The words you are searching are inside this book. To get more targeted content, please make full-text search by clicking here.
Discover the best professional documents and content resources in AnyFlip Document Base.
Search
Published by Leutrim Luma, 2019-11-21 14:25:32

Sherbimet e Internetit

Sherbimet e Internetit

TEMA: NAVIGIMI NE INTERNET

Lenda:TIK

Njesia mesimore: Shërbimet e internetit

Klasa : XI Prof: Leutrim Luma

Tetor, 2019

SHERBIMET E • Në jetën e përditshme na ndodh
INTERNETIT shpesh të dëgjojmë që fjalët
internet dhe web të përdoren
në vend të njëra tjetrës.

• Por në fakt ato shprehin dy
koncepte të ndryshme.

SHËRBIMET QE OFRON INTERNETI

• Shërbimet e internetit na lejone të marrim një sasi të madhe informacioni, si tekste, grafika, zë
dhe video ose të perdorim programe të shumellojshme. Ai ofron perdoruseve të tij shumë
shërbime, të cilat mund ti ndajme në 3 kategori kryesore.

1. Shërbimet e komunikimit.
2. Shërbimet e marrjes se informacionit.
3. www (World Wide Web).

SHËRBIMET E KOMUNIKIMIT

• Ekzistojnë shërbime të ndryshme te komunikimit, që ofrojnë shkëmbim informacioni me individë ose grupe.
• Disa nga këto shërbime janë:
• Posta elektronike (e-mail)
• Telnet (Teletype network)
• Newsgroup
• Shkëmbimi i porosive në kohe reale (Internet Relay Chat – IRC)
• Lista e postimeve (lista e e-mai-it)
• Telefonia nëpërmjet internetit
• Mesazhet e momentit (Instant messaging)

POSTA ELEKTRONIKE (E-MAIL)

• Është një shërbim, i cili na lejon të dërgojmë mesazhe në mënyre elektronike në internet.
• Ajo ofron një mjet efikas, me çmim të lirë dhe në kohe reale për shpërndarjen e informacionit midis

njerëzve.
• Secili përdorues të email-it i është caktuar një emër unik për llogarinë e tij të postes elektronike, që

njihet si adresa e email-it
• Çdo adrese është e formës emër përdoruesi@emër domain, si p.sh [email protected]
• Emri i domain-it është adresa e serverit, ku ruhen të dhënat e adresave elektronike si dhe mesazhet.
• Sot ofrohen shumë shërbime falas në internet për përdorimin e email-it, si Gmail, Yahoo Mail,

Hotmail etj.

TELNET (Teletype network)

• Ky shërbim përdoret për tu lidhur me një kompjuter që është në distance, nëpërmjet një
kompjuteri tjetër, që e kemi afër, duke përdor protokollin Telnet.

• Sot ky protokoll është i instaluar në sistemin operativ të kompjuterit dhe përdoret kryesisht
për të testuar lidhjen midis pajisjeve (kompjuter, server, switch, router). Programe si
Teamviwer, Putty etj përdorin konceptin e Telnet si baze për të funksionuar.

NEWSGROUP

• Ofron një forum për njerëzit për të diskutuar tema të interesave të përbashkëta.

• Artikulli i postuar një newsgroup behet i disponueshëm për të gjithë lexuesit e tij.

SHKËMBIMI I POROSIVE NË KOHE REALE

• Ky shërbim përdor një protokoll, i cili përcakton disa rregulla për komunikimin midis klientit dhe
serverit nëpërmjet disa mekanizmave të komunikimit, siç janë dhomat e bisedave (chat rooms) në
internet.

• Klienti nëpërmjet një software-i bën një kërkese për tu lidhur me serverin IRC.
• Pas lidhjes me serverin IRC përdoruesi mund të ketë qasje dhe të bisedoje në dhomat përkatëse që

ofrohen.

TELEFONIA NËPËRMJET INTERNETIT

• Telefonia nëpërmjet internetit është një teknologji që lejon internetin të përdoret si mjedis
nga ku mund të behën thirrjet telefonike.

• Për të realizuar telefonin në internet nevojitet një kompjuter, kufje, mikrofon dhe lidhja me
internetin.

• Përdoruesi mund të realizoje thirrje nga kompjuteri në kompjuter nga kompjuteri në telefon
dhe fal zhvillimit të teknologjisë përdoruesi mund të shkarkoje aplikacione, si Skype, ne telefon
dh te realizoj thirrje nga telefoni në telefon.

• Përparësi kryesore e kësaj mënyre komunikimi është çmimi i ulet.

MESAZHET E MOMENTIT (Instant messaging)

• Mesazhi i momentit este nje program qe lejon perdoruesit e tij te komunikojne duke derguar
mesazhe me tekst, fotografi dhe imazhe ne kohe reale.

• Disa nga keto software mbeshtesin gjithashtu thirrjet zanore dhe video.
• Disa shembuj shume te perdorur jane: Messenger (Facebook),WhatsApp Messenger,Viber,

GoogleTalk, Snapchat,Yahoo! Messenger,Windows Live Messenger etj.

Shërbimet e marrjes së informacionit nga
web

Ekzistojnë disa shërbime të marrjes së informacionit, që ofrojnë qasje
të lehtë në të dhënat që gjendjen në internet. Ne vazhdim do të
jepet nga një përshkrim i shkurtër për këto shërbime

Protokolli i transferimit të skendareve (File Transfer Protocol)
U mundësin përdoruesve të transferojnë skedarë. Interneti perdoret
gjerësisht si një bibliotekë e madhe e shpërndare në të gjithë boten,
që përmban skedarë me text, audio, video etj.

Me qellim që këto skedarë të ngarkohen në internet dhe me tej të shkarkohen
nga përdoruesit, duhet përdorur shërbimet e transferimit te të dhënave. Skema
se si transferohen skedarë jepet në figure.

Archie është baza e të dhënave të përditësuar të faqeve publike FTP
dhe përmbajtja e tyre. Ai ndihmon për të kërkuar një skedar me emrin
e tij

Gopher përdoret për të kërkuar, ri gjetur dhe shfaqur dokumente në vendet e
largëta.

KURIOZITET

Mark Zuckerberg, 23 vjec, ndërtoi aplikacionin Facebook, ndërkohë që studionte për psikologji
në universitetin e Harvardit. Ai ishte jashtëzakonisht i dhëne pas programimit dhe kishte
zhvilluar edhe me parë një numër website-sh, që krijonin rrjete sociale për studentet. Por në
shkurt të 2004 ai nxori aplikacionin “the facebook” , ku Brenda 24 orëve krijuan profilet e tyre
rreth 1200 student të Harvardit dhe pas një muaji hapen profilin e tyre në të, gati gjysma e
studenteve të regjistruar në universitet. Me tej, në rrjet, u përfshinë edhe studentet e Bostonit
dhe që nga ajo kohe rrjeti u përhap në të gjithë boten.


Click to View FlipBook Version