave tradicionale. Zhvendosjen ideologjike të
PDK-së nga pozita e qendrës së majtë në atë të qendrës së djathtë, e ka ndikuar fakti që për
shumicën në Kosovë, e majta është identifikuar me Serbinë e Millosheviqit.

PDK njëjtë si partitë tjera ka bërë përpjekje për tu anëtarësuar në parti simotra në Evropë e që
përfaqësohen në Parlament Evropian. Ajo është anëtare e “Alliance of Conservatives and
Reformists in Europe”, rrjetin Konservatorët dhe Reformistët Evropianë (ECR), grup
konservatorë dhe euro skeptik, ku bënë pjesë edhe partia Konservatore e Britanisë së Madhe.

Lidhja Demokratike e Kosovës - LDK, është partia politike më e vjetër në vend, e themeluar
më 23 dhjetor të vitit 1989. Rrjedhimisht, Lidhja Demokratike e Kosovës u cilësua si partia e
parë politike jo-komuniste në Kosovë pas Luftës së Dytë Botërore. LDK-ja rrjedhimisht ishte
zëri i kundërshtimit të regjimit të Millosheviqit dhe Serbisë, që në atë kohë po ushtronin trysni
të madhe ndaj popullatës shqiptare, duke marrë nën kontroll të gjitha institucionet në Kosovë,
dhe duke lënë mbi 90% të shqiptarëve jashtë tyre. Pas themelimit të saj, LDK-ja u bë
përfaqësuesja më e madhe dhe e vetmja e shqiptarëve të Kosovës, me një ideologji dhe kulturë
të re politike, por me një rezistenca paqësore ndaj masave të Serbisë. Por, LDK-ja ishte dhe
vazhdoi të mbetet një ndër faktorët kryesorë në të gjitha proceset në Kosovë. Ibrahim Rugova
ishte kryetar i partisë që prej themelimit deri në vdekjen e tij në janar 2006. Më datën 13 dhjetor
2006, kryetari i dytë i LDK-së u zgjodh Fatmir Sejdiu. Ndërsa, Isa Mustafa, ishte kryetar i
LDK-së nga dhjetori i vitit 2010 deri në 14 mars 2021, kur u dorë hoq nga pozita e kryetarit të
LDK-së pas rezultateve të dobëta të kësaj partie në zgjedhjet e 14 shkurtit. Isa Mustafa u pasua
nga Lumir Abdixhiku, i cili iu bashkua LDK-së në vitin 2017. Abdixhiku është kryetari më i ri
në moshë, që ka drejtuar ndonjëherë LDK-në.

LDK-ja vazhdimisht është parë si parti tradicionale që kontrollohet prej gjeneratës së vjetërve,
dhe si tejet e ngurtë kur bëhet fjalë për reformimin e saj, por kjo gjë tashmë ka ndryshuar me
ardhjen e Lumir Abdixhikut në krye të këtij subjekti.

LDK-ja përmes Statutit të saj e ka të përcaktuar themelimin e Forumin e Gruas (FGLDK) dhe
Forumin e Rinisë (FRLDK), si organe që kanë për qëllim realizimin e politikave të këtij
subjekti në fushat në të cilat veprojnë dhe krijimin e politikave të qëndrueshme në fushat
përkatëse. Që të dyja kanë Rregullore të posaçme për punën e tyre. (Statuti, neni 16)14.

14http://www. ldk-zvicer. ch/?page_id=82 (Statuti i LDK-së. Faqja zyrtare e LDK-së është jashtë funksionit)

17

Kuvendin e LDK-së që mbahet një herë në katër vjet e përbëjnë 355 delegatët e zgjedhur në
kuvendet e degëve, ndërsa Këshillin e Përgjithshëm e përbëjnë 107 anëtarë. Zgjedhja e
organeve të LDK-së bëhet me votim të fshehtë, sipas nenit të 22-të të statutit të këtij subjekti.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës zgjidhet me votim të fshehtë. Sipas statutit, Kryetari
i LDK-së njëkohësisht është kryetar i Këshillit të Përgjithshëm, përkatësisht kryetar i Kryesisë
së subjektit politik.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka rreth 38 degë në nivel të Kosovës duke përfshirë edhe pesë
degët që i kanë brenda rajonit të Prishtinës.

LDK në bazë të Statutit të vet përcaktohet si parti e qendrës së djathtë që bashkëpunon me parti
dhe organizime të tjera politike dhe jopolitike në vend dhe jashtë vendit. LDK-ja është partia e
vetme në Kosovë që është anëtare e një organizimi të tillë - kjo është anëtare e EPP-së, Partisë
Popullore të Evropës.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës - AAK, është themeluar më 2 maj 2000 si koalicion i 5
partive. Pas tërheqjes së dy partive nga koalicioni, pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2001,
për zgjedhjet komunale në vitin 2002, AAK-ja u regjistrua si partie politike e pavarur, dhe filloi
të funksionojë si parti e vetme. Kryetar i partisë që nga themelimi ka qenë (edhe gjatë qëndrimit
në burgun e Hagës) dhe është Ramush Haradinaj. Ky subjekt edhe pse jo i madh në përqindje,
ka arritur që falë koalicioneve qeverisëse të ketë katër kryeministra: Ramush Haradinaj (2004
- 2005), Bajram Kosumi (2005 - 2006) Agim Çeku (2006 - 2008) dhe Ramush Haradinaj (2017-
2019). Në bazë të statutit të saj AAK është parti nacionale demokratike e qendrës së djathtë.
Në kuadër të AAK-së, sipas nenit të 4-të të statutit të subjektit veprojnë: nëndegët, degët, në të
gjitha nivelet e organizimit-Kuvendet, Këshillat Drejtues, Kryesitë e Zgjeruara, Kryesitë, Grupi
Parlamentar i AAK-së, Aleanca e Gruas e Kosovës, Aleanca e të Rinjve e Kosovës dhe
Komisioni Statutar. Kuvendi Qendror i AAK-së është organi më i lartë vendimmarrës në
Aleancë, i cili mbahet një herë në tre vjet.

AAK-ja e ka po ashtu Aleancën e Gruas të Kosovës (AGK) dhe Aleancën e të Rinjve të
Kosovës (ARK) të cilat kanë strukturat e tyre dhe mund të zgjedhin akte në përputhje me
statutin e partisë (Statuti, neni 35 dhe 37).15

15http://www. aak-ks. org/?id=18

18

AAK-ja nuk është anëtare e organizatave ndërkombëtare dhe evropiane të partive politike, ani
pse orientimin e ka në drejtim të partive popullore evropiane.

Lista Serbe - (Srpska Lista), është një parti politike e minoriteteve Serbe në Kosovë e
themeluar е 06.04.2017.

Lista Serbe është një organizatë politike kompakte, qëllimi i së cilës është mbrojtja e interesave
jetësore, ruajtja dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe fetare, respektimi i të drejtave të
njeriut, mbijetesa dhe kthimi i personave të zhvendosur brenda vendit dhe forcimi i kapacitetit
institucional dhe ekonomik të popullit serb në Kosovë. 16

Lista Serbe, pavarësisht se është subjekt i regjistruar në Kosovë, për shkak edhe të trysnisë
ndërkombëtare ndër vite, iu është lejuar jo zyrtarisht koordinimi me Qeverinë e Republikës së
Serbisë, duke mbrojtur në këtë mënyrë respektimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit
të OKB-së.

Në bazë të nenit 2 të këtij subjekti, Kuvendi është organi më i lartë i Partisë, i cili mbanë seanca
të rregullta dhe të jashtëzakonshme. Kuvendi thirret nga Presidenti i Partisë ose Kryesia një
herë në 2 vjet.

Ky subjekt politik, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit në Kosovë, i ka fituar
10 ulëset në Kuvendin e Kosovës, të garantuara për komunitetin serb, ndërsa kryeson 10
komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Në themelim kryetar i këtij subjekti ishte Aleksandër Jovanoviç ndërsa së fundi në këtë pozitë
është zgjedhur Goran Rakiq.

