Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm Dr. Zeqir Veselaj 1 TITULLI I TEMËS: AJRI DHE UJI SI MEDIUME MJEDISORE QËLLIMI I TEMËS: Të diskutoj me studentët konceptet e shtresës së gaztë dhe asaj të lëngtë të Tokës në kuptimin e përbërjes së tyre, rëndësisë për jetë, ndotjes së tyre dhe pasojat nga ndotja e ajrit dhe ujit për shëndetin dhe mjedisin. OBJEKTIVAT E TEMËS: Objektivat e temës janë: ➢ Përkufizimi atmosferes, përbërjes dhe shtresave të saj mbi Tokë; ➢ Ndotja e ajrit globale, rajonal dhe lokale ambiental dhe ndotja ajrit të brendshëm; ➢ Përkufizimi i hidrosferës, dhe shpërndarja e ujërave në tokë ➢ Ndotja e ujërave dhe trajtimi i ujërave të zeza; ➢ Masat edukative për zbutjen e efekteve të ndotjes së ajrit dhe ujërave. REZULTATET E TË NXËNIT: Në fund të temës studenti do të jetë në gjendje: - të definoj termat atmosferë, hidrosferë, ajri, ndotje e ajrit ujit , shkarkimet.; - të klasifikoj ndotësit e ajrit dhe ujit sipas burimeve, origjinës, vendit të veprimit dhe efekteve; - të identifikoj rrugët e shkarkimit, qarkullimit të ndotësve të ajrit ambiental, ajrit të brendshëm dhe ujërave; - të analizoj efektet shëndetsore dhe mjedisore të ndotjes së ajrit dhe ujit - të aplikoj masat edukative për mbrojtjen nga ndotësit e ajrit dhe të ujit në shtëpi dhe institucionin e punës; LEXIME TE TJERA: - Veselaj Z. (2016) Njeriu dhe mjedisi jetësor- leksione të zgjedhura, Universiteti i Prishtinës, - Grup autorësh (2010) “Paketa e Gjelbër” për Kosovën, REC Zyra në Kosovë - Dollma M. (2013), “Ekologjia humane” SHB Marin Barleti, Tiranë - Ramadani I. (2011) “Mjedisi jetësor roli i njeriut, sfidat dhe perspektiva”, SHB Vatra, Prishtinë
Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm Dr. Zeqir Veselaj 2 KOMPONENTET E MJEDISIT JETËSOR Komponentet ndërtuese të mjedisit ndryshe njihen edhe si mediume mjedisore. Mediumet mjedisore paraqesin një nga katër kategoritë themelore fizike të mjedisit jetësor që janë në kontakt me njeriun dhe ku mund të reflektohet ndotja dhe të qarkullojnë e veprojnë ndotësit e mjedisit. Këto mediume janë: ajri, uji, toka dhe biota respektivisht bota e gjallë. 2.1 AJRI DHE NDOTJA E AJRIT Ajri është një përzierje gazesh: azoti, oksigjeni, CO dhe disa gazeve të tjera inerte dhe avuj uji në sasira të ndryshme. Në kuptimin shëndetësor ajri është tërsia e gazeve që hyjnë në organizëm përmes organeve të frymëmarrje. Njeriu i rritur mesatar në qetësi thith dhe nxjerr jashtë rreth 7-8 litra të ajrit për minut, që arrin rreth 11.000 litra ajër në një ditë. Ajri që është thithur është rreth 20 % oksigjen, dhe ajri që nxirret është rreth 15 % oksigjen, kështu vetëm që 5% e vëllimit të ajrit konsumohet dhe konvertohet tek dioksid karboni. Për këtë arsye, një qenie njerëzore përdor rreth 550 litra oksigjen të pastër në ditë1 . Në përbërjen e ajrit ndodhen edhe një numër substancash të rrezikshme: ndotës natyralë (si pluhuri dhe hiri vullkanik) dhe ndotës që janë prodhuar si rezultat i aktivitetit të njeriut. Poashtu në ajër gjenden edhe elemente tjera: pluhur, spore dhe polen të bimëve etj. Me sasinë e ajrit që e thith njeriu brenda ditës, shumë prej këtyre përbërësve do të futen brenda organizmit duke shkaktuar efekte të shumta. Përqindja mesatare e përbërësve kryesorë atmosferikë të ajrit të pastër dhe koha mesatare e qëndrimit të tyre në ajër janë paraqitur në Tabelën 1. Katër elementet: azoti, oksigjeni, argoni dhe dioksidi i karbonit përbëjnë rreth 99.998% të ajrit atmosferik. Atmosfera Atmosfera (gr. athmos-avull, spherae- shtresë) përbëhet nga shtresa ajri që mbulojnë Tokën dhe që mbahen nga graviteti i saj. Nuk ekziston një kufi i prerë në mes atmosferës dhe hapësirës kozmike, megjithatë rreth 99% e masës së atmosferës ndodhet nën lartësinë 100 km nga sipërfaqja e planetit. Nga kjo lartësi 90% e masës ndodhet nën lartësinë 16 km, ndërsa zona e fluturimeve të aeroplanëve zakonisht është në 10 km. Temperatura mesatare e atmosferës së Tokës në sipërfaqe është 15oC. Shtypja mesatare atmosferike e ajrit në nivelin e detit është 101.3 kP (kilopaskal) dhe është rezultat direkt i peshës së ajrit mbi pikën e caktuar në të cilën bëhet matja. Kjo shtypje atmosferike zvogëlohet me rritje e lartësisë nga toka dhe studimet kanë treguar për një zbritje prej 50% në lartësinë 5.6 km. Masa e përgjithshme e atmosferës llogaritet të jetë 5.1480 x 1018 kg. Masa molare e atmosferës është 28.97 g/mol. Densiteti i ajrit apo masa e 1 http://health.howstuffworks.com/human-body/systems/respiratory/question98.htm Tab.1 Përbërja kimike e ajrit Gazet % Kohëqëndrimi Azoti N2 78 106 vite Oksigjeni O2 21 103 vite Argoni Ar 0.9 ///// Avuj uji 0-3 8-10 ditë Dioksidi i karbonit CO2 0.04 50-200 vite Metani CH4 0.00017 7-10 vite Hidrogjeni H2 0.00006 ////// Oksidet e azotit N2O 0.000033 130 vite Monoksidi i karbonit CO 4-20x10 -6 5 muaj Amoniaku NH3 10-8 - 10-6 3 ditë Dioksidi i sulfurit SO2 10-7 -5x10 -5 3 ditë Oksidet e azotit NOx 10-8 - 5x 10-5 3 ditë Freonet (CFC) ///// 50-150 vite
Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm Dr. Zeqir Veselaj 3 tij për njësi vëllimi në nivelin e detit në temperaturën 20oC është afërsisht 1.2 kg/m3 dhe zbret me rritjen e lartësisë.2 Historiku i atmosferës sonë nuk njihet mirë dhe mendohet se daton para miliarda vitesh. Atmosfera e sotme që njihet si “atmosfera e tretë” ndryshon për nga përbërja e saj me dy të mëhershmet. Atmosfera e parë e Tokës apo pneumoatmsfera përbëhej nga heliumi dhe hidrogjeni, me kore ende të shkrirë nga nxehtësia dhe erërat solare. Rreth 4.4 miliard vitesh më herët, sipërfaqja e tokës ngrohet duke formuar koren të populluar ende me vullkane nga të cilat liroheshin avuj, dyoksid karboni dhe amoniak. Kjo njihet si atmosfera e dytë që përbëhej nga CO2, avujt ujit, pak azot por praktikisht ende pa oksigjen. Me rritjen e sasisë së O2, ai fillon të hyj në reaksion me elemente tjera por edhe akumulohet gradualisht në atmosferë. Si rezultat i akumulimit të tij në atmosphere, kur ai arrin nivelin 1% të sasisë së gazeve vie deri te shfaqja e ë ozonit. Ozoni është një modifikim alotropik i O2, dhe përmes tij format e gjalla janë të mbrojtura nga rrezatimi UV. Kjo atmosferë e përbërë kryesisht nga N dhe O2 njihet edhe si atmosfera e tretë dhe është rezultat i algave blu të gjelbra oqeanike si dhe proceseve gjeologjike. Oksigjeni nuk qëndron i lirë në atmosferë, por konsumohet gjithnjë përmes reaksioneve kimike, por edhe konsumimit nga shtazët, bakteret madje edhe vet bimët gjatë natës, ndërsa CO2 prodhohet përmes frymëmarrjes dhe dekompozimit. Bimët dhe kafshët janë të varura nga përbërja e gazeve të atmosferës. Bimët kanë nevojë për CO2 për të kryer procesin e fotosintezës dhe lirojnë O2 si rezultat i këtij procesi. Kafshët dhe qeniet njerëzore kanë nevojë për O2 që të jetojnë dhe çlirojnë CO2 si rezultat i procesit të frymëmarrjes. Kështu, CO2 do të merret përsëri nga bimët, duke formuar ciklin e jetës në biosferë. Ndotja dhe ndotësit e ajrit Ndotja e ajrit është një fenomen shumë i vjetër. Ajo është manifestuar që nga antikiteti. Seneka, 61 vjet p.e.r. u ankua për ajrin e ndotur në Romë. Ndotja është pjesërisht rezultat i përqendrimeve njerëzore në qytete dhe rajone, shoqëruar me djegie të shumta të materialeve të ndryshme për përdorime shtëpiake, industriale ose të tjera. Në Londër, djegia e qymyrit shkaktoi probleme të ndotjes së ajrit që në shekullin XII. Në 1273, parlamenti ndaloi djegien e qymyrit në zonë. Në fillim të shekullit të 14-të, Edward I deshi të kufizonte përdorimin e qymyrit në furra. Në shekullin e 16-të, Mbretëresha Elizabeth I, e ndaloi përdorimin e qymyrit gjatë mbledhjeve të parlamentit. Në shekullin e 19-të, romancieri Charles Dickens përshkroi me shumë detaje tymin dhe mjegullat e Londrës (smogun) dhe qyteteve të tjera britanike. 2 Luthgens, Fredrick K. and Edward J. Tarbuck (1995) The Atmosphere. Prentice Hall, 6th edition Tab. 2 Koncentrimi i gazeve kryesore, dytësore dhe në gjurmë nëpër tri etapat e atomsferës Gazet kryesore Gazet dytësore Gazet në gjurmë Atmosfera primare- (Pneumoatmosfera) 4.6 X109 vjet Hidrogjen Azot Oksid karboni Dioksid karboni Sulfur i gaztë Metan Anhidride të sulfuruar Atmosfera primitive 4x109 vjet Avuj uji Azot Dioksid karboni Gaz sulfhidrik Metan , Argon Amoniak Oksid karboni Sulfur i gaztë Gaz sulfhidrik Hidrogjen Atmosfera aktuale -2x109 vjet Azot Oksigjen Dioksid karboni Avuj uji, Argon Ozoni Amoniak Okside azoti
Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm Dr. Zeqir Veselaj 4 Ndotja u rrit nga fundi i shekullit të XIX dhe në mesin e shekullit të 20-të, me rritjen e prodhimit industrial i cili, u shoqërua me një rritje të emetimeve në atmosferë. Shumë piktorë të famshëm kanë paraqitur vendet industriale ose urbane me oxhaqe që lëshojnë sasi të mëdha të ndotësve. Ndërgjegjësimi për rreziqet e ndotjes së ajrit për shëndetin e njeriut u rrit në mes të shekullit XX pas episodeve të famshme kur ndotja e ajrit çoi në një rritje të konsiderueshme të vdekshmërisë dhe sëmundshmërisë. Disa episode tragjike kanë mbetur në histori. Nga 01-05 dhjetor 1930, falë një situate anticiklonike, një përmbysje e fortë e temperaturës, shoqëruar me mjegull, vazhdoi për pesë ditë në luginën Meuse në Belgjikën lindore, afër Liège. Shumë ndotës të emetuar, veçanërisht dioksidi i squfurit (SO2) dhe grimcat e grimcave, mund të grumbullohen në luginën, e cila është e gjerë një kilometër dhe kufizohet nga kodra të larta rreth 100 metra. Nivelet e përqendrimit nuk mund të jepen sepse në atë kohë nuk kishte matje të ndotësve. Si rezultat i mjegullës, një pjesë e dioksidit të squfurit u shndërrua në acid sulfurik (H2SO4). Shumë vdekje (63 krahasuar me 6 në kohë normale) dhe disa qindra pacientë janë raportuar dhe i atribuohen kësaj ndotje. Në vitin 1948, një episod akut i ndotjes ndodhi në Donora, një qytet i vogël industrial në Pensilvani (SHBA) i vendosur në një luginë rreth 50 kilometra nga Pittsburgh. Nga 27-31 tetor, akumulohen ndotës nga instalime të ndryshme industriale. Rreth 20 vdekje (2 në kohë normale) dhe disa mijëra pacientë iu atribuuan kësaj ngjarjeje. Ashtu si në luginën Meuse, prania e një shtrese inersioni shoqëruar me një formim mjegulle detyroi ajrin e ftohtë të ndotur të ngecë në fund të luginës, duke promovuar transformimin e dioksidit të sulfurit në acid sulfurik. Ndër episodet më të ashpra dhe më tronditëse ishin ato në Londër në gjysmën e parë të shekullit të XX me smogun e madh. Përveç ndotjes kronike të përshkruar më sipër, ka ndotje aksidentale me shkarkime të konsiderueshme të substancave toksike, të cilat kanë shkaktuar shumë viktima (Bhopal të Indisë, Seveso të Italisë etj.)3 . Në botën e sotme, aktivitetet industriale, djegia e lëndëve fosile, trajtimi i mbeturinave, bujqësia intensive dhe shumë aktivitete të tjera ekonomike ndikojnë fuqishëm në ndotjen e ajrit. Ndotja e ajrit është e rrezikshme për njerëzit, bimët, kafshët dhe për habitate natyrore. Kjo ka sjellë shumë sfida tashmë edhe për klimën e Tokës. Për shumë kohë është besuar se ndotësit e ajrit, pasi shkarkohen në atmosferë, treten duke formuar përqendrime të papërfillshme. Por matjet e bëra përmes metodave bashkëkohore kanë provuar të kundërtën, duke treguar kështu se këto mendime kanë qenë të gabuara. Në rrethinat brenda dhe përreth zonave ku bëhet shkarkimi kemi një përqëndrim të lartë të ndotësve kryesor. Të gjitha grimcat e mëdha të ndotësve do të depozitohen në zona të afërta lokale. Klima lokale është një faktor i rëndësishëm në përcaktimin e niveleve të ndotjes për një kohë të shkurtër. Megjithatë, shkarkimet që ndodhin në nivel lokal mund të kenë 3 https://www.encyclopedie-environnement.org/en/air-en/air-pollution/#1_Primary_and_secondary_pollutants Fig.1 Vizatime mbi ndotjen e ajrit në shek. 19.
Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm Dr. Zeqir Veselaj 5 ndikim rajonal dhe global. P.sh. kloroflore karbonet (CFC-t) e shkarkuara në sipërfaqe janë përgjegjës për për hollimin e shtresësë së ozonit edhe në pole. Në kuptimin e ngushtë të fjalës, ajri mund të konsiderohet i ndotur kur në të gjenden substanca të cilat janë të huaja për përbërjen e tij natyrore. Me nivelin e ndotjes globale të ajrit sot, ky definicion thuajse është gati se i papërdorshëm. Në kuptimin e gjërë ajri konsiderohet i ndotur nëse përmban substanca në përqëndrime të tilla që i shkaktojnë pasoja të dëmshme shëndetit të njeriut, mjedisit të tij jetësor dhe i sjellin dëme ekonomisë njerëzore. Ndotja e ajrit mund të përkufizohet si “çdo substancë e emetuar në ajër nga një burim antropogjen (i prodhuar nga aktiviteti njerëzor), biogjen (emetimet natyrore nga bota e gjallë, si pyjet dhe kënetat), ose gjeogjen (emetimet natyrore nga bota jo e gjallë, si vullkanet dhe zjarret natyrore), që nuk është pjesë e atmosferës natyrore ose që është prezent në përqendrim më të lartë sesa atmosfera natyrore dhe që mund të shkaktojë efekt armiqësor afatshkurtër ose Tab. 3 Burimet kryesore të ndotjes së ajrit Burimet njerëzore të ndotjes Burimet natyrore të ndotjes 1. Termocentralet: PM10, NOx, Sulfur; 2. Incineratorët e mbeturinave: Sulfur, dioksinat; 3. Automjetet: PM10 (motorëve me naftë), N0x; plumb (benzina), Monoksidi i karbonit (tymi); 4. Avionët; 5. Anije; 6. Mbeturinat dhe deponitë; 7. Tymi i cigareve (konglomerat ndotësish); 1. Vullkanet - prodhojnë hi e sulfur; 2. Radon - është gjetur në koren e Tokës; 3. Tymi - shkaktuar nga zjarret; 4. Metani - nga sistemet e tretjes së kafshëve; 5. Pluhuri - nga sipërfaqet e tokës me pak ose aspak bimësi; 6. Masat ajrore me ozon Tab. 4 Konceptet e shkaktarëve, burimeve dhe pasojave të ndotjes Koncepti Definicioni Shembuj Shkaktarët e ndotjes (ndotësit e ajrit) janë të gjitha substancat me origjinë natyrore ose artificiale që nuk janë pjesë natyrore e përbërjes së ajrit dhe shkaktojnë ndotjen apo prishjen e cilësisë së ajrit Thërmijat e imta (PM), Dioksidi i sulfurit, Tymi i duhanit; Mikrobet; Tymi; Radoni; Metani; Plumbi; Oksidet e azotit; Ozoni tokësor; Valët elektromagnetike; Pluhuri Burimet e ndotjes janë burimet e lëvizshme apo të palëvizshme, me origjinë natyrore apo artificiale nga të cilat shkarkohen ndotësit e në mënyrë të përhershme apo të përkohshme Veturat dhe kamionët; Zjarret; Djegia e fosileve; Avionët; Termocentralet; Fabrikat; Djegia e mbeturinave; Vullkani Pasojat e ndotjes janë të gjitha efektet të cilat shkaktojnë ndotëst e veçantë por edhe të kombinuar së bashku për shëndetin e njeriut, cilësinë e ekosistemit dhe infrastrukturën e ndërtuar Sëmundjet respiratore; Efekti serrë Zvoglimi i dukshmërisë; Shiu acidik; Ulje e rendimenteve në bujqësi; Irritimi i syve; Dëmtim i imunitetit; Hollimi i ozonit Masat kundër ndotjes hyjnë të gjitha masat që ndërrmerren për të mbrojtur ajrin nga ndotja apo përmirsuar cilësinë e ajrit të ndotur Derivatet e pastra; Kufizimi i djegies se mbetjeve; Kursimi i energjisë; Ngasja e biçikletës; Gjelbërimi; Shfrytëzimi i transportit publik; Teknologjitë e pastra
Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm Dr. Zeqir Veselaj 6 afatgjatë” 4 . Burimet kryesore të ndotjes me prejardhje antropogjene janë: trafiku tokësor dhe ajror, prodhimi i energjisë elektrike, djegia e karburanteve në industri dhe amvisni si dhe proceset industriale. Janë të shumta substancat prezent në ajër që mund të ndikojnë dëmshëm në shëndetin e njeriut si dhe jetën e bimëve dhe shtazëve. Substancat e tilla mund të rrjedhin nga proceset natyrore ose me veprimtarinë e njeriut. Substancat të cilat nuk gjinden në mënyrë natyrore në ajër, ose gjenden në koncentrime të mëdha si dhe në lokacione të ndryshme nga e zakonshmja quhen ndotës të ajrit. Ndotësit e ajrit në përgjithësi ndahen në primar dhe sekondar. Ndotësit primar Ndotësit primar janë substancat të cilat në ajër emitohen direkt nga procese si p.sh.: hiri nga erupsionet vullkanike, ose CO nga djegia e derivateve të makinave. Ndotësi kryesor primar të prodhuara nga aktiviteti njerëzor janë: oksidet e sulfurit, oksidet e azotit, monoksidi i karbonit, komponimet e avullueshme organike, thërrmijat e suspenduara në ajër, metale e rënda, klorflorlarbonet, amoniaku dhe ndotësit radioaktiv. Oksidet e sulfurit (SOx)- e posaçërisht dyoksidi i sulfurit SO2 lirohen nga djegia e qymyrit dhe derivative tjera fosile. Sasia e tij e liruar nga vullkanet sot është e papërfillshme në raport me atë që lirohet nga veprimtaria njerëzore. Efektet e dëmshme të tij njihen që para shumë shekujsh. Dihet se mbretëresha Elizabetë (1533-1603) në kohën e saj ka nxjerrë vendim mbi ndalimin e djegies së qymyrit gjatë seancave të parlamentit britanik. Përderisa druri dhe derivatet fosile do përdoren si burime energjetike SO2 do të jetë një ndër ndotësit kryesor të ajrit. Djegia e qymyrit kontribuon me rreth 50% të emisioneve të SO2, djegia e derivateve fosile ia shton kësaj edhe 25-30% të emisioneve. SO2 vetvetiu nuk është ndotës me toksiciteti të lartë, por ai e rrit toksicitetin përmes interaksioneve dhe transformimeve të tij në atmosferë (si sulfite, sulfatt, acidi sulfuror dhe sulfurik). Toksiciteti rritet sidomos kur janë të absorbuara me thërrmijat e aerosolëve që lehtëson depërtimin në mushkëri. Efektet e ndotjes me SO2 reflektohen në shëndetin e njeriut, në bimë e shtazë si dhe në materiale. Në shëndetin e njeriut kanë të bëjnë me irritimin e fortë të syve dhe organeve të frymëmarrjes. Kur shëndrrohet në acid sulfurik, SO2 bëhet edhe për 20 herë më irritues për sytë. Efektet e SO2 dhe produkteve të reaksioneve të tij reflektohen edhe me veprime korrozive dhe shkatërruese në materiale të shumta e sidomos tek ato me përmbajtje karbonati siq është rasti me përmendoret. Oksidet e azotit (NOx)- Azoti është elementi kryesor i atmosferës dhe një prej elementeve kryesor biogjen. Si element kimik në natyrë është inert dhe vetëm me aktivizim (temperatura të larta, zbrazje elektrike, fiksim) hyn në reaksione kimike. Oksidet e azotit në sasi prej 5x107 ton në vit krijohen me aktivitetin e baktereve. Në okside të N në kontekstin e ndotjes së mjedisit hyjnë: suboksidi i N (N2O), monoksidi i azotit NO, dhe dioksidi i azotit NO2. Suboksidi i N krijohet me aktivitetin mikrobial në tokë, ndërsa që në atmosferë si ndotës është prezent në përqendrime shumë të vogla dhe nuk është ndotës i fortë. Aktivizimi i N nga njeriu bëhet përmes motorëve me djegie të brendshme të cilat pas djegies së karburanteve. Monoksidi i N është produkt primar i djegies në temperatura shumë të larta. Në industri lirohet gjatë prodhimit të acidit nitrik dhe proceseve të ngjashme teknologjike. NO2 është ndotës shumë i rëndë i ajrit që formohet me oksidimin e NO: 2NO + O2 → 2NO2 Në koncentrime të larta inflamacioni i mushkërive është shumë i shpejt dhe i rrezikshëm. NO2 shkakton edhe edemin (mbledhjen e lëngut në mushkëri) dhe për disa ditë mund të ketë pasoja 4 DALY, A dhe ZANNETTI, P, "Hyrje në ndotjen e ajrit - Përkufizimet, klasifikimet dhe historia". ASST dhe Insituti EnviroComp (2007): http://www.envirocomp.org/books/chapters/1aap.pdf
Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm Dr. Zeqir Veselaj 7 fatale. Efektet në bimë paraqiten kryesisht në gjethe ku ndryshohet ngjyra vende-vende (njollat nekrotike) ngjashëm si edhe me SO2. Monoksidi i karbonit (CO)- Produkt i çdo lloj djegie në natyrë të thëngjillit dhe derivateve fosile është CO e poashtu edhe frymëmarrja e qenieve të gjalla paraqet një burim të rëndësishëm të tij. Me pas CO lehtë oksidohet me O dhe formon CO2. Është njëri ndër gazet kryesore me efekt serrë. 2C +O2 → 2CO 2CO + 02→ 2CO2 Është e njohur tanimë se CO kur vepron në njeriun dhe kafshët bllokon transportin e O2, pasi që CO ka afinitet për 200 herë më të madh për tu lidhur hemoglobinën e gjakut se sa O2. Me lidhjen e hemoglobinës me CO formohet karboksihemoglobina, niveli normal i të cilës në gjak është 0.5%. Për këtë arsye, gjatë helmimit me CO shumë shpejt vie deri tek zënia e frymës. Te bimët, përqendrimet e larta të CO shkaktojnë bllokimin e fiksimit të N nga azotofiksatorët, plakjen dhe rënien e parakohshme të gjetheve si dhe inhibon frymëmarrjen qelizore. Komponimet e avullueshme organike (VOCs- Volatile Organic Compounds)- Janë komponime organike që kanë presion të mjaftueshëm për tu avulluar dhe futur në atmosferë. Këtu bëjnë pjesë avujt e hidrokarbureve dhe solventët e ndryshëm. Më i njohuri padyshim është metani, gaz ky i njohur si një ndër 6 kryesoret me efektin serrë, por edhe VOC-et tjera kanë të njëjtin efekt. Disa tjera si: komponimet aromatike (benzeni, tolueni, ksileni) mendohet se kanë veti kancerogjene. Thërrmijat e imta (PM)- Janë grimca të imta të ngurta ose të lëngta që suspendohen në ajër. Më të atakuara nga to zakonisht janë zonat e dendura urbane (metropolet e mëdha). PM-et gjenerohen nga burime natyrore (vullkanet, stuhitë e pluhurit, djegia e pyjeve), por më shumë nga burimet antropogjene si djegia e karburanteve fosile, termocentralet etj. Sipas madhësisë së grimcave PM-et klasifikohen në dy grupe kryesore: PM10 (thërrmija me diametër deri në 10µm që mund të depërtojnë zbrazëtirat e hundës) dhe PM2.5- (thërrmija me diametër deri në 2,5µm dhe që mund të depërtojnë në bronke dhe mushkëri). Efektet e tyre varen pikërisht se të çfarë madhësie janë: ato PM10 zakonisht ndalen në mushkëri dhe ato PM2.5 tentojnë të kalojnë rajonin respirator të mushkërive dhe të atakojnë organet tjera. Efektet kryesore shëndetësore të tyre kanë të bëjnë me sëmundjet e organeve respiratore: astma, kanceri i mushkërive, sëmundjet e zemrës që qojnë edhe në vdekjen e parakohshme. Metalet toksike (metalet e rënda)- ku bëjnë pjesë thërrmija e plumbit, kadmiumit dhe bakrit në ajrin atmosferik. Plumbi Pb- Njerëzit i janë nënshtruar ndotjes me Pb me mijëra vjet me radhë, që prej kohës kur kanë filluar ta eksploatojnë atë. Helmimi me Pb është gjendja e organizmit kur rritet sasia e Pb në gjak. Pb mund të shkaktoj dëmtime të rënda dhe të pakthyeshme në sistemin nervor si atij qendror ashtu edhe atij periferik, sëmundje të veshkëve, kardiovaskulare dhe probleme në sistemin riprodhues. Kadmiumi Cd- është element që nuk bën pjesë në elementet e organizmit prandaj është shumë i dëmshëm edhe në koncentrime shumë të vogla. Ndotja me kadmium u rrit shumë gjatë viteve 1950-60 që aktualizoj çështje e zvogëlimit të koncentrimeve të tij. Efektet e helmimit me Cd kanë të bëjnë me problemet në traktin e frymëmarrjes, veshkët, e me veti karcinogjene. Bakri Cu- zakonisht hyn përmes ushqimit që pjeket në furra të bakrit. Efektet e helmimit me të zakonisht kanë të bëjnë me probleme mentale (tek njerëzit me skizofreni matjet kanë konstatuar sasi të shtuar të Cu në gjak) dhe me veshka.
Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm Dr. Zeqir Veselaj 8 Kloroflorkarbonet (CFC-s)- janë substanca që përbëhen nga karboni (C), klori (Cl) dhe flori (F) prej nga edhe e kanë marrë emrin. Janë substanca të gazta që e dëmtojnë shtresën e ozonit dhe që me të madhe janë shtuar gjatë viteve të 30-ta. Amoniaku- është gaz që emitohet nga proceset bujqësore si produkt i metabolizmit të aminoacideve dhe është toksik në koncentrime të larta. Ka rol në proceset fiziologjike të organizmave shtazor duke mbajtur bilancin acidik e bazik të organizmit. Në organizëm përmes procesit të quajtur cikli i uresë, amoniaku kthehet në ure, komponentë kjo shumë më pak toksike. Grimcat radioaktive- prodhohen nga shpërthimet nukleare apo eksplozivët luftarak, ose edhe nga proceset natyrore siq është radoni. Ndotësit sekondar të ajritJanë ndotës që nuk lirohen direkt në ajër, por zakonisht formohen kur ndërveprojnë me ndotësit primar. Një rast i tillë është ozoni tokësor, një nga ndotësit sekondar që shkakton smogun fotokimik dhe që formohet nga substancat tjera ndotëse si NOx dhe VOC-s me reaksione nën ndikimin e rrezeve të dritës. Llojet e ndotjes së ajrit Ndotja permanente e ajrit ka bërë që sot të ka shumë lloje të ndotjes së ajrit. Për nga përmasat e shtrirjes së saj, dallojmë ndotjen lokale, rajonale dhe globale të ajrit. Ndotja lokale e ajrit Smogu- është një lloj i ndotjes së ajrit e shkaktuar nga tymi dhe mjegulla. Fjala “smog” është krijuar prej dy fjalëve angleze: smoke-tym dhe fog-mjegull. Mund të formohet në çdo lloj kushtesh klimatike (dallojmë smogun veror dhe atë dimëror) në zonat industriale me ndotje të lartë të ajrit. Smogu klasik rezulton nga sasirat e mëdha të qymyrit të djegur në zona të caktuar dhe shkaktohet nga tymi dhe SO2. Ndërsa smogu modern, vjen jo vetëm nga qymyri por edhe emisionet e makinave dhe industrisë në atmosferë, që në prani të NOx, VOC-s dhe të dritës si ndotës sekondar prodhojnë smogun fotokimik5 . Për qytetet e vendosura në pellgjet e lumenjve dhe të rrethuar nga malet, smogu është një problem i vazhdueshëm sepse smogu i bllokuar në lugina nuk mund të bartet nga era. Smogu sulfurik dhe smogu fotokimik janë dy lloje të dallueshme të smogut të njohur deri më tani. Smogu sulfurik, i njohur gjithashtu si smogu i Londrës, zhvillohet për shkak të përqendrimit të lartë të oksideve të sulfurit në ajër. Ky gaz është një ndotës serioz i ajrit, duke shkaktuar acarim në sytë e njeriut, hundën dhe mushkëritë. Ajo çlirohet në ajër nga lëndët djegëse fosile që përmbajnë sulfursi qymyri. Vullkanet gjithashtu lëshojnë SO2 në atmosferë. Eshtë vlerësuar se emetimi i SO2 nga burimet natyrore është 24 %, ndërsa burimet antropogjene kontribuojnë pjesën tjetër 76 %. Smogu fotokimik prodhohet kur rrezet e diellit reagojnë me oksidet e azotit dhe të paktën një përbërje organike të paqëndrueshme (VOC) në atmosferë. Formimi kimik i grimcave të transmetuara nga ajri dhe ozonit në nivelin e tokës zhvillohet në dritën e diellit. Bojrat, benzina dhe shumë tretës e pastrues lëshojnë thërrmija organike floturuese (VOC) në atmosferë. Smogu fotokimik është problem i industrisë moderne, dhe është prezent në të gjitha qytetet e mëdha, por veçanërisht është më i zakonshëm në qytetet e ndriçuara nga drita, të ngrohta me klimë të thatë, që gjinden në bazene gjeologjike të rrethuara me kodra dhe me numër të madh makinash dhe industri të zhvilluar. Qytete më të mëdha e të njohura për smog janë: Londra, Nju Jorku, Kairo, 5 http://energyeducation.ca/encyclopedia/Photochemical_smog
Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm Dr. Zeqir Veselaj 9 Los Angjelos, Sao Paolo, Meksiko Siti, Toronto, Pekini, Athina, Hong Kongu etj. Duke qarkulluar me anë të erës, smogu mund të bartet edhe në hapësira më të gjera. Duke qenë përbërje e ndotësve të shumtë, efektet e smogut janë të shumta për njerëzit sidomos për personat e moshuar dhe fëmijët, si dhe ata me sëmundje të zemrës dhe mushkërive siq janë bronhitisit, astma dhe emfizema. Smogu shkakton inflamacionin e kanaleve të frymëmarrjes, zvogëlon kapacitetin e mushkërive, dhembje gjatë frymëmarrjes, ngulfatje dhe kollitje. Gjithashtu, mund të shkaktoj edhe iritime të hundës dhe syve, shkakton tharjen e membranave të hundës dhe fytit. Është e njohur hospitalizimet dhe vdekjet nga shkaqet respiratore janë më të shpeshta gjatë periudhave të smogut. Ndotja rajonale dhe globale e ajrit Në vitet e 60-ta shkencëtarët demonstruan “marrëdhëniet” ndërmjet shkarkimeve të dioksidit të sulfurit SO2 në Evropën kontinentale dhe acidifikimit të liqeneve në Skandinavi. Më 1972, Konferenca e OKB-së për Mjedisin e Njeriut dha shenjat e para për nevojën për një bashkëpunim aktiv ndërkombëtar për të luftuar acidifikimin. Ndërmjet viteve 1972-1977 disa studime të njëpasnjëshme konfirmuan hipotezën e deriatëhershme se ndotësit e ajrit mund të udhëtojnë me mijëra kilometra para se të depozitohen dhe të shkaktojnë dëme. Kjo gjithashtu tregoi se për të zgjedhur një problem të tillë është i domosdoshëm bashkëpunim ndërkombëtar. Në përgjigje të këtij problemi akut, në nëntor të vitit 1979, në Gjenevë të Zvicrrës u nënshkrua Konventa për Ndotjen e Ajrit në Distanca të Mëdha nga ana e 24 shteteve dhe Bashkësisë Evropiane. Konventa është instrumenti i parë detyrues ligjor që merret me ndotjen e ajrit në përmasa rajonale, përmes vendosjes se parimeve themelore për bashkëpunim ndërkombëtar në mbrojtjen nga ndotja e ajrit, një kornizë të përbashkët institucionale për hulumtimet dhe politikën. Ndotja atmosferike është një fenomen që prek të gjithë planetin, me dy manifestime kryesore. E para është shkatërrimi i shtresës së ozonit (O3) në stratosferë, shoqëruar me një rritje të rrezikshme për njeriun dhe biosferën të rrezatimit ultraviolet që arrin në tokë. E dyta është rritja e përqendrimit të gazrave të caktuara me reaktivitet të ulët kimik në troposferë ku ato mund të grumbullohen pasi që emetohen dhe nuk shkatërrohen. Ato janë transparente ndaj rrezatimit diellor, një fraksion i ndryshueshëm i së cilës kapet nga toka. Një pjesë e energjisë së marrë emetohet në formën e rrezatimit infra të kuqe që përthithet pjesërisht nga këto gazra dhe për këtë arsye kapet nga atmosfera, duke rezultuar në një ngrohje të shtresave të ulëta. Ky fenomen quhet efekti serrë. Atmosfera luan një rol që krahasohet me atë të 6 http://www.unece.org/env/lrtap Konventa për Ndotjen e Ajrit në Distanca të Mëdha6 1. Protokolli i Geteborgut për zvogëlimin e acidifikimit, eutrifikimit dhe ozonit tokësor 2. Protokoli i Aarhusit për Ndotësit e Qëndrueshëm Organik (POP-s) 3. Protokolli i Aarhusit mbi Metalet e rënda 4. Protokolli i Oslos për Zvogëlimin e Mëtejshëm të Shkarkimeve të Sulfurit 5. Protokolli i Gjenevës për Kontrollin e Shkarkimeve të Thërmijave Organike Fluturuese ose Rrjedhjen Ndërkufitare të tyre 6. Protokolli i Sofjes për kontrollin e shkarkimeve të Oksideve të Azotit ose Rrjedhjen Ndërkufitare të tyre 7. Protokolli i Helsinkit për Zvogëlimin e Shkarkimeve të Sulfurit dhe Rrjedhjen e Ndërkufitare të tyre për së paku 30 % 8. Protokolli i Gjenevës për Financimin e Bashkëpunimit për Programin e Monitorimit dhe Vlerësimit të Transmisionit të Ndotësve të Ajrit në Evropë (EMEP)
Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm Dr. Zeqir Veselaj 10 xhamit ose murit plastik të serrës së një kopshtari. Efekti serrë ndodh natyrshëm në atmosferë, kryesisht për shkak të pranisë së avujve të ujit dhe CO2 si gaz thithës. Përbërësit e tjerë, të tillë si metani, gjithashtu kanë një ndikim të rëndësishëm, por më të vogël. Që nga epoka industriale, ndotja ka rritur ndjeshëm intensitetin e këtij efekti serë, pak por mjaftueshëm për të shkaktuar një ndryshim në klimën e planetit. Si përfundim, ndotja atmosferike ndodh në tre shkallë të ndryshme. Në nivelin lokal, ajo kryesisht por jo vetëm, ka efekte në shëndetin e njeriut; në nivelin rajonal, efektet më dramatike janë acidizimi i ujërave sipërfaqësorë dhe rënia e pyjeve; dhe së fundmi në nivelin global, me shkatërrimin e ozonit stratosferik dhe rritjen e efektit serë, ai ka rreziqe të ndryshimit të klimës dhe ndikime në biosferë, në nivelin e detit, por edhe në shëndetin e njeriut. Ndotja e ajrit në mjedise të brendshme Vëmendja e e shkencës shpesh është e fokusuar në rëndësinë e cilësisë së ajrit të jashtëm, ndërsa për cilësinë e ajrit brenda mjediseve ku njeriu kalon shumicën e jetës ka pasur një nënvlerësim deri vitet e fundit. Shkencëtarët sot vlerësojnë që ajri i mjediseve të brendshme shpesh mund të jetë shumë më i ndotur se sa ajri i jashtëm, madje dhe në krahasim me qytetet e mëdha industriale. Njerëzit kalojnë rreth 90% të jetës së tyre në mjediset e brendshme, ndërsa që për të porsalindurit dhe pleqtë kjo përqindje është edhe më e lartë. Fëmijët thithin një vëllim më të madh ajri në krahasim me përmasat e trupit të tyre, krahasimisht me të rriturit, duke u vënë, kështu, përpara rrezikut të përqendrimit të ndotësve në trupin e tyre në përqendrime të larta. Ndotja e ajrit të brendshëm sipas OBSH (Raporti për Shëndetin Njerëzor 2002) është përgjegjës për 2.7% të vdekjeve në nivel global apo rreth 1.6 miljon njerëz brenda vitit. Ndotësit e mjedisit të brendshëm mund të jenë: agjent mikrobial (myqe, baktere, etj); alergjen (poleni i bimëve); kimikate të ndryshme (azbesti, radoni, CO, formaldehidi, VOC-s etj); dhe agjent Fig. 2 Ndotësit e ajrit të brendshëm
Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm Dr. Zeqir Veselaj 11 elektromagnetik. Emisionet nga oxhaqet e hapura brenda shtëpive, furrat, cigaret, produktet e pastrimit, materialet ndërtimore dhe kimikatet e deponuara në shtëpitë tona janë burimet kryesor të ndotjes së ajrit të brendshëm. Ndotësit kryesor të ajrit në mjedise të mbyllura janë: Radoni- është gaz i padukshëm radioaktiv, pa shije, pa erë, që ndodhet në gjendje të lirë në natyrë, dhe formohet si rezultat i shpërbërjes së radiumit. Ai mund të futet në shtëpi nëpërmjet plasaritjeve të dyshemesë dhe mureve. Është ndotësi me efekte kancerogjene në zona ku është me koncentrime të larta është shkaktar serioz i kancerit të mushkërive. Izolimi i plasaritjeve të shtëpive dhe përmirësimi i ajrosjes janë mënyra se si mund të luftohet ndotja nga radoni. Formaldehidi- është gaz i tretshëm në ujë, pa ngjyrë dhe helmues, i dallueshëm nga era. Ai përdoret për dezinfektime, si kimikate bujqësore, si ngjitës për panelet e ndërtimit dhe si agjent zjarrdurues në përbërjen e disa materialeve komplekse. Vetia e tij e avullimit ndikon mbi sistemin e frymëmarrjes, në lëkurë dhe në zemër. Asbesti- është një përbërje minerali, që gjendet në natyrë në disa lloje formacionesh shkëmbore. Ai është një material rezistent ndaj zjarrit dhe gërryerjes dhe shpesh shërben si një izolues i mirë ndaj nxehtësisë. Asbesti është konsideruar, kështu, si një material me një përdorim të gjerë si material elastik i përpunueshëm dhe rezistent. Mirëpo, me kalimin e kohës u zbulua që shëndeti i njerëzve vihej në rrezik dhe nga thithja e grimcave të asbestit, madhësia e të cilave sillet prej 3-20μm dhe trashësi 0.01 μm. Ndërsa marrim frymë, grimcat e asbestit futen dhe ngecen përgjithmonë në muret e mushkërive dhe në ato të sistemit të tretjes, duke çuar në rreziqe serioze të shëndetit, si shfaqja e sëmundjes së kancerit të mushkërive. Megjithatë që nga vitet 1980, shumë vende e kanë ndaluar përdorimin e azbestit në materialet ndërtimore. Tymi i duhanit- përmban një spektër të gjerë të kimikateve të cilat shkaktojnë sëmundje të shumta, jo vetëm pirësve të duhanit (pirësve aktiv) por edhe atyre që e thithin atë tym (pirësve pasiv). Sipas OBSH, rreth 1/3 e meshkujve në botë e pinë duhanin. Meqenëse pirja e duhanit është çështje e vullnetit individual, është e vështirë që të kategorizohet në radhën e ndotësve klasik të ajrit. Megjithatë efektet e tij në shëndetin e njeriut janë shumë të mëdha. Është konstatuar se në tymin e duhanit gjenden rreth 3000 toksikant. Efektet kryesore të tymit kanë të bëjnë me kancerin (në radhë të parë atë të mushkërive) por dhe me sëmundjet kardiovaskulare. Faktorët që ndihmojnë ndotësit e ajrit Fenomenet e ndotjes kanë të bëjnë me dy shtresat e para të atmosferës, troposferën (lartësitë nën 12 km në varësi të gjerësisë gjeografike) dhe stratosferën (deri në rreth 60 km). Ndotja që prek stratosferën manifestohet kryesisht nga një efekt serrë shtesë dhe nga shkatërrimi i shtresës mbrojtëse të ozonit që rezulton nga kombinimi i kushteve të veçanta të motit dhe kontributi i përbërjeve të halogjenizuara (klorofluorokarbure ose CFC) nga aktivitetet njerëzore. Ndryshimet më të mëdha në përqendrimet e ndotësve sipas kushteve atmosferike vërehen në troposferë dhe, në veçanti, në shtresën kufitare atmosferike. Kjo shtresë është pjesa e atmosferës që i nënshtrohet ndikimit të sipërfaqes së Tokës; trashësia e saj varion nga disa qindra metra në disa kilometra në varësi të kushteve më të mëdha atmosferike dhe karakteristikave të sipërfaqes. Fërkimi i tokës dhe ndryshimet ditore në temperaturën e saj kanë një ndikim në qarkullimin e ajrit dhe temperaturën. Gjithashtu në shtresën kufitare atmosferike shkarkohen ndotësit kryesorë të lidhur me aktivitetin njerëzor (oksidet e azotit, oksidet e squfurit, hidrokarbure dhe grimca të imëta) ose me origjinë natyrore (pluhuri i shkretëtirës, përbërje organike të paqëndrueshme të emetuara nga bimësia etj.). Pas emetimit të tyre në atmosferë, do të shpërndahen ose
Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm Dr. Zeqir Veselaj 12 grumbullohen në varësi të kushteve atmosferike. Ato transportohen pak a shumë shpejt, hollohen, treten dhe pastrohen nën: - Efektin e erës- përgjegjës për transportin horizontal në distanca deri në disa qindra kilometra. Sa më e lartë të jetë shpejtësia e erës, aq më pak ndotës grumbullohen në afërsi të burimit të emisionit. - Efekti i turbulencës vertikale- që brenda shtresës kufitare, ka dy origjina: një shkak termik për shkak të ngrohjes në bazë dhe një shkak mekanik për shkak të efektit të pengesave sipërfaqësore që shkaktojnë prerje horizontale dhe vertikale të erës. Kjo turbulencë gjithashtu favorizon hollimin dhe depozitimin e thatë të ndotësve në kontakt me tokën, bimësinë dhe pengesat e ndryshme që hasen. - Efekti i temperaturës- ndikon drejtpërdrejt në shpejtësinë e reaksioneve kimike midis ndotësve dhe kështu transformimin e tyre në ndotës dytësorë. - Efekti i reshjeve (shiu, bora, mjegulla)- disa ndotës të gaztë janë të tretshëm në ujë dhe do të treten në pikat e mjegullës ose në re. Kjo është referuar si depozitim i lagësht ose, në rastin e grimcave, kapja e aerosolit në fazën e reve. Sa i përket reshjeve të shiut, kjo bën që grimcat dhe gazrat të shkon nën re. Prandaj janë kushtet meteorologjike që ndikojnë në qëndrueshmërinë ose paqëndrueshmërinë e kësaj shtrese kufitare atmosferike. Kështu, në qiellin e pastër gjatë ditës, me temperatura të tokës më të larta se ato të ajrit në sipërfaqe, një shtresë e paqëndrueshme zhvillohet në lartësi ndërsa toka ngrohet. Kjo paqëndrueshmëri lejon që ndotësit të hollohen në ajrin përreth. Natën, megjithatë, toka ftohet nga rrezatimi. Më pas vëzhgojmë një përmbysje të temperaturës mbi disa qindra metra. Në këtë shtresë, qëndrueshmëria e ajrit ndikon më pas në shpërndarjen e ndotësve7 . Ndikimet në ekosisteme Bimët janë baza për funksionimin e ekosistemeve tokësore dhe ujore. Shqetësimet fiziologjike të bimëve nën ndikimin e ndotjes së ajrit do të shkaktojnë efekte komplekse dhe shumë të larmishme në këto ekosisteme të ndryshme. P.sh., përçarjet e komunitetit që rezultojnë nga ndryshimet në konkurrencë midis specieve pas eliminimit të specieve të ndjeshme do të kenë një ndikim në biodiversitetin, me biodiversitetin që shterohet në shumicën e rasteve. Për një kohë të gjatë, ndotja është konsideruar si përgjegjëse për efektet akute toksike në ekosistemet me çekuilibër të papritur (vdekshmëria masive e bimëve). Në ditët e sotme, efektet kronike të ndotjes së ajrit në ekosisteme janë vërejtur gjithashtu, me ndryshime progresive, por shpesh po aq të rrezikshme me kalimin e kohës. Pasojat e eutrofikimit dhe acidifikimit të mjediseve natyrore nën efektet përkatëse të depozitimit të përbërjes së azotit dhe depozitimit të acidit janë shembuj të qartë të këtyre ndryshimeve progresive në përbërjen e ekosistemit pas ndikimit të ndotjes së ajrit në bimësi. Në mënyrë të ngjashme, ozoni - duke përshpejtuar zhvillimin dhe plakjen e bimësisë, dhe duke zvogëluar ciklin vegjetativ- do të zvogëlojë rritjen e specieve bimore në mjedise natyrore me një pasojë të ngadaltë në ekuilibrin e ekosistemeve. Në fund të fundit, ndërsa ato lëvizin lart në zinxhirin ushqimor, këto shqetësime të ngadalta ndikojnë përfundimisht në të gjithë ekosistemin dhe çojnë në ndryshime që mund të jenë shumë serioze. Humbjet e rendimentit janë pak a shumë të vëzhgueshme në ekosistemet artificiale (kultura drithërash në shkallë të gjerë, pyje produktive). Megjithatë, biomasa nuk zvogëlohet domosdoshmërisht në ekosistemet natyrore, pasi speciet 7 https://www.encyclopedie-environnement.org/en/air-en/outdoor-air-pollution-understanding-to-inform-andprevent/
Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm Dr. Zeqir Veselaj 13 rezistente mund të zënë vend të zbrazët. Kështu, drurët e butë zëvendësohen nga drurët e fortë në zonat që i nënshtrohen ndotjes me fluor. Sidoqoftë, komunitetet që do të rezultojnë do të jenë më uniforme, shpesh me ekosisteme më pak të qëndrueshëm duke qenë më pak rezistente ndaj streseve të ndryshme biotike ose abiotike që përjetojnë. Në këto bashkësi jetësore, një numër individësh nga popullata të ndjeshme po zhduken. Por veprimi selektiv mund të ndodhë edhe tek individët ose speciet më tolerante që mbijetojnë, duke rezultuar në zgjedhjen e një fenotipi të veçantë. P.sh. shembull, në shpatet e Etna-s, e cila është një burim i veçantë i ndotjes së ajrit nga fluori (HF), një pyll me pisha është i pranishëm, pavarësisht nga ndjeshmëria e lartë e pemës ndaj këtij ndotësi. Ndikimi i ndotjes së ajrit në bimët në ekosistemet natyrore mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta për njerëzit dhe shëndetin e tyre, kryesisht si rezultat i konsumimit të produkteve bimore të kontaminuara nga këto ekosisteme (kërpudha, manaferra, fruta, etj.). Pasojat indirekte për njerëzit pas degradimit mjedisor janë gjithashtu të mundshme: rreziqet e erozionit ose rrëshqitjeve të tokës, mundësitë e përmbytjes dhe modifikimit të ciklit të ujit dhe mikroklimave me zhdukjen e mbulesës së bimësisë, pa harruar efektet estetike negative të lidhura me humbjet e biodiversitetit si p.sh. mungesa e pemëve për shembull. Por janë ndikimet e ndotjes së ajrit në bimët në ekosistemet njerëzore (ose agrosistemet), që do të ndikojnë drejtpërdrejt në njerëz dhe shëndetin e tyre përmes ndotjes së shumë zinxhirëve ushqimorë. Efektet e ndotjes së ajrit në shëndetin e njeriut Efektet e ndotjes së ajrit në shëndetin e njeriut janë të shumta por në përgjithësi reflektohen në sistemin e frymëmarrjes dhe atë kardiovaskular të njeriut. Përqindja e lartë e njerëzve të ekspozuar e bën ndotjen urbane dhe të brendshme problem kryesor të shëndetit publik, siç theksohet nga studime të shumta. Studimet toksikologjike dhe metodat epidemiologjike kanë identifikuar efekte afatshkurtra, në formën e manifestimeve klinike që ndodhin brenda disa minutash deri në javë pas ekspozimit, dhe efekte afatgjata, pas disa muajsh ose vitesh ekspozimi kronik. Këto efekte rezultojnë në vdekshmëri më të lartë ose ulje të jetëgjatësisë së popullatave në fjalë. Megjithëse ndërgjegjësimi për rreziqet nga ndotësit e ajrit për shëndetin e njeriut ka ekzistuar që nga antikiteti, ajo u bë një çështje shqetësuese në gjysmën e parë të shekullit të 20 pas episodeve dramatike të tilla si ajo në Londër në dhjetor 1952, përgjegjëse për më shumë se 4000 vdekje. Studimet toksikologjike që përcaktojnë pasojat shëndetësore të ndotësve të ajrit variojnë nga eksperimentimi në kulturat qelizore në laborator deri tek ekspozimi ndaj kafshëve ose subjekteve njerëzore që janë të ekspozuar ndaj sasive të njohura e të kontrolluara të ndotësve. Për më tepër, metodat epidemiologjike lidhin, përmes mjeteve statistikore, matjet e marra të disa ndotësve dhe patologjitë e vëzhguara tek njerëzit që i nënshtrohen kësaj ndotjeje. Në të vërtetë, vetëm monitorimi afatgjatë i grupeve në një numër të madh subjektesh bën të mundur krahasimin e të dhënave shëndetësore (patologjitë, shtrimet në spital, vdekjet, etj.) me matjet e ndotësve të ndryshëm. Reaksioni individual i organizmit ndaj ndotësve varet nga lloji i ndotësit që i është ekspozuar njeriu, shkalla e ekspozimit, gjendja shëndetësore e organizmit të njeriut dhe aspektet gjenetike. Efektet shëndetësore të ndotjes së ajrit mund të varirojnë prej ndryshimeve biokimike dhe fiziologjike e deri te vështirësitë në frymëmarrje, kollitje etj. Ndotja e ajrit mund të ndikoj shëndetin tonë në aspekt afatshkurtër dhe afatgjatë. Shembuj të ndikimeve afatshkurta janë: iritimi i syve, hundës dhe fytit dhe infektime të rrugëve të epërme respiratore siq janë bronhitisi dhe pneumonia.
Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm Dr. Zeqir Veselaj 14 Efektet shëndetësore afatgjata përfshijnë sëmundjet kronike respiratore, kancerin e mushkërive, sëmundjet e zemrës madje edhe dëmtime të trurit, nervave, mëlçisë dhe veshkëve. Ekspozimi afatgjatë ndaj ndotjes mund të dëmtoj në mushkëritë e fëmijëve dhe të komplikoj kushtet shëndetësore të të moshuarve. Grupet e ndryshme të individëve mund të ndikohen nga ndotja e ajrit në mënyra të ndryshme. Disa individë mund të jenë më të ndieshëm në ndotës se tjerët, posaçërisht kur është fjala për fëmijët dhe të moshuarit. Poashtu njerëzit me probleme si astma, sëmundjet e zemrës, mushkërive janë më të atakuar nga ndotja e ajrit. Shkalla me të cilën një individ është i atakuar nga ndotja e ajrit varet nga ekspozimi total ndaj ndotësve të ajrit që përfshin: kohëzgjatjen e ekspozimit dhe koncentrimin e ndotësve. Nga sa më lart shihet se ndotja e ajrit shkakton katër lloje të lëndimeve të organeve respiratore: bronhitisin kronik, astmën bronkiale, emfizemën dhe kancerin e mushkërive. Bronhitisi kronik- karakterizohet me dëmtimin e përhershëm të kanaleve bronkiale ku zvogëlohet ose plotësisht humb aktivitetit i qepallave, e me këtë rast stimulohet hiperproduksioni i jargës nga ana e qelizave sekretore. Zvogëlimi i dridhjeve të qepallave pengon mënjanimin e jargës së tepërt e cila edhe shkakton kollitje të dendur. Jarga e grumbulluar poashtu ngushton kanalet e sistemit bronkial që si pasoj kanë zënien e frymës. Astma bronkiale- është si rezultat i reaksioneve alergjike të rrugëve të ajrit ndaj proteinave të huaja dhe materieve tjera. Në këtë rast membranat ënjten, gjë që vështirëson nxjerrjen e ajrit jashtë nga mushkëritë dhe kështu paraqiten simptomat e astmës: frymëmarrja e vështirë dhe të zënit e frymës. Të dhënat e EPA të SHBA-ve tregojnë për numrin prej 20 milion njerëzve në SHBA të sëmurë nga astma, prej të cilëve 6.5 milion janë fëmijë. Emfizema- paraqet sëmundjet që karakterizohen me destruksionin progresiv të mureve të alveolave. Ajo paraqitet si rezultat i veprimit të enzimave hidrolitike ose rezultat i obstruksionit dhe ngushtimit të bronkioleve. Si pasojë duke hasur në rezistencë gjatë kalimit nëpër bronkiolet e ngushtuara, sasi gjithnjë e më e madhe e ajrit grumbullohet në alveole. Gjatë frymëmarrjes së ardhshme, sasi gjithnjë e më e madhe e ajrit grumbullohet në alveole gjë që shkakton rritjen e presionit infra-alveolar dhe hollimin e mureve që shkakton pëlcitjen tyre dhe shkrirjen me alveolën fqinje. Kështu, në fund të bronkioleve formohet një mëshikëz e madhe (bulëza emfizematike) me ç`rast zvogëlohet sipërfaqja respiratore dhe çrregullohet shkëmbimi i gazeve. Tab. 5 Efektet shëndetsore të disa prej ndotësve kryesor të ajrit Ndotësi Efektet në shëndetin njerëzor SO2 Probleme respiratore që qojnë në bronhitis kronik, ngushtimin e rrugëve të frymëmarrjes që ndikojnë në astmën. CO Ndërhyn në kapacitetin e gjakut për të transportuar oksigjenin. Përkeqëson emfizemën, bronhitisit kronik dhe sëmundjet tjera të mushkërive. Ndikon tek të sëmurit nga zemra dhe mund të ndikoj në sistemin nervor. NO2 Shkakton çrregullime respiratore, dëmtim të indeve të mushkërive dhe rrit prevalencën e sëmundjeve respiratore. Më të rrezikuar fëmijët dhe të moshuarit. Plumbi Çrregullime mentale, probleme me organet riprodhuese dhe veshkë. Ozoni Përkeqëson sëmundjet kronike respiratore dhe mund të shkaktoj dëmtime të përhershme të mushkërive. Mund të ndikojë tek sytë, fyti dhe hunda si dhe të shkaktoj shtrëngim të kraharorit, kollitje, zënie fryme dhe kokëdhembje.
Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm Dr. Zeqir Veselaj 15 Indeksi i Cilësisë së Ajrit Indeksi i Cilësisë së Ajrit (ICA) pasqyron ndikimin e mundshëm të cilësisë së dobët të ajrit në shëndet. Iu mundëson përdoruesve që të kuptojnë më shumë cilësinë e ajrit ku jetojnë, punojnë apo udhëtojnë. ICA është standard për matjen, klasifikimin dhe krahasimin e cilësisë së ajrit duke përdorur grupin standard të parametrave. Nga paraqitja e të dhënave të përditësuara për Kosovën, përdoruesit mund të marrin njohuri për cilësinë e ajrit në rajone dhe qytete8 . ICA bazohet në përqendrimin e pesë ndotësve kryesorë: lëndë grimcash të imta (PM10); lëndë grimcash të imëta (PM2.5); ozon (O3); dioksidi i azotit (NO2) dhe dioksidi i sulfurit (SO2). ICA pasqyron indeksin e mundshëm të cilësisë ajrit në shëndet, ku niveli i ICA nxitet nga ndotësi i cili ka përqendrimet më të larta. Fillimisht indeksi i cilësisë së ajrit paraqet situatën e orës së plotë të fundit gjatë së cilës janë mbledhur të dhënat e monitorimit. Përdoruesit mund të qasen edhe në të dhënat historike dhe të parashikimit. Legjislacioni mjedisor i Kosovës është harmonizuar me standardet e cilësisë së ajrit për nivelet afatshkurta (me orë apo ditë) dhe afatgjata (me vjet) të cilësisë së ajrit. Standardet për nivelet afatgjata janë më strikte se për nivelet afatshkurta, pasi që mund të ketë efekte serioze shëndetësore nga ekspozimi afatgjatë ndaj ndotësve. ICA tregon situatën 8 https://airqualitykosova.rks-gov.net/indeksi-evropian-i-cilesise-se-ajrit/ Shkalla e Indeksit të Cilësisë së Ajrit dhe Legjenda e Ngjyrave AQI Niveli Implikimet shëndetësore Masat 0-50 Mirë Cilësia e ajrit konsiderohet e kënaqshme dhe ndotja e ajrit paraqet pak ose aspak rrezik 51- 100 Moderuar Cilësia e ajrit është e pranueshme; megjithatë, për disa ndotës mund të ketë një shqetësim të moderuar shëndetësor për një numër shumë të vogël njerëzish që janë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj ndotjes së ajrit. Fëmijët dhe të rriturit aktivë dhe njerëzit me sëmundje të frymëmarrjes, të tilla si astma, duhet të kufizojnë ushtrimet e zgjatura në natyrë. 101- 150 I pashëndetshëm për grupet e ndjeshme Anëtarët e grupeve të ndjeshme mund të përjetojnë efekte shëndetësore. Publiku i gjerë nuk ka të ngjarë të preket. Fëmijët dhe të rriturit aktivë dhe njerëzit me sëmundje të frymëmarrjes, të tilla si astma, duhet të kufizojnë ushtrimet e zgjatura në natyrë. 151- 200 I pashëndetshëm Të gjithë mund të fillojnë të përjetojnë efekte shëndetësore; anëtarët e grupeve të ndjeshëm mund të përjetojnë efekte më serioze shëndetësore Fëmijët dhe të rriturit aktivë dhe njerëzit me sëmundje të frymëmarrjes, të tilla si astma, duhet të shmangin sforcimet e zgjatura në natyrë; të gjithë të tjerët, veçanërisht fëmijët, duhet të kufizojnë tendosjen e zgjatur në natyrë 201- 300 Shumë i pashëndetshëm Paralajmërime shëndetësore për kushtet emergjente. E gjithë popullata ka më shumë të ngjarë të preket. Fëmijët dhe të rriturit aktivë dhe njerëzit me sëmundje të frymëmarrjes, të tilla si astma, duhet të shmangin të gjitha sforcimet në natyrë; të gjithë të tjerët, veçanërisht fëmijët, duhet të kufizojnë sforcimet në natyrë. Mbi 300 I rrezikshëm Alarm shëndetësor: të gjithë mund të përjetojnë efekte më serioze shëndetësore Të gjithë duhet të shmangin të gjitha sforcimet në natyrë
Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm Dr. Zeqir Veselaj 16 afatshkurtër të cilësisë së ajrit. Nuk pasqyron situatën afatgjate (vjetore) të cilësisë së ajrit, që mund të dallojë në mënyrë të konsiderueshme. Duhet të theksohet që ICA nuk është mjet për kontrollimin e përmbushjes së standardeve të cilësisë së ajrit dhe nuk mund të përdoret për këtë qëllim9 . Këshilla praktike dhe edukative Disa këshilla për atë se çka mund secili individ të bëj për të konribuar në uljen e ndotjes së ajrit. Këto janë masa të thjeshta që secili mund të bëj në raport me ajrin ambiental: ➢ Kalimi nga karburantet me tym në 'karburantet pa tym "(nivelet mesatare të PM10 janë më të larta në qytetet e vogla se sa në qytete, për shkak të përdorimit të lartë të lëndë djegëse të ngurta për ngrohje e brendshme). ➢ Kalimi te shfrytëzimi i gazit, për ngrohje nëpër shtëpi. ➢ Harxho sa më pak karburant duke kaluar në transportin publik, përdorimin e biçikletave, ecja në këmbë kur është e mundur. ➢ Mos djegni mbeturinat shtëpiake (djegia në oborrin e shtëpisë), kur mund t`i depononi. ➢ Kur e përdorni makinën, të jetë në gjendje të rregullt dhe me shkarkime të kontrolluara. ➢ Fikni dritat e panevojshme dhe kur largoheni i fundit nga dhoma. Impiantet e prodhimit të energjisë ndotin ajrin, ashtu që sa më pak e përdorni më pak kontribuoni në ndotje. ➢ Vloni vetëm ujë të mjaftueshëm për çfarë ju duhet. ➢ Çkyqeni kondicionerin pas përdorimit dhe përpiquni t`i përdorni sa më pak. ➢ Mbjell pemë apo bimë tjera në zonat përreth shtëpinë tuaj nëse kjo është e mundur. ➢ Blej produkte të rritura dhe prodhuara në sa më afër vendit ku jetoni. Kjo shkurton ndotjen nga sjellja e produkteve nga larg përmes transportit. Këto janë masa të thjeshta që secili mund të bëj në raport me ajrin e brendshëm: o Mos pini duhan. Nëse dikush duhet të pi duhan, le të dal jashtë. o Mbani ajrin e pastër të qarkulloj në shtëpinë tuaj sepse kjo ndihmon për të larguar ndonjë ndotës ajri shtëpiak. o Përdorni një leckë të lagur për të hequr pluhurin, në mënyrë që të të mos nxisni pluhurin nga një vend në një tjetër. o Pastroni rregullisht- duke mbajtur një shtëpi të pastër është edhe një mënyrë e mirë për të mbajtur ajrin e pastër. o Blej bimë natyrore që ndihmojnë për pastrimin e ajrit në shtëpinë tuaj. 9 https://waqi.info/sq/
Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm Dr. Zeqir Veselaj 17 UJI DHE NDOTJA E UJIIT Uji- lëngu i jetës Toka shpesh quhet “planeti blu” për shkak të përhapjes së madhe të ujit në sipërfaqen e saj, e që në përgjithësi mbulon rreth 71 % të sipërfaqes, sasi kjo e koncentruar në oqeane dhe trupat tjerë ujor. Shtresa e Tokës që e përmban ujin total quhet hidrosferë, ndërsa disiplina shkencore që studion lëvizjen, shpërndarjen dhe kualitetin e ujit quhet hidrologji. Qysh nga kohët më të vjetra është ditur se pa ujë nuk ka jetë. Për rolin dhe rëndësinë e tij për jetën, pavarësisht mungesës së njohurive shkencore është folur që nga religjionet e kohërave pagane e deri në librat e shenjtë të besimit të krishterë, mysliman e të tjera. Nga ky aspekt njerëzit kanë qenë edhe të kujdesshëm në mënyrën e shfrytëzimit të tij në njërën anë por edhe mbrojtjen e tij nga ndotja në anën tjetër. Nga aspekti biologjik, uji ka shumë karakteristika që janë esenciale për jetën në tokë. Në radhë të parë duhet potencuar faktin se jeta ka filluar në ujë, e më pas ka kaluar në mjedisin tokësor respektivisht ajror. Të gjitha format e jetës varen nga uji dhe çdo formë jete e organizmave fillon në ujë ose ambient ujor. Uji ka rëndësi vitale si tretës i shumë substancave, e gjithashtu është esencial për shumë procese metabolike në organizëm. Uji ka rëndësi shumë të madhe sepse në njërën anë është një ndër faktorët kryesor ekologjik për mbajtjen e jetës së gjallë të organizmave terrestrial (që jetojnë në tokë), e në anën tjetër për shumë organizma bimor dhe shtazor paraqet mjedisin ku ata jetojnë (peshqit, algat, bimët ujore etj). Përbërja e qelizave me ujë ndryshon te organizmat e ndryshëm, p.sh. te Escheria coli përmban rreth 70% ujë, trupi i njeriut 60-70%, trupi i bimëve deri 90% ndërsa që kandili i detit përmban 84-98% ujë. Uji është faktori kryesor në procesin e fotosintezës dhe frymëmarrjes. Qelizat fotosintetike shfrytëzojnë energjinë e diellit për të ndarë hidrogjenin e ujit nga oksigjeni. Ky hidrogjen më pas lidhet me CO2 nga ajri ose uji për të formuar glukozën si produkt i fotosintezës, dhe duke mundësuar lirimin e oksigjenit. Në aspektin mjedisor, uji përveç si akceptor (pranues) i ndotjes, përmes vetive të tij kthehet edhe në shpërndarës efikas të saj përmes bartjes së vektorëve të sëmundjeve e patogjenëve tjerë. Shumica e ndotjeve të gjeneruara nga njeriu zakonisht përfundojnë në ujëra dhe përmes tyre përsëri mund t`i kthehen atij. Karakteristikat fiziko-kimike të ujit Uji është komponim unik i planetit tonë, sa i thjeshtë aq edhe kompleks. Në aspektin kimik uji është një substancë kimike esenciale për çdo qenie të gjallë. Molekula e ujit përbëhet vetëm nga tre atome: dy atome hidrogjen dhe një oksigjen me anë të lidhjeve hidrogjenore të cilat lidhje edhe përcaktojnë vetitë fiziko kimike të ujit. Megjithatë, konfiguracion i ndërtimit të këtij blloku atomesh prodhon një molekulë me veti pothuajse magjike. Me anë të procesit të elektrolizës, uji mund të ndahet në hidrogjen dhe oksigjen. Gjendet në të tri gjendjet fizike në kushte natyrore: si ujë i lëngët, akull i ngurtë dhe në formë të avujve të gaztë të ujit. Uji është substancë pa ngjyrë, pa shije dhe aromë në temperaturë dhe shtypje natyrore. Pika e vlimit të ujit është 100 oC, dhe është e lidhur direkt me shtypjen atmosferike, ndërsa pika e ngrirjes së ujit është 0 oC. Densiteti maksimal i ujit arrihet në +4 oC, ndërsa densiteti i tij ulet pas ngrirjes, dhe kjo është arsyeja se pse akulli qëndron mbi ujë. Në bazë të përmbajtjes së kriprave në ujë (kripëra të natriumit, kalciumit, magnezit etj), ujrat zakonisht ndahen në: Ujëra të ëmbla- ku sasia e kripës është më e vogël dhe është neutral për nga shija.
Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm Dr. Zeqir Veselaj 18 Ujërat e njelmëta- ku sasia e kriprave është më e lartë dhe janë kryesisht ujërat e detrave dhe oqeaneve. Kripshmëria matet me promil dhe kripshmëria e detit botëror llogaritet me 35 promil (35g kripë në 1 litër ujë) dhe niveli i caktuar është me rendësi për jetën e organizmave detar. Aspekt i rendësishëm për ujin është fortësia e tij që paraqet përmbajtjen e sasisë së karbonatiti të kalciumit mg/l dhe matet me shkallë fortësie ku 1 shkallë është e barabartë me 10 mg CaCO3/l ujë. Ujërat e fortë kanë fortësi më të vogël se 12 shkallë, ujërat prej 12-18 janë mesatare ndërsa mbi 18 janë ujëra të forta (zakonisht janë ujëra të shkëmbijve qëlqeror). Uji është tretës shumë i fortë që shpesh njihet edhe si tretës universal, pasi që tret shumicën e substancave në kushte natyrore dhe më shumë se cilado substance tjetër në kushte natyrore. Uji i nënshtrohet forcave të adhezionit d.t.th. ku molekulat ngjiten mes veti dhe forcave të kohezionit, që d.t.th. kur molekulat e ujit ngjiten me të tjerat. Pra këto janë dy forca janë lidhja e ujit dhe e ujit me substancat e tjera. Substancat të cilat kanë aftësinë që lehtë përzihen me ujin dhe treten në të njihen substanca hidrofilike siq janë: kripa, sheqeri, acidet, alkalet si dhe disa gaze (O2, CO2 etj.). Substancat të cilat nuk përzihen mirë me ujin dhe nuk treten në të quhen substanca hidrofobike si p.sh. yndyrnat, vajrat, derivatet etj. Pothuaj se të gjitha komponentët kryesore në qeliza si proteinat, ADN, polisaharidet etj. treten në ujë. Molekulat e ujit, ashtu siç lidhen me njëra-tjetrën, lidhen dhe me shumë 18 ii18ance dhe lëndë të tjera, siç mund të jetë qelqi, pambuku, indet e bimëve dhe toka, e kjo dukuri quhet lagie. Uji si resurs natyror Edhe pse gjendet në të tri gjendjet fizike, zakonisht uji percipitohet i lëngët. Uji i lëngët në planet gjendet i koncentruar në formë të trupave ujor që përfaqësohen nga oqeanet, detrat, liqejt, lumejt, prrojet, rrëketë etj. Ujërat sipërfaqësore dhe nëntokësore janë elemente shumë të rëndësishme të ciklit hidrologjik të Tokës. Ujërat sipërfaqësore përfshijnë lumenjtë, liqenet dhe akullnajat. Ujërat nëntokësore ende mbeten një nga fushat më pak të studiuara dhe burimet ujore të vështira për t’u identifikuar. Ujërat sipërfaqësore Ujërat të cilat grumbullohen në rrjedha ujore, lumenj, liqej, ligatina njihen me emrin ujëra sipërfaqsore. Këto paraqesin formën kryesore të ujërave të freskëta në natyrë. Më shumë se gjysma e tyre është ujë i liqejve (52%), rreth 38 % është lagështi e tokës, rreth 8% avuj atmosferik, rreth 1 % në lumenj dhe 1 % ujë që gjendet brenda organizmave të gjallë10. Ujërat sipërfaqësore janë burimet kryesore të ujit në planet, kështu p.sh. në Evropë- duke zënë 70% të vlerës mesatares të sasisë së ujit të përdorur, megjithëse ka një variacion në shtete të ndryshme evropiane11 . Ndryshime të ndjeshme vihen re në Evropë për sa i përket regjimeve të rrjedhjes së lumenjve, p.sh. në Evropën perëndimore rrjedhjet janë minimale gjatë verës dhe vjeshtës së hershme, në zonat malore rrjedhjet e ujërave janë më të shumta gjatë periudhës së verës, kurse për sa i përket Evropës Veriore dhe Lindore shumica e rrjedhjeve përqendrohen në periudhën e pranverës që përkon me shkrirjet e borës dhe të akujve gjatë kësaj stine. 10 http://www.unich.edu/society/waterpollution.htm 11 https://water.usgs.gov/edu/saline.html
Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm Dr. Zeqir Veselaj 19 Tab. 5 Shpërndarj e burimeve ujore në tokë12 Burimi ujor Vëllimi i ujit në km3 % e ujërave të freskëta % e ujit total Detrat, oqeanet dhe brigjet 1,338,000,000 -- 96.5 Akullnajat dhe bora e përhershme 24,064,000 68.7 1.74 Ujërat nëntokësore 23,400,000 -- 1.69 Të freskëta 10,530,000 30.1 0.76 Të njelmëta 12,870,000 -- 0.93 Lagështia e tokës 16,500 0.05 0.001 Akullnajat tokësore dhe permafrosti 300,000 0.86 0.022 Liqjet 176,400 -- 0.013 Freskët 91,000 0.26 0.007 Njelmët 85,400 -- 0.006 Atmosfera 12,900 0.04 0.001 Uji i përmbytur (ligatinat) 11,470 0.03 0.0008 Lumenjtë 2,120 0.006 0.0002 Uji biologjik 1,120 0.003 0.0001 Ujërat nëntokësore Ujërat nëntokësore janë pjesë e ciklit ujor dhe gjenden nën sipërfaqen e tokës në poret e saj dhe në të çarat e formacioneve litologjike. Burimet natyrore të ujërave nëntokësore janë të grumbulluara në formacione ujëmbajtëse që njihen edhe si aquifere, të cilat përbëhen prej shkëmbinjsh të përshkueshëm nga uji apo nga depozitime të lëndëve të pakonsoliduara, si rëra, zhavorret dhe balta. Llogaritet se vëllimi i ujërave nëntokësore është për qindra here më i madh se ai që përmbajnë lumenjtë dhe liqej bashkë. Karakteristikat kryesore të sistemeve të ujërave nëntokësore janë: ndodhen në vende te padukshme dhe relativisht vështirë të arrihen, kanë rrjedhje të pakta, qëndrueshmëri për një kohë të gjatë; dhe reagime të ulëta ndaj ndryshimeve në sipërfaqe. Për shfrytëzim për nevoja të njeriut, dhe për nevoja në bujqësi, industri etj. zakonisht duhet të nxjerren nga nëntoka përmes puseve dhe duhen trajtuar 12 Source: Igor Shiklomanov's chapter "World fresh water resources" in Peter H. Gleick (editor), 1993, Water in Crisis: A Guide to the World's Fresh Water Resources (Oxford University Press, New York). Nga https://water.usgs.gov/edu/watercycle.html Tab.6. Furnizimi me ujëra nëntokësore dhe sipërfaqësore Shteti Ujëra sipërfaqësore Ujëra nëntokësore Shqipëria 86 % 14% Kroacia 14% 86% Finlanda 92% 8% Zvicrra 19% 81% Gjermania 87% 13% Letonia 54% 46% Kosova 60% 40%
Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm Dr. Zeqir Veselaj 20 paraprakisht. Ujërat nëntokësore luajnë një rol të rëndësishëm ekonomik dhe ekologjik, si dhe janë elemente thelbësore në shëndetin e njerëzve. Sistemet e ujërave nëntokësore normalisht janë shumë të qëndrueshme, si në cilësi edhe në sasi. Gjithsesi, efektet e ndotjes dhe mbi-shfrytëzimi i tyre mund të çojnë në ndryshime ekstreme dhe periudha e rigjenerimit të tyre mund të zgjasë edhe për shekuj me radhë. Në Evropë nuk ka probleme me mungesën e ujit por sasia e ujit të disponueshëm për konsum të qëndrueshëm është e shpërndarë në mënyrë shumë të pabarabartë në kontinent. Nivelet ekstreme të shpërndarjes së ujit lëvizin nga më pak se 100m3 për frymë në Maltë, deri në mbi 630.000m3 për frymë në një vit në Islandë. Shumë shtete evropiane në plotësimin e kërkesave të tyre për ujë varen tërësisht nga kontributet e jashtme për ujë, përmes lumenjve ndërkufitare13 . Ndikimi njerëzor në ujë Uji paraqet një ndër resurset kryesore natyrore i cili edhe përcakton kahjet e ekzistencës dhe zhvillimit ekonomik te një vendi. Tashmë dihet nga historia se qytetet e para gjatë zhvillimit të civilizimit njerëzor kanë zënë fill kryesisht afër burimeve të fuqishme natyrore respektivisht lumenjve. Uji përdoret për qëllime të ndryshme, si psh. në bujqësi për vaditje, në industri për prodhimin e të mirave materiale, po ashtu dhe si faktor ftohës apo ngrohës në proceset e ndryshme teknologjike. Një përdorim të gjerë ka ai në shtëpi: për t’u pirë, për higjienë personale, për të larë, për çlodhje etj. Për Evropën mund të thuhet se në përgjithësi rreth 53 % e ujërave sipërfaqësore dhe atyre nëntokësore përdoren nga sektori i industrisë, 26% përdoren në sektorin e bujqësisë dhe vetëm 19% për qëllime shtëpiake. Ka një ndryshim të madh midis përdorimit të ujit në sektorët e ndryshëm të ekonomisë në shtete të ndryshme evropiane (Tab. 2 ). Aktivitete kryesore të njeriut që konsiderohen burimet të ndotjes së ujit janë: eksploatimi i rërës dhe e zhavorrit, shkarkimet e ujërave të zeza urbane dhe industriale në lumë pa u trajtuar, mbeturinat nga fermat e kafshëve; produktet e derivateve dhe derdhjet kimike lubrifikante nga mjetet transportuese ujore; shpëlarjet e tokës, aktivitetet bujqësore (shpërndarja e pesticideve, plehrave dhe e produkteve të tjera kimike), impiantet e trajtimit të ujërave të zeza jo në rregull teknikisht etj. Efektet biologjike mbi shëndetin e njeriut, bimët dhe kafshët Uji i pijes është uji me kualitet të tillë që të pihet pa rrezikun e ndonjë dëmtimi të menjëhershëm apo afatgjatë të shëndetit të njeriut. Parametrat e ujit të pijshëm kategorizohen në dy grupe: fiziko-kimik dhe mikrobiologjik. Parametrat fiziko-kimik përfshijnë: metalet e rënda, komponimet organike në ujë, thërrmijat totale të suspenduara dhe turbiditetin. Parametrat kimik zakonisht paraqesin komponenta të kërcënimit (siq janë metalet e rënda), përderisa disa shfaqin efekte të përnjëhershme siq janë nitritet dhe nitratet. Parametrat mikrobiologjik përfshijnë 13 https://water.usgs.gov/edu/earthgw.html Tab. 7 Përdorimi i ujit (në %) sipas sektorëve kryesor në disa shtete evropiane Shteti Industri Bujqësi Publik Shqipëria 17 77 6 Austria 72 8 20 Belgjika 86 3 11 Gjermania 86 3 11 Danimarka 26 43 31 Franca 69 15 16 Finlanda 86 11 3 Italia 25 60 14 Maqedonia 62 20 18 Holanda 61 33 6 Norvegjia 72 8 20 Sllovenia 47 34 19 Kosova 30 55 15
Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm Dr. Zeqir Veselaj 21 bakteret (para së gjithash Escheria coli), virusët dhe protozoat. Prania e tyre ka të bëjë me kontaminimin fekale të ujrave, në të cilën gjenden bakteret koliforme. Prania e baktereve koliforme si E. coli është shenjë e ndotjes së ujit nga kanalizimi. Ndotja mikrobiologjike e ujërave është problem i madh, pasi që agjentët mikrobial reagojnë në mënyrë të menjëhershme në organizmin e njeriut. Ndotja e ujit Me ndotje të ujit të pastër natyror, nënkuptohet çdo shmangie kualitative dhe kuantitative e përbërjes dhe cilësive të tij natyrore kimike, fizike dhe biologjike, të cilat kanë pasoja të padëshirueshme për shëndetin e njeriut, ekonominë e tij dhe ekosistemin në përgjithësi. Sipas Miller14 ndotja e ujit është “çdo ndryshim fizik apo kimik në ujin sipërfaqësor ose nëntokësor që mund të dëmtoj organizmat e ujit ose e bën atë të papërdorshëm për qëllime të caktuara”. Edhe pse fenomenet natyrore si vullkanet, shtrëngatat dhe tërmetet mund të kenë ndikim në kualitetin e ujit, uji ndotet kryekëput me veprimtarinë e njeriut. Me kushtet bashkëkohore të jetës urbane, industrializimit, teknologjisë bujqësore etj. gjithnjë e më tepër përdoren jo vetëm sasi më të mëdha, por numër më i madh i lëndëve të para dhe agjentë kimik të cilat pas përdorimit dhe proceseve në mënyrë direkte dhe indirekte derdhen në ujë duke hyrë në proceset ujore dhe ciklet biologjike. Dihet se kur janë në pyetje kërkesat për ujë, ato kryesore janë nga sektori i industrisë me rreth 50%. Kështu për prodhimin e 1 ton çelik në impiantet për ftohje nevojitet prej sasi prej 17-140 tonelata ujë i cili më pas lirohet si ujë i ndotur dhe me temperaturë të lartë. Duke u ballafaquar me ndotjen në rritje, sot ndotja e ujit ka marrë përmasa globale dhe janë aprovuar edhe konventa ndërkombëtare rë trajtojnë këto aspekte. Kjo ngase ujërat nuk ndahen dhe ndalen me kufij administrativ, ato qarkullojnë prej një shteti në tjetrin, prej një rajoni në tjetrin duke bartë ndotjen. Për këtë arsye sot janë të mëdha veprimet në nivel rajonal dhe lokal për mbrojtjen e ujërave dhe ujërrjedhave nga ndotja. Marrë në përgjithësi prejardhjen e tyre ndotjen e ujrave mund ta ndajmë në ndotje urbane, industriale, bujqësore etj. (Tab. 8). Sipas burimit të ndotjes, ndotja e ujit mund të jetë: nga burime të palëvizshme dhe nga burime të papërcaktuara. Ndotje nga burime të palëvizshme është kur ndotësit e ujit vijnë nga burime që identifikohen qartë siq janë p.sh. vend-derdhja e ujërave të zeza të kanalizimeve, derdhja e ujërave industriale etj. Ndotja nga burime të papërcaktuaraështë ndotja që vie nga burime që nuk mund të caktohen. Kjo zakonisht vie nga efektet kumulative të ndotësve të ujit që mblidhen nga zona më të gjëra përgjatë trupave ujor (gjatësisë së lumit, derdhjet në shumë pika në liqej e detra etj). Kur është fjala për fatin e ndotësve në ujë, 14 Miller, G. Tyler. Environmental Science: Working with the Earth. 8th ed. Pacific Grove, CA: Brooks/Cole, 2001 Tab.8 Llojet e ndotjes së ujrave Ndotja komunale Ndotja industriale Ndotja bujqësore Ndotje tjera Mbeturinat njerëzore Kimikatet Mbetjet e shtazëve e bimëve Xehroret dhe qymyri Mbeturinat e ushqimit Metalet Plehrat Mbeturinat radioaktive Detergjentët Goma dhe plastika Pesticidet Nxehtësia Agjensët infektiv Mbeturinat e naftës Lymi mineral Mbeturinat e anijeve Ndyrësitë e rrugëve Mbeturinat e ndërtimit Mbetjet e tekstilit Mbetjet e letrës
Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm Dr. Zeqir Veselaj 22 atëherë ata ndahen në ndotës të zbërthyeshëm dhe ndotës të pazbërthyeshëm. Ndotës të zbërthyeshëm janë që zbërthehen me anë të sistemeve dhe proceseve biologjike e në këtë grup hyjnë komponimet organike por edhe ato inorganike që kur inkuadrohen në qarkun jetësor mund të zbërthehen. Ndotës të pazbërthyeshëm janë ndotësit që nuk mund të zbërthehen në kushte natyrore dhe bëjnë pjesë kryesisht materiet sintetike si pesticidet, masat plastike etj. si dhe materie tjera si metalet e rënda: plumbi, kadmiumi, merkuri. Sipas natyrës, e para së gjithash efekteve dhe pasojave në mjedisin jetësor, format kryesore të ndotje i klasifikojmë në ndotje biologjike, kimike dhe fizike. Ndotja biologjike Me ndotje biologjike të ujërave nënkuptohet prezenca e organizmave patogjen të cilët paraqiten qoftë si shkaktarë direkt ose si bartës të sëmundjeve infektive. Agjentët që shkaktojnë sëmundje quhen agjentë patogjenë e këtu futen: bakteret, viruset, protozoat dhe krimbat parazitarë. Patogjenët hyjnë në ujë nga sistemet e kanaleve të ujërave të zeza, si dhe mostrajtimi i mbeturinave të krijuara nga njerëzit apo kafshët dhe kështu vijnë në kontakt me ujin që përdoret për pije. Meqë uji ka përdorim të gjerë për pije dhe nevoja tjera, ndotja biologjike mund të shkaktojë sëmundje që kanë karakter epidemik, veçanërisht në zona me koncentrim të lartë të popullatës. Si rezultat i ndotjes së ujit, sipas OBSH çdo vit vdesin në mbarë botën rreth 1.8 milion njerëz, nga të cilët gjysma e tyre fëmijë. Sëmundjet kryesore e që shkaktohen nga bakteret, viruset, protozoarët dhe krimbat parazitarë janë: tifoja, kolera, dizenteria bakteriale dhe ajo amebike, hepatiti viral etj. Prania ose mosprania e disa organizmave dhe shmangia nga struktura karakteristike e biocenozës ujore mund të jetë indikator i mirë i llojit dhe shkallës së ndotjes. Prania e përhershme e një lloji biologjik në lokalitet të caktuar tregon se për ekzistencën e tij janë kushtet e volitshme për jetë, ndërsa mosprania tregon të kundërtën respektivisht ekzistencën e faktorëve kufizues për jetën e llojit. Organizmat e tillë që me prezencën ose mosprezencën e tregojnë ndotjen e mjedisit ujor njihen me emrin indikatorë të ndotjes ose bioindikatorë. Gjatë evolucionit të tyre, llojet bimore dhe shtazore janë përshtatur vazhdimisht kushteve të mjedisit të jashtëm. Disa organizma madje janë përshtatur edhe në kushte shumë ekstreme të jetës. Në këtë mënyrë prania e tyre në mjedise të caktuar paraqet një indikacion të qartë për krijimin dhe ekzistencën e kushteve që i duhet atij lloji për të jetuar në atë zonë. Termi indikatorë biologjik apo bioindikatorë i dedikohet bimëve, shtazëve dhe mikroorganizmave që janë tregues të kushteve të caktuara ekologjike. Kështu p.sh, prania e baktereve koliforme e posaçërisht e E. coli në ujëra të caktuara tregon për ndotjen e tij me fekale pasi që E. coli paraziton në organet tretjes së njeriut dhe shtazëve. Disa organizma që jetojnë në ujëra alkalike ose acidike mund të jenë indikator të ndryshimit të pH, prania e organizmave që jetojnë në përqendrime të larta ose të ulta të O2 tregon për koncentrimin e tij aty. Ndotja e ujit të pijshëm dhe i ushqimit me agjentë mikrobikë mund të shkaktojë një numër të madh sëmundjesh si dizenteria, salmoneloza, hepatitisi etj. Dizenteria- është inflamacion i zorrëve që karakterizohet me jashtëqitje të shpeshtë zakonisht me gjak dhe mukozë. Shkaktarët kryesor të kësaj sëmundje janë infektimi me bakteret bacile patogjene të gjinisë Shigella, dhe me amebën dizenterie Amoeba hystolitica. Që të dy format e dizenterisë shkaktohen përmes kontaminimit fekale të ujërave dhe ushqimit ku pastërtia është e dobët.
Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm Dr. Zeqir Veselaj 23 Salmoneloza (tifoja)- është grup i infektimeve të zorrëve të shkaktuara nga bakteret e gjinisë Salmonella. Sëmundja përfshin ethet e tifos dhe paratifos, helmimin e gjakut dhe helmimin e ushqimit. Sëmundja e tifos shkaktohet nga Salmonella typhi, e cila shpërndahet përmes kontaminimit të ujit ose qumështit nga ana e përpunuesve dhe përdoruesve. Hepatiti- është inflamacioni i mëlçisë e cila shkaktohet nga virusët, kimikatet toksike, bakteret, parazitët etj. Simptomet e hepatitit janë: të përzierit, ethet, plogështia, humbja e oreksit etj. Dallojmë 4 tipe të hepatitit: hepatiti A, B, C, D dhe E. Ndikimi mbi bimët dhe kafshët Efektet biologjike të ndotjes së ujërave mund të manifestohen në nivel të organizmave, popullacioneve dhe biocenozave ujore. Nën ndikimin e ndotjes së ujërave ndërron përbërja dhe struktura e biocenozave ujore dhe zinxhirëve ushqimor në to, zhduken format më pak tolerante dhe vie deri tek varfërimi i biodiversitetit. Në nivel të popullacioneve ndryshimet vërehen në formë të zhvillimit të dendësisë së popullacioneve (ku rriten organizmat tolerantë dhe zvogëlohen ata jotolerantët) si dhe ndryshon aftësia reproduktive e tyre. Efektet e ndotjes shprehen edhe në aspektin moshor, në kuptim të zvogëlimit të numrit të të vegjëlve të cilët janë më të ndieshëm dhe më pak rezistent ndaj ndotjes se organizmat e rritur (adult). Efektet e ndotjes mund të paraqiten edhe në formën e ç`rregullimeve të sjelljes së organizmave ujor si rasti kur peshqit notojnë me bark lart dhe mund ta humbin aftësinë e notimit dhe orientimin e tyre në hapësirë. Më të ndieshëm në ndotjen e ujërave janë peshqit e ujërave të pastra e të ftohta. Efektet biologjike të ndotjes së ujërave shprehen në mënyrë direkte dhe indirekte. Veprimi direkt shprehet përmes veprimit direkt të toksikantëve në proceset e ndryshme fiziologjike të organizmave. Ky veprim ndodh zakonisht në rastet e ndotjes dhe helmimit me materie toksike si cianidet, fenolet, pesticidet e ndryshme etj. Veprimi indirekt i ndotësve të ujit realizohet përmes ndërrimit të karakteristikave natyrore të ujërave. Kështu me rastin e ndotjes termale (rritjen e temperaturës së ujërave) ndodh zvogëlimi i koncentrimit të O2 në ujë, dhe kjo sjell pas vetes kushtet që mundësojnë rritjen e popullacioneve të baktereve që bëjnë zbërthimin aerob të materieve dhe kështu koncentrimi edhe më tutje zbret. Kimikatet që janë komponime organike apo inorganike, vajrat, nafta apo dhe pesticidet dëmtojnë peshqit dhe jetën e gjallë ujore, si dhe ulin prodhimin e të ardhurave. Sedimentet (grimcat e patretshme të dheut që qëndrojnë pezull në ujë) turbullojnë ujin, pengojnë procesin normal të fotosintezës dhe shkatërrojnë zinxhirët ushqimorë ujorë. Ndotja kimike e ujit Ndotja kimike paraqet formën më të spikatur të ndotjes së ujit, para së gjithash për arsye se është e bazuar jo vetëm në shumë burime (vendbanime urbane, industria, bujqësia etj), por edhe se këto burime janë gjithnjë e me më shumë ndotës. Trendet e prodhimtarisë bashkëkohore dhe mënyra e jetës karakterizohen me inkuadrimin e sasive gjithnjë e më të mëdha si për nga kualiteti ashtu edhe llojllojshmëria e materieve, prej të cilave shumica derdhen në rrjedhat e lumenjve e më tutje në liqene dhe detra. Burimi kryesor i ndotjes kimike të ujërave padyshim është industria me të gjitha format e saj. Kështu p.sh. ujërat efluente të industrisë bujqësore dhe ushqimore (industria e konservave, pemëve, perimeve, patateve, mishit etj) kanë në përbërjen e vet sasi të mëdha materiesh koloide yndyrore dhe tretje të materieve organike si amidoni, sheqeri, gjaku etj. Fabrikat e qumështit, birrës, sheqerit etj. në efluentët e veta kanë përbërje të
Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm Dr. Zeqir Veselaj 24 proteinave, yndyrave, sheqernave dhe fermenteve të ndryshme. Në degët e përmendura të industrisë gjithashtu për shkak të pastrimeve të shpeshta ka përdorim të madh detergjentesh që më pas lirohen në ujë. Industria e prodhimeve sintetike, plehrave kimike etj. derdhin në rrjedhat ujore materie sintetike, fosfatet, fenolet, bashkëdyzime nitrike etj. