The words you are searching are inside this book. To get more targeted content, please make full-text search by clicking here.
Discover the best professional documents and content resources in AnyFlip Document Base.
Search
Published by Laureta Hyseni, 2024-04-02 11:10:44

LAURETA HYSENI

LAURETA HYSENI

51 Nga analiza e pohimeve të mësimdhënësve, diversiteti te pjesa më e madhe e mësimdhënësve ka ndikuar në gjendjen emocionale duke u bërë më të ndjeshëm, si dhe në anën profesionale, duke krijuar dhe formuar përvoja të reja për të qenë të gatshëm të punojnë edhe në ardhmen me fëmijët me diversitet, pastaj në largimin e paragjykimeve, reflektim te vetja për t’i pranuar nxënësit e tillë në klasa të rregullta. Ndërsa te një numër shumë i vogël i mësimdhënësve nuk ka ndikuar mirë diversiteti. Te mësimdhënësit mbështetës ka ndikuar pozitivisht, kryesisht në aspektin profesional. Disa nga pohimet e tyre më kryesore janë: M1: “ Ndikon shumë, sepse nga bashkëpunimi me ta nis gjithçka.” M3: -“ Ka ndikuar tek unë në gjendjen emocionale, më ka ndihmuar shumë për t’u përgatitur profesionalisht, kam fituar përvoja të reja në mësimdhënie, kaq.” M4: -“ Paragjykime tek unë personalisht nuk ka për këta nxënës, trajtohen të gjithë të barabartë.” M. M. 5: -“ Natyrisht që diversiteti i nxënësve ka pas ndikim në ndonjë rast pozitiv dhe në ndonjë rast negativ, por të gjitha këto janë përvoja të mira në aspektin profesional.” M6: -“ Më ka bërë që të reflektoj tek vetja, diversiteti në klasën time është se secili nxënës ka personalitetin e vet dhe mbi të gjitha karakteristikat e veçanta që dallojnë nga njëri-tjetri. Janë shumë të ndryshëm, ku secili mësimdhënës besoj që don t’i ketë nxënësit të njëjtin nivel, por është e pamundur.” M7: -“ Kam pas emocione, të cilat kanë ndikuar në mënyrë permanente, kam vepruar me butësi, dhembshuri ndaj saj, por edhe nxënësit e kanë mirëkuptuar gjendjen e saj.” M8: -“ Ka ndikuar për të mirë në avancimin tim profesional duke parë të gjitha dallimet që janë të pranishme brenda shkollës dhe duke u mundur në eleminimin e tyre.” M9: -“ Jo edhe aq mirë.” M10: -“Ka ndikuar mirë, në disa aspekte si emocionalisht jam bërë më e fortë, kam fituar përvoja të reja.”


52 M11: “ Diversiteti i nxënësve për mua ka qenë sfida më e madhe dhe më e vështirë deri më tani, sepse nganjëherë stopohemi nga situatat e pa papritura dhe tejet prekëse! Kjo më bëri edhe më shumë të përkushtohem të punoj profesionin që të arrijë të ndimojë nxënësit.” M13: -“ Diversiteti kulturor ka ndikuar tek unë, sepse ka larguar paragjykimet racore, ka përmirësuar diskutimet në klasë, kam fituar përvoja të reja ndërkulturore, e kështu me radhë.” M. M. 15: -“ Ka ndikuar tek unë, të ndërroj qasjen time të mësimdhënies për secilin ndryshe, e jo në mënyrë të njëjtë, në mënyrë që të arrijë rezultate të duhura të të nxënit.” M16: -“ Diversiteti i nxënësve në mënyrën time të mësimdhënies ka pasur një ndikim shumë pozitiv, ku kulturat e ndryshme të nxënësve kanë ndikuar në mënyrën se si unë përgatis materialet mësimore.” M17: -“ Më ka bërë më kërkuesë dhe më ambicioze që të gjej mënyrat , format e duhura që të përfshihen të gjithë në mësim. Ka ndikuar pozitivisht.” M20: -“ Ka ndikuar mirë, sidomos në përgatitjen profesionale.”


53 Në shkolla fillore ku diversiteti është i pranishëm, nëpër klasa të rregullta mësimdhënësit tregojnë se ka bashkëpunim maksimal me prindër, mësimdhënës, nxënës, udhëheqësi e shkollës që diversiteti vërtet të jetë i pranishëm. Në raste shumë, shumë të pakta ka bashkëpunim mesatar ose nuk ka bashkëpunim me prindër, e këto raste janë kur nxënësit u takojnë familjeve me kushte të vështira socio-ekonomike, të cilët nuk ndjekin mësimet rregullisht, po thuajse e braktisin atë.. Mësuesit mbështetës tregojnë se ka bashkëpunim, por dy prej tyre thonë se ka bashkëpunim mesatar me akterët e lartpërmendur. Disa nga pohimet kryesore të tyre janë: M2: -“ Bashkëpunimi është në nivelin e duhur, ndërmjet zingjirit nxënës-mësimdhënës-prindërpsikologut të shkollës-drejtorit.” M3: -“ Me raste, për shëmbull me nxënësen me aftësi të kufizuar, bashkëpunimi me prindër ka qenë shumë i mirë, por kur është në pyetje me një nxënës me kushte të rënda socio-ekonomike, nuk ka pasur fare bashkëpunim nga ana e prindërvë, sado që jemi munduar me drejtorin, DKA-në, psikologun e shkollës.” M. M. 5: -“ Të gjithë akterët e përmendur e japin maksimumin në këtë drejtim, gjithmonë duke u nisur nga fakti sesa janë ata të informuar dhe si janë mundësit për të përfshirë të gjithë nxënësit pa dallim në cilin do aktivitet.” M6: -“ Mendoj që ka bashkëpunim të mjaftueshëm nga ana ime, nga drejtori, por jo edhe anasjelltas nga prindërit.” M7: -“ Trekëndëshi nxënës-prind-mësues, nuk ka munguar asnjëherë. Prindi është interesuar gjithmonë për gjendjen e saj, do me thënë trekëndëshi i bashkëpunimit ka ekzistuar gjithmonë.” M10: -“ Mjaftueshëm, po mjafueshëm.” M11: -“ Nuk është i kënaqshëm bashkëpunimi me prind për të dalluar mjaft diversitetin, pasi që jetojmë ende me një shoqëri jo mjaftë të edukuar për pasojat afatëgjate të jetës së nxënësit.”


54 M. M. 12: -“ Prindërit janë përkrahës dhe bashkëpunues kundrejt aktiviteteve dhe politikave shkollore.” M14: -“ Tek rasti im bashkëpunimi ka qenë në nivel pasi që në momentin që kam biseduar me prindërit e këtij nxënësi dhe i kam treguar për dyshimet e mia për të, ata menjëherë kanë ndërmarrë masa.” M. M.15: -“ Jo në nivel të kënaqshëm.” M16: -“ Në mënyrën që diversiteti të jetë i pranishëm, ka bashkëpunim prind, mësimdhënës, nxënës dhe udhëheqësi i shkollës. Për shembull organizimi i takimeve me diskutime edhe veprimtari të përbashkëta.” M. M. 18: -“ Bashkëpunimi mund të themi se është në nivel mesatar, ka mungesë koridinimit të informacionit për diversitetin në këtë shkollë si dhe ndërtimi i një mjedisi të gjithëpërfshirjes.” M.M. 19: -“ Kryesisht barra më e madhe i mbetet mësueses dhe vet prindit..., ka bashkëpunim.” M20: -“ Bashkëpunimi është sipas nevojës, kur ka raste të tilla është maksimal.”


