The words you are searching are inside this book. To get more targeted content, please make full-text search by clicking here.
Discover the best professional documents and content resources in AnyFlip Document Base.
Search
Published by Salih M. Cej, 2020-11-23 11:24:23

Kontrata Bashkepunimi_Edoni.docx

Kontrata Bashkepunimi_Edoni.docx

KONTRATË BASHKËPUNIMI 

Kjo kontratë bashkëpunimi është lidhur më 3​ 0​ Tetor, 2020 në mes të: 

“ONIMA  Media”  SH.P.K  me  seli  në  Prishtinë,  me  adresë:  Rr.  Veternik,  PN, 
10000, Prishtinë, Kosovë (rruga Prishtinë – Graçanicë), me numër të regjistrimit 
të  biznesit  –  unik  identifikues:  811159773,  përfaqësuar  nga  pronar  i  vetëm  z. 
Erkand Shabani, [këtu e tuje referuar si “ONIMA”, “Pala e Parë” ] 

dhe 

emri dhe detajet e Klientit 

[këtu e tutje referuar si “Klienti”, “Pala e Dytë”] 

 

ONIMA dhe Klienti në disa pjesë të kësaj Kontrate janë të referuara si “Palët”. 

Palëve  të  kësaj  Kontrate  u  njihet  subjektiviteti  juridikë  për  të  vepruar,  prandaj  me 
vullnetin  e  tyre  të  lirë  janë  pajtuar  që  të  hyjnë  në  këtë  marrëdhënie  kontraktuale  për 
qëllime  bashkëpunimi  dhe  në  vazhdim  do  të  paraqiten  të  gjitha  detajet,  të  drejtat  dhe 
oblgimet e palëve për të realizuar sa më mirë objektivat e këtij bashkëpunimi. 

1. Të dhënat e ONIMA janë:  

Emri i përfituesit  ONIMA MEDIA SH.P.K 
Emri i Bankës  RBKO 
Adresa e Bankës  Prishtine 
Nr. Xhirrollogarisë  1501090003897242 
IBAN  XK05 
SWIFT kodi  RBKOXKPR 

2. Të dhënat e Klientit janë: 

Emri i përfituesit   

Nr. ID   

Linku i Kanalit/ve në YouTube   

Linku për platformat tjera (nëse ka)   

1

 

Emri i Bankës   
Adresa e Bankës   
Nr. Xhirrollogarisë   
IBAN   
SWIFT kodi   

  E lidhur më 3​ 0​ Tetor, 2020 

2

 

Neni 1 
Objekti i Kontratës 

1. Qëllimi  i  nënshkrimit  të  kësaj  Kontrate  është  bashkëpunimi në mes të ONIMA dhe 
Klientit. 

2. ONIMA  synon  që  të  ofrojë  shërbimet  dhe  përvojën  e  saj  në  publikimin  e  këngëve, 
videove,  dhe  materialeve  të  tjera  në  YouTube  dhe  kanale  tjera  për  promovim  të 
videove, këngëve, videoincizimeve, dhe metarialeve të tjera. 

3. ONIMA  do  të  vë  në  dispozicion  të  Klientit  kanalin  në  YouTube  dhe  të  gjitha 
njohuritë në lidhje me ofrimin e shërbimeve për Klient, ashtu siç është përcaktuar në 
dispozitat e mëposhtme të kësaj Kontrate. 

 

Neni 2 
Konfidencialiteti dhe mbrojtja e të dhënave  

1. Secila palë bie dakord për të mbajtur konfidencial, për aq kohë sa informacioni i tillë 
ruan vlerën komerciale (dhe çfarëdo vlere tjetër) dhe në çdo rast për të paktën tre (​3​) 
vjet  pas  datës  së  dorëzimit,  çdo  informacion  të  tjetrit  i  cili  është  Informacion 
konfidencial  dhe  apo  Sekret  Afarist,  dhe  se  nuk  do  të  përdor  të  tilla  Informacione 
përveç për aq sa është e nevojshme për përmbushjen e kontratës.  

2. Çdo diskutim, negocim, çdo gjë që ka të bëjë me këtë Kontratë, në lidhje me, por duke 
mos u kufizuar në, cmimin e kontratës, kohëzgjatjen e kontratës, kushtet e veçanta të 
Kontratë, nuk mund të diskutohen me asnjë palë të tretë. Shpalosja e informatave të 
tilla konsiderohet shkelje e konfidencialitetit.  

3. Ky  detyrim  i  konfidencialitetit  nuk  do  të  zbatohet  në  masën  kur  informacioni  në 
kohën përkatëse është: 

3.1. në domenin publik; ose 
3.2. i  njohur  për  palën  që  merr  informacionin  në  mënyrë  tjetër  nga  shkelja  e  kësaj 

Kontrate; ose 
3.3. kërkohet të zbulohet nga një gjykatë ose institucion i zbatimit të ligjit.  

