The words you are searching are inside this book. To get more targeted content, please make full-text search by clicking here.
Discover the best professional documents and content resources in AnyFlip Document Base.
Search
Published by fbuamd, 2017-07-04 16:11:45

Buletini i Aktiviteteve FB v.a. 2016-2017

Buletini i Aktiviteteve FB

BULETINI
I

AKTIVITETEVE

#NeJemiUAMD, Konferenca #NeJemiUAMD, Konferenca
Ndërkombëtare, Workshop, Ndërkombëtare, Workshop,
Aktivitete sociale në ndihmë Aktivitete sociale në ndihmë të
të shtresave në nevojë, Konferenca shtresave në nevoje, Konferenca
studentore, Guida turistike.
studentore, Guida turistike.

Konceptoi:

Dr. Llambi Prendi
Dr. Luftim Cania

Fjala Përshëndetëse e Dekanës

Të dashur lexues!

Mirëseerdhët në numrin e parë të buletinit të aktiviteteve. Me
parathënien e këtij vëllimi të parë, NE kemi një synim dhe duam që këtë
ta arrijmë së bashku me Ju. Duam të krijojmë së bashku buletinin e
aktiviteteve të Fakultetit të Biznesit duke e nisur nga ky vëllim i parë, me
qëllim që Ju të keni mundësinë që të na njihni dhe të na konsideroni miq
në mënyrë që të jemi përkrah jush në punët tuaja të përditshme.

NE duam të jemi një familje e madhe që ndihmojmë njëri-tjetrin për të shkuar larg në
objektivat tona dhe për të pasur arritje sa më të mëdha në fushën akademike, atë të kërkimit
shkencor, si edhe në jetën dhe aktivitetet studentore. Kjo është familja, pjesë e së cilës NE
duam të jemi duke u përpjekur çdo ditë për të dhënë kontributin maksimal. Puna jonë gjatë
këtij viti është shpërblyer çdo ditë me rezultate dhe arritje, të cilat reflektohen dhe na japin
kënaqësi jo vetëm neve, por edhe bashkëpunëtorëve tanë.

Vlerësohemi për një mësimdhënie, e cila vjen gjithnjë duke u përmirësuar në
përputhje me standardet bashkëkohore....,vlerësohemi për kërkimin shkencor, i cili me
organizimin e konferencave ndërkombëtare të Fakultetit apo konferencën e ASECU, na
shërben jo vetëm si një shtysë e madhe në realizimin e kërkimit shkencor, ballafaquar me atë
të kolegëve tanë nga Shqipëria dhe nga vende të ndryshme të botës, por gjithashtu edhe në
vendosjen e urave të bashkëpunimit mes një rrjeti të gjerë universitetesh dhe organizatash që
impenjohen në fushën akademike dhe atë të kërkimit shkencor. Falë këtyre bashkëpunimeve,
fakulteti ynë ka aplikuar dhe në disa projekte të përbashkëta, stafi akademik ka patur
mundësinë të shkëmbejë mendime dhe opinione mbi çështje me interes akademik, si dhe
studentëve tanë iu është dhënë mundësia e pjesëmarrjes në shkolla verore, për të zhvilluar
aftësitë e tyre, duke i krahasuar me ato të kolegëve tanë të universiteteve të tjera në botë.

Si rezultat i aktiviteteve të zhvilluara gjatë vitit akademik 2016-2017, sot NE si
Fakultet Biznesi, kemi disa marrëveshje bashkëpunimi me disa Fakultete të universiteteve
prestigjoze në botë.

Për herë të parë u mor iniciativa e organizimit të konferencave ndërkombëtare edhe
nga ana e departamenteve të Fakultetit, siç ishte ISCOM, konferenca e Departamentit të
Marketingut, e cila është konferenca e pare e këtij profili në Shqipëri dhe pati pjesëmarrje të
gjerë nga universitetet e vendit dhe nga disa vende të botës.

Konferenca studentore, për të 8-in vit rradhazi, pati një sukses të jashtëzakonshëm,
duke hedhur një hap cilësor në rritje të këtij eventi kaq të rëndësishëm për studentët tanë dhe
për të gjithë stafin akademik të Fakultetit të Biznesit.

Një vend të veçantë në këtë vit akadamik ka patur mbështetja e biznesit dhe afrimi i tij
me universitetin, me qëllim afrimin e studentëve me botën e punës dhe të profesionit.

Nëpërmjet leksioneve të hapura të organizuara nga personalitete të biznesit të ftuar në
auditorët tanë, NE i kemi dhënë mundësinë studentëve të diskutojnë tema me interes praktik
për ta.

Janë kaq shumë mund e përpjekje të të gjithëve NE sëbashku, të cilat pa as më të
voglin dyshim do të na çojnë përpara. Kjo është fryma me të cilën NE ecëm sëbashku edhe
një vit dhe për këtë ndihemi të kënaqur dhe të vlerësuar.

Të dashur lexues!

Më lejoni që nëpërmjet këtyre rreshtave, t’Ju falenderoj të gjithëve për kontributin e
madh të dhënë nga gjithësecili prej Jush për familjen tonë – Fakulteti i Biznesit, UAMD - dhe
uroj të kemi në të ardhmen një vit akademik, me më shumë punë dhe përpjekje për arritje të
reja, për të thënë me krenari #NejemiUAMD#!

Prof. Asoc. Dr. Azeta TARTARAJ

DEKANE E FAKULTETIT TË BIZNESIT

PASQYRA E LËNDËS

1) 28/09/2016 - Turë studimor i studënteve danez në qytetin e Durrësit ............................
2) 16-20/11/2016 - Pjesmarrje në programin Erasmus +, staff teaching mobility në

Universitetin e Sipërmarrjes dhe Administrimit në Lublin, Poloni ................................
3) 18-20/11/2016 - Edukimi dhe zhvillimi i qëndrueshëm: e ardhmja që po krijojmë.......
4) 23/11/2016 - Njohja e sistemit tatimor ...........................................................................
5) 23/11/2016 – Turizmi shëndetësor: një trendencë e re për Shqipërinë...........................
6) 23/11/2016 - Nevoja për të mbështetur bujqësinë shqiptare me kredi (dhe problemet e

tjera të hasura).................................................................................................................
7) 24/11/2016 - Marketing insights workshop ....................................................................
8) 25/11/2016 - Vizitë studimore për atraksionet e reja në Qarkun e Durrësit ..................
9) 02/12/2016 - BREXIT- proçesi i daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi

Europian- implikimet për Shqipërinë dhe Ballkanin ......................................................
10) 22/12/2016 - Kompetencat strategjike të rrjetëzimit për sipërmarrësit ..........................
11) 23/12/2016 - Vizitë në Shtëpinë e Foshnjës, Durrës.......................................................
12) 27/12/2017 - Vizitë në Shtëpinë e Foshnjës, Durrës.......................................................
13) 19/01/2017 - Off-shoring e SME-ve prodhuese: ndikimi i menaxhimit të njohurive në

performancën e firmës ....................................................................................................
14) 19/01/2017 - Pabarazia globale.......................................................................................
15) 19/01/2017 - Pabarazia gjinore në të ardhura: përse gratë preferohen më pak për

pozitat ekzekutive apo menaxheriale në institucionet bankare në Shqipëri?..................
16) 19/01/2017 - Ekonomia e Shqipërisë drejt një normaliteti të ri......................................
17) 27/01/2017 - Vizitë në Muzeun Arkeologjik dhe Amfiteatrin e Durësit ........................
18) 27/01/2017 - Vlerat e Trashëgimisë Kulturore dhe Muzeale të qytetit të Durrësit ........
19) 01/02/2017 - Menaxhimi i bizneseve në Shqipëri ..........................................................
20) 03/02/2017 - Qeverisja IT si një mjet eficent institucional për zhvillimin e Ekonomisë

Shqiptare .........................................................................................................................
21) 03/02/2017 - Përfitimet e Shqipërisë nga politika e kohëzionit të BE-së dhe rëndësia e

tyre ..................................................................................................................................
22) 03/02/2017 - Zhvillimi Urban, bilanci i një legjislature dhe prespektivat ......................
23) 05/02/2017 - Informimi dhe konsultimi për përgatitjen e temës së diplomës, Cikli i

Dytë – Master..................................................................................................................
24) 08/02/2017 - Kompeticion mbi start up-et (Dep. Menaxhimit)......................................
25) 09/02/2017 - Ne mësojme nga praktikat më të mira......................................................
26) 16/02/2017 - Kompeticion mbi start up-et......................................................................
27) 24/02/2017 - Edukimi për Zhvillimin e Qëndrueshëm në Arsimin e Lartë: Shqipëria

përmes Universitetit të Durrësit ......................................................................................
28) 24-25/02/2017 - Menaxhimi Marketing dhe Transformimet Dixhitale..........................
29) 25/02/2017 - Leksion i hapur dhe njohje me Universitetin e Prishtinës ........................