55 Përceptimet e mësimdhënësve ndikojnë në qëllimet dhe sjelljet e tyre ndaj nxënësve me diversitet, mirëpo përceptimet mund të ndryshojnë gjatë punës me këta nxënës. Mësimdhënësit e rregullt, por edhe ata mbështetës kanë përceptime pozitive rreth diversitetit në shkolla fillore. Mirëpo disa prej tyre tregonin se nuk kanë çfarë të bëjnë duhet t’i pranojnë ashtu si janë, si dhe duhet të angazhuar mësues/e mbështetëse. Ja disa nga pohimet e tyre më kryesore: M1: “ Jam pro diversitetit gjithmonë “. M3: -“ Unë, kam përceptime pozitive, por duhet të ketë mësuese mbështetësë, duke pasur parasysh ngarkesën e kurrikulës.” M4: -“ Mua më pëlqen diversiteti në shkolla, për shembull gjinor, fetar, racor, kombëtar e të tjera.” M. M. 5: -“ Përceptimet e mia janë profesionale, pozitive duke i dhënë përparësi diversiteti mbenda shkollës tonë. “ M6: -“ Përceptime të mira, të kemi zbatim dhe mënyra të planifikimit të punës tonë brenda klasës që të mos ndihet diversiteti i theksuar në klasat tona.” M8: -“Si mësimdhënëse kam përceptime pozitive, pasi në ditët e sotme diversiteti është një ka sfidat kryesore të shoqërisë sonë.” M9: “ Nga përvoja mendoj që është mjaft sfidues.” M11: -“ Përceptimi im është pozitiv, që të dallojmë rastet dhe të mirremi me trajtimin e tyre.” M. M. 12:-“ Përceptime pozitive, duke mos anashkaluar asnjëherë qëllimin e diversitetit në shkollë (për ta transmetuar tek nxënësit).”


56 M13: -“ Përceptimet e mia për diversitetin kanë ndryshuar, sepse më përpara kam paragjykuar diversitetin në klasa të rregullta dhe them se kam qëndrime pozitive, për rastin në fjalë dhe se duhet vlerësuar dallimet e tyre kulturore, gjuhësore, dhe të tjera.” M14: -“ Përceptimet e mia gjithmonë janë pozitive, me shumë dëshirë punoj me diversitet dhe mundohem të jap më të mirën time që ata të kenë rezultate të larta.” M16: -“Unë, si mësimdhënëse e shkollës fillore besoj se diversiteti është një pasuri e madhe në shkollë, unë përpiqem të inkurajoj respektin dhe bashkëpunimin mes nxënësve për të promovuar një mjedis të përkushtuar dhe të përfshirë për të gjithë.” M17: -“ Unë kam përceptime pozitive, por kërkoj më shumë punë dhe angazhim nga të gjithë që diversiteti të jetë më produktiv dhe të ketë rezultate për të gjithë.” M. M. 18:- “Përceptimi im ndaj diversitetit në këtë shkollë është të përfshijë, të respektoj dhe të përfitoj nga nevojat e ndryshme të nxënësve.” M20: -“ Kam përceptime të mira, pozitive dhe mendoj duhet të ofrojmë metoda të pështatshme për secilin nxënës, sipas nevojës.”


57 Ndërgjegjësimi, Trajnimet dhe Metodat Në literaturat e lexuara për diversitetin, trajnimit të mësimdhënësve i është kushtuar shumë rëndësi, sepse kështu ata bëhen më të aftësuar profesionalisht për trajtimin e diversitetit në klasa të rregullta. Mirëpo, shumica e mësimdhënësve nuk janë të trajnuar me ndonjë trajnim specifik për diversitetin, me këtë kuptojmë se ata edhe nuk janë të përgatitur profesionalisht që të punojnë me nxënës me diversitet. Mësimdhënësit ndihen të përgatitur për të trajtuar çështjet e diversitetit në klasë ,por nga përvoja me nxënës me diversitet. Disa prej tyre mesatarisht apo pjesërisht. Ndërsa mësimdhënësit mbështetës janë të gjithë të përgatitur profesionalisht për të trajtuar çështjet e diversitetit në klasë sepse kanë ndjekur trajnime adekuate për diversitetin. M1: - “ Jo mjaftueshëm.” M2: -“Pasi nuk kam ndjekur ndonjë trajnim të veçantë, mendoj se pjesërisht jam e përgatitur për të trajtuar çështjet e diversitetit në klasë.” M3: -“ E gatshme jam normalisht, por nuk jam e përgatitur maksimalisht.” M. M. 5: -“ Unë jam mjaft e përgatitur profesionalisht për arsye se përvoja ime me nxënës me nevoja të veçanta është gati 20 vite, përveç kësaj kam trajnime, metoda e teknika të punës të cilat me ndihmojnë që të ju qasem nxënësve në mënyrë profesionale për të trajtuar këtë çeshtje. “ M6: -“ Mendoj se nuk jam e përgatitur plotësisht.” M8: -“Mendoj që jam e përgatitur për të trajtuar çështjet e diversitetit në klasë duke u nisur nga përvoja imë në mësimdhënie.” M10: -“ Mesatarisht.” M11: -“Nga përvoja e deri tanishme me nxënësit, por asnjëherë pa e anashkaluar edhe aktivet e shkollës ndihem mirë e përgatitur por asnjëherë duke stopuar për t’u informuar për këtë qështje.” M13: -“ Jam pjesërisht e përgatitur për të trajtuar çështjet e diversitetit.”


58 M14: -“ Ndihem e përgatitur, por pasi që nxënësit kanë specifika të ndryshme, gjithmonë duhet marrë informata të reja, të ndjekim trajnime të ndryshme, e të tjera .” M. M. 15: -“ Gëzoj përgatitje të mjaftueshme, përkundër pengesave që ekzistojnë ndaj faktorëve të tjerë, sidomos të jobashkëpunimit të duhur me prindërit.” M17: -“ Ndihem e përgatitur, por gjithmonë kërkoj të trajnohem dhe të hulumtoj me shumë sepse vetë diversiteti është specifik dhe i veçantë.” M. M. 18: -“ Unë ndihem i përgatitur profesionalisht për të trajtuar çështjen e diversitetit, kam respekt dhe përkushtim në punën time, përdori strategji për gjithëpërfshirjen, kam bashkëpunim me stafin dhe prindërit, kam trajnime dhe zhvillim profesional.” M. M. 19: -“Ndihem e përgatitur.” M20: -“ Ndihem mjaft e përgatitur.” Siç e ceka dhe më lartë trajnimi për diversitetin i aftëson edhe më shumë profesionalisht, veçanërisht mësimdhënësit e rregullt. Përmes trajnimeve mësojnë metodologji të mësimdhënies për nxënësit me diversitet. Nga përgjigjet e shumicës së mësimdhënësve të rregullt kuptojmë se ata nuk kanë marrë ndonjë trajnim specifik lidhur me mësimdhënien në klasë për diversitet, vetëm në bazë të informacioneve të përgjithshme që kanë lexuar për diversitetin. Por ndryshe është me mësimdhënësit mbështetës, sepse ata kanë ndjekur trajnime të shumta prej organizatave të ndryshme. M1: “ Jo, nuk kam ndjekur trajnime specifike.” M2: -“ Nuk kam ndjekur ndonjë trajnim specifik, por vetëm kam lexuar informacione të përgjithshme për nxënësit me diversitet.”


