The words you are searching are inside this book. To get more targeted content, please make full-text search by clicking here.

Ligjerata Zhvillimi i qendrueshem- Definicionet, parimet dhe dimensionet

Discover the best professional documents and content resources in AnyFlip Document Base.
Search
Published by Dielleza Zaimi, 2024-05-21 13:14:38

Ligjerata Zhvillimi i qendrueshem- Definicionet, parimet dhe dimensionet

Ligjerata Zhvillimi i qendrueshem- Definicionet, parimet dhe dimensionet

Keywords: Parimet,gjurma ekologjike,biokapaciteti

Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm Dr. Zeqir Veselaj LIGJËRATA: ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM QËLLIMI I TEMËS: Të diskutoj me studentët konceptet kryesore të zhvillimit të qëndrueshëm, përkufizimet dhe historikun, parimet dhe dimensionet e zhvillimit të qëndrueshëm. OBJEKTIVAT E TEMËS: Objektivat e temës janë: ➢ Konceptet themelore të zhvillimit të qëndrueshëm; ➢ Parimet themelore të qëndrueshmërisë mjedisore; ➢ Dimensioni ekonomik. Social dhe ekologjik i zhvillimit të qëndrueshëm ➢ Ndërveprimi dhe ndërvarësia ndërmjet tri dimensioneve të zhvillimit të qëndrueshëm; REZULTATET E TË NXËNIT: Në fund të temës studenti do të jetë në gjendje: - të identifikoj konceptet bazë të zhvillimit të qëndrueshëm; - të analizoj momentet historike dhe faktorët shtytës për nevojën për zhvillim të qëndrueshëm; - të përcaktoj tre dimensionet e zhvillimit të qëndrueshëm: ekonominë, shoqërinë dhe mjedisin; - të identifikoj ndërveprimet ndërmjet tri sistemeve të zhvillimit që qëndrueshëm. - të aplikoj masa edukative për kontributin individual në përpjekjet për zhvillim të qëndrueshëm LEXIME TE TJERA: - Veselaj Z. (2016) Njeriu dhe mjedisi jetësor- leksione të zgjedhura, Universiteti i Prishtinës, - Sylaj S. (2019) Edukimi mjedisor për zhvillim të qëndrueshëm. Libri Shkollor, Prishtinë - Grup autorësh (2010) “Paketa e Gjelbër” për Kosovën, REC Zyra në Kosovë - Dollma M. (2013), “Ekologjia humane” SHB Marin Barleti, Tiranë - Ramadani I. (2011) “Mjedisi jetësor roli i njeriut, sfidat dhe perspektiva”, SHB Vatra, Prishtinë


Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm Dr. Zeqir Veselaj DEFINICIONI I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM Çfarë saktësisht do të thotë "i qëndrueshëm"? Edicioni i 1961 i Oxford English Dictionary i dedikon disa rreshta dhe e gjurmon atë që nga mesjeta. Nga përkufizimet e shumta një jep kuptimin që duket më interesante për definicioni është: "të vazhdojë të jetë", me fjalë të tjera për të ruajtur ekzistencën e diçkaje. Përkufizimi tjetër është "të shkaktojë vazhdimin e një gjendje të caktuar" dhe definimi tjetër "për ta mbajtur ose ruajtur në nivelin ose standardin e duhur" dhe më në fund, "për të ruajtur gjendjen" Kështu, zhvillimi i qëndrueshëm duhet të jetë në gjendje të "ruaj "ose "të mbajë një ngarkesë" 1 . Fjala qëndrueshmëri rrjedh nga fjala latine sustinere, të cilën fjalorë të ndryshëm latinisht-anglisht e përkthejnë si "mbështetje, mbajtje ose kthim prapa”. Në përgjithësi termi "i qëndrueshëm" në gjuhë të ndryshme nënkupton dhe gjithmonë ka nënkuptuar, struktura që mund të qojnë respektivisht mund t`a mbajnë një ngarkesë. Kjo është konstanta thelbësore në strukturën e këtij termi (Enders & Moritz 2014). Origjina e hershme e lidhjes së pandashme midis ruajtjes së natyrës (ose menaxhimit të mençur) dhe zhvillimit ekonomik- i cili është në qendër të zhvillimit të qëndrueshëm - mund të gjurmohet në shekujt 19 respektivisht 182 . Krijuesi aktual i konceptit klasik të qëndrueshmërisë, apo projektuesi i konceptit modern të qëndrueshmërisë ishte gjermani Hans Carl von Carlowitz në shekullin e 18. Me 1713, Carlowitz botoi librin e tij “Sylvicultura oeconomica oder Anweisung zur wilden Baumzucht” (Ekonomi ekologjike ose udhëzim për ngritjen e pyjeve të egra). Në një kontekst, fjala qëndrueshmëri u shfaq për herë të parë. Fjala ndryshonte nga termi tradicional, në atë që kombinonte nocionin e vazhdimësisë afatgjatë me nocionin e stabilitetit hapësinor dhe kështu ishte në gjendje të përfshinte më mirë idenë e racionalizimit të burimeve, me fjalë të tjera, përmasat kohore ose aftësitë e ardhshme të përdorimit të burimeve natyrore. Kështu duke iu referuar burimit të atëhershëm kryesor drurit, fjala gjermane nachhaltig (e qëndrueshme) shfaqet e para në kuptimin modern. Ne mund të shohim në këtë pikë se si Carlowitz ishte duke kërkuar për një koncept të ri. Ai merr një fjalë nga fjalori i përditshëm, e vendos atë në një kontekst me fjalë të një kuptimi të njëjtë- konstante, të vazhdueshme- dhe pastaj e kombinon atë me një emër të kuptuar përgjithësisht, gjithashtu nga fjala e përditshme, për të formuar definimin "përdorimin e burimeve, pa të cilat vendi ynë ose ekzistenca e tij mund të mos durojë" me fjalë të tjera do të shembet (kolapsoj). Një krahasim tjetër përfshin fjalën gjermane për qëndrueshmëri (gjermanisht: nachhaltigkeit) do të tregojë vazhdimësinë në nivelin semantik. Fjalor gjermanisht “Wörterbuch der deutschen Sprache”, me 1808 nga Joachim Heinrich Campe, me sa duket përmban përkufizimin e parë fjalor të qëndrueshmërisë. Fjalori i tij për herë të parë përmbante folje të ndryshme për qëndrueshmëri të cilën ai e përkufizoi si "të ketë qëndrueshmëri, duke vazhduar 1 Burimi: The Oxford English Dictionary (1961 Printing) : Volume 10, T-U James A. H. Et Al. Murray 2Burimi: https://academic.oup.com/ejil/article/23/2/377/487236 H. C. von Carlowitz 1645-1714


Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm Dr. Zeqir Veselaj edhe më tej, të mbahet duke vazhduar" (Campe, 1808). Emri “nachhalt” nga ana e tij përkufizohet si "qëndrueshmëria është gjendja që ruhet pas ose përtej të tjerave dhe e cila merret parasysh kur gjithçka tjetër nuk mban më". Ajo që është interesante se paralelja e termave gjuhësor gjerman të 1808 si dhe definicionit të vitit 1972 është se në të dy rastet, qëndrueshmëria shfaqet si e kundërta e kolapsit. Ajo që e bën përkufizimin kaq të dukshëm në kohën tonë, duket frika e "shkrirjes" së sistemit financiar, "rrëzimit" ekonomik dhe "dështimit" të shoqërive të tëra. Koncepti fokusohet në elasticitetin për t'u shembur ose kolapsuar. Sipas librit të historianit Carl Polanyit, qëndrueshmëria përfaqëson "vetë-mbrojtjen e shoqërisë" kundër forcave destruktive të tregjeve. Megjithatë, definicioni kërkon që të jemi në gjendje të dallojmë saktësisht mes asaj që është e qëndrueshme dhe asaj që nuk është e qëndrueshme. Përkufizimi më i zakonshëm i zhvillimit të qëndrueshëm në terminologjinë e sotme (i njohur shpesh edhe si përkufizimi Brundtland) gjendet në raportin "E ardhmja jonë e përbashkët" të vitit 1987 dhe thotë se: “zhvillimi i qëndrueshëm është zhvillimi që plotëson nevojat e gjeneratave të tashme, pa rrezikuar aftësinë e gjeneratave të ardhshëme për të plotësuar nevojat e tyre”. Definicioni përmban brenda tij dy koncepte kryesore: - konceptin e "nevojave", në veçanti nevojat thelbësore të të varfërve në botë, për të cilën duhet të jepet përparësi kryesore; dhe - konceptin e ideve të kufizimeve të imponuara nga gjendja e teknologjisë dhe organizimit social për aftësinë e mjedisit për të përmbushur nevojat e tashme dhe të ardhshme. Edhe nocioni i ngushtë i qëndrueshmërisë fizike nënkupton një shqetësim për barazinë sociale midis gjeneratave, një shqetësim që duhet logjikisht të shtrihet në barazinë edhe brenda secilës gjeneratë. "Standardet e jetesës që shkojnë përtej minimumit bazë janë të qëndrueshme vetëm në qoftë se standardet e konsumit kudo qoftë kanë parasysh qëndrueshmërinë afatgjatë. Megjithatë, shumë prej nesh jetojnë përtej mënyrave ekologjike të jetës p.sh. në modelet tona të përdorimit të energjisë. Zhvillimi i qëndrueshëm kërkon promovimin e vlerave që nxisin standardet e konsumit që janë brenda kufijve të mundshëm ekologjik dhe për të cilën të gjithë mund të synojnë arsyeshëm. Rritja ekonomike dhe zhvillimi natyrisht përfshijnë ndryshime në gjendjen fizike të ekosistemit. Çdo ekosistem kudo nuk mund të ruhet i paprekur. Zhdukja e specieve bimore dhe shtazore mund të kufizojë në masë të madhe mundësitë e gjeneratave të ardhshme; zhvillimi i qëndrueshëm kërkon ruajtjen e specieve bimore dhe shtazore. Në përmbushje të zhvillimit të qëndrueshëm kërkohet një sistem prodhimi që respekton detyrimin për të ruajtur bazën ekologjike për atë zhvillim (World Commission on Environment and Development, 1987)”. Mirëqenia njerëzore dhe kufijtë e natyrës Përkufizimi Brundtland i zhvillimit të qëndrueshëm është i fortë, por i paqartë prandaj kërkon sqarime. Pjesa e parë e përkufizimit është "për të përmbushur nevojat e sotme”. Por cilat janë ato nevoja, dhe a janë të gjithë njësoj të rëndësishme? Fjalorët mjekësor, si nevoja themelore të njeriut përkufizojnë “elementet e kërkuara për mbijetesë dhe shëndetin normal mendor dhe fizik, të tilla si ushqimi, uji, strehimi, mbrojtja nga kërcënimet mjedisore dhe dashuria3 ”. Hierarkia e nevojave të Maslow është një përshkrim i nevojave që motivojnë sjelljen njerëzore. Në vitin 1943, Abraham Maslow propozoi pesë lloje të ndryshme të nevojave njerëzore, duke filluar me më themelore: mbijetesën. Nevojat fiziologjike si ushqimi dhe streha, ndiqen nga nevojat që lidhen me sigurinë. Nevoja e tretë është nevoja për dashuri dhe përkatësi. Së katërti, njerëzit kanë nevojë për respekt, si edhe nevoja për t'u respektuar. Nevoja përfundimtare në hierarki është nevoja për vetë-aktualizim (përmbushja e potencialit). Hierarkia sugjeron që nevojat themelore 3Burimi: https://medical-dictionary.thefreedictionary.com/basic+human+needs


Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm Dr. Zeqir Veselaj duhet të plotësohen para nevojave më pak themelore; p.sh. një person i uritur do të kërkojë të plotësoj nevojat për ushqim para nevojë së vetë-aktualizimit4 . A është e njëjtë nevoja e një personi të pasur për një kompjuter të gjeneratës së fundit aq e rëndësishëm sa nevoja e një personi të varfër ujë të pastër? Tab. 1 Nevojat bazë jetësore të manifestuara në 4 shtylla Nolet 2007 nga Max-Neef Nevojat bazë jetësore Të jesh (cilësi) Të kesh (gjëra) Të bësh (veprime) Jetesa I shëndetshëm fizikisht e psiqikisht Ushqim, strehim, punë Ushqehesh, vishesh, pushin, punon Mbrojtja I kujdesshëm, i adaptueshëm, autonom Shërbimet sociale, shëndetësore, punën Bashkëpunon, planifikon, ndihmon kujdesesh, Afeksioni I respektueshëm, me humor, i ndjeshëm, bujar Miqësi, familje, marrëdhënie me natyrën Ndan, kujdesesh, shpreh emocione, dashuron Të kuptuarit Kapacitet kritik, kurioz, me intuitë Literaturë, mësues, politika edukative Studion, analizon, hulumton, ndërmjetëson Pjesmarrja I përfaqësuar, dedikuar, me sens humori Përgjegjësi, punë, detyra, të drejta Bashkëpunon, shpreh opinione, mospajtime Koha e lirë Imagjinar, spontan, i qetësuar Lojëra, festa, paqe mendore Kënaqesh, ëndërron, kujton, relaksohesh, Krijimtaria Imagjinar, kurioz, inovator Aftësi, shkathtësi, punë, teknika Ndërton, zbulon, punon, kompozon, interpreton Identiteti Ndjenjë përkatësie, vetbesimi, këmbëngulësia Gjuhën, besimin, punën, veshjet, vlerat, normat Njeh vetveten, rritesh, bind vetveten Liria Autonom, i pasionuar, me vetëbesim, mendjehapur Të drejta të barabarta Të mos pajtohesh, të zgjedhësh, Raporti i Brundtland-it ka një qëndrim të qartë sa u përket nevojave themelore ku nevojat si: veshmbathja, ushqimi, strehimi, energjia dhe puna marrin përparësi. Megjithatë, edhe nëse nevojat tona themelore janë përmbushur, mund të na mungojë edukimi, mjetet e komunikimit etj. dhe hendeku midis të pasurve dhe të varfërve në këto çështje shpesh është shumë i gjerë. Ndoshta 'nevojat' duhet të konceptohen më gjerësisht që të përfshijnë ato që shumë i konsiderojnë si elementë kyç për një jetë të mirë. Nëse kjo pranohet atëherë më shumë theks duhet t'i kushtohet nevojave për mirëqenien njerëzore dhe jo nevojave themelore. Kjo nuk do të thotë, megjithatë se përparësia kryesore nuk duhet dhënë adresimit të nevojave dhe mungesës së burimeve themelore që prekin shumë nga të varfrit e botës. Pjesa e dytë e përkufizimit Brundtland, pa "kompromentuar aftësinë e gjeneratave të ardhshme për të përmbushur nevojat e tyre", rrjedh nga ideja se ndërhyrjet tona në mjedis ndikojnë në aftësitë e gjeneratave të ardhshme për të përmbushur nevojat e tyre. Po çka në realitet paraqet një gjeneratë?. Gjenerata njerëzore paraqet një grup njerëzish të lindur afërsisht në të njëjtën kohë dhe të rritur në të njëjtin vend dhe konsiderohen të kenë të njëjtat përvoja ose qëndrime. Definimi tjetër është se “gjenerata është periudha kohore, zakonisht e konsideruar të jetë rreth 30 vjet, që duhet që fëmijët të rriten dhe të bëhen të rritur për të pasur fëmijët e tyre” 5 . Njerëzit e gjeneratës shfaqin karakteristika, preferenca dhe vlera të ngjashme gjatë jetës së tyre si p.sh. blerjeve, veshjes, komunikimit, përdorimit të teknologjisë etj. Teknologjia bëhet qendrore për dy arsye. Së pari, 4 Burimi: https://www.chegg.com/homework-help/definitions/maslows-hierarchy-of-needs-13 5 Burimi: https://www.collinsdictionary.com/us/dictionary/english/generation


Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm Dr. Zeqir Veselaj përparimet teknologjike, bashkë me rritjen e popullsisë kanë rezultuar në zhvillimin e kapaciteteve njerëzore për të rrezikuar seriozisht mirëqenien e gjeneratave të ardhshme. Së dyti, kufijtë e imponuar nga natyra janë prekur nga teknologjia tashmë në masë bukur të madhe. Në një vend ku druri është i vetmi material ndërtimor, ruajtja e pyjeve bëhet shumë më e rëndësishme se në një tjetër ku ndërtesat ndërtohen nga guri dhe çimentoja. Zëvendësimi i materialeve të ndërtimit ose materialeve në përgjithësi, është një çështje kyçe e zhvillimit të qëndrueshëm. Nëse adoptojmë një koncept të zhvillimit të qëndrueshëm që fokusohet në nevojat njerëzore dhe mirëqenien njerëzore, pyetja kryesore është: çfarë kërkohet për të arritur dhe ruajtur mirëqenia tani dhe në të ardhmen? Një mënyrë e zakonshme për t'iu përgjigjur kësaj pyetje përfshin duke ndarë kërkesat në tri kategori: ekologjike, ekonomike dhe sociale. Këto dimensione nuk janë qëllime në vetvete, por janë mjete për të arritur në përgjithësi qëllimet e zhvillimit dhe mirëmbajtjes së mirëqenies njerëzore tani dhe në të ardhmen. Zhvillimi i qëndrueshëm lidh së bashku shqetësimet për kapacitetin mbajtës të sistemeve natyrore dhe sfidave sociale me të cilat ballafaqohet njerëzimi. Që në fillim të viteve 1970 "qëndrueshmëria" u përdor për të përshkruar një ekonomi "në ekuilibër me sistemet bazë mbështetëse ekologjike". Ekologët e njohur kanë vënë në dukje këtë tek “Limits to Growth 6 ” dhe paraqitën alternativën e një "gjendjeje të qëndrueshme ekonomike" në mënyrë që të adresojnë shqetësimet mjedisore. Ka edhe definime të tjera të zhvillimit të qëndrueshëm. Goodland & Ledoc, (1987) përdorin disa përkufizime të zhvillimit të qëndrueshëm: - “Zhvillimi i qëndrueshëm nënkupton përdorimin e burimeve natyrore jo të ripërtritshme në një mënyrë që nuk i eleminon ose i degradon ato, ose të pakësoj dobinë nga to për gjeneratat e ardhshme; - Zhvillimi i qëndrueshëm nënkupton varfërimin e burimeve jo të ripërtritshme të energjisë në një shkallë të ngadaltë mjaftueshëm sa të sigurojnë probabilitetin e lartë të një tranzicioni i rregullt shoqëror në burimet e ripërtëritshme të energjisë”. Këto përkufizime vënë theks shumë pak në konsideratat sociale, duke u përqendruar vetëm në burime, edhe pse në secilin definim në llogari të gjeneratave të ardhshme. Përkufizimi vendos njëfarë besimi në zëvendësueshmërinë, por e njeh se shpejtësia e ndryshimit respektivsht zëvendsueshmërisë është shumë e rëndësishme. Hawken tek “Ekologjia e Tregtisë” e definon zhvillimin e qëndrueshëm në terma të thjeshtë të një rregulli të artë të ekonomisë restauruese: “lëre botën më mirë se e gjetët, mos merr më shumë se sa të duhet, përpiqu të mos dëmtosh jetën apo mjedisin”. Me frazën, "mos merrni më shumë se sa keni nevojë" ky përkufizim mbështetet në bazën e burimeve të mjaftueshme. Mund të lexohet si biocentrik, sepse përmend "jetën" në përgjithësi dhe jo vetëm jetën njerëzore (Wass et al. 2011). Reppeto (1986) përkufizon se "thelbi i idesë së qëndrueshmërisë, pra është koncepti që vendimet aktuale që duhet të marrim nuk dëmtojnë perspektivat për ruajtjen ose përmirësimin e standardeve të jetesës në të ardhmen...kjo nënkupton që sistemet tona ekonomike duhet të menaxhohen ashtu që të jetojmë brenda pjesës tonë të burimeve, ruajtjen dhe përmirësimin e bazës së aseteve”. Kjo nuk d.t.th se zhvillimi i qëndrueshëm kërkon ruajtjen e gjendjes aktuale të burimeve natyrore ose ndonjë përzierje të veçantë të aseteve njerëzore, fizike dhe natyrore. 6 Burimi: http://www.donellameadows.org/wp-content/userfiles/Limits-to-Growth-digital-scan-version.pdf


Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm Dr. Zeqir Veselaj Fig. 1 Konceptet e zhvillimit të qëndrueshëm dhe masat për qëndrueshmërinë Sipas Tolbas (1987) në terma të gjerë koncepti zhvillimi i qëndrueshëm përfshinë: 1. Ndihmë më të madhe për të varfërit, sepse nuk kanë mundësi tjetër veçse të shkatërrojnë mjedisin; 2. Zhvillim të pavarur brenda burimeve të kufizuara natyrore; 3. Zhvillimit me kosto efektive duke përdorur kritere të ndryshme ekonomike për qasjet tradicionale; që d.t.th. se zhvillimi nuk duhet të degradojë mjedisin dhe nuk duhet të zvogëlojë produktivitetin në një afat të gjatë; 4. Çështjet e mëdha të kontrollit shëndetësor, teknologjitë e duhura, vetë-mbështetja me ushqim, ujë të pastër dhe strehim për të gjithë; 5. Nocion që iniciativat me njerëzit në qendër janë të nevojshme; qeniet njerëzore me fjalë të tjera janë burime në koncept. Zhvillimi i qëndrueshëm është një qasje holistike në përmirësimin e cilësisë së jetës së njeriut. Ai nënvizon se ekzistojnë lidhje të thella midis çështjeve ekonomike, sociale dhe mjedisore. Ndryshimet në secilën nga këto fusha do të ketë ndikim mbi dy të tjerët. Para së gjithash, duhet theksuar se koncepti i zhvillimit të qëndrueshëm është normativ: tregon se si duhet të sillemi në ndërveprimet tona me të tjerët, bashkëkohësit tanë e gjithashtu ndaj gjeneratave të ardhshme. Si duhet të sillemi nuk është pyetje shkencore, megjithëse njohuritë shkencore janë të rëndësishme në përcaktimin e veprimeve tona të cilat kanë pasoja në lidhje me qëllimet tona normative. P.sh. Zhvillimi i qëndrueshëm: - Zvoglimi i konsumit të resurseve dhe energjisë - Parandalimi i ndryshimeve klimatike - Mbrojtja e mbështjellsit të ozonit - Parandalimi i shirave acidike - Zvoglimi i shkarkimeve toksike - Mbrojtja e mjedisit natyror dhe atij të krijuar - Prodhimi i ushqimit dhe shfrytëzimi i tokës Edukimi mjedisor Përmirsimi vullnetar nga secili sektor Ndryshimi i stilit të jetës Zhvillimi i produkteve në harmoni me mjedisin Prokurimi i gjelbër Vlerësimi i produkteve Vlersimi i ndikimit në mjedis Vlerësimi i rrezikut Zhvillimi i tekonologjive inovative


Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm Dr. Zeqir Veselaj shkenca na ndihmon të përcaktojmë se çfarë lloj trajtimi mjekësor është më efektiv për një lloj sëmundje ose çfarë ndikimi në jetën njerëzore dhe pjesën tjetër të biosferës ka rritja e temperaturës mesatare të planetit. Por nëse konsideroni se nuk keni obligim moral të kujdeseni për gjeneratat e ardhshme, atëherë ndikimet specifike të ndryshimeve klimatike afatgjata bëhen të parëndësishme. Zhvillimi i qëndrueshëm u shfaq si një kompromis i paevitueshëm midis lëvizjes mjedisore (që synonte ruajtjen e mjedisit të shoqërisë) dhe lëvizjes zhvillimore (që synonte zhvillimin ekonomik të shoqërisë). Lëvizja zhvillimore u përqendrua në luftimin e varfërisë të atyre që jetonin sot, ndërkohë që lëvizja mjedisore u fokusua në konsideratat mjedisore në menaxhim e burimeve të kufizuara natyrore dhe ruajtjen e ekosistemeve për të ruajtur mirëqenien e tyre por edhe të gjeneratave të ardhshme. Prandaj, zhvillimi i qëndrueshëm mund të shihet si një kompromis në mes dy lëvizjeve: lëvizja mjedisore dhe zhvillimore dhe një domosdo për t'i adresuar ato krah për krah. Edhe pse ekuilibri midis shqetësimeve mjedisore dhe zhvillimit variron, koncepti i zhvillimit të qëndrueshëm vazhdon të udhëheqë bashkëpunimin ndërkombëtar, veçanërisht në kuadër të sistemit të OKB-së. Që nga viti 1987, koncepti i zhvillimit të qëndrueshëm dhe interpretimi i tij është debatuar shumë dhe ashpër. Disa janë përqendruar në një zhvillim të qëndrueshëm mjedisor dhe detyrimet ndaj natyrës, ndërsa të tjerët kanë theksuar nevojat njerëzore për zhvillim ekonomik. Kjo nuk do të thotë se natyra është e parëndësishme ose i mungojnë vlerat, po se çfarë vlere ka varet nga të mirat që sjell për njerëzit. Megjithatë, zhvillimi i qëndrueshëm duhet të interpretohet në bazë të vlerave të brendshme të natyrës, pavarësisht se si mundet shfrytëzohen nga njeriu. Disa faktorë bashkojnë në thelb të gjitha përkufizimet e zhvillimit të qëndrueshëm janë: 1. Koncepti i zhvillimit të qëndrueshëm përdoret në mënyrë normative, për të përcaktuar se çfarë duhet të bëhet. Kjo kërkon që ne të marrim vendime në bazë të vlerave. 2. Drejtësia është qendrore për një zhvillim të qëndrueshëm, brenda dhe mes gjeneratave, dhe mund të shtrihet edhe në specie përveq se te njerëzit. 3. Zhvillimi i qëndrueshëm kërkon një qasje sistemore dhe holistike. 4. Zhvillimi i qëndrueshëm është një proces dhe jo një destinacion (Wass et al. 2011) Diskursi i qëndrueshmërisë Shkenca që e bën zhvillimin e qëndrueshëm modelin e saj normativ duhet t'i referohet trajtimit heterogjen dhe të diskutueshëm të qëndrueshmërisë në shoqëri dhe ta rindërtojë atë në mënyrë kritike. Për këtë qëllim, është e rëndësishme të dallohen nivelet që strukturojnë diskursin e qëndrueshmërisë. Ato në aspektin empirik vështirë se mund të mbahen ndaras, por në aspektin analitik, megjithatë mund dhe duhet të mbahen të ndara. Ato diskurse janë në nivele normative, operative dhe përshkruese (Becker & Jahn 1999). Herman Daly jep 3 kushte për një shoqëri të qëndrueshme: (1) Normat e përdorimit të burimeve të ripërtritshme nuk duhet të tejkalojnë vlerat e rigjenerimit të tyre. (2) Normat e shfrytëzimit të burimeve jo të ripërtëritshme nuk duhet të kalojnë normën në të cilën ato zëvendësohen nga burime të ripërtritshme. (3) Normat e emetimit të ndotjes nuk duhet tejkalojnë kapacitetin asimilues të mjedisit. (Daly & Coo 1989). Donnella Meadows përmend 6 udhëzime të përgjithshme për ristrukturimin e botës drejt qëndrueshmërisë: (1) Minimizoni përdorimin e burimeve jo të ripërtëritshme. (2) Parandaloni erozionin e burimeve të ripërtritshme. (3) Përdorni të gjitha burimet me efikasitet maksimal. (4) Ngadalësoni dhe përfundimisht ndaloni rritjen eksponenciale të popullsisë dhe kapitalit fizik. (5) Monitoroni gjendjen e burimeve, mjedisin natyror dhe mirëqenien e njerëzve. (6) Përmirësoni kohën e reagimit për stresin mjedisor.


Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm Dr. Zeqir Veselaj Niveli normativ (çka duhet të bëjmë)- Secili koncept i zhvillimit të qëndrueshëm përmban parametra normativ për atë që është qëllim apo e dëshirueshme për shoqërinë, për kornizën e veprimit si dhe të proceseve vendimmarrëse të orientuara drejt qëllimit. Këto përfshijnë shembuj të tillë si: drejtësia ndërmjet gjeneratave, ruajtja e themeleve natyrore të jetës, ose rregullimi inteligjent i sistemeve mbështetëse. Në këtë nivel diskursi, njohja e orientimit është e nevojshme për vlerësimin e qëllimeve, dallimin midis zhvillimeve dhe kushteve të padëshirueshme e të dëshirueshme etj. Këtu janë parimet morale dhe interpretimet e tyre, si dhe kriteret dhe treguesit për zhvillimin e qëndrueshëm në tre dimensione të qëndrueshme të lidhura në mënyrë të pandashme. Në këtë nivel, pyetja kryesore është: si mund të krijohet një proces në të cilin do të dalë një konsensus lidhur me atë që është e dëshirueshme dhe çfarë roli do të ketë njohuria shkencore në këtë proces (fjalë kyçe: përfshirja, legjitimiteti dhe drejtësia)? Niveli operativ- (çfarë mund të bëjmë). Qëndrueshmëria gjithmonë nënkupton një referencë të fortë për veprimtarinë operative, strategjike dhe për zgjidhje konkrete, të kontrollueshme e të përballueshme për problemet specifike në fusha të ndryshme të veprimtarisë dhe sektorëve të shoqërisë (me problemet e njohura të shkallës dhe përgjithësimit). Këtu, veprimi ose njohuritë e transformimit janë të nevojshme. Integrimi i njohurive shkencore, praktike, politike, institucionale, biznesore etj. dhe çështjet lidhur me transferimin e njohurive janë prioritet. Gjëja më e rëndësishme është që konceptet e dobishme të jenë praktikisht të zbatueshme, pra çfarë është e mundshme e jo thjesht ajo që është e dëshirueshme. Niveli përshkrues- (çka është e vërtetë)- Në nivelin deskriptiv ose analitik, pyetja është: cilat zhvillime janë të mundshme? Kjo kërkon njohuri për dinamikën e sistemit (njohuritë e sistemit) dhe fillon me analizën e drejtimeve dhe kushteve të zhvillimit jo të qëndrueshëm. Integrimi metodologjik i njohurive kryesisht shkencore për një kuptim më të mirë të konteksteve komplekse efektive është karakteristika kryesore në këtë nivel të diskursit. Parimet e zhvillimit të qëndrueshëm Ka shumë diskutime çka do të thotë zhvillimi i qëndrueshëm përtej një përkufizimi të thjeshtë me një fjali. Domethënia e parë e "parimit" në Fjalorin e Oksfordit është "një e vërtetë themelore ose një ligj i përgjithshëm ose doktrinë që përdoret si bazë për arsyetim ose veprim”. Përdorimi anglisht i termit nënkupton një propozim themelor, por kuptimin e tij të veçantë ndryshon në aplikim. Kështu, duke iu referuar ligjeve të fizikës ose matematikës, parimet janë aq të sakta sa koncepti i fenomeneve në të cilat mund të referohen. Interpretimi i pasaktë dhe i ndryshëm i termit "zhvillimi i qëndrueshëm" nënkupton vështirësi në hartimin e parimeve që janë universalisht të aplikueshme dhe të dobishme. Asnjë grup parimesh, sado i besueshëm, nuk mund të mbulojë të gjithë papriturat. Këshillat e Arthur C. Clarke (1965) për kujdesin ekologjik: “mos provoni të paparashikueshmen dhe mos u angazhoni në të pakthyeshmen” megjithëse gjerësisht të zbatueshme si parime paralajmëruese, janë veçanërisht të rëndësishme për planifkimin e zhvillimit. Vështirësia e ardhjes në përfundim të parimeve nga koncepti "zhvillimi i qëndrueshëm" lidhet me kuptimet e shumëfishta të këtyre dy termave. Deklarata e Rios7 për Mjedis dhe Zhvillim në njëfarë formë e “hijëzon” definicionin duke renditur 18 parime të qëndrueshmërisë. Ato janë: 1. Njerëzit kanë të drejtë për një jetë të shëndetshme dhe produktive në harmoni me natyrën. 2. Zhvillimi i sotëm nuk duhet të minojë nevojat zhvillimore dhe mjedisore të gjeneratave të tashme dhe atyre të ardhshme. 3. Shtetet kanë të drejtën e tyre sovrane për të shfrytëzuar burimet e tyre natyrore, por pa shkaktuar dëmtimit të mjedisit përtej kufijve të tyre. 7 Burimi: http://www.unesco.org/education/pdf/RIO_E.PDF


Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm Dr. Zeqir Veselaj 4. Shtetet do të zhvillojnë ligje ndërkombëtare për të siguruar kompensim për dëmin që 5. Aktivitetet nën kontrollin e tyre shkaktojnë zona jashtë kufijve të tyre. 6. Shtetet duhet të përdorin qasjen parandaluese për të mbrojtur mjedisin. Ku ka kërcënime të dëmtimit serioz ose të pakthyeshëm, pasiguria shkencore nuk do të përdoret si për të shtyrë masat me kosto efektive për të parandaluar degradimin e mjedisit. 7. Për të arritur një zhvillim të qëndrueshëm, mbrojtja e mjedisit përbën një pjesë integrale të procesit të zhvillimit dhe nuk mund të konsiderohet si i ndarë prej tij. Zhdukja e varfërisë dhe reduktimi i pabarazive në standardet e jetesës në pjesë të ndryshme të botës janë thelbësore për të arritur zhvillim të qëndrueshëm dhe plotësojnë nevojat e shumicës së njerëzve. 8. Shtetet do të bashkëpunojnë për të ruajtur, mbrojtur dhe rivendosur shëndetin dhe integritetin e ekosistemi Tokë. Shtetet e zhvilluara e pranojnë përgjegjësinë që ata mbajnë në kërkesat ndërkombëtare të zhvillimit të qëndrueshëm në pikëpamje të presioneve që shoqëritë e tyre bëjnë në mjedisin global dhe në teknologjitë dhe burimet financiare që ato posedojnë. 9. Shtetet duhet të reduktojnë dhe të eliminojnë modelet e paqëndrueshme të prodhimit dhe konsumit, dhe të promovojnë politika të duhura demografike. 10. Çështjet mjedisore trajtohen më mirë me pjesëmarrjen e të gjithë qytetarëve të interesuar. Shtetet do të lehtësojnë dhe inkurajojnë vetëdijësimin dhe pjesëmarrjen publike duke vënë informacionin mjedisor gjerësisht në dispozicion. 11. Shtetet do të miratojnë ligje efektive mjedisore dhe do të zhvillojnë ligjin kombëtar në lidhje me përgjegjësi për viktimat e ndotjes dhe dëmtime të tjera mjedisore. Ku kanë autoritet, kombet do të vlerësojnë ndikimin mjedisor të aktiviteteve të propozuara e që ka të ngjarë të kenë ndikim të konsiderueshëm negative në mjedis. 12. Shtetet duhet të bashkëpunojnë për të promovuar një sistem të hapur ekonomik ndërkombëtar që do të çojë në rritjen ekonomike dhe zhvillimin e qëndrueshëm në të gjitha vendet. Politikat mjedisore nuk duhet të përdoren si një mjet i pajustifikueshëm për të kufizuar tregtinë ndërkombëtare. 13. Ndotësi, në parim duhet të bartë koston e ndotjes. 14. Shtetet do të paralajmërojnë njëra-tjetrën për fatkeqësitë natyrore ose aktivitetet që kanë të dëmshme ndikimet ndërkufitare. 15. Zhvillimi i qëndrueshëm kërkon një kuptim më të mirë shkencor të problemeve. Shtetet duhet të ndajnë njohuritë dhe teknologjitë inovative për të arritur qëllimin e qëndrueshmërisë. 16. Pjesëmarrja e plotë e gruas është thelbësore për të arritur një zhvillim të qëndrueshëm. 17. Kreativiteti, idealet dhe guximi i të rinjve dhe njohuritë e njerëzve indigjenë janë të nevojshme. 18. Shtetet duhet të njohin dhe mbështesin identitetin, kulturën dhe interest e njerëzve indiogjen. 19. Lufta është thelbësisht shkatërruese e zhvillimit të qëndrueshëm dhe kombet do të respektojnë ligjet ndërkombëtare që mbrojnë mjedisin në kohën e konfliktit të armatosur, dhe do të bashkëpunojnë në vendosje e mëtejshme të atyre ligjeve. 20. Paqja, zhvillimi dhe mbrojtja e mjedisit janë të ndërvarura dhe të pandashme. "Parimet e Rios" japin parametra për të parashikuar zhvillimin e qëndrueshëm në nivele relevante lokale dhe nivel të duhur kulturor për kombet, rajonet dhe komunitetet. Këto parime ndihmojnë të kuptohet koncepti abstrakt i zhvillimit të qëndrueshëm dhe të filloj të zbatohet.


Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm Dr. Zeqir Veselaj Parimet themelore të zhvillimit të qëndrueshëm bëjnë të mundur harmonizimin e strategjive të ndryshme sektoriale dhe zhvillimore me strategjitë horizontale për zhvillimin e qëndrueshëm dhe gjithashtu ofrojnë një lloj të përgjithshëm udhëzimi për përcaktimin e prioriteteve strategjike, kornizat dhe mjetet e zbatimit, në mënyrë të koordinuar dhe të harmonizuar. Parimet bazë janë formuluar, sqaruar dhe miratuar në nivelet më të larta nga organet përkatëse të OKB dhe BE-së. Parimi Përshkrimi Qasja holistike Gjërat duhet të shihen si një sistem elementesh të ndërlidhura, elementet e tyre gjithashtu janë sisteme që bashkëveprojnë me njëri-tjetrin. Çdo ndërhyrje mund të shkaktojë efekte të valëzuara edhe në sistemet e tjera. Sfidat lokale mund të trajtohen në mënyrë adekuate duke u mbështetur në njohuritë e mjedisit më të gjerë dhe njësoj në trendet globale. Solidaritetit brenda dhe ndërmjet gjeneratave Interesat e zhvillimit të qëndrueshëm fokusohen tek njerëzit. Nevojat zhvillimore dhe mjedisore të brezave të tanishëm duhet të adresohen pa kompromentuar aftësinë e gjeneratave të ardhshme për të përmbushur nevojat e tyre. Drejtësia shoqërore Duhet të njihet e drejta për kushte adekuate për jetë dhe të drejtat themelore të njeriut duhet të garantohen për të gjithë. Të gjithë njerëzit duhet të kenë mundësi të barabarta për të fituar njohuri dhe aftësi të nevojshme për t'u bërë anëtarë të denjë të shoqërisë Menaxhimi i qëndrueshëm i burimeve Menaxhimi i qëndrueshëm i resurseve me qëllim kufizimin e kapacitetit mbajtës të mjedisit; duke përdorur burimet natyrore në një mënyrë të kujdesshme dhe me nikoqirllëk, ruhen burimet e nevojshme për zhvillimin e ardhshëm. Biodiversiteti është gjithashtu një burim natyror duhet dhënë përparësi të lartë ruajtjes së tij. Integrimi Gjatë përpunimit, vlerësimit dhe zbatimit të politikave, planeve dhe programeve sektoriale, konsideratat ekonomike, sociale dhe mjedisore dhe marrëdhëniet e tyre gjithashtu duhet të merren parasysh për të siguruar që ato të mund të përforcojnë reciprokisht njëra-tjetrën. Aktivitetet lokale, rajonale dhe kombëtare gjithashtu duhet të koordinohen. Shfrytëzimit i burimeve lokale Duhet të bëhen përpjekje për të plotësuar nevojat e komuniteteve në nivel lokal nga resurset lokale. Karakteristikat dhe diversiteti lokal duhet të ruhen. Ruajtja dhe përdorimi i qëndrueshëm i mjedisit të krijuar nga njeriu dhe trashëgimia kulturore janë gjithashtu detyra shumë të rëndësishme. Pjesëmarrja e publikut Qasja adekuate në informatat që ndikojnë në jetën shoqërore, ekonomike dhe në mjedis, në informacion për proceset e vendimmarrjes duhet të sigurohet për të gjithë. Njohuritë e njerëzve për zhvillimin e qëndrueshëm, implikimet sociale, ekonomike dhe mjedisore, si dhe për zgjidhjet e qëndrueshme duhet të sqarohen e të përmirësohen. Pjesëmarrja e publikut në vendimmarrje duhet të forcohet. Përgjegjësia sociale Për të mundësuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe për të mundësuar një cilësi më të lartë të jetës, modelet e paqëndrueshme të prodhimit dhe konsumit duhet të ndryshohen. Përgjegjësia sociale e bizneseve duhet të forcohet, së bashku me bashkëpunimin midis sektorit privat dhe atij publik Masat paraprake dhe parandalimi Qasja parandaluese d.t.th. se kudo që perceptohet mundësia e dëmtimit të rëndë ose të pakthyeshëm, mungesa e sigurisë së plotë shkencore nuk mund të përdoret si justifikim për vonimin e veprimeve efektive për të parandaluar dëmtimin e mjedisit ose rrezikimin e shëndetit të njeriut; d.m.th. veprimi duhet të merret në raport me peshën e kërcënimit të perceptuar. Aktivitetet njerëzore duhet të planifikohen dhe zbatohen në përputhje me këtë parim parandalues dhe aktivitetet që dëmtojnë ose ndotin mjedisin që rrezikojnë sistemet natyrore dhe shëndetin e njeriut duhet të parandalohen. Aty nuk është e mundur të parandalohen aktivitetet e tilla, duhet të reduktohen e në fund dëmet duhet të rikthehen në gjendjen e tyre sa më shumë të jetë e mundur. Ndotësi paguan Çmimet duhet të pasqyrojnë kostot reale të paguara nga shoqëria për aktivitetet e përfshira në konsumin dhe prodhimin, si dhe për ndikimet e tyre, përfshirë kostot e shfrytëzimit të burimeve natyrore. Ata që angazhohen në aktivitete që dëmtojnë mjedisin duhet të paguajnë për dëmin e shkaktuar për shëndetin e njeriut dhe mjedisin.


Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm Dr. Zeqir Veselaj DIMENSIONET E ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM Fusha e zhvillimit të qëndrueshëm mund të ndahet konceptualisht në tri pjesë përbërëse: qëndrueshmëria mjedisore, qëndrueshmëria ekonomike dhe qëndrueshmëria socio-politike. Shpesh ato quhen edhe dimensionet e zhvillimit të qëndrueshëm apo edhe si shtyllat e zhvillimit të qëndrueshëm. Në pikëpamje të gjerë dhe përdorimin e konceptit që atëherë, ka pasur një pranim në rritje të tre aspekteve thelbësore të zhvillimit të qëndrueshëm: Ekonomia - Një sistem ekonomikisht i qëndrueshëm duhet të jetë në gjendje të prodhojë mallra dhe shërbime në një bazë të vazhdueshme, për të ruajtur nivele të menaxhueshme të qeverisë dhe të borxhit të jashtëm, dhe për të shmangur pabarazitë ekstreme sektoriale që dëmtojnë prodhimin bujqësor ose industrial. Mjedisi- Një sistem i qëndrueshëm mjedisor duhet të mbajë një bazë të qëndrueshme të burimeve, duke shmangur shfrytëzimin e tepërt të sistemeve të burimeve të ripërtëritshme ose uljen e funksioneve mjedisore si dhe shterjen e burimeve jo të ripërtëritshme vetëm në masën që investimi të bëhet me zëvendësues adekuat. Kjo përfshin ruajtjen e biodiversitetit, stabilitetin e atmosferës dhe funksionet e tjera të ekosistemit jo të klasifikuar si burime ekonomike. Shoqëria- Një sistem social i qëndrueshëm duhet të arrijë drejtësi në shpërndarjen dhe mundësitë, sigurim adekuat të shërbimeve sociale, duke përfshirë shëndetin dhe arsimin, barazinë gjinore dhe politikën llogaridhënien dhe pjesëmarrjen. Është e qartë se këto tre elementë të qëndrueshmërisë paraqesin shumë komplikime të përkufizimi origjinal të thjeshtë të zhvillimit ekonomik. Qëllimet e shprehura ose të nënkuptuara janë shumëdimensionale, duke e rritur problemin se si të balancojnë objektivat dhe si të gjykohet suksesi apo dështimi. P.sh., çka nëse ofrimi i ushqimit të përshtatshëm dhe furnizimit me ujë duket të kërkojë ndryshime në përdorimin e tokës që do të ulte biodiversitetin? Po sikur burimet energjetike jo-ndotëse janë më të shtrenjta, duke rritur kështu barrën e të varfërve, për të cilët ato përfaqësojnë pjesën më të madhe të shpenzimeve ditore? Cili dimension do të ketë përparësi? Pavarësisht nga këto komplikime, tre parimet e përshkruara më lart kanë një rezonancë në nivelin më të mire të të kuptuarit. Sigurisht, nëse mund të lëvizim më afër arritjes së këtij qëllimi tredimensional, bota do të ishte vend më i mire, sigurisht më e barabartë. Kështu që ekziston justifikim i mjaftueshëm për sqarimin e një teorie të zhvillimit të qëndrueshëm, i cili duhet të ketë një natyrë ndër-disiplinore. Duke eksploruar natyrën e një teorie të tillë, duhet kupruar së pari konceptin e zhvillimit, dhe pastaj të kthehemi në kërkesat për qëndrueshmëri. Dimensioni ekonomik Nga pikëpamja historike, koncepti i zhvillimit ekonomik ka pasur pranim të gjerë relativisht kohët e fundit. Historiani i mendimit ekonomik, Roger Backhouse thotë se: “zhvillimi ekonomik në formën e tij moderne nuk ekzistonte para viteve 1940. Shqetësimi zhvillimit ekonomik, siç kuptohet tashmë termi, është me vendet ose rajonet të cilat janë parë të jenë nën ose më pak të zhvilluar në krahasim me të tjerët, dhe të cilat, zakonisht besohet, nëse nuk bëhen gjithnjë e më të varfëra në krahasim me vendet e zhvilluara, duhet të zhvillohen në një farë mënyre” (Backhouse


Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm Dr. Zeqir Veselaj 1991). Ky përkufizim menjëherë tregon një ndryshim të rëndësishëm midis zhvillimit ekonomik dhe pjesës tjetër të teorisë ekonomike (Harris et al. 2001). Nga pikëpamja e teorisë ekonomike neoklasike, qëndrueshmëria mund të definohet si “kushtet e maksimizimit të mirëqenies me kalimin e kohës”. Shumica e ekonomistëve thjeshtësojnë më tej këtë duke identifikuar maksimizimin e mirëqenies me maksimizimin e dobisë që rrjedh nga konsumi. Ndërsa kjo mund të kritikohet si një thjeshtësim, sigurisht që përfshin shumë elementë të rëndësishëm të mirëqenies njerëzore (ushqim, veshje, strehim, transport, shërbime shëndetësore dhe arsimore etj.) dhe ka avantazhin analitik në zvogëlimin e problemit në një indikator të vetëm të matshëm të dimensionit. Një analizë formale ekonomike pastaj ngre pyetjen nëse qëndrueshmëria ka ndonjë vlefshmëri si një koncept ekonomik (Daly 1991)?. Pse kemi nevojë për zhvillim të qëndrueshëm? Sepse nevoja për zhvillim është aq e madhe si gjithmonë, por zhvillimi i ardhshëm ekonomik nuk mund të ndjekë thjesht modelet e së kaluarës. Fjala ekonomi është e rrënjosur në idenë e menaxhimit të burimeve shtëpiake. Dimensioni ekonomik prandaj përfshin menaxhimin e burimeve të nevojshme për të mbështetur mirëqenien njerëzore tani dhe në të ardhmen. Dikush mund të ndajë dimensionin ekonomik të zhvillimi i qëndrueshëm në dy pjesë: burime natyrore dhe kapitali financiar. Burimet natyrore përfshijnë lëndët djegëse fosile, metalet, substanca këto që nxjerren nga korja e Tokës, të cilat nuk janë pjesë e sistemit ekologjik dhe nuk ripërtrihen. Pyetja bazë në lidhje me këto burime është: si duhet ato ndahen mes njerëzve që ju nevojiten sot dhe në gjeneratat që do të vijnë? Ruajtja e të gjitha burimeve për gjeneratat e ardhshme me sa duket nuk ndihmon brezat e tashëm në përmbushjen e nevojave të tyre, por shfrytëzimi i pamëshirshëm do të nënkuptonte që gjenerata e ardhshme rrezikohen që të mos jenë në gjendje të përmbushin nevojat e tyre. Gjeneratat e ardhshme mund të kenë nevojë të madhe për derivatet që i djegim ne sot, ose a do të kenë interes për naftën sikurse ne që kemi tani për veshjet e leshit për të na mbajtur trupin të ngrohtë? Ne duhet të përpiqen të menaxhojnë burimet në një mënyrë të arsyeshme. Mund të zgjedhim për t`i ruajtur duke i mbajtur ato në tokë, por kjo nuk është domosdoshmërisht mënyra më e mirë për të promovuar mirëqenien njerëzore. P.sh. qasja në hekur ka qenë dhe është e rëndësishme për shumë civilizime. Një zgjidhje, kur është fjala për materialet, është nxjerrja e burimeve sot, por të përdoren sisteme të mbyllura, për t'u angazhuar për ripërdorimin tyre edhe në të ardhmen. Kjo në të vërtetë i bën materialet më të disponueshme për brezat e ardhshëm se sa të ruhen në tokë. Me kapitalin monetar, nënkuptohen pasuritë e krijuara nga njerëzit si: rrugët, ndërtesat, fabrikat etj. Qëndrueshmëria ekonomike përfshin menaxhimin e kësaj infrastrukture. Çfarë duhet të bëjmë ne duke lënë prapa dhe në çfarë kushtesh? Ndoshta më e rëndësishmja, çfarë strukturash shoqërore jemi duke lënë për gjeneratat e ardhshme? Një pyetje themelore është se si ne zgjedhin të investojmë në infrastrukturë. P.sh. investimet e njëanshme në autostrada kanë një ndikim në aftësinë e gjeneratave të ardhshme për të zhvilluar “zgjidhje” të reja transporti. Sfida është që të marrim parasysh nevojave aktuale krahas atyre afatgjata. Dimensioni ekonomik i zhvillimit të qëndrueshëm është në thelb gjetja e një mënyrë efikase për të menaxhuar ekonominë dhe burimet financiare, dhe për të balancuar në një mënyrë të arsyeshme nevojat e gjeneratave të tanishme kundrejt gjeneratave të ardhshme. Zhvillimi i qëndrueshëm dhe rritja ekonomike Për të kuptuar lidhjen midis rritjes ekonomike dhe qëndrueshmërisë, së pari duhet të kuptohet se çka është rritja ekonomike. Rritja ekonomike është një masë e rritjes dhe vlerës totale të mallrave dhe shërbimeve të prodhuara në një vend, në përgjithësi referuar si produkti i brendshëm bruto ose GDP. Për të thjeshtësuar, ne mund t`i mendojmë shkaqet e rritjes ekonomike


Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm Dr. Zeqir Veselaj në dy drejtime: nga njëra anë rritja e qasjes në punë, kapital, dhe inpute të tjera, dhe në rritjen e produktivitetit tjetër në anën tjetër. E para arrihet duke kursyer dhe investuar, p.sh. në infrastrukturë, fabrika, makineri, në arsim, ose duke rritur të hyrat nga energjia, lëndët e para, kapitali natyror (tokë bujqësore ose uji), dhe shërbimeve të ekosistemit. E dyta ose rritja e produktivitetit arrihet përmes zhvillimit të teknologjisë që mundëson efikasitet më të lart në prodhimin e mallrave dhe shërbimeve, në mënyrë që më pak inpute (punë, kapital dhe burime) janë të nevojshme për çdo njësi të prodhuar. Konkluzioni i rëndësishëm këtu është se lidhja midis rritjes ekonomike dhe mjedisit varet nga natyra e rritjes ekonomike, d.m.th. në atë që se çka e shtyn rritjen ekonomike të ndodh. Nëse rritja nxitet vetëm nga përdorimi i shtuar i burimeve të shterrshme natyrore, dhe një kërkesë në rritje për natyrën për të na furnizuar me shërbimet e ekosistemit, kjo sigurisht se do të ketë pasoja të mëdha negative mjedisore. Ky grafik tregon një panoramë të tendencave të rritjes botërore për parametrat përfaqësues: ekonomia, emetimet e CO2, konsumi dhe prodhimi i naftës, dhe popullsia. Ndërsa popullsia dyfishohet në rreth 43 vjet, trendi i CO2 (një nga gazet serrë primare në ngrohjen globale) është në një rrugë më të thellë. Nga viti 2000-2010 norma e rritjes ishte mbi 2½ herë më shumë se ajo që ishte midis viteve 1990-2000. Grafiku gjithashtu tregon një përshpejtim të GDP-së botërore, duke reflektuar rritjen e konsumit dhe rritjen e varësisë nga rritja ekonomike. Konsumi dhe prodhimi i naftës mbështesin të gjithë konsumin dhe prodhimin e energjisë bazuar në karbon. Megjithëse nuk japin një pamje të plotë (që do të përfshinte burime të tjera të karbonit si qymyri dhe gazi natyror, si dhe rezerva të energjisë alternative), ky përfaqësim synon të përshkruajë trendin për rritjen e vazhdueshme të konsumit dhe ritmi i ngadalësuar i prodhimit për burimet me bazë karboni. (Burimi: Të dhënat e GDP-së: International Monetary Fund, The World Economic Outlook Database. Të dhënat e popullsisë: US Census Bureau, Total Midyear Population for the World, 1950-2050. Prodhimi, konsumi i energjisë dhe emitimet e CO2: BP Statistical Review of World Energy, 2012. Data normalized to fit the same scale)8 8 Burimi: https://www.elsevier.com/connect/economic-growth-and-sustainability-are-they-mutually-exclusive


Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm Dr. Zeqir Veselaj Nëse rritja është ekskluzivisht nxitur nga rritja e produktivitetit, rritja mund të jetë edhe e dobishme për mjedisin. Prandaj, nuk ka konflikt të brendshëm ndërmjet rritjes ekonomike dhe zhvillimit të qëndrueshëm: nëse muzikantët krijojnë muzikë më të mirë, autorët shkruajnë libra më të mirë, dhe regjisorët bëjnë filma më të mirë, të gjithë jemi të gatshëm për të paguar më shumë për të dëgjuar, lexuar dhe shikuar, ne mund të kemi rritje ekonomike eksponenciale për të ardhmen e parashikueshme pavarësisht kufijve fizikë të planetit tonë. Por edhe nëse në teori nuk ka konflikt midis rritjes dhe qëndrueshmërisë, çështja e rëndësishme është situata në aspektin praktik. Avokuesit e rritjes zakonisht promovojnë një transformim të ekonomive tona drejt rritjes së gjelbër të nxitur nga teknologjia miqësore me mjedisin. Megjithatë, kritikët e rritjes me të drejt nënvizojnë rritjen e shfrytëzimit dhe presionit mbi burimet natyrore që rezultojnë nga rritja e madhe që kemi përjetuar që nga Revolucioni Industrial, pavarësisht nga fakti se kjo rritje ka qenë kryesisht e shtyrë nga rritja e produktivitetit. Kështu edhe nëse rritja e efikasitetit rezulton në përdorimin e më pak burimeve për dollarë, ky përmirësim tenton të anulohet nga rritja ekonomike e shkaktuar nga përfitimet e njëjta të produktivitetit. Ekonomisti britanik William Stanley Jevons në shekullin e 19-të ishte i pari që theksoi këtë marrëdhënie, duke vënë në dukje se progresi teknologjik që arriti të shtoj efikasitetin në përdorimi i thëngjillit në industri çoi në rritje në shfrytëzimin e thëngjillit e jo në rënie. Një ndryshim i madh në perspektivat për rritjen ekonomike dhe qëndrueshmërinë kështu varet nga natyra e rritjes dhe mundësia e ndarjes së asaj rritje dhe presionit mbi burimet natyrore në rritje në të ardhmen. Por anët e ndryshme në debat ndryshojnë edhe për një çështje tjetër të rëndësishme, d.m.th. se deri në ç'masë kapitali natyror dhe shërbimet e ekosistemit janë të nevojshme për zhvillimin e vazhdueshëm të njeriut dhe mirëqenien e tij. Rritja ekonomike dhe qëndrueshmëria e fortë kundrejt të dobëtës Filozofi Bryan Norton në shkrimet e tij potencon:supozoni se brezi jonë konverton të gjitha zonat e e egra dhe bashkësitë natyrore në miniera prodhuese, toka bujqësore, pyje prodhimi ose qendra tregtare; se ne e bëjmë në mënyrë efikase dhe se jemi të kujdesshëm për të kursyer një pjesë të përfitimeve, dhe t'i investon me mençuri, duke e lënë të ardhmen më të pasur se sa jemi ne. A nuk ka kuptim të pohojmë se, duke bërë kështu, ne a dëmtojmë njerëzit e ardhshëm? Këtu lind pyetja: a është e qëndrueshme rritja ekonomike që konsumon burimet natyrore dhe i zëvendëson ato me rritjen e mirëqenies ekonomike? Le ta vendosim këtë pyetje në lidhje me mënyrën se si ndryshon gjithnjë kapitali ynë me kalimin e kohës: a është e mundur të zëvendësohet kapitali natyror (d.m.th. burimet natyrore të shterrshme dhe të ripërtëritshme, të cilat, shumë mënyra na furnizojnë me lëndë të para, energjia dhe shërbimet tjera të ekosistemit) me kapitalin monetar (d.m.th. diçka që ne kemi prodhuar vet si: infrastrukturën, makinat, njohuritë)? Ata që përgjigjen "po" quhen përkrahës apo avokues të qëndrueshmërisë së dobët, ndërsa ata që përgjigjen "jo" janë avokues të qëndrueshmërisë së fortë (Neumayear 2003). Bazuar në qëndrueshmërinë e dobët, nuk ka dallim në llojin e shërbimeve të ofruara nga lloje të ndryshme të kapitalit. Gjëja kryesore, nga perspektiva e qëndrueshmërisë së dobët, është që shuma totale e kapitalit natyror dhe monetar të mos bjerë me kalimin e kohës. Sipas qëndrueshmërisë së dobët, kapitali natyror mund të varfërohet në mënyrë të qëndrueshme, nëse bëhen investime të njëkohshme për të rritur kapitalin monetar të mjaftueshëm për të kompensuar atë humbje. Le të shqyrtojmë shembullin e digës për hidrocentrale. Një përkrahës i qëndrueshmërisë së dobët do të konsideronte ndërtimin e digës të qëndrueshme për aq kohë sa rritja e kapitalit monetar tejkalon humbjen kapital natyror.


Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm Dr. Zeqir Veselaj Ose shembull tjetër: nuk ka rëndësi nëse harxhohen qymyri ose nafta, sepse ne do të jemi në gjendje t'i zëvendësojmë ato me një burim tjetër energjie. Dy llojet e kapitalit janë zëvendësuese të njëra tjetrës. Qëndrueshmëria e fortë pretendon se kapitali natyror nuk mund të zëvendësohet me kapital monetar (zëvendësueshmëria është e ulët). Pra, zhvillimi i qëndrueshëm kërkon që as rënia e kapitalit, as e njeriut të mos ndodh me kalimin e kohës. Në shembullin e hidrocentralit, qëndrueshmëria e fortë ndalon ndërtimin e tij pa marrë parasysh sa do të fitohet kapitali monetar, pasi kjo do të rezultojë në një humbje të kapitalit natyror. Për më keq nëse shkatërrohet ose rrënohet kapitali natyror siç është furnizimi me ujë të ëmbël, nuk ka alternativë për këtë shërbim thelbësor. Koncepti i zëvendësueshmërisë së resurseve rezulton të jetë në thelbin e konfliktit midis qëndrueshmërisë së dobët dhe të forte (Enders & Moritz 2014). Zëvendësueshmëria- zhvillimi teknologjik dhe kapitali natyror kritik Fakti që kapitali natyror mund të zëvendësohet me kapital monetar është i qartë. Kjo zëvendësueshmëri është baza për pjesën më të madhe të rritjes ekonomike që kemi parë që nga revolucioni industrial. Konsideroni bujqësinë: zëvendësimi i punës së kryer nga njerëzit dhe kafshët qoftë me lërim ose mbjellje ose korrje në bujqësinë moderne është zëvendësuar me traktorë, makina të korrjes dhe makina të tjera; plehërimi me pleh azotike ka zëvendësuar plehrat e kafshëve. Ndërkohë, bujqësia ilustron varësinë tonë themelore nga disa shërbime të ekosistemit; ne jemi akoma larg qenies të aftë për të prodhuar ushqimi të njeriut përmes fotosintezës artificiale, e cila do shkëpuste varësinë tonë nga biomasa dhe prodhim të siguruar nga bimët e kulturat bimore. Ekziston një gamë e gjerë burimesh zëvendësueshmërie për shërbimet e ekosistemit, disa që me lehtësi mund të zëvendësohen me teknologjinë e tanishme (p.sh. zjarret e kampit me dritat LED, pëllumbat postier me e-mail), disa që janë të vështira ose të shtrenjta për t'u zëvendësuar (p.sh., polenizimi manual i pemëve frutore, në krahasim me shërbimet që ofrojnë bletët), për disa shërbime themelore të ekosistemit që është e vështirë të imagjinohet zëvendësimi (p.sh. formimi i shtresës së tokës së re-dheut për bujqësi, ose oksigjen për të marrë frymë). Kjo na çon në dy konkluzione: e para, mundësia e zëvendësimit të kapitalit natyror me kapital monetar varet nga teknologjitë në dispozicion (ose, siç do të shohim preferencat që ne kemi) dhe e dyta ekzistojnë disa lloje të kapitalit natyror pa të cilat nuk mund të bëjmë, d.m.th. janë kapital natyror kritik. Përfundimi i parë nënkupton që zhvillimi i teknologjisë do të ndikojë në atë që kapitali natyror është i nevojshëm për të mbajtur një standard të mirë jetese për gjeneratat e ardhshme. Pas Luftërave të Napoleonit në dekadat e para të viteve 1800, Suedia humbi Pomeraninë në Gjermaninë veriore. Pomerania kishte pyje të bollshme të dushkut, me të cilat furnizonte flotën suedeze me lëndë druri për anijet e luftës. Për të siguruar qasjen në lëndën drusor në të ardhmen, Suedia organizoi mbjellje pyjesh qindrhektarëshe me dushk, në Visingsö, një ishull në liqenin Vättern. Nga 1830-1850, u mbollën mbi 300,000 trungje. Në vitet 1970, drunjtë ishin gati për prerje dhe u njoftua kreu i marinës suedeze. Por ndryshime kishin ndodhur në 150 vjet në ndërtimin e anijeve dhe marina kishte ulur kërkesën lisat e dushkut për ndërtimin e anijeve. Kjo ilustron vështirësinë në parashikimin e nevojës së gjeneratave të ardhshme për kapitalin natyror dhe se si zhvillimet teknologjike mund t'i ndryshojnë këto nevoja. Por ndërsa marina nuk kishte nevojë për dru dushku, ajo që erdhi në shprehje ishte rindërtimi i anijes luftarake mbretërore Wasa dhe i anijes East Indiaman Götheborg, si dhe bërja e fuçive për uiski për fabrikën e pijeve alkoolike Mackmyra. Pylli është gjithashtu destinacion turistik popullor peizazhin unik, dhe pasuria me shpend tërheq ornitologët. Teknologjitë ndryshojnë me kalimin e kohës, por kështu bëjnë edhe interesat dhe preferencat njerëzore.


Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm Dr. Zeqir Veselaj Problemi është se vështirë mund të parashikohet se si zhvillimet e ardhshme teknologjike do të ndikojnë në mundësinë e zëvendësimit të kapitalit natyror me kapitalin financiar. Një perspektivë më optimiste për këto mundësi çon drejt një pozicioni të lidhur me qëndrueshmërinë e dobët. Pasiguria në lidhje me mundësitë e ardhshme për zëvendësim është një nga argumentet kryesore të paraqitura nga përkrahësit e opsionit të qëndrueshmërisë së fortë. Ata e konsiderojnë se një dallim i rëndësishëm midis kapitalit natyror dhe atij monetar është se humbja e kapitalit natyror është shpesh e pakthyeshme, pra ajo nuk mund të rikrijohet. Nuk mund të shohim më një specie që është zhdukur, nuk mund të ringjallim një peshkim që është shembur tërësisht. Mirëpo fabrika, rrugët, dhe kapitali tjetër monetar mund të zëvendësohen shumë më lehtë (për aq kohë sa njohuria nuk ka humbur). Ky kombinim i kapitalit natyror që nuk mund të rigjenerohet dhe pasiguritë kryesore rreth asaj se sa e rëndësishme mund të jetë kapitali natyror për mirëqenien tonë, aktualisht dhe në të ardhmen, është ajo që bën përkrahësit e qëndrueshmërisë së forte të argumentojnë se kapitali natyror që mund të jetë kritik për brezat e ardhshëm duhet të ruhet më mirë. Zëvendësueshmëria dhe preferencat Deri më tani, diskutimi rreth zëvendësueshmërisë është përqendruar në masën në të cilën ne mund ta zëvendësojmë kapitalin natyror me kapital monetar në prodhimin e mallrave dhe shërbimeve. Por natyra jo vetëm që kontribuon në mirëqenien njerëzore duke qenë një faktor prodhues në ekonomi. Ne gjithashtu e përdorim natyrën drejtpërdrejt, duke qenë në të: duke përdorur për kënaqësi, duke nxjerrë kënaqësi estetike prej saj, duke përdorur për nevoja fetare ose shpirtërore, shërbime kulturore ose sociale të ekosistemit siq janë përvojat ose njohuritë. Në çfarë shkalle mund të zëvendësohen këto shërbime nga kapitali monetar dhe mallrat e shërbimet që ne prodhojmë? Kjo rezulton si në eksperimentin e mendimit të Bryan Norton: mund të mbështesim rritjen e lartë ekonomike përkundër (ose për shkak të) shfrytëzimit të burimeve natyrore në pika ku pak natyrë ka mbetur për gjeneratat e ardhshme, i kemi privuar ato nga përvoja që zvogëlojnë mirëqenien e tyre në krahasim me atë që do të duhej ta kishin? Përgjigjja jonë do të varet pjesërisht nga preferencat tona; njerëz të ndryshëm thjesht kanë ide të ndryshme rreth asaj se sa e rëndësishme është natyra dhe përvojat e saj për mirëqenien. Një patinazhist i distancave të gjata sigurisht se nuk do të pajtohet se patinazhi në akullin e liqenit jashtë mund të zëvendësohet me patinazhin në ambiente të mbyllura; një lojtar hokeji do të preferonte më shumë akullin artificial se akullin jo të rrafshët të liqenit. Pjesërisht kjo do të varet nga qëllimi. Konsideroni zëvendësimin e mësipërm: dritat LED janë shumë më superiore ndaj zjarrit për shumicën e qëllimeve të përditshme, por zjarri i kampit mund të sigurojë një lloj krejtësisht tjetër të mirëqenies. Edhe pse pyetja “nëse natyra e vlerave shoqërore dhe kulturore që kemi siguruar mund të zëvendësohen” varet nga preferencat personale, një numër gjithnjë në rritje i hulumtimeve tregon se ka efekte reale dhe të matshme në shëndetin dhe mirëqenien e njeriut nga koha që kalon në mjedise natyrore. Një seri studimesh kanë treguar një ndikim pozitiv në shëndetin mendor, nivelet e stresit, presionin e gjakut, shërimin pas sëmundjeve dhe tregues të tjerë. P.sh. pacientët që kanë bërë operacion, do ta rimarrin veten më shpejt nëse ata kalojnë kohë në natyrë ose mund të shohin mjedise natyrore; kjo vlen edhe për fëmijët të ekspozuar ndaj stresit. Pra, kemi mbështetje të fortë për mjediset natyrore që kontribuojnë drejtpërdrejt në mirëqenien njerëzore. Hulumtimet e shumta kanë treguar se lidhja midis prosperitetit ekonomik (matur me GDP), dhe mirëqenia ose lumturia është e dobët kur të ardhurat mesatare (GDP për kokë banori) janë mbi 20,000 US$ në vit (afërsisht niveli i tanishëm i GDP i vendeve si Greqia dhe Portugalia, ndërsa të ardhurat mesatare suedeze janë 60,000 US$ në vit). Në vendet e varfëra ekziston një lidhje e qartë në mes rritjes së prosperitetit ekonomik dhe mënyrës se si njerëzit përjetojnë situatat e tyre të jetës dhe rrjedhimisht


Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm Dr. Zeqir Veselaj përfitimeve të qarta nga rritja ekonomike. Por në vende të pasura si Suedia ka pak arsye të supozohet se rritja e vazhdueshme ekonomike do të çonte në një rritjen e cilësisë së jetës. Qëndrueshmëria dhe nevojat e brezave të ardhshëm Sipas përkufizimit standard të zhvillimit të qëndrueshëm, qëndrueshmëria është zhvillim që plotëson nevojat aktuale pa rrezikuar mundësitë për gjeneratat e ardhshme për të plotësuar nevojat e tyre. Një pyetje kyçe lind: cilat janë nevojat e gjeneratave të ardhshme? Janë një shumëllojshmëri e përgjigjeve të mundshme për këtë pyetje dhe për këtë arsye ekziston një shumëllojshmëri të mundshme kërkesash për mënyrën se si e mbrojmë mjedisin sot. Pikëpamjet e kundërta mund të përfaqësohen nga qëndrueshmëria e dobët dhe e fortë. Argumenti për qëndrueshmërinë e dobët bazohet në besimin se zhvillimet teknologjike do sjellin një ndarje të rritjes ekonomike dhe të mirëqenies njerëzore nga kërkesa për kapital natyror dhe shërbime të ekosistemit. Thënë ndryshe, kapitali natyror nuk ka ndonjë veti unike që e nuk mund të zëvendësohet me kapitalin monetar. Ekzistenca e vetive unike të kapitalit natyror është pikërisht argumenti kryesor për qëndrueshmëri të fortë. Nëse nuk mund të bëhemi të pavarur nga disa lloje të kapitalit natyror (kapitali natyror kritik), shtrohen kërkesa më të rrepta lidhur me mbrojtjen e burimeve natyrore për gjeneratat e ardhshme, që ata të kenë mundësi të njëjta të mirëqenies që ne sot gëzojmë. Dy pikat përfundimtare janë: Së pari, qëndrueshmëria e dobët dhe e fortë nuk duhet të konceptohet si kundër-veprime binare, por më tepër si ekstreme në një shkallë të vazhdueshme. Varësisht se sa unik ne e konsiderojmë të jetë kapitali natyror, ose sa optimizëm kemi në lidhje opsionet e zëvendësueshmërisë teknologjike që shkon përpara, ne do të përfundojmë më pranë njërit ose tjetrit ekstrem. Së dyti, ne duhet të kuptojmë se shkenca mund të sigurojë vetëm një pjesë e përgjigjes ndaj pyetjeve të zëvendësueshmërisë. Hulumtimi shkencor do të sigurojë informacion rreth asaj se çfarë roli shërbimet unike të ekosistemit luajnë në rritjen ekonomike dhe mirëqenies tonë, por vlerat tona do të ndihmojnë gjithashtu në përcaktimin e vlerave që ne vendosim në natyrë (Norton 1999). Në çdo fushë sektoriale specifike të madhe, bëhet e qartë se qëndrueshmëria e vërtetë do të thotë një ndryshim i madh nga teknikat ekzistuese dhe organizimi i prodhimit. Bujqësia: Nevoja për të ushqyer një popullsi në rritje me nivel më të lartë konsumi për kokë banori është duke i lodhur sistemet globale të tokës dhe ujit (Harris & Scott 1999). Përgjigja ndaj kësaj duhet të jetë e dyfishtë. Në anën e prodhimit, teknikat aktuale të inputeve të larta të cilat po çojnë në degradim serioz të tokës dhe mbitërheqja e ujit dhe ndotja e tij duhet të zëvendësohen nga ripërtrirja organike e tokës, menaxhimin e integruar të dëmtuesve dhe ujitjen efikase. Kjo nga ana tjetër nënkupton mbështetje shumë më të madhe në njohuritë lokale dhe kontributin e pjesëmarrjes në zhvillim e teknikave bujqësore (Jules and Chambert 2000). Në anën e konsumit, të dy kufizimet: rritja e popullsisë dhe barazia e efikasiteti më i madh në shpërndarjen e ushqimit është me rëndësi qendrore, duke pasur parasysh burimet potencialisht të kufizuara të prodhimit. Energjia: Të dy faktorët: kufizimet e furnizimit dhe ndikimet mjedisore, në veçanti akumulimi i gazeve me efekt serë, d.m.th.. se do të jetë e nevojshme të arrihet një tranzicion nga lëndët djegëse fosile para vitit 2050 (Mackenzis, 1996). Një sistem energjetik jo i bazuar në fosile do të ishte në mënyrë të konsiderueshme më i decentralizuar, i përshtatur me kushtet lokale dhe duke përfituar nga mundësitë për energji diellore, të biomasës dhe erës. Kjo nuk ka gjasa të ndodhë pa një mobilizim të madh të burimeve kapitale për zhvillimin e energjisë së ripërtërishme në vendet që po zgjerojnë me shpejtësi sistemet e tyre të energjisë. Industria: Ndërsa shkalla e prodhimit global industrial rritet për disa herë nga nivelet e tanishme (të cilat përfaqësojnë katërfishim mbi nivelet e vitit 1950) është e dukshme se kontrolli i


Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm Dr. Zeqir Veselaj ndotjes "në fund të gypit" nuk është adekuat. Koncepti i ri i "ekoindustrisë" nënkupton ristrukturimin e të gjithë sektorëve industrial bazuar në qëllimin për reduktimin e emetimeve dhe ripërdorimin e materialeve në të gjitha fazat e ciklit të prodhimit. Reforma e korporatave dhe "gjelbërimi", si dhe një përpjekje e gjerë bashkëpunimi midis korporatave dhe qeverive do të jenë të nevojshme për të arritur qëllimin. Sistemet e burimeve të ripërtritshme: Peshkataria botërore, pyjet dhe sistemet e ujit janë në një gjendje stresi të rëndë. Kërkesa edhe më të mëdha në të gjitha sistemet priten gjatë shekullit 21, prandaj të gjitha nivelet e menaxhimit institucional duhet të reformohen urgjentisht. Marrëveshjet shumëpalëshe dhe financimi global janë të nevojshme për të ruajtur burimet ndërkufitare; sistemet kombëtare të menaxhimit të burimeve duhet të zhvendosen nga qëllimet e shfrytëzimit në ruajtjen dhe shfrytëzim së qëndrueshëm; dhe komunitetet lokale duhet të përfshihen direkt në ruajtjen e burimeve. Ekonomia qarkore Ekonomia qarkore është përcaktuar si një sistem industrial që është restaurues ose rigjenerues nga qëllimi dhe dizajni, parimet e të cilave janë tre: ruajtja dhe rritja kapitali natyror, optimizimi i rendimenteve të burimeve dhe nxitja e efektivitetit të sistemit. Ekonomia qarkore sjell idenë e restaurimit dhe qarkullimit për të zëvendësuar konceptin tradicional të fundit të jetës, duke u zhvendosur drejt përdorimit të burimeve të ripërtëritshme energjisë, duke eliminuar përdorimin e kimikateve toksike, dhe synon për të eliminuar mbeturinat përmes dizajnit superior të materialit, produktit, sistemet dhe modeleve të biznesit. Më poshtë janë disa nga përfitimet kryesore nga ekonomia qarkore. 1. Kursim substancial i resurseve Ndërkohë që vëmendja për ekonominë qarkore është në rritje, nxjerrja dhe çmimet e lëndëve të para primare janë ende në rritje. Sipas llogaritjeve të Circle Economy, 9% e të gjitha lëndëve të para u ricikluan plotësisht deri në vitin 2019. Në vitin 2018, kjo përqindje ishte pak më e lartë në 9.1% (Circle Economy, 20199 ). Teorikisht, në ekonominë qarkore 100% e të gjitha lëndëve të para riciklohen plotësisht dhe nuk nevojiten lëndë të para të reja. Do të duhet një kohë shumë e gjatë që të arrihet ky skenar, sepse do të duhet të gjenden metoda për të ricikluar plotësisht materialet që përdoren aktualisht në produkte. 2. Rritja ekonomike Një parim i rëndësishëm i ekonomisë qarkore është shkëputja e rritjes ekonomike nga konsumi i lëndëve të para. Si rezultat, ekonomia nuk pengohet për t'u rritur nga mungesa e lëndëve të para. Supozohet se një lëvizje drejt ekonomisë qarkore do të nxisë rritjen ekonomike. UNEP llogariti se në vitin 2050 ekonomia globale do të përfitonte nga përdorimi më efektiv i burimeve me 2 trilion dollarë në vit (UNEP, 2017). Në një ekonomi qarkore, ky fitim sigurisht që do të arrihej. Nga njëra anë përmes rritjes së qarkullimit nga aktivitetet e reja qarkore dhe nga ana tjetër përmes krijimit të më shumë funksionalitetit nga numri i njëjtë i materialeve dhe mjeteve të prodhimit. Zhvillimi, prodhimi dhe mirëmbajtja e këtyre produkteve qarkore kërkon një fuqi punëtore të specializuar, e cila do të rrisë vende pune. Nga ana tjetër, do të ketë më pak kërkesa për nxjerrjen dhe përpunimin e lëndëve të para, gjë që do të zvogëlojë numrin e vendeve të punës më pak të specializuara. Kjo do të rrisë vlerën e punës, e cila është e mirë për punësimin dhe GDP-në (WE Forum, 201710). 9 https://assets.websitefiles.com/5e185aa4d27bcf348400ed82/63c69d048f937c2921c0285c_CGR%202023%20- %20Executive%20Summary.pdf 10 https://www3.weforum.org/docs/WEF_ENV_TowardsCircularEconomy_Report_2014.pdf


Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm Dr. Zeqir Veselaj 3. Rritja e punësimit Siç u shpjegua më lart, në një ekonomi qarkore puna vlerësohet më shumë se lëndët e para. Si rezultat, punësimi rritet. Këto vende pune do të zgjeronin punët në riciklimin intensiv dhe riparimet me cilësi të lartë; vende pune në sektorin e logjistikës nëpërmjet kthimit të produkteve vendore; ndërmarrjet e reja përmes inovacionit, ekonomisë së shërbimit dhe modeleve të reja të biznesit (WE Forum, 2017). 4. Stimulimi i inovacionit Ekonomia rrethore sfidon zgjidhjet novatore të bazuara në një mënyrë të re të të menduarit. Kjo do të thotë të mendosh për zinxhirët e vlerës qarkore dhe jo lineare dhe të përpiqesh për optimizime për të gjithë sistemin. Kjo rezulton në njohuri të reja, bashkëpunim ndërdisiplinor midis projektuesve, prodhuesve dhe ricikluesve dhe për rrjedhojë edhe në inovacione të qëndrueshme. 5. Ndryshimi i kërkesës Një faktor i fundit i rëndësishëm në përfitimet ekonomike të ekonomisë rrethore është ndryshimi dhe kuptimi më i mirë i anës së kërkesës. Mënyra se si kompanitë merren me klientët e tyre dhe roli që ata luajnë gjatë gjithë jetës së tyre përfundimisht çon në më pak përdorim të lëndëve të para, më pak gjenerim të mbetjeve dhe ndryshim të prodhimit (WE Forum, 2017). Si ndryshon një ekonomi qarkore nga një ekonomi lineare? 11 Një ekonomi qarkore (cirkulare) është thelbësisht e ndryshme nga një ekonomi lineare. E thënë thjesht, në një ekonomi lineare ne nxjerrim lëndët e para që i përpunojmë në një produkt e i cili hidhet pas përdorimit. Në një ekonomi qarkore, ne mbyllim ciklet e të gjitha këtyre lëndëve të para. Mbyllja e këtyre cikleve kërkon shumë më tepër sesa thjesht riciklim. Ekonomia qarkore ndryshon mënyrën se si krijohet dhe ruhet vlera, si bëhet prodhimi më i qëndrueshëm dhe cilat modele biznesi përdoren. Këto aspekte janë shpjeguar më në detaje më poshtë. Nga lëndët e para të reja te ruajtja e vlerave Sistemi qarkor dhe sistemi linear ndryshojnë nga njëri-tjetri në mënyrën në të cilën krijohet ose ruhet vlera (malli, produkti). Një ekonomi lineare tradicionalisht ndjek planin hap pas hapi "merrbëje-depono". Kjo do të thotë që lëndët e para mblidhen, më pas shndërrohen në produkte që përdoren derisa të hidhen përfundimisht si mbetje. Vlera krijohet në këtë sistem ekonomik duke prodhuar dhe shitur sa më shumë produkte. Çfarë tjetër ka në një ekonomi qarkore? Një ekonomi qarkore ndjek qasjen 3R (reduce-reuse-recycle): zvogëlo, ripërdor dhe riciklo. Përdorimi i burimeve zvogëlohet (minimizimi). Ripërdorimi i produkteve dhe pjesëve maksimizohet (ripërdorimi). Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme, lëndët e para ripërdoren në një standard të lartë (riciklimi). Kjo mund të bëhet duke përdorur mallra me më shumë njerëz, si udhëtimi me makina të përbashkëta. Produktet gjithashtu mund të konvertohen në shërbime, të tilla si p.sh. Spotify shet licencat e dëgjimit në vend të CD-ve. Në këtë sistem, vlera krijohet duke u fokusuar në ruajtjen e saj. Nga eko-efikasiteti në eko-efektivitet Perspektiva mbi qëndrueshmërinë është e ndryshme në një ekonomi qarkore me një ekonomi lineare. Kur punohet për qëndrueshmërinë brenda një ekonomie lineare, fokusi është te eko-efikasiteti, që do të thotë se ne përpiqemi të minimizojmë ndikimin ekologjik për të marrë të njëjtin rezultat. Kjo do të zgjasë periudhën në të cilën sistemi mbingarkohet (Di Maio, Rem, Baldï dhe Polder, 2017). Brenda një ekonomie qarkore, qëndrueshmëria kërkohet në rritjen e eko11 https://kenniskaarten.hetgroenebrein.nl/en/knowledge-map-circular-economy/how-is-a-circular-economydifferent-from-a-linear-economy/


Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm Dr. Zeqir Veselaj efektivitetit të sistemit. Kjo do të thotë që jo vetëm që ndikimi ekologjik është minimizuar, por se ndikimi ekologjik, ekonomik dhe social është edhe pozitiv (Kjaer, Pigosso et al., 2019). Kur fokusohemi në eko-efektivitetin për të krijuar një ndikim pozitiv, ne forcojmë sistemet ekologjike, ekonomike dhe shoqërore duke i përdorur ato. Ne mund të ilustrojmë ndryshimin midis eko-efikasitetit dhe eko-efektivitetit me një shembull për prodhimin e mishit të viçit. Rritja e gjedheve për mish viçi rezulton në emetimet e gazit të metanit, një gaz i fortë me efekt serrë. Në një ekonomi lineare, prodhimi i viçit bëhet më i qëndrueshëm duke ndryshuar mënyrën se si ushqehen lopët, në mënyrë që ato të lëshojnë më pak gaz metani për të njëjtën sasi mishi. Kjo e bën prodhimin më eko-efikas. Në një ekonomi qarkore, prodhimi bëhet më i qëndrueshëm duke mos bërë mish viçi nga lopët, por p.sh. duke krijuar një zëvendësues mishi. Për zëvendësuesin e viçit, më pas rriten bimë që kontribuojnë në biodiversitetin, punësimin dhe menaxhimin e peizazhit. Në këtë mënyrë rritet ndikimi ekologjik, ekonomik dhe social i të njëjtit prodhim të ‘mishit të viçit’. Fig. 2: Ndryshimi mes ecoefektivitetit dhe ekoefiçiencës (EPEA GmbH, 2013). Në mënyrë që të arrihet eko-efektiviteti, flukset e mbetura duhet të ripërdoren për një funksion që është i njëjtë (riciklim funksional) ose edhe më i lartë (ri-riciklimi) se funksioni origjinal i materialit. Si rezultat, vlera ruhet plotësisht ose edhe rritet. P.sh. ne bluajmë betonin në granula që përdoren për të prodhuar të njëjtin mur ose një mur më të fortë. Kjo është ndryshe në një ekonomi lineare. Një sistem eko-efikas zakonisht funksionon drejt riciklimit: një produkt ose pjesë e një produkti ripërdoret për një aplikim të shkallës së ulët që redukton vlerën e materialit dhe e bën të vështirë ripërdorimin e rrjedhës e sërishme të materialit. P.sh. mbetjet e betonit përpunohen në asfalt për rrugët. Ky asfalt ka vlerë më të ulët dhe është më e vështirë ta përpunosh dhe/ose ta përdorësh sërish.


Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm Dr. Zeqir Veselaj Dimensioni social Zhvillimi i qëndrueshëm thekson rëndësinë e përkujdesjes, d.m.th. marrjen e përgjegjësisë për mirëqenien e Tokës. Në analogji, 'kujdesi shoqëror' nënkupton një përgjegjësi për t'u kujdesur për mjedisin njerëzor. Dimensioni social i zhvillimit të qëndrueshëm përfshin krijimin dhe mbështetjen e institucioneve dhe strukturave sociale që janë të rëndësishme për mirëqenien njerëzore. Kjo përfshin institucionet themelore si: shteti efikas dhe funksional, i besueshëm, me zbatim të ligjit dhe sistemit gjyqësor si dhe bashkëpunim të mirë ndërkombëtar (siç është OKB). Por ajo gjithashtu përfshin konceptet më pak formale, si besimi ndërmjet njerëzve në një shoqëri. Mbështetësit e zhvillimit të qëndrueshëm e njohin dimensionin social të zhvillimit si komponentë thelbësore e paradigmës së re. Institucionet që funksionojnë mirë janë të njohura për të promovuar mirëqenien njerëzore në mënyra të shumta. Sundimi i ligjit dhe besimi midis njerëzve janë kushte të rëndësishme për zhvillim ekonomik. Një sektor publik i drejtuar mirë zvogëlon rrezikun e një krize ekonomike por gjithashtu promovon vendim-marrjen kolektive dhe garanton që shërbimet publike të arrijnë standarde e synuara. Bashkëpunimi ndërkombëtar mundet të parandaloj luftën dhe konfliktet. Një institucion është shumë më tepër se idetë dhe konceptet që lidhen me të. Merrni parasysh demokracinë. Ideja ka qenë rreth e rrotull për një kohë të gjatë, por institucioni social i demokracisë është shumë më i komplikuar. Demokracia nuk është thjeshtë ide se të gjithë të rriturit duhet të kenë të drejtën e votës, por edhe njohuritë se si zhvillojnë zgjidhje të përgjithshme dhe norma të pashkruara rreth asaj se si të gjitha partitë në zgjedhje pranojnë rezultatin. Në demokracitë e reja, këto gjëra nuk mund të merren si të mirëqena. Zhvillimi dhe ndërtimi i institucioneve demokratike kërkon kohë. Përfundimisht, pjesëmarrja e qytetarëve të informuar e përbën thelbin e demokracisënjë parakusht për të mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe shpërndarjen e barabartë e burimeve. Institucionet zhvillohen gjatë një periudhe të gjatë kohore, në përgjigje të planeve të qëllimshme por edhe ndodhive aksidentale. P.sh. organizimi modern i hulumtimit dhe edukimi ka evoluar gjatë shekujve. Universitetet janë padyshim komponenta të rëndësishme në përmbushjen e sfidave aktuale dhe të ardhshme, por ato janë gjithashtu bartës të rëndësishme të njohurive dhe ideve që nuk mund të duken sot qendrore, por që në të ardhmen mund bëhen të rëndësishme. Roli i universitetit nuk është thjesht zhvillimi i zgjidhjeve të teknologjisë mjedisore. Edukimi fillor për gratë në vendet e varfëra shpesh ka prodhuar pasoja të tjera pozitive për shoqërinë në përgjithësi siq janë: përmirësimi i statusit social të grave, vdekshmëri më të ulët të fëmijëve dhe ngadalësim në rritjen e popullsisë. Disa institucione dhe struktura sociale janë shumë elastike, por vështirë se mund të merren parasysh për të rritur mirëqenien njerëzore. Zhvillimi i qëndrueshëm ngre pyetjen për atë që duam të mbështesim, çfarë duhet të mbështesim dhe jo atë që mund të mbështesim. Dimensioni social është ndoshta dimensioni më i gjërë dhe gjithashtu ka shumëllojshmëri më të gjerë të përkufizimeve. Shumë faktorë të ndryshëm mund të jenë të përfshira në dimensionin social të zhvillimit të qëndrueshëm përveç atyre tashmë të përfshira si: luftën kundër varfërisë, të drejtat e njeriut, paqen, barazinë, dhe më shumë. Reduktimi i varfërisë- është objektiv parësor i zhvillimi i qëndrueshëm. Ky qëllim vjen nga paralajmërimet nga OKB që identifikojnë varfërinë si "kërcënimi më i madh për stabilitetin politik, kohezionit shoqëror dhe shëndetit mjedisor të planetit "(UNDP, 1994). Varfëria shkaktohet dhe përkeqësohet nga shpërndarja e pabarabartë e burimeve të tokës dhe aseteve të tjera. Mënyrat e uljes së varfërisë janë të shumta (Torjman 1998) dhe ato mund të listohen si: - Plotësimi i nevojave themelore të qytetarëve nga ana e shtetit për një jetë të dinjitetshme: ushqim, strehim dhe mbrojtje nga dhuna; - Mbështetjes së zhvillimit të ekonomisë lokale;


Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm Dr. Zeqir Veselaj - Rritja e aftësisë dhe shkathtësisë për punë të popullatës së aftë për punë përmes trajnimeve dhe formave tjera. Qeveritë mund të ndihmojnë individët për të rritur aftësitë për punë që paguhet më mire (“ta mësosh njeriun të peshkoj e jo t`i dhurosh peshk”); - Dhënia e pagës adekuate nga punëdhënësit por edhe përfitimeve tjera shtesë si pensioni, sigurimi shëndetësor etj. Investimi social- është një parakusht për ekonominë në zhvillim; një ekonomi e gjallë kërkon një force pune të shëndetshme dhe të arsimuar. Banka Botërore vëren se suksesi i ardhshëm i kombeve varet nga shkalla se sa ata investojnë në burimet njerëzore në dy fushat kryesore të investime sociale që janë shëndeti dhe arsimi (Wold Bank 1998/99). Shëndeti arrihet me ofrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor që në thelb është një formë e rehabilitimit. Promovimi i shëndetit është po aq i rëndësishëm, veçanërisht në fushat e kujdesit para dhe pas lindjes. Shërbimet shëndetësore dhe promovimi i shëndetit nuk mund t'i përmbushin të vetme objektivat përkatëse pasi kjo lidhet edhe me një mjedis të shëndetshëm: ajër dhe ujë të pastër, furnizim me ushqimit të sigurt dhe strehim adekuat. Përveç investimeve në shëndetësi ku përfitojnë e gjithë popullata, ka një rëndësi vendimtare investimi social që do të bëhen në faza të caktuara të ciklit të jetës, sidomos gjatë fëmijërisë së hershme. Investimi në fëmijërinë e hershme kthehet konsiderueshëm në shëndetin dhe mirëqenien e përgjithshme më vonë gjatë jetës (McCain & Mustard 1999). Familjet gjithashtu kanë nevojë për një sërë shërbime mbështetëse për të ndihmuar prindërit të balancojnë përgjegjësitë e tyre në shtëpi dhe në punë, të rritur kapacitetin e prindërimi të tyre (Waller & Weiler 1986). Edukimi dhe zhvillimi i aftësive janë thelbësore për shëndetin ekonomik të individëve dhe kombeve. Për ndryshim të shpejtë nevojitet ekonomia e bazuar në dije, e vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim duhet të investojnë shumë në arsim, trajnim dhe formimin e aftësive (Betcherman et al.1998). Shkalla më e lart e arsimit lidhet rritjen e produktivitetit të punëtorëve dhe aftësinë për të gjeneruar të ardhura më të larta. Por investimi në arsim përveq suksesit ekonomik, gjithashtu është themeli për një qytetari më inteligjente e të informuar, që përbën shtyllën e demokracisë. Përveç mbështetjes adekuate për arsim themelor dhe zhvillim të shkathtësive, ekonomia mund të përmirësohet përmes trajnimeve që përfshin sektorin privat, institucionet arsimore dhe organizatat e komunitetit (Torjman, 1999). Nga perspektiva e zhvillimit të qëndrueshëm, krijimi i vendeve të punës mund të prek një gamë të gjerë mundësish në fushën e mjedisit, si p.sh. efiçienca e energjisë dhe riciklimi. Komunitetet e sigurta dhe të kujdesshme - Koncepti i zhvillimit të qëndrueshëm nënkupton që të gjithë individët dhe sektorët kanë përgjegjësi për të promovuar W.W. Rostow, themeluesi i “fazava të zhvillimit” pranon ndikimin e madh të popullsisë dhe rritjen ekonomike, si dhe mënyrat në të cilën shkalla shumë më e madhe e aktivitetit ekonomik ndryshon kërkesat e zhvillimit. Ai thotë: “Periudha deri kah mesi i shekullit 21 ka të ngjarë të jetë koha e tendosjes maksimale të resurseve dhe mjedisit dhe intervalit të përshtatje maksimale në lokusin e popullsisë, potencialin ekonomik, dhe atë politik në komunitetin ndërkombëtar. Nëse Toka mund të mbajë një dyfishim të popullsisë deri me 2050 pa një katastrofë të përgjithshme, do të ketë dy vende me popullsi prej rreth 1.5 miliardë secila, e që janë thelbësisht të industrializuara: India dhe Kina. Secili nga këto dy vende është rreth pesë herë mbi nivelin e pikut të vlerësuar të popullsisë së SHBA. Secila nga këto dy vende nga mesi i shekullit duhet të udhëheq me teknikat e asaj kohe industrial dhe bujqësore. E njëjta gjë mund të thuhet për vende tjera të mëdha të Azisë dhe Amerikës Latine. Kështu, periudha deri në vitin 2050 do të jetë një periudhë jo vetëm e tendosjes maksimale së burimeve, por edhe kur fuqi të reja industriale do të hyjnë në arenën botërore (Rostow, 1998).


Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm Dr. Zeqir Veselaj mirëqenien njerëzore. Ata janë kujdestarët e mirëqenies së njëri-tjetrit, ashtu si individët dhe të gjithë sektorët shihen si kujdestarë të mjedisit. Komunitetet e sigurta dhe të kujdesshme fillojnë me qytetarin si bazë. Angazhimi aktiv i qytetarëve në ndërtimin e bashkësive të sigurta dhe të kujdesshme përfshin shumë më tepër sesa votimi i mendimeve të tyre për zgjedhjen e çështjeve ose paraqitja e pikëpamjeve të tyre në një konsultim publik, si përfshirje direkte në aktivitetet e institucioneve shkollore, kulturore dhe mjedisore. Një tjetër mënyrë për të nxitur angazhimin kuptimplotë të komunitetit është përmes zgjidhjes së problemeve. Problemi mund të jetë negativ, si papunësia ose varfëria, por gjithashtu mundet nxis vlerësimin e artit ose zbukurimin e një lagje. Zgjidhja e problemeve të komunitetit nuk do të thotë që çdo person apo grup ka përgjigjen për pyetje një të caktuar. Përkundrazi, është një proces i angazhimit të individëve nga sektorë të ndryshëm në diskutimet për zgjidhje të përshtatshme. Procesi mund të mos rezultojë në marrëveshje por mund të prodhojë një ndjenjë drejtimi ose qëllimi të përbashkët. Zgjidhja e konflikteve është një shembull i zgjidhjes së problemeve të bazuara në komunitet (Abdul 1996). Mekanizmat e zgjidhjes së konflikteve kërkojnë zgjidhje pa dhunë të problemeve ekonomike, sociale e mjedisore, të tilla si tensionet raciale, dhuna në familje, konfliktet në lidhje me interesat komerciale (p.sh. mbrojtja e interesave të njerzëve indiogjen me rastin e shpalljes së parqeve kombëtare) etj. Të tre nën-dimensionet sociale thelbësore të zhvillimit të qëndrueshëm: ulja e varfërisë, investimet sociale, dhe komunitetet e sigurta dhe të kujdesshme nuk janë qëllime të reja shoqërore. Kombet dhe komunitetet do t`ju duhet kohë e gjatë për të arritur këto qëllime. Ajo që është e re, janë metodat e nënkuptuara nga koncepti zhvillimi të qëndrueshëm. Zhvillimi i qëndrueshëm interpreton shumë gjerësisht nocionin e burimeve. Ndërsa kapitali financiar është thelbësor, burime shtesë mund të shfrytëzohen për mirëqenien ekonomike, shoqërore dhe mjedisore (Kretzmann dhe McKnight 1993). Kapitali natyral/i ndërtuar përfshin burimet natyrore dhe pasuritë fizike të komuniteteve. Kapitali njerëzor i referohet pasurisë së natyrshme të njerëzve: njohuritë, aftësitë, ekspertiza, koha dhe angazhimi. Kapitali social është burim i krijuar kur njerëzit bëhen së bashku për një qëllim të përbashkët ose qëllimi që shkon përtej përfitimeve individuale (Riddell 1997). Të gjitha këto asete: financiare, natyrore/e ndërtuar, kapitali njerëzor dhe social mund të bëhen së bashku për të mbajtur tre dimensione e agjendës sociale. Secila prej këtyre fushave paraqet sfida të cilat janë sociale e institucionale, si dhe ekonomike. Është e qartë se komponenta sociale e qëndrueshmërisë nuk është vetëm një qëllim i idealizuar, por një domosdoshmëri për arritjen e komponentëve ekonomike dhe ekologjike. Të gjitha llojet e institucioneve ekzistuese, duke përfshirë korporatat, qeverinë lokale dhe nacionale, dhe organizatat transnacionale, do të duhet të përshtaten me kërkesat e zhvillimit të qëndrueshëm nëse të gjitha problemet të cilat kanë motivuar zhvillimin e konceptit nuk duhet të përkeqësohen. Dimensioni ekologjik Ndryshe nga ekonomistët, modelet e të cilëve nuk ofrojnë kufij të sipërm të rritjes ekonomike, shkencëtarët e natyrës dhe ekologët janë mësuar me idenë e kufijve. Sistemet natyrore ekzistojnë si subjekt të pandashme nga ligjet e termodinamikës, dhe shkenca e ekologjisë së popullatave ka hulumtuar implikimet e këtyre ligjeve për organizmat e gjallë. Ekologu C.S. Holling thekson se: “dy nga aksiomat themelore të biologjisë ekologjike dhe evolucionare janë se organizmat e gjallë janë tepër produktiv dhe se kufizimet e caktuara nga koha, hapësira dhe energjia hasen në mënyrë të pashmangshme”. Themelet për të gjithë ekologjinë moderne dhe biologjinë evolutive mbështeten pjesërisht në pasojat e këtyre dy aksiomave” (Holling 1994). Në


Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm Dr. Zeqir Veselaj një perspektivë ekologjike, atëherë qëndrueshmëria duhet të përfshijë kufinjë për popullsinë dhe nivelet e konsumit. Këto kufizime zbatohen për të gjitha sistemet biologjike. Ndërkohë që njerëzit mund të tentojnë “t'u shmangen” atyre kufizimeve për një kohë, ata duhet të pranojnë kufijtë e fundmë të një planeti. Ekologu Paul Ehrlich dhe kolegët kanë vlerësuar se njerëzit tani janë "konsumues, bashkëshfrytëzues duke eliminuar rreth 40% të furnizimit bazë të energjisë për të gjitha kafshët tjera tokësore” (Eherlich, 1986). Është e qartë se dyfishimi i kësaj kërkese, siç mund të nënkuptohet edhe nga rritja prej 33% në popullsi (deri në 8 miliard) dhe një rritje prej 50% në konsumin për frymë deri në vitin 2050, do të linte hapësirë të vogël për ndonjë tjetër specie në planet. Dimensioni ekologjik përfshin sistemet e qëndrueshme natyrore që mund të sigurojnë mallra dhe shërbime të rëndësishme për jetën e njerëzve. Ky dimension mund të ndahet në dy komponente kapaciteti prodhues i mjedisit dhe kapaciteti asimilues mjedisor. 1. Kapaciteti prodhues i mjedisit është aftësia për të furnizuar njerëzit me produkte natyrore përgjithësisht të konceptuara. Kjo d.m.th.. toka bujqësore, sipërfaqe peshkimi, uji i pastër, dhe pyjet që mund të përdoren për derivate ose produkte të tjera. Por mjedisi gjithashtu ofron shërbime të ekosistemit, duke përfshirë qarkullimin e nutrientëve ose polenizimin e drithërave nga bletët. Për më tepër, natyra jo vetëm prodhon mallra të prekshme; por ka vlerë rekreative, dhe deri në një shkallë vlera shpirtërore ose fetare. Raporti Millenium Ecosystem Assessment 200512 dallon katër kategori të shërbimeve të ekosistemit: shërbimet mbështetëse, ofruese, rregullatore dhe kulturore. 2. Kapaciteti asimilues mjedisor- përfshin aftësinë për të asimiluar një shumëllojshmëri të shkarkimeve në mjedis dhe ndikimeve mjedisore të tyre. P.sh. oqeanet absorbojnë masivisht sasi kolosale të CO2. Po të mos ishte kështu, sasia e karbonit në atmosferë do të ishte në rritje edhe më të shpejtë, duke rritur ndikimet e ngrohjes globale që tashmë po ndodhin, e ndikimet e ardhshme do të vinin më shpejt. Në mënyrë të ngjashme, proceset që ndodhin vetvetiu në natyrë kthejnë kimikatet në forma më pak të rrezikshme për mjedisin. Kur varfërohen ekosistemet, kjo mund të ndikojë në kapacitetin asimilues të mjedisit, dhe ne bëhemi më të ndjeshëm ndaj ndikimeve tona si dhe ndaj ndikimeve natyrore. Shkalla në të cilën diversiteti biologjik kontribuon në shërbimet e ekosistemit është debatuar për një kohë të gjatë, por hulumtimet e fundit tregojnë se mjediset e pasura me specie rritin efikasitetin e funksioneve themelore të ekosistemeve siq janë: prodhimi i biomasës, zbërthimi i materialeve dhe ri-qarkullimi i nutrientëve. Ekosistemet me 12 Burimi: https://www.millenniumassessment.org/documents/document.356.aspx.pdf


Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm Dr. Zeqir Veselaj shumëllojshmëri të madhe kanë më shumë gjasa të kenë specie që janë shumë produktive si dhe specie që plotësojnë njëra-tjetrën dhe kështu bëjnë shfrytëzim më të mirë të burimeve natyrore në dispozicion. Shumëllojshmëri më e madhe e specieve dhe shumëllojshmëria gjenetike gjithashtu do të thotë se nëse disa specie ose individë zhduken, të tjerët mund të zënë vendin e tyre duke e bërë këto ekosisteme janë më të qëndrueshme ndaj shqetësimeve mjedisore. Kjo nuk do të thotë se biodiversiteti më i lart gjithmonë çon në shërbime më të mira të ekosistemit. Si shembull mund të merren p.sh. monokulturat në bujqësinë moderne (drithërat, pambuku, pemët e perimet) të cilat mund të jenë shumë produktive në aspektin ekonomik për njeriun. Shërbimet mbështetëse: Shërbimet tjera Mirëqenie e njerzëve Shërbimet e ekosistemit Qarkullim i nutrientëve Formimi i tokës Prodhimtaria primare Shërbimet ofruese: Ushqim Ujë të pijes Dru dhe fibra Lëndë djegëse Siguri: Siguria personale Qasje në burime të sigurta Siguri nga fatkeqësitë Shërbime rregullative: Rregullimi i klimës Përmbytjet Rregullimi i sëmundjeve Pastrimi i ujit Material bazë për jetën: Ushqim i mjaftueshëm Strehim Qasje në të mirat e ekosistemit Shërbime kulturore: Estetike Shpirtrore Edukative Rekreative Shëndet: Forcë Ndjenja të mira Qasje në ujë të pastër Fig. 2 Disa nga shërbimet e ekosistemit për mirëqenien njerëzore Marrëdhënie të mira sociale: Kohezion social Respekt të ndërsjellë Ndihmë pët të tjerët Dimensioni ekologjik mund të kuptohet si një kufi që nuk duhet të kalojmë; pas të gjithave nëse e shkatërrojmë Tokën, nuk ka të bëjë fare me paratë tona. Megjithatë, ka një dallim të madh midis prerjes së një druri dhe shpyllëzimit të planetit. Pra, ku do e tërheqim vijën? Sa ndikim të madh në mjedis mund të pranojmë derisa kujdesemi për zhvillimin e qëndrueshëm? Në fund të fundit, ndikimi i sistemeve natyrore nuk mundet gjithmonë të jetë i gabuar: prerja e drunjve ose emetimi i CO2 mund të jetë e nevojshme për të plotësuar nevojat tona. Megjithatë, nuk është në përputhje me zhvillimin e qëndrueshëm nëse sistematikisht shterim burimet natyrore në mënyrë që brezat e ardhshëm të mos kenë qasje në to. Në vitet e '90 Holmberg et al. dolën me katër parime të zhvillimit të qëndrueshëm, nga të cilat tre i përkasin asaj se si njerëzit mund të shmangin dëmtimin e natyrës (ekosferën). Parimi 1: Substancat e nxjerra nga litosfera nuk duhet të grumbullohen sistematikisht në ekosferë. Një rritje e tillë do të ndodhë nëse shuma e emetimeve antropogjene dhe rrjedhjet natyrore nga litosfera në ekosferë (proceset e klimës dhe shpërthimet vullkanike) tejkalojnë normën e sedimentimit dhe shkallën e deponimit përfundimtar në litosferë.


Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm Dr. Zeqir Veselaj Për shkak të kompleksitetit dhe mekanizmave të vonesës së proceseve në ekosferë, është jashtëzakonisht e vështirë të thuhet se cili nivel akumulimi do të shkaktojë një efekt. Në fakt, çdo substancë ka një kufi (shpesh të panjohur), mbi të cilin shkakton dëmtim në ekosferë. Rritja e sasive të CO2 në atmosferë (efektin serrë), dioksidit të sulfurit (shiun acid), të fosforit në liqene (eutrofikimin) dhe metalet e rënda në tokë dhe trupat tanë janë të gjithë shembuj të një akumulimi të tillë. Në praktikë, ky parim nënkupton kufizime të shkallës së nxjerrjes së metaleve dhe lëndëve djegëse fosile në kombinim me rritjen e riciklimit të materialeve dhe zvogëlimin e përdorimit të tepërt të elementeve të pakta. Ajo gjithashtu nënkupton zëvendësimin e elementeve të pakta me elemente të bollshme. Parimi 2: Substancat e prodhuara në shoqëri nuk duhet të grumbullohen sistematikisht në ekosferë. Në teknosferë, prodhohen bërthama atomike dhe molekula të llojeve të ndryshme, disa prej të cilave kanë jetëgjatësi dhe sasi të panjohura më parë në ekosferë. Nëse ato emetohen më shpejt se sa që degradohen ose që mund të integrohen në ciklet ekosferike dhe/ose më shpejt se sa që mund të hiqen në litosferë, substanca të tilla do të grumbullohen në ekosferë. Për të zvogëluar sasinë e emetuar, ato substanca ose duhen zbërthyer brenda teknosferës ose depozitohen në mbetje përfundimtare. Molekulat CFC që shkatërrojnë shtresën e ozonit, sasi në rritje të DDT dhe PCB në botën e gjallë, dhe gazrat inerte radioaktive në atmosferë janë shembuj të akumulimit të tillë. Parimi nënkupton gjithashtu se qëndrueshmëria (persistenca) është një aspekt shumë i rëndësishëm i substancave që janë të huaja ndaj natyrës, prandaj duhet të ketë kufizime të forta në përdorimin e vazhdueshëm të tyre. Së fundi, është vënë re se përqendrimet më të larta në ekosferë mund të çojnë në rritje të ritmeve të sedimentimit (për parimet 1 e 2) dhe/ose norma më të larta të degradimit (për parimin 2), kështu që një përqendrim i ri i balancues mund të vendoset. Parimi 3: Kushtet fizike për prodhim dhe diversitet brenda ekosferës, nuk duhet të përkeqësohen sistematikisht. Një shoqëri e qëndrueshme nuk duhet të reduktojë sistematikisht kushtet fizike për kapacitetin prodhues afatgjatë në ekosferë ose diversitetin e biosferës. Shoqëria nuk duhet as të marrë më shumë burime nga ekosfera sesa që ato rigjenerohen dhe as që reduktojnë sistematikisht produktivitetin natyror apo diversitetin duke manipuluar sistemet natyrore. Shpyllëzimi, erozioni i tokës, degradimi i tokës me shkretëtirëzimin si një formë ekstreme, zhdukja e specieve bimore dhe shtazore, shfrytëzimin e tokës prodhuese për rrugët e asfaltuara dhe deponi si dhe shkatërrimi i furnizimeve me ujë të ëmbël janë shembuj të një reduktimi të tillë. Shoqëria varet nga funksionet afatgjata të ekosistemeve. Edhe nëse Parimi 1 dhe Parimi 2 janë të përmbushur, shoqëria duhet të jetë e kujdesshme me manipulimin e bazës së burimeve në mënyrë që të shmanget humbja e kapaciteteve prodhuese për furnizimi me ushqim, lëndëve të para dhe karburanteve. Kjo varshmëri do të bëhet më e dukshme kur shfrytëzimi i lëndëve djegëse fosile zvogëlohet (në përputhje me Parimin 1). Parimi 4: Përdorimi i burimeve duhet të jetë efikas dhe vetëm me qëllim përmbushjen e nevojave njerëzore. Parimet 1, 2 dhe 3 përbëjnë kushtet e jashtme për një metabolizëm të qëndrueshëm të një shoqërie. Kapaciteti asimilues si dhe rrjedhjet në dispozicion të burimeve janë të kufizuara. Për të përmbushur nevojat njerëzore për një rritje të popullsisë botërore, burimet Proceset globale që kanë një prag Proceset globale që nuk kanë një prag Proceset sistemike në nivel planeti -Ndryshimet klimatike -Acidifikimi i oqeaneve - Varfërimi i shtresës së ozonit Proceset e grumbulluara nga niveli lokal/rajonal - Ciklet globale të azotit dhe fosforit -Shkarkimet e aerosoleve në atmosferë - Shfrytëzimi i ujit të freskët - Ndryshimi i tokës -Humbja e biodiversitetit - Ndotja me kimikate


Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm Dr. Zeqir Veselaj natyrore dhe shërbimet e marra nga natyra duhet të përdoren në mënyrë efikase brenda shoqërisë. Efiçenca do të thotë që burimet të përdoren aty ku nevojiten më së shumti. Kjo gjithashtu çon në kërkesa për një shpërndarje të drejtë të burimeve midis shoqërive njerëzore dhe qenieve njerëzore. Siq shihet, ndikimet sistematike respektivisht ndikimet gjatë një periudhe të zgjatur kohe janë një pjesë e rëndësishme. Për disa lloj ndikimesh, problemet do të shfaqen më shpejt në aspektin e kapaciteteve prodhuese dhe asimiluese. Parimet nuk e adresojnë në mënyrë eksplicite këtë, por sigurisht që japin një tregues të drejtimit në të cilin përpjekjet mjedisore duhet të shkojnë. Si të konsiderohen të tre dimensionet Është e qartë se tre dimensionet e zhvillimit të qëndrueshëm paraqesin shumë komplikime të mundshme në përkufizim origjinal të thjeshtë. Qëllimet e shprehura ose të nënkuptuara për secilën janë shumëdimensionale, duke ngritur çështjen se si të balancojnë objektivat dhe si të gjykojnë suksesin ose dështimin. P.sh. çka nëse sigurimi i furnizimit të mjaftueshëm me ushqim dhe me ujë kërkon ndryshime në shfrytëzimin e tokës që do të zvogëlojë biodiversitetin? Po sikur burimet jo-ndotëse të energjisë (alternativa të fosileve) janë më të shtrenjta, duke rritur barrën për të varfërit, për të cilët ato shpenzime përfaqësojnë një pjesë më të madhe të shpenzimeve ditore? Cila do të ketë përparësi? Në botën reale, ne rrallë mund të shmangim humbjet, dhe siç thekson Richard Norgaard (1994), ne mund të "maksimizojmë" vetëm një objektiv në të njëjtën kohë. Norgaard arrin në përfundimin se "është e pamundur të përcaktohet zhvillimi i qëndrueshëm në mënyrë operacionale në hollësi dhe me nivelin e kontrollit të supozuar në logjikën e modernitetit". Natyra e fort normative e konceptit të zhvillimit të qëndrueshëm e bën atë të vështirë për t'u identifikuar në mënyrë analitike. Megjithatë, tre dimensionet e përshkruara më sipër nuk kanë një nivel të mirë të të kuptuarit. Ato përmbushin kriterin e parashtruar më herët për një koncept të fuqishëm dhe të kapur lehtësisht që mund të ketë zbatueshmëri të gjerë. Tre dimensionet e zhvillimit të qëndrueshëm përbëjnë një kornizë konceptuale; kufijtë në mes të dimensioneve nuk janë gjithmonë krejtësisht të qarta. Përdorimi efikas ekonomik i burimeve shpesh kërkon mirëfunksionim institucioneve sociale. Nëse p.sh. nuk na pengon asgjë për të vjedhur, do të jetë e vështirë të zhvillohet një ekonomi funksionale. Kërcënimet ekologjike janë shpesh tragjedi të përbashkëta, nëse një burim i përbashkët mund të përdoret sipas dëshirës (p.sh. peshkimi) ky burim do të tentojë të tejshfrytëzohet. Këto llojet e situatave mund të zgjidhen, por kontrata të reja sociale apo masa të reja të politikave janë më të nevojshme, sesa shpikjet e reja. E kundërta gjithashtu ekziston: në shoqëritë që vuajnë nga stresi intensiv ekologjik, në të cilat prodhimi i ushqimit është në rënie, institucionet sociale janë në rrezik të kolapsit. Tri dimensione të zhvillimit të qëndrueshëm mund të vijnë në konflikt. Nëse ndërtohet një digë për hidrocentral, ndërtohet kapitali monetar dhe sigurohet furnizimi i njerëzve me energji elektrike. Megjithatë, diga shkatërron një burim ekologjik. Një dimension është rrezikuar, ndërsa një tjetër është përmirësuar. Tani vendosni se çfarë është e arsyeshme, balancimi i prioriteteve kërkon vendosjen e vlerave relative të dimensioneve; sa energji elektrike gjenerohet nga hidrocentrali, dhe çfarë vlere të zhvillimit ekonomik dhe social mund të nxisë, krahasuar me humbjet në kapitalin natyror, tani dhe në të ardhmen. Vendime të tilla nuk janë të lehta, dhe ka qasje të ndryshme për të menduar për këto dilema. Të tre dimensionet ilustrojnë se sigurojnë kushte të mira për plotësim të nevojave themelore kërkon marrjen parasysh të disa përbërësve të ndryshëm. Fokusimi ekskluzivisht mbi natyrën, ose ekskluzivisht në institucionet sociale, çon në probleme të mëdha. Është e dobishme që problemi të shyrtohet nga perspektiva të ndryshme disiplinore. Sigurisht qëllimet e përcaktuara kërkojnë njohuri të disiplinave të shumëfishta. Supozohet se ekonomistët, mund do të priren t'i japin më


Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm Dr. Zeqir Veselaj shumë peshë objektivave ekonomike, ekologët atyre të dimensionit mjedisor, dhe teoricienët social do japin prioritet në çështjet sociale. Por para përpjekjeve për të balancuar këto perspektiva të ndryshme, nevojitet të kuptohen ato dhe të eksplorohet logjika e brendësisë së tyre. Secila prej tre dimensioneve zakonisht quhet sistem: sistemet ekonomike, sistemet mjedisore dhe sistemet shoqërore kanë logjikën e vet. Është një detyrë e pamundur për të analizuar të gjitha këto sisteme në të njëjtën kohë. Fig. Ndërveprimet ndërmjet tri dimensioneve13 Zhvillimi i qëndrueshëm kërkon përpjekje intelektuale multidimensional që të shohim rëndësinë e të tre dimensioneve. Shoqëritë gjithashtu duhet të organizohen në mënyrë që të vlerësojnë lidhjet mes tre dimensioneve. Ky është thelbi i zhvillimit të qëndrueshëm (Azar et al. 1996)14 . Me siguri nëse do të mund të shkonim më pranë arritjes së qëllimit të këtij trekëndëshi, bota do të ishte një vend më i mirë. Mund të jetë më e lehtë të identifikohet paqëndrueshmëria sesa qëndrueshmëria dhe identifikimi i paqëndrueshmërisë mund të na motivojë për të ndërmarrë veprime të nevojshme politike. 13 Adaptuar nga OECD, Zhvillimi i Qëndrueshëm: Çështjet Kritike, Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, 2001 14 Azar Christian, Holmberg John, and Lindgren Kristian (1996. "Socio-ecological indicators for sustainability." Ecological Economics 18:89-112.


Click to View FlipBook Version