30) 27/02/2017 - Vizitë mësimore tek bizneset në Korçë dhe Pogradec .............................
31) 04/03/2017 - Përgatitja e temës së diplomës, teknikat kërkimore që përdoren për

përgatitjen e saj ...............................................................................................................
32) 20/03 – 24/05/2017 - Projekti studentor #NeJemiUAMD..............................................
33) 24/03/2017 - Menaxhimi i varfër i Luginës së Valbonës ...............................................
34) 24/03/2017 - Roli i organizatës në ndihmë të sektorit të turizmit kulturor.....................
35) 24/03/2017 - Sipërmarrja në Shqipëri: Risi dhe Sfida ....................................................
36) 31/03/2017 - Stabiliteti Financiar dhe fokusi i tij; dhe Roli i një banke sistemike për të

siguruar qëndrueshmërinë në sektorin financiar .............................................................
37) 01/04/2017 - The Psychology of Leadership Albania 2017 ...........................................
38) 04/04/2017 - Njohja më nga afër e sistemit bankar ........................................................
39) 09/04/2017 - Dizenjimi i zgjidhjeve në lidhje me votimin familjar ...............................
40) 09/04/2017 - Panairi Mesdhetar i Turizmit.....................................................................
41) 12/04/2017 - Liberalizmi Ekonomik...............................................................................
42) 18/04/2017 - Potencialet turistike që ofron vendi ynë, Shqipëria...................................
43) 21/04/2017 - Problemet e papunësisë në rradhët e të rinjve ...........................................
44) 21/04/2017 - Vleresimi i efekteve te politikes fiskale në konsumin privat: të dhëna

nga Shqipëria ..................................................................................................................
45) 21/04/2017 - Misionet Arkeologjike Italo-Shqiptare. Ditë Studimi në Kujtim të

Arkeologes Sara Santoro ................................................................................................
46) 23/04/2017 - Bamirësia nuk të varfëron, për “Fundjavë Ndryshe” ...............................
47) 26/04/2017 - Erasmus for Young Entrepreneurs ............................................................
48) 26/04/2017 - Vizitë mësimore tek ferma Amalthia .......................................................
49) 11-12/05/2017 - Forumi i II-të i Srategjisë së BE për Makrorajonin Adriatik-Jon ........
50) 13/05/2017 - Panairi i Asistencës së Komunitetit Evropian ...........................................
51) 19-20/05/2017 - Sfidat ekonomike dhe sociale në Europë 2016 - 2020.........................
52) 22-26/05/2017 - Ekspeditë mësimore për studentët e profileve Menaxhim Hoteleri-

Restorant, Menaxhim Turizëm Kulturor, Menaxhim Turizëm Arkeologjik -
Departamenti i Turizmit..................................................................................................
53) 22-28/05/2017 - Mobile and Digital Storytelling on Environmental Issues...................
54) 23-30/05/2017 - Pjesmarrje në programin Erasmus +, staff teaching mobility në
Universitetin Danubius, Galaţi, Rumani .........................................................................
55) 25/05/2017 - Event mbi sipërmarrjen në qytetin e Durrësit ...........................................
56) 30/05/2017 - Vizitë në Shtëpinë e Foshnjës, Durrës ......................................................
57) 02/06/2017 - Zhvillimi i Qëndrueshëm Ekonomik dhe Sfidat e Shqipërisë drejt
Integrimit në Be – Konferenca VIII studentore ..............................................................
58) 02/06/2017 - Qiraja Financiare Leasing ........................................................................
59) 02/06/2017 - Tregu i tokës bujqësore dhe problemet e saj ............................................
60) 02/06/2017 - Globalizimi dhe rritja Ekonomike: një përmbledhje krahasuese e
Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor .............................................................................
61) 14/06/2017 - Platformë e profilizuar në metodat e të mësuarit online dhe teknologjisë

së informacionit .............................................................................................................
62) 16/06/2017 - Dita e Departamentit të Menaxhimit ........................................................
63) 17/06/2017 - Fushatë ndërgjegjësimi për mbrojtjen e mjedisit nga mbeturinat urbane
64) 18/06/2017 - Harvard Kennedy School - Ask what you can do ....................................

FAKULTETI I BIZNESIT

Departamenti i Turizmit

28 Shator 2016 DITA BOTËRORE E TURIZMIT

Tema: “Turë studimor i studenteve danez në qytetin e Durrësit".

Në kuadër të Ditës Botërore të Turizmit,
Fakulteti i Biznesit, pati kënaqësinë të priste një
grup studentësh danez të Skive Gymnasium, të
cilët ndodhen në vendin tonë në kuadër të një turi
studimor (study-tour) disa ditor.

Gjatë vizitës disa orëshe, studentët u
njohën me elementë të atraksioneve turistike në
Durrës dhe rrethinat e tij. Një orë mësimi
spontane u zhvillua nga Prof. Gaqo Tanku, i cili e
bëri akoma më interesante vizitën duke përfshirë
shumë kuriozitete për të rinjtë.

Në përfundim pedagogë të Departamentit
të Turizmit dhe Menaxhimit, i shoqëruan
pjesëmarrësit për të vizituar ambientet e
Kampusit të Ri Universitar. Studentët danezë,
nga ana e tyre, përfituan dhe realizuan biseda me
studentë të pranishëm në ambientet e
universitetit.

Qellimi:

Njohja e studentëve danez me atraksionet
turistike në Durrës dhe rrethinat e tij; njohjen e
grupeve të studnetëve dhe mundësinë e
bashkëpunimit në të ardhmen ndërmjet studentëve
të Fakultetit të Biznesit meSkive Gymnasium;
përhapjen e njohjes së turizmit në Shqipëri,
vëçanërisht në Durrës, në Danimarkë

Ky aktivitet u mundësua nga Agjensisë Turistike
“Tours Albania” e cila bashkëpunoi në këtë vizitë
studimore.

FAKULTETI I BIZNESIT

Fakulteti i Biznesit

16 - 20 Nëntor 2016 AKTIVITET NDËRKOMBËTAR ERASMUS +

Tema: “Pjesmarrje në programin Erasmus +, staff teaching mobility në
Universitetin e Sipërmarrjes dhe Administrimit në Lublin, Poloni”.

Më datat 16 – 20 Nëntor 2016, pedagogët
e Fakultetit të Biznesit Prof. Asoc. Dr. Elton Noti
dhe Prof. Asoc. Dr. Shkëlqim Fortuzi, morën
pjesë në Javën Ndërkombëtare të organizuar nga
Universiteti i Sipërmarrjes dhe Administrimit në
Lublin të Polonisë (në vijim WSPA). Ky aktivitet
organizohej në kuadër të programit Erasmus +,
komponenti staff teaching mobility, mes
institucioneve partnere.

Në aktivitet merrnin pjesë përfaqësues
nga institucione të arsimit të lartë publike dhe
private, si dhe shoqata të angazhuara në fushën e
arsimit të lartë dhe rinisë. Shtetet e përfaqësuara
nga pjesëmarrësit ishin: Shqipëria, Kroacia,
Bosnje- Hercegovina,Serbia, Spanja, Rumania,
Çekia, Sllovakia,Gjermania dhe Polonia.

Qëllimi:

Aktiviteti kishte si qëllim zhvillimin e
leksioneve me tema specifike për Shqipërinë nga
pedagogët e Fakultetit të Biznesit në UAMD, përpara
studentëve dhe pedagogëve të Universitetit WSPA.
Gjithashtu, në një seancë të veçantë u zhvilluan
prezantime nga pjesëmarrësit mbi institucionet që ata
përfaqësonin. Nga ana e lektorëve të FB u dha një
prezantim mbi Universitetin “Aleksandër Moisiu” në
tërësi dhe Fakultetin e Biznesit në veçanti.
Informacionet konsistonin në prezantimin e
programeve te studimit, kurrikulave, bashkëpunimit
ndërkombëtar etj. Takimi ishte një mundësi shumë e
mirë për krijimin e bashkëpunimit mes institucioneve të
arsimit të lartë nga Europa.

FAKULTETI I BIZNESIT

Fakulteti i Biznesit

18-20 Nëntor 2016 KONFERENCË SHKENCORE NDËRKOMBËTARE – TETOVË,
MAQEDONI

Tema: “Edukimi dhe zhvillimi i qëndrueshëm: e ardhmja që po krijojmë”.

Me datë 18-20 nëntor 2016, Universiteti
"Aleksandër Moisiu" organizoi Konferencën
Shkencore Ndërkombetare në Tetove, Maqedoni.

Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin edhe
lektorët e Fakultetit të Biznesit. Pjesëmarrja në
këtë konferencë ishin nga disa vende si,
Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Turqia, India, etj.
U trajtuan rreth 16 tematikat në këtë konference.

Qëllimi:

Qëllimi i konferencës është adresimi i
çështjeve që ndikojnë në zhvillimin social dhe
ekonomik të Shqipërisë, të Evropës dhe më
gjerë. Ditët e sotme synohet të krijohet një
zhvillim të qëndrueshëm dhe edukimi është një
nga shtyllat kryesore për të realizuar këtë
zhvillim.

23 Nëntor 2016 FAKULTETI I BIZNESIT

Departamenti i Financë-Kontabilitetit

LEKSION I HAPUR

Tema: “Njohja e sistemit tatimor”.

Në kuadër të kalendarit të aktiviteteve të
Departamentit të Financë Kontabilitetit, u zhvillua sot
(datë 23.11.2016) një leksion i hapur me përfaqësues
të Drejtorisë Rajonale Tatimore Durrës dhe studentët
e programeve Financë Kontabilitet dhe Bankë
Financë.

Në këtë leksion patëm kënaqësin të ishin:
1. Kliton Tati (Drejtor i Drejtorisë së Vlerësimit dhe
Përpunimit të të Ardhurave Tatimore Durrës)
2. Makeljana Smakaj (Drejtore e Drejtorisë së
Shërbimit të Tatimpaguesve).

Ky leksion u përmbyll me ftesë që studentët e
profileve të Financë-Kontabilitet dhe Bankë-Financë
të merren me fushata sensibiluese për kasat fiskale,
deklarimet, shlyerjet në kohë të detyrimeve, etj.

Qëllimi:

Ky leksion i hapur kishte si qëllim kryesor njohjen
e sistemit tatimor në përgjithësesi dhe më pas në veçanti:

a) Njohjen e Sistemit të Deklarimeve Online.
b) Njohuri të detajuara mbi deklarimin e taksave dhe

tatimeve në faqen online të tatimeve.
c) Njohuri mbi librat e blerjes dhe të shitjes.
d) Njohuri mbi listëpagesat.
e) Njohuri mbi formularët e deklarimeve, etj.

FAKULTETI I BIZNESIT

Departamenti i Menaxhimit

23 Nëntor 2016 AKTIVITETE PËR KËRKIMIN SHKENCOR

Tema: “Turizmi shëndetësor: një tendencë e re për Shqipërinë”.

Në kuadër të kalendarit të aktiviteteve për Qëllimi:
Kërkimin Shkencor në Departamentin e
Menaxhimit, u zhvillua prezantimi e Ky aktivitet shkencor synon të rrisi
kërkimit/studimit nga lektorja dhe njekohësisht cilësinë e kërkimeve të lektorëve/studiuesve mbi
nga përgjegjësja e departamentit Dr. Olta punën e tyre, nëpërmjet përthithjes së opinioneve
Nexhipi. nga anëtarët e departamentit. Nga ana tjetër
relatimi mbi punën shkencore rrit mundësitë e e
Duke qënë se Shqipëria është një ndër njohjes me studime të ndryshme dhe rrit
vendet e synuara nga turistët e huaj dhe një vënd bashkëpunimin ndërmjet lektorëve/studiuesve.
në të cilën përfitimet shëndetësore, specifikisht
ato dentare, mund të përfitohen me cmime
konkuruese kemi kryer këtë studim për të kuptuar
qasjen e turistëve dhe benefitet që ata mund ti
japin vendit tonë. Rezultatet e studimit treguan se
shqipëria është një destinacion i turzmit
shëndetësor për fqinjët tanë të cilët jan të kënaqur
si nga ana e turizmit dhe nga ana e shëndetësore.