1.3. Organizimi i brendshëm partiak

Organizimi i subjekteve për nivel lokal është i bazuar në statutet e tyre dhe mënyrën e
organizimit të brendshëm.

Në LVV, lista e krijuar me kandidatë pas shqyrtimit nga Këshilli i Qendrës kalon në votim dhe
në bazë të votave të fituara krijohet edhe lista zyrtare me kandidatët për Këshilltarë në

16http://srpskalista. net/o-nama/

19

Asamblenë Komunale (Statuti, neni 85)17. 3/4 e listës me kandidatë duhet të jetë e përbërë me
aktivistë apo anëtarë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. 1/4 e kandidatëve për këshilltarë
komunalë propozohen nga Kryetari i Qendrës dhe miratohen nga Këshilli i Qendrës. Ndërsa
në nenin 86 përcaktohet kandidimi për kryetar të Komunës. Sipas këtij neni, kandidatët për
Kryetar Komune propozohen ose vetë propozohen duke i mbledhur 1/5 e nënshkrimeve të
anëtarëve të një qendre të Lëvizjes ose duke i mbledhur 1/5 e nënshkrimeve të delegatëve të
Këshillit të Qendrës. Kandidati për Kryetar Komune zgjidhet me votim nga Këshilli i Qendrës,
pas miratimit të kandidaturave nga Kryesia e Lëvizjes.

Në PDK, Këshilli Drejtues harton kriteret dhe rregullat për procesin e përzgjedhjes së
kandidatëve për këshilltarë të komunal. Listat me këshilltarë Komunal hartohet nga Kryesia e
Degës përkatëse dhe merr pëlqimin e Kryesisë Qendrore, ndërsa kandidatët për kryetarë dhe
këshilltarë komunal duhet të plotësojnë standardet dhe kriteret e parapara me këtë statut dhe
akte të veçanta të PDK-së. Kjo është e rregulluar me statutin e PDK-së tek neni 85. Ndërsa
sipas neni 84 të statutit, Partia zgjedh përfaqësuesit e saj për kandidatë për Kryetar Komune
dhe Kryesues të Kuvendit Komunal.

Ndryshe nga PDK, në LDK është Kryesia e degës organi që vendos për listën e kandidatëve
për këshilltarë të Asamblesë Komunale (Statuti, neni, 45.4).

Kryesia e AAK-së me shumicë të thjeshtë votash miraton listën e Këshillit Drejtues (varësisht
nga niveli i organizimit) të kandidatëve, për këshilltarë në Kuvendin Komunal ndërsa pas
aprovimit nga Kryesia, listat e kandidatëve i dërgohen për aprovim Këshillit Drejtues të AAK-
së, në formë propozimi nga kryetari i AAK-së (Statuti, neni 22.2).

Lista Serbe - Këshillat komunalë formohen me qëllim të zbatimit të politikës së Partisë në
territorin e komunës ose të qytetit. Kompetencat e administratës komunale janë që të monitoron
dhe ushtron Partinë në territorin e saj, dhe të emëron delegatë në asamblenë e zgjedhur të
Partisë. Në bazë të nenit 43 të statutit të partisë “Lista Serbe”, kryetari i Këshillit Komunal
zgjidhet nga anëtarët e Bordit Komunal me shumicën e votave.

Kryetari i këshillit lokal zgjidhet nga anëtarët e këshillit lokal me shumicën e votave të numrit
aktual.

17http://www. kipred. org/repository/docs/Kosovo_national_study_albanian_139348. pdf

20

KAPITULLI II

2. Legjislacioni i Zgjedhjeve

Republika e Kosovës është demokraci parlamentare e përcaktuar me nenin 4 të Kushtetutës.
Kosova është Republikë demokratike, e bazuar në parimin e ndarjes së pushteteve dhe
kontrollit e balancimit mes tyre, sikurse që është përcaktuar me këtë Kushtetutë18. Parimi i
Republikës parlamentare dhe i shtetit unitar konsiston në faktin se ekziston një organ
përfaqësues, i cili ka pushtet ligjvënës në nivel nacional.

Komunat, nga ana tjetër, janë njësi qeverisëse të nivelit të dytë të qeverisjes, e që është pushteti
lokal. E drejta e vetëqeverisjes lokale garantohet dhe rregullohet me ligj19. Vetëqeverisja lokale
ushtrohet nëpërmjet organeve përfaqësuese, të zgjedhura në zgjedhje të përgjithshme, të
barabarta, të lira e të drejtpërdrejta, të zgjedhura me votim të fshehtë.

Kuvendi i Kosovës ka gjithsej 120 deputetë që zgjedhën përmes votimit të fshehtë, me lista të
hapura, prej të cilëve 20 janë ulëse të garantuara për pakicat etnike. Vendet në Kuvend ndahen
ndërmjet të gjitha partive, koalicioneve, nismave qytetare dhe kandidatëve të pavarur, në
përpjesëtim me numrin e votave të vlefshme, të fituara në zgjedhjet për Kuvend.

Partitë, koalicionet dhe kandidatët e pavarur për ta kaluar pragun zgjedhor duhet të marrin 5%
të votave të përgjithshme, ndërsa partitë që përfaqësojnë pakicat kombëtare nuk kanë fare prag
zgjedhor.

Ndërsa në nivelin lokal, sipas legjislacionit, kryetari i komunës zgjidhet sipas sistemit të
shumicës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, është një organ i përhershëm që përgatit, mbikëqyr, drejton
dhe verifikon të gjitha veprimet që kanë të bëjnë me proceset e zgjedhjeve dhe referendumeve,
dhe që i shpallë rezultatet e tyre.

Legjislacioni në fuqi për zgjedhjet në Kosovë, si në nivelin e përgjithshëm, ashtu edhe në atë
lokal është:

18https://gzk. rks-gov. net/ActDetail. aspx?ActID=3702
19https://gzk. rks-gov. net/ActDetail. aspx?ActID=2530

21

- Kushtetuta e Republikës së Kosovës;
- Ligji Nr. 03 L-072 për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës;
- Ligji Nr. 03 L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës;
- Ligji nr. 03 L-174 për Financimin e Subjekteve Politike;
- Ligji Nr. 03 L-256 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 03 L-073 për Zgjedhjet e
Përgjithshme në Republikën e Kosovës;
- Ligji nr. 04 L-058 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 03 L-174 për Financimin e
Subjekteve Politike;
- Ligji Nr. 04 L-212 për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit Nr. 03 L-174 për Financimin e
Subjekteve Politike, të Ndryshuar dhe Plotësuar me Ligjin Nr. 04 L-058;

2.1. Ligji nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës

Në Ligjin Nr. 03/L-073 për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës20përveç
rregullimit të sistemit zgjedhor trajtohet edhe pjesa për mediet dhe pjesëmarrjen e kandidatëve
në media gjatë fushatës, por edhe obligimet e transmetuesve gjatë këtyre periudhave. Ligji po
ashtu e rregullon edhe kodin e mirësjelljes së subjekteve politike, kandidatëve të tyre dhe
mbështetësve.
Sipas ligjit 03/L-073, të gjitha subjektet politike janë të lira të bëjnë fushatë dhe të bëjnë
propagandë zgjedhore në media, përmes organizimit të ngjarjeve politike dhe publikimit të
materialeve për fushatë si dhe kanë mundësi të barabartë për emisione në radio dhe televizion,
fonde publike dhe forma të tjera të mbështetjes.
Ligi në nenin 33 trajton edhe pjesën për veprimet e ndaluara për subjektet dhe kandidatët,
ndërsa në nenin 38 paraqet sanksionimin e subjekteve ose kandidatëve për shkeljet në fushatën

20https://gzk. rks-gov. net/ActDetail. aspx?ActID=2544

22

mediale të cilat sipas ligjit janë të dënueshme me gjobë sikurse është përcaktuar nga Komisioni
Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa - KZAP.

Ligji për zgjedhjet e përgjithshme në nenin 39 trajton kufizimin e shpenzimeve në fushatë e që
ndërlidhet edhe me media, pra në fushatat e mundshme mediale apo edhe blerjen e hapësirës
së sponsorizuar.

Në Nenin 44 janë të shkruara qartë të drejtat e subjekteve gjatë fushatës përfshirë konferencat,
afishet, reklamat, shfrytëzimi i operatorëve televiziv dhe çdo lloj mjeti reklamues.
Ndërkaq kreu VI dhe neni 47 paraqet dispozitat e përgjithshme të ligjit ku përfshihet kodi i
sjelljes për mediet, transmetimi i materialeve, reklamave fushatave vetëdijësuese dhe
publikimet e opinioneve dhe anketave.

Ligji përcakton transmetimin pa pagesë të materialeve për edukimin e votuesve, ashtu siç
kërkohet dhe u sigurohet nga KQZ-ja si dhe në nenin 48 i udhëzon mediet se si duhet të
veprojnë në mënyrë të paanshme dhe të kenë qasje të drejtë me të gjithë pjesëmarrësit, duke u
siguruar se të gjitha subjektet politike të certifikuara përfaqësohen në mënyrë të drejtë dhe të
paanshme në emisionet gjatë fushatës së zgjedhjeve dhe në programet debatet politike.
Neni 49 përcakton minutat e reklamimeve pa pagesë, koha që transmetuesit obligohen t’ua
ofrojnë subjekteve të certifikuara, identifikimi i qartë që tregon kur është pa pagesë një
material, si dhe mbajtja e ditarëve për prezencën e subjekteve në media që duhet tu dorëzohet
Komisionit të Pavarur për Media.
Sipas këtij neni subjektet nuk mund të kenë spote reklamuese politike më të gjata se dy 2
minuta.
Ligji e parasheh edhe kohën minimale që mediet duhet t’ua ofrojnë secilit subjekt politik të
certifikuar siç janë:
- 20 minuta për transmetues televiziv privat që transmetojnë në tërë Kosovën;
- 40 minuta për Transmetuesin Televiziv të Shërbimit Publik;
- 15 minuta për secilin radio stacion privat që transmeton në tërë Kosovën;
- 30 minuta për secilin nga kanalet e dy radiove publike;
- 15 minuta për të gjitha stacionet tjera televizive;
- 10 minuta për të gjitha radio stacionet tjera.
Ligji obligon transmetuesit të mbajnë ditarë të veçantë ditorë, të siguruar nga Komisioni i
Pavarur për Media - KPM-ja, për qasjet e siguruara pa pagesë dhe kohët për reklamim që i janë
shitur çdo subjekti politik të certifikuar, të cilët përgatiten dhe i dorëzohen KPM-së për çdo

23

javë në përputhje me udhëzimet. Koha e gjithmbarshme e pikave reklamuese politike të
emetuara pa pagesë në një transmetues është më së shumti 20 minuta për një subjekt politik të
certifikuar.
Neni 52 e përshkruan procedurën e heshtjes zgjedhore dhe obligimet e medieve për këtë pikë.
Në opinion pavarësisht se kjo çështje është mirë e rregulluar me ligj, ka huti rreth heshtjes
zgjedhore. Disa mendojnë që heshtja fillon në mesnatë 00:00, por ligji e përcakton qartë se
ndalimi i publikimit të materialeve politike dhe që kanë të bëjnë me fushatën është 24 orë para
hapjes së vend-votimeve e që i bie në orën 07:00 të ditës para votimeve.

2.2. Ligji nr. 03/l-072 për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës

Ky ligj pra, Ligji nr. 03/l-07221, për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës është miratuar
me qëllim të organizimit të zgjedhjeve të lira, të drejta dhe demokratike për Kuvendet e
Komunave dhe Kryetarët e Komunave dhe me qëllim të fuqizimit të qeverisjes lokale
demokratike.

Zgjedhjet e Kosovës mbahen çdo katër vjet për asambletë lokale dhe kryetarët e komunave, si
dhe në raste të jashtëzakonshme edhe më herët. Sipas legjislacionit në fuqi në Kosovë, kryetari
i komunës zgjidhet sipas sistemit të shumicës, dhe nëse dështon për të fituar mbi 50% të votave,
ai/ ajo shkon në balotazh me kandidatin i cili renditet i dyti. Nëse asnjë kandidat nuk fiton më
shumë se 50% plus një nga votat e përgjithshme, zhvillohet një raund i dytë i zgjedhjeve
ndërmjet dy kandidatëve që kanë marrë më së shumti vota. Raundi i dytë i zgjedhjeve mbahet
katër javë pas raundit të parë të zgjedhjeve për kryetar të komunës. Kandidati që merr më
shumë vota në raundin e dytë zgjidhet si kryetar i komunës. Ndryshe, anëtarët e asamblesë
lokale zgjidhen sipas sistemit proporcional.

Në zgjedhjet lokale kandidatët që garojnë në komuna duhet të jenë banorë të komunës
përkatëse dhe kandidatët për kryetar të saj duhet të jenë banorë për 3 vjetët e fundit. Kosova në
krahasim me vendet e tjera në rajon nuk ka një ligj të lustracionit që e bën të pamundur që
kandidatët të mos kandidojnë për shkak të së kaluarës së tyre gjatë regjimit komunist dhe
autoriteteve të para vitit 1999.

21https://gzk. rks-gov. net/ActDetail. aspx?ActID=2549

24

Në nenin 3 të Ligjit për Zgjedhjet Lokale flitet për mbajtjen dhe administrimin e zgjedhjeve
dhe për të drejtën e subjekteve për të bërë fushatë dhe marketing elektoral në përputhje me
legjislacionin në fuqi. Sa i përket fushatës, ligji e përcakton se duhet të mbahen në përputhje
me Ligjin mbi Zgjedhjet e Përgjithshme. Neni 3.1 i lejon të gjitha subjektet politike për të bërë
fushatë dhe të bëjnë marketing zgjedhor në media, përmes mbajtjes së ngjarjeve politike dhe
duke botuar dhe shpërndarë materiale për fushatë në çfarëdo mënyre ligjore në përputhje me
rregullat e vendosura sipas legjislacionit të zbatueshëm. Njëjtë, subjektet kanë mundësi të
barabartë për emisione në radio dhe televizion, fonde publike dhe format të tjera të përkrahjes.

Për njoftimin për fushatat dhe ngjarjet rreth fushatës, subjektet dhe kandidatët e pavarur duhet
t’i referohen Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës.

Ndërkaq neni 18 i Ligjit për zgjedhjet lokale i referohet Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në
Republikën e Kosovës e në këtë rast nenit 47 të atij ligji ku përcaktohej kodi i sjelljes për
mediet, transmetimi i materialeve, reklamave fushatave vetëdijësuese dhe publikimet e
opinioneve dhe anketave.

Njësoj vlen edhe për nenin 27 të Ligjit për Zgjedhjet Lokale, që i referohet Ligjit për zgjedhjet
e përgjithshme, nenit 107 të tij, që përcakton detyrimet e Komisionit Qendror Zgjedhor dhe
obligimet e këtij institucioni për fushatat për të edukuar votuesit, të drejtat e tyre, për
fletëvotimet dhe për kujdesin ndaj votuesve me nevoja të veçanta.

2.3. Ligji nr. 03/l-040 për Vetëqeverisjen Lokale

Ky ligj nuk ka të bëjë me mediet dhe fushatat por është një pasqyrë për të treguar mënyrën e
kandidimit dhe numrin dhe zgjedhjen e anëtarëve të kuvendeve komunale, si dhe mandatin e
tyre që është e rëndësishme për qeverisjen në nivelin lokal.
Sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale22, Kuvendi Komunal është organi më i lartë në komunë
i zgjedhur drejtpërdrejt nga qytetarët në përputhje me Ligjin për Zgjedhjet Lokale. Numri i
anëtarëve të Asamblesë Komunale është proporcional, varësisht nga numri i qytetarëve në
komunë.

