Mësimdhënia dhe të nxënit e biologjisë 1 Dr. Zeqir Veselaj TITULLI I TEMËS: METODIKA E LËNDËS SË BIOLOGJISË QËLLIMI I TEMËS: Të diskutohet me studentët mbi metodikën e lëndës së biologjisë, konceptet bazë të mësimdhpnies dhe të nxënit si dhe fushën e studimit dhe parimet bazë të metodikës së biologjisë. OBJEKTIVAT E TEMËS: Objektivat e temës janë: Njohja rolin dhe funksionin e metodikës së lëndës së biologjisë si diciplinë shkencore dhe shkencë pedagogjike; Definicionet dhe kuptimet themelore të mësimdhënies; Definicionet dhe kuptimet themelore të të nxënit përfshirë ndërveprimin me mësimdhënien; Parimet bazë të të nxënit dhe ato unifikuese të të nxënit të biologjisë; Parimet bazë të shkencës së biologjisë dhe zhvillimin e aftësive shkencore në biologji; REZULTATET E TË NXËNIT: Në fund të temës studenti do të jetë në gjendje: - të definoj mësimdhënien dhe të nxënit si dhe ndërveprimin e këtyre dy proceseve në procesin edukativ; - të klasifikoj parimet bazë të të nxënit dhe ato të të nxënit të biologjisë; - të përcaktoj format e realizimit të të nxënit dhe ndërlidhjen e mësimdhënies dhe të nxënit; - të interpretoj parimet e shkencës së biologjisë; - të analizoj aftësitë shkencore që duket zhvilluar me mësimdhënien dhe të nxënit e biologjisë. LEXIME TE TJERA: - Paparisto A. 2016: Metodika e mësimdhënies në biologji, SHBLU, Tiranë - Musai B. 2008 “Mësimdhënia dhe të nxënit ndërveprues” Biologji, CDE, Tiranë
Mësimdhënia dhe të nxënit e biologjisë 1 Dr. Zeqir Veselaj METODIKA E LËNDËS SË BIOLOGJISË “Në tavolinën ku unë ulem, kam mësuar një të vërtetë të madhe. Përgjigja për të gjitha problemet tone kombëtare, përgjigja për të gjitha problemet e botës gjindet në një fjalë të vetme. Ajo fjalë është edukimi”. Lyndon B. Johnson Metodika e biologjisë objekt të studimit të saj e ka paisjen e studentëve-mësimdhënës me njohuri shkencore në fushën e mësimdhënies dhe të nxënit për të përcaktuar drejt mënyrat, format, rrugët dhe mjetet më efikase për zhvillimin sa më të mire të lëndës së biologjisë në shkollë. Metodika e biologjisë synon të motivoj lindjen e interesimit dhe kuriozitetit, të bëhet sa më e kuptueshme dhe të hedh bazat e formimit të përgjithshëm biologjik duke nxitur formimin e aftësive dhe shprehive praktike për jetën. Nëpërmjet studimit të metodikës realizohen dy qëllime kryesore: - E para- plotësohet kultura e përgjithshme profesionalo-pedagogjike e studentitmësimdhënës; - E dyta- të pajiset studenti-mësimdhënës me metoda konkrete për zgjidhjen e problemeve që i dalin përpara në praktikë, gjithmonë duke nënvizuar se këto çështje nuk shtrohen dhe nuk zgjidhen njëher e përgjithmonë. Një çështje metodike e zgjidhur në mënyrë të kënaqshme disa vjet më parë, sot mund të konsiderohet e papërshtatshme në mënyrën se si është p.sh. dikur parapëlqehej mësimdhënia shpjeguese, më vonë ajo shpjegueseilustruese, më pas ajo problemore dhe së fundi të nxënit me objektiva, të nxënit aktiv, që synon aftësimin për jetën bazuar në parimin “në orën e mësimit nuk ka mësimdhënie pasive por mësimdhënie aktive”. Detyra e metodikës së biologjisë është grumbullimi dhe përgjithësimi i përvojës së mësuesve të talentuar e të spikatur në punën e mësimdhënies për të pasuruar në vazhdimësi aspektet e saj teorike e praktike. Në tërësinë e saj metodika e biologjisë ndihmon mësuesit e biologjisë për të realizuar nivel sa më të lartë detyrat mësimore dhe të edukimit që shtron para shkollës formimi i gjithanshëm në diciplinën e biologjisë. Metodika e biologjisë orienton dhe ndihmon mësuesit për ngritjen dhe paisjen e kabineteve të biologjisë me mjetet e nevojshme për zhvillimin e procesit mësimor. Për këtë ajo përfshin krahas materialit teorik dhe një sërë punësh laboratorike që ndihmojnë në aftësimin praktik për ngritjen e bazës materiale. Metodika e biologjisë si disciplinë shkencore dhe shkencë pedagogjike Qëllimi i metodikës së biologjisë është përcaktimi i formave dhe metodave më të përshtatshme, racionale dhe efikase në organizimin e orës së mësimit të biologjisë në shkollë, për një përvetsim aktiv, të ndërgjegjshëm e të qëndrueshëm të dijeve dhe për zbatimin e tyre në jetë dhe praktikë. Si disciplinë shkencore, metodika e biologjisë realizon lidhjen funksionale midis njohurive shkencore të diciplinave biologjike dhe metodave e formave të mësimdhënies e të nxënit aktiv. Si shkencë pedagogjike, metodika është e lidhur ngushtë me psikologjinë dhe pedagogjinë, parimet dhe arritjet e të cilave i zbaton gjerësisht. Sipas këtyre parimeve të nxënit dhe edukimi realizohen me sukses vetëm kur ato janë në përputhje me moshën dhe pjekurinë e nxënësve. Nëse materialet mësimore nuk do t`i përshtaten moshës së nxënësve, ai do të jenë të paasimilueshme nga ana e tyre. Metodika e biologjisë e shikon përvetësimin e dijeve në zhvillim të pandërprerë nga mësimi në mësim, nga tema në temë, nga klasa në klasë duke ndjekur gjithnjë formimin dhe zhvillimin e koncepteve shkencore për objektet dhe dukuritë biologjike, zgjerimin e horizontit shkencor për të arritur së fundmi në formimin e plotë të nxënësve në lëndën e biologjisë. Ajo shikon përvetsimin
Mësimdhënia dhe të nxënit e biologjisë 1 Dr. Zeqir Veselaj e dijeve në lidhje të ngushtë e në varësi me të gjithë komponentët e përcaktuara nga programi mësimor duke bërë një vlerësim të plotë në varësi nga detyrat mësimore dhe edukative që qëndrojnë para saj. Metodika e biologjisë, respektivisht metodat e mësimdhënies dhe format e organizimit të procesit mësimor që ajo trajton, nuk i konsideron statike por të ndryshueshme në varësi nga mosha e nxënësve, nga materiali mësimor që trajtohet dhe nga baza material që nevojitet. Ndërsa procesin e organizimit të orës mësimore dhe bazën material e shikon në varësi organike nga përmbajtja dhe metodat që përdoren. Për më tepër duhet theksuar që ajo nuk duhet konsideruar si një përmbledhje recetash të gatshme për të zbatuar një krijimtarit në çdo lëndë, temë apo klasë. Duke mbajtur parasysh se për përvetësimin e ndërgjegjshëm, aktiv e të qëndrueshëm të dijeve biologjike, metodika e biologjisë parashtron metoda të ndryshme të mësimdhënies të bazuar kryesisht në vrojtime të drejtpërdrejta të objekteve dhe dukurive biologjike në punën e pavarur të nxënësve, punët praktike etj. duke parashtruar forma të veçanta të organizimit të punës mësimore dhe educative siç janë ekskursionet në natyrë, në qendrat shkencore, mësimet laboratorike, detyrat e shtëpisë të cilat shpesh organizohen në formën e eksperimenteve me afate të ndryshme kohore. Në praktikën e saj metodika e biologjisë është gjithnjë në kërkim të zgjidhjeve të reja sa më të përsosura të detyrave mësimore dhe të edukimit që shtrohen në kurrikulën shkollore, prandaj metodika konsiderohet si një disciplineë shkencore dinamike. Metodika e biologjisë në themelin e saj e ka informacionin shkencor që trajtohet nga diciplinat biologjik në shkollë, të cilat në bazë të kurrikulës japin njohuri mbi botën e gjallë, përbërsit kryesor të saj, bimët dhe shtazët për ndërtimin e tyre morfo-anatomik, indor e qelizor si dhe për dukuritë e shumta që lidhen me aktivitetin jetësor të qenieve të gjalla, bashkëveprimin e tyre mes vete dhe me mjedisin e jashtëm ku jetojnë. Poashtu metodika studion marrëdhëniet e ndërsjella të njeriut me botën e gjallë që rrethon dhe ndikimin e tij në të. Detyrat e diciplinave biologjike që zhvillohen në shkollë janë si më poshtë: - Të japin njohuri të sakta shkencore për natyrën; - Të pajisin nxënësit me aftësi vëzhguese në natyrë; - Të zhvillojnë të menduarit aktiv; - Të pajisin nxënësin me shprehi të punës së pavarur; - Të zhvillojnë të folurit në gjuhën shkencore; - Të ngjallin kurreshtje dhe respekt për natyrën dhe resurset e saj; - Të aftësoj nxënësit që të dalloj të bukurën në natyrë; - Të njoh nxënësit me zhvillimet ekonomike të zonës ku jetojnë; - Të kultivoj humanizmin dhe edukatën qytetare; - Të jap shprehi të plota të kulturës së përgjithshme higjenike. Një nga elementet më të rëndësishme që merr përsipër të studioi dhe të ketë parasysh metodika e biologjisë janë lidhjet ndër-lëndore të cilat nënkuptojnë ndërlidhjen e njohurive biologjike me diciplinat e tjera shkencore si kimia, fizika, gjeografia etj. Këto ndërlidhje janë të nevojshme për të kuptuar materialin biologjik, njëherësh edhe për të unifikuar botëkuptimin për natyrën dhe jetën. Kështu p.sh. një nga dukuritë më të rëndësishme të aktivitetit të qenieve të gjalla është procesi i shkëmbimit të gazeve që kryhet në mënyra të ndryshme dhe në organe të ndryshme. Por shkëmbimi i gazeve nuk mund të kuptohet nësë nxënësi nuk njeh mirë vetitë e gazeve, proceset e oksido-reduktimit, osmoza, difuzioni të cilat duhet t`i marrin nga fizika dhe kimia. Ose shpërndarja e bimëve dhe shtazëve në botë nuk mund të mësohet nëse nuk dihen karakteristikat gjeografike që përcaktojnë këtë shpërndarje, që mësohen në gjeografi.
Mësimdhënia dhe të nxënit e biologjisë 1 Dr. Zeqir Veselaj Një detyrë e rëndësishme e metodikës është edhe njohja e ligjshmërive të përgjithshme të mësimdhënies, e metodave dhe formave të organizimit dhe vlerësimit të procesit mësimor për t`i vënë ato në shërbim të përvetsimit më të mire të lëndës së biologjisë në veçanti dhe formimit global të nxënësit në përgjithësi duke bërë që ajo të marrë një rëndësi të veçantë si discipline thelbësore në formimin e studentëve-mësidhënës. Edukimi- një proces rritje dhe ndryshimi Malcolm S. Knowles (1913-1997), një ekspert i shquar i pedagogjisë për të rritur (andragogjisë), për herë të pare prezantoi konceptin e edukimit si një proces që jep si produkt rritjen dhe ndryshimin. Sipas këtij koncepti dallojmë qartë tre momente kryesore në procesin e edukimit: 1. Procesi- edukimi është procesi i të nxënit gjatë të cilit çdo veprimtari e veçantë luan rolin e vet. Të nxënit cilësor ndodh pa ndërprerë dhe gjatë çdo ditë të jetës, në çdo eksperiencë të jetuar e dëgjuar, si dhe gjatë ndjekjes së procesit edukativ në shkollë dhe jashtë saj. 2. Rritja- çdo njeri që merr pjesë në procesin e edukimit duhet të jetë i aftë që të mendoj në mënyra të reja, të kryej dhe përmbush detyra të reja, të shikoj informacionin e grumbulluar nga një perspektivë e re si gjatë përmbushjes së programeve edukative ashtu edhe me përmbylljen e tyre. Me këtë kuptojmë që për të qenë programi i edukimit efektiv, si rezultat i tij duhet të vij rritja dhe formimi personal. 3. Ndryshimi- çdonjëri që përfshihet në procesin edukativ duhet të ndjek dhe të prek realisht disa nivele të transformimit dhe kompletimit të tij. Ky transformim mund të ndodh përmes: mënyrës së re të të kuptuarit, përsosjes së aftësive ekzistuese dhe ngritjes së aftësive të reja. Edukimi promovon ndryshimin dhe kjo jo gjithmonë dëshirohet dhe pranohet nga të gjithë. Ndryshimi në vetevete përbën thelbin respektivisht nxitësin e zhvillimit shoqëror. Procesi i edukimit jep mundësinë e sigurimit të mënyrave të reja të të menduarit dhe vepruarit. Në procesin e edukimit është e pamundur të paraqiten ose parashihen të gjitha situatat me të cilat nxënësi do të ndeshet në jetë. Në fakt edukimi në shkollë tenton të jap vetëm një kornizë informacionin të ri dhe të siguroj kuptimin dhe përvetsimin e teorive bazë. Në të njëjtën kohë, shkolla duhet të krijoj mundësitë që nxënësit të zbatojnë dhe adaptojnë ato që mësojnë në një numër situatash e gjendjesh që në bankat e shkollës. Kjo ndihmon në shëndrrimin e informacionit të përgjithshëm dhe teorive bazë nga të përgjithshmet në praktika dhe situate funksionale. Çdo pjesë e edukimit përfshirë edukimin biologjik në shkollë, përfaqëson në vetvete një stad apo moment që ka në fokus të tregoj vetëm përvojën dhe ekspertizën e fushës. Në fakt fokusi dhe qëllimi i çdo programi mësimor në kuadër të edukimit është që çdo nxënës të mund të aftësohet për të realizuar në mënyrë efektive, me fantazi dhe logjikë si brenda dhe jashtë mjedisit të të nxënit gjithçka që ka mësuar dhe është aftësuar duke siguruar kështu një gjeneratë të suksesshme për jetën. Sot mësimdhënësit e biologjisë kanë për detyrë që krahas mësimdhënies së biologjisë të mësojnë nxënësit edhe me konceptet e edukatës qytetare si pjesë organike e edukimit mjedisor dhe shëndetësor duke ndihmuar kështu një formim të plotë dhe bashkëkohor të tyre. Çka është mësimdhënia? Mësimdhënia në rastin më të thjeshtë definohet si “veprimi i një personi që jep mësim; profesioni i një mësuesi”. Mësimdhënia mund të shihet si një “tërësi strategjishë, taktikash, procedurash pedagogjike, motivimi dhe matje e vlerësim të njohurive, aftësive dhe vlerave si dhënie ose transmetim njohurishë përmes organizimit të veprimtarive të nxënësve”. Mësimdhënia është e
Mësimdhënia dhe të nxënit e biologjisë 1 Dr. Zeqir Veselaj qëllimshme dhe planifikuar. E qëllimshme sepse gjatë saj realizohen qëllime dhe objektiva të caktuara mësimore. E planifikuar pasi paraqet një process të studiuar e i cili nuk ndodh rastësisht. Mësmidhënia në tërsinë e saj është një kompleks marrëdhëniesh, mjeshtrishë, aftësish dhe sjelljesh. Në aspektin deskriptiv, definicionin e mësimdhënies mund të përshkruhet në disa forma. 1. Mësimdhënia si sukses- "mësimdhënia është ajo që rezulton në të nxënit". Ka të meta me këtë formë të përkufizimit. Mësimi është përgjegjësi e mësimdhënësit. Po nëse nxënësit nuk mësojnë, a është ky faji i mësimdhënësit?. Me këtë përkufizim, një vëzhgues i jashtëm nuk mund të tregojë nëse mësimdhënësi në të vërtetë po jep mësim p.sh. nuk mund ta vëzhgojë mësuesin të shoh nëse të nxënit po ndodh vërtet. 2. Mësimdhënia si veprimtari e qëllimshme- "mësimdhënia është ndërrmarrja e detyrave ose aktiviteteve të caktuara, qëllimi i të cilave është të nxisë të nxënit". Një mësues mund të parashikojë që aktivitete të caktuara do të rezultojnë në të nxënë, por jo edhe ta garantoj atë. Me pak fjalë, mësimdhënia e suksesshme nuk mund të reduktohet në një sërë rregullash të përgjithshme ose në një model të përcaktuar sjelljeje. 3. Mësimdhënia si veprimtari normative- mësimdhënia normative kërkon që aktivitetet e mësimdhënies të përputhen me kushte të caktuara etike që janë: - informimi- (informacioni me shpjegime ose prova, pa përvoja të prezantuara; - udhëzim- trajnim dhe informim; - trajnimi- sjellje respektuese ndaj rregullave; - kondicionimi - sjellja që i bindet stimulit; - mësimdhënia- proceset e verifikimit, shqetësimi për atë që mendon nxënësi, përgatitja e tyre për veprim të pavarur. 4. Mësimdhënia si shkencë- "mësimdhënia është procesi i kryerjes së atyre aktiviteteve që përvoja ka treguar se është efektive në marrjen e të nxënit nga ana e nxënësve". Problem kryesor është se ka pak kërkime që pajtohen në mënyrë sistematike për diçka. Një përkufizim shkencor ndoshta edhe nuk është i mundur duke pasur parasysh autonominë e nxënësve. Definicioni punues i mësimdhënies është se "mësimdhënia është procesi gjatë të cilit ndërmerren detyra ose veprimtari të caktuara etike qëllimi i të cilave është të nxisë të nxënit". Joyce dhe Well (1986) identifikojnë katër kategori modelesh mësimdhënie: 1. Modelet e përpunimit të informacionit- të cilat mësojnë aspektet metakognitive të të nxënit, d.m.th. duke u përqëndruar në përvetësimin dhe organizimin e informacionit dhe pjesëve përkatëse të dijes. 2. Modelet personale- të cilat përqendrohen në zhvillimin të vetëvlerësimit, vetë-vetëdijës, përgjegjësisë personale, krijimtarisë individuale dhe zhvillimin e shkathtësive ndërnjerëzore përmes bashkëveprimit. 3. Modelet e ndërveprimit shoqëror- të cilat përfshijnë energjinë kolektive të grupit, theksojnë vlerat e të nxënit bashkëpunues, dhe promovimin e aftësive sociale duke përfshirë vetëdisiplinën, negocimin, demokracinë etj. 4. Modelet e sistemeve të sjelljes- të cilat theksojnë idenë se në një mjedis të strukturuar, sjellja mund të mësohet dhe modifikohet përmes përforcimit dhe reagimeve të vazhdueshme. Përforcimi dhe reagimet përfshijnë metoda mësimore të interpretimit të roleve përmes bashkëveprimit të nxënësve.
Mësimdhënia dhe të nxënit e biologjisë 1 Dr. Zeqir Veselaj Përkufizime tjetra të mësimdhënies mund të përmendim edhe disa si në vijim. “Mësimdhënia është drejtimi nga mësuesi i situatës mësimore dhe të të nxënit”- pra përfaqëson një proces që qëndron në bazë të veprimtarisë së mësuesve. Mësimdhënia nuk është gjë tjetër përveq se procesi i dhënies së mësimit. Mësimdhënia kërkon sens, forcë dhe përgjegjësi. Do të ishte shumë e thjeshtë sikur e vetmja gjë që duhet të bëj mësuesi të ishte planifikimi i mësimdhënies dhe bashkëveprimi me nxënës për ta zbatuar atë. Por ora mësimore është shumë më komplekse, pasi ka një larmi nxënësish me nivele të ndryshme njohurishë dhe kërkesa të ndryshme dhe kjo e bën të vështirë zbatimin e ores siç mësuesi e planifikon. Për mësuesit e rinj sidomos del në pah problemi i njohur si “marrje e klasës në dorë”. Një mësues (sidomos i ri në profesion) duhet të kuptoj se të japësh mësim nuk është thjeshtë të qëndrosh në këmbë para klasës. Thelbësore për mësuesin është që të mësohet dhe përgatitet se: - Çfarë do tu mësoj nxënësve? - Çfarë duhet të mësojnë ata? - Si t`i japim këto njohuri? - Si t`i kontrollojmë nxënësit - Si t`i vlerësojmë ata por edhe veten?. Mësimdhënia i shkencë dhe art Mësimdhënia është procesi gjatë të cilit mësuesit ndihmojnë nxënësit që të mësojnë material të përzgjedhura dhe të dizejnuara më parë, e të cilat së bashku e përbëjnë kurrikulën shkollore të biologjisë. Pavarësisht se bazohet në normat pedagogjike, mësimdhënia si proces është edhe shkencë edhe art. Është edhe art sepse mësuesi duhet ta aktivizoj të gjithë kapacitetin e tij kreativ për të përcjell përmbajtjen shkencore tek nxënësit në formën më të mirë që ata e kuptojnë. Mësimdhënia si art mbështetet fuqishëm në intuitën e cila është baza e veprimit, ndërsa mësimdhënia si shkencë varet në rend të parë nga modeli i drejtuar nga qëndrime të sjelljes. Procesi i mësimdhënies si art e shtyn mësuesin të vërë në veprim gjithë kapacitetin e tij shkencor dhe pedagogjik në frymë krijuese. Arti i mësimdhënies nënkupton që një mësues i mirë të përdor metoda të tilla, me të cilat lë gjurmët e veta në mendjen e çdo nxënësi me të cilin punon. Gjëja më themelore është një stil i mësimdhënies humane dhe dashamirëse. Arti i mësimdhënies është gjithmonë një bashkëvepim dinamik i individëve (mësuesve me nxënës dhe nxënësve me nxënës) në të cilën vazhdimisht duhet të merren vendime. Mësuesi duhet të ndjehet përgjegjës për vendimet që merr, për efektin që ato do të kenë te nxënësit si dhe për rrugën që ai duhet të ndjek për zbatimin dhe realizimin e tyre. Me këtë mësuesi bëhet i plotfuqishëm në vendimet që merr. Prandaj mësimdhënia duhet të jetë e menduar mire dhe e planifikuar drejt. Që të marr vendime sa më të drejta në procesin e mësimdhënie, mësuesi duhet të ketë parasysh jo vetëm përmbajtjen e lëndës biologjike por edhe aftësitë që duhet të zotëroi nxënësi për të abasorbuar më mire materialin mësimor të caktuar. P.sh. nëse në një klasë të caktuar do filloni të flisni për evolucionin e sistemit të qarkullimit të gjakut, pa dhënë paraprakisht skemat e qarkullimit të gjakut te grupet e ndryshme, do të ishte një absurditet pasi nxënësi thjeshtë nuk do të kuptoj asgjë se si ka rrjedh ai evolucion. Një mësues i mirë në radhë të pare duhet të dijë se nëse ka një të vërtetë të pamohueshme në procesin e mësimdhënies është se “në mësimdhënie nuk ekziston një mënyrë e vetme për të mësuar dike ose diçka”. Dimensionet dhe fazat e procesit të mësimdhënies Mësimdhënia si proces i ka disa dimensione të cilat janë paraqitur si më poshtë.
Mësimdhënia dhe të nxënit e biologjisë 1 Dr. Zeqir Veselaj - Dimensioni intelektual- i cili ka të bëj me transmetimin brez pas brezi të njohurive dhe përvojave më të mira, pra me transmetimin e vlerave intelektuale, të aftësive analizuese, sintetizuese, abstrahuese dhe të tolerancës. - Dimensionin praktik- edukimi i nxënësve me njohuritë, shprehitë dhe aftësitë e domosdoshme për të qenë të aftë të orientohen me lehtësi në situata të ndryshme praktike duke realizuar kështu synimin final të shkollës që është përgatitja e një brezi të ri të suksesshëm për tu ballafaquar me sfidat e jetës. - Dimensionin reflektues- ka të bëj me mënyrën se sa dhe si ndikon procesi i mësimdhënies në sjelljet, qëndrimet dhe në gjykimet e pritshme të nxënësve në ridimensionimin dhe përpunimin e tyre. Këtu duhet të theksojmë se vlera e mësuesit nuk është të transmetoj njohuri shkencore dhe akademike por mbi të gjitha të transmetoj edukatë qytetare. Mësuesi edukon edhe me performacën e tij, me komunikimin, tolerancën dhe me humanizmin që ai transmeton duke ndikuar në dimensionin reflektues të mësimdhënies. - Dimensionin emocional- çdo mësues duhet të kuptoj se krahas detyrës së dhënies dhe transmetimit të njohurive, aftësive, shprehive, sjelljeve dhe qëndrimeve, ai duhet të përfshijë në mësimdhënie edhe vlerësimin e ndjenjave, dëshirave dhe të mendimeve të brendshme të nxënësve. Mësuesit duhet të jenë të ndërgjegjshëm se edhe emocionet e tyre janë pjesë e pandashme e procesit të mësimdhënies dhe si të tilla ato përfshihen në mësimdhënie dhe i japin ngjyrës asaj. Një mësimdhënie efektive arrihet përmes transmetimit të emocioneve pozitive, të cilat motivojnë nxënësit duke nxitur dëshirat dhe interesin e nxënësve. Mësimdhënia është proces që rrejdh dhe përfshin në vete tri faza shumë të rëndësishme të cilat nuk duhen nënvleftësuar. Këto janë faza paravepruese, bashkëvepruese dhe pasvepruese, kus secila përfshin momente të rëndësishme të paraqitura në Tabelën1. Fazat Momentet Paravepruese - marrja e vendimeve në nivelin pedagogjik, psikologjik e shkencor; - planifikimi i hapave të mësimdhënies - skicimin e mësimdhënies bazuar në filozofinë e aftësive të nxënësve për jetën; - përgatitjen e materialeve didaktike - krijimi i mjedisit mësimor të përshtatshëm për moshën dhe nivelin e nxënësve dhe motivimin e tyre; - planifikimi i kohës për realizimin e secilit aktivitet mësimor. Bashkëvepruese - bashkëpunimi mësues-nxënës dhe nxënës-nxënës; - përdorimi i metodave dhe teknikave të mësimdhënies; Pasvepruese - vlerësimi i të nxënit, të aftësive, njohurive dhe të shprehive të fituara, performanceën e nxënësve etj. - vetvlerësimi i komunikimit, mënyrës së transmetimit të dijeve, të njohurive e të shprehive krahas metodave, teknikave, strategjive dhe materialeve të përdorura; - ri-drejtimin e mësimdhënies, pyetjeve etj.; - ri-skicimin e mësimdhënies dhe fazave të saj; - vlerësimin e programit mësimor dhe të efektit të tij tek nxënësit, - vlerësimin e mundësive për ndryshim. Metodat e mësimdhënies së biologjisë Meqenëse lënda e biologjisë përfshin një larmi të madhe njohurish, objektesh, ligjesh natyrore, teorishë fusha dhe nën-fusha studimi metodat e mësimdhënies duhet tu përshtaten këtyre
Mësimdhënia dhe të nxënit e biologjisë 1 Dr. Zeqir Veselaj nevojave. Prandaj metodat e përdorura në orën e biologjisë mund të jenë të shumta dhe të larmishme. Tepër e rëndësishme për mësimdhënësin në një orë mësimore është zgjedhja e drejtë e metodave mësimore për temat e caktuara biologjike. Kjo do të siguroj një përvetësim sa më të mire dhe të qëndrueshme të njohurive nga ana e nxënësve. Mësuesit duhet të kenë parasysh se nxënësit përmes metodave më të shumta të mësimdhënies, aktivizojnë më shumë shqisa për të nxënë dhe kuptuar Studime të shumta kanë treguar se: njerëzit mbajnë mend vetëm 10% të asaj që lexojnë, 20% të asaj që dëgjojnë, 30% të asaj që fiksojnë, 50% të asaj që dëgjojnë dhe shiqojnë, 70% të asaj të dëgjojnë, shikojnë dhe flasin, ndërsa 90% kur dëgjojnë, shikojnë, flasin dhe kryejnë veprimtari (veprojnë). Kjo quhet edhe kredoja e të nxënit aktiv. Ekzistojnë disa kritere bazë për përzgjedhjen e drejtë dhe të përshtatshme të metodave në mësimdhënien e biologjisë: - Si mund të bartet më mirë informacioni- d.t.th. si mund të bëhet përputhja më e mirë ndërmjet përmbajtjes që do të transmetohet dhe metodave që do të përdoren për transmetimin e saj (zgjedhja e metodave më efikase në funksion të përmbajtjes)? - Cila është rruga më e mirë metodike për arritjen e objektivave të vendosura? - Cili është statusi dhe përbërja e klasës? - Cilat janë disa nga aspektet e veçanta të asaj që ju doni të arrini dhe cila metodë mund t`ju ndihmoi për të arritur ato?. E rëndësishme është të kuptohet se asnjëherë metodat e mësimdhënies nuk duhen parë si një veprimtari e njëanshme, pasi ashtu si edhe procesi mësimor, karakterizohen nga një bashkëveprim i dyanshëm dhe i vazhdueshëm midis mësuesve dhe nxënësve në njërën anë, si dhe ndërmjet nxënësve me njëri tjetrin në anën tjetër. Për të arritur një zbatim sa më të saktë dhe efikas të metodave të mësimdhënies, mësuesi duhet që të zotëroj lëndën respektivisht materien biologjike dhe në të njëjtën kohë të ketë një përgatitje të lartë shkencore dhe teorike të fushës pedagogjike. Metodat dhe teknikat e mësimdhënies janë procedura standarde që përdorin mësuesit në bashkëveprim me nxënësit për paraqitjen dhe zhvillimin e materialeve dhe veprimtarive mësimore për të arritur qëllimet, objektivat dhe rezultatet e të nxënit. Në aspektin historik, deri vonë kanë mbizotëruar metodat të cilat e kanë pasur mësuesin në qendër, por vitet e fundit ky trend ka ndryshuar. Metodat e mësimdhënies sot tentojnë që ta vendosin nxënësin në qendër të aktiviteteve mësimore në klasë dhe jashtë saj në rastin e biologjisë. Ky ndryshim ka quar në përpunimin e një sërë metodash funksionale për të ndihmuar mësimdhënien dhe mësimnxënien aktive. Kështu, studiuesit e mësimdhënies tashmë i ndajnë metodat në katër grupe të mëdha: 1. Metodat me në qendër mësuesin- që synojnë dhënien e informacionit dhe të njohurive dhe zhvillojnë bazën e zhvillimit të të menduarit të mëtejmë. Në këto metoda bëjnë pjesë metodat tradicionale si shpjegimi, ligjërimi, demonstrimi etj. 2. Metodat me në qendër nxënësin- që bazohen në parimi se nxënësi meson më mire duke vepruar vet. Këto metoda ndahen më tej në dy nëngrupe: 3. Metodat dhe teknikat e punës në grup- ku për të formuar njohuritë shkfytëzohet bashkëveprimi dhe bashkëpunimi i nxënësve. Këtu mund të përmendim punën në grupe të vogla, diskutimin, debatin etj. 4. Metodat dhe teknikat e hulumtimit- të cilat u japin mundësi nxënësve të mësojnë e të praktikojnë aftësitë, të nxjerrin përfundime e përgjithësime si dhe të aftësohen për t`i përdor ato në funksion të rrethanave. Këtu përfshihen vrojtimi, eksursioni, hulumtimi, zgjidhje e problemeve, projekt kërkimor etj.