FAKULTETI I BIZNESIT

Departamenti i Menaxhimit

23 Nëntor 2016 AKTIVITETE PËR KËRKIMIN SHKENCOR

Tema: “Nevoja për të mbështetur bujqësinë shqiptare me kredi (dhe
problemet e tjera të hasura)”.

Në kuadër të kalendarit të aktiviteteve për
Kërkimin Shkencor në Departamentin e
Menaxhimit, u zhvillua prezantimi e
kërkimit/studimit nga lektorët Dr. Luftim Cania
dhe Prof. Asoc. Dr. Bajram Korsita.

Prezantimi u fokusua tek vlerësimi i
kërkesën për kredi në sektorin e bujqësisë dhe në
vlerësimin e problemeve në këtë sektor. Sektori i
bujqësisë kontribon rreth 22% në GDP dhe
punëson rreth 50% të forcës së punës në Shqipëri.
Ndër vështirësitë kryesore të financimit në këtë
sektor janë: problemet strukturore, interesat tepër
të larta, proçedura të gjata e të komplikuara,
mungesa e kolateralit, tregu i pazhvilluar i tokës,
mungesa e informacionit rreth aplikantëve për
kredi, mungesa e planeve të biznesit, etj.

Qëllimi:

Ky aktivitet shkencor synon të rrisi
cilësinë e kërkimeve të lektorëve/studiuesve
mbi punën e tyre, nëpërmjet përthithjes së
opinioneve nga anëtarët e departamentit. Nga
ana tjetër relatimi mbi punën shkencore rrit
mundësitë e e njohjes me studime të
ndryshme dhe rrit bashkëpunimin ndërmjet
lektorëve/studiuesve.

FAKULTETI I BIZNESIT

Departamenti i Marketingut

24 Nëntor 2016 WORKSHOP

Tema: “Marketing insights workshop".

Me date 24.11.2016, në mjediset e
Kampusit, Z. Florian Bimo, Business Unit
Manager pranë M&D, zhvilloi një workshop me
studentët e Menaxhim Marketing e Administrim
Biznesit dhe jo vetëm.

Biseda u fokusua në përqasjen e
marketingut në ditët e sotme, njohjen,
komunikimin dhe përfshirjen me konsumatorin,
përgjegjësinë sociale të biznesit, zhvillimin e
markës dhe se si janë zhvilluar këto në
marketingun e kompanisë Marketing &
Distribution - Albania.

Aktiviteti u iniciua nga lektorja e lendës
Sjellje Konsumatore, Msc. Erjonilda Hasrama
dhe organizuar nga Departamenti i Marketingut

Qëllimi:

Ky aktivitet u organizua në kuadër të
motivimit të studentëve, njohjen e biznesit dhe
krijimit të kontakteve të reja të studenteve me
punëdhënësit e tyre të ardhshëm.

FAKULTETI I BIZNESIT

Departamenti i Turizmit

25 Nëntor 2016 KREATIVITETI DHE SIPERMARRJA TURISTIKE

Tema: “Vizitë studimore për atraksionet e reja në Qarkun e Durrësit".

Në datën 25 nëntor, studentët e profilit të
turizmit, të Fakultetit të Biznesit, zhvilluan një
vizitë studimore në Agriturizmin Huqi, Manëz,
një nga atraksionet turistike më të reja në Qarkun
e Durrësit.

Gjatë vizitës, Z. Rogert Huqi, prezantoi
punën e deritanishme për shndërrimin e hapësirës
në një agriturizëm turistik dhe planet për të
ardhmen. Kreativiteti, këmbëngulja dhe
bashkëpunimi me territorin konsideroheshin prej
tij, pika e suksesit. Aktiviteti u realizua në kuadër
të gërshetimit të pjesës teorike me atë praktike,
njohjes së territorit dhe krijimit të lidhjeve me
bizneset e zonës të cilat do jenë në vazhdimësi
gjatë vitit akademik.

Aktiviteti u iniciua nga lektorja Brunilda
Liçaj dhe u organizuar në bashkëpunimin e
lektorëve Majlinda Muka, Dorina Xheraj, të
Departamentit të Turizmit.

Qëllimi:

Ky aktivitet u organizua në kuadër të
motivimit të studentëve, njohjen e biznesit dhe
krijimit të kontakteve të reja të studenteve me
punëdhënësit e tyre të ardhshëm

02 Dhjetor 2016 FAKULTETI I BIZNESIT

Departamenti i Shkencave Ekonomike

KALENDARIT TE AKTIVITETEVE SHKENCORE E KULTURORE

Tema: “BREXIT - implikimet për Shqipërinë dhe Ballkanin”.

Në kuader të “Seminari i së Premtës” aktivitet
mujor i Departamentit të Shkencave Ekonomike, ku
lektore të departamentit relatojnë punimet e tyre
shkencore, më datë 02 Dhjetor 2016 Dr. Ela Golemi
lektore e këtij departamenti dhe njëkohësisht Zv.
Dekane për Kërkimin Shkencor të Fakultetit të
Biznesit, prezantoi punim e saj me fokus pasojat e
daljes së Mbretërisë së Bashkuar në ekonominë dhe
sistemin financiar të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

BREXIT vlerësohet të ketë ndikim potencial
negativ mbi ekonomitë e rajonit , vlerësimi i plotë i
ndikimeve është i vështirë për shkak të pasigurive që
rrethojnë proçesin e largimit. Ndikimet direkte, me
burim lidhjet ekonomike, tregtare dhe financiare me
MB vlerësohen të jenë të limituara, ndërsa efektet
indirekte, me burim impaktin që do të ketë BREXIT
për Evropën, mund të shoqërohet me efekte potencial
negative mbi ekonominë e Shqipërisë dhe Rajonit.
Gjithashtu, BREXIT pritet të shtyjë në kohë proçesin e
integrimit të vendeve kantidate në Bashkimin
Europian.

Qëllimi:

Ky aktivitet shkencor synon të rrisi
cilësinë e kërkimeve të lektorëve/studiuesve mbi
punën e tyre, nëpërmjet përthithjes së opinioneve
nga anëtarët e departamentit. Nga ana tjetër,
relatimi mbi punën shkencore rrit mundësitë e e
njohjes me studime të ndryshme dhe rrit
bashkëpunimin ndërmjet lektorëve/studiuesve.

FAKULTETI I BIZNESIT

Departamenti i Menaxhimit

22 Dhjetor 2016 AKTIVITETE PËR KËRKIMIN SHKENCOR

Tema: “Kompetencat strategjike të rrjetëzimit për sipërmarrësit”.

Në kuadër të kalendarit të aktiviteteve për
Kërkimin Shkencor në Departamentin e
Menaxhimit, u zhvillua prezantimi e
kërkimit/studimit nga lektori Phd Cand. Oliana
Sula.

Prezantimi u nda në dy pjesë. Pjesa e
parë u fokusua në prezentatimin e një kapitulli të
publikuar në IG Global mbi strategjitë e
përdorimit të rrjeteve sociale për qëllime biznesi
nga ana të rinjva me potencial sipërmarrës në
Shqipëri dhe Estoni duke paraqitur edhe
rekomanimet e sugjerimet përkatëse. Pjesa e dytë
e prezentatimit u fokusua në paraqitjen e policy
paper të botuar në DCFA mbi sfidat e edukimit
mbi sigurinë kibernetike në Shqipëri në
persepektivat e zhvillimit të një strategjie
kombëtare duke u bazuar tek praktikat më të mira
nga Estonia.

Qëllimi:

Ky aktivitet shkencor synon të rrisi
cilësinë e kërkimeve të lektorëve/studiuesve
mbi punën e tyre, nëpërmjet përthithjes së
opinioneve nga anëtarët e departamentit. Nga
ana tjetër relatimi mbi punën shkencore rrit
mundësitë e e njohjes me studime të ndryshme
dhe rrit bashkëpunimin ndërmjet
lektorëve/studiuesve.

23 Dhjetor 2016 FAKULTETI I BIZNESIT

Departamenti i Shkencave Ekonomike

AKTIVITET SOCIAL

Tema: “Vizitë në Shtëpinë e Foshnjës, Durrës”

Lektorët e Departamentit të Shkencave
Ekonomike zhvilluan një aktivitet social në
Shtëpinë e Foshnjës Durrës me rastin e festave të
fundvitit.

Së bashku, për më shumë buzëqeshje,
shpresë dhe dashuri!

Qëllimi:

Nëpërmjet këtij aktiviteti synohet, lektorët
të gjenden sa më pranë shtresave vullnerabele në
ditët festive, të kontribojnë në përmirësimin e
jetesën e tyre, të promovojnë rëndësinë e
ndihmesës tek bizneset dhe shoqëria në tërësi.

Nga ana tjetër të sensibilizojmë opinionin
publik për të ndihmuar dhe kushtuar vëmendje
kësaj kategorie personash në nevojë, krahas
veprimtarive të përditshme.

27 Dhjetor 2016 FAKULTETI I BIZNESIT

Departamenti i Menaxhimit & Financë-Kontabiliteti

AKTIVITET SOCIAL

Tema: “Vizitë në Shtëpinë e Foshnjës, Durrës”

Departamenti i Menaxhimit dhe Financë-
Kontabilitetit vizituan Shtëpinë e Foshnjës në
Durrës, me rastin e festave të fundvitit. Në këtë
vizitë mbi të gjitha, dhuruan ngrohtësi, dashuri
dhe buzëqeshje!

Për më tepër, t’i kalojmë festat duke
dhuruar gëzim, mbështetje dhe shpresë!

Qëllimi:

Nëpërmjet këtij aktiviteti synohet,
lektorët të gjenden sa më pranë shtresave në
nevojë në ditët festive dhe jo vetëm, të
kontribojnë në përmirësimin e jetesën e tyre, të
promovojnë rëndësinë e ndihmesës tek bizneset
dhe shoqëria në tërësi.

Nga ana tjetër të sensibilizojmë opinionin
publik për të ndihmuar dhe kushtuar vëmendje
kësaj kategorie personash në nevojë, krahas
veprimtarive të përditshme.