22https://gzk. rks-gov. net/ActDetail. aspx?ActID=2530

25

Sipas ligjit, nëse një komunë ka deri në 10,000 qytetarë, Kuvendit i Komunës përbëhet nga 15
anëtarë, nëse komuna ka deri në 20,000 banorë - Kuvendit i Komunës përbëhet nga 19 anëtarë,
deri në 30,000 banorë - 21 anëtarë, deri në 50,000 banorë -27 anëtarë, deri në 70,000 banorë -
31 anëtarë, deri në 100,000 banorë -35 anëtarë, më shumë se 100,000 banorë - 41 anëtarë.
Prishtina është kuvendi i vetëm komunal i cili ka 51 anëtarë si kryeqytet.

Sipas këtij të gjithë qytetarët e komunës mund të kandidohen në kuvendin e komunës, me kusht
që ata t’i plotësojnë kushtet e parapara në Ligjin mbi zgjedhjet lokale.

Neni 37 përcakton kohëzgjatjen e mandatit të anëtarëve të Kuvendeve Komunale i cili është 4
vjeçar por përcakton edhe rastet kur pushon mandati i tyre.

3. Mediet e licencuara dhe operimi i tyre

Kosova ka një numër të madh të medieve në proporcion me popullsinë e saj. Krahasuar me
vendet e rajonit nuk ka pasur asnjë investitorë i huaj në këtë fushë. Për dallim nga Shqipëria
ku janë të pranishme A2 (kanal informativ në një partneritet ekskluziv me CNN)23 apo
Euronews Albania (Ekskluziviteti i parë në historinë e familjes së madhe të Euronews Group,
kanali numër një i lajmeve informative në Evropë)24.
Masmedia në Kosovë [a] përbëhet nga lloje të ndryshme të medieve komunikuese si radio,
televizion, gazeta dhe faqe në internet. Shumica e medieve mbijetojnë nga reklamat dhe
abonimet, ndërsa transmetuesi publik aktualisht nga buxheti i shtetit. Financimi i tij fillimisht
ishte i garantuar me një tarifë licence të paguar përmes faturës së energjisë elektrike, derisa
Gjykata Kushtetuese vendosi se ishte shkelje dhe buxheti i RTK-së u vendos përmes
subvencionit shtetëror (0.7% të buxhetit të Kosovës), edhe pse me rritjen e buxhetit të shtetit
asnjëherë nuk është dhënë ky buxhet.
Numri i medieve në Kosovë po rritet vazhdimisht, ndërsa institucionet të cilat duhet të
sigurojnë ruajtjen e lirisë së medieve nuk kanë mbetur prapa.
Aktualisht, në Kosovë ekzistojnë dy rregullatorë të pavarur për mediet: Këshilli i Medieve të
shkuara të Kosovës, i cili fokusohet në medien e shkruar dhe mbrojtjen e lirisë së shprehjes, si

23https://a2news. com/rreth-a2-cnn/
24https://euronews. al/en/about-us/

26

trup vetërregullues dhe KPM-ja, e cila merret me licencat e transmetimit dhe promovon
standardet etike, teknike dhe profesionale.

3.1. Këshilli i Medieve të Shkruara të Kosovës – KSHMK

Në mungesë të një rregullatori të posaçëm për mediet online, një pjesë e portaleve janë bërë
pjesë e Këshillit të Medieve të shkruara të Kosovës. KMShK është një trup vetërregullues i
formuar për dhe nga sektori i medieve të shkruara.25 KMShK është themeluar me ndihmën e
OSBE-së në Kosovë në shtator të vitit 2005, ndërsa Zyra e KMShK-së aktivitetin e rregullt e
ka filluar në dhjetor të vitit 2005. Qëllimi i KMShK-së është ta mbrojë qytetarin nga shkrimet
e pavërteta si dhe ta mbrojë gazetarin nga ankesat e pambështetura, përveç nëse ndërhyrje apo
kërkime të tilla janë të nevojshme për arsye të interesit publik.

Këshilli i Medieve të Shkruara të Kosovës ka 40 anëtarë të rregullt, nga gazetat, portalet dhe
agjencitë e lajmeve, dhe numri i tyre është duke u rritur. KMShK ka tre anëtarë të pavarur,
kryetarin dhe dy nënkryetarët. Kuvendi i anëtarëve përbëhet nga përfaqësuesit e gazetave,
portaleve të lajmeve, revistave periodike, agjencive të lajmeve, dhe të blogjeve.

3.2.Komisioni i Pavarur i Medieve – KPM

Komisioni i Pavarur i Medieve (KPM) u themelua në vitin 2005. Ai është organ kompetent për
rregullimin, menaxhimin dhe mbikëqyrjen e spektrit të frekuencave të transmetimit në
Republikën e Kosovës. Me nenin 141 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës KPM
përcaktohet organ i pavarur.26 Në bazë të Ligjit Nr. 04/L-44, KPM-ja licencon transmetuesit
publik e privat, përcakton dhe zbaton politikën e transmetimit si dhe rregullon të drejtat,
detyrimet si dhe përgjegjësitë e personave fizik dhe juridik të cilët ofrojnë shërbimet mediale
audio dhe audio-vizuale.

25http://presscouncil-ks. org/
26https://www. kpm-ks. org/

27

Politika e transmetimit e KPM-së është në përputhje me standardet e pranuara ndërkombëtare
të transmetimit dhe të të drejtave të njeriut, legjislacionin përkatës të BE-se e në veçanti me
Direktivën e Komisionit Evropian (AVMS).

3.2.1. Licencimi i shërbyesve medial audio-vizual

Për të ushtruar veprimtarinë në fushën e shërbimeve mediale audio-vizuale në Republikën e
Kosovë sipas Ligjit Nr. 04/L-4427 për Komisionin e Pavarur të Medieve kërkohet licenca për
transmetim, të cilën e lëshon Komisioni i Pavarur i Medieve (KPM).
Subjektet e licencuara duhet të veprojnë në pajtueshmëri të plotë me Ligjin Nr. 04/L-44 për
KPM-në, me RREGULLOREN PËR OFRUESIT E SHËRBIMEVE MEDIALE AUDIO DHE
AUDIOVIZUALE KPM-2020/0128 si dhe me të gjitha aktet nënligjore siç janë të përcaktuara
nga KPM-ja.
Sipas planit të frekuencave të transmetimit të disponueshëm për Republikën e Kosovës, KPM
ndanë frekuenca të mjaftueshme për Transmetuesin Publik për t’i mundësuar që t’i ofrojë
popullsisë së Kosovës një mbulim radio televiziv deri në masën maksimale të mundshme.

3.2.2. Llojet e licencave

Lëshimi i licencave nga KPM bëhet për disa kategori: Ofrues i shërbimit medial audio-vizual
(OSHMA) të cilët janë persona fizik ose juridik që kanë përgjegjësi redaktuese për
përzgjedhjen e përmbajtjes audio-vizuale të shërbimit medial dhe përcaktimin e mënyrës së
organizimit të tij.
Ofruesit e shërbimit medial mund të jenë me transmetim tokësor/frekuencë dhe ofrues të
shërbimit medial përmes operatorit të shpërndarjes.

27https://gzk. rks-gov. net/ActDetail. aspx?ActID=2809
28https://www. kpm-ks. org/assets/cms/uploads/files/KPM-2020-01%20-
Rregullore%20p%C3%ABr%20Shp%C3%ABrndarjen%20e%20Ofruesve%20t%C3%AB%20Sh%C3%ABrbimeve%2
0Medial%20Audio%20dhe%20Audiovizuele. pdf

28

Kategori tjetër janë Operatorët e Shpërndarjes (OSH) që janë persona juridik, të cilët
shpërndajnë shërbime mediale audio-vizuale për përdoruesit përmes rrjetit kabllor, IPTV dhe
çfarëdo forme tjetër të shpërndarjes jashtë brezit frekuencor radio-difuziv.
Kryeshefi i KPM-së Luan Latifi, prezanton shifrat e operatorëve të licencuar si në vijim29:
- 19 TV me frekuencë, prej tyre (3 nacionale), 5 në gjuhën serbe;
- 89 radio, prej tyre (4 nacionale), 23 në gjuhën serbe, 3 boshnjake, 3 turke, 2 gorane, 1 rome,
1 multietnike;
- 40 kabllorë, prej tyre (4 serbe dhe 1 boshnjake); prej tyre: 8 IPTV, 5 OTT dhe 1 Satelit.
- 97 TV (OSHMA) përmes kabllos; 8 serbe, 3 Transmetuesi Publik.
Operatorët e licencuara me frekuencat nacionale janë: Radio Televizioni i Kosovës (RTK),
Kohavizion (KTV), Radio Televizioni 21 (RTV21).

4. Obligimet ligjore të transmetuesve audio-vizual për mbulimin e zgjedhjeve

Në Ligjin Nr. 03 L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, përkatësisht
në Nenin 49, janë të parapara rregullat e Përgjithshme për Reklamim Politik në Radio dhe
Televizion. 30

5. Legjislacioni i BE-së dhe KE-së për mediet online

Teknologjitë e reja të internetit paraqesin sfida për institucionet dhe parimet e rregullimit të
komunikimeve zgjedhore siç janë liria e asocimit, kufijtë e shpenzimeve dhe rregullimi i
politikave të reklamimit.

29 Intervistë e realizuar me 18 maj 2021 me kryeshefin ekzekutiv të KPM-së, Luan Latifi
30https://gzk. rks-gov. net/ActDetail. aspx?ActID=2544

29

Ato minojnë rregulloren ekzistuese për të mbajtur një baraspeshë në komunikimin zgjedhor
midis fushatave të reja dhe ekzistuese, të pasura dhe të varfra, të korporatave dhe të shoqërisë
civile.

Modelet themelore për reklamat politike në internet nuk ndryshojnë nga ato që janë në
dispozicion për biznese.

Modeli i biznesit bazohet në koston për klikim d. m. th nëse përdoruesi klikon në reklamën në
fjalë, reklamuesi (në këtë rast partia politike) ngarkohet. Shuma për të cilën ata janë ngarkuar
varet kryesisht nga sa i popullarizuar është shërbimi që ata reklamojnë dhe sa i lidhur ngushtë
me atë që ata ofrojnë.

Një tjetër model më pak i njohur i biznesit është kostoja për përshtypje. Reklamat tarifohen sa
herë që shfaqen më tepër sesa kur klikohen. Kostoja për klikim është kryesisht modeli i biznesit
për reklamat e kërkimit.

Fushata e medieve sociale është rritur në një mjet mjaft tërheqës për të arritur tek votuesit e
mundshëm. Sidoqoftë, ky aktivitet nuk i nënshtrohet ndonjë monitorimi apo shqyrtimi
gazetaresk.

Kjo ka nxitur shtetet e BE-së që të kërkojnë modifikim të rregulloreve dhe udhëzimeve.
Me datën 15 dhjetor 2020, është bërë “Propozimi për një rregullore mbi një treg të vetëm për
shërbimet digjitale (Akti i Shërbimeve Digjitale)31.

Për herë të parë një tërësi e përbashkët rregullash do të hapë mundësi të reja për të ofruar
shërbime digjitale përtej kufijve, duke siguruar një nivel të lartë të mbrojtjes për të gjithë
përdoruesit, pa marrë parasysh se ku jetojnë në BE.

Rregullat e reja janë proporcionale, nxisin inovacionin, rritjen dhe konkurrencën, dhe
lehtësojnë shkallëzimin e platformave më të vogla, NVM-ve dhe ndërmarrjeve të reja.
Përgjegjësitë e përdoruesve, platformave dhe autoriteteve publike ri-balancohen sipas vlerave
evropiane, duke i vendosur qytetarët në qendër.

31https://ec. europa. eu/info/strategy/priorities-2019-2024/europe-fit-digital-age/digital-services-act-
ensuring-safe-and-accountable-online-environment_en

30

Rregullat janë:
- Mbrojtja më mirë e konsumatorit dhe të drejtat e tyre themelore në internet;
- Vendosja e transparencës së fuqishme dhe një kornize të qartë të përgjegjësive për platformat
online;
- Nxitja e inovacionit, rritjes dhe konkurrencës brenda tregut të vetëm;
Për qytetarët:
- Më shumë zgjidhje, çmime më të ulëta;
- Më pak ekspozim ndaj përmbajtjes së paligjshme;
- Mbrojtje më e mirë e të drejtave themelore;
Për ofruesit e shërbimeve digjitale:
- Siguria juridike, harmonizimi i rregullave; përhapje më e lehtë në Evropë;
Për përdoruesit e biznesit të shërbimeve digjitale
- Më shumë zgjidhje, çmime më të ulëta; qasje në tregjet e BE-së përmes platformave; fushë
të barabartë kundër ofruesve të përmbajtjes së paligjshme;
Për shoqërinë në përgjithësi
- Kontroll dhe mbikëqyrje më e madhe demokratike mbi platformat; zbutja e rreziqeve të tilla
si manipulimi ose dezinformimi.
Akti i Shërbimeve Digjitale përfshin rregulla për shërbimet e ndërmjetësimit në internet, të
cilat miliona evropianë i përdorin çdo ditë. Detyrimet e përdoruesve të ndryshëm në internet
përputhen me rolin, madhësinë dhe ndikimin e tyre në ekosistemin online.
Platformat e medieve sociale dhe shërbimet në internet, që shfrytëzohen nga miliona evropianë,
janë bashkuar me përpjekjen për të kujtuar qytetarët të votojnë sa herë që organizohen zgjedhjet
evropiane.
Facebook, Google, Snapchat dhe Twitter janë ndër platformat që ofrojnë shërbime shtesë për
t'u siguruar që evropianët të votojnë dhe që zgjedhjet të mos komprometohen në internet.

31

Google ofron veçori të veçanta për kandidatët dhe i kujton njerëzit të votojnë. Profilet e
kandidatëve janë më të pranishme edhe në You Tube.

Facebook u ka kujtuar përdoruesve të tij zgjedhjet gjatë periudhës paraprake dhe u ka ofruar
klikimin e një butoni "Unë votova" gjatë ditëve të zgjedhjeve. Ajo gjithashtu ka shtuar
përpjekjet e saj për t'i bërë përdoruesit të vetëdijshëm për lajmet e rreme.

Instagram përmban afishe të veçanta që lidhen me faqen e internetit të zgjedhjeve.

Përdoruesit e Snapchat me moshën e votimit në të gjithë Evropën kanë marrë një mesazh video
nga Team Europe, duke i kujtuar ata të votojnë.

Twitter prezanton emoji të veçantë që shoqërojnë hashtag # EUelectionsXXXX dhe
#thistimeimvoting në gjuhë të ndryshme.

Në të drejtat e njeriut dhe të drejtën kushtetuese, liria e shprehjes është themelore, dhe fjalimi
politik është forma më e mbrojtur e fjalës32. Por komunikimi politik gjatë periudhave zgjedhore
ka qenë prej kohësh subjekt te format e ndryshme të rregulloreve. Shumica e vendeve anëtare
të Këshillit të Evropës kanë rregulla mbi mënyrën e pagesës së reklamimeve të tilla si kufijtë
në shpenzimet e fushatës elektorale, në sasinë e kohës së transmetimit për të cilën mund të
blihet fushata, mbi kontributet e individëve ose subjekteve të huaja, etj. Një numër shtetesh
anëtare ndalojnë reklamat politike me pagesë në televizion dhe radio, të cilat kryesisht janë të
ekuilibruara nga koha e transmetimit falas në të cilën partitë politike mund të paraqesin
programet e tyre. Qëllimi i këtyre rregulloreve është ruajtja e integritetit, drejtësisë dhe
legjitimitetit të procesit zgjedhor dhe rezultatit të tij, dhe të ruhen nga mundësia që interesat
private dhe pakicat e fuqishme mund të kontrollojnë rezultatet përmes bashkëpunimit midis
medieve dhe politikanëve, ose blerja e ndikimit mbi opinionin publik. Këto rregulla përmbahen
në ligjin zgjedhor, ligjin e transmetimit dhe kodet vetërregulluese dhe pasqyrohen gjithashtu
në standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Interneti u ka dhënë njerëzve qasje të madhe në informacion në lidhje me zgjedhjet dhe ua ka
mundësuar shprehjen e mendimet të tyre, të bashkëveprojnë me kandidatët dhe të përfshihen
aktivisht në fushatat elektorale.