59 M3: -“Jo, nuk kam marrë.” M4: -“ Jo, nuk kam ndjekur trajnime specifike për diversitet”. M. M. 5: -“ Po siç edhe ceka më lart, kam ndjekur trajnime dhe jam pajisur me certifikata të ndryshme për diversitetin në shkolla dhe trajtimin e barabartë të fëmijëve nëpër shkolla.” M8: -“Jo, nuk kam marrë!” M9: -“ Jo, nuk kam ndjekur asnjë trajnim lidhur me diversitetin.” M10: -“ Jo, nuk kam kryer ndonjë trajnim për diversitet..” M11: -“ Jo, nuk kam ndjekur ndonje trajnim specifik.” M13: -“ Jo, nuk kam ndjekur trajnime të tilla.” M. M. 15: -“ Po, kam ndjekur shumë trajnime, por edhe u kam mbajtur një ligjëratë specifike në të cilën u kam folur rreth diversitetit që ekziston në njerëz, pasi jam edhe mësuese mbështetëse” M16: -“ Jo, ende nuk kam qenë në ndonjë trajnim specifik lidhur me mësimdhënien në klasë për diversitet.” M17: -“ Po, jam trajnuar për diversitetin apo gjithpërfshirjen nga Bashkimi Evropian me ç'rast kam marrë mjaft informata të dobishme.” M. M. 18: -“ Po, kam mjaftueshëm.” M. M. 19: -“Po, kam qenë në trajnime për diversitetin”


60 Mësimdhënësit e rregullt dhe ata mbështetës shprehen mendimet e tyre se diversitetin në procesin mësimor e realizojnë përmes gjithëpërfshirjes së nxënësve në aktivitete, metodologjisë adekuate si Mësimdhënia dhe të nxënit e diferencuar, përmes aktiviteteve të thjeshta mësimore, varësisht nga aftësitë dhe nevojat e tyre, këtu vlen të përmendet vizatimi, ku nxënësit shprehin emocionet e tyre, përmes teknologjisë. Pastaj shumica kanë deklaruar se është i domosdoshëm plan-programi i veçantë, përmes mjeteve mësimore konkrete, punës në grupe dhe mësimit të individualizuar, dhe asistentëve për fëmijët me NVA. M1: “ Gjithëpërfshirja e nxënësve në aktivitete brenda dhe jashtë shkollës; inkuadrimi në procesin mësimor në klasa të rregullta, e të tjera.” M2: -“ Diversitetin e realizoj duke përdorur metodologji adekuate siç është Mësimdhënia dhe të nxënët me fëmijët në qendër dhe gjithëpërfshirja, Mësimdhënia dhe tënxënët e diferencuar, pastaj strategji të personalizuara dhe të pranueshme për të gjithë nxënësit,që secili nxënës të ketë mundësinë të zhvillojë potencialet e tyre në mënyrë maksimale.” M3: -“ Kryesisht është përfshirë me nxënësit ë tjerë me aktivitete të lehta, të thjeshta sepse ka qenë e palëvizshme, vetëm në ndonjë lojë me duartrokitje, hedhja e topit, me një fjalë vetëm ato aktivitete që kane të bëjnë më duar.” M4: -“ Për shembull e angazhoj me aktivitete, me vizatime, edhe kur dëshiron të flasë është i lirë dhe e nxisë që të flasë më shumë.” M.M.5: -“Gjatë procesit mësimor, për t’u realizuar diversiteti, stafi profesional duhet të jetë i kompletuar, në këtë rast në klasat ku ka nxënës me nevoja të veçanta duhet të jenë përfshirë asitentët për fëmijë me nevoja të veçanta arsimore në mënyrë që të kontribojnë në mënyrë profesionale dhe të bashkëpunojnë me mësimdhënësin për të kontribuar në gjithëpërfshirje.” M6: -“Mendoj sipas nevojave individuale që kërkohen me plan individual.”


61 M8: -“Diversiteti në procesin mësimor realizohet në me plan-program të veçantë në rastin kur t’i përgjigjemi nevojave individuale te tyre dhe të kuptojmë nevojat e të nxënit të secilit nxënës pa dallime.” M9: -“ Varësisht nga lloji i tipit të nxënësit, kryesisht me aktivitete të lehta..” M11: -“ Realizohet me përfshirjen e nxënësve në procesin e mësimdhënies, por me aktivitete më të thjeshta.” M13: -“Mundohem me realizu diversitetin në klasë përmes krijimit të projekteve dhe detyrave që inkurajojnë nxënësit të bashkëpunojnë dhe ndërveprojnë me njëri-tjetrin. Kjo mund të përfshijë punën në grup, prezantime të përbashkëta, dhe projekte që reflektojnë diversitetin.” M14: -“ Diversiteti realizohet përmes gjithëpërfshirjes, duke u munduar të përfshihet njëjtë në procesin mësimor pa bërë dallime, në rastin tim e kam ulur në bankën e parë për ta pas më afër tabelën por duke mos e vënë në pah se pse po veproj në atë mënyrë.” M M.15: -“ Duke punuar në grupe, me nxënës të etnive e feve të tjera, ose dhe raca të tjera, si dhe me nevoja të veçanta, e të tjera.” M17: -“Diversiteti realizohet me plan-program të veçantë duke iu përshtatur aftësive të nxënësve për nxënie ,duke përdorur metodat e përshtatshme që ata ta kenë më të lehtë mësimin.” M. M.18: -“ Diversiteti në procesin mësimor realizohet përmes strategjive dhe praktikave që mbështesin të gjithë nxënësit pa dallim siç janë materialet mësimore të përshtatura, projektet dhe aktivitetet që i inkurajojnë bashkëpunime si dhe ndihma dhe mbështetja individuale.” M. M. 19: -“ Siç kam potencuar edhe më lart varet nga klasa nga mësimdhënësi dhe nga mundësitë që krijon shkolla për të mbështetur dhe zhvilluar të gjithë nxënësit pa dallim, por që sigurisht me aktivitete më të lehta se nxënësit e tjerë” M20: -“ Diversiteti realizohet duke ofru mësimdhënie të përshtatshme për nxënësit dhe kërkesat e tyre, në shumicën e rasteve me plan të veçantë.”


62 Të punosh në një klasë me diversitet padyshim që duhet të përdorësh strategji të veçanta mësimore, përmes së cilës lehtësohet mësimnxënia, gjithëpërfshirja, socializimi, bashkëpunimi i nxënësve me diversitete. Edhe mësimëdhënësit e intervistuar të rregullt dhe mbështetës pohojnë se kanë përdorur strategji të veçanta mësimore për të inkurajuar përfshirjen dhe respektin e diversitetit në klasën e tyre. Disa nga strategjitë e veçanta mësimore janë: aktivitete të thjeshta dhe loja (enigma me foto), e cila stimulon të menduarit, kujtesen dhe motivimin e të gjithë nxënësve, përdorimi i teknologjisë, puna në grupe, diskutime të hapura, komunikimi i mirëfillt dhe i pështatshëm për aftësitë e nxënësve, mjete konkretizuese p.sh. nuk ka arrit ta dalloj një shkronjë, me mjete konkretizuese e kanë bërë që ta njoh, e ta përdor atë shkronjë. M2: -“Po, përmes përdorimit të teknologjisë duke shikuar video dhe ilustrime nga projektori, puna në grupe me nxënës ndihmon në zhvillimin e aftësive të bashkëpunimit dhe komunikimit, loja enigma me foto, e cila stimulon të menduarit, kujtesen dhe motivimin e të gjithë e nxënësve.” M3: -“ Po, mësimdhënien bashkëpunuese, pra punën në grupe.” M. M. 5: -“ Gjate punës sime strategjitë janë të nevojshme në çdo hap, si për shembull komunikimi i mirëfillt dhe profesional, përshtatja e ambientit brenda klasës, mbështetje profesionale e nxënësve, e të tjera.” M6: -“ Nxënësit ndryshojnë edhe nga mënyra e të kuptuarit dhe të përceptuarit e njohurive, për këtë arsye përdori disa strategji të veçanta, kryesisht përmes teknologjisë, mundohem t’i përshtatem secilit nxënës.” M7: -“ Gjithëherë jam mundu me ia thjeshtësu mësimnxënien, herë ka punuar në grup, pa dyshim me vizatime të veçanta për të, që mos të ndihet e dalluar nga nxënësit e tjerë.” M9: -“Kam përdorur strategji të ndryshme duke përdorur manipulativ fizik (llastikët, gjeopordët, numra, shkronja, pllakat gjeometrike...) dhe manipulativ virtuar( aplikacione të ndryshme, video përmes projektorit.”