3

 

4. Në rastet kur ONIMA vjen në kontakt me të dhënat personale sipas kësaj Kontrate, 
dhe të dhënat e tilla personale janë të menaxhuara ose mbahen nga Klienti, ONIMA 
pajtohet  të  sillet  në  përputhje  me  Ligjin  relevant  për  mbrojtjen  e  të  dhënave 
personale në Kosovë në lidhje me këto të dhëna personale, dhe bie dakord të përdorë 
të dhënat e tilla personale vetëm në pajtim të plotë me dispozitat relevante ligjore për 
mbrojtjen e të dhënave personale në Kosovë.   

5. Në rastet kur Klienti vie në kontakt me të dhënat personale sipas kësaj Kontrate, dhe 
të  dhënat  e  tilla  personale  janë  të  menaxhuara  ose  mbahen  nga  ONIMA,  Klienti 
pajtohet  të  sillet  në  përputhje  me  Ligjin  relevant  për  mbrojtjen  e  të  dhënave 
personale në Kosovë në lidhje me këto të dhëna personale, dhe bie dakord të përdorë 
të dhënat e tilla personale vetëm në pajtim të plotë me dispozitat relevante ligjore për 
mbrojtjen e të dhënave personale në Kosovë.  

 

Neni 3 
Të drejtat pronësore intelektuale 

1. E tërë përmbajtja e ofruar nga ONIMA që është pronë e ONIMA mbetet në pronësi 
të  ONIMA,  dhe  në  tërësi  mbrohet  me  ligjet  relevante  që  mbrojnë  pronësinë 
intelektuale. 

2. Përmes kësaj kontrate ONIMA nuk i transferon Klientit të drejtat e tij të pronësisë 
intelektuale.  Asnjë  dispozitë  e  kësaj  kontrate  nuk  nënkupton  në  asnjë  rrethanë 
transferim të të drejtave të pronësisë intelektuale nga ONIMA tek Klienti. 

3. Raporti  në  mes  pronësisë intelektuale të Klientit dhe ONIMA-së është e rregulluar 
në nenin 5 të kësaj kontrate dhe në vetë kontratën si tërësi. 

4. "Pronësi  Intelektuale"  nënkupton  të  gjithë  pronësinë  intelektuale  (pronësinë 
industriale  dhe  të  drejtat  e  autorit  dhe  të  drejtat  e përafërta) dhe çdo dhe të gjitha 
format  e  mbrojtjes  që  kanë  një  efekt  ekuivalent  ose  të  njëjtë  me  efektin  çdo  kund 
tjetër  në  botë  të  njohura  nën  ligjet  e  të  gjitha  vendeve  dhe  juridiksioneve,  të 
regjistruara  ose  të  pa  regjistruara,  duke  përfshirë  edhe  aplikacionet  për  regjistrim 
ose  dhënie  të  këtyre  të  drejtave,  duke  përfshirë pa kufizim: (a) markat tregtare dhe 
emrat  tregtarë;  (b)  emrat  e  domenëve;  (c)  patentat;  (d)  të  drejtat  e  autorit  dhe  të 
drejtat tjera të autorësisë, së bashku me të gjitha beneficionet që rrjedhin si rezultat i 
të  drejtave  morale  (duke  përfshirë  edhe regjistrimet or aplikacionet për regjistrim); 

4

 

(e)  topografitë  e  qarqeve  të  integruara  dhe  punimet  e  dizjanit (duke përfshirë edhe 
regjistrimet  or  aplikacionet  për  regjistrim);  (f)  sekretet  tregtare  dhe  konfidenciale, 
informacionet teknike dhe biznesore; (g) softverët (duke përfshirë çdo kod burimorë, 
kodë  punimi,  dhe  freskimin  e  tyre,  dhe  të  gjitha  dokumentet  relevante,  përdoruesi 
dhe  manualet  dhe/ose  udhëzimet  e  funksionimit  dhe  të  drejtat  e  autorit);  (h) 
teknologji; (i) njohuritë (know-how); dhe (j) të drejtat në të dhënat dhe pronësinë ose 
pronësinë potenciale të produktit ose të dizajnit industrial, të drejtave të bazës së të 
dhënave, dizajnit të regjistruar dhe të drejtave të dizajnit. 

4.1  Për  palët  rëndësi  të  vecantë  lidhur  me  pronësinë  intelektualte  ka  Kanali/et  në 
platformat  online  si  tërësi  i  krijimtarisë  dhe  veprimtarisë  së  klientit  që  shprehet 
përmes përmbajtjes në Kanal/et si dhe vetë këngët dhe prodhimet artistike vec e vec. 

