The words you are searching are inside this book. To get more targeted content, please make full-text search by clicking here.
Discover the best professional documents and content resources in AnyFlip Document Base.
Search
Published by fbuamd, 2017-07-09 17:10:30

Buletini i Aktiviteteve FB - V.A. 2016-2017

Buletini i Aktiviteteve FB

21 Prill 2017 FAKULTETI I BIZNESIT

Departamenti i Shkencave Ekonomike

KALENDARIT TE AKTIVITETEVE SHKENCORE E KULTURORE

Tema: “Vleresimi i efekteve te politikes fiskale në konsumin privat:
të dhëna nga Shqipëria”.

Në kuader të zbatimit të Kalendarit të Qëllimi:
Aktiviteteve Shkencore e Kulturore të Departamentit
të Shkencave Ekonomike, për vitin akademik 2016- Ky aktivitet shkencor synon të rrisi
2017, një aktivitet mjaft i rëndësishëm është “Seminari cilësinë e kërkimeve të lektorëve/studiuesve mbi
i së Premtës”, ku lektorë të këtij departamenti relatojnë punën e tyre, nëpërmjet përthithjes së opinioneve
mbi punën e tyre shkencore. Prezantimi i sotëm u bë nga anëtarët e departamentit. Nga ana tjetër
nga lektorja e këtij departamenti dhe njëkohësisht relatimi mbi punën shkencore rrit mundësitë e e
Përgjegjësja e Departamentit të Shkencave njohjes me studime të ndryshme dhe rrit
Ekonomike, Prof. Asoc. Dr. Flora Merko. bashkëpunimin ndërmjet lektorëve/studiuesve.

Prezantimi u fokusua në vlerësimin e efekteve
të politikes fiskale në konsumin privat, duke analizuar
në mënyrë empirike marrëdhënien midis konsumit
privat dhe politikës fiskale në Shqipëri gjatë periudhës
2000-2016. Në punim janë gjetur prova të një efekti
negativ të defiçitit në Llogarinë Korrente dhe se kjo
llogari është e ndikuar negativisht nga konsumi
qeveritar dhe borxhi. Gjetjet e ketij punimi kanë një
implikim të rëndësishëm në drejtim të rekomandimeve
politike: Së pari, konsumi privat ndikohet pozitivisht
nga shpenzimet qeveritare, rritja e të ardhurave, dhe
deficiti. Së dyti, hartuesit e politikave gjithashtu duhet
të pershpejtojne strukturen demografike dhe nivelin e
të ardhurave të vendit.

FAKULTETI I BIZNESIT

Departamenti i Turizmit

21 Prill 2017 AKTIVITET

Tema: “Misionet Arkeologjike Italo-Shqiptare. Ditë Studimi në Kujtim të Arkeologes Sara
Santoro”

Në datën 21 Prill Instituti Italian i Kulturës në Qëllimi:
Tiranë, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës
organizuan në mjediset e Muzeut Arkeologjik të Një memorje për kontributin e prof.
Durresit : “Misionet arkeologjike italo-shqiptare. Ditë Sara Santoro në zbulimet arkeologjike në
studimi në kujtim të Arkeologes Sara Santoro” me territorin e Durrësit si dhe kontributin e saj në
pjesëmarrjen e z.Alberto Cutillo, Ambasadori i Italisë arkeologjinë shqiptare. Sipas traditës në takim
në Shqipëri. Në aktivitet merrnin pjesë lektorë të huaj u paraqitën nga të pranishmit dhe rezultatet e
të Universiteve Italiane si dhe lektorë Departamentit të gërmimeve arkeologjike të vitit të fundit në
Turizmit të Fakultetit të Biznesit. Bylys, Apolloni, Butrint, Adrianopolis, etj.

Prof. Dr Afrim Hoti, nga Fakulteti i Biznesit,
bashkëpunëtor i profesoresh Santoro solli kujtimet e tij
përgjatë periudhës mbi 12 vjevare të bashkëpunimit në
fushën e gërmimeve arkeologjike ashtu dhe në atë
akademike.

Lektorja Brunilda Licaj, prezantoi një
dokumentar realizuar në kujtim të profesoreshë Sara
Santoro nga ish studentë ( B.Trenova, M.Demiraj,
A.Pici, Majli , S. Hoxha) të profilit Menaxhim
Turizëm-Arkeologjik. Materiali u realizua me
filmimet gjatë Tour-it Arkeologjik të realizuar në
kuadër të Projektit Tempus CHTMBAL dhe solli pranë
të pranishmëve momente nga mardhënia e saj me
kolegë e studentë.

FAKULTETI I BIZNESIT

Fakulteti i Biznesit

23 Prill 2017 AKTIVITET SOCIAL

Tema: “Bamirësia nuk të varfëron, për Fundjavë Ndryshe”.

Atëhere kur nuk beson më, kur shpresat të kanë
humbur, kur fëmijët nuk ke t'i ushqesh... Të trokasin
në derë dhe të dhurojnë dashuri, shpresë...