63 M10: -“ Po, për shembull përmes lojës “Pasqyra”, ka treguar pjesët e trupit, aktiviteteve të thjeshta.” M11: -“ Kryesisht përmes lojës, aktiviteteve, vizatimeve.” M13: -“ Po,po, po sigurisht që mund të ndaj. Unë zakonisht preferoj krijimin e grupeve dhe projekteve të përbashkëta që përfshijnë nxënës nga kultura dhe grupet e ndryshme.” M14: -“ Kam punuar në grupe, kam bërë aktivitete të ndryshme që asnjë fëmijë të mos ndihet i lënë anash por të gjithë të përfshihen, mos të ndihen të paragjykuar dhe të japin kontributin e tyre.” M. M. 15: -“Kam pasur rastin që një nxënës me Sindrom Down ta ul me secilin nxënës çdo muaj në mënyrë që të socializohen nxënësit me të dhe të heqin paragjykimet rreth këtyre kategorive të njerëzve, përmes lojës.” M16: -“ Një ndër strategjitë më të mira mendoj se është organizimi i aktiviteteve dhe projekteve grupore që promovojnë bashkëpunimin dhe ndarjen e përvojave të ndryshme.” M. M. 18: -“ Po, akitivitete të ndryshme me përdorimin e tekonologjisë për të arritur dhe siguruar që materalet mësimore që janë të arritshme për të gjithë nxënësit pavarësisht ndryshimeve të tyre. M20: -“ Kur një nxënës nuk ka arrit ta dalloj një shkronjë, me mjete konkretizuese e kam bërë që ta njoh, e ta përdor atë shkronjë.”


64 Të punosh në një klasë me nxënës me diversitet nuk është aq e lehtë. Diversiteti kërkon angazhim, kohë, durim, si dhe është mjaft sfidues. Sfidat për mësimdhënësit e rregullt janë të mëdha, sepse ata duhet që të përkushtohen për të gjithë nxënësit brenda klasës, ndërsa mësimdhënësit mbështetës vetëm për nxënësit me diversitet. Megjithatë, sfidat janë të njëjta si për mësimdhënësit e rregullt ashtu edhe ata mbështetës. Të punosh në një klasë me diversitet ka shumë sfida : Koha e pamjaftueshme pë realizimin e orës mësimore, përshtatja e mësimit (aktiviteteve) sipas nevojave të nxënësve me diversitet, relizimi i mësimit me dy plan-programe mësimore, kushtet infrastrukturore, hapësirë e pamjaftueshme, mungesa e mjeteve konkretizuese, motivimi i tyre për t’u përfshirë në aktivitete, menaxhimi i sjelljeve, trajtimi i barabartë i të gjithë nxënësve, shpërqendrimi i nxënësve të tjerë, parandalimi i bullizimit, vlerësimi i tyre, e shumë të tjera. Disa nga sfidat konkrete janë si në vijim: M2: -“ Diversiteti brenda klasave të rregullta është padyshim një sfidë e madhe. Disa prej tyre janë: shpërqendrimi i nxënësve nga procesi i mësimnxënies, pengimi i nxënësve të tjerë në raste të rralla, përfshirja e tyre në aktivitete mësimore, përgatitja e veçantë e aktiviteteve mësimore varësisht nga nevojat e tyre, kujdesi i jashtëzakonshëm ndaj tyre edhe në aspektin fizik, psikik dhe emocional, mungesa e mjeteve konkretizuese për ta, e të tjera.” M4: -“ Ta merr kohën mësimore nxënësi që është në diversitet, koncentrimi i nxënësve nuk është në nivelin e duhur, disponimi humb te nxënësit që nuk janë pjesë e diversitetit. Sfidë është që edhe nxënësit e tjerë, mos me pas rënie në mësimnxënie, demoralizim, duke u marrë unë si mësuese me nxënësit me diversitet.” M. M. 5 : -“ Sfida më e madhe është menaxhimi i sjelljve të nxënësve me nevoja të veçanta arsimore dhe puna indivudale në mungesë të asistentëve.” M6: -“ Mendoj se sfiduese është fakti se mos pranimi nga nxënësit e tjerë, deri sa të gjejmë metodat dhe teknikat për ata nxënës.”


65 M8: Sfidat në klasën me diversitet mbeten gjithmonë qasja për gjithpërfshirja e të gjithë nxënësve për në arsim cilësor dhe barazia e të gjithëve.” M9: Hiperaktiviteti i nxënësit në klasë si: lëvizja e vazhdueshme në klasë, zërat e lëshuar, e të tjera....” M10: -“ Ka shumë sfida, si përshtatja e mësimit ndaj nevojave të tyre, ndalimit të bullizmit në klasë, vlerësimi i tyre, e shumë sfida të tjera.” M11: -“ Sfida kryesore është që duhet të jesh e përgatitur si në plan ashtu edhe ne aktivitete, për të dyja palët e nxënësve brenda klasës së rregullt.” M13: “Koha mësimore, përfshirja në aktivitete ...” M14: “ Ka sfida të shumta duke filluar nga lloji i diversitetit, klima e klasës, ambienti fizik nuk është shumë i përshtatshëm për të gjithë nxënësit, pastaj tekstet shkollore kanë nevojë të rishikohen e kështu me radhë.” M. M. 15: -“ Mosha e nxënësve, mentaliteti i prindërve, kushtet infrastrukturore, lloji i diversitetit e të tjera.” M17: -“ Si sfidë mund të përmendet koha që i kushtohet e që nuk është çdo herë e mjaftueshme, pastaj mospërshtatja e njësivë mësimorë më nxënësin, duhët një përshtatjë ë mësimit për atë nxënës ,motivimi e të tjera.” M. M. 18: -“ Disa nga sfidat që unë përballem janë: niveli i ndryshëm i njohurive të nxënësve, nevoja për përshtatje të aktiviteteve mësimore sipas nevojave të tyre, kujdesi individual për nxënësit si dhe mungesa e mundësive të barabarta.” M20: -“ Koha është njëra ndër sfidat kryesore, sepse përdorimi i disa mënyrave, teknikave, metodave brenda orës mësimore në klasa të rregullta, për të dhënë dije, të merr kohë.”


66 Nxënësit me diversitet kanë nevoja të ndryshme individuale. Disa kanë vështirësi specifike në të nxënë, disa janë të paaftë fizikisht, me probleme mendore, nga komunitetet, e të tjera. Mirëpo nevojave të tyre duhet t’u përgjigjen dhe t’u përshtaten mësimdhënësit në të gjitha mënyrat e mundshme. Nevojave të ndryshme të nxënësve në klasë, mësimdhënësit e rregullt dhe mbështetës iu përshtaten më së shumti duke bashkëpunuar me prindërit, duke përdorur metoda sipas nevojave apo stileve individuale të tyre të të nxënit, me aktivitete të lehta, me mjete dhe materiale mësimore konkretizuese, simbole ndërkulturore, ilustrime, video, rregullimin e infrastrukturës, mësimit të individualizur. M1: “ Nuk kam një përgjigje konkrete, sepse varësisht nga situatat që ndonjëherë krijohen, duhet ndërruar çasja e zhvillimit të procesit mësimor. Por zakonisht me ndonjë aktivitet... .” M2: -“ Zakonisht duke bashkëpunuar me prindërit , pastaj duke njohur stilet e të nxënit të nxënësve, pasi disa mësojnë më mirë përmes dëgjimit, përmes shikimit (ilustrimeve, video), apo duke bërë aktivitete praktike, duke i vendosur në grup me nxënësit më të angazhuar, e më aktiv , pra disa nga këto mënyra.” M3: -“ Duhet patjetër me ju përshtat nevojave, kërkesave të tyre, së pari vendi dhe banka ku është ulur, hapësira (infrastrukura) brenda dhe jashtë klasës, mjetet dhe materialet mësimore të konkretizuara. Po ashtu edhe plankonspektin e orës duhet me përshtat me nevojat apo aftësitë e saj.” M4: -“ Kryesisht me angazhime, aktivitete të lehta.” M. M. 5: -“ Përshtatshmëria është në raport me nevojat e nxënësve duke përdorur metoda, teknika dhe duke iu dhënë mbështetje profesionale për të plotësuar nevojat e tyre.” M6: -“ Secili nxënës është personalitet i ndryshëm nga njëri-tjetri, varet për çka kanë nevojë nxënësit më shumë, por kryesisht i përshtatem përmes mësimit të individualizuar.”


67 M8: -“ Duke ofruar mësime të cilat atyre iu nevojiten duke u bazuar edhe në stilin e tyre të të nxënit, duke ofruar mësim jomemorizues por mësim duke bërë, duke përdorur mjete konkretizuese, strategji të ndryshme mësimore dhe metoda bashëkohore.” M9: -“ Me medoda të ndryshme.” M10: “ Kryesisht me aktivitete të thjeshta, në krahasim me nxënësit e tjerë.” M.M.12: -“ Duke u bazuar në mundësitë tona si mësimdhënës.. janë kushtet shkollore, parapërgatitjen e kohës dhe plan-programit sipas nevojave të tyre (proces i cili lehtëson përgjigjet tona ndaj nxënësve).” M14: -“ Duke e përshtatur mësimdhënien në bazë të aftësive të diversitetit apo nëse është nevoja edhe përdorimi i PIA-së.” M16: -“ Një nga mënyrat më të mira për t’i përshtatur nevojave të ndryshme të nxënësve është t’i kuptosh nevojat individuale dhe të ofrosh mbështetje të personalizuar.” M.M.18: -“ Ne, mundohemi të iu përshtatemi me komunikim të hapur, si dhe me përdorimin e metodave të ndryshme mësimore, me bashkëpunim me stafin dhe pridërit .” M.M.19: -“ Përmes përshtatjes së gjuhës dhe udhëzimeve që i ofrojmë në klasë, thjeshtëzimin e përmbajtjeve mësimore, në raste që kemi nxënës me nevoja të veçanta- NVA hartojmë edhe PIAn për nxënësin, modifikimi i mjeteve dhe materialeve mësimore (çka është edhe shumë herë sfidë për shkak se mungojnë materialet në shkollë).


68 Diversitet do të thotë llojllojshmëri, andaj edhe përfitimet nga diversiteti janë të llojllojshme. Sikurse nxënësit edhe mësimdhënësit kanë përfitime. Përfitimet nga diversiteti janë mësimdhënësit fitojnë përvojë të re profesionale, që të përballen në të ardhmen me nxënës me diversitet, ndërsa fëmijët fitojnë socializim me të tjerët, ndryshojnë sjelljet e tyre si rezultat i të nxënit. Po ashtu përfitim tjeter është trajtimi i barabartë i të gjithë nxënësve pa dallime, zgjeron horizontin e dijeve. Sipas mësimdhënësve mbështetës përfitimet kryesore janë: zhvillojnë aftësitë komunikuese-gjuhësore, socializohen. Disa nga pohimet e mësimdhënëve: M1: “ Socializim, ngjallje e dëshirës për pjesëmarrje aktive në aktivitete, njohje e vetvetës, mjedis miqësor ku ndjehet i sigurtë nga aspekti psikologjik, emocional dhe fizik e të tjera.” M3: -“ Nxënësit përfitojnë socializim, ndërsa unë përvoja për në të ardhmen me nxënësit të përfshirë në diversitet.” M4: -“ Socializim me nxënësit, njohja e vendit, shkollës, zgjerimi i horizontit të njohurive edhe pse është me diversitet prapë fiton, mëson diçka, sjellje të mira, e të tjera. Unë kam fituar përvoja, njohuri të ndryshme, ku në të ardhmen mund të jem më mirë e përgatitur se tash. Një përvojë që më mëson për në të ardhmën më mirë.” M6: -“Mendoj ka përfitime edhe për ne si mësimdhënës fitojmë një përvojë të re, por edhe si klasë në përgjithësi të mësohemi me mënyra të ndryshme të të nxënit.” M7: -“ Mësojmë gjithçka, gëzime, hidhërime, emocione, ngritemi profesionalisht, është sfidë, jetë në vete, gjithçka.” M8: -“ Përfitimet nga diversiteti janë ngritja e vetëdijës së mësimdhënësve për trajtim të të gjithë nxënësve në mënyrë të barabartë pavarësisht dallimeve egzistuese, ofrimi dhe dhënia e njohurive duke u bazuar në nivelin e të arriturave të nxënësve duke përdorur edhe mësimdhënien e diferencuar.”


69 M10: -“ Nxënësit të ndihen të barabartë.” M11: -“ Që, nxënësit të mësohen të jenë të barabartë dhe mos të shikojnë asnjëherë aftësitë e dikujt tjetër.” M.M.12: -“ Pranimi dhe krijimi i shoqërisë, krijimin e një mjedisi të përshtatshëm shkollor, e të tjera.” M14: -“Ka përfitime të shumta sepse ne si mësimdhënës nuk kemi paragjykime dhe mundohemi t'i eliminojmë ato, si dhe tek fëmijët të sjellim një frymë të re.” M15: -“ Eleminimi i paragjykimeve, të jetuarit në paqe, socializimi i nxënësve, mësimi i kulturave të etnive të ndryshme e feve e të tjera.” M16: -“ Sipas mendimit tim, diversiteti në klasë sjell perspektiva të ndryshme dhe mundëson mësimin e zhvillimin e aftësive sociale.” M.M.18: -“ Sipas mendimit tim disa prej përfitimit nga diversiteti janë: zhvillimi i aftësive komunikuese, rritja e kreativitetit dhe inovacionit , po ashtu mos të harrojmë të përmendim edhe rritjen e respektit dhe në fund rritja e efikasitetit dhe produktivitetit .” M.M.19: -“Përfitimi kryesor është që diversiteti në klasë do të bëjë që nxënësit të jenë me të hapur më pranues , social dhe mbështetës për të gjithë.” Përfshirja e nxënësve me diversitet në klasa të rregullta është hapi i parë pozitiv, sepse të gjithë fëmijët duhet të trajtohen të barabartë, duke u bazuar në nevojat individuale të tyre. Sigurisht të gjithë nxënësit kanë përfitime dhe se përfshirja e tyre ndikon pozitivisht tek ta, si në aspektin social, kognitiv, psiko-fizik. Sipas mësimdhënësve ka pasur ndikim pozitiv në procesin e mësimdhënies ose të mësuarit, te fëmijët me diversitet, në disa raste, si: ata kanë shfaqur bashkëpunim, socializim përmes lojës, përmirësim të gjendjes emocionale, inkuadrim me dëshirë


70 në aktivitete mësimore, përmes këshillave të mësimdhënësve janë kthyer në shkollë, nuk janë bullizuar nga të tjerët. Ndërsa rezultatet mësimore varësisht nga lloji i diversitetit, te disa ka pasur arritje të rezultateve, ndërsa te disa kanë qenë minimale. M1: “ Po, në klasën time është një nxënëse që nuk ka shumë interesim ndaj të tjerëve, shoqërisë, mësimeve pasi ka vështirësi në të nxënë. Por, nëpërmjet lojës ka arritur të krijojë bashkëpunim me nxënësit e tjerë dhe ka arritur t’i shfaqë emocionet e saja pozitive në aktivitet, përmes lojës, ndërsa në mësimnxënie shumë pak ka pasur arritje.” M2: -“Po, ndikim pozitiv ka pasur në socializimin e nxënësve, në ndihmën që ua jepnin nxënësit e tjerë, nxënësvë më vështirësi në të nxënë, në inkuadrimin e tyre me dëshirë në aktivitete mësimore.” M3: -“ Po, nxënësja në fjalë, u nda mirë me mua si mësuese, por edhe ajo ka pasur ndryshime ose ndikime pozitive sidomos në anën sociale, emocionale pasi ka qenë shumë e ndjeshmë, por në rezultate mësimore ka pasur arritje më pak se mesatare gati se minimale. Pra s’ka pas shumë arritje në një klasë të rregullt. M.M.5: -“ Patjetër, për arsyje se gjatë aktiviteteve të ndryshme kur të gjithë nxënësit janë të përfshirë, në këtë rast nxënësit ndihmojnë njëri- tjetrin, pra bashkëpunojnë për të arritur rezultatin e kërkuar nga mësimdhënësi, kjo është pozitive sepse të gjithë nxënësit kanë përfituar në mënyrë të njëjtë.” M6: -“ Personalisht për mua po, rasti i një nxënësi i cili pothuajse e ka braktisur shkollën, dhe ka arritur që me këshilla nga unë dhe udhëheqësia e shkollës të rikthehet në shkollë.” M7: -“Vizatimet kur i ka bërë ka qenë shumë e kënaqur, të cilat i ka prezantuar me shumë emocione dhe dëshirë, si për shembull: mësues, mësues, mësues, qe mami, qe shtëpia ime, lulet. Përmes vizatimit ka shpreh gjithçka gëzimet, hidhërimet, lumturinë.” M9: -“Jo, me këtë lloj diversiteti që kam unë në klasë. ” M10: -“ Shembull konkret jo, por ndikim pozitiv ka pas në socializim, ndërsa në mësimnxënie mesatarisht.” M11: -“ Jo nuk kam!”