 
 
Neni 4 
Mënyra e kryerjes së shërbimeve 

1. ONIMA  do  të  vë  në dispozicion për Klientin ekipin profesional të specializuar gjatë 
tërë afatit kontraktues.   

2. ONIMA  do  të  bëjë  përpjekje  maksimale  që  të  ofroj  shërbime  sa  më  të  mira  për 
Klientin,  duke  respektuar  të  gjitha  të  drejtat  e  garantuara  në  bazë  të  kushteve  të 
përcaktuara në këtë Kontratë. 

 

Neni 5 
Të drejtat e autorit në rast se materiale shkelë të drejtën e Autorit 

1. ONIMA nuk mban asnjë përgjegjësi juridike, ekonomike, apo cfarëdo lloj përgjegjësie 
tjetër, në rastet kur Klienti ka dërguar material për publikim tek dhe nga ONIMA në 
kanalin e ONIMA apo të Klientit, në rastet kur përmbajtja e materialit paraqet ose ka 
paraqitur ose mund të paraqet shkelje të të drejtës së autorit, të drejtave të përafërta, 
të drejtat të pronësisë intelektuale apo cfarëdo lloj të drejte tjetër. 

2. Paragrafi  1  i  këtij  Neni  aplikohet  dhe  zbatohet  përshtatshmërisht  për  kanalet  e 
Klientit  të  cilat  i  ka  në  menaxhim  ONIMA.  Përgjegjësia  juridike,  ekonomike,  apo 
tjetër, është e Klientit.  

5

 

 
Neni 6 
Kushtet Financiare 

1. Klienti pajtohet se të gjitha llojet e të ardhurave të gjeneruara nga kanalet, YouTube 
apo  kanalet  në  plaformat  online  të  menaxhuara  nga  ONIMA  për  qëllimet  e  kësaj 
kontrate, pranohen nga ONIMA. 

2. Palët,  Klienti  dhe  ONIMA,  pajtohen  se  të  gjitha  të  hyrat  neto,  nga  publikimi  i 
materialit, dhe të cilat do të pranohen nga ONIMA sipas paragrafit 1 të këtij Neni, do 
të ndahen në përqindje të barabartë mes ONIMA dhe Klientit. Përqindja e barabartë 
për qëllime të kësaj kontrate është 4​ ​0% për ONIMA dhe 3​ 0​ % tjetër për Klientin.  

3. Për  qëllime  të  kësaj Kontrate, përqindje e barabartë për të hyrat neto, nënkupton të 
gjitha  të hyrat apo fitimi i grumbulluar nga Kanali, minus të gjitha zbritjet/heqjet e 
bëra nga platformat online dhe minus të gjitha kostot tjera të aplikuara të procedimit 
të  transferit  apo  ndonjë  shpenzim  tjetër  i  krijuar  me  dhe  në  lidhje  me publikimin e 
materialit.  

4. ONIMA  obligohet  që  të  pranoj  të  gjithë  pjesën  e  fitimit,  apo  të  hyrat  bruto,  nga 
publikimi i materalit, dhe pas pranimit të tyre, të bëjë llogaritjen e tyre, dhe në fund, 
pjesa  e  mbetur  –  fitimi  neto,  të  ndahet në pjesë të barabartë dhe të transferohet tek 
Klienti sipas paragrafit 2 dhe ​3​ të këtij Neni.  

5. ONIMA  do  të  transferoj  pjesën  e  fitimit tek Klienti Brenda ​3​0 (tridhjetë) ditëve, ku 
llogaritja  e  afatit  fillon  nga  dita  e  pranimit  të  fitimit  dhe informatave përkatëse për 
fitimin  dhe  pagesën  që  rrjedh  nga  materiali  i  publikuar  sipas  kësaj  Kontrate  me 
Klientin. Por, në rast se paraqiten pengesa nga palët e treta apo për shkak të rrethana 
që nuk varen nga ONIMA, transferi do të mund të vonohet deri në ​30​  (tridhjetë) ditë 
të tjera. 

5.1 Në rast të vonesës të tilla ONIMA brenda 24 orëve duke filluar nga momenti kur 
e merr vesh per vonesën e tillë do ta njoftoj palën e dytë. Në njoftim do të përfshihet 
aryesja e vonesës, nga kush është shkaktuar vonesa dhe data kur do ta merr fitimin e 
vet pala e dytë. 

6. Klienti obligohet që të paguaj të gjitha obligimet financiare të pjesës 60% të Klientit 
që i takon sipas kësaj kontrate tek institucionet përgjegjëse për taksat dhe tatimet. 

6

 

 

Neni 7 
Tarifa e Licencës 

1. Të gjitha shpenzimet tjera që lidhen me transferin e shumës së përcaktuar në Nenin 6 
të kësaj Kontrata nga ONIMA tek Klienti, barten nga Klienti.  

2. Të  gjitha  shpenzimet  e  referuara  në  lidhje  me  transferin e shumës së përcaktuar në 
paragrafin  1  të  këtij  Neni,  bëhet  konform  paragrafit  2,  të  Nenit  18  të  Udhëzimit 
Administrative  nr.  01/2016  për  zbatimin  e  ligjit  nr.  05/l-028  për  tatimin  në  të 
ardhurat  personale  dhe  konform  Ligjit  nr.  05/l-028  për  tatimin  në  të  ardhurat 
personale,  meqenëse  të  ardhurat  nga  ONIMA  paguhen  në  emër  të  të  ardhurave  që 
rrjedhin nga të drejtat e autorit dhe të drejtat pronësore intelektuale të përcaktuar në 
Udhëzimin  Administrative  Nr.  01/2016  të  Ministrisë së Financave dhe të Ligjit nr. 
05/l-028 për tatimin në të ardhurat personale.  

3. Sipas Paragrafit 2 të Nenit 18 (e Ardhura nga Pasuria e Paprekshme) i UA 01/2016 
të  trajtohet  si  e Ardhur nga e drejta e pronësisë industriale, apo e drejta e Autorit e 
cila  u  jepet  të  tjerëve  në  kuadër  të aktivitetit të pavarur afarist e JO e ardhur nga e 
drejta  pronësore  dhe  atë  bazuar  nëparagrafin  1.22-  e  Drejta  Pronësore  e  Nenit 
2-Përkufizimit  të  Ligjit  Nr.05/L-028  ku  pagesa  e  çdo  lloji  të  pranuar  si  një 
konsideratë për shfrytëzimin apo të drejtën e shfrytëzimit të çdo të drejte të autorit të 
pronës  për  shfrytëziin  e  emrit  tregtarë  duke  shfrytëzuar  formulat  dhe  proceset 
sekrete,  apo  pë  informatat  që  lidhen  me  përvojën industriale-ekonomiko-komerciale 
dhe bazuar në të lartëcekurën atëher pagesa e Tatimit për faturat e shfrytëzimit të të 
drejtës  industriale  duke përfshirë emrin e mirë  të bëhet në bazë të Nenit 43 Pagesa 
për Veprimtaritë Afariste sipas Ligjit 05/L-28 për tatimin në të ardhurat personale. 

 
 
 

Neni 8 
Të dhënat Bankare 

1. Të  dhënat  Bankare  të  palëve  janë  të  përshkruara  në  fillim  të kësaj kontrate, por në 
rast  se  ndonjëra  nga  palët  ndryshon  të  dhënat  bankare  atëherë  do  ta  njoftoj  palën 
tjetër brenda një afati të arsyeshëm kohor. 

7

 

2. ONIMA obligohet që të bëjë transferimin e pjesës që i takon Klientit sipas Nenit 6, në 
të dhënat e paraqitura në paragrafin 2 të këtij Neni, konform kushteve të përcaktuara 
në Nenin 6 të kësaj Kontrate. 

 

Neni 9 
Rrjetet Sociale 

1. Në  rastet  kur  Klienti  bënë  të  publikimin  apo  shpërndarjen  e  materialeve  të 
publikuara  nga  ONIMA  në  rrjetet  sociale,  përveq  emërtimit  të  projektit,  do  të 
përdoret edhe emri i ONIMA dhe Klienti do të etiketoj faqen zyrtare të ONIMA në 
Facebook, Instagram, Tëitter, dhe rrjetet tjera sociale.   

 

Neni 10 
Njoftimet 

1. Të gjitha njoftimet në lidhje me këtë Kontratë bëhen me shkrim dhe i dërgohen palës 
tjetër duke përdorur informatat kontaktuese të përcaktuara në informatat kontaktuese 
të disponueshme për palët të përcaktuara në këtë Nen.  

2. Çdo  njoftim  ose  komunikim  që  bëhet  sipas  kësaj  Kontratë,  do  të  konsiderohet  i 
mjaftueshëm nëse dorëzohet personalisht ose përmes postës elektronike apo zyrtare të 
certifikuar kur kërkohet konfirmimi i pranimit të shkresës. 

3. Njoftimi  konsiderohet  i  pranuar  kur  dorëzohet  sipas  postës  në  ditën  e  pranimit  nga 
pala ose i nënshkruar nga pala që ka pranuar.  

4. Çdo komunikim që bëhet përmes postës elektronike nga Klienti tek ONIMA dërgohet 
në këtë e-mail [email protected] 

5. Çdo komunikim që bëhet përmes postës elektronike nga ONIMA tek Klienti dërgohet 
në këtë e-mail -​ ----------------- 

6. Çdo komunikim që bëhet përmes postës zyrtare dërgohet në adresat si në vijim:  

6.1. Për ONIMA:  

“ONIMA Media” SH.P.K 

8

 

Rr. Veternik, PN, 10000, Prishtinë, Kosovë  
(rruga Prishtinë – Graçanicë) 

6.2. Për Klientin:  

_______________________________ 

 

7. Nga  ana  e  ONIMA  si  menaxher  ekezkutive  është  Erkand  Shabani  ndërsa  për  cdo 
informatë tjetër Klienti mund t’i drejtohet stafit të ONIMA-s. 

8. Nga  ana  e  Klientit  si  menaxher  ekezkutive  është  _​ __________,  ndërsa  për  cdo 
informatë caktohet ​_________  

9. Njoftimet  për  shkeljen  apo  ndërprerjen  e  kontratës,  ose  për  paraqitjen  e  kontestit 
duhet  të  dërgohen  përmes postës së regjistruar rekomande ose të dorëzohen në dorë 
apo mund të dërgohen edhe përmes e-mailit. 

 

Neni 11 
Kohëzgjatja e Kontratës 

1. ONIMA dhe Klienti  janë pajtuar që kjo Kontratë Bashkëpunimi të zgjasë ​3 (tre) vite, 
sipas kushteve dhe kriteve të përcaktuara në këtë Kontratë.  

2. Ndërprerja,  vazhdimi/ripërtrirja,  ndryshimi  i  kësaj  kontrate  do  të  bëhet  konform 
neneve relevante të përcaktuara në këtë Kontratë. 

 

Neni 12 
Ndërprerja e Kontratës 

1. Kjo  Kontratë  mbetet  në  fuqi  për  një  periudhë  prej  3​   (tre)  viteve  nga  data  e 
nënshkrimit të saj derisa nuk është ndërprerë nga cila do palë nga palët në përputhje 
me dispozitat e përcaktuara më poshtë dhe të kësaj kontrate në tërësi.  

2. Kjo  Kontratë  mund  të  ndërpritet  nga  cilado  palë  në  çfarëdo  kohe  dhe  me  efekt  të 
drejtëpërdrejtë  për  ndonjë  (shkelje  materiale)  të  ndonjërës  prej  kushteve  dhe 

9

 

termave të përcaktuara nga kjo Kontratë të dhëna nga palët dhe mes palëve kur nuk 
janë përdorur mjetet juridike brenda dy (2) muajve pas kërkesës me shkrim. 

3. Njoftimi bëhet me shkrim sipas përcaktimit në lidhje me komunikimin dhe mënyrat 
e komunikimit mes ONIMA dhe Klientit, të përcaktuar në Nenin 10. 

4. Kontrata konsiderohet e renovuar në rastet kur ONIMA dhe Klienti kanë vazhduar 
bashkëpunimin  dhe  kanë  vazhduar  të ndërmarrin të gjitha veprimet sipas kushteve 
të  kësaj  Kontrate  prej  momentit  të  lidhjes  së  kësaj  kontrate  përmes  publikimit  të 
këngëve  në  Kanal/e  dhe  përmbushjen  e  obligimeve  nga  të  dyja  palët  sipas  kësaj 
kontrate. 

 

Neni 1​3
Ndryshimi dhe plotësimi i Kontratës 

1. Kjo Kontratë mund të ndryshohet dhe plotësohet me propozimin e secilës palë. 

2. Propozimi  bëhet  me  shkrim  sipas  përcaktimit  në  lidhje  me  komunikimin  dhe 
mënyrat e komunikimit mes ONIMA dhe Klientit, të përcaktuar në Nenin 10. 

3. Çdo ndryshim, plotësim, aneks apo formë tjetër e amandamentimit të kësaj Kontratë 
e  cila  shpreh  vullnetin  e  lirë  të  të  dyja  palëve  dhe  kur  palët  janë  pajtuar  për 
ndryshimet  e  tilla,  ndryshimi,  plotësimi,  aneksi  apo  forma  tjetër  bëhet  pjesë 
përbërëse e kësaj Kontrate. 

4. Çdo ndryshim, plotësim, aneks apo formë tjetër e amandamentimit të kësaj Kontratë 
është efektive dhe e zbatueshme nga data në të cilën palët kanë nënshkruar. 