FAKULTETI I BIZNESIT

Departamenti i Menaxhimit

19 Janar 2017 AKTIVITETE PËR KËRKIMIN SHKENCOR

Tema: “Off-shoring e SME-ve prodhuese: ndikimi i menaxhimit të
njohurive në performancën e firmës”.

Në kuadër të kalendarit të aktiviteteve për
Kërkimin Shkencor në Departamentin e
Menaxhimit, u zhvillua prezantimi e
kërkimit/studimit nga lektorja Phd Cand. Denada
Lica Berberi.

Menaxhimi i dijes është konsideruar nga Qëllimi:
shumë studiues si faktor kryesor në përcaktimin e
nivelit të performancës së kompanive të Ky aktivitet shkencor synon të rrisi cilësinë
ndryshme. Duke u fokusuar në bizneset e kërkimeve të lektorëve/studiuesve mbi punën e
ndërkombëtare dhe në veçanti në NVM-të tyre, nëpërmjet përthithjes së opinioneve nga
prodhuese offshore, dija bëhet akoma më anëtarët e departamentit. Nga ana tjetër relatimi
interesante për t’u studiuar duke konsideruar mbi punën shkencore rrit mundësitë e e njohjes me
faktin që pjesa më e madhe e studimeve studime të ndryshme dhe rrit bashkëpunimin
fokusohen më tepër tek kompanitë e mëdha sesa ndërmjet lektorëve/studiuesve.
ato të vogla e të mesme. Objekti i studimit i këtij
artikulli është të analizosh se si menaxhimi i dijes
ndikon në performancën e kompanive.

FAKULTETI I BIZNESIT

Departamenti i Menaxhimit

19 Janar 2017 AKTIVITETE PËR KËRKIMIN SHKENCOR

Tema: “Pabarazia globale”.

Në kuadër të kalendarit të aktiviteteve për Qëllimi:
Kërkimin Shkencor në Departamentin e Menaxhimit,
u zhvillua prezantimi e kërkimit/studimit nga lektori Ky aktivitet shkencor synon të rrisi
Prof. Asoc. Dr. Gaqo Tanku. cilësinë e kërkimeve të lektorëve/studiuesve
mbi punën e tyre, nëpërmjet përthithjes së
Në ditët e sotme bota nuk drejtohet nga një opinioneve nga anëtarët e departamentit. Nga
qeveri e vetme, por kjo nuk na pengon që ky problem ana tjetër relatimi mbi punën shkencore rrit
të trajtohet edhe vetem në kuadrin e një shteti. mundësitë e e njohjes me studime të
Ndonëse ekonomitë e çdo shteti në mënyrë ndryshme dhe rrit bashkëpunimin ndërmjet
individuale janë të rëndësishme dhe tërë veprimet lektorëve/studiuesve.
politike të ndërmara në këtë nivel ndikojnë dukshëm,
globalizmi është një forcë e fuqishme që shtrin efektet
e saj nga të ardhurat në rafshin individual,
perspektivat e punësimit, zgjerimi i dijeve dhe
informacionit tonë lidhur me koston e mallrave që në
blejmë përditë apo sa të vlefshme janë frutat e fresketa
në mes të dimrit. Janë një numër arsyesh që na
detyrojne si: Kurioziteti, Informacioni rreth jetës dhe
të ardhmes, çfarë të shes apo te blej, si t’i bëj gjërat
më mire, vendimarrje për emigrim. Koha është për ta
parë pabarazinë në të ardhmen e saj e jo si fenomen
kombëtar, si shtet por në nivel global.

FAKULTETI I BIZNESIT

Departamenti i Menaxhimit

19 Janar 2017 AKTIVITETE PËR KËRKIMIN SHKENCOR

Tema: “Pabarazia gjinore në të ardhura: përse gratë preferohen më pak për
pozitat ekzekutive apo menaxheriale në institucionet bankare në Shqipëri?”

Në kuadër të kalendarit të aktiviteteve për
Kërkimin Shkencor në Departamentin e
Menaxhimit, u zhvillua prezantimi i
kërkimit/studimit nga lektorja Dr. Juliana
Osmani.

Diskutimi rreth dallimeve dhe
ngjashmërive mes meshkujve dhe femrave është
gjithnjë një çështje me interes, si në kërkimin
shkencor ashtu edhe në opinionin publik. Duke
marrë në analizë sektorin bankar në Shqipëri,
qëllimi kryesor i këtij kërkimi ishte të kuptuarit
pse gratë janë më pak të preferuara për tu
punësuar në pozicione drejtuese, gjë që çon në të
ardhura më të pakta për to. Për të kuptuar këtë,
hipotezat e ngritura u fokusuan në qëndrimin e
grave kundrejt riskut dhe në perceptimet lidhur
me aftësitë e tyre konjitive dhe vendimmarrëse.

Qëllimi:

Ky aktivitet shkencor synon të rrisi
cilësinë e kërkimeve të lektorëve/studiuesve mbi
punën e tyre, nëpërmjet përthithjes së opinioneve
nga anëtarët e departamentit. Nga ana tjetër
relatimi mbi punën shkencore rrit mundësitë e e
njohjes me studime të ndryshme dhe rrit
bashkëpunimin ndërmjet lektorëve/studiuesve.

19 Janar 2017 FAKULTETI I BIZNESIT

Departamenti i Shkenvave Ekonomike

LEKSION I HAPUR

Tema: “Ekonomia drejt një Normaliteti të ri”

Në datën 19 janar 2017 ishte në Kampus
(Fakultetin e Biznesit) zv. Guvernatoren e
Bankës së Shqipërisë, Dr. Natasha Ahmetaj, në
një leksion të hapur me temë “Ekonomia drejt një
normaliteti të ri” . Përgjatë leksionit iu një analizë
interesante shkaqeve dhe pasojave të krizës
financiare globale, menaxhimit të krizës dhe
periudhës post-krizë.

Leksioni i mësuar nga menaxhimi i krizës
është se E ardhmja nuk do të jetë si më parë. Po
shkohet drejt një Normaliteti të ri për ekonominë
dhe sistemin financiar, në tē cilin po bëhen të
zakonshme disa dukuri që më parë ishin të
jashtëzakonshme. Me rritje të ngadaltë
ekonomike dhe me fitime të ulëta, me forcim
rregullativ dhe modele të reja biznesi, por me më
shumë vlera humane, familje-shtëpi shëndet.

Qëllimi:

Ky leksion i hapur u organizua në
kuadër të informimit të studentëve, me shkaqet
dhe pasojat e krizës financiare globale, mënyrës
së menaxhimit të saj, njohjes me trendet e reja
të zhvillimeve ekonomike dhe financiare dhe
politikave të reja të nevojshme për normalitetin
e ri.

FAKULTETI I BIZNESIT Departamenti i Marketingut

27 Janar 2017 AKTIVITET

Tema: “Vizitë në Muzeun Arkeologjik dhe Amfiteatrin e Durësit”.

Ky aktivitet u organizua nga pedagogu i këtij
departamenti Phd Cand. Arlind Kasa.

Vizita filloi në ambjentet e Muzeut
Arkeologjik Durrës. Fillimisht, studentëve iu
prezantua guida e muzeut që i informoi ata rreth
mënyrës së funksionimit të këtij Institucioni. Më pas,
vizita vazhdoi në një tur informativ për studentët rreth
historikut të këtij institucioni, përshkrimin e objekteve
arkeologjike të ekspozuara në muze, numrin e
turistëve si dhe të ardhurat e gjeneruara nga ky
Institucion gjatë viteve të fundit.

Pas përfundimit të vizitës në Muzeun
Arkeologjik të qytetit, turi u spostua në ambjentet e
Amfiteatrit Romak të Durrësit. Gjatë vizitës në
Amfiteatër studentët u informuan rreth historikut të
zbulimit të amfiteatrit, periudhës së ndërtimit të tij,
teknikës së ndërtimit. Gjithashtu ata u informuan rreth
projekteve të ndryshme kërkimore që janë realizuar në
këtë monument, fliksit të vizitorëve të tij vitet e fundit
etj.

Qëllimi:

Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja dhe
informimi i studentëve të profileve
“Menaxhim Turizëm Kulturor” dhe
“Menaxhim Turizëm Arkeologjik” të FB në
UAMD rreth këtyre sipërmarrjeve kulturore.
Realizimin e këtij aktiviteti u bë e mundur
bashkëpunimi me institucionet përkatëse si
Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare
(DRKK) dhe Muzeu Arkeologjik.

FAKULTETI I BIZNESIT

Departamenti i Turizmit

27 Janar 2017 AKTIVITET

Tema: “Vlerat e Trashëgimisë Kulturore dhe Muzeale të qytetit të
Durrësit”.

Më datë 27.01.2017 Departamenti Turizmit organizoi Qëllimi:
një aktivitet i cili u ideua dhe organizua nga anëtarja e
Departamentit të Turizmit në Fakultetin e Biznesit pranë Qëllimi i kësaj vizite ishte
UAMD, Dr. Dorina Xheraj-Subashi. Pjesë të këtij aktiviteti ishin njohja dhe informimi i studentëve me
studentët e drejtimeve të turizmit në UAMD. Aktiviteti filloi në trashëgiminë kulturore dhe muzeale të
ambjentet e Muzeut Arkeologjik të Durrësit. Në këtë institucion Durrësit dhe lidhjen e tyre me turizmin
studentët u njohën me historikun e këtij muzeu, mënyrën e e qëndrueshëm.
organizimit, interpretimit dhe funksionimit të tij dhe objektet
arkeologjike që ruhen në të. Gjatë guidës që u krye në muzeun
arkeologjik të qytetit, studentëve iu shpjeguan njohuri dhe
parime bazë të funksionimit të muzeut dhe parimeve bazë rreth
muzeologjisë.

Pas përfundimit të vizitës në muze, aktiviteti u spostua
në objektet dhe monumentet e ndryshme të trashëgimisë
kultutore që janë zbuluar në Durrës gjatë gëmimeve të ndryshme
arkeologjike. Kështu, aktiviteti i spostua pran murit rrethues të
Antikitetit të Vonë të ngritur nga perandori Bizantin Anastas I, i
cili e kishte ndërtuar atë. Pastaj, ky aktivitet lëvizi drejt
amfiteatrit romak të Dyrrahut ku studentët u informuan mbi
historikun dhe arkitekturën e këtij monumenti. Në përfundim,
aktiviteti i përqendruar në informimin e siteve të tjera
arkeologjike të Dyrrahut si Terma Publike Romake dhe
Macellum/Forum Bizantin, ku studentëve të turizmit iu dha
informacion rreth këtyre monumenteve. Me të mbaruar vizita në
monumentet arkeologjike të Dyrrah, aktiviteti i mbyll dhe
studentët u lejuan të largohen lirisht.

FAKULTETI I BIZNESIT Departamenti i Menaxhimit

1 Shkurt 2017 LEKSION I HAPUR

Tema: “Menaxhimi i bizneseve në Shqipëri”.

U zhvillua një leksion i hapur me studentët
dhe lektorët e Departamentit të Menaxhimit, me Z.
Erand Sula, Drejtor i Shitjes dhe Marketingut në
Add Company, sektori Unfood.

Duke qënë se studentët marrin një
informacion të përgjithshëm nga pikpamja teorike
ky departament për ti sjelle studentët më afer me
realitetin ftoi për një leksion të hapur Z.Erand
SULA për ti informuar studentët lidhur me atë se
cfarë ndodh në tregun shqiptar, mënyrën se si
funksion ai, se si bëhet menaxhimi nga kjo
pikëmapje dhe marketingu gjithashtu. Të tjetë
aspekte u trajtuan problemet me të cilat ndeshen
bizneset dhe se si mund të përballohen ato me
efiçencën.

Aktiviteti u iniciua nga lektorët e lendës
Baza Biznesi, Dr. Olta Nexhipi dhe Phd Cand.
Erisa Musabelli.

Qëllimi:

Ky leksion i hapur u organizua në
kuadër të motivimit të studentëve, njohjes së
biznesit dhe krijimit të kontakteve të reja të
studenteve me punëdhënësit e tyre të
ardhshëm.

03Shkurt 2017 FAKULTETI I BIZNESIT

Departamenti i Shkencave Ekonomike

KALENDARIT TE AKTIVITETEVE SHKENCORE E KULTURORE

Tema: “Qeverisja IT si një mjet eficent institucional për zhvillimin e
Ekonomisë Shqiptare”.

Në kuader të zbatimit të Kalendarit të Qëllimi:
Aktiviteteve Shkencore e Kulturore të Departamentit
të Shkencave Ekonomike, për vitin akademik 2016- Ky aktivitet shkencor synon të integroje
2017, një aktivitet mjaft i rëndësishëm është “Seminari implementimin e kërkimeve të fundit shkencore
i së Premtës”, ku lektore të këtij departamenti relatojnë mbi rëndësine e veçante që ka teknologjia
mbi punën e tyre shkencore. Prezantimi i sotëm u bë informative (IT) në zhvillimin ekonomik.
nga lektori e këtij departamenti Dr. Ermir Shahini. Rëndësia dhe cilësia e këtij studimi rrit
përgjegjshmërinë e institucioneve për të qenë të
Prezantimi u fokusua në implementimin e një besueshëm. I gjithë ky relatim bazohet në punën
mekanizmi të ri jo vetem në institucionet qendrore por kërkimore të autorit për të evidentuar hapat e
edhe ato lokale për një qeverisje me efiçente të munguara të avancimit tekonlogjik në përputhje
burimeve që secili nga këto institucione disponon. Ky me kredibilitetin institucional.
mekanizëm sa shkencor aq edhe praktik synon të
vendosi, të perdori tekonologjinë informative (IT) si
një mjet për të percjellur tek tatimpaguesit
transparencën dhe llogaridhënien, ashtu si dhe
menyrën e menaxhimit me saktësi të ardhurave të
mbledhura prej tyre. Nderthurja e teknologjisë së
duhur me parimet e institucioneve efiçente në
rezultatet e këtij prezantimi do të prodhonte një
ekonomi të shëndetshme dhe motivuese për të
ardhmen.

03 Shkurt 2017 FAKULTETI I BIZNESIT

Departamenti i Shkencave Ekonomike

KALENDARIT TE AKTIVITETEVE SHKENCORE E KULTURORE

Tema: “Përfitimet e Shqipërisë nga politika e kohëzionit të BE-së dhe
rëndësia e tyre”.

Në kuader të zbatimit të Kalendarit të
Aktiviteteve Shkencore e Kulturore të Departamentit
të Shkencave Ekonomike, për vitin akademik 2016-
2017, një aktivitet mjaft i rëndësishëm është “Seminari
i së Premtës”, ku lektore të këtij departamenti relatojnë
mbi punën e tyre shkencore. Prezantimi i sotëm u bë
nga lektori e këtij departamenti Dr. Zoica Kokaveshi.

Punimi kishte për qëllim analizimin e
përfitimeve të Shqipërisë nga Politika e kohëzionit e
Bashkimit Evropian, duke u përqëndruar në sektorët
prioritarë ku janë investuar, rëndësinë e këtyre
investimeve krahas investimeve publike vendase si
edhe vështirësitë e hasura në përfitimin dhe
përdorimin e tyre në Shqipëri. Këto fonde
konsiderohen të rëndësishme duke vlerësuar peshën që
zënë në investimet publike totale. Vështirësitë e hasura
më shpesh gjatë përfitimit të fondeve të kohezionit
janë të lidhuar me mungesën e bashkëfinancimit,
paqartësitë në të drejtat e pronësisë dhe mungesën e
kapacitetve teknike nga ana e institucioneve
përfituese.

Qëllimi:

Ky aktivitet shkencor synon të rrisi
cilësinë e kërkimeve të lektorëve/studiuesve mbi
punën e tyre, nëpërmjet përthithjes së opinioneve
nga anëtarët e departamentit. Nga ana tjetër
relatimi mbi punën shkencore rrit mundësitë e e
njohjes me studime të ndryshme dhe rrit
bashkëpunimin ndërmjet lektorëve/studiuesve.

FAKULTETI I BIZNESIT Fakulteti i Biznesit

3 Shkurt 2017 LEKSION I HAPUR

Tema: “Zhvillimi Urban, bilanci i një legjislature dhe prespektivat”.

Në kuadrin të “Akademia Publike UAMD”
(UAMD Public Academy), u zhvillua Leksioni i
Hapur me Znj. Eglantina Gjermeni, Ministre e
Ministrisë së Zhvillimit Urban, ku pjesëmarrës ishin
edhe lektorët dhe studentët e Fakultetit të Biznesit.
Ministre Gjermeni i prezantoi auditorit reformat dhe
prioritet e ministrisë që ajo drejton, në fushën e
Planifimit Urban- Shqipëria ka Planin e Përgjithshëm
Kombëtar, dokument i integruar që vendos piketat e
zhvillimit të territorit në pesëmbëdhjetë vitet e
ardhshme. Në fushën e Zhvillimit të territorit- me
zbatimin e projekteve pilot në kuadër të rigjenerimit
urban të qendrave të qyteteve, në fushen e
Legalizimit- ku ndërmarja e reformës ligjore dhe
institucionale i hapi rrugën përshpejtimit dhe
lehtësimit të procesit të legalizimeve të ndërtimeve
informale në mbarë vendin, si dhe në fushën e
Strehimit – nëpërmjet Programeve të kreditimit të
lehtësuar, ndërtimit të partneritetit publik dhe privat,
sigurimit të granteve për përmirësimin e kushteve të
banimit të shtresave vunerabël.

Qëllimi:

Ky aktivitet synoi informimin e studentëve me
drejtimet dhe mënyrën e zhvillimit urban të qyteteve
tona, për ti motivuar të jenë pjesë aktive e qyteteve dhe
të orientohen drejt pët mënyrën se si dhe ku duhet
investuar.

FAKULTETI I BIZNESIT

Departamenti i Menaxhimit

05 Shkurt 2017 LEKSION I HAPUR

Tema: “Informimi dhe konsultimi për përgatitjen e temës së
diplomës, Cikli i Dytë – Master”.

Në kuadër të informimit dhe konsultimit të
studentëve që ndjekin Ciklin e Dytë të Studimeve, stafi
i Departamentit të Menaxhimit zhvilloi një takim. Në
këtë takim ishin prezent studentët e programeve të
ofruara nga ky departament, konkretisht: Master
Shkencor në Administrim Biznes, Master Profesional
në Administrim Biznes dhe Master Profesional në
Drejtim i SME-ve.

Gjatë këtij takimi, Përgjegjësia e Departamentit,
Dr. Olta Nexhipi, së pari, i falenderoi që zgjodhën të
ndjekin studimet e tyre në njërin nga këto programe.
Më pas, i informoi studentët në lidhje me proçedurat
dhe hapat e nevojshëm për përmbylljen e studimeve.
Ndër të tjera, u theksua rëndësia e përgatitjes së
praktikave, përgatitjes së mikrotezave dhe zgjedhjes së
tematikës së studimit. Në këtë takim anëtarët e
departamentit dhe studentët shkëmbyen ide mbi
tematikat e fushave të studimit dhe paqartartësitë e
tjera.

Qëllimi:

Qëllimi i këtij leksioni të hapur është
informimi dhe udhëzimi i studentëve që ndjekin
studimet në Ciklin e Dytë, Master Shkencor
dhe Profesional, në lidhje me përgatitjen dhe
strukturimin e mikrotezës.

FAKULTETI I BIZNESIT Departamenti i Menaxhimit

8 Shkurt 2017 START UP

Tema: “Kompeticion mbi start up-et”.

Ky kompeticion u organizuar nga Departamenti i Qëllimi:
Menaxhimit dhe morën pjesë studentët e viteve të parë që
studiojnë pranë Fakultetit të Biznesit. Nëpërmjet këtij kompeticioni synohet
të “stimulohen studentët, të shprehin idetë e
Juria ishte e përbërë: 1. Z. Andrea Xhavara (Kryetar tyre inovative të biznesit, të krijojnë një plan
i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Durrës); 2. Znj. biznesi dhe ta prezantojnë atë në mënyrë që të
Doriana Papajani (Përfaqësuese e Agjensisë në Ndihmë të tërheqin vëmëndjen e investitorëve”.
Biznesit); 3. Prof. Asoc. Dr. Azeta Tartaraj (Dekania e
Fakultetit të Biznesit); 4. Prof. Dr. Mit’hat Mema (ish
Rektor i UAMD-së); 5. Prof. Asoc. Dr. Bajram Korsita
(Lektor në Departamentin e Menaxhimit, FB).