71 M13: -“ Shembull, mund të them socializimi i nxënësve me diversitet në klasa të rregullta, mësimi i gjuhës standarde shqipe, e kështu me radhë.” M14: -“ Po në rastin e lartëpërmendur ku pas bisedës me prindërit ata morën hapat e duhur dhe pati sukses, do me thënë e kanë dërguar te mjeku dhe i kanë vendosur syze, me që rast ju ka përmirësuar shikimi me ç’rast është inkuadruar me vetëiniciativ në aktivitete mësimore.” M.M.15: -“ Në një shkollë ku kam punuar kemi pasur një nxënës të komunitetit ashkali, i cili në fillim është nënçmuar nga nxënësit, por me nismën e përbashkët në mes kujdestarëve të klasave, kemi arritur që atë nxënës ta mirë integrojmë në shkollë dhe ta bëjmë të aftë që të mësoj shkrim e lexim dhe nxënësit e tjerë të mos bullizojnë me të.” M17: -“Po, diversiteti ka pasur ndikim pozitiv në klasën time . Shembull kur kemi pasur programin për 28 nëntor unë i kam përfshirë të gjithë vajzat në vallëzim pa marrë parasysh që dy prej tyre nuk kanë pasur të zhvilluar aftësinë e vallëzimit fare, por unë nuk kam dashur që ato nxënëse të ndihen të dalluara dhe të papranuara nga ana e klasës dhe mësimdhënëses së tyre.” M.M.18: -“ Si shembull konkret ku ka pasur ndikim pozitiv mund të marr planifikimin e një projekti për mbrojten e mjedisit ku nxënësit kanë qenë të ndarë në grupe dhe kanë punuar për të realizuar prezantimet e tyre ku është pasqyruar një sukses pozitiv i bashkëpunimit në mes të të gjithë nxënësve.” M.M.19: -“ Në përgjithësi ka pasur ndikim pozitiv, në socializimin e fëmijëve, në ngritje të performancës mësimore.” Në tabelën nr. 7, janë paraqitur konkretisht gjetjet nga hulumtimi cilësor.


72 Tabela 7. Gjetjet nga hulumtimi cilësor. Tema nga hulumtimi Tema e hulumtuar Përshkrimet kryesore Gjendja e diversitetit në shkolla fillore 1.1.Mësimdhënësit e shkollave të rregullta tregojnë se kanë pasur përvojat personale në shkollat ku punojnë Mësimdhënësit mbështetës tregojnë se kanë përvoja personale me nxënës me aftësi të kufizuar, me vështirësi në të nxënë, dhe nga komunitetet. 1.2.Kurrikula nuk është plotësisht e përshtatshme për diversitet në klasa të rregullta. 1.3. Në praktikën e përditshme diversiteti ka hapësirë të mjaftueshme në klasë/shkollë. 1.4. Pjesa më e madhe e drejtorëve e mbështesin Ka diversitet të madh Kam përvojat e mia personale për diversitetin Kam pas çdo gjeneratë raste të ndryshme Nxënësit e mi i përkasin kategorive të ndryshme shoqërore Kam një nxënës me spektër të Autizmit Kam pasur një nxënës nga komunitetet Shkolla ku unë punojë çështjen e diversitetit e ka në nivel të duhur Klasat ku kam pasur përvojë të punoj I kushtohet shumë rëndësi diversitetit Nuk është aq e përshtatshme kurrikula,...përveçse me PIA Kurrikula, parimet e saj Një pjesë e kurrikulës është e përshtatshme Kurrikula në aspektin teorik është mirë, por në praktikë nuk na jep mundësinë të japim kontriboutin tonë mjaftueshëm Kurrikula nuk është e përshatshme Kurrikula jep mundësi për përfshirjen e të gjithë nxënësve, rregullohet përmes parimeve bazë të kurikulës Gjithmonë trajtohen të barabartë të gjithë nxënësit I jap hapësirë gjithëpërfshirje


73 plotësisht divesitetin në shkolla fillore 1.5.Diversiteti te pjesa më e madhe e mësimdhënësve ka ndikuar në gjendjen emocionale dhe profesionale, duke krijuar dhe formuar përvoja të reja, largimin e paragjykimeve, reflektim te vetja. 1.6.Ka bashkëpunim maksimal me prindër, mësimdhënës, nxënës, udhëheqësi e shkollës që diversiteti vërtet të jetë i pranishëm. 1.7.Mësimdhënësit e rregullt, por edhe ata mbështetës kanë përceptime pozitive rreth diversitetit në shkolla fillore. Mundohem në maksimum t’i jap hapësirë Shumë i japim hapësirë E mbështesin shumë E përkrahë plotësisht diversitetin Në përgjithësi drejtorët nuk janë të informuar rreth përfshirjes së nxënësve E kam pas përkrahjen Plotësisht, në mënyrë positive Mbështetje e madhe Ndikon shumë Pozitivisht Në gjendjen emocionale, për t’u përgatitur profesionalisht Ka ndikuar mirë, emocionalisht Jam bërë më e fortë Kam fituar përvoja të reja Kam larguar paragjykimet racore Kam fituar përvoja të reja ndërkulturore Kemi një bashkëpunim të mirë Është i shkëlqyeshëm bashkëpunimi me prindër Jam pro diversitetit gjithmonë Përceptimet pozitive Ndërgjegjësimi, Trajnimet dhe Metodat 2.1. Mësimdhënësit ndihen të përgatitur për të trajtuar çështjet e diversitetit në klasë Jo mjaftueshëm Pjesërisht jam e përgatitur Mjaft e përgatitur profesionalisht Nuk jam e përgatitur plotësisht Ndihem e përgatitur mesatarisht


74 2.2. Shumica e mësimdhënësve të rregullt nuk kanë marrë ndonjë trajnim specifik lidhur me mësimdhënien në klasë për diversitet, ndërsa mësimdhënësit mbështetës, po. 2.3. Mësimdhënësit e rregullt dhe ata mbështetës diversitetin në procesin mësimor e realizojnë përmes gjithëpërfshirjes së nxënësve në aktivitete 2.4. Strategji të veçanta që kanë përdorur mësimdhënësit e rregullt dhe mbështetës për të inkurajuar përfshirjen dhe respektin të diversitetit në klasën e tyre janë Nuk kam ndjekur ndonjë trajnim specifik Kam ndjekur trajnime Trajnim specifik jo Nuk kam marrë Jam trajnuar për diversitetin Me aktivitete të lehta, të thjeshta Me vizatime Diversiteti realizohet me plan-program Me mjete konkretizuese Duke punuar në grupe Përmes shkëmbimit të materialeve mësimore Duke përdorur metodat e përshtatshme Përmes lojrave Në grupe Përmes komunikmit Komunikimi i mirëfillt dhe profesional Po, përmes lojës dhe aktiviteteve mësimore Me vizatime Organizimi i aktiviteteve dhe projekteve Po, me përdorimin e tekonologjisë Sfidat dhe Përshtatjet 3.1. Sfidat janë të njëjta si për mësimdhënësit e rregullt ashtu edhe ata mbështetës. 3.2. Nevojave të ndryshme të nxënësve në klasën mësimdhënësit e rregullt dhe Përfshirja e tyre në aktivitete mësimore Kujdesi i jashtëzakonshëm Mungesa e mjeteve konkretizuese Menaxhimi i sjelljve Mos pranimi nga nxënësit e tjerë Hiperaktiviteti, lëvizja e vazhdueshme në klasë Përshtatja e mësimit


75 mbështetës iu përshtaten më së shumti me metoda duke u mbështetur në nevojat apo stilet individuale të tyre të të nxënit, me aktivitete të lehta, me mjete dhe materiale mësimore konkretizuese. Bullizmi në klasë Vlerësimi i tyre Koha mësimore, përfshirja në aktivitete ... Klima e klasës Tekstet shkollore Mentaliteti i prindërve Kushtet infrastrukturore....” Mospërshtatja e njësive mësimore Motivimi Me ndonjë aktivitet... Duke bërë aktivitete praktike Duke përdorur metoda, teknika Përfitimet e Diversitetit 4.1.Përfitimet nga diversiteti 4.2.Ka pasur ndikim pozitiv në procesin e mësimdhënies ose të mësuarit te fëmijët në klasat me diversitet Socializim Ngjallje e dëshirës për pjesëmarrje aktive në aktivitete Mjedis miqësor Mësimdhënësi fiton një përvojë Ngritemi profesionalisht M9: -“ Fiton një përvojë Nxënësit ndihen të barabartë Pranimi dhe krijimi i shoqërisë Eleminimi i paragjykimeve Mësimi i kulturave të etnive të ndryshme, feve Zhvillimi i aftësive komunikuese Rrritja e kreativitetit dhe inovacionit Një nxënës nga komunitetit ashkali, kemi arritur ta mirë integrojmë në shkollë


76 VI. Përfundimi Për të arritur deri në përfundim të këtij studimi, kemi punuar shumë, fillimisht duke përzgjedhur literaturën e duhur për diversitet, duke bërë shqyrtimin e literaturës, duke intervistuar mësimdhënës të rregullt dhe mbështetës, duke transkriptuar të dhënat, duke i analizuar ato, duke i krahasuar ato, me rastet në literaturat e lexuara, e të tjera, vetëm me qëllim që të shihen përceptimet e mësimdhënësve për diversitetin në shkolla fillore. Hulumtimi ynë me temë “Përceptimet e mësimdhënësve rreth diversitetit në shkolla fillore”, paraqet në pasqyrë të thellë të gjendjes aktuale rreth diversitetit në disa nga shkolla tona më kryesore të komunës së Vitisë. Përmes analizës së të dhënave të mbledhura nga intervistimi i mësimdhënësve të rregullt dhe mbështetës, kemi arritur t’i vërtetojmë hipotezat e mundshme dhe rezultatet e pritura të këtij hulumtimi. Duke u nisur nga hipoteza e parë, H1: Mësimdhënësit mbështesin diversitetin në shkolla fillore, atëherë nga rezultatet përfundimtare, kemi arritur në përfundim se mësimdhënësit e mbështesin jashtëzakonisht shumë diversitetin në shkolla fillore. Ndërsa hipoteza e dytë, H2: Kurrikula nuk është e përshtatshme për diversitet në shkolla fillore, atëherë kemi nxjerr përfundime se kurrikula nuk është plotësisht e përshtatshme për të gjithë nxënësit me diversitet. Ajo është pjesërisht e pështatshme për disa kategori të nxënësve me diversitet, vlen të ceket rastet e komuniteteve dhe me kushte të vështira socio-ekonomike. Ndërsa për nxënësit me vështirësi në të nxënë, me aftësi të kufizuara, e me ngecje mendore, në bazë të rezultateve nga intervista e mësimdhënësve, kuptojmë se ata duhet të mësojnë me plan individual të arsimit (PIA). Gjithashtu nga hulumtimi me mësimdhënës të rregullt dhe mbështetës, kemi arritur në përfundime se këta mësimdhënës kanë qëndrime pozitive ndaj nxënësve me diversitet, si dhe ata udhëhiqen nga empatia ndaj këtyre nxënësve, përdorin metodologjinë e mësimdhënies dhe të nxënit e diferencuar, si dhe mësimdhënien dhe të nxënit me nxënësin në qendër dhe gjithëpërfshirja. Për ta bërë sa më të lehtë përfshirjen e tyre në mësimnxënie, mësimdhënësit përdorin aktivitete të lehta, sipas nevojave individuale të tyre, lojën, vizatimet, në mënyrë që ata të pëfitojnë sa më shumë nga shkolla. Po ashtu nga rezultatet përfundimtare kuptojmë se kushtet që ofrojnë shkollat nuk janë të mjaftueshme dhe adekuate për diversitet, si hapësira e pamjaftueshme infrastrukturore, si dhe mungesa e mjeteve konkretizuese. Por mbi të gjitha, mësimdhënësit shprehin gatishmërinë dhe


77 janë të hapur të punojnë më nxënës me diversitet, edhe pse pjesa më e madhe e tyre nuk janë të trajnuar me trajnime specifike. Si përfundim, nga ky hulumtim mund të konstatojmë se në shkollat tona është i pranishëm diversiteti nëpër klasa të rregullta, ku mësimdhënësit kryesisht kanë përceptime, qëndrime, bindje dhe sjellje pozitive ndaj nxënësve me diversitet. Ngase kjo ndikon pozitivisht edhe në përgatitjen profesionale të mësimdhënësve duke fituar një përvojë të re. VII. Rekomandime Gjatë analizës së të dhënavë të grumbulluara, kemi vërejtur disa vështirësi të mësimdhënësve për trajtimin e diversitetit nëpër klasa të rregullta, andaj unë si hulumtuese e këtij problemi propozoj disa rekomandime si në vijim: a) Rekomandojmë MASHT-in për rishikimin e kurrikulës dhe ndryshimin e saj, duke i përshtatur rezultatet e të nxënit të fushave kurrikulare dhe të kompetencave për shkallë kurrikulare, temat mësimore për nxënësit me diversitet në klasa të rregullta. b) Rekomandojmë institucionet arsimore, MASHT, DKA-në për sigurimin e kushteve infrastrukturore dhe mjeteve konkretizuese mësimore brenda shkollës / klasës, për nxënësit me diversitet. c) Rekomandojmë drejtorët e shkollave dhe DKA-në për sigurimin e mësimdhënësve mbështetës apo asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore, në klasa të rregullta. d) Rekomantojmë shkollat në komunën e Vitisë, drejtorët e shkollave dhe DKA-në, që të mbështesin mësimdhënësit që kanë fëmijë me diversitet në klasat e tyre, me trajnime specifike për diversitetin. e) Rekomandojmë mësimdhënësit që të promovojnë diversitetin nëpër shkolla, me simbole, ilustrime, ligjërata audio-vizuele, në mënyrë që të trajtohen të gjithë nxënësit në mënyrë të barabartë, pa asnjë dallim.