 
 

Neni 14 
Forca madhore (Force Majeure) 

1. Nëse  zbatimi  i  kësaj  Kontrate  ose  kryerja  e  ndonjë  obligimi  si  rezutlat  i  kësaj 
Kontrate është ndaluar, penguar apo interferuar nga ndonjë arsye e cila është jashtë 
kompetencave  dhe  kontrollit  të  palëve  (force  majeure),  pala  e  cila  nuk  është  në 
gjendje  të  që  kryej  obligimet  e  saj  njofton  palën  tjetër  me shkrim në lidhje me një 
pengesë të tillë (force majeure).  

10

 

2. Termi forcë madhore (force majeure) përfshinë, por nuk e kufizon, veprimet e Zotit, 
zjarrit,  eksplozivit,  dhunës,  stuhisë  ose  elementeve  të  tilla,  urdhëresave të ushtrisë 
ose  autoriteteve  civile,  or  nga  agjencitë  kombëtare  të emergjencave, luftës, grevës, 
ose ndonjë konflikti tjetër të kësaj natyre. 

3. Pala e falur obligohet që brenda një periudhe të arsyeshme dhe në bazë të rrethanave 
të eliminoj pengesat e tilla dhe t’i shmanget arsyetimeve të tilla për mos-ekzekutim 
të  kësaj  kontrate  dhe  obligohet  që  bëjë  çështë  e  mundur për të mënjanuar pasojat. 
Veprimet  e  kësaj  pale  që  duhet  të  ndërmirren  kanë  të bëjnë me kontrollin e saj në 
raport  me  palët  tjera  dhe  në  rrethanat  e  shkaktuara  qoftë  nga  punëtorët, zyrtarët, 
agjentët, apo bashkëpunëtorët e tjerë.  

 
Neni 15 
Gjuha kryesore dhe interpretimi 

1. Gjuha autentike e kësaj kontrate është gjuha shqipe. Edhe interpretimi i kontratës do 
të qeveriset nga kjo gjuhë e përcaktuar.  

2. Në  rast  të  ndonjë  mosmarrveshje  ndërmjet  plaëve  atëherë  palët  pajtohen  që  kjo 
kontratë të interpretohet në bazë të interpretimit logjik, gramatik dhe ligjor. 

3. Në po këtë gjuhë do të përpilohet e gjithë korrespondenca dhe dokumentet e tjera në 
lidhje me kushtet ligjore të kontratës që shkëmbejnë palët.  

 

Neni 16 
Dispozita të përgjithshme 

 

1. Nëse ndonjë dispozitë e kontratës konstatohet të jetë e paligjshme, e pavlefshme ose 
e pazbatueshme nga gjykata, dispozitat e tjera mbesin të plotfuqishme.  

2. Përveç nëse dhe derisa të mos përpilohet me shkrim dhe të nënshkruhet nga të dyja 
palët, asnjë Kontratë tjetër me qëllim të ndryshimit, modifikimit, lëvizjes, shpjegimit 
ose plotësimit të kushteve të kësaj kontrate nuk do të jetë e detyrueshme për palët.  

11

 

3. Në rast të mospërputhjeve në mes të gjuhës ose kuptimit të ndonjë pjese të tekstit të 
kësaj  kontrate  dhe  ndonjë  dokument  që  i  është  bashkëngjitur  kontratës,  do  të 
mbizotërojë gjuha ose kuptimi i pjesës kryesore të kësaj kontrate.  

4. Titujt e kësaj kontrate janë për ta lehtësuar referimin dhe nuk do të luajnë asnjë rol 
në interpretimin e kësaj kontrate.  

5. Kjo  kontratë  përmban  mirëkuptimin  e  plotë  të  palëve,  përvijon  ndarjen  e  plotë  të 
rrezikut  në  mes  tyre  dhe  përbënë  një  deklaratë  të  plotë  dhe  ekskluzive  të 
përkufizimeve dhe kushteve të Kontratës së tyre në lidhje me çështjet e përmendura 
në kontratë.  

6. Të  gjitha  bisedimet,  marrëdhëniet,  mirëkuptimet  dhe  marrëveshjet  me  shkrim  apo 
me  gojë  të  mëparshme  në  lidhje  me  këtë  kontratë  tani  zëvendësohen  nga  kjo 
Kontratë. 

Neni 17 
Dispozita të vecanta 

1. ONIMA  është  e  obliguar  të  bëjë  publikimin  e  materialit  në  internet,  në  kanalin 
YouTube  (të  ONIMA,  apo  të  Klientit  –  të  përcaktohet),  apo  platforma  tjera  të 
publikimit të videoincizimeve, videoklipeve, këngëve dhe materialeve të tjera.  