Fundjava Ndryshe i bashkohen studentët e
Fakultetit të Biznesit, Universiteti Aleksandër Moisiu.
"Bamirësia nuk të varfëron"

Një kontribut nga studentët e Fakultetit të
Biznesit në ndihmë të familjeve në nevojë, për
"Fundjavë Ndryshe".

#Faleminderit studentëve për sensibilizimin
dhe kontributin në drejtim të kauzave sociale!!!

Qëllimi:

Nëpërmjet këtij aktiviteti studentët me
vullnetin e tyre janë sensibilizuar me
shqetësimin e paraqitur nga “Fundjavë Ndryshe”
dhe kanë kontribuar në përmirësimin e jetesës së
familjes në nevojë,

Mbi të gjitha të trasmetojnë një mesazh
dhe të promovojnë rëndësinë e mbështetjes,
ndihmesave tek bizneset dhe shoqëria në tërësi.

FAKULTETI I BIZNESIT Departamenti i Marketingut

26 Prill 2017 INFO DAY

Erasmus for Young Entrepreneurs

Erasmus for Young Entrepreneurs - është një
skemë mobiliteti ndër–Evropiane për sipërmarrësit, e
iniciuar nga Bashkimi Europian në vitin 2009. Programi
synon t’i ofrojë mundësi studentëve të cilët kanë një ide
për një sipërmarrje inovative për të shkuar jashtë vendit,
për të zhvilluar kompetencat e tyre sipërmarrëse në
drejtimin e një biznesi të vogël duke punuar pranë një
sipërmarrësi pritës në vendet Europiane.

Programi synon të perforcojë aftësitë
sipermarrëse duke i pajisur individët me aftësi dhe
kompetenca të nevojshme për të ardhmen e tyre ose për
bizneset e krijuara rishtas. Studentët të cilët shprehën
interesin në këtë program po mbështeten nga pedagogët
në hartimin e planit të biznesit dhe në procesin e
aplikimit.

Qëllimi:

Kjo ditë informuese kishte për qëllim
të njihte me mundësitë e mbështetjes së ideve
të biznesit dhe të nxiste studentët e Fakultetit
të Biznesit të mendonin për iniciativa
sipërmarrëse duke krijuar lidhje dhe
shkëmbime ndërmjet formave të ndryshme të
ekonomisë dhe novacionit.

Studentët të cilët kishin një ide
inovative përfitonin një trajnim në punë në një
kompani pritëse jashtë vendit për të zhvilluar
aftësitë sipërmarrëse dhe eksperiencë në
menaxhimin e një biznesi të vogël, me
shpenzime të mbuluara nga programi COSME
i Komisionit Europian.

FAKULTETI I BIZNESIT

Departamenti i Menaxhimit

26 Prill 2017 AKTIVITETE

Tema: “Vizitë mësimore tek ferma Amalthia”.

Në kuadër të kalendarit të aktiviteteve
Departamenti i Menaxhimit, zhvilloi një vizitë
mësimore me studentët e degës: Administrim
Biznes kryesisht në zonën e Korcës dhe
Pogradecit.

Studentët u njohën më nga afër të një
biznesi start up, që nga realizimi i idesë se
biznesit, përpilimit të planit të biznesit dhe deri
tek gjetja e alternativave optimale mbi
mbarëvajtjen e tij. Gjatë kësaj vizite studentët
patën mundësi të njihen me nga afër me
ambientin e një kompanie duke qartësuar idete jo
vetem mbi funksionimin e një biznesi të ri por
edhe mbi aftësitë menaxhuese.

Kjo vizitë mësimore u realizua nga
lektorja Phd Cand. Denada Lica.

Qëllimi:

Ky vizitë mësimore u organizua në
kuadër të motivimit të studentëve dhe
prezantimin e rasteve të atyre sipërmarrjeve të
cilat kanë startuar si ide inovative nga studentë,
për tu rritur dhe bërë të suksesshme në vijim.
Gjithashtu ky takim kishte si qëllim njohjen e
praktikave të biznesit dhe krijimit të kontakteve
të reja të studenteve me punëdhënësit e tyre
potencial.

FAKULTETI I BIZNESIT

Departamenti i Marketingut

11 Maj – 12 Maj 2017

Tema: Forumi i II-të i Srategjisë së BE për Makrorajonin
Adriatik-Jon

Në datat 11 – 12 Maj 2017, në Janinë, Greqi u zhvillua
Forumi i 2-të i Srategjisë së BE për Makrorajonin Adriatik-Jon
(EUSAIR) i organizuar bashkarisht nga Komisioni Europian
dhe Republika Helene. Në kuadër të këtij eventi Rrjeti
Europian i Sipërmarrjeve (EEN) Greqi, organizoi takime B2B
ndërmjet organizatave të Makrorajonit Adriatik-Jon. Ky
forum kishte për qëllim përfshirjen e Universitetit “Aleksandër
Moisiu” Durrës në projekte partneriteti me organizata të
rajonit dhe më gjerë.

