The words you are searching are inside this book. To get more targeted content, please make full-text search by clicking here.

MS Excel - Model Plani Mesimor Ditor KL-10 TIK Jeton Selimi

Discover the best professional documents and content resources in AnyFlip Document Base.
Search
Published by jeton.selimi, 2019-04-10 16:43:49

MS Excel - Model Plani Mesimor Ditor KL-10 TIK

MS Excel - Model Plani Mesimor Ditor KL-10 TIK Jeton Selimi

ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE

Fusha kurrikulare Lënda Tipi i Orës Shkalla e kurrikulës Klasa
Jeta dhe Puna TIK
Tema Zhvillim V X

Rezultatet e të nxënit të temës/lëndës: (RNL)

EXCEL Demonstron përmes shembujve përdorimin e opsioneve në fletën
punuese në programin e Excel-it.
Rezultatet e të nxënit për kompetencat Lokalizon vendosjen e formulave në qeli.
kryesore të shkallës (të synuara):
I.9, II.3, III.4

Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara) : IV.1, VI.1, VII.1

ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE

Tema/njësia mësimore : Bashkimi i qelive (faqe 61 – 69)
Fjalët kyçe:
Format Cells, Merge Cells, Alignment, Text, Number, Currency,
Rezultatet e të nxënit për orë mësimore: Date, Percentage
- përshkruajnë bashkimin e qelive në Excel
Kriteret e suksesit: - shpjegojnë opsionet e programit Excel
- dallojnë opsionet e programit Excel
Mjetet e konkretizimit dhe materialet - tregojnë pse përdoren opsionet e programit Excel
mësimore :
Përdorimi i TIK-ut, burimet : - bashkojnë qelulat në programin Excel
Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe çështjet - numërojnë 5 opsionet e programit Excel
ndërkurrikurale: - zgjedhin nën opsionet më të përshtatshme në Excel
- demonstrojnë 5 opsionet e programit Excel

Laptopi, projektori, teksti, tabela, shkumësi-markeri

Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit 10

Gjuhë Amtare, Gjuhë Angleze, Matematikë

PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE RRJEDHJES SË PLANIT TË ORËS MËSIMORE
Pjesa hyrëse (5 - 10 min)

Nga nxënësit kërkoj të përsërisin se çfarë kanë mësuar nga njësia e kaluar mësimore (Insertimi i qelive, rreshtave dhe
kolonave).
Pyetje për nxënës: Keni parë se si bëhet bashkimi i qelive në Excel?

Nxënësit përgjigjen rreth pyetjes dhe pastaj shënoj titullin në tabelë: “Bashkimi i qelive”
Pastaj shkurtimisht u shpjegoj nxënësve pikat kryesore të njësisë mësimore dhe vazhdoj me planin e realizimit.

1

Pjesa kryesore (70 min)
Kjo njësi mësimore realizohet me projektor në kabinetin e Informatikës. Në Excel bashkimi i shumë qelive në një qeli
të vetme bëhet me qëllim që brenda tyre të shkruhen, p.sh., tekste të titujve ose komente përcjellëse për të dhënat e
përfshira në tabela.
Bashkimi i qelive në Excel bëhet duke i selektuar qelitë, pastaj zgjedhet menyja Format dhe nën opsioni Format Cells
dhe tek Text Control zgjedhet opsioni Merge Cells, si në figurën 1.

Figura 1: Bashkimi i qelive përmes opsionit Merge Cells

Pasi i kemi bashkuar qelitë, shkruajmë një tekst dhe e vendosim në mes me opsionin Merge & Center, si në figurën 2.

Figura 2: Teksti i shkruar në dy qelitë e bashkuara dhe i vendosur në mes

2

Në Excel mund të shkruhen të dhëna të tipave të ndryshëm. Pasi qelitë të jenë selektuar, tipi i të dhënave që shkruhen
brenda tyre deklarohet duke e zgjedhur njërin nga nën opsionet në opsionin Number të dritares Format Cells, ku
ofrohen kategori të ndryshme të formateve (Text, Number, Currency, Percentage, Date, Time etj.,) për paraqitjen e të
dhënave në tabelat e fletës punuese përmes të cilave mund të përcaktohen formatet për paraqitje të numrave, të
hollave, datës, kohës etj.
Nëse dëshirojmë t’i paraqesim numrat me presje dhjetore atëherë zgjedhim nën opsionin Number tek opsioni Category
dhe selektojmë njërin prej katër opsioneve të ofruara, në këtë rast zgjedhim opsionin e parë dhe numri i selektuar
shndërrohet në presje dhjetore, si në Figurën 3.

Figura 3: Zgjedhja e opsionit Number për qelitë e selektuara dhe paraqitja e numrave me presje dhjetore

Nëse dëshirojmë të hollat t’i paraqesim me simbolin përkatës të të hollave, atëherë tek opsioni Category zgjedhim nën
opsionin Currency, pastaj zgjedhim opsionin e parë dhe numri i selektuar automatikisht shndërrohet në simbolin
përkatës të të hollave, në këtë rast shndërrohet në Euro, si në Figurën 4.

Figura 4: Zgjedhja e formatit Currency dhe paraqitja e simbolit për të hollat

3

Kur dëshirojmë datën ta paraqesim në ndonjë mënyrë tjetër, atëherë tek opsioni Category zgjedhim nën opsionin
Date, pastaj zgjedhim ndonjërin nga opsionet e ofruara dhe data e selektuar ndryshohet sipas opsionit të zgjedhur
gjithashtu mund të ndryshohet edhe gjuha tek opsioni Locale, ashtu si në Figurën 5.

Figura 5: Zgjedhja e formatit për datë dhe paraqitja e datës sipas opsionit të zgjedhur

Gjithashtu nëse dëshirojmë t’i paraqesim numrat me përqindje atëherë zgjedhim nën opsionin Percentage tek
opsioni Category dhe numri i selektuar shndërrohet në përqindje, si në Figurën 6.

Figura 6: Zgjedhja e formatit Percentage dhe paraqitja e numrit me përqindje

Kur dëshirojmë të shkruajmë çfarëdo të dhënash, formati i tyre duhet të deklarohet i tipit Text. Me deklarimin e tille
në qelitë në fjale edhe numrat do të merren si tekste, me çka eliminohet mundësia qe kompjuteri ato t’i nënkuptojë
si numra. Kjo ka rëndësi, p.sh., në rastet kur shkruajmë zero para numrit, sepse, nëse qelitë nuk janë deklaruar të tipit
Text, kompjuteri nuk do t’i paraqes në ekran.

4

Pjesa përfundimtare dhe vlerësimi i të nxënit të orës mësimore (10 min)

Pas shpjegimit të njësisë mësimore dhe demonstrimit përmes kompjuterit, nxënësve u bëj pyetje rreth njësisë që e
zhvilluam, pasi të përgjigjen nxënësit ata ndahen në grupe dhe secili grup i demonstron 5 opsionet që i ofron programi
Excel.

Vlerësimi i Nxënësit vlerësohen në ditarin e vlerësimit pas përfundimit të detyrave të dhëna.
nxënësve

Detyra dhe puna Nxënësit marrin për detyrë shtëpie t’i demonstrojnë 5 opsionet në një fajll të Excelit dhe t’i

e pavarur dërgojnë detyrat përmes postës elektronike.

Reflektim për a) Plotësisht i kënaqur b) I kënaqur c) I pakënaqur
rrjedhën e orës
mësimore

5


Click to View FlipBook Version