Mësimdhënia dhe të nxënit e biologjisë 1 Dr. Zeqir Veselaj Tregimtar Autoritar Bashkëpunues Ndihmës Lehtësues Inputi i mësuesit Inputi i mësuesit Inputi i mësuesit Inputi i mësuesit Inputi i mësuesit Inputi i nxënësit Inputi i nxënësit Inputi i nxënësit Inputi i nxënësit Inputi i nxënësit Nxënësi i varur nga mësuesi Bashkëpunëtor Nxënësi i pavarur nga mësuesi Fig. Ndryshimi i rolit dhe inputeve të mësuesit dhe nxënësve për nga metodat Siç shihet nga figura, gjatë aplikimit të metodave klasike dhe atyre bashkëkohore, nxënësi kalon nga një pozicion i varur nga mësuesi drejt atij bashkëpunëtor dhe krejt i pavarur në aktivitetin e vet mësimor. Në këtë kalim duket se ndryshojnë ndjeshëm si nevojat e nxënësve ashtu edhe reagimi i mësuesit kundrejt tyre. Pozicioni i nxënësit Kur dhe çka ndodh? Nevojat e nxënësve Reagimi i mësuesit I varur Ndodh gjatë veprimtarisë hyrëse, në prezantimet e reja ku ka pak ose aspak informacion rreth temës Të strukturohet Të drejtohet Të përforcohet Të inkurajohet Të vlerësohet Jep leksion Demonstron Jep detyra Kontrollon Përforcon Vlerëson Jep material për lexim Bashkëpunëtor Ndodh kur nxënësi ka njohuri, informacion ose ide dhe dëshiron t`i ndaj ato me të tjerët duke nxitur diskutim. Të meditoj Të veproj Të praktikohet Të vëzhgoj Të marrë pjesë aktive Të vlerësoj Të eksperimentoi Bashkëpunon Pyet Jep modelin Shfaq opinion Koordinon Vlerëson menaxhon I pavarur Ndodh kur nxënësi ka njohuri dhe dëshiron të vazhdoj të mësoj vet; ose ka pasur përvojë të suksesshme duke punuar vet në një situate të re; ose mund të ndjej që mësuesi nuk është gjithmonë burim informacioni për nevojat e tij/saj. Të ndërgjegjësohet Të eksperimentoi Të mbështetet pa e gjykuar E lejon Jep opinion Siguron burime Konsulton Dëgjon Negocion Vlerëson Delegon Inkurajon Krijon atmosferë Hapat e procesit të mësimdhënies Mësimdhënia si proces kalon nëpër disa faza të cilat përmbajnë elemente dhe detaje specifike. Për të realizuar një mësimdhënie komplete, duhet të ndiqen këta hapa në funksion të planifikimit të saj: caktimi i objektivave/reazultateve të të nxënit; zgjdhja e përmbajtjes (lënda e planifkikuar
Mësimdhënia dhe të nxënit e biologjisë 1 Dr. Zeqir Veselaj plus tekstet alternative); zgjedhja e procedurave dhe metodave efikase; të mbajturit e mësimit dhe matja dhe vlerësimi i arritjeve. Caktimi i objektivave/rezultateve të të nxënit- për të përcaktuar drejt objektivat mësimor, duhen analizuar mirë procesi mësimor dhe për qëllim të ndryshimit të sjelljeve (ndjenja dhe veprime) dhe të qëndrimeve ndaj çështjeve dhe situatave të ndryshme duhen marrë prasysh: - kompleksitetin e jetës; - shpeshtësinë e ndryshimit të realitetit; - përgatitjen e nxënësve për jetën; - psikologjinë e nxënësve; - formimin dhe historikun e tyre. Zgjedhja e përmbajtjes- zgjidhet nga Korniza Kurrikulare e Kosovës dhe Kurrikulat Bërthamë që derivojnë nga ajo. Zgjedhja e përmbajtjes bazohet edhe në objektivat ose rezultatet e të nxënit si dhe planprogramin mësimore të aprovuar. Zgjedhja e përmbajtjes është moment kritik që mund të vendoset në funksion të të nxënit ose të pengoj atë. Për të zgjedhur përmbajtjen duhet: - Të vendosim se çfarë duhet të përfshihet- përmbajtja duhet të jetë e lidhur me atë që është vendosur të arrihet me objektivat respektivisht me rezultatet e të nxënit. Përmbajtja duhet të përmbledh një sasi të mjaftueshme teorie, në funksion të shpjegimit të lëndës dhe aplikimit të saj. - Sistemimi i informacionit- ka mënyra të ndryshme se si mund të arrihet kjo, por parimi kryesor është të ndihmoj nxënësit që renditja e përzgjedhur të ndihmoj në maksimum të nxënit që nënkupton të ndihmohen nxënësit në absorbimin e informacionit, në klasifikimin me lehtësi të tij. Kjo d.t.th. që përkrah informacionit të njohur me pare, të mund të klasifikohet drejt edhe informacioni i ri duke realizuar lidhjen funksionale e logjike mes tyre. Për këtë mund të ndiqen parimet në vijim: kronologjia; nga e thjeshta tek kompleksja; nga e veçanta tek e përgjithshmja dhe nga e përgjithshmja tek e veçanta. Zgjedhja e proceduarve dhe metodave- Për të përcaktuar procedurat ose ndryshe hapat logjik që do të zbatohen gjatë mësimdhënies, mësuesi duhet të ketë të qartë strategjinë. Strategjia përfaqëson një drejtim të përgjithshëm dhe një plan të caktuar. Procedura në vetvete përmbledh taktikat dhe teknikat e mësimdhënies. Teknikat përfshijnë metodat që përdoren për të realizuar strategjinë në përputhje me situatën mësimore. Teknikat mësimore realizohen nëpërmjet aplikimit të hapave të ndryshme e që varirojnë. Se cilat procedura, strategji, metoda dhe teknika do të përzgjedh mësuesi për mësimdhënie varet nga: - Tema mësimore që do të zhvillohet; - Objektivate/rezultatet e përcaktuara gjatë planifikimit; - Mjetet në dispozicion për orën mësimore; - Shkallën e njohjes së nxënësve; - Moshën dhe psikologjinë e nxënësve; - Vendin se ku do të zhvillohet mësimi; - Koha në dispozicion; - Roli që do të luajnë mësuesi dhe nxënësit në procesin mësimor konkret. - Të dhënit mësim- përmbledh zbatimin e asaj që është planifikuar më pare si dhe riorganizimin e ores mësimore në përputhje me situatat e paparashikuara. Kjo përbën pjesën themelore të fazës bashkëvepruese ku vihen përballë njëri-tjetrit mësuesi përballë nxënësve dhe nxënësit përballë njëri-tjetrit. Të dhënit mësim është përgatitje dhe art, është aftësi për të marrë vendime të shpejta dhe të sakta në përputhje me situatën mësimore. Të dhënit mësim përmbledh në vetvete harxhimin e energjive intelektuale, shkencore, morale dhe shpirtërore me qëllim realizimin e
Mësimdhënia dhe të nxënit e biologjisë 1 Dr. Zeqir Veselaj mësimdhënies por nga ana tjetër ajo shoqërohet me shpërblim moral dhe pedagogjik që vjen nga kryerja me sukses e mësimit. Matja dhe vlerësimi i arritjeve- që është ndoshta moment më i rëndësishëm i procesit të mësimdhënies. Për të përcaktuar vlerësimin, mësuesi duhet të ketë parasysh të jap matje dhe vlerësim të qartë të bazuar në: kritere, standarde dhe procedura. Të tre këto elemente duhet të jenë të përcaktuara që më pare në planin mësimor dhe mësuesit duhet t`ua bëjnë të ditura nxënësve që në fillim.
Mësimdhënia dhe të nxënit e biologjisë 1 Dr. Zeqir Veselaj ÇKA ËSHTË TË NXËNIT? Të nxënit përfaqëson një ndryshim relativisht të qëndrueshëm të sjelljes, qëndrimeve, njohurive dhe aftësive që ndodh përmes përvojës. Qëllimi i të nxënit është shumë i gjërë. Ai përfshin sjellje akademike dhe joakademike, ai mund të ndodh në shkollë po edhe kudo tjetër, ku një njeri ka mundësi të njoh dhe të jetoj përvojën e njohjes së botës. Lorenc Donuej thotë se shkolla na mëson në tri mënyra: “nëpërmes asaj çka na mëson, se si na mëson dhe llojit të vendit ku na mëson”. Nga ky përkufizim del qartë se të nxënit nuk mund të realizohet vetëm me dhënien e njohurive të përzgjedhura me kujdes por ai duhet bazuar edhe në zgjedhjen e metodave dhe teknikave të përshtatshme si edhe në ndërtimin e një mjedisi fizik e vlerash që do të mbështeste të nxënit. Gagne (1985) e përkufizon të nxënit si “një ndryshim në disponimin apo aftësinë e njeriut që vazhdon gjatë një periudhe kohe dhe nuk i atribuohet thjeshtë proceseve të rritjes”. Sipas Gagnes: 1. Të nxënit është kumulativ. Zhvillimi intelektual njerëzor është ndërtimi i strukturave në rritje të komplekseve të aftësive njerëzore; 2. Të nxënit është mekanizmi me të cilin një individ bëhet një anëtar kompetent në funksion të shoqërisë; 3. Të nxënit rezulton në lloje të ndryshme të sjelljeve njerëzore, d.m.th aftësive të ndryshme njerëzore, të cilat kërkohen si nga stimulimi nga mjedisi ashtu edhe nga procesimi njohës i ndërmarrë nga nxënësit. Sipas Richard E. Mayer të nxënit është ndryshimi relativisht i përhershëm në njohurinë ose sjelljen e një personi për shkak të përvojës. Ky përkufizim ka tre komponente: 1) kohëzgjatja e ndryshimit- është afatgjatë dhe jo afatshkurtër; 2) vendndodhja e ndryshimit- është përmbajtja dhe struktura e njohurive në memorien ose sjelljen e nxënësit; 3) shkaku i ndryshimit është përvoja e nxënësit në mjedis më shumë se sa lodhja, motivimi, ilaçet, gjendja fizike ose ndërhyrjet fiziologjike. (Enciklopedia e Kërkimit Arsimor). Ruth C. Clark dhe Richar E Meyer theksojnë se “të nxënit përfshin forcimin e përgjigjeve të sakta dhe dobësimin e përgjigjeve të pasakta. Të nxënit përfshin shtimin e informacionit të ri në kujtesën tuaj. Të nxënit nënkupton kuptimin e materialit të paraqitur duke marrë pjesën përkatëse të infomacionit, duke e riorganizuar atë në mendjen tuaj dhe duke e lidhur atë me atë që ju tashmë e dini”. Brown et al. (2014) shkruajnë se “përvetësimi i njohurive dhe aftësive dhe përdorimi i tyre lehtësisht nga memorja, në mënyrë që të kuptoni problemet dhe mundësitë e të ardhmes”. Ka një sërë mënyrash se si mund të mësohet si: - Të mësuarit që vjen nga njohja dhe përpunimi i informacionit- vë theksin në mënyrën se sin jë njeri e përpunon në mënyrë individuale informacionin përmes vëmendjes, kujtesës, të menduarit dhe proceseve të tjera njohëse. - Të mësuarit nga marrëdhëniet që vendos individi me mjedisin (njohja e mjedisit)- që vë theksin në bashkëveprimin e sjelljes, mjedisit dhe faktorëve individual si përcaktues i të nxënit. Kjo mënyrë është zhvilluar hovshëm sidomos në fundin e shekullit XX. - Të mësuarit përmes organizimit të njohurive- ku të nxënit realizohet nëpërmjet organizimit konstruktiv që u bën individi njohurive dhe të kuptuarit.