Tematikat kryesore që u trajtuan në këtë forum kishin
të bënin kryesisht, por jo vetëm, me:

o Një perspektivë Adriatiko-Joniane për rritje të
qëndrueshme dhe vende pune;

o Rritja Blu dhe Mjedisi;
o Rritja Blu dheKonektiviteti;
o Autostradat zhvillimi portual në Makrorajonin

Adriatik-Jon;
o Rritja Blu dhe Turizmi

Në këtë forum përfaqësuesit e
Fakultetit të Biznesit patën mundësi të
shkëmbenin eksperienca dhe të vendosnin
bazat e partneritetit midis institucioneve dhe
organizatave të ndryshme ndërkombëtare për
projektet e ardhshme shumëpalëshe. Takimet
bilaterale u zhvilluan midis UAMD-së dhe:

• Universiteteve
• Organizatave Jo-Qeveritare
• Dhomave të Tregtisë
• Klasterave
• Institucioneve dhe aktorëve të tjerë nga
Makrorajoni Adriatik-Jon

FAKULTETI I BIZNESIT

Departamenti i Turizmit

13 Maj 2017 AKTIVITET
Tema: “Panairin e Asistencës së Bashkimit Evropian”.

Në kuadër të 30 vjetorit të Asistencës së Komunitetit
Evropian, lektorja Dr. Brunilda Liçaj së bashku me
Prof. Dr. Arjeta Troshani ( Universiteti “L. Gurakuqi”
Shkodër dhe ish studentë të profilit të” Menaxhim
Turizem Arkeologjik” në dy universitetet përkatëse,
morrën pjesë në Panairin e Asistencës së Komunitetit
Evropian 10 maj 2017 me projektin Tempus
CHTMBAL.

Projekti Tempus “Network for Post Graduate
Masters in Cultural Heritage and Tourism Management
in Balkan Countries “(CHTMBAL) ishte përzgjedhur
ndër praktikat më të mira të financimeve realizuar nga
Bashkimi Evropian në kuadër të procesit të
anëtarësimit të Shqipërisë në periudhën 2014-2020.

Qëllimi:

Ky aktivitet u organizua në kuadër të
prezantimit të arritjeve të projekteve,në aspektin e
kërkimit shkencor, akademik dhe ndihmës së zyrës
Eramus në drejtim të arsimit.

FAKULTETI I BIZNESIT

Fakultetii Biznesit

19-20 Maj 2017 KONFERENCË SHKENCORE NDËRKOMBËTARE ME ASECU
Tema: “Sfidat ekonomike dhe sociale në

Europë 2016 - 2020".

Fakulteti i Biznesit, si pjesë e

Universitetit "Aleksander Moisiu", organizoi me

19 & 20 Maj 2017, Konferencën Shkencore

Ndërkombëtare me ASECU-n në fushën e

“Sfidave ekonomike dhe sociale në Europë 2016-

2020”. Kjo ishte edicioni i radhës së Konferencës

së ASECU-n, por edhe vazhdimi i traditës së

përvitshme të zhvillimeve dhe mbajtjes së

konferencave në fakultet.

Në këtë Konferencë u prezantuan reeth

100 punime, ku morën pjesë rreth 135 autorë nga

qytete dhe vende te ndryshme, përfshirë Italinë,

Turqinë, Greqinë, Sllovakinë, Serbinë, Rumaninë

dhe thuajse nga të gjitha universitetet publike dhe

private në Shqipëri.

Këto referime u zhvilluan në 11

sesione/tematika në ambjentet e Kampusit të Ri Qëllimi:
të Universitetit "Aleksander Moisiu", Durrës. Qëllimi i konferencës është të adresojë çështjet që

ndikojnë në zhvillimin ekonomik dhe social të Evropës si një

rajon që gati një dekade është prekur nga kriza, si dhe një nivel

i lartë i papunësisë, sidomos për grupmoshat më të reja. Forcimi

i stabilitetit ekonomik të rajonit, politikat monetare dhe fiskale,

punësimi, konkurrenca e tregjeve, etj, do të jenë çështjet kyçe

me të cilat u adresuan prezantimet dhe diskutimet. Konferenca

do të shërbejë si një forum rajonal ku pjesëmarrësit do të kenë

mundësi për të shkëmbyer përvojat me zhvillimet, reformat dhe

dinamikën financiare, dhe kriza ekonomike që përballet me

vendet e Evropës Juglindore dhe më gjerë.

Ndër të tjera ishte forcimi i lidhjeve dhe zgjerimi më

tej i rrjetin të bashkëpunimit kombëtar dhe ndërkombëtar midis

specialistëve të fushave të marketingut, menaxhimit, turizmit,

financës, shkencave ekonomike e sociale, si edhe akademikëve

të këtyre fushave, të studentëve doktorant, dhe të gjithë

aktorëve të sektorit privat apo publik që operojnë në këto fusha.