32https://rm. coe. int/use-of-internet-in-electoral-campaigns-/16807c0e24

32

Sipas në një raporti të Ipsos Mori dhe King’s College në Londër në 201533, 71% e britanikëve
(88% e të rinjve 18-34 vjeç) janë shprehur që platformat e medieve sociale po u japin një zë
njerëzve që normalisht nuk do të merrnin pjesë në debat politik.

Interneti është gjithashtu një platformë e dobishme për partitë politike për të paraqitur agjendën
e tyre para elektoratit dhe të mobilizojnë një bazë më të madhe mbështetëse për kauzat e tyre.
Kostoja e komunikimit me votuesit mund të jetë më e ulët përmes këtij mediumi sesa përmes
medies tradicionale, duke pasur parasysh disponueshmërinë e formave të blog-ut dhe medieve
sociale për shpërndarjen e videove falas. Partitë e vogla politike me burime të kufizuara dhe
kandidatë të pavarur në veçanti mund të përfitojnë nga ky lloj komunikimi.

Në vitet e fundit, një numër në rritje i studiuesve kanë ngritur pyetje në lidhje me potencialin e
ndikimit të internetit, veçanërisht medieve sociale, në vendimet elektorale. Në sondazhin e
sipërpërmendur rezultatet tregojnë se mediet sociale, veçanërisht në mesin e popullatës së re,
kanë një ndikim të konsiderueshëm. 34% e moshës 18-34, mendojnë se informacioni që ata
lexojnë në mediet sociale do të ndikonte në votën e tyre. Popullsia e përgjithshme shprehu më
pak besim në mediet sociale; vetëm një në pesë britanikë (19%) thuhet të besojnë në
informacionin politik në dispozicion në platformat e medieve sociale sesa ato që lexonin në
gazeta.

Qëllimi i studimit ishte të nxjerrë në pah problemet e mundshme që janë shfaqur ose janë
përkeqësuar me zhvendosjen e propagandës politike dhe veçanërisht fushatave elektorale në
internet.

6. Pjesëmarrja e subjekteve politike në media

Në fushata zgjedhore, media ndikon në debatin politik, në sjelljen e liderëve politikë dhe të
elektoratit, në pasqyrimin e kandidatëve dhe është një lloj “watchdog”/ mbikëqyrësi i
keqpërdorimeve të mundshme nga subjektet apo edhe individët.
Mediet në përgjithësi e kanë të rregulluar komunikimin me partitë politike përmes zyrave për
informim dhe marrëdhënie me publikun. Ato funksionojnë në bazë të ftesave për media, si dhe

33https://www. ipsos. com/ipsos-mori/en-uk/third-young-people-think-social-media-will-influence-their-vote

33

kërkesave të medieve për pjesëmarrje në debate apo intervista, si dhe prezantimet e
komunikatave për media.
Në rast kur flitet për zgjedhje, shumica e medieve ua dërgojnë programin e paraparë partive
politike për ditët e fushatës si dhe i njoftojnë ato për ekipet zgjedhore dhe koordinatorët në
media për tu marrë me fushatë si dhe njoftohen me të caktuarin në pozitën e shefit të ekipeve
zgjedhore.

Varësisht nga temat e caktuara nga debatet, zyra e caktuar politike e dërgon kandidatin e saj
për tu ballafaquar me kandidatët e subjekteve tjera.

Ekzistojnë disa forma të pjesëmarrjes në media gjatë fushatës, gjithnjë duke e respektuar ligjin
për zgjedhjet, dhe obligimet që dalin për mediet nga ky ligj.

Fillimisht janë:

1. Spotet pa pagesë;
2. Spotet me pagesë;
3. Debatet përballë analistëve;
4. Debatet përballë kandidatëve në zgjedhje;
5. Intervistat me kandidatë;
6. Intervistat me liderët partiakë;
7. Liderët përballë analistëve si dhe
8. Hapësira e sponsorizuar e tubimeve partiake.

RTK çështjen e raportimit në zgjedhje e ka të rregulluar edhe përmes dokumentit “Standardet
profesionale dhe parimet etike të gazetarisë në programet e Radiotelevizionit të Kosovës”34,
në nenin 3 tek kapitulli “FUSHATAT ZGJEDHORE”, dhe nën në-kapitujt:

3.1 Referimi për parlamentin dhe politikanët;
3.2 Ballafaqimi i partive politike dhe kandidatëve;
3.3 Balancimi i raportimit nga fushatat zgjedhore në emisione të tjera;
3.4 Sondazhet e pjesëmarrësve në votim;
3.5 Raportimi i rezultateve të zgjedhjeve;

34https://www. rtklive. com/pages/files/standardet_profesionale. pdf

34

Referimi për parlamentin dhe politikanët

Neni 3.1 nuk i referohet lajmeve dhe raportimit të çështjeve aktuale gjatë periudhës zyrtare të
fushatës parazgjedhore dhe as një numri të programeve të kualifikuara dhe teknike mbi
rregullat zgjedhore dhe implementimin e tyre.

Gjatë fushatës elektorale, RTK-ja do të përcaktojë hapësirë kohore për të gjitha partitë politike
dhe kandidatët e pavarur që garojnë për Parlament për prezantim falas, në kushte të barabarta.
Rendi i paraqitjes përcaktohet përmes hedhjes publike të shortit.

Partitë që duan të shfrytëzojnë prezantimin falas duhet t’ia konfirmojnë këtë me shkrim
kryeredaktorit të programeve të RTK-së brenda afatit të paraparë, në përputhje me afatin ligjor
të vlefshëm në këto zgjedhje.

Ballafaqimi i partive politike dhe kandidatëve

Neni 3.2 thotë se programet e posaçme për partitë politike dhe kandidatët duhet t’u qëndrojnë
besnike parimeve që debati të ndërmjetësohet dhe të drejtohet nga gazetarë që e udhëheqin
diskutimin midis përfaqësuesve të partive politike apo kandidatëve, në mënyrë të paanshme
dhe pa paragjykime dhe që gazetarët t’i japin pjesëmarrësit mundësinë e prezantimit brenda
kohës së caktuar.

Po ashtu ky nen e rregullon aspektin e mosparaqitjeve të partive dhe duke mos e shfrytëzuar
kohën e caktuar, nuk kanë të drejtë për paraqitje tjetër.

Balancimi i raportimit nga fushatat zgjedhore në emisione të tjera

Gjatë fushatës zgjedhore, sipas nenit 3.3, përfaqësuesit e partive politike ose kandidatëve që
garojnë për parlament nuk lejohet të paraqiten në emisionet e RTK-së, me përjashtim të rasteve
të përmendura në pikën 3.1. Kur raportohet për aktivitetet e përfaqësuesve të partive politike
dhe kandidatëve që mbajnë poste qeveritare apo publike, RTK-ja duhet të bëjë dallimin e qartë
midis funksioneve të tyre zyrtare dhe aktiviteteve zgjedhore.

Në një opinion të profesorit Sadik Haxhiu të publikuar në portalin Telegrafi me titull: “Fushata
elektorale mediale”35 shtjellohet edhe forma e reklamës politike - sondazhi, i cili organizohet
nga institucione qeveritare dhe jo qeveritare, i cili ka për qëllim që të njoftoj opinionin për
fuqinë votuese momentale të një partie politike qoftë para zgjedhjeve apo qoftë menjëherë pas

35https://telegrafi. com/fushata-elektorale-mediale/

35

mbylljes së vendvotimeve dhe pas një përqindje të numërimit të votave. Sipas prof. Haxhiut,
mediet duhet t’i kushtojnë një kujdes të veçantë publikimit të rezultateve të sondazhit publik
zgjedhor. Mediet duhet të sigurojnë që sponsorët, organizatorët dhe financuesit e sondazhit për
zgjedhjet, të jenë të identifikuar. Pjesëtarët e medieve duhet, të veprojnë në pajtim me
standardet më të larta profesionale, të mbrojnë lirinë e informimit në të gjitha kohët dhe të
pengojnë, devijimet, presionin, falsifikimin, keqinterpretimin apo censurimin; të mos pranojë
influencën në ushtrimin e përgjegjësive të tyre profesionale dhe gjithmonë t’i shmanget gjuhës
e cila inkurajon diskriminimin, përqeshjen, paragjykimin apo urrejtjen. Mediet konsiderohen
se e kanë kryer misionin e tyre objektiv nëse subjektet politike, pjesëmarrëse në zgjedhje gjatë
fushatës kanë realizuar objektivat e tyre. Transmetuesi Publik këtë çështje e ka të rregulluar
pikërisht tek neni 3.4 i “Standardeve profesionale dhe parimeve etike të gazetarisë në
programet e Radiotelevizionit të Kosovës”.

Sondazhet e pjesëmarrësve në votim

Neni 3.4 flet për problemet metodologjike që përshkojnë sondazhet mbi përcaktimin e votuesit
prekin gjithashtu edhe sondazhet e pjesëmarrësve në votim, megjithëse ne një shkallë më të
vogël: sondazhet e pjesëmarrësve në votim bazohen në intervistimet e njerëzve që sapo kanë
votuar.

RTK-ja mund të autorizojë kryerjen e sondazheve parashikuese me pjesëmarrësit në votim,
vetëm nëse vlerëson se rezultatet ka të ngjarë të jenë mjaft të sigurta për të arsyetuar
pretendimet që ai do t’i nxjerr nga ato.

Raportimi i rezultateve të zgjedhjeve

Raportimi i rezultateve të zgjedhjeve që nuk kanë si burim Komisionin Zgjedhor të Kosovës,
sipas nenit 3.5, kërkon kujdes të madh.

Disa nga mediet, si p.sh. Transmetuesi Publik RTK, gjatë zgjedhjeve në Skemën
Programore e kanë një edicion special përtej obligimeve tjera, “Kronikë Zgjedhore” ku përveç
lajmeve pasqyron të gjitha aktivitetet ditore të të gjitha subjekteve garuese në zgjedhje.

Në të gjitha edicionet e zbaton praktikën e rotacionit të subjekteve, ku nëse një subjekt sot është
në fillim të edicionit, të nesërmen ai subjekt do të jetë i fundit dhe kështu me radhë.

Për spotet pa pagesë RTK ndanë 3 hapësira brenda ditës, në mënyrë që të përmbushet obligimin
ligjor karshi subjekteve.

36

Në zgjedhjet lokale të vitit 2017 këta ishin minutat e siguruar nga RTK36.

Tabela 2.Raporti final i prezantimit subjekteve politike në RTK – 2017

Në lajme qendrore në përmbledhjen e ngjarjeve që janë mbajtur deri në orën 19:00 hapësirën
më të madhe e kishte PDK me 94 min. e 37 sekonda, ndërsa e dyta ishte LDK me 91 minuta e
1 sekondë, e treta VV me 87 minuta e 44 sekonda e kështu me radhë.

AKR LAJMET ROUND UP
7%

NISMA PDK
11% 23%

VV LDK
22%
21%
AAK

16%

Figura 1. Subjektet politike në lajme 19:30

Ndërkaq në Kronikën zgjedhore, buletini special për zgjedhje që transmetohet në orën 22:30,
hapësirën me të madhe e kishte LDK me 160.33 min. , e pasur nga PDK me 155.06 min. ,
ndërsa e treta VV me 148. 08 min.

36 Raporti final i minutazhit dhe përqindja e prezantimit subjekteve politike në programet e RTK-së (dokument
Hard Copy).

37

AKR KRONIKA ZGJEDHORE

11%

NISMA PDK LDK
9% 21% 22%

VV AAK
20% 17%

Figura 2.Subjektet politike në Kronikë Zgjedhore

Interesimi për spotet pa pagesë ka qenë i vogël, përjashtuar subjektin LDK që kanë shfrytëzuar
39 minuta, pastaj Nisma 11.54 min. , e pasuar nga VV me 11.39 min. dhe AKR me 7.12 min.

AKR SPOTET PA PAGESË PDK
0%
10%

NISMA
17%

VV LDK
16% 57%

AAK
0%

Figura 3.Spotet pa pagesë 2017 - RTK

Partitë politike duhet që të përmbahen nga fushatat e shtrenjta reklamuese për të tërhequr
anëtarë të rinj ose të paguajnë “promovues”. Përvoja tregon se lidhja në mes të kostove dhe
përfitimeve ka një raport të pafavorshëm kur një parti përpiqet që të tërheqë anëtarë të rinj
përmes reklamave. Pagesa e reklamuesve shpesh çon në një qëndrim kur të dyja palët, anëtarët
e rinj dhe reklamuesit janë më të interesuar në konsideratat financiare sesa në atraktivitetin e
politikave dhe programit të një partie. Vetëm ato parti që sinqerisht përpiqen të trajtojnë
problemet specifike, zhvillojnë koncepte afat-gjata, mbështeten në vlera fondamentale, u
ofrojnë anëtarëve potencial perspektivë reale për pjesëmarrje dhe ofrojnë një perspektivë të
qartë për të fituar pushtet politik do të jenë më tërheqëse.

38

7. Krahasimi i fushatave mediale elektorale në shtetet tjera

Profesori Sadik Haxhiu në shkrimin e tij për Fushatën Mediale Elektorale e shpalos edhe
çështjen e Reklamave pa pagesë. Sipas tij ato bazohen në parimin që zgjedhjet janë “një
kontratë” ndërmjet votuesve dhe politikanëve, prandaj këta të fundit, duhet pasur të drejtë që
të paraqesin vizionet e tyre përpara trupit elektoral, përmes reklamës mediale. 37 Në këtë
kontekst si çështje primare paraqitet sesi të ndahet koha: në mënyrë të barabartë apo në mënyrë
proporcionale. Shumica e vendeve Evropiane Perëndimore sigurojnë pjesëmarrje në reklama
zgjedhore pa pagesë në mënyrë proporcionale. Ndarja bazohet varësisht nga numri i vendeve
në parlament, me një minimum të caktuar për partitë e pa përfaqësuara. Në vendet e Evropës
Qendrore dhe Lindore si dhe në ish Bashkimin Sovjetik, ideja fillestare ishte t’i jepej çdo
kandidati apo partie kohë e njëjtë. Kjo ishte logjike, pasi nuk kishte kritere të përcaktuara mbi
të cilat do të bazohej ndarja proporcionale. Në mungesë të këtyre kritereve, propaganda politike
e barabartë – pa pagesë, dukej se ishte mënyra më e drejtë. Madje, në disa vende është i ndaluar
me ligj reklamimi i paguar politik në radio dhe televizion.

Në një hulumtim “Krahasimi ndërkombëtar i reklamimin politik”38 realizuar nga Christina
Holtz-Bacha and Lynda Lee Kaid, është bërë krahasimi i sistemeve politike në raport me
reklamimet me pagesë dhe pa pagesë.

Në bazë të këtij hulumtimi, ka vende që nuk kanë reklama elektorale në televizion, sepse është
e ndaluar ose sepse aktorët politikë (partitë, kandidatët) nuk bien dakord për këtë lloj reklamimi
për fushatat e tyre. Për shembull, Zvicra është një të vendeve ku reklamimi politik në televizion
dhe radio është e ndaluar gjatë fushatave zgjedhore dhe referendumeve. Njëra nga arsyet është
supozimi se partitë nuk do të kishin mundësi financiare për të paguar për prodhimin e
reklamave ose edhe për të paguar kohën e transmetimit, sepse partitë zvicerane nuk marrin
asnjë financim shtetëror. Megjithatë, reklamimi në gazeta luan një rol kryesor në Zgjedhjet në
Zvicër. Vendet evropiane gjithashtu hezitojnë të lejojnë transmetime elektorale në televizion.