78 VIII. Shtojcë A. Pyetjet e intervistës gjysmë të strukturuar I / e nderuar mësimdhënës, Ne do ta zhvillojmë një intervistë me një temë aktuale në arsimin e vendit tonë, ku si temë e kësaj interviste është Përceptimet e mësimdhënësve rreth diversitetit në shkolla. Përceptimet, qëndrimet dhe përvojat tuaja do të jenë një kontibut i mirë dhe do të shërbëjnë për çështje hulumtimi. Kjo intervistë do të mbetet anonime pra është konfidenciale dhe përdoret për qëllime hulumtuese. Intervista do të bëhet ballë për ballë, ku mësimdhënësit e intervistuar do të jenë të lirë të shprehin opinionet e tyre, duke mos ndërhyrë hulumtuesi/ja në ndryshimin e mendimeve të tyre, vetëm nëse ka ndonjë nënpyetje e nxjerrur nga pyetja kryesore ose ndonjë sqarim. Po ashtu me leje të tyre (mësimdhënësve), inervista do të regjistrohet me zë (audio), që më pas të transkriptohet, por edhe përmes marrjes së shënimeve në fletore. Ju falënderoj paraprakisht për pjesëmarrjen në këtë hulumtim! Përshkrim i shkurtër: Diversiteti është koncept që mund të përdoret për të bërë dallimin e grupeve dhe njerëzve nga njëri-tjetri. Në arsim, diversiteti mund të shihet si karakteristika që mund të ndikojnë në mënyrat e veçanta në të cilat potenciali zhvillimor dhe të nxënit realizohen, duke përfshirë nxënësit me dëmtime fizike, vështirësi në të nxënë, dallimet gjuhësore kulturore, etnike, fetare dhe socio-ekonomike.


79 Të dhënat e përgjithshme Gjinia o M o F Mosha o 20-30vjeç o 31-40 vjeç o 41- 50 vjeç o 51- 65 vjeç Shkalla e arsimit o Bachelor o Master o Doktoratë Eksperienca e punës o 0-10 o 11-20 o 21-30 o 31-40 o 40+ Vendi ku punoj o Fshat o Qytet


80 1. Gjendja e diversitetit në shkolla fillore 1.1.Mund të na tregoni për përvojat tuaja personale në lidhje me mësimdhënien në një mjedis të diversitetit në shkollën ku punoni ju? 1.2.Sa është e përshtatshme kurrikula për diversitet në shkolla fillore dhe si është i rregulluar diversiteti? 1.3.Në praktikën e përditshme sa i jepni hapësirë diversitetit në klasë/shkollë? 1.4.Drejtorët sa e mbështesin diversitetin në shkolla fillore? 1.5.Si ka ndikuar diversiteti i nxënësve në mënyrën tuaj të mësimdhënies? 1.6.Sa ka bashkëpunim (prindër, mësimdhënës, nxënës, udhëheqësi e shkollës) që diversiteti vërtet të jetë i pranishëm? 1.7.Çfarë përceptime keni ju si mësimdhënës rreth diversitetit në shkolla fillore? 2. Ndërgjegjësimi, Trajnimet dhe Metodat 2.1.Sa të përgatitur ndiheni për të trajtuar çështjet e diversitetit në klasë? 2.2.A keni marrë ndonjë trajnim specifik lidhur me mësimdhënien në klasë për diversitet? 2.3.Si realizohet diversiteti në procesin mësimor? 2.4.A mund të ndani ndonjë strategji të veçantë që keni përdorur për të inkurajuar përfshirjen dhe respektin të diversitetit në klasën tuaj? 3. Sfidat dhe Përshtatjet 3.1.Cilat janë disa nga sfidat në klasën me diversitet? 3.2. Si iu përshtatni nevojave të ndryshme të nxënësve në klasën tuaj? 4. Përfitimet e Diversitetit 4.1.Sipas mendimit tuaj, cilat janë përfitimet nga diversiteti? 4.2.A keni ndonjë shembull konkret ku diversiteti ka pasur një ndikim pozitiv në procesin e mësimdhënies ose të mësuarit?


81 IX. Literatura Avdiu- Kryeziu, S. (2021). Bashkëpunimi për hartimin dhe zbatimin e pia-s në institucione edukativo-arsimore. Prishtinë: Lena. Azemi, B. A., & Bujari, R. R. (2013). Bazat e kërkimit në edukim. Prishtinë: Instituti Pedagogjik i Kosovës. Çela, E. (2003). Socialpsikologjia. Tiranë: UEGEN. Dragoti, E. (2007). Psikologjia Sociale. Tiranë: Toena. European Agency for Development in Special Needs Education. (2010). Teacher education for inclusion. Denmark: TE4I. Kumar, R. (2017). Metodologjia e hulumtimit. Prishtinë: USAID&MASHT. KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS. (2008). neni 22. Prishtinë: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS. Lan Wang, H. (2009). Should All Students with Special Educational Needs (SEN) Be Included in Mainstream Education Provision? A Critical Analysis, 154-159. Likert, R. (2013). Bazat e kërkimit në edukim. Prishtinë: Instituti Pedagogjik i Kosovës. MASHT. (2007). Strategjia për Zhvillimin e Arsimit Parauniversitar në Kosovë 2007-2017. Prishtinë: MASHT. MASHT. (2011). Plani Strategjik për Organizimin e Arsimit Gjithëpërfshirës të Fëmijëve me Nevoja të Veçanta Arsimore në Arsimin Parauniversitar në Kosovë 2010-2015. Prishtinë: MASHT. MASHT. (2014). Arsimi gjithëpërfshirës e drejtë e secilit. Prishtinë: Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Departamenti për Politikat e Arsimit Parauniversitar,Divizioni i Arsimit me Nevoja të Veçanta. MASHT. (2015). Udhëzime për mësimdhënësit për gjithëpërfshirjen sociale, të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve në shkolla. Prishtinë: MASHT. MAShT. (2016). Korniza e Kurrikulës e Arsimit Parauniversitar të Republikës së Kosovës. Prishtinë: MAShT. MASHT. (2016). Plani Strategjik i Arsimit në Kosovë (PSAK) 2017-2021. Prishtinë: MASHT.


82 MASHT. (2017). Plani Individual I Arsimit (PIA) dhe udhëzuesi për hartimin e Planit Individual të Arsimit për fëmijë me nevoja të veçanta arsimore. Prishtinë: MASHT. MASHT. (2020). Udhërrëfyesi për diversitetin dhe gjithëpërfshirjen për sistemin arsimor parauniversitar në Kosovë. Prishtinë: MASHT. MAShT. (2022). Udhëzimi Administrativ për vlerësimin e nxënësve në arsimin parauniversitar të Republikës se Kosovës, neni 15. Prishtinë. MASHT. (2022). Udhëzimi Administrativ për vlerësimin e nxënësve në arsimin parauniversitar të Republikës se Kosovës, neni 15. Prishtinë: MASHT. Matthews, B., & Ross, L. (2010). Udhëzues praktik për shkencat sociale dhe humane.Metodat e hulumtimit. Tiranë: Qendra për Arsim Demokratik. Musai, B. (2014). Metodologji e mësimdhënies. Tiranë: Cde. Reçica-Havolli, S. (2006). Qëndrimet e mësimdhënësve për zbatimin e filozofisë së gjithëpërfshirjes në institucionet arsimore në Kosovë. Prishtinë: Instituti Pedagogjik i Kosovës. Walker, J. T. (2012). Attitudes and Inclusion: An Examination of Teachers' Attitudes Toward Including Students with Disabilities. Dissertations. Wang, H. L. (2009). Should All Students with Special Educational Needs (SEN) Be Included in Mainstream Education Provision? A Critical Analysis, 154-159. WIKIPEDIA. (2021, Nëntor 6). Retrieved from https://sq.wikipedia.org/: https://sq.m.wikipedia.org/wiki/Sjellja Wolff-Jontofsohn, U., & Zylfiu-Haziri, Z. (2015). Udhëzime për mësimdhënësit për gjithëpërfshirjen sociale të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve në shkolla. Prishtinë: Supporting Access to Education and Intercultural Understanding. Woolfolk, A. (2011). Psikologji e edukimit. Tiranë: Qendra për Arsim Demokratik. Zabeli, N. (2006). Metodologjia e Edukimit dhe e Mësimdhënies për të Drejtat e Fëmijës. Tekst Universitar për Studentë të Fakultetit të Edukimit. Prishtinë. Zabeli, N., & Behluli, L. (2011). Indeksi për gjithëpërfshirje. Prishtinë: Save the Children. Burime nga inerneti: https://diversity.social/why-is-diversity-important


Click to View FlipBook Version