FAKULTETI I BIZNESIT

Departamenti i Turizmit

22-26 Maj 2017

EKSPEDITË MËSIMORE PËR STUDENTËT E PROFILEVE MENAXHIM

HOTELERI-RESTORANT, MENAXHIM TURIZËM KULTUROR, MENAXHIM
TURIZËM ARKEOLOGJIK - DEPARTAMENTI I TURIZMIT

Departamenti i Turizmit në Fakultetin e Qëllimi: Në këtë aktivitet theksi kryesor u vu në
Biznesit, të Universitetit "Aleksander Moisiu", ndërthurjen e njohurive teorike me praktikat konkrete të
organizoi në periudhën, 22 deri 26 Maj, menaxhimit të aseteve kulturore, natyrore, hotel –
Ekspeditën e Parë Mësimore për studentët e vitit restorantet dhe aplikimin e teknikave të guidimit.
të tretë, të profileve Menaxhim Hoteleri- Realizimi i leksioneve në këto qendra iu dha mundësinë
Restorant, Menaxhim Turizëm Kulturor, studentëve të bashkëbisedojnë dhe të shkëmbejnë
Menaxhim Turizëm Arkeologjik. njohuritë dhe eksperiencat e ndryshme, duke stimuluar
studentet të evidentojnë në mënyrë individuale,
Itinerari i përgjithshëm i ekspeditës problemet apo mangësitë që konstatonin në lidhje me
përfshinte realizimin e itinerareve Durrës- problemet që paraqet sektori i turizmit në Shqipëri. Një
Gjirokastër, Gjirokastër-Sarandë, Sarandë-Vlorë tjetër risi ishte përfshirja e studenteve në procesin
dhe Vlorë-Durrës. Në këtë ekspeditë morrën kërkimor – shkencor, nëpërmjet realizimit të anketave
pjesë shtatëthjetë e tre studentë të të treja me komunitetin vendas, për menaxhimin e resurseve
profileve, të udhëhequr nga antarët e stafit të turistike në funksion të Turizmit dhe realizimi i Logos
Departamentit të Turizmit. përfaqësuese të Departamentit të Turizmit, nëpërmjet
ideve të gjeneruara nga vetë studentët e të tre drejtimeve
Gjatë ekspeditës mësimore, antarët e stafit gjatë praktikës mësimore.
akademik dhanë leksione të hapura në terren në
qëndrat e monumenteve të natyrës si, Banjat e
Bënjës, Syri i Kaltër, Laguna e Butrintit, Laguna
e Karavastasë, monumenteve të kulturës si, Parku
Arkeologjik i Butrintit, Qyteti Muze i
Gjirokastrës, kalaja e Ali Pashë Tepelenës dhe
Parku Arkeologjik i Orikut.

FAKULTETI I BIZNESIT

Fakulteti i Biznesit

22-28 Maj 2017 TRAJNIM
Tema: “Mobile and Digital Storytelling on Environmental Issues”

Në datat 22-28 maj 2017, studentë të
Universitetit A. Moisiu, e kryesisht të Fakultetit të
Biznesit ndoqën trajnimin me temë "Mobile and
Digital Storytelling on Environmental Issues".

Trajnimi u organizua nga Goethe-Zentrum në
Tiranë në bashkëpunim me Universitetin "Aleksandër
Moisiu", Durrës dhe OJQ-në Ceapal me trajnues Dr.
Pandeli Pani dhe Tilman Wagner dhe të kordinuar nga
lektorja e Departamentit të Turizmit, Brunilda Licaj.

Në kuadër të këtij workshopi janë realizuar
leksione në auditor si dhe ekskursione në Lagunën e
Karavastasë dhe në Kepin e Rodonit. Fokusi i punës së
tyre është të nxisin turistët të ndalen e të shijojnë
bukuritë e shumta dhe larminë që ofron natyra
shqiptare dhe pse në një territor të vogël.

Dokumentarët e realizuar me materialet e
siguruara gjatë trajnimit do të shfaqen gjatë
aktiviteteve në kuadër të muajit të Tetorit Gjerman.

Qëllimi

Krijimi i një grupi të rinjsh energjikë
që raportojnë në mënyrë të vazhdueshme mbi
bukuritë e natyrës sonë, por dhe problemet e
shkaktuara shpesh nga dora e njeriut.

FAKULTETI I BIZNESIT

Fakulteti i Biznesit

23-30 Maj 2017 AKTIVITET NDËRKOMBËTAR ERASMUS +

Tema: “Pjesmarrje në programin Erasmus +, staff teaching mobility në
Universitetin Danubius, Galaţi, Rumani”.

Më datat 23 – 30 Maj 2017, pedagogët e
Fakultetit të Biznesit, Dr. Olta Nexhipi, Phd
Cand. Oliana Sula, Dr. Jonada Mamo dhe Prof.
Asoc. Dr. Ervin Myftaraj, morën pjesë në
“Mobility as teaching and training staff” në
Universitetin Danubius, Galaţi, Rumani. Ky
aktivitet organizohej në kuadër të programit
Erasmus +, komponenti staff teaching mobility,
mes institucioneve partnere.

Lektorët pjesëmarrës në këtë program
referuan disa tematika të ndryshme, të
fokusuara kryesisht tek zhvillimet ekonomike
në Shqipëri, zhvillimi i bizneseve në vendin
tonë, menaxhimi i biznesit të vogël në Shqipëri,
krahasimi i bizneseve midis dy vendeve,
kontabiliteti dhe sistemi tatimor në Shqipëri, etj.