2. Në rast të publikimit të materialit në kanalin (YouTube apo kanalet tjera) të klientit, 
ONIMA do të ketë qasje në cilësi të “Manager” (tipit Menaxher), ndërkaq Klienti do 
të jetë Primary ose Oëner në pajtim me obligimet dhe të drejtat e cekura në pikën 1 të 
kësaj dispozite dhe kontratës në tërësi. 

2.1  Që  i  bie  se  ONIMA  do  të  merret  me  menaxhimin  e  Kanalit/ve  të  Klientit  në 
mënyrë që të realizohet qëllimi i kontratës dhe të gjenerohen të hyra nga platofrmat 
online  përmes Kanalit/ve që janë apo do të jenë online në përgjithësi dhe në vecanti 
të  merret  edhe  me  përmbajtjen  specifike  e  cila  vendoset  ne  Kanal/e  përmes 
promovimit  dhe  mënyrave  tjera  të  cilat  janë  në  të  njëjtën  formë  se  si  bëhet 
menaxhimi i Kanalit/ve në përgjithësi sipas kësaj kontrate. 

2.2  ONIMA  merr  për  obligim  që  përvec  menaxhimit  dhe  promovimit  të  kanalit  t’i 
kushtojë kujdes të vecantë dhe të arsyeshëm në menxhim dhe promovim edhe të cdo 
materiali që vendoset ne Kanal/et e Klientit në internet/online për të paktën aq muaj 

12

 

për sa është lidhur apo vazhduar kontrata, nga momenti i publikimit të cdo materiali 
të ri në Kanal/et e Klientit në internet. 

3. Në rast të publikimit të materialit në kanalin YouTube apo platformat tjera online të 
ONIMA, të gjitha qasjet dhe autorizimet i ka vetëm ONIMA. 

3.1 Onlina po ashtu merr për obligim që përmes përvojës, njohurisë dhe mjeteve që i 
ka  në  dispozicion  të  bëjë  përpjekje  maksimale  të  arsyeshme  duke  i  marrë  në 
konsideratë  të  gjitha  rrethanat  objektive  që  nuk  varen  nga  ONIMA  dhe  ato 
subjektive  në promovimin dhe rritjen e shikueshmërisë së videoklipeve, këngëve apo 
materialeve të publikuara në Kanal/e 

4. Logoja e ONIMA do të vendoset si Watermark, Cross promotion, Branding në video 
materialet që do të publikohen.  

5. Tek  publikimi  i  materialit,  tek  pjesa  e  përshkrimit,  do  të  përmendet ONIMA, qoftë 
përmes shkrimit me tekst, ose/dhe përmes hashtag # (#ONIMA). 

6. Publikimi  i  materialeve  nga  ONIMA  bëhet  vetëm  pasi  Klienti  t’i  ketë  dërguar  tek 
ONIMA, dhe pasi ONIMA t’i ketë pranuar ato. 

7. Dërgimi i materialeve për publikim nga ONIMA duhet të bëhet nga Klienti të paktën 
48 orë para orës (kërkesës për orën e publikimit) së kërkuar për publikim.  

8. ONIMA  do  të  tentoj  të bëj publikimin e materialeve edhe nëse ato janë dërguar pas 
afatit  prej  48  orës,  si  të  përcaktuar  në  paragrafin  7  dhe  8  të  këtij  Neni,  sidoqoftë, 
ONIMA nuk është përgjegjëse për cdo vonesë eventuale. 

9. Klienti obligohet që, Kanali ose kanalet e Klientit në të cilat ONIMA është në cilësi të 
Menaxherit apo cilësisë tjetër, ku ONIMA ka bërë publikimin e materialit dhe të cilin 
e  Menaxhon  vetëm  për  qëllimet  e publikimit, të mbaj në kontroll dhe në pronësi (si 
oligim  absolut)  këtë  apo  këto  kanale  dhe  pajtohet  që  të  siguroj  një hapësirë brenda 
kutisë së ‘kanaleve tjera’ për të vendosur kanalet e selektuara nga rrjeti i ONIMA për 
qëllimet e ndër-promovimit (cross promotion). 

10. Klienti  konfirmon  se  ka  të  gjitha  të  drejtat  në  lidhje  me  lejimet  e  nevojshme  që 
kërkohen  nga  ONIMA  për  publikimin  e  materialit  për  përdorim  specifik  në 
platformat online si YouTube, apo kanale të tjera. 

13

 

11. Klienti  obligohet  dhe  konfirmon  se  nuk  do  të  hyjë  në  asnjë  marrëdhënie  tjetër 
kontraktuale në lidhje me të njëjtin material me të cilin ka nënshkruar këtë Kontratë 
me  ONIMA  dhe  konfirmon  se  nuk  do  të  ndërmerr  asnjë  veprim  i  cili  mund  të 
konsiderohet si veprim në kundërshtim me konfliktin e interesit.  