Mësimdhënia dhe të nxënit e biologjisë 1 Dr. Zeqir Veselaj - Të mësuarit në jetë si pasojë e pësimeve dhe konsekuencave të tyre- që ndodh përmes përforcimit dhe përsëritjes së përvojave individuale si përcaktuese të të nxënit dhe të sjelljes së individit. - Të mësuarit përmes bashkëveprimit social- vë theksin në bashkëveprimin me të tjerët, me shoqërinë, duke ndikuar në prodhimin e njohurive dhe të kuptuarit në nivel individual. Ekzistojnë dy qëllime të rëndësishme për të nxënit e biologjisë. E para është për të tërhequr, motivuar dhe filluar përgatitjen e gjeneratave të ardhshme e biologëve, përfshirë yjet e hulumtimit të së ardhmes. E dyta është të ndihmojmë shumicën e madhe të nxënësve tanë që nuk do bëhen biologë apo edhe shkencëtarë për të arritur shkathtësia minimale biologjike dhe për të kuptuar natyrën e shkencës biologjike, rëndësinë e provave empirike dhe parimet themelore që mbështesin sistemet biologjike. Ata do të kenë nevojë për këtë njohuri si qytetarë të shekullit 21 për të marrë vendime inteligjente për çështje të tilla si personale shëndeti, energjia, ndryshimi i klimës, ruajtja e burimeve natyrore etj. Rosenshine dhe Frust (1973) raportuan se nxënësit mësojnë më mirë kur karakteristikat në vijim janë pranishme: llojshmëria në metodat dhe materialet e mësimdhënies, interesimi, qartësia, sjellja e orientuar drejt detyrave, komente strukturuese të mësusit, mundësi e nxënësit për të mësuar materialet, nivelet e shumta të pyetjeve dhe entuziazmi1 . Parimet e të nxënit Të nxënit mbështetet në nëntë parime të cilat kanë të bëjnë me mënyrën se si organizohet ai, si zhvillohet dhe se sa janë të motivuar pjesmarrësit për të marrë pjesë aktive në të nxënë dhe për të nxënë në mënyrë të vullnetshme. Nga studimet dhe analizat e shumta ka rezultuar se nëxënësit mësojnë më mirë kur: 1. Të nxënit ka vlerë për ta- nxënësit e rritur presupozohet se janë të ndërgjegjshëm në shumicën e rasteve për nevojat e tyre. Ata mbajnë përgjegjësi për mësimin që marrin, e cila përgjegjësi mbetet direkt në njohjen e nevojave. 2. Të nxënit plotëson nevojat imediate të tyre- rëndësia që merr nevoja i bën nxënësit më të ndërgjegjshëm për të marrë pjesë active në procesin e të nxënit duke ndikuar drejtpërdrejt në rezultatet e tij. 3. Të nxënit bëhet me pjesëmarrje aktive- kjo arrihet kur mësimdhënësit përkahin metodat interaktive të të nxënit të cilat u krijojnë nxënësve kushte për të thënë jo vetëm atë që mendojnë por edhe për të ndihmuar në ndërtimin e strukturës dhe përmbajtjes mësimore. Pjesmarrja active ndikon në një të nxënë të suksesshëm. 4. Të nxënit është eksperimental- të nxënit efektiv ndodh kur ndahet përvoja, kur nxënësit mësojnë nga njëri-tjetri dhe në këtë rast edhe mësimdhënësi meson prej tyre. Të nxënit përmes eksperimentit apo vënie në jetë të parimeve dhe ligjshmërive me të cilat jemi njohur nga ana teorike përbën një prej strategjive më të parapëlqyera për lëndën e biologjisë. Mësimdhënësit duhet ta përdorin këtë parim pasi rrit efektivitetin dhe produktivitetin e të nxënit. 5. Të nxënit është reflektiv- të nxënit maksimal nga një përvojë e veçantë ndodh kur një njeri kalon kohë duke u menduar dhe duke reflektuar për çka ka provuar ose ka kaluar, si pasojë e reflektimit çdo njeri nxjerr konkluzione dhe parime që mund të aplikohen në një përvojë të ngjajshme në të ardhmen. 1 Yun Ho Shinn Teaching strategies, their use and effectiveness as perceived by teachers of agriculture: A national study, Master Thesisi, Iowa State University: https://lib.dr.iastate.edu/cgi/viewcontent.cgi?article=13243&context=rtd
Mësimdhënia dhe të nxënit e biologjisë 1 Dr. Zeqir Veselaj 6. Kërkon opinionin e të tjerëve- të nxënit efektiv kërkon opinionin e të tjerëve. Mes këtij procesi nxënësit mund të vlerësojnë më mire atë që kanë mësuar dhe që janë në gjendje të bëjnë. Opinionet e bashkëbiseduesve mund të shërbejnë si korrigjues ose mbështetës të koncepteve të mësuara duke çuar kështu në rritjen e efektivititetit të të nxënit. 7. Mësimdhënësi shpreh respekt për nxënësit- që është një nga parimet bazë të të nxënit. Respekti dhe besimi resiprok mes mësimdhënësit dhe nxënësve të tij ndihmojnë procesin mësimor duke krijuar një frymë mbështetëse, bashkëpunimi dhe ndihme reciproke. 8. Të nxënit kryhet në atmosfere të ngohtë e të sigurt- një njeri i relaksuar dhe i gëzuar mëson më shumë se sa ai tjetri që ka ndrojtje, frikë apo është i inatosur. Për këtë një nga detyrat parësore të mësimdhënësit është pikërisht ndërtimi i kësaj atmosfere sigurie e cila rrit produktivitetin dhe cilësinë e të nxënit. 9. Të nxënit kryhet në mjedis të përshtatshëm dhe komod- një person që ka ftohtë, apo nuk është në një mjedis fizik të përshtatshëm ku nuk ndihet mire fizikisht, nuk mund të mësoj me efektivitetin maksimal. Për këtë arsye, një nga detyrat kryesore të shkollës është pikërisht ndërtimi i mjedisit të përshtatshëm dhe komod ku do të realizohet të nxënit. Format e realizimit të të nxënit Miller (1999) ka përcaktuar tri forma se si realizohet të nxënit: 1. Transmetimi- është forma e parë e të nxënit. Kjo formë përfshin rrjedhjen njëdrejtimshe të infomacionit nga mësuesi ose libri drejt nxënësit. Fokusi i transmetimit është informacioni dhe aftësitë bazë të nxënësve. 2. Transaksioni- karakterizohet nga bashkëpunimi mes nxënësve dhe mësuesit. Kjo formë fokusohet në zgjidhjen e problemeve dhe zhvillimin e aftësive njohëse të nxënësve. Nxënësit drejtohen drejt ekzaminimit të një numri çështjesh dhe problemesh. 3. Transformimi- është formë e cila qëllim kryesor nuk e ka vetëm zhvillimin intelektual por gjithashtu edhe zhvillimin fizik, emocional, moral dhe shpirtëror. Në transformim vendoset lidhje e fuqishme në mes nxënësve e mësimdhënësve në një anë dhe fushës në të cilën realizohet të nxënit në anën tjetër. Kjo mënyrë e të nxënit ndikon mbi jetën personale të nxënësit duke e përqasur atë drejt një të nxëni në të cilën përdoret tregimi i ngjarjeve apo edhe përdorimit të artit për arritjen e objektivave dhe rezultateve të të nxënit. Ekzistojnë qasje të ndryshme të gjera pedagogjike që mund të ndihmojnë në zhvillimin e të nxënit. Ndër më kryesoret janë: - Të nxënit e udhëhequr: mësuesit marrin vendimet kryesore përkatëse në lidhje me qëllimet e të nxënit, strategjitë e të nxënit dhe si të matin rezultatet e të nxënit, ndërsa kujdesen edhe për reagimet, gjykimet dhe vlerësimet. - Të nxënit në veprim: nxënësit luajnë një rol shumë më aktiv në përcaktimin e objektivave të mësimit sesa në të mësuarit e udhëhequr; ekziston një element i fortë i vetë-organizimit dhe vetë-planifikimit të nxënësit. - Të nxënit përmes përvojës: nuk kontrollohet nga mësuesit dhe nuk ka objektiva të paracaktuar. Ajo që mësohet përcaktohet nga konteksti, motivimet e nxënësve, të tjerët me të cilët bien në kontakt, zbulimet e bëra, etj. Eshtë një nënprodukt i aktiviteteve në të cilat përfshihen njerëzit. Ndërlidhja e mësimdhënies dhe të nxënit
Mësimdhënia dhe të nxënit e biologjisë 1 Dr. Zeqir Veselaj Mësimdhënia është ajo që bëjnë mësuesit. Të nxënit është ajo që bëjnë nxënësit. A ekziston një marrëdhënie midis mësuesit së mirë dhe të nxënit të nxënësve? Në një farë mase po, por se si janë të lidhura dhe në çfarë mase është e paqartë. Në supozimin se ajo ndërlidhje ekziston, atëher aftësia për të dhënë mësim duhet të gjykohet në bazë të të nxënit të nxënësve. Kështu që mësimdhënësit duhet të mbahen përgjegjës për të nxënit e nxënësve pavarësisht situatave të prindërimit të tyre, qëndrimeve negative ndaj të nxënit dhe mangësive të tjera sociale. Pagesa e mësimdhënësve duhet të bazohet të paktën pjesërisht në rezultatet e studentëve. Megjithatë disa e mohojnë ndërlidhjen e mësimdhënies dhe të nxënit. Kështu disa nxënës mund dhe do të mësojnë përkundër mësimdhënies së keqe nga mësimdhënësi. Ndërsa disa nxënës nuk do të mësojnë as me mësimdhënien dhe mësimdhënësin më të mirë. Parimet unifikuese të biologjisë Çfarë duhet të dinë, vlerësojnë dhe të jenë në gjendje të bëjnë nxënësit e shkollës së mesme pas përfundimit të lëndës së biologjisë? Një individ biologjikisht i shkolluar duhet të kuptojë parimet unifikuese dhe konceptet kryesore të biologjisë, ndikimin e njerëzve në biosferë, proceset e kërkimit shkencor, dhe zhvillimi historik i koncepteve biologjike. Një individ biologjikisht i shkolluar gjithashtu duhet të zhvillojë vlera personale në lidhje me hulumtimet shkencore, biodiversitetin dhe diversitetin kulturor, ndikimin e biologjisë dhe bioteknologjisë në shoqëri dhe rëndësinë e biologjisë për individin. Në fund të fundit, një individ i shkolluar biologjikisht duhet të jetë në gjendje të mendojë në mënyrë krijuese dhe formuloj pyetje rreth natyrës, logjikoj dhe mendoj në mënyrë kritike, vlerësoj informacionin, përdor teknologjitë si duhet, merr vendime personale dhe etike që lidhen me çështjet biologjike dhe përdor njohuritë për t'i zgjidhur problemet e botës reale. Prandaj biologjia duhet t'u sigurojë nxënësve një themel mbi parimet unifikuese që ata mund ta ndërtojnë gjatë gjithë jetës së tyre, si në studime të mëtejshme ashtu edhe në përvojat informale. Larmia e jetës në Tokë është vërejtur lehtësisht dhe tërheqëse për shumicën e njerezve. Biologët kërkojnë të kuptojnë se si miliona specie të ndryshme ndryshojnë nga njëra-tjetra, por ata gjithashtu pranojnë se ekzistojnë parime themelore të jetës që vlejnë për të gjithë organizmat. Një mirëkuptim prej këtyre parimeve unifikuese është lenta që ndihmon të kemi kuptimin e diversitetit të jetës përreth nesh. Edhe pse nga hartuesit e kurrikulave biologjike shpesh mbështetet përdorimin e temave biologjike që janë interesante dhe tërheqëse për nxënësit, më shpesh inkurajohen mësimdhënësit për të strukturuar kurset e tyre rreth parimeve themelore sesa tema biologjike të veçanta. National Science Teacher Association, BSCS (Biological Sciences Curriculum Studies) ka identifikuar gjashtë parime unifikuese të biologjisë që mund të ndihmojnë në organizimin e përmbajtjes biologjike dhe modelet dhe proceset fenomeneve natyrore në botën e gjallë: Parimi 1: Evolucioni: modelet dhe produktet e ndryshimit Parimi 2: Ndërveprimet dhe ndërvarësia Parimi 3: Vazhdimësia gjenetike dhe riprodhimi Parimi 4: Rritja, zhvillimi dhe diferencimi Parimi 5: Energjia, materia dhe organizimi Parimi 6: Mirëmbajtja e një ekuilibri dinamik Këto parime duhet të luajnë një rol kryesor në hartimin e çdo kurrikule biologjie. Për shembull, kur evolucioni përdoret si parim unifikues i biologjisë, pjesët e qelizave, indet dhe hormonet mund të shihen si adaptime që kanë kontribuar në riprodhimin e suksesshëm të një organizmi
Mësimdhënia dhe të nxënit e biologjisë 1 Dr. Zeqir Veselaj dhe suksesit riprodhues të një specie përmes historisë evolutive. Parimet unifikuese paraqesin një themel gjithëpërfshirës për shkencat biologjike dhe kështu janë të zakonshme për sistemet arsimore paruniversitare por edhe universitare. Parimet unifikuese duhet të sigurojnë bazën e njohurive biologjike në të gjitha programe bashkëkohore të biologjisë. Parimi 1: Evolucioni: Modelet dhe produktet e ndryshimit Sistemet e të jetuarit ndryshojnë me kalimin e kohës. Ky parim përmban kryesore konceptet e evolucionit si dhe shkaqet dhe pasojat e tjera të ndryshimit. Një aspekt i këtij parimi unifikues është ndryshimi i numrit dhe përbërjen gjenetike të individëve brenda një popullate përgjatë kohës. Në botën e gjallë, suksesi afatgjatë lidhet me numrin e pasardhësve të mbijetuar që një organizëm prodhon: sa më shumë pasardhës që mbijetojnë dhe riprodhohen, aq më i suksesshëm është organizmi. Për të riprodhuar, organizmat kërkojnë burime të tilla si energjia, lëndët ushqyese dhe uji, kështu që suksesi riprodhues varet nga marrja e burimeve që lejojnë një organizëm së pari rriten dhe zhvillohen dhe pastaj të riprodhohen. Karakteristikat fizike të përdorura për të marrë burime përcaktohen nga informacioni gjenetik: gjenet drejtojnë zhvillimin e strukturave që ndihmojnë një organizëm të marrë dhe shfrytëzoj lëndët e para të jetës që janë në furnizim të kufizuar. Sepse individët brenda shumicës së popullacioneve prodhojnë më shumë pasardhës sesa mbijetojnë, rezultati është konkurrenca për burimet e nevojshme për jetë. Brenda një popullate, megjithatë organizmat nuk janë identikë. Secili anëtar i një popullate mund zotëroj një tërsi unike të gjeneve, i cili mund të çojë në shprehje të fenotipeve të ndryshme në popullatë. Ata individë që janë më të përshtatshëm për të fituar nevoja, janë në gjendje të prodhojnë një numër më të madh të pasardhësve dhe kështu kalojnë gjenet e tyre në një proporcion më të madh në gjeneratën tjetër. Ky variacion gjenetik është baza për evolucion dhe është fokusi kryesor në studimin e gjenetikës së popullatës. Organizmat jetojnë brenda një mjedisi që ndryshon vazhdimisht. Ata individë më me pak tolerancë ndaj luhatjeve mjedisore mund të mos arrijnë të riprodhohen, kështu që kombinimi i tyre unik i gjeneve nuk do të bartet te çdo pasardhës. Një specie mund të shuhet me një humbje rezultante të të gjithë përmbajtjes së vet gjenetike, siç ka ndodhur shumë herë që nga shfaqja e jetës në Tokë. Seleksionimi natyror është procesi ku individët që i përshtaten më së miri mjedisit të tyre mbijetojnë dhe riprodhohen me sukses. Me kalimin e kohës, karakteristikat e individëve brenda një popullate do të ndryshojnë dhe seleksionimi natyror vepron mbi variacionin gjenetik brenda asaj popullate. Ky ndryshim në frekuencën e aleleve brenda një popullacioni përgjatë kohës është evolucioni. Për të vlerësuar fushën e biologjisë, duhet të kuptojmë ndryshimin në shkallë kur merren parasysh madhësia e universit dhe përbërja e atomeve dhe për të vlerësuar evolucionin si një proces, duhet ta kuptojmë gjatësinë të kohës së Tokës dhe kohën e ekzistencë së jetës në të. Një miliard vjet është vështirë për tu kuptuar dhe një sfidë që mësuesit t’ua paraqesin nxënësve. Evolucioni mund të ndodhë në një shkallë të vogël, si në ngjarjet mikroevolucionare, ose në një shkallë të gjerë apo makroevolucionare. Ndërsa mutacionet, rrjedhja e gjeneve, rrjedha e gjeneve dhe çiftëzimi jo rastësor mund të ndikojë në frekuencat e aleleve në një popullatë, seleksionimi natyror është forca kryesore lëvizëse pas evolucionit. Parimi 2: Ndërveprimet dhe ndërvarësia Sistemet e gjalla ndërveprojnë me mjedisin e tyre dhe janë të ndërvarur me sisteme të tjera. Organizmat duhet të marrin burimet e nevojshme të jetës nga mjedisi i tyre, i cili përbëhet nga faktorë biotikë dhe abiotikë. Ekologjia është studimi i marrëdhënies midis një organizmi dhe këtyre faktorëve, si organizmi ndikon dhe preket nga bota në të cilën ai jeton. Ekologjia e një