Qëllimi:

Aktiviteti kishte si qëllim zhvillimin e
leksioneve me tema specifike për Shqipërinë
nga pedagogët e Fakultetit të Biznesit në UAMD,
përpara studentëve dhe pedagogëve të Danubius
University of Galaţi.

FAKULTETI I BIZNESIT Departamenti i Menaxhimit

25 Maj 2017 LEKSION I HAPUR

Tema: “Event mbi sipërmarrjen në qytetin e Durrësit”.

Me 25 maj 2017, në ambjentet e Kampusit të
Ri Universitar u zhvillua një leksion i hapur mbi
START UP-et, e cila u bë e mundur me organizimin
dhe bashkëpunimin e Departamentit të Menaxhimit
me Qendrën e Promovimit të Biznesit dhe
Ekonomisë.

Në këtë leksion të hapur, veçanërisht u
prezantua koncepti i sipërmarrjes nga sipërmarrësi
Michael Bohanes, prezantime të rasteve suksesi të
sipërmarrjeve shqiptare, prezantime informues mbi
programet Akseleratore, etj.

Qëllimi:

Ky leksion i hapur u organizua në kuadër të
motivimit të studentëve, informimi i studentëve për
nisjen e sipërmarrjeve, njohjen e bizneseve të
suksesshme dhe krijimi i kontakteve të reja të
studentëve për iniciativa Start Up-esh.

FAKULTETI I BIZNESIT Departamenti i Marketingut

30 Maj 2017 AKTIVITET SOCIAL

Tema: “Vizitë në Shtëpinë e Foshnjës, Durrës”

Në kuadër të Objektivave të Veprimtarise
Kërkimore Shkencore për Vitin Akademik 2016-
2017, referuar planit të Veprimtarisë së
Departamentit të Marketingut, në datë 30 Maj
u organizua një aktivitet social në Shtepinë e
Foshnjës Durrës.

Nismës së Departamentit të Marketingut
iu bashkëngjit një grup studentësh të
Profilit Menaxhim Marketing të cilët së bashku me
stafin e këtij Departamenti kontribuan me mjete
didaktike, lojëra formuese si dhe materiale të tjera
të dobishme për fëmijet që trajton ky Institucion.
U vizituan ambjentet e kësaj Shtëpie (ndenjes,
gatimit, argëtimit) ku fëmijet trajtohen nën
kujdesin e stafit të specializuar të saj.

Qëllimi:

T’i vijmë në ndihmë personave me nevoja
sociale si dhe të sensibilizojmë opinionin publik
për të ndihmuar dhe kushtuar vëmendje kësaj
kategorie personash në nevojë, krahas
veprimtarive të përditshme.

Aktivitete te tilla tashme janë pjese e
veprimtarive të Departamentit Marketing, i cili
përveç veprimtarive mësimore dhe shkencore
mjaft të sukseshme, i kushton vëmendje edhe
veprimtarive të tilla, duke pasuruar vlerat e tij edhe
në aspektin social.

FAKULTETI I BIZNESIT

Departamenti i Menaxhimit

2 Qershor 2017 AKTIVITETE PËR KËRKIMIN SHKENCOR

Tema: “Tregu i tokës bujqësore dhe problemet e saj”.

Në kuadër të kalendarit të aktiviteteve për
Kërkimin Shkencor në Departamentin e
Menaxhimit, u zhvillua prezantimi e
kërkimit/studimit nga lektorja Phd Cand. Erisa
Musabelli

Ky material është fokusuar në
problematikën e tokës bujqësore për shkak të vetë
problemeve që ajo has si: fragmentarizimi i cili
është një faktor i cili ndeshet rëndom në Shqipëri,
tregu i tokës i cili është mbështetur më tepër në
kuadër të shitblerejs ku ekzistojnë një sërë
faktorësh që e bëjnë këtë treg të mos funksionojë
ashtu sic duhet, të qiradhënies ku fermerët
gjenden përballë një situate ku duhet të zgjedhin
midis dy formave të saj.

Rekomandime. Në situatën e Shqipërisë,
nga studimi arritëm në konkluzionin se më shumë
përparësi duhet ti jepet qiradhenies pasi kështu
plotësohen në një masë të caktuar interesat e të
dy paleve.

Qëllimi:

Ky aktivitet shkencor synon të rrisi
cilësinë e kërkimeve të lektorëve/studiuesve
mbi punën e tyre, nëpërmjet përthithjes së
opinioneve nga anëtarët e departamentit. Nga
ana tjetër relatimi mbi punën shkencore rrit
mundësitë e e njohjes me studime të ndryshme
dhe rrit bashkëpunimin ndërmjet
lektorëve/studiuesve.

FAKULTETI I BIZNESIT

Fakultetii Biznesit

2 Qershor 2017 KONFERENCË VIII STUDENTORE
Tema: “Zhvillimi i Qëndrueshëm Ekonomik dhe Sfidat e Shqipërisë drejt

Integrimit në Be".