Në kompeticion konkurruan 21 grupe me idetë e
tyre inovative dhe u shpallën fitues 3 prej tyre.

Çmimin e parë e mori grupi: 1. Ajna Domi, 2.
Besmira Sinaj, 3. Jori Domi, 4. Kejdas Tafa, 5. Mirjan
Musallari - Me temë: Këpucë “Made in Albania” (Studentë
të Profilit: Shkencave Ekonomike).

Çmimin e dytë e mori grupi: 1. Adelisa Madani, 2.
Gladiola Dina, 3. Kejda Beqiri, 4. Rexhina Demollari - Me
temë: Smart City “Public Toilets” (Studentë të Profilit:
Bankë-Financë).

Çmimin e tretë e mori grupi: 1. Eduart Elezi, 2.
Eralda Doci, 3. Fatbardha Hasa, 4. Julian Biba, 5. Reda
Bilali, 6. Vilson Vladi - Me temë: Turizmi Dentar (Studentë
të Profilit: Bankë-Financë).

Po ashtu, çmimi i parë mori “Fjalorin
Enciklopedik” të profesorit të mirënjohur Ilir HOTI.

FAKULTETI I BIZNESIT Departamenti i Turizmit

09 Shkurt 2017 VIZITË MËSIMORE

Tema: “Ne mësojme nga praktikat më të mira”.

Në kuadër të aktiviteteve në funksion të
realizimit të programit mësimor dhe bashkëpunimit me
bizneset e territorit, lektorja e Departamentit të
Turizmit, Dr. Brunilda Licaj, të Fakultetit të Biznesit,
organizoi një vizitë studimore në hotel Premium, një
prej hoteleve më të reja të rajonit të Durrësit.

Gjatë aktivitetit, studentët u shoqëruan nga stafi
menaxhues i hotelit Z. Arben Çiço, Znj. Luljeta
Mehmeti (Menaxhere e Burimeve njerëzore), si dhe
menaxherët e sektorit të Front Office dhe Pijeve dhe
Ushqimit.

Studentët u njohën me proçedurat e punës në
secilin department, por dhe me nevojat për rekrutim në
sektorin turistik e kryesisht atë akomodues.

Duke falënderuar stafin për mikëpritjen e
sidomos për mundësinë e rekrutimit në të ardhmen,
studentët u shprehën entuziastë për vizitën në një prej
bizneseve më cilësore të sektorit akomodues jo vetëm
në rajonin e Durrësit por dhe të gjithë Shqipërisë.

Qëllimi:

Ky aktivitet u organizua në kuadër të
motivimit të studentëve, njohjen e biznesit
dhe krijimit të kontakteve të reja të studenteve
me punëdhënësit e tyre të ardhshëm.

FAKULTETI I BIZNESIT Fakulteti i Biznesit

16 Shkurt 2017 START UP

Tema: “Kompeticion mbi start up-et”.

Smart Uni-Smart City, ky ishte titulli konkursit
mbi ide sipërmarrëse. Për këtë nismë, ishin
organizatorë Albanian Innovation Accelerator në
bashkëpunim me Startup Europe, UNIque Junior
Enterprise, Startup Live Tirana dhe UAMD-në.
Moderimi u bë nga Julia Goga -Cooke dhe me përbërje
në juri:
1. Alma Stana (Universiteti Aleksandër Moisiu); 2.
Elvis Bregu (Vodafone Albania); 3. Linda Shomo
(EasyPay); 4. Ana Zaharian (Albanian Skills); 5.
Eltjana Shkreli (GO2 Sustainable urban mobility).

Në këtë kompeticion ishin pjesëmarrës edhe
studentët e Fakultetit të Biznesit dhe fitues të njërit nga
çmimet. Në përfundim u vlerësuan me çmimin e parë
dy grupe studentësh. Grupi i parë (viti i parë, Turizëm
Kulturor, me drejtues Denada Licaj): 1. Aida Mece; 2.
Arviol Kasemi; 3. Enxhi Hyseni; 4. Juelda Lami; 5.
Klorida Sorra; 6. Valentino Boci; 7. Xhon Ceta - Me
temë: Healthy City.
Grupi i dytë: 1. Klea Milo dhe 2. Sara Imeraj - Me
temë: Morphosis.

Qëllimi:

Nëpërmjet këtij kompeticioni synohet të
“stimulohen studentët, të shprehin idetë e tyre
inovative të biznesit, të krijojnë një plan biznesi
dhe ta prezantojnë atë në mënyrë që të tërheqin
vëmëndjen e investitorëve.

FAKULTETI I BIZNESIT

Departamenti i Menaxhimit

24 Shkurt 2017 AKTIVITETE PËR KËRKIMIN SHKENCOR

Tema: “Edukimi për Zhvillimin e Qëndrueshëm në Arsimin e Lartë:
Shqipëria përmes Universitetit të Durrësit”.

Në kuadër të kalendarit të aktiviteteve për
Kërkimin Shkencor në Departamentin e
Menaxhimit, u zhvillua prezantimi i
kërkimit/studimit nga lektori Redi Myshketa.

Tema synonte të njihte dhe familjarizonte
pjesëtarët e Departamentit me konceptin e
Edukimit për Zhvillim të Qëndrueshëm, parimet,
themelet dhe hapësirat e tij të veprimit, njëherazi
sfidat dhe pikat fokale – Kapitulli 31 i Axhendës
21, shndërruar në komponentë bazë për Dekadën
për Zhvillim të Qëndrueshëm të Kombeve të
Bashkuar. Në vijim, përmes katër pyetjeve
orientuese, u trajtuan hollësisht ndërlidhjet
ndërmjet Edukimit për Zhvillim të Qëndrueshëm
(EZhQ) dhe Arsimit të Lartë, për të vijuar
fokusin në implementimin e EZhQ në
Universitetin Tonë, përmes Planit të Zhvillimit
Srategjik 2010-2016 dhe në vijim 2016-2020.

Qëllimi:

Ky aktivitet shkencor synon të rrisi cilësinë
e kërkimeve shkencore dhe mësimdhënies së
lektorëve/studiuesve përgjatë punës së tyre, në dhe
jashtë auditorëve. Njëherazi, të implementojë dhe
bashkërendojë përqasje bashkëkohore të lektorëve
të Departamentit me kolegët e tyre në UAMD,
HShAL dhe HEAL, duke nxitur bashkëpunime të
frytshme, në frymën e Zhvillimit të Qëndrueshëm,
si pjesëtarë të një bashkësie Universitare me fokus
Komunitetin.

FAKULTETI I BIZNESIT

Departamenti i Marketingut

24 dhe 25 Shkurt 2017 KONFERENCË SHKENCORE NDËRKOMBËTARE NË

MARKETING

Tema: “Menaxhimi Marketing dhe Transformimet Dixhitale".

Departamenti i Marketingut në Fakultetin
e Biznesit, të Universitetit "Aleksander Moisiu",
organizoi në dy ditë, 24 dhe 25 Shkurt,
Konferencën e parë Shkencore Ndërkombëtare në
fushën e Marketingut Inovativ me temë
“Menaxhimi Marketing dhe Transformimet
Dixhitale".

Departamenti i Marketingut në Fakultetin
e Biznesit, UAMD, eshte i pari që ka organizuar
një konferencë shkencore ndërkombëtare,
tërësisht të fokusuar në menaxhimin marketing.

Në këtë Konferencë u prezantuan 106 Qellimi:
punime, ku morën pjesë 158 autorë nga qytete
dhe vende te ndryshme, përfshirë Anglinë, Kjo konferencë pati për qëllim të forcojë
Hollandën, Italinë, Turqinë, Tunizinë, lidhjen dhe të zgjerojë më tej rrjetin e
Maqedoninë, Kosovën dhe thuajse nga të gjitha bashkëpunimit kombëtar dhe ndërkombëtar midis
Universitetet publike dhe private/shqiptare. specialistëve të fushës së marketingut,
Këto referime u zhvilluan në katër sesione akademikëve të kësaj fushe, studentëve të Masterit
paralele në ambjentet e Kampusit të Ri të Shkencor dhe Doktoraturës, agjensive të
Universitetit "Aleksander Moisiu", Durrës. marketingut dhe të gjithë aktorëve tësektorit privat
apo publik që operojnë në fushën e Menaxhim
Marketingut. Të gjitha teoritë e marketingut,
politikat dhe strategjitë që rrjedhin prej tyre
shërbejnë në lidhjen e shumëfishtë që krijohet gjatë
këtyre transformimeve dixhitale, midis
institucioneve, bizneseve, konsumatorëve,
segmenteve dhe të gjitha audiencave të synuara.

25 Shkurt 2017 FAKULTETI I BIZNESIT

Departamenti i Shkencave Ekonomike

LEKSION I PERBASHKET NË
UNIVERSITETIN E PRISHTINES

Tema: “Leksion i hapur dhe njohje me Universitetin e Prishtinës".

Në datën 25 Shkurt 2017, studentët e Qëllimi:
programit Master Shkencor “Ekonomi Biznes” të
Fakultetit të Biznesit, UAMD, zhvilluan vizitë një Shkëmbimi ideve dhe eksperiancave midis
ditore studimi në Universitetin e Prishtinës, e cila dy programeve master të fakulteteve ekonomike të
parashikonte zhvillimin e një leksioni të Shqipërisë dhe Kosovës. Krijimi i miqësive te reja
përbashkët me studentët e Master Shkencor të midis studenteve dhe petagogeve dhe ngritja e
Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, urave të bashkëpunimit midis dy fakulteteve për t`i
si edhe nje program modest social. Dekani i hapur rrugë projekteve të tjera të përbashkëta.
Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prishtinës
Prof. Ass. Dr. But Dedaj, mirëpriti studentët
shqiptarë , të cilët u prezantuan me ambjentet e
Fakultetit Ekonomik të UP dhe u njohën me
historikun dhe mënyrën e organizimit të tij nga
ana e studentëve Kosovarë. Më pas vijoi zhvillimi
i leksionit të përbashkët nga moduli "Ekonomiks
Mjedisi" me temë “Analiza e Kostove Mjedisore”
nga Prof. Ass. Dr. Nagip Skënderi nga
Univeristeti i Prishtinës. Nën shoqërimin e
studentëve nga Kosova vijuan shëtitjet në qytetin
e Prishtinës, ku u njohën me historinë e qytetit
dhe vizitën në Bibliotekën e bukur dhe shume te
pasur të tij.