Mësimdhënia dhe të nxënit e biologjisë 1 Dr. Zeqir Veselaj organizmi përfshin metodat dhe mekanizmat që përdor për të marrë lëndë ushqyese dhe energjinë dhe bashkëveprimet me organizmat e tjerë që konkurrojnë me të, e hanë atë, ose prishin trupin e tij pasi të ketë vdekur. Të dy llojet e faktorëve: biotikë dhe abiotikë kufizojnë aftësinë e një organizmi për të jetuar dhe riprodhuar në një ekosistem të veçantë. Për vetë ekzistencën e tij, një organizëm shfrytëzon mjedisin e tij dhe kështu e modifikon atë, shpesh në disavantazh të organizmave tjerë. Megjithatë, një organizëm gjithashtu mund të lulëzojë në një sistem fizik të veçantë dhe mund të përfitoj nga bashkëveprimet me speciet e tjera. Ekologët e popullacioneve studiojnë rritjen ose rregullimin e një grupi organizmash të të njëjtës specie dhe historinë e jetës së saj. Ekologët e bashkësive jetësore studiojnë bashkëveprimet midis specieve. Sepse të gjitha speciet e një bashkësie jetësore janë të lidhur me të tjerët për nga varësia e tyre nga burimet, ekologët e komunitetit hulumtojnë ndërveprime të tilla si grabitshmëria, parazitizmi ose mutualizmi. Lidhjet e vendosura midis organizmave në bazë të kërkesave të tyre për energji dhe lëndë ushqyese përshkruan rrjetin e jetës. Një tjetër aspekt i komunitetit është ndryshimi, ose sukcesioni në përbërjen e specieve me kalimin e kohës. Më në fund, studimi i biosferës dhe mjedisit fizik përfshin modele në shkallë të gjerë të asociacioneve të bimëve brenda biomeve (formacioneve kryesore të dallueshme që gjenden në të gjithë botën). Parimi 3: Vazhdimësia gjenetike dhe riprodhimi Jeta është një rrjedhë e vazhdueshme e informacionit gjenetik të kaluar nga gjenerata në gjeneratë. Nëpërmjet riprodhimit, organizmat prodhojnë organizmatë tjera të ngjashme, duke ruajtur linjën e vazhdimësisë gjenetike që lidh gjeneratat. Riprodhimi mund të përfshijë një prind (zakonisht riprodhimi aseksual) ose dy prindër (riprodhimi seksual). Në eukariotët, riprodhimi seksual fillon me prodhimin e qelizave të veçanta riprodhuese ose gametave, përmes një procesi të quajtur mejozë dhe, më vonë, përmes bashkimit të dy gametave në fekondim për të formuar një zigotë. Lloji i riprodhimit varet nga speciet, megjithëse disa organizma mund të kalojnë nga një formë tek një tjetër në varësi të faktorëve mjedisorë. Gametet përmbajnë informacionin për zhvillimin e karakteristikave të kaluara nga një gjeneratë në tjetrën. Gjenetistët mund të përcaktojnë përbërjen gjenetike të prindërve duke studiuar modelet e trashëgimisë të zbuluara në karakteristikat e pasardhësve. Baza biokimike e trashëgimisë është një grup gjenesh të përbëra nga ADN-ja e dhe të vendosura në kromozome. ADN është një molekulë informacioni. Çdo gjen është një mesazh unik i koduar i formuara nga një kombinim i katër llojeve të nën-njësive të quajtura nukleotide. Një gjen e drejton prodhimin e një polipeptidi specifik i cili rregullon gjenet tjera, katalizojnë një reagim që çon në një karakteristikë të veçantë të organizmit ose përbën një komponent strukturor të nevojshëm të qelizës. Rregullimi gjenetik përfshin shprehjen dhe kontrollin e gjenit, dhe ky rregullim ndikohet nga mjedisi i qelizës në të cilën gjendet gjeni. Edhe pse organizmat e ndryshëm kanë mesazhe të ndryshme të kodifikuara individuale, baza për të gjitha kodet gjenetike është praktikisht universale. Pra të njëjtat lloje e nukleotideve përbëjnë ADN-në në të gjithë organizmat, dhe metodat e transkriptimit dhe përkthimit nga kodi në karakteristikë janë të ngjashme në gati të gjithë organizmat e gjallë. ADN-ja është e qëndrueshme, në përgjithësi duke u përsëritur me besnikëri të madhe. Të katër bazat e ADN-së, në kombinimet e tyre të shumta, përmbajnë të gjithë variacionin gjenetik të përfaqësuar nga jeta në Tokë. Mekanizmat e kontrollit të gjeneve parashikojnë dyfishimin e formave të jetesës, por ato gjithashtu mund të sjellin ndryshime përmes mutacioneve dhe rekombinimeve gjenetike që krijojnë materiale të reja për seleksionimin natyror, duke çuar në
Mësimdhënia dhe të nxënit e biologjisë 1 Dr. Zeqir Veselaj evolucion. Teknologji moderne të inxhinierisë gjenetike i kanë lejuar njerëzit të ri-rregullojnë materialin gjenetik në një organizëm dhe të zhvendosin materialin gjenetik nga një organizëm në një tjetër duke krijuar kombinime të reja të gjeneve. Ajo gjithashtu ka lejuar shkencëtarët të studiojnë materialin gjenetik deri në detaje. Parimi 4: Rritja, zhvillimi dhe diferencimi Sistemet e gjalla rriten, zhvillohen dhe diferencohen gjatë jetës së tyre të bazuar në një plan gjenetik që është i ndikuar nga mjedisi. Organizmat shumëqelizore fillojnë si zygote dhe qeliza e vetme e prodhuar në fekondim rritet në një organizëm të pjekur. Zigota së pari zhvillohet në një embrioni shumëqelizo përmes mitozës, ndarja e qelizave rrit numrin e qelizave të trupit ndjekur gjithashtu nga një rritje në madhësinë e qelizave. Kështu, zigota duhet të përmbajë të gjitha informacionin gjenetik të nevojshëm për të formuar një organizëm të plotë, dhe ky informacion duhet të kalohet nga qeliza në qelizë në trupin në zhvillim. Në të gjithë organizmat shumëqelizor, qelizat fillojnë të diferencohen me kalimin e kohës, duke marrë përsipër role të specializuara. Ndarja e punës në nivelin qelizor fillon gjatë zhvillimit të hershëm të një organizmi dhe vazhdon gjatë gjithë jetës së tij. Përfundimisht, morfogjeneza- rritja dhe zhvillimi i pjesëve të trupitndodh ashtu që i rrituri ka shumë struktura të ndryshme me funksione unike. Rritja përputhet me një model diferencimi të përcaktuar mirë të kontrolluar nga përbërja e veçantë gjenetike e një organizmi. Zhvillimi i kafshëve kalon përmes një serie fazash të rregullta pas fekondimit, përfshirë fazat embrionale të blastulës dhe gastrulës. Bimët kanë një model rritjeje të pa përcaktuar. Kjo nënkupton që të paktën një pjesë e trupit të bimës vazhdon të rritet dhe zhvillohet gjatë gjithë jetës së tij, dhe megjithëse zhvillimi i trupit të bimës është nën kontrollin gjenetik, mjedisi mund të ketë një ndikim të madh në formën përfundimtare që merr bima. Sepse asnjë organizëm nuk jeton i izoluar nga bota fizike, plani i tij gjenetik për rritje dhe zhvillimi dhe shkalla në të cilën shpaloset ky plan ndikohet gjithashtu nga mjedisi. Rritja dhe zhvillimi mundësohen nga një konsum i energjisë dhe janë mbështetur nga marrja e burimeve materiale. Kështu, trupi i një organizmi të rritur karakterizohet nga struktura që optimizojnë marrjen, transportin dhe përdorimin e burimeve të nevojshme. Organizmat që marrin sasi të bollshme të burimeve kanë potencial për të prodhuar një numër më të madh të pasardhësve sesa konkurrentët e tyre më pak të suksesshëm. Një çelës për një korrje kaq të suksesshme të burimeve është efikasiteti. Ndarja e punës në nivelin e qelizave mund të çojë në një efikasitet të tillë, një cilësi e gjetur si në organizmat njëqelizorë ashtu dhe në shumëqelizorë. Kur një organ, një qelizë ose një molekulë merr një rol të veçantë, funksioni i strukturës mund të jetë shumë i zgjeruar. Efikasiteti i një strukture mund të optimizohet nga forma e tij: gjerësia e gjetheve mund të kontribuojë në kapjen më të efektshme të dritës së diellit; forma e dhëmbëve molar ndihmon në bluarjen e ushqimit. Seleksionimi natyror favorizon individët me struktura që janë më të përshtatshme për të realizuar kërkesat e përditshme të jetës, kështu që karakteristikat morfologjike të një organizmi kontribuojnë për nevojat fiziologjike. Megjithatë jo të gjithë organizmat kanë arritur të njëjtën zgjidhje ndaj problemeve mjedisore, kështu që ka adaptime të shumta për marrjen dhe shfrytëzimin e burimeve, shumica prej tyre morfologjike. Mjedisi madje mund të ndikojë drejtpërdrejt në morfologjinë e një organizmi, me kufizime të ndryshimeve të tilla në formën e imponuar nga përbërja gjenetike e individit. Edhe pse forma mund të ndihmojë në zbulimin e funksionit, është gjithashtu e vërtetë që funksioni dhe habitati të cilit i është përshtatur organizmi mund të nxirren nga anatomia ose morfologjia e një strukture të caktuar. Përmirësimi i funksionit për shkak të formës së një
Mësimdhënia dhe të nxënit e biologjisë 1 Dr. Zeqir Veselaj strukture është një fenomen që shihet te niveli molekular, qelizor, indive dhe organeve në hierarkinë e organizimit si dhe në morfologjinë e përgjithshme e individit. Parimi 5: Energjia, Materia dhe Organizimi Sistemet e të jetuarit janë komplekse dhe shumë të organizuara, dhe ato kërkojnë materie dhe energji për të mirëmbajtur këtë organizim. Të gjitha sistemet e jetesës përbëhen nga material e përbërë nga atomet. Aktivitetet e tyre jetësore varen bashkëveprimet midis këtyre atomeve dhe pjesëve të tyre subatomike, kështu që organizmat dhe proceset e jetës përputhen me parimet e fizikës dhe kimisë në lidhje me ruajtjen dhe transformimin e energjisë dhe materies. Organizmat e gjallë ndryshojnë nga mjedisi i tyre fizik. Ata janë të ndryshëm sepse ndërtohen një zgjedhje jo e rastësishme e atomeve nga korja e Tokës dhe atmosfera në molekula të vogla të mbajtura së bashku nga lidhjet kimike. Gjenet drejtojë ndërtimin dhe mirëmbajtjen e këtij organizimi. Nga molekulat e vogla, ndërtohen molekula më të mëdha, më komplekse. Më të rëndësishmet nga këto janë makromolekulat biologjike: karbohidratet, lipidet, proteinat dhe acidet nukleike. Këto makromolekula kanë skelete karboni, dhe të gjitha sistemet e gjalla janë të ndërtuara nga këto makromolekula. Secili lloj organizmi mund të ketë makromolekula të rregulluara në mënyrë unike ose ka disa elementë të ndryshëm të shtuar në strukturat themelore molekulare. Në disa qeliza, makromolekulat janë të organizuara në organele dhe organelet në qeliza. Qelizat janë të strukturuara dhe të paktën janë njësi që vet kryejnë funksionet themelore të jetës. Çdo qelizë ka një membranë në kufirin e saj që ruan integritetin e qelizave, siguron struktura për vetënjohje dhe ndihmon në rregullimin e hyrjes dhe daljes së materialeve. Çdo qelizë gjithashtu përmban material gjenetik që përcakton funksionet e tij. Trupi i secilit organizëm është i përbërë nga të paktën një qelizë, dhe të gjitha qelizat vijnë nga qelizat ekzistuese. Organizmat më të mëdhenj mund të përbëhen nga triliona qeliza që vendosen në një hierarki strukturash: indesh, organesh dhe sistem organesh, me secilën strukturë të përbërë nga njësi të nivelit paraprak brenda hierarkisë. Nga ana tjetër, sistemet e organeve përbëjnë një individ, individët përbëjnë popullatën, dhe popullatat janë pjesë e ekosistemeve. Në çdo nivel më të lart brenda kësaj hierarkie të organizimit biologjik, shfaqen karakteristika të reja që dallojnë nga nivelet më të ulëta. P. sh. Përderisa qelizat shfaqin karakteristika të jetës, makromolekulat që përbëjnë qelizën nuk përdorin energji, rriten ose riprodhohen më vete. Llojet e ndryshme të qelizave pasqyrojnë format e shumta të jetës në Tokë, por megjithëkëtë ndryshimet, organizmat janë unifikuar nga proceset brenda qelizave dhe nga makromolekulat që përbëjnë qelizat. Kompleksiteti dhe organizimi i një sistemi të gjallë mirëmbahet prej metabolizmi të tij d.m.th., marrja e vazhdueshme, shndërrimi dhe përdorimi i energjisë. Materia siguron blloqet ndërtuese kimike për strukturën e një organizmi, dhe energjia është e nevojshme që këto materiale të mbahen lidhur dhe për mirëmbajtjen e strukturave. Pa një furnizim të vazhdueshëm me energji, organizimi prishet dhe vdes. Përveç kësaj, puna e bërë nga organizmat mundësohet nga energjia e marrë nga individët. Për pothuajse të gjithë organizmat, energjia që mbështet aktivitetet e jetës vjen nga Dielli - drejtpërdrejt ose indirekt. Autotrofet marrin energji nga mjedisi fizik. Autotrofet më të rëndësishme janë bimët, të cilat përdorin energjia e diellit përmes fotosintezës për të lidhur karbonin në makromolekula të pasura me energji që më pas i përdorin për t’u rritur dhe riprodhuar. Heterotrofet mbështeten tek prodhuesit ose në konsumatorët e tjerë për burimin e tyre ka nevojë për tretjen e ushqimit që furnizon si me energji ashtu edhe me materiale ndërtuese. Në kafshët më të avancuara, ky proces përfshin bashkëveprimin dhe koordinimin e sistemit të tretjes,
Mësimdhënia dhe të nxënit e biologjisë 1 Dr. Zeqir Veselaj shkëmbimit të gazeve dhe qarkullimit të gjakut. Organizmat e gjallë, qofshin ata konsumatorë ose prodhues, i nënshtrohen frymëmarrjes qelizore, gjatë së cilës energjia e makromolekulave të prodhuara ose të marra është transferuar te molekulat me energji të lartë të përdorshme, të quajtura ATP. Ky transferimi mund të ndodhë në prani të oksigjenit ose, në situata të kufizuara, pa oksigjen gjatë frymëmarrjes anaerobe. Reaksionet komplekse kimike të fotosintezës dhe frymëmarrjes, si dhe shumica e reaksioneve të tjera, kontrollohen nga proteina të specializuara të quajtura enzima. Enzimat, të cilat janë katalizatorë organik ndihmojnë në përpunimin e energjisë dhe materies së marrë dhe ndihmojnë në mirëmbajtjen e organizimit qelizor. Parimi 6: Mirëmbajtja e një ekuilibri dinamik Sistemet e gjalla mbajnë një mjedis relativisht të qëndrueshëm të brendshëm përmes mekanizmave dhe sjelljeve të tyre rregullatore. Një organizëm kërkon një mjedis relativisht të qëndrueshëm të brendshëm për të marrë dhe përdorur burime në mënyrë të efektshme, për t'u rritur dhe për të riprodhuar. Megjithatë, organizmat përballen nga një mjedis që ndryshon vazhdimisht- ai ndryshon në çdo ditë, stinë dhe në baza vjetore. Shumë nga këto ndryshime mund të jenë vdekjeprurëse dhe organizmat e gjallë prandaj duhet të kenë aftësinë të përshtaten ose të shmangin këto luhatje. Ata duhet të rregullojnë sasinë dhe llojin e materialeve që marrin dhe mënyrat në të cilat ata shfrytëzojnë këto materiale. Ata gjithashtu duhet të shmangin luhatjet ekstreme në temperaturën e brendshme, të ruajnë ekuilibrin e ujit dhe eliminojnë mbeturinat e produkteve përmes sekretimit. Homeostaza është mirëmbajtja e një ambienti të brendshëm relativisht të qëndrueshëm brenda një ambienti të ndryshëm të jashtëm. Për të ruajtur këtë stabilitet, një organizëm së pari duhet të ndiejë ndryshimin dhe pastaj të rregullojë aktivitetet fiziologjike të tij për përshtatje. Aftësia për të rregulluar është bërë e mundur nga mekanizmat reagues që kuptojnë ndryshimet brenda dhe jashtë organizmit dhe më pas përgjigjen ndaj tyre. Në përgjigje të stimujve mjedisorë, organizmat me shkallë të ndryshme aftësie mund të rregullojnë temperaturën e tyre të trupit dhe përbërjen kimike e qelizave të tyre dhe mbrohen kundër materieve dhe organizmave të huaja. P. sh. simptomat e sëmundjes janë indikatorë që një nikoqir po rregullon mjedisin e tij të brendshëm pas sulmimit nga patogjeni çrregullues. Këto reagime shumë specifike mbrojtëse janë pjesë e përgjigjes imune të një kafshe. Disa bimë prodhojnë gjithashtu kimikate që japin vetë rezistencën ndaj sëmundjes sepse kimikatet janë toksike për patogjene të caktuara. Organizmat gjithashtu mund t'i përgjigjen mjedisit duke nisur ose pushuar reaksionet kimike, duke transportuar materiale nga një vend në tjetrin, duke lëvizur, ose duke përjetuar rritje diferenciale dhe riprodhim nën ndikimin e hormoneve, enzimave ose kimikateve të tjera. Hormonet janë molekula organike që rregullojnë funksionin e indeve ose organeve specifike. Ndërsa rritet dhe zhvillohet, një sistem i gjallë mund të përshtatet ndaj ndryshimeve në mjedisin e tij (brenda e jashtë) përmes një kombinimi të ndryshimeve në sjellje, fiziologji dhe morfologji. Të gjithë organizmat i përgjigjen stimujve mjedisore. Bimët, p.sh. mund të demonstrojë tropizma në përgjigje të dritës dhe gravitetit. Kafshët u përgjigjen ambienteve të tyre përmes sjelljes së tyre. Sjellja është një përgjigja e individit ndaj një stimuli mjedisor, një sërë veprimesh të përcaktuara pjesërisht nga gjenet e individit dhe manifestimi fizik i një procesi të orkestruar nga brenda. Një përgjigje e sjelljes zakonisht përfshin disa veprime që duhet të koordinohen midis veprimtarive të shumë qelizave. Një koordinim i tillë varet nga komunikimi midis qelizave të receptorit shqisor që marrin stimuj nga mjedisi dhe reagimi i qelizave motorike siç janë muskujt, që kryejnë sjelljen. Komunikimi mund kërkoj hormone që prodhohen nga sistemi endokrin. Në organizmat me sistem nervor të zhvilluar mirë, komunikimi përfshin neuronet- shumë qeliza të
Mësimdhënia dhe të nxënit e biologjisë 1 Dr. Zeqir Veselaj modifikuara që transmetojnë informacionin nga receptorët ndijor në sistemin nervor qendror dhe më pas te qelizat që reagojnë. Organizma të tillë kompleks posedojnë gjithashtu mjete të sofistikuara për të kuptuar mjedisin, strukturat trupore që lejojnë reagime të shpejta, dhe një tru të koordinojë stimujt në hyrje dhe përgjigjet që dalin. Sjellja e një organizmi përfshin një gamë të gjerë aktivitetesh në përgjigje ndaj stimujve të veçantë të rëndësishëm për mbijetesën dhe riprodhimin e tij. Si reagon një organizëm, ku shkon dhe çfarë bën të gjitha ekzistojnë aspektet e sjelljes së tij. Një sjellje e tillë mund të jetë e lindur, që rezulton në një përgjigje komplekse, të parashikueshme ndaj një takimi për herë të parë me një stimul të veçantë. Kur një kafshë piqet, mund të zhvillohet sjellja në lidhje me riprodhimin. Kafshët më komplekse mund të mësojnë dhe, prandaj të modifikojnë ato sjellje bazuar në disa nga përvojat që ata kanë grumbulluar. Sepse një kafshë nuk jeton e izoluar, mund të shfaq territorialitetin kundër rivalëve të vet dhe altruizmin ndaj të afërmve të tij për ndarjen e gjeneve. Ajo gjithashtu mund të jetë pjesë e një hierarkie mbizotërimi brenda grupit që i përket, një tjetër sjellje kjo e individëve brenda bashkësive të caktuara shtazore. Parimet e shkencës së biologjisë Sipas Goldstone & Downery (2013) parimet kryesore të shkencës dhe njohurive shkencore në biologji janë: 1. Njohuritë shkencore zhvillohen dhe janë subjekt i ndryshimeve. Njohuritë shkencore nuk janë absolute. Sa më shumë rriten informacionet shkencore, njohuritë shkencore mund të ndryshojnë. 2. Njohuritë shkencore duhet që të jenë së paku të mbështetura me të dhëna empirike. Nobelisti Harlod Varmus (1996) thotë “shkenca është mënyrë e të menduarit- bërjes së gjykimeve shpesh edhe kreative që bazohen në evidenca, jo në dëshira, besime apo thashethëme. Këto evidence janë të dhënat empirike të nxjerra përmes eksperimenteve ose vëzhgimeve me shqisa ose teknologjie e cila ju ndihmon shqisave”. Mendoni p.sh. një aktivitet mësimor me fosile ashti që kërkon: cilat janë të dhënat empirike, a keni bërë matjen e eshtrave, a keni krahasuar format dhe madhësinë e eshtrave, a keni vëzhguar me kujdes nyjet etj. Nëse i keni bërë këto atëher keni siguruar evidencat rreth fosilit. 3. Një pjesë e njohurive shkencore vjen nga kreativitetit dhe imagjinata e shkencëtarve. Njohuria shkencore kombinon të dhënat empirike me kreativitetin. P.sh në aktivitetin e fosilit të imagjinuar ju mund të vëzhgoni një asht më tepër që nuk është pjesë e organizimit origjinal (ndoshta një asht të cilin organizmi e ka ngrënë). Shkencëtarët pra përdorin kreativitetin në mënyrën si shtrojnë pyetjen hulumtuese, metodat që përdorin madje edhe se si i prezantojnë të gjeturat e veta. 4. Njohuritë shkencore janë në thelb subjektive deri në një shkallë, kështu që nuk janë objektive siç shpesh supozohet. Në aktivitetin për fosilin mendoni diçka që objektivisht dini për eshtrat (diçka jo e plotë, neutrale e pa paragjykime). Ju mund të bëni matje të eshtrave (gjerësia, lakimin, gjatësia e ashtit dhe nyjeve). Tani mendoni diçka që ju dini nga pozita subjektive (intuiteve dhe instiktive). Ju mund të shikoni një asht dhe me intuitë të mendoni nëse është asht i nofullës, fytyrës, bishtit ose dorës. Të dy këto mënyra të njohjes janë të rëndësishme për të kuptuar natyrën e shkencës. Është mit të mendohet se krejt shkenca është objektive. Vëzhgimet Hipotezat Teoria Ligji
Mësimdhënia dhe të nxënit e biologjisë 1 Dr. Zeqir Veselaj 5. Njohuria shkencore përfshin të dyja: vëzhgimin dhe të gjeturat. Njohuria shkencore vjen nga vëzhgimet që bëhen përmes shqisave dhe ndihmohen nga teknologjia. Për më tepër ajo përfshin të gjeturat që janë qëndrime të bazuara në vëzhgime e që qojnë në gjeneralizime ose konkludime. P.sh. nëse e shiquat kafkën dhe dhëmbët e fosilit mund të konkudoni se çfarë ka ngrënë. 6. Njohuria shkencore është pa moral: as e mirë as e keqe. Në vitin 2003, shkenctarët për herë të parë bën hartën e sekuencës së gjeneve të njeriut që d.t.th. për herë të parë mund të dekodohej dhe lexoheshin shifrat që përbëjnë jetën e njeriut. Se çka bëjmë tash me këto njohuri është çështje tjetër. P.sh. përmes këtij kodi shkenctarët mund të dijnë më shumë për faktorët që shkaktojnë sëmundjet dhe t`i përdorin ato për të parandaluar, diagnostifikuar dhe shëruar ato. Në anët tjetër çka nëse kompanitë e sigurimeve shëndetsore me këto njohuri dhe i sigurojnë vetëm njerëzit që kanë pak gjasa të sëmuren nga sëmundjet e caktuara. Pra shkenca nuk është as e mirë as e keqe, megjithatë ne duhet të kemi ato njohuri shkencore. 7. Shkenca ndikohet nga faktorët shoqëror: është ndërrmarrje shoqërore. Nëse shikojmë para në histori, shohim se të arriturat e shkencës janë ndikuar nga nevojat shoqërore për prosperitet. P.sh. lëshimi i anijes Sputnik nga Bashkimi Sovjetik me 1957, nxiti zhvillimet shkencore në SHBA që kulmuan me arritjen e njeriut në Hënë me 1969. Sot rreziku i shterrjes së resurseve fosile për energji, ka shtyrë hulumtimet shkencore drejt zhvillimit të burimeve të ripërtritshme të energjisë si nevoja shoqërore. Nevoja për ushqim ka shtyrë biologët drejt hibridizimit të bimëve për përfitimin e sorteve me produktivitet më të lartë. 8. Nuk ka vetëm një radhitje ose sekuanca të hapave të studimit shkencor. Shkenctarët përdorin metodat të ndryshme që t`i qasen pyetjeve dhe problemeve. Mendoni për një aktivitet mësimor me fosile. Si e keni kryer ju detyrën, a e ndoqët metodën që e keni mësuar në shkollë gjatë rinkonstruimit? Zakonisht nxënësit përdorin qasje të ndryshme gjatë këtij aktivitetit: disa e bëjnë me prova dhe gabime disa përdorin qasje më sistematike që i kanë mësuar etj. Këto qasje të ndryshme që përdoren gjatë aktiviteteve mbështesin faktik se nuk ekziston vetëm një metodë shkencore dhe se ato janë të ndryshme2 . Zhvillimi i aftësive në të nxënit e shkencës së biologjisë Mësimdhënia si pjesa kryesore e procesit arsimor paraqet një grup aktivitetesh të cilat janë projektuar dhe kryhen për të arritur objektiva të caktuara në drejtim të ndryshimeve në sjellje. Është procesi i ndihmës për të tjerët në arritjen e njohurive, qëndrimeve dhe aftësive. Procesi i mësimdhënies thekson metodën e përdorur për të fituar njohuri shkencore. Shkencëtarët i përdorin këto procese (të cilat mund të përshkruhen si procedura empirike ose operacione kyçe) dhe analizojnë informacione për të shpjeguar misteret e universit. Është ideale nëse rezultatet e shkencave mësohen së bashku me dhënien e një kuptimi se si arrihen këto rezultate. Të nxënit në shkencat natyrore përfshin fillimin për të kuptuar idetë dhe konceptet kyçe të cilat kanë lejuar njerëzit të kuptojnë botën përreth. Çdo disiplinë shkollore ka qasjet e veta në zhvillimin e ideve. Në shkencat natyrore, eksperimentimi është tipari qendror si mënyrë për të bërë pyetje për botën rreth nesh. Ka aftësi në krijimin e eksperimenteve të duhura, ka aftësi në kryerjen e këtyre eksperimenteve, ka aftësi që lidhen me interpretimin dhe ndarjen e rezultateve 2 https://science.iit.edu/mathematics-science-education/resources/project-ican
Mësimdhënia dhe të nxënit e biologjisë 1 Dr. Zeqir Veselaj të tyre. Një pjesë e edukimit shkencor nënkupton dhënien e një pasqyre nxënësve për mënyrën se si shkenca punon në të njëjtën mënyrë si një studim i historisë, duhet të përfshijë nxënësin në marrjen e një depërtimi në mënyrën se si historia mbledh dëshmitë dhe nxjerr përfundimet e saj. Shkenca nuk është e ndryshme nga çdo subjekt tjetër në këtë drejtim: ka qasjet e veta dhe këto duhet të jenë pjesë e arsimit në çdo disiplinë shkencore. Aftësitë shkencore Aftësitë shkencore definohen si "një sërë aftësish të gjera, të transferueshme, të përshtatshme për shumë disiplina shkencore dhe që reflektojnë sjelljet e shkencëtarëve". Harlen (1987) përcaktoi aftësitë e procesit të shkencës si "ato aftësi, të cilat fëmijët do të aplikojnë në praktikë për eksplorimin dhe hulumtimin e ideve të tyre". Gagne (1965) përcaktoi aftësitë e procesit të shkencës si "aftësitë intelektuale së bashku me aftësitë e mësuara të cilat shkencëtarët i shfrytëzojnë si një procedurë vetëmenaxhimi në kryerjen e aktiviteteve të tyre". Një aftësi përshkruhet si “një seri e koordinuar e veprimeve që shërben për të përmbushur një detyrë të veçantë”. Zbulimet që bëjnë shkencëtarët, vijnë nga aftësia e tyre për të përdorur një grup aftësishë shumë të ndryshme, por shumë të rëndësishme. Këto aftësi njihen formalisht si "aftësi të procesit shkencor" (Corsini, 1994). Brotherton dhe Preece (1995) raportuan një hierarki prej dy nivelesh (bazë dhe të integruar) të aftësive të procesit: - Aftësitë themelore përfshijnë vëzhgimin, matjen, përdorimin e numrave, klasifikimin, parashikimin dhe nxjerrjen në përfundim të tij. - Aftësitë e procesit të integruar- mbështeten në aftësitë njohëse më të sofistikuara, të cilat përfshijnë deklarimin e hipotezave, identifikimin dhe kontrollin e variablave, përcaktimin operativ, interpretimin e të dhënave dhe eksperimentimin. Në përgjithësi, aftësia e procesit shkencor i referohet proceseve njohëse ose të të menduarit në të cilin nxënësi është i angazhuar gjatë mësimit të shkencës. Këto janë aftësi të rëndësishme që mund t'i përdorim për të zhvilluar një mjedis të mësimit në klasë që ka të mësuarit zbulues si fokusin e saj kryesor. Aftësitë e përdorura në proceset e shkathtësive të shkencës janë baza për të mësuar shkencën. Këto aftësi nuk janë të ndara nga përmbajtja, por janë instrumente për të ndihmuar në zhvillimin e mëtejshëm të përmbajtjes shkencore. Mund të thuhet se aftësitë e procesit shkencor janë të nevojshme në procesin e gjetjes së zgjidhjes së problemit ose marrjes së vendimeve në mënyrë sistematike. Tradita konvencionale e mësimdhënies së biologjisë janë nxjerrë jashtë dhe janë rrallë të dobishme për zhvillimin e shkathtësive shkencore te nxënësit. Mësimdhënia e lëndëve shkencore e sidomos mësimi i biologjisë është detyrë teknike dhe metoda e hulumtimit mund të jetë e dobishme për zhvillimin e shkathtësive shkencore. Hurd (2000) pohon se metoda e hulumtimit është e rëndësishme sepse ndërton aftësinë për të arsyetuar konceptet dhe teoritë dhe i përdor ato në situata të panjohura, me nxënës që janë në gjendje të përdorin teknikat e metodës shkencore dhe interpretojnë të dhëna eksperimentale. Ngjashëm, Franklin (2003) pohon se hulumtimi përmirëson të nxënit sepse nxënësit u gëzohen aktiviteteve hulumtuese; ndërtojnë njohuritë e tyre dhe mbajnë informacionin më të mirë. Hulumtimi krijon një mendim më të mirë kritik dhe për zgjidhjen e problemeve. Ajo gjithashtu zhvillon qëndrim më të mirë ndaj shkencës sidomos biologjisë dhe gjithashtu promovon arritjet akademike. Farenga, Joyce dhe Dowling (2002) përshkruajnë të nxënit e bazuar në hulumtime në kuptimin e “identifikimit të një pyetje, dizajnimin e hulumtimit, zhvillimin e hipotezave, mbledhjen e të dhënave, përgjigjen dhe modifikimin e pyetjes origjinale dhe komunikimin e rezultateve”. Këto janë proceset e shkencës, ndërsa hulumtimi lëviz përpara. Është e rëndësishme
Mësimdhënia dhe të nxënit e biologjisë 1 Dr. Zeqir Veselaj që nxënësit në disiplinat shkencore të futen në këto, duke ilustruar mënyrat me të cilat shkenca bën gjetjet e saj. Megjithatë, kjo është shumë e ndryshme nga sugjerimi se kjo është një mënyrë për të mësuar. Llojet e aftësive shkencore Para se të ketë ndonjë përpjekje për të kërkuar zhvillimin e aftësive, duhet të ketë disa grupe të qarta përshkrime operacionale të asaj që nënkuptohet me aftësi shkencore. Ka një komplikim të shtuar. Shkathtësitë shkencore që lidhen me hulumtimet në një shkencë si kimia ose fizika mund të jenë pak më të ndryshme nga ato të përfshira në një shkencë jetësore (si biologjia). Megjithatë, ka një numër të aftësive që duket të jenë të përbashkëta. Bruz dhe Marshal (1997) aftësitë shkencore i klasifikojnë në dy kategori: - Procesi themelor- që përfshin vëzhgimin, përshkrimin, nxjerrjen e përfundimit, organizimin e marrëdhënieve kohë-hapësire, ballafaqimin, matjen, komunikimin, klasifikimin, parashikimin dhe formulimin e pyetjeve. - Proceset e integruara- përfshijnë formulimin e hipotezave, kontrollin e variablave, mbledhjen dhe interpretimin e të dhënave, përcaktimin operativ, eksperimentimin, përfundimin dhe rekomandimin. Për disa, kjo analizë duket disi artificiale. P.sh. nuk është e qartë se pse parashikimi është themelor, ndërsa përfundimi është i integruar, por brenda kontekstit të procesit, mund të themi se parashikimi është pjesë e aftësive themelore. Ndërsa përfundimi bazohet në rezultatin eksperimental të aktiviteteve dhe eksperimenti vetë kombinon disa aftësi bazë dhe është një pjesë e rëndësishme e procesit të integruar. Ward, Roden, Hewlett dhe Foreman (2005) sugjerojnë se aftësitë e thjeshta përfshijnë vëzhgimin, krahasimin, klasifikimin dhe marrjen në pyetje, por këto janë thelbësore për zhvillimin e aftësive më të avancuara siç janë planifikimi, parashikimi dhe interpretimi i të dhënave. Është e rëndësishme për mësimdhënësit të identifikojnë aftësitë individuale të procesit dhe të ofrojnë mundësinë që nxënësit të praktikojnë çdo aftësi që përbën të kutuarit e procedurave. Është e rëndësishme për planifikuesit e kurrikulit të identifikojnë aftësitë e nevojshme për çdo fazë në mënyrë që ata të mund të lidhen për të bërë një tërësi koherente gjatë shumë viteve të mësimit. Mohanti (2007) sugjeron disa nga aftësitë themelore që duhen zhvilluar te nxënësi në të nxënit e biologjisë: - Aftësi eksperimentale- përdorimin e aparaturave dhe instrumenteve për trajtimin, një eksperiment dhe ruajtjen e kimikateve, aparaturave etj.; - Aftësi konstruktiviste- për të ndihmuar me improvizime, duke bërë riparime të vogla kur gjërat shkojnë keq në laborator etj.; - Aftësi vizatimi- duke përfshirë vizatimin e diagrameve të eksperimenteve të kryera dhe mostrave të vërejtura; - Aftësi për zgjidhjen e problemeve- zgjidhja e problemeve të parashturara, - Aftësi vëzhgimi- si marrja e leximeve të aparaturave dhe vërejtja e ndryshimit të ngjyrave. Kjo listë është shumë bazike dhe reflekton llojet e shkathtësive që mund të lidhen me shkencën në moshat mjaft të reja. Ka shumë aftësi më të avancuara, kryesisht në fushën kognitive, të cilat mund të vijnë më vonë si aftësi të integruara. Pyetja e vërtetë është se si duhet të zhvillohen këto aftësi?. Pjesëmarrja aktive me duar mbi aktivitetet ndoshta do të ishte hapa fillestar në botën e hulumtimit shkencor. Është e rëndësishme që mënyra se si shkenca është 'bërë', ilustron diçka nga mënyra se si vepron shkencëtari, sepse kërkon të kuptojë botën. Kjo do të kërkojë një specifikim shumë të kujdesshëm të shkathtësive dhe një dizajn shumë imagjinativ të aktiviteteve
Mësimdhënia dhe të nxënit e biologjisë 1 Dr. Zeqir Veselaj praktike si dhe diskutime e prezantime të drejtuara nga mësimdhënësit, në mënyrë që të kuptohen njohuritë hap pas hapi. Shumë autorë argumentojnë se aftësitë themelore të shkencës ndihmojnë fëmijët të zgjerojnë të mësuarit e tyre përmes përvojës. Ata fillojnë me ide të thjeshta dhe pastaj ato ide formojnë ide të reja më komplekse. Theksi në aftësitë e procesit shkencor i ndihmon ata të zbulojnë informata kuptimplota dhe të grumbullojnë njohuri duke ndërtuar mirëkuptim brenda dhe përtej klasës së shkencës. Sidoqoftë, duhet fillimisht që të përqendrohemi në aftësitë më themelore para se të ndërtojmë aftësitë më komplekse të cilat janë pjesë e të menduarit shkencor. Kështu, nxënësit më të vegjël mund të fokusohen më shumë në vëzhgimin, klasifikimin, matjen, vlerësimin, komunikimin, nxjerrjen dhe parashikimin, ndërsa në fazat e mëvonshme (nxënësit më të rritur) fokusi mund të shkojë në formulimin e hipotezave, zgjedhjen dhe kontrollin e variablave, përcaktimin operacional, eksperimentimin dhe analizimin e të dhënave. Detajet e disa aftësive shkencore Disa nga shkathtësitë shkencore janë dhënë më poshtë. 1. Aftësia e vëzhgimit E gjithë shkenca fillon me vëzhgim. Vëzhgimi është procesi më themelor i shkencës. Nga vëzhgimi bëhen konkluzione dhe parashikime. Në procesin e vëzhgimit, ne përdorim pesë shqisat për të marrë informacion rreth objekteve dhe ngjarjeve në pjesën thelbësore të shkencës. Tolman dhe Hardy (1995) konstatojnë se një aktivitet i mirë për inkurajimin e vëzhgimit është t'i sfidojë mësimdhënësit për të parë se sa nxënësit vëzhgojnë, sa vëzhgime mund të regjistrojnë, duke vëzhguar nga afër një bimë ose një objekt tjetër specific në natyrë. Ju mund ta ngreni këtë sfidë edhe në formë gare mes nxënësve duke i angazhuar në vëzhgimet cilësore (të tilla si ngjyra, forma, pesha, temperatura) dhe sasiore (të tilla si numri, madhësia, dendësia). Vëzhgimi zhvillon aftësitë e mëposhtme: - Aftësia për të përputhur një mostër me atë të saktën nga një numër më i madh mostrash; - Aftësia për të vëzhguar tipare kryesore; - Aftësia për të vëzhguar hollësi të detajuara; - Aftësia për të vëzhguar dallimet në tiparet kryesore; - Aftësia për të vëzhguar ndryshimet. Ne bëjmë vëzhgimin cilësor përmes përdorimit të shqisave tona. Ndërsa vëzhgimet sasiore që përfshijnë një referencë për disa njësi standarde të p.sh. madhësisë, peshës dhe temperaturës etj, vëzhgimet sasiore komunikojnë informacion më të saktë se sa vëzhgimet cilësore. 2. Aftësia e klasifikimit Klasifikimi është procesi që shkencëtarët përdorin për të imponuar rendin në koleksionet e objekteve apo ngjarjeve. Biologët në rastin më të thjeshtë klasifikojnë organizmat e gjallë në bimë dhe kafshë. Skemat e klasifikimit përdoren në shkencë, si dhe në fusha të tjera për të identifikuar objekte ose ngjarje për të treguar ngjashmëri, dallime dhe ndërlidhje. Në bazë të ngjashmërive dhe ndërlidhjeve, formohen grupe të reja. Klasifikimi është përcaktimi i objekteve në kategori të ndryshme. Aftësia e klasifikimit varet nga aftësia e vëzhgimit dhe krahasimit. Një sistem klasifikimi mund të jetë i nivelit të thjeshtë, më kompleks. 3. Aftësia e vizatimit
Mësimdhënia dhe të nxënit e biologjisë 1 Dr. Zeqir Veselaj Vizatimi ndihmon në regjistrimin e të dhënave nga mostrat dhe nxjerr në pah veçoritë më të rëndësishme të një mostre. Diagramet e ndryshme mbi koncepte të ndryshme në ditët e sotme janë në dispozicion të nxënësve. Përmes përdorimit të këtyre diagrameve nxënësit identifikojnë pjesët e ndryshme të kafshëve dhe bimëve. Sipas Mohanty (2001), aftësitë e vizatimit kanë përvetsohen kur nxënësi: - me shpejtësi të arsyeshme vizaton diagramet, skicat, tabelat, etj.; - etiketon në mënyrë të saktë pjesët e ndryshme të diagrameve, tabelave, skicave, etj.; - përdor shkallëzim të përshtatshëm për të bërë grafikët me kujdes; - përgatit listat dhe grafikët pothuajse nga të dhënat e fituara; dhe - lexon me saktësi dhe shpejtësi skicat dhe grafikët. 4. Aftësia e matjes Në shkencat natyrore, nxënësve u mësojmë të bëjnë matje të sakta. Matjet janë të nevojshme jo vetëm në shkencë, por edhe në aktivitetet tona të përditshme. Aftësia në matje është thelbësore për zhvillimin e aftësive bazë dhe të integruara të procesit në të gjitha aftësitë. Njësitë themelore për matjen e gjatësisë, masës dhe kohës quhen sistem i matjes. Nga njësitë themelore, ne nxjerrim të gjitha njësitë tona të tjera. Nën sistemin metrik, njësitë themelore të përdorura janë metri për gjatësinë, kilogrami për masë dhe sekonda për kohën (shkencëtarët e quajnë këtë sistem MKS). Edhe pse mund të përdoren sisteme të tjera, ky është sistemi që përdoret në mënyrë universale në të gjithë botën për komunikimin e rezultateve të kërkimit shkencor. Aftësia në matje kërkon jo vetëm shkathtësi për të përdorur shumë instrumente matëse siç duhet, por gjithashtu aftësinë për të kryer llogaritjet me këto matje. 5. Aftësitë manipulative Aftësitë manipulative janë ato që lidhen me zhdërvjelltësinë manuale të personit në këtë rast nxënësit. Niveli i kompetencës së fituar nga nxënësi në këtë fushë të aftësive do të varet, në një masë të madhe, nga njohja me aftësitë e tilla. Përvetsimi i këtyre aftësive bazohet në listën e veprimeve që kryen nxënësi: - rregullon dhe vendos aparaturat (mikroskop, termometër etj.) në mënyrë sistematike dhe të dëshiruar; - trajton aparaturat dhe instrumentet si duhet; - regjistron dhe respekton udhëzimet përkatëse në mënyrë të saktë dhe sistematike; - merr masat e nevojshme në kryerjen e eksperimenteve ose regjistrimin e vëzhgimit; - kryen eksperimente me shpejtësi, saktësi dhe rregullsi të arsyeshme; - improvizon materiale ndihmëse. Ango (1986) thekson se rëndësinë e të nxënit e shkencës bazuar në aftësitë manipulative duke konkluduar se: një nxënës fiton më shumë në një situatë të të nxënit shkencor kur i jepet mundësia për të kryer aktivitete të caktuara të cilat përfshijnë aparatura manipuluese, klasifikimi i të dhënave, dizajnimi i eksperimentev, formimi i hipotezave për të nxjerrë përfundime dhe për të verifikuar rezultatet. 6. Aftësia e eksperimentimit Aftësimi për hulumtim shkencor është objektivi përfundimtar i mësimdhënie së shkencës (Gagne 1963). Konceptimi i tij i mësimdhënies dhe kryerjes së të nxënit të drejtuar të shkencës në njërën anë dhe koncepti i tij për kërkimin shkencor dhe natyrën e shkencës janë rrënjosur thellë në aktivitetet dhe eksperimentet të cilat ndërmarrin nxënësit nën mbikqyrje. Kërkimi shkencor
Mësimdhënia dhe të nxënit e biologjisë 1 Dr. Zeqir Veselaj përbëhet nga një sërë aktivitetesh të karakterizuara nga një qasje e zgjidhjes së problemeve në që një fenomen i hasur së fundmi bëhet një sfidë për të menduarit. Të menduarit e tillë fillon me një grupim të kujdesshëm sistematik të vëzhgimeve, me matje të dallueshme qartë në mes asaj që vëzhgohet dhe asaj që është në rrethanat ideale, përputhjet mes tyre, por gjithnjë duke testuar dhe nxjerrë konkluzione të arsyeshme. Duke zgjeruar konceptin e Gagne mbi rrethanat e përshtatshme për mësimdhënien efektive dhe të nxënit e drejtuar të shkencës, Ausubel (1968) argumentoi se mësimdhënia e tillë dhe studimi duhet të çojë në arritjen e të kuptuarit të plotë të nxënësve kundrejt të nxënit përmendësh. Me të nxënit kuptimplotë, nxënësit arrijnë mjeshtëri të gjerë të një numri shkathtësitë shkencore të dobishme. Me të nxënit përmendësh, ata janë në gjendje vetëm për të shkruar përkufizime dhe lista, por ata nuk janë në gjendje të zgjidhin probleme. Natyrisht mësimdhënia dhe studimi i udhëzuar i shkencës duhet të synojnë arritjen e të mësuarit kuptimplotë. Hulumtime të shumta kanë treguar se përvoja e nxënësve me aparatura dhe eksperimente tregon një marrëdhënie shumë të rëndësishme me të kuptuarit e tyre shkencës dhe eksperimentimit si një proces i shkencës. 7. Bërja e pyetjeve Është një nga më të përdorurat për të zhvilluar aftësitë e procesit të hulumtimit shkencor. Është gjithashtu pjesë e mësimit të përditshëm në klasë dhe aktiviteteve të studimit të udhëhequr. Për këtë aftësia për të bërë pyetje është një aftësi shumë e rëndësishme e procesit shkencor. Si aftësi është vendosur si një aftësi efektive dhe e rëndësishme në mësimdhënie. Pavarësisht nëse inciohet nga mësuesi, nxënësi apo të dyja palët, duke paraqitur pyetjet përcaktojnë një bazë kritike komunikimin për klasë. Edhe nëse një klase në orët mbi shkencën i mungojnë krejtësisht aparaturat dhe kimikatet për demonstrim e eksperimentim, mësuesit dhe nxënësit ende mund të bëjnë pyetje për njëri-tjetrin. Dhe pyetjet përbëjnë një rrugë të rëndësishme për të nxënit dhe që nxënësit të bëjnë mësime shkencore të gjalla dhe përfshirëse. Një numër i edukatorëve kanë identifikuar vlerën e mësimdhënesit që paraqesin pyetje për nxënësit e tyre. Kwatishe (1992) vë në dukje se "pyetjet kanë dallime karakteristike që shërbejnë për funksione të ndryshme dhe stimulojnë lloje të ndryshme të të menduarit te nxënësit”. Rothkopf (1972) pohon se duke shtruarja e pyetjeve për nxënëst rezulton për të përmirësuar performancën e tyre të mësimit. Andre (1979) argumenton se “kur mësuesit parashtrojnë pyetje nxënësve, u japin drejtim atyre për t'u shqyrtuar materialin mësimor ose nxisin kujtesën e tyre për të prodhuar një përgjigje kuptimplotë. Akinmade dhe Mang (1991) i shohin pyetjet si "një stimul i dobishëm për të planifikuar dhe të ekzekutuar hulumtimet”. Marland (1975) argumenton se një nga vlerat e rëndësishme të mësuesve që paraqesin pyetje janë që pyetjet u ndihmojnë nxënësve që të përqendrohen dhe sqarojnë të tyre mendimet dhe konceptet. Jacobsen et al. (1984) japin një të përshtatshme përmbledhje e vlerës së mësuesve që bëjnë pyetje për nxënësit: “një gur themeli i çdo teknike efektive të mësimdhënies është ora me pyetje”. Është një aftësi kritike që mund të përdoret me çdo lëndë, çdo shkallë, dhe me çdo mësues. Promovon përfshirjen, rrit të nxënit, kërkon pak përpjekje, dhe i motivon nxënësit. Promovon një ndryshim nga mësimdhënia me mësuesin në qendër në atë me nxënësn në qendër. Jo të gjitha llojet e pyetjeve janë gjithmonë të dobishme në çdo nivel të mësimdhënies dhe të nxënit. Llojet e pyetjeve duhet të përputhen me nivelin e të kuptuarit dhe arsyetimit të nxënësve. Disa pyetje vetëm mund të nxisin kujtesën e informacionit dhe të mësuarit përmendësh duke kufizuar të kuptiuarit nga ana e nxënësve. Pyetje të tjera, kur përshtaten siç duhet, nxisin nivele më të larta të arsyetimit, të menduarit dhe analizës. Mësimdhënësi duhet të arrijnë një ekuilibër
Mësimdhënia dhe të nxënit e biologjisë 1 Dr. Zeqir Veselaj të pyetjeve që qojnë në të kujtuarit e thjeshtë dhe nxitjen e niveleve më të larta të arsyetimit dhe zgjidhjen e problemeve. Mësimdhënësit e shkencave natyrore domosdoshmërisht duhet të zhvillojnë gamën e aftësive në lidhje me paraqitjen e pyetjeve të përshtatshme për nxënës. 8. Interpretimi i të dhënave Kërkimi shkencor është empirik në natyrën e tij. Përmes vëzhgimi dhe eksperimentit, të dhënat mblidhen e më pas të dhënat të mbledhura, kanë nevojë për interpretim në mënyrë që të kenë kuptim dhe kuptimi të mund të lidhet me të dhënat. Interpretimi dhe përfundimet janë aktivitete kritike të shkencës. Informatat e mbledhura nga hulumtimet shkencore zakonisht nuk janë të të dobishme dhe kuptimplotë për shkencëtarët e tjerë dhe komunitetin më të gjerë. Të dhënat duhet të analizohen dhe interpretohen, dhe duhet të bëhen konkluzione për të prodhuar dhe zgjeruar ashtu njohuritë të jenë kuptimplotë dhe të jenë aplikacione të dobishme për jetën. Vlerës dhe domosdoshmërisë së aftësive të interpretimit të dhënave duhet t'u jepet përparësi më e madhe. Duhet tu jepet shumë rëndësi në procesin e mësimdhënies dhe kryerjen e studimeve të të nxënit e drejtuar të shkencës në shkolla. Gjithashtu interpretimit të të dhënave i duhet dhënë më shumë përparësi në mësimdhënie të shkencës në institucionet e edukimit që përgatisin mësimdhënës. 9. Komunikimi Komunikimi preciz dhe i qartë është i dëshirueshëm në çdo aktivitet dhe themelor për të gjithë punën shkencore në biologji. Komunikimi përfshin transferimin e kuptimit. Nëse asnjë informacion apo ide nuk është transmetuar, nuk ka ndodhur komunikimi. Në mënyrë që komunikimi të jetë i suksesshëm, komunikimi duhet të prezantohet dhe të kuptohet. Në shkencën biologjike përdoren shumë lloje të komunikimeve, p.sh. fjalët e shkruara dhe të folura, grafika, diagramet dhe një shumëllojshmëri e ndihmave vizuale. Aftësitë e komunikimit mund të ilustrohen me pikat e mëposhtme: a) Shpërndarja e procesit të zgjidhjes dhe dëgjimi i të tjerëve kur ndajnë mendimin e tyre; b) Mbrojtja efikase dhe e dobishme e zgjidhjes së problemeve; c) Komunikimi i ideve shkencore: demonstrim, modele, vizatime dhe argumente; d) Ndihma për të sqaruar njëri-tjetrin që të mësohet nëpërmjet diskutimit/modelimit. Komunikimi efektiv kërkon shumë aftësi dhe praktika. Edhe artikujt e komunitetit të shkencëtarëve të shquar kërkojnë redaktim drastik para se të publikohen. Mësimdhënësit e shkencës nuk duhet të mendojnë veten si mësues të aftësive të komunikimit. Ata mund të japin kontributin më të madh kur krijojnë situatën në të cilën nxënësit në mënyrë aktive dëshirojnë të shkruajnë dhe të flasin për përvojat e tyre shkencore. Kjo ka të ngjarë të rrisë vetvetiu fuqinë shprehjes (Dyasi, 2006). 10. Organizimi Shkenca karakterizohet si sistematike për shkak të qasjes së organizuar të saj, e veçanarisht në hulumtim dhe zgjidhjen e problemeve. Guruge (1977) e përkufizon organizimin si një proces shoqëror i projektuar "për të siguruar bashkëpunim, pjesëmarrjen dhe ndërhyrjen e të tjerëve në fuqi për arritjen e një qëllimi të përcaktuar". Aftësia e organizimit si një proces mësimor që përdor përvojat laboratorike për nxënës të lëndëve shkencore është përmbledhur nga Soar & Soar (1979). Ata identifikojnë tri faza të organizimit, ose ndoshta ato janë më mirë të konceptuar si tre dimensione të organizimit të klasës:
Mësimdhënia dhe të nxënit e biologjisë 1 Dr. Zeqir Veselaj 1. Përfshirja e nxënësve: për të kontrolluar sjelljet e panevojshme dhe duke rregulluar lëvizjen e nxënësve; 2. Organizimi i detyrave të të menduarit të nxënësve: duke organizuar metoda nga cilat janë përzgjedhur dhe zbatuar detyra mësimore. 3. Organizimi i procesit të të menduarit të nxënësve: të menduarit në nivel kognitiv që i inkurojon në laborator dhe një liri e nxënësve për të ekpsloruar idetë. Pra organizimi shihet si pjesë shumë e rëndësishme e mësimdhënies së edukimit shkencor, d.m.th. njohuri për një sërë aftësish mësimore të cilat janë efektive në të nxënit e shkencës. Aftësitë dhe praktika Për të lehtësuar procesin e të nxënit, mësimdhënia mund të ketë një rol shumë të rëndësishëm për të luajtur edhe pse duhet pranuar se të nxënit mund të bëhet pavarësisht nga përvojat formale të mësimdhënies. Në një nivel të thjeshtë, mësimi mund të shihet si një grup aktivitetesh të cilat janë projektuar dhe kryer për të arritur objektiva të caktuara në aspektin e ndryshimeve në sjelljen e nxënësve. Megjithatë, në një nivel më të thellë, mësimdhënia lejon ndërveprimin e njohurive, aftësive dhe përvojës të një personi më të vjetër (mësimdhënësit) me jetën e atyre që janë më të rinj (nxënësve). Mësimdhënësi i kualifikuar mund të nxjerrë potencialin tek nxënësit duke rregulluar përvojat e të nxënit që u mundësojnë nxënësve të kuptojnë konceptet e reja që lidhen me idetë e reja me atë që tashmë e dijnë dhe duke zhvilluar aftësi të të menduarit. Literatura 1. Ango, M.L. (1986): “Teaching and Learning of Biology Practicals: The Experience of Some Nigerian Secondary Schools.” Journal of Science Teachers Association of Nigeria, Vol. 24 (1 & 2), pp. 34-47. 2. Akinmade, C.T.O. and Mang, L. (1991): “Evaluation of the Basic and Integrated Science Process Skills in Biology.” A paper presented at STAN Biology Panel National Workshop at Katsina. 3. Andre, T. (1979): “Does Answering Higher Level Questions While Reading Facilitate Productive Learning?” Review of Educational Research, Vol. 49, p. 281. 4. Ausubel, D.P. (1968): Educational Psychology. A Cognitive View. New York: Holt Rinehart and Winston. 5. Brown C. Peter, Roediger L. Henry III, McDaniel A. Mark (2014) Make It Stick: The Science of Successful Learning. Cambridge, MA: The Belknap Press of Harvard University Press 6. Clark C. Ruth and Mayer E. Richard (2011). Learning and the Science of Instruction: Proven Guidelines for Consumers and Designers of Multimedia Learning, 3rd edition Pfeiffer, San Francisco, USA. 7. Dyasi Gubert 2006: Linking Science & Literacy in the K-8 Classroom, NSTA Press 8. Edigar, M. & Baskara, Rao (2003), "Teaching Science in Elementary Schools", New Delhi: Discovery Publishing House. 9. Farenga, S. J.; Joyce, B. A., Dowling. W. 2002 Rocketing into Adaptive Inquiry. Science Scope, Vol. 25 Nr. 4 p. 34-39 10. Gagne, R.M. (1963): “The Learning Requirements for Enquiry.” Journal of Research in Science Teaching, Vol. 1, No. 2, pp. 144- 153. 11. Gagné, R. M. (1985). The conditions of learning and theory of instruction ( 4th ed.). New York, NY: Holt, Rinehart & Winston. 12. Goldstone J.M, Downery L. 2013 Your Science classroom, Sage Publication Inc. 13. Guruge, B.S. (1980): “General Principles of Management for Educational Pioneers and Administrators.” UNESCO/UNICEF Cooperative Programme Digest, Vol. VIII, pp. 1-3. Paris. 14. Harlen, W. (1987): “Primary Science Teaching for Process Based Learning.” Barnados: A Report of Commonwealth/UNESCO Workshop. 15. Jacobsen, D. et al. (1984): Method for Teaching: A Skills Approach.
Mësimdhënia dhe të nxënit e biologjisë 1 Dr. Zeqir Veselaj 16. Joyce, B. &Weil, M. (1986). Models of teaching. Englewood Cliffs, NJ: Prentice-Hall, Inc. MacCormack, A.J. & Yager, 17. Hurd, P. D. (2000). The new curriculum movement in science. The Science Teachers, 67(1): 27. 18. Kwatishe, D.T. (1992): “An Assessment of the Mastery of the Skill of Questioning and its Effective Usage as a Science Process by Teachers of Biology in SSS I in Taraba State.” An MEd Science Education Project. 19. Lewis, D. (1988). What Experience teacheshttp://www.repository.cam.ac.uk/handle/1810/247198 20. Marland, M. (1975): The Craft of the Classroom. A Survival Guide to Classroom Management in the Secondary School. London: Heinemann Educational Books Ltd. 21. Meyer E Richar and Alaxander A Patricia 2017 Handbook of research on learning and instruction” Routledge, New York, USA 22. Mohanty, S. (2001), "Teaching of Science in Secondary schools" New Delhi: Deep and Deep publications Pvt. Ltd. 23. National Science Teachers Association (2009) The Biology Teachers Handbook NSTAPress, Arlington, Virginia 24. Rothkopf, E. (1972): “Variable Adjust Question Schedules, Interpersonal Interaction and Incidental Learning from Written Materials.” Journal of Educational Psychology, Vol. 63, No. 2, pp. 87-92. 25. Ornstein, A. (2006). The frequency of hands-on experimentation and students' attitudes towards science: A statistically significant relation (2005-51-Ornstin). Journal of Science Education and Technology. 15(3): 285-297. 26. Soar, R.S. and Soar, R.M. (1979): Emotional Climate and Management. Berkeley, California: McCutchan Publishers. 27. Tolman, M. N. and G. R. Hardy. (1995). Discovering Elementary School Science. Boston: Allyn and Bacon. Google Scholar