Gjatë 8 viteve te fundit Konferenca Studentore Qëllimi: Kjo konferencë e VIII-të studentore synon të
është bërë një nga ndërmarrësit kryesor, të inovacionit dhe adresojë çeshtje që ndikojnë në zhvillimet ekonomike
kërkimit shkencor duke tërhequr aktorë të ndryshëm, për të dhe financiare ne Shqiperi, si edhe të hedh dritë mbi
nxitur dialogun dhe shkëmbimin e njohurive përmes sfidat dhe prepektivat për të ardhmen. Gjithashtu,
pjesëmarrjes së studentëve, akademikëve, praktikuesve, konferenca ka për qëllim të sjellë në vëmendje çeshtje
politikëbërësve, ndërmarrësve, inovatorë dhe biznese, një aktuale në sektorë të ndryshëm të ekonomisë dhe në
mënyrë për të rritur ndikimin e lidhjeve universitet-industri përefundim të japë rekomandime në funksion të
në potencialin e zhvillimi të vendit drejt objektivit të çështjeve ekonomike të trajtuara. Ajo synon nxitjen e
integrimit në BE. studentëve dhe motivimin e tyre drejt orientimit te
kërkimit dhe studimit shkencor, në funksion te zgjerimit
Nxitja e rritjes ekonomike të Shqipërisë, në te dijeve dhe përgatitjes profesionale. Konferenca do të
sektorin financiar, turizmit, marketingut, inovacionit, shërbejë si një leksion i hapur, ku studentët do të kenë
diçitalizimit do të adresohen përmes prezantimeve dhe mundësi të shkëmbejnë informacionet dhe njohuritë e
diskutimeve të studentëve. Të kuptuarit e shkaqeve që kanë tyre, të debatojne dhe të hedhin ide rreth tematikave që
ndikuar në aktualitetin ekonomiko-financiar të ditëve të lidhen me profesionin e tyre.
sotme, si dhe të hulumtuarit mbi mundësitë e një zhvillimi
më të mirë ekonomik të Shqipërisë, përbëjnë themelet për Ndër të tjera, konferenca synon të nxisi debatin,
të kuptuar prirjet dhe trendet e ekonomisë shqiptare për të bashkëpunimin, analizën dhe mendimin kritik tek
ardhmen. Si një vend i cili ka qenë për gjysmë shekulli në studentët!
një ekonomi të centralizuar, i pasuar nga një tranzicion i
zgjatur, prespektivat dhe mundësitë për një zhvillim të
qendrueshëm ekonomik dhe financiar paraqiten te
larmishme dhe plot sfida.

Kryefjala e kësaj konference janë studentet të
cilët do të jenë të punësuarit dhe vendimarresit në fushën
e biznesit, ekonomisë dhe hartimit të politikave ekonomike
në të ardhmen.

2 qershor 2017 FAKULTETI I BIZNESIT

Departamenti i Menaxhimit

AKTIVITETE PËR KËRKIMIN SHKENCOR

Tema: “Globalizimi dhe rritja ekonomike: një përmbledhje
krahasuese e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor”

Në kuadër të kalendarit të aktiviteteve për
Kërkimin Shkencor në Departamentin e
Menaxhimit, u zhvillua prezantimi i studimit nga
lektorja Phd Cand. Valbona Mehmeti.

Qëllimet e studimit ishin prezantimi i një
pasqyre krahasuese të nivelit të globalizimit të
vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke u
përqendruar veçanërisht tek Shqipëria, dhe
identifikimi i problemeve kryesore të lidhura me
globalizmin që pengojnë rritjen ekonomike dhe
aplikimin e prirjeve bashkëkohore të menaxhimit
nga biznesi vendas. Studimi dëshmoi se
globalizmi ka ndikim pozitiv tek zgjerimi i
aktiviteteve të biznesit dhe rritja ekonomike.
Ndërkohë, niveli i globalizimit të vendit tonë
është më i ulët se sa i vendeve të rajonit, gjë që
pengon realizimin e potencialit të plotë të biznesit
vendas, duke e bërë ndryshimin të domosdoshëm.

Qëllimi:

Ky aktivitet shkencor synon të rrisi cilësinë
e kërkimeve të lektorëve/studiuesve mbi punën e
tyre, nëpërmjet përthithjes së opinioneve nga
anëtarët e departamentit. Nga ana tjetër relatimi
mbi punën shkencore rrit mundësitë e e njohjes me
studime të ndryshme dhe rrit bashkëpunimin
ndërmjet lektorëve/studiuesve.

FAKULTETI I BIZNESIT

Departamenti i Menaxhimit

02 Qershor 2017 AKTIVITETE PËR KËRKIMIN SHKENCOR

Tema: “Qiraja Financiare Leasing”.