FAKULTETI I BIZNESIT

Departamenti i Menaxhimit

27 Shkurt 2017 AKTIVITETE

Tema: “Vizitë mësimore tek bizneset në Korçë dhe Pogradec”.

Në kuadër të kalendarit të aktiviteteve
Departamenti i Menaxhimit, zhvilloi një vizitë
mësimore me studentët e degës: Administrim
Biznes kryesisht në zonën e Korcës dhe
Pogradecit.

Qëllimi i kësaj vizite ishte që studentë të
njihen më nga afër me mënyrën se si këto biznese
kanë hyrë në treg dhe se si operojnë aktualisht në
treg. Po ashtu, me vështirësite me të cilat
perballen dhe si menaxhohen ato në të njëjtën
kohë. Njohja më nga afër bizneseve i bën këta
studentë që të jënë më afër tregut dhë të kenë
akoma më shumë njohuri nga ana praktike lidhur
me mënyren e funkisonimit të tyre.

Qëllimi:

Ky vizitë mësimore u organizua në kuadër
të motivimit të studentëve dhe prezantimin e
rasteve të atyre sipërmarrjeve të cilat kanë startuar
si ide inovative nga studentë, për tu rritur dhe bërë
të suksesshme në vijim. Gjithashtu ky takim kishte
si qëllim njohjen e praktikave të biznesit dhe
krijimit të kontakteve të reja të studenteve me
punëdhënësit e tyre potencial.

FAKULTETI I BIZNESIT

Departamenti i Marketingut

04 Mars 2017 LEKSION I HAPUR

Tema: “Përgatitja e temës së diplomës, teknikat kërkimore që
përdoren për përgatitjen e saj”.

Në kuader të Objektivave të Veprimtarisë
Kërkimore Shkencore për Vitin Akademik 2016-
2017, referuar planit të Veprimtarisë Kërkimore
Shkencore të Departamentit të Marketingut, ditën e
shtunë datë 04.03.2017, ora 10:30, u zhvillua
leksioni i hapur.

Leksioni u mbajt me studentet e ciklit të
dytë të studimeve Master në FB, të cilët janë në
prag diplomimi për t'i orientuar dhe udhëzuar ata
lidhur me përzgjedhjen e temës së diplomës,
strukturimin e saj, përzgjedhjen e metododologjisë
dhe llojet e analizës së të dhënave që duhen
përdorur në mënyrë që të paraqesin një pune
origjinale dhe sa më cilësore në perfundim të
studimeve të tyre.

Ky leksion u zhvillua nën drejtimin e
pedagogut të lëndës së Metodave të Kërkimit
Shkencor dhe Statistikës, Dr. Eldian Balla.

Qëllimi:

Qëllimi i këtij leksioni të hapur është
informimi dhe udhëzimi i studentëve që ndjekin
studimet në Ciklin e Dytë, Master Shkencor dhe
Profesional, në lidhje me përgatitjen dhe
strukturimin e mikrotezës.

FAKULTETI I BIZNESIT Departamenti i Marketingut

20 Mars – 24 Maj 2017 PROJEKT STUDENTOR

Studentët e profilit Menaxhim Marketing
përfunduan me sukses një projekt i cili synonte nxitjen e
përfshirjes së studentëve në iniciativa të reja të cilat
mundësojnë rritjen e bashkëpunimit dhe të motivimit.
Ky projekt synonte të krijonte një vetëbesim te ata se
janë të aftë që njohuritë e fituara në auditore t’i
vendosin të bashkërenduara në praktikë duke i nxitur për
një angazhim më të madh në procesin e të mësuarit.
Projekti përfshiu të gjithë studentët e vitit të tretë
Bachelor dhe synonte të mbështeste dhe të motivonte ata
të fitonin aftësi praktike që lidhen me profesionin e tyre,
si një formë efikase për rritjen personale dhe
profesionale.

Video e përgatitur nga studentët në vetëm pak
ditë arriti 8,240 njerëz dhe 3,800 shikime. Hashtagu
#NeJemiUAMD synon të identifikojë mesazhet në
media sociale që përfshijnë UAMD-ën.

Qëllimi:

Ky projekt kishte për qëllim përfshirjen e
studentëve të marketingut në krijimin e
materialeve promovuese si; video publicitare,
fletëpalosje në gjuhën shqipe dhe në gjuhën
angleze, për rritjen e vizibilitetit të UAMD-s në
rrjetet sociale dhe jo vetëm. Gjithashtu studentët
kishin mundësinë të vinin në praktikë konceptet
teorike të marketingut të fituara përgjatë tre viteve
të studimit.

FAKULTETI I BIZNESIT

Departamenti i Menaxhimit

24 Mars 2017 AKTIVITETE PËR KËRKIMIN SHKENCOR

Tema: “Menaxhimi i varfër i Luginës së Valbonës”.

Në kuadër të kalendarit të aktiviteteve për
Kërkimin Shkencor në Departamentin e
Menaxhimit, u zhvillua prezantimi e
kërkimit/studimit nga lektorët Dr. Bislim
Ahmetaj dhe Prof. Asoc. Dr. Sanie Doda.

Punimi i prezantuar trajtonte aspekte të
“menaxhimit të varfër” të turizmit malor në tërësi
dhe të Luginës së Valbonës në mënyre të vecante,
si njera prej perlave të natyres shqiptare që po
frekuentohet përdite e më shumë nga turistet
vendas dhe të huaj. Sfidat me të cilat po ndeshet
kjo industri janë të shumta por sherbimi ndaj
klientit dhe cilësia e dobët menaxheriale e
sipermarrjeve mbeten hallkat më të dobëta.
Bashkëpunimi i aktorëve dhe përmirësimi i
menaxhimit mbeten sfidat e të ardhmes të kësaj
industrie mjaft fitimprurese por edhe jetike për
shumë zona në vendin tonë.

Qëllimi:

Ky aktivitet shkencor synon të rrisi cilësinë
e kërkimeve të lektorëve/studiuesve mbi punën e
tyre, nëpërmjet përthithjes së opinioneve nga
anëtarët e departamentit. Nga ana tjetër relatimi
mbi punën shkencore rrit mundësitë e e njohjes me
studime të ndryshme dhe rrit bashkëpunimin
ndërmjet lektorëve/studiuesve.

FAKULTETI I BIZNESIT

Departamenti i Turizmit

24 Mars 2017 LEKSION I HAPUR

Tema: “Roli i organizatës në ndihmë të sektorit të turizmit kulturor”.

Në kuadër të realizimit të Objektivave të
veprimtarisë në ndihmë të proçesit mësimor dhe lidhjes
me subjekte të cilat veprojnë në sektorin e turizmit, me
24 mars 2017, u zhvillua një takim me përfaqësues të
Cultural Heritage without Border ( CHwB).

Gjatë këtij takimi, Znj. Arianna Briganti dhe
Anisa Lloja prezantuan para studentëve rolin e
organizatës në ndihmë të sektorit të turizmit kulturor
duke sjellë dhe momente nga puna gjatë Kampeve të
Restaurimit në 10 vitet e funksionimit të tij. Në
përfundim të takimit, studentët u njohën me mundësitë
e pjesëmarrjes në Kampet të cilat do të organizohen,
me pjesëmarrjen e të rinjve dhe lektorëve nga
Shqipëria, rajoni dhe Evropa gjatë vitit 2017.

Takimi u organizua nën kujdesjen e lektoreve
të Departamentit të Turizmit Brunilda Liçaj dhe Leida
Matja dhe pjesëmarrjen e lektorëve Dorina Xheraj,
Majlinda Muka dhe Arlind Kasa, Vjola Plumbi.

Qëllimi:

Ky leksion i hapur u organizua në kuadër të
motivimit të studentëve, njohjen e biznesit dhe
krijimit të kontakteve të reja të studenteve me
punëdhënësit e tyre të ardhshëm

FAKULTETI I BIZNESIT Fakulteti i Biznesit

24 Mars 2017 LEKSION I HAPUR

Tema: “Sipërmarrja në Shqipëri: Risi dhe Sfida”.

Në kuadrin të “Akademia Publike
UAMD” (UAMD Public Academy), u zhvillua
Leksioni i Hapur me Znj. Milva Ekonomi,
Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit,
Tregtisë dhe Sipërmarrjes, ku pjesëmarrës ishin
lektorët dhe studentët e Fakultetit të Biznesit.

Znj. Ministre ndër të tjera e vuri theksin
tek mundësitë dhe potencialet ekonomike të
Shqipërisë, i kërkojë studentëve të studiojnë, të
jenë krijues dhe të prodhojnë ide të reja biznesi,
pasi mundësitë për financime janë të shumta.

Qëllimi:

Ky aktivitet u organizua në kuadër të
motivimit të studentëve, njohjes së potencialeve të
nisjes së biznesit, gjetjes e mundësisë për financim
dhe krijimin e kontakteve të studentëve me
punëdhënësit sipërmarrës për zhvillimin e ideve të
tyre inovatore.

FAKULTETI I BIZNESIT

Departamenti i Shkencave Ekonomike

31 Mars 2017 LEKSION I HAPUR

Tema: “Stabiliteti Financiar dhe fokusi i tij;

“Roli i një banke sistemike për të siguruar qëndrueshmërinë në sektorin”

financiar”.
Java e dytë e Marsit, në mbarë botën është një
festë mbarë botërore e parasë, që synon
ndërgjegjësimin e brezit të ri për të qenë qytetarë të
ardhshëm të përgjegjshëm dhe të aftë financiarisht. Në
kuadër të “Java e Parasë”, Shoqata e Bankave të
Shqipërisë, Banka e Shqipërisë, Fakulteti i Biznesit,
UAMD, organizuan një leksion të hapur me fokus
Stabilitetin Financiar në këndvështrimin e Bankës
Qëndrore dhe të një Banke sistemike.
Në këtë leksion të hapur :

1. Znj.Vasilika Kota - Zëvendësdrejtore e
Departamentit të Stabilitetit Financiar në BSH,
prezantoi : “Stabiliteti Financiar dhe fokusi i
tij”.

2. Znj/Jola Dima - Head of Risk Management
Division, Intesa San Paolo Bank prezantoi
“Roli i një banke sistemike për të siguruar
qëndrueshmërinë në sektorin financiar".