Edhe pse Finlanda nuk vendos ndonjë kufizim shpenzimi ose kohe në reklamat televizive
politike, reklamimi në Suedi bëhet vetëm përmes kanaleve që transmetojnë nga shtetet tjera.

37https://telegrafi. com/fushata-elektorale-mediale/
38http://www. sagepub. com/sites/default/files/upm-binaries/11717_Chapter1.pdf

39

Ashtu si në Suedi, Norvegjia gjithashtu tradicionalisht kishte një ndalim të reklamave politike,
por është duke u zhvilluar një rregullore që do lejonte reklamimin politik në televizione.
Danimarka nuk ka një ndalim zyrtar të reklamave, por aktorët politikë janë pajtuar të mos i
përdorin ato për fushatat e tyre.
Në vazhdim përmes formave tabelore shihen vendet ku lejohen dhe ku nuk lejohen e ndërsa në
tabelën e dytë shihen vendet që e lejojnë reklamimin me pagesë.
Shtetet që e lejojnë reklamimin elektoral pa pagesë në televizionet publike janë:
Argjentina, Australia, Belgjika, Republika Çeke, Franca, Gjermania, Greqia, Letonia, Lituania,
Holanda, Polonia, Rusia dhe Spanja.
Ndërsa ato që nuk e lejojnë janë:
Austria, Bullgaria, Estonia, Finlanda, Japonia, Meksika, Koreja e Jugut, Zvicra dhe SHBA-të.

Tabela 3. Shtetet që e lejojnë reklamimin elektoral pa pagesë në TV publike
40

Ndërkaq në tabelën tjetër janë të shfaqura shtetet që lejojnë blerjen e hapësirës reklamuese në
televizione.
Shtetet që e lejojnë blerjen e hapësirës reklamuese elektorale janë:
Argjentina, Australia, Austria, Bullgaria, Kanadaja, Estonia, Finlanda, Gjermania, Greqia,
Italia, Japonia, Letonia, Lituania, Meksika, Holanda, Polonia, Rusia, Koreja e Jugut dhe
SHBA-ja.
Ndërsa shtetet që nuk e lejojnë blerjen e hapësirës reklamuese elektorale janë:
Belgjika, Brazili, Kili, Republika Çeke, Franca, Izraeli, Portugali, Spanjë dhe Britani e Madhe.

Tabela 4. Shtetet që lejojnë blerjen e hapësirës reklamuese në televizione

41

KAPITULLI III

8. QASJA NË INTERNET NË BOTË DHE NË KOSOVË

Gjendja e internetit në muajin prill 2021 sipas datare portal39, i publikuar në muajin prill si
varianti i fundit deri më tani është me sa vijon:
Popullsia e botës ishte në 7.85 miliardë në fillim të Prillit 2021, e cila është afërsisht 1% më e
lartë se shifra për të njëjtën kohë e vitit të kaluar.
Janë 5.27 miliardë përdorues unikë të celularëve në të gjithë botën, që do të thotë se më shumë
se dy të tretat e të gjithë njerëzve në planetin tonë tani kanë një telefon celular.
Përdoruesit e internetit janë rritur me 7.6% gjatë vitit të kaluar për të arritur në 4.72 miliardë,
që është e barabartë me më shumë se 60% të popullsisë totale të botës.
Më shumë se gjysmë miliard përdorues të rinj u bashkuan me platformat e medieve sociale
gjatë 12 muajve të fundit, duke e çuar totalin 4.33 miliardë deri në Prill 2021.
Në statistikat në mbarë botën për përdorimin e rrjeteve sociale nuk përfshihet Kina, edhe pse
është tregu më i madh në botë me përdorues. Kjo ndodh për shkak të "Firewall-it të Madh" të
Kinës, siç quhet projekti i censurës në internet i qeverisë Kineze, për Facebook, Twitter, You
Tube, që janë të bllokuara në tërë vendin.40

39https://datareportal. com/reports/digital-2021-april-global-statshot
40https://www. statista. com/topics/1170/social-networks-in-china/

42

Figura 4 - Digjitalizimi në botë, Raporti i muajit prill 2021
Në Kosovë, Agjencia e statistikave të Kosovës është institucion profesional i cili merret

me grumbullimin, përpunimin dhe publikimin e të dhënave zyrtare të statistikave. Në bazë të
raportit të Agjencisë Kosovare të Statistikave41, në vitin 2020, 96.4% e ekonomitë familjare në
Kosovë kanë pasur qasje në internet në shtëpi apo banesa nga çfarëdo pajisje.

Tabela 5 - Ekonomitë familjare në Kosovë, qasja në internet 2018-2020
Përdoruesit e internetit sipas grup moshave: prijnë me 19. 5% mosha 35 deri 44 vjeç, ndërsa
sipas gjinisë, prijnë meshkujt me 57.4% dhe femrat me 40.2. Prej tyre, 92.9% e kanë përdorur
internetin çdo ditë.

41https://ask. rks-gov. net/media/5804/anketa-e-p%C3%ABrdorimit-t%C3%AB-teknologjis%C3%AB-
informative-komunikimit2020.pdf

43

Prej 96.4% të ekonomive familjare që kanë pasur qasje në internet përmes linjës fikse dhe
mobile, 95.1% janë shërbyer përmes linjës fikse, ndërsa 54.7% përmes linjës mobile. Në
krahasim me vitin 2019 vërehet se ka pasur rritje në përqindje të përdorimit të internetit përmes
linjës fiks/mobile prej 3.2%, por rritje ka pasur edhe në përdorimin e internetit nga linja fikse
prej 3.9% ndërsa rritje më të theksuar të përdorimit të internetit ka pasur në linjat mobil prej
15.1%.

Tabela 6. Lloji i qasjes në internet
Numri i linjave të internetit me qasje fikse brez gjerë deri në TM4 2020 i raportuar nga
operatorët është dhënë në figurën e mëposhtme dhe shënon shifrën 383,763 para pagues të
internetit.

Tabela 7. Interneti - Qasja fikse

44

Ndërkaq në publikimin e ARKEP-it, organi rregullator për Komunikime Elektronike dhe
Postare, “Pasqyrë e tregut të komunikimeve elektronike”42 për TM4 2020, janë të paraqitura
shifrat e përdorimit të internetit në amvisëri dhe po ashtu mobil (3G dhe 4G).
Numri i përdoruesve të shërbimeve të internetit mobil (Mobile Broadband) apo qasja në
internet përmes rrjetit mobil 3G dhe 4G në periudhën TM4 2020 ka arritur në 1,275,309
përdoruesish e që shënon një rënie të lehtë prej -0.68% prej krahasuar me TM1 2020
përkatësisht rritje prej rreth 8% krahasuar me periudhën e njëjtë të viti 2019. Në vijim është
dhënë figura që paraqet krahasimin e përdoruesve me qasje 3G dhe 4G.

Tabela 8. Përdoruesit e internetit mobil

9. Hulumtim: Votuesi dhe media e tij e preferuar gjatë zgjedhjeve

Në parim media ka mundësi të ndikoj në votën e qytetarëve. Atë e bën përmes transmetimit të
fushatave dhe materialeve elektorale, në përputhje me legjislacionin dhe rregulloret në fuqi.
Debatet televizive vazhdojnë të jenë një ndër format më të përhapura dhe më të pëlqyera të
votuesve që ka ndikuar që pothuajse secili medium të organizoj debate të tilla.
Në hulumtimin e realizuar pikërisht për këtë punim lidhur me fushatën elektorale mediale43,
nxjerrin në pah statistika interesante lidhur me atë se cilit medium i besojnë votuesit në këtë

42http://arkep-rks.
org/repository/docs/Pasqyra%20e%20tregut%20te%20KE%20_Indikatoret%20kryesor%20per%20TM4%20202
0.pdf
43https://docs. google. com/forms/d/1rIYqoawUoEVkjewhy0-HS8Om8cvUGFKQLp9352vmdhI/edit#responses

45


Click to View FlipBook Version
Previous Book
VELUTHAT NOTICE
Next Book
юбилей