12. Klienti  obligohet  se  nuk  do  të  bëjë  asnjë  transferim  të  të  drejtave  të  autorit,  të 
drejtave të përafërta, apo të drejtave tjera të pronësisë intelektuale të materialit me të 
cilin  ka  hyrë  në  marrëdhënie  kontraktuale  me  ONIMA  përderisa  kjo  Kontratë,  apo 
vazhdimi  i  kontratës  me  ONIMA  është  në  fuqi.  Transferimi  i tillë i të drejtave nga 
ana e Klientit do të kërkoj edhe pëlqimin e ONIMA.  

13. ONIMA  dhe  Klienti,  palët  e kësaj Kontrate, janë të obliguara që të distancohen nga 
cfarëdo  lloj  mashtrimi  në  lidhe  me  numrin  e  klikimeve,  shikimeve  të  materialeve, 
përfshirë por jo duke u kufizuar në lidhje me klikimet nga IP adresat ose kompjuterët 
e Klientit, apo të ndonjë pale tjetër të angazhuar apo në dijeninë e Klientit. 

14. ONIMA  dhe  Klienti,  palët  e  kësaj  Kontrate,  janë  të  obliguara të distancohet nga të 
gjitha pagesat, nxitjet, joshjet, reprezentatcionet ose kërkesat tjera të falsifikuara nga 
cfarëdo palë pa dijeninë e njëra tjetrës për të klikuar në reklama të ndryshme.  

15. Kushtet  e  veçanta  dhe  obligimet  e  palëve  sipas  këtij  Neni  të  kësaj  Kontrate  vlejnë 
përshtatshmërisht  për  të  gjitha  rrjetet  tjera  sociale,  apo  platforma  tjera  sociale  të 
publikimit të projekteve, të Klientit që mund të gjeneroj të hyra. Në rastet kur Klienti 
nuk  ka  rrjete  tjera  sociale,  apo  platforma  tjera  sociale  të  publikimit  të  projekteve, 
aktive  në  moment  e  nënshkrimit  të  kësaj  Marrëveshjes,  pajtohet  që  ONIMA  ka  të 
drejtën  ekskluzive  dhe  të  drejtën  e  përparësisë  së  menaxhimit  të  rrjeteve  dhe 
platformave të tilla.  

 

 

Neni 18 
Të drejtat në lidhje me palët e treta 

Palët  e  kësaj  Kontrate  nuk  synojnë  që  përmes  ndonjë  kushti  të  kësaj  Kontrate  t’i 
japin  ndonjë  të  drejtë  ose përfitim ose ndonjë të drejtë zbatimi ndonjë personi i cili 
nuk është Palë në këtë Kontratë. 

14

 

 
 

Neni 19 
Legjislacioni i zbatueshëm dhe juridiksioni 
1. Kjo  Kontratë  qeveriset  dhe  është  e  rregulluar  në  bazë  të  ligjeve  pozitive  të 
Republikës së Kosovës.  
2. Të  gjitha  mosmarrëveshjet,  konfliktet  apo  pretendimet  fillimisht  do  të  tentohen  të 
zgjidhen mes palëve. 
3. ONIMA dhe Klienti, palët e kësaj Kontrate, pajtohen se të gjitha kontestet në lidhje 
me kontratën të zgjidhen përmes në Gjykatën Themelore në Prishtinë 
 

Neni 20 
Dispozita përfundimtare 
Kjo Kontratë është përgatitur në 2 (dy) kopje origjinale nga dy për secilën palë dhe 
përmbanë 21 (njëzetenjë) Nene në gjithesjt 13​ ​ (trembëdhjetë) faqe. 
 
 

Neni 21 
Nënshkrimi 
1. Ne  palët  e  kësaj  Kontrate  personalisht  apo  përmes  përfaqësuesve të autorizuar, me 
rastin  e  nënshkrimit  të  Kontratës  dëshmojmë  që  kemi  lexuar,  kuptuar  dhe  jemi 
pajtuar me të gjitha kriteret, kushtet dhe obligimet e kësaj Kontrate.  
2. Kjo Kontratë hyn në fuqi në datën e nënshkrimit të saj. 

15

 

  Erkand Shabani 
Në emër të “ONIMA Media ” Sh.p.k: _________________ 
Nënshkrimi: 30​ Tetor, 2020 
Data:
Vendi: Prishtinë 
 
  NN NN 
Në emër të “ ____ “:    _________________ 
Nënshkrimi:  _________________ 
Data: _________________ 
Vendi:

16

 


Click to View FlipBook Version