Qëllimi:

Ky aktivitet synon të edukojë financiarisht
dhe ndërgjegjsojë të rinjtë për mënyrën se si të
kursejnë, si t’i kuptojnë ndryshimet në sistemet
ekonomike ku jetojnë, si të fitojnë të ardhura
nëpërmjet sipërmarrjes dhe të vendosin bazat për të
ardhmen e tyre.

FAKULTETI I BIZNESIT

Departamenti i Menaxhimit

01 Prill 2017 LEKSION I HAPUR
Tema: “The Psychology of Leadership Albania 2017”.

Ditën e Shtunë, datë 1 prill 2017, u zhvillua një
leksion të hapur me Profesor Ronnie McCourt, Shef i
Departamentit të Programeve në Akademinë
Mbretërore Ushtarake "Sandhurst". Ai ka përfunduar
studimet e larta në fushën e politikave ekonomike (në
këtë fushe ka mbrojtur edhe doktoraturen). Masterin në
fushen e Menaxhim Biznesit, Financës dhe
Psikologjisë së Lidershipit.

Ky leksion u ndal vëçanërisht tek qasjet e
lidershipit, motivimi, krijimi i skuadrave, komunikimi
dhe influencimi, menaxhimi i ndryshimeve, zgjidhja e
problemeve dhe vendimmarrja.

Qëllimi:

Ky leksion i hapur u organizua në
kuadër të informimit të studentëve,
motivimit të tyre, njohjes së lidershipit dhe
rëndësisë së tij për zhvillimin e karrierës
individuale në të ardhmen.

FAKULTETI I BIZNESIT

Departamenti i Menaxhimit

04 Prill 2017 VIZITË MËSIMORE

Tema: “Njohja më nga afër e sistemit bankar”.

Më 4 prill u zhvillua një aktivitet në kuadër të
“javës së parasë”. Ky aktivitet u realizua pranë bankës
Intesa San Paolo, filiali Durrës. Studentët u njohë më
nga afër me historikun e parasë dhe bankave në
Shqipëri, funksionimin e tyre, etj.

Qëllimi:

Ky aktivitet synon të edukojë financiarisht
dhe ndërgjegjsojë të rinjtë për mënyrën se si të
kursejnë, si t’i kuptojnë ndryshimet në sistemet
ekonomike ku jetojnë, si të fitojnë të ardhura
nëpërmjet sipërmarrjes dhe të vendosin bazat për të
ardhmen e tyre.

FAKULTETI I BIZNESIT

Departamenti i Menaxhimit

08-09 Prill 2017 AKTIVITET
Tema: “Dizenjimi i zgjidhjeve në lidhje me votimin familjar”.

Në datat 8-9 Prill në ambientet e Qendrës për
Zhvillim Komunitar, Durrës, u organizua nga UNDP
Albania, aktiviteti me studentë dhe profesionistët nga
fusha të ndryshme, me qëllim dizenjimin e zgjidhjeve
në lidhje me votimin familjar i cili cënon të drejtën e
grave dhe vajzave në zonat rurale për të votuar lirisht e
të pandikuara nga të tjerë. Falenderojmë studentët e
Fakultetit të Biznesit, Antoneta Marku dhe Servet
Sulmataj si përfaqësues të Universitetit Aleksandër
Moisiu, Durrës.

Qëllimi:

Ky aktivitet synonte dizenjimin e
zgjidhjeve në lidhje me votimin familjar i cili
cënon të drejtën e grave dhe vajzave në zonat
rurale për të votuar lirisht e të pandikuara nga të
tjerë.

FAKULTETI I BIZNESIT

Departamenti i Turizmit

09Prill 2017 AKTIVITET
Tema: “Panairi Mesdhetar i Turizmit”.

Në datat 8-9 Prill u zhvillua Panairi Mesdhetar i
Turizmit. Departamenti i Turizmit u përfaqësua në
këtë Panair me studentë dhe pedagogë, të cilët ju
bashkëngjitën stendës së Bashkisë së Durrësit, duke
përfaqësuar Fakultetin e Biznesit dhe Universitetin
“Aleksandër Moisiu”. Në këtë aktivitet, Universiteti A.
Moisiu ishte i vetmi pjesëmarrës nga fusha akademike
e sektorit turistik.
Studentët prezantuan “Flash Mob Turistik” bazuar në
tipologjinë e turistëve në Shqipëri duke tërhequr
vëmendjen e të pranishmëve. Prezantimi u iniciua nga
lektorja Brunilda Liçaj dhe u organizua në
bashkëpunimin e lektorëve Majlinda Muka, Dorina
Xheraj, Arlind Kasa, Viola Plumbi, të Departamentit të
Turizmit.

Qëllimi:

Ky aktivitet u organizua në kuadër të
motivimit të studentëve, njohjes së biznesit dhe të
interesuarve me tre profilet e sektorit turistik, pranë
Fakultetit të Biznesit si dhe krijimit të kontakteve
të reja të studentëve me punëdhënësit e tyre të
ardhshëm.

FAKULTETI I BIZNESIT Fakulteti i Biznesit

12 Prill 2017 PROMOVIM LIBRI

Tema: “Liberalizimi Ekonomik”.

Sot në Kampusin Universitar u zhvillua aktiviteti i
promovimit të librit “ Liberalizmi Ekonomik” përmes 24
mendimtarëve nga autorët Prof. Dr. Adrian Civici dhe Prof.
As. Dr. Selami Xhepa.

Autorët shpjeguan thelbin e doktrinës- Liberalizmi
është lëvizja e parë politike që promovon mirëqënien për të
gjithë dhe jo për grupe apo shtresa të caktuara të popullsisë.
Faktorët kyç në proçesin e progresit material të shoqërisë,
sipas kësaj doktrine janë Institucionet e tregut dhe liria e
sipërmarrjes. Sa më i gjerë është tregu, sa më pak ndërhyrje në
operimin e tyre aq më e madhe është edhe mirëqënia e
shoqërisë.

Çdo njeri ka të drejtë të punojë ku të dojë, të shpenzojë
si të dojë, të jetë Zot i pronave të tij, të ketë një shtet shërbëtor
dhe jo një shtet pronar dhe dhunues- kjo është esenca e një
ekonomie të lirë, e lirisë prej së cilës varet çdo gjë tjetër.

Problemet e botës së sotme është vështirë të zgjidhen
me teoritë e Adam Smith dhe pasuesve të tij, pabarazia globale
ka gjasa të thellohet më tej në epokën e Revolucionit digital.
Ndaj lind nevoja për një teori të re të ekonomiksit të zhvillimit,
detyrë prioritare e ekonomistëve të rinj, pohuan autorët .

Qëllimi:

Një botë e re, shumë e ndryshme nga

ajo që kemi po shfaqet para nesh. Është

koha që të mendohet më thellë për shoqërinë

që duhet të jetojmë në te ardhmen. Njohja

me historinë do ti ndihmojë të rinjtë të

kuptojnë realitetin e sotëm dhe orientuar më

mirë në sfidat që kanë përpara.

FAKULTETI I BIZNESIT

Departamenti i Marketingut

18 Prill 2017 LEKSION I HAPUR

Tema: “Potencialet turistike që ofron vendi ynë, Shqipëria.”.

Në ambjentet e Kampusit Universitar ishte i
ftuar Z. Ismail Hoxha, ish-student i UAMD-s, CEO the
themelues i “Discover Albania” i cili mbajti një leksion
të hapur me studentët e Fakultetit të Biznesit mbi
potencialet turistike që ofron vendi ynë. Z. Hoxha
gjithashtu u ndal në teknikat e përdorura për
promovimin turistik të Shqipërsisë si brenda vendit
ashtu edhe në nivel ndërkombëtar si dhe në mënyrat
me të cilat produkti turistik i vendit tonë mund të bëhet
konkurues me vendet e rajonit, duke vendosur theksin
në vecantinë e tij.

Diskutimi më pas u fokusua në rëndësinë e
kreativitetit në dizenjimin, prodhimin dhe shpërndarjen
e një spoti publicitar i cili ka si synim promovimin e
bukurive natyrore të Shqipërisë.

Qëllimi:

Ky leksion i hapur u organizua në kuadër të
motivimit të studentëve dhe prezantimin e rasteve të
atyre sipërmarrjeve të cilat kanë startuar si ide
inovative nga studentë, për tu rritur dhe bërë të
suksesshme në vijim. Gjithashtu ky takim kishte si
qëllim njohjen e praktikave të biznesit dhe krijimit të
kontakteve të reja të studenteve me punëdhënësit e tyre
potencial.

21 Prill 2017 FAKULTETI I BIZNESIT

Departamenti i Shkencave Ekonomike

KALENDARIT TE AKTIVITETEVE SHKENCORE E KULTURORE

Tema: “Problemet e papunësisë në rradhët e të rinjve”.

Në kuader të zbatimit të Kalendarit të Aktiviteteve
Shkencore e Kulturore të Departamentit të Shkencave
Ekonomike, për vitin akademik 2016-2017, një aktivitet
mjaft i rëndësishëm është “Seminari i së Premtës”, ku
lektore të këtij departamenti relatojnë mbi punën e tyre
shkencore. Prezantimi i sotëm u bë nga lektorja e këtij
departamenti Dr. Alma Zisi.

Prezantimi u fokusua në problemet kryesore të
papunësisë në rradhët e të rinjve në Shqipëri. Problemet
kryesore me të cilat ndeshen këta të rinj, të cilët sapo kanë
mbaruar shkollimin, kryesisht janë: vështirësia e gjetjes së
punës, mungesa e të ardhurave, mungesa e përvojës së
punës, problemet në rrethet shoqërore, humbja e besimit
nëse nuk gjejnë punë për një kohë të gjatë ose sipas
arsimit përkatës etj,.

Duke patur parasysh forcën vitale, potencialin dhe
talentin që mbartin të rinjtë është shumë e nevojshme
hartimi dhe zbatimi i politikave nxitëse për t’i integruar sa
më mirë të rinjtë në tregun e punës.

Qëllimi:

Ky aktivitet shkencor synon të rrisi

cilësinë e kërkimeve të lektorëve/studiuesve mbi

punën e tyre, nëpërmjet përthithjes së opinioneve

nga anëtarët e departamentit. Nga ana tjetër

relatimi mbi punën shkencore rrit mundësitë e e

njohjes me studime të ndryshme dhe rrit

bashkëpunimin ndërmjet lektorëve/studiuesve.


Click to View FlipBook Version