The words you are searching are inside this book. To get more targeted content, please make full-text search by clicking here.
Discover the best professional documents and content resources in AnyFlip Document Base.
Search
Published by Leutrim Luma, 2019-11-20 11:37:54

Rrjetat Kompjuterike

Rrjetat Kompjuterike

Tema: Rrjetat Kompjuterike, Siguria

Klasa : XI Njësia Mësimore:
Rrjetat kompjuterike

Prof: Leutrim Luma

 Fillimisht, kompjuteret kane qene te dedikuar per perdorim
individual.

 Problemi kryesor paraqitej kur kishte nevoje per shfrytezimin e
perbashket te resurseve, qofshin ato te dhena apo datoteka
(direktoriume),printere etj.

 Shkembimi i te dhenave, si rregull, behej permes disketave.

 Printeri shfrytezohej vetem nese ekzitonte lidhja kabllovike.

 Per kete arsye u paraqit nevoja per krijimin e lidhjeve mes
sistemeve. Kjo mundesi u krujua permes krijimit te rrjetave.

 Një rrjete kompjuterik paraqet bashkësi të dy apo më tepër
kompjuterëve, të cilët janë të lidhur ndërmjet veti për të këmbyer
të dhënat dhe për të shfrytëzuar resurset e përbashkëta.

 Kur kompjuterët janë të lidhur në rrjetë, shfrytëzuesit e tyre mund ti
ndajnë datotekat (fajllat), porositë, grafikën, shërbimet e printerit,
modemët, dhe resurset tjera harduerike.

 Rrjetëzimi është zhvilluar nga nevoja që më shumë shfrytëzues
njëkohësisht të shfrytëzojnë të dhënat si nga kompjuteri i tij ashtu
edhe nga kompjuterët tjerë në rrjetë.

Kategoritë e rrjeteve kompjuterike ndahen
sipas:

 Madhësisë
 Dizajnit
 Topologjise
Funksionaliteti etj.

Sipas madhesise rrjetat ndahen ne:

LAN (local area network)
MAN (metropolitan area network)
WAN (wide area network)

LAN(local area network)

 Kur rrjeta eshte e realizuar ne kuader te nje ndertese, ose disa
ndertesave te aferta atehere kemi te bejme me rrjete lokale te
njohur si LAN(local area network)

MAN(metropolitan area network)

 Kur kompjuteret e lidhur ne rrjete i takojne nje hapersire me te
gjere gjeografike, sic eshte p.sh. Nje qytet ose lokalitet i vogel
kemi te bejme me llojin e rrjetes te njohur si MAN(metropolitan
area network)

WAN(wide area network)

Nese ne rrjete jane lidhur kompjuter te cilet i takojne
rrethit shume me te gjere, sic mund te jete nje regjion, nje
shtet ose me gjere, kemi te bejme me llojin e rrjetes
WAN(wide area network).

Sipas dizajnit rrjetat ndahen ne:

Rrjete e Hapur(open network)
Rjete e Mbyllur(close network)

Rjete e Hapur(open network)

Kjo ndarje eshte e bazuar ne menyren e perdorimit te
rrjetes. P.sh nese nje protokol eshte i hapur, pra
funksionalitetin e te cilit munden me pa te gjithe dhe
gjithashtu mundet me u perdore nga te gjithe atehere
ky eshte nje rast i nje rrjete te hapur

Rjete e Mbyllur(close network)

 Ne rastin kur rrjeta eshte jo e publikuar dhe funksionalitetin e te
ciles nuk e din tjeret pos asaj komPanie qe e perdore kemi te
bejme me nje rrjete te mbyllur.

 Një rrjet i mbyllur mund të përfaqësojë një rrjet privat që mund
të përdoret vetëm nga pajisjet e autorizuara. Përdorimi i jashtëm
është i ndaluar dhe zbatuar përmes mjeteve kriptografike.
Shkurtimisht, një rrjet i mbyllur është ai që lë mënjanë një pjesë të
madhe të kapacitetit të rrjetit për një grup të kufizuar ofruesish

Sipas topologjise

Topologjite qe perdoren me se shumti jane:

 Magjistrale (BUS)
 Ylli (Star)
 Unaze (Ring)

Topologjia magjitrale (BUS)

Ne kete topologji të gjitha pajisjet janë të lidhura
menjë kabllo të vetme, që rrjedh nga një kompjuter
në tjetrin si një bus linjë



Topologjia Ylli (star)

Në kete topologji, kompjuterët janë të lidhur me
segmente të kabllove në komponentën qendrore e cila
quhet hub.

Sinjali bartet nga kompjuteri që e dërgon, përmes hubit,
deri te të gjithë kompjuterët tjerë në rrjetë



Topologjia Unaze(Ring)

Eshtë një unazë e vetme e mbyll që përbëhet nga nyjet dhe
lidhjet, me secilën nyje të lidhur vetëm dy nyje. Topologjia
tregon të gjitha paisjet të lidhura drejtëpërdrejtë me njëri
tjetrin në atëqë quhet zinxhiri margaritar. Në zinxhirin
margaritar rezultati I një paisje është i lidhurme hyrjen e tjetrit.

 Gjetja e defektit në topologjinë unazë është mjaft e vështirë
sepse me prishjen e një kompjuteri në rrjetë ndërpritet rrjedhja
e informatave në unazë dhe kështu nuk dimë ku është
ndërprerja.

 Futjen dhe heqjen e kompjuterit të ri në rrjetë bënë ndërprerje
të punës së rrjetës. Për arsye se hardueri për Token ring është i
shtrenjtë dhe për mirëmbajtjen e kësaj rrjete duhet
administratorë me përvojë të madhe këto rrjeta përdoren
vetëm në firmat e fuqishme e jo në rrjeta lokale shtëpiake. Për
rrjeta lokale në zyra dhe shtëpi më e përshtatshme është rrjeta
në yll.









Sipas Funksionalitetit rrjetat ndahen ne

 Server – klient
 Peer to Peer

Aktivitetet e ndryshme qe ekzekutohen ne kompjuter te
ndryshem Brenda nje rrjete duhet shpesh te
komunikojne me njeri tjetrin ne menyre qe te kordinojne
veprimet e tyre ose per te kryer detyra te caktuara.

Nje lloj I keti komunikimi eshte modeli server – klient.
Në mjedisin në të cilin ekzistojnë më shumë se 10

shfrytëzues, rrjeta e prioritetit të njëjtë nuk është zgjidhje
më e mirë. Prandaj në shumicën e rrjetave ekzistojnë
serverë të dedikuar.

 SERVER eshte nje kompjuter, zakonisht me performanca me te
mira se kompjuteret klient, ne te cilin lidhen kompjuteret tjere.

 Serveri është i projektuar për të mundësuar qasje në datoteka
dhe printerë, si dhe për të siguruar performansa të larta për
sigurinë e shfrytëzuesit.

 Arsyet kryesore pse zgjidhet rrjeta me server është siguria, si dhe
mundësia që rrjeta të ketë mijëra shfrytëzues, që do të ishte
shumë vështirë të realizohet në rastin e rrjetave me prioritet të
njejtë.



 Model tjeter eshte edhe modeli Peer to peer – rrjetat e kompjuterëve me
prioritet të njejtë.

 Te ky lloj i rrjetave nuk ekziston server i definuar e as hierarki në mes
kompjuterëve.

 Të gjithë kompjuterët janë të barabartë, zakonisht çdo kompjuterë
funksionon si klient edhe si server, dhe nuk ekziston administrator i emëruar
për tërë rrjetën.

 Shfrytëzuesi i çdo kompjuteri vendos cilat të dhëna nga kompjuteri i tij
mund të ndahen në rrjetë.

Rrjetat e kompjuterëve me prioritet të njejtë janë
të përshtatshme në mjedise në të cilët:

 Ka më pak se 10 shfrytëzues,
 Shfrytëzuesit gjendet në të njejtin ambient,
 Siguria nuk është shumë domethënëse,
 Organizimi dhe rrjeta do të kenë rritje të kufizuar në një

të ardhme të afërt, përkatësisht rrjeta nuk do të
zgjerohet.

Peer to Peer

Siguria

Siguria e shfrytëzimit të rrjetit bazohet në definimin e
kodit për ndonjë resurs, p.sh. direktoriumi i cili ndahet
në rrjetë. Pasi të gjithë shfrytëzuesit e rrjetit vet i
definojnë masat e sigurisë






Click to View FlipBook Version