Në kuadër të kalendarit të aktiviteteve për Qëllimi:
Kërkimin Shkencor në Departamentin e Menaxhimit, u
zhvillua prezantimi e kërkimit/studimit nga lektori Msc. Ky aktivitet shkencor synon të
Zamir Hoxha. rrisi cilësinë e kërkimeve të
lektorëve/studiuesve mbi punën e tyre,
Leasing apo Qiraja Financiare është një prej nëpërmjet përthithjes së opinioneve nga
formave për fitimin e pronësisë, dhe një produkt i ri i anëtarët e departamentit. Nga ana tjetër
industrisë financiare në Shqipëri, aq sa deri tani është relatimi mbi punën shkencore rrit
kufizuar thuajse vetëm për blerje automjetesh. Ndërkohë mundësitë e e njohjes me studime të
që zhvillimi i gjeografisë ekonomike të investimeve në ndryshme dhe rrit bashkëpunimin
Miniera, Bujqësi, Turizëm, Përpunim, etj, si dhe tregu ndërmjet lektorëve/studiuesve.
përkatës kërkon shtrirjen e impaktit të kontratave dhe të
transaksioneve të Leasing-ut nëpërmjet përsosjes së anës
juridike.

Identifikimi, matja dhe kontrolli i rrezikut ligjor
është objekti themelor i këtij punimi, duke pasur parasysh
parimet ligjore, rethanat kontraktuale, transaksionet,
dokumentacionin, trajtimin kontabël si dhe leximin e
perceptimin e këtyre aspekteve nga palët që implikohen.
Të gjitha këto palë përpiqen dhe e shohin të
domosdoshëm lehtësimin e procedurave ligjore për të mos
gjeneruar konflikte gjyqësore, humbje në kohë dhe
humbje në vlera financiare. Punimi mbështetet në analizën
konceptuale të Leasing-ut, në larminë e kontratave të
Leasing-ut, në rrezikun e pasojat nga ecuria e
marrëdhënieve kontraktuale, nga shkalla e konflikteve të
rezultuara duke veçuar edhe praktikat më shqetësuese.

FAKULTETI I BIZNESIT

Departamenti i Marketingut

14 Qershor 2017 WORKSHOP

Tema: “Platformë e profilizuar në metodat e të mësuarit online dhe

teknologjisë së informacionit”.

Në Fakultetin e Biznesit u zhvillua një workshop Qëllimi:
me studentë dhe pedagogë, i drejtuar nga z. Denis
Zavalani, Koordinatori i Platformës Arsimore ALMOOC Qëllimi i këtij aktiviteti ishte
(Platformë e profilizuar në metodat e të mësuarit online promovimi i kurseve arsimore online falas
dhe teknologjisë së informacionit). Gjatë aktivitetit, u dhe me pagesë nga platforma ALMOOC, si
prezantuan iniciativa dhe projekte inovative ne fushën e dhe aplikimi i metodave inovative të
marketingut digjital dhe TIK, të cilat aplikohen më së marketingut digjital në fushën e sipërmarrjes
shumti në fushën e biznesit dhe sipërmarrjes ,zhvillimi i dhe biznesit.
kurseve online, aktivitete që kjo platformë mundëson
përmes metodës Webinar etj. Gjithashtu, objektivi tjetër i
workshopit ishte edhe prezantimi përpara
Disa nga çështjet që paraqitën interes për studenteve i mundësive për start-ups,
studentët ishin mundësitë për t’u punësuar dhe ndërtuar intershipe dhe plane biznesi nga kompanitë e
karrierën e tyre, përmes angazhimit në start-ups dhe biznesit në Shqipëri.
plane biznesi, si dhe mundësitë për intershipe në
sipërmarrje të ndryshme. Në këtë kuadër, u prezantuan
edhe histori suksesi me karakter inovativ nga studentë
dhe të rinj të tjerë nga Shqipëria.

FAKULTETI I BIZNESIT

Departamenti i Menaxhimit

16 Qershor 2017 AKTIVITET

Tema: “Dita e Departamentit të Menaxhimit”.

Në këtë aktivitet morën pjesë studentët e profileve
që mbulon Departamenti i Menaxhimit (Administrim Biznes
të tre viteve në Bachelor, Administrim Biznes në Part-Time,
studentët e Masterit Shkencor dhe Profesional të profileve
Administrim Biznes & Drejtimi i SME-ve). Aktiviteti kishte
karakter sportiv, shkencor, edukativ dhe social. Studentët
dhe lektorët u “zhveshën nga kostumi zyrtar” për të sjellur
një dimension tjetër të bashkëpunimit, socializimit,
shoqërimit dhe komunikimit ndërmjet tyre. Për më tepër,
studentët u njohën dhe shkëmbyen eksperiencat me njëri-
tjetrin në vitet e ndryshme në dy ciklet e studimeve.

Krahas prezantimit dhe njohjes më nga afër të
anëtarëve të departamentit dhe studentëve pjesëmarrës, u
vijua me ndarjen e studentëve dhe lektorëve në dy skuadra,
të përfaqësuara nga lektorët Denada Lica dhe Luftim Cania.
Disa nga tematikat dhe qëllimet e lojrave ishin:
*Human knot - for solving problems – qëllimi: aftësia e
individit ne zgjidhjen e problemeve.
*Koordinimi dhe komunikimi (Apple-Banana-Orange) -
qëllimi: individet duhet të shprehin aftësi në koordinim dhe
komunikim ndërmjet tyre.
*Team building balloon - qëllimi: të tregojë vlerat e një
“team work-u” në arritjen e objektivave.
*Blind fold - qëllimi: sfidat përmirësojnë punën në grup dhe
komunikimin ndërmjet tij.
*Building leadership - qëllimi: puna në grup forcon dhe
përmirëson procesin organizativ,
*etj.

Qëllimi:

Ky aktivitet synon të rrisi njohjen,
shkëmbimin e eksperiencave dhe
bashkëpunimin ndërmjet studentëve me
njeri-tjetrin dhe anëtarëve të departamentit.
Për më tepër, është një teknike efektive në
mësimdhënie dhe mësimnxënie.

FAKULTETI I BIZNESIT

Departamenti i Marketingut

17 Qershor 2017 AKTIVITETE
Tema: “Fushatë ndërgjegjësimi për mbrojtjen e mjedisit

nga mbeturinat urbane”.

Në kuadër të Objektivave të Projekteve
dhe Veprimtarisë Kërkimore Shkencore për Vitin
Akademik 2016-2017, referuar planit të
Veprimtarisë së Departamentit të Marketingut, u
organizua një fushatë ndërgjegjësimi mbi
mbrojtjen e mjedisit nga mbeturinat urbane.

Në këtë aktivitet, morrën pjesë studentë
dhe pedagogë të profilit Menaxhim Marketing nga
Masteri Shkencor dhe ai Profesional.

Qëllimi:

Qëllimi i kësaj nisme ishte dhënia e
një mesazhi për shoqërinë shqiptare që një
imazh i mirë fillon nga pastërtia dhe që
mbrojtja e mjedisit është detyrë e çdo qytetari,
pasi ndikon drejtpërsëdrejti në shëndetin tonë.

FAKULTETI I BIZNESIT

Departamenti i Menaxhimit

18 Qershor 2017 LEKSION I HAPUR
Tema: “Harvard Kennedy School - Ask what you can do”.

Me datë 18 qershor 2017, u zhvillua një leksion
bashkëbisedues mes katër studentëve të ardhur nga
Universiteti i Harvardit (të ardhur nga Japonia,
Meksika dhe Indonezia), të cilët ishin duke zhvilluar
praktikën e tyre mësimore në Shqiperi. Ky takim u
mundësua nga Prof. Asoc. Dr. Gaqo Tanku. Të
pranishëm në këtë leskion ishin studentë dhe lektorë të
Fakultetit të Biznesit dhe jo vetëm. Ato ndanë me
studentët tanë eksperiencën e tyre, mundësitë, sfidat,
etj., e ndjekjes së studimeve në një nga universitet më
prestigjoze.

Qëllimi:

Ky leksion i hapur u organizua
në kuadër të informimit të studentëve,
motivimit të tyre, njohjes së mundësisë
për ndjekur studimet në vendet e
zhvilluara, mundësitë bashkëpunuese,
etj.

FAKULTETI I BIZNESIT

Departamenti i Marketingut

29 Qershor 2017 NJOHJA NGA AFER E MARKETIMIT NE MEDIA

Studentët e profilit Menaxhim Marketing realizuan me
sukses një aktivitet, i cili përfshinte njohjen nga afër se si
funksion departamenti i marketingut në një media lokale.
Ata patën mundësinë të zhvillojnë një takim me
drejtoreshën e Marketingut në këtë media lokale, e cila i
njohu me të gjitha hapat se se si hartohet një kontratë
spotesh televizive.
Gjatë këtij takimi studentët adresuan shumë pyetje , duke
bërë kështu edhe ballafaqimin me njohuritë e marra ndër
vite. Aktiviteti synonte njohjen nga afër të asaj që ndodh
realisht në praktikë si edhe të mundësojë rritjen e
bashkëpunimit dhe të motivimit.
Ky projekt synonte të krijonte një vetëbesim te ata ne
lidhje me njohuritë e fituara në auditore duke i
bashkërenduar me njohurite në praktikë dhe ata të ishin
të aftë të hartonin një kontratë.
Projekti përfshiu të gjithë studentët e vitit të tretë
Bachelor dhe synonte njohjen nga afër të marketimit në
media, me qëllim që ata të fitonin aftësi praktike që

lidhen me profesionin e tyre, si një formë efikase për

rritjen e tyre profesionale.

Qëllimi

Ky aktivitet kishte për qëllim që studentët e
Marketingut të Fakultetit të Biznesit, të
Universitetit “Aleksandër Moisiu” të njihnin
nga afer mënyrën e aplikimit të marketingut
në një media lokale. Studentët e vitit të tretë
të Marketingut kishin mundësinë të njiheshin
në praktikë me konceptet e marketingut të
marra përgjatë tre viteve të studimit.

Ceremonia e Diplomimit

#NeJemiUAMD
website: http://www.uamd.edu.al/new/?cat=10
e-mail: [email protected]
UAMD – Fakulteti i Biznesit


Click to View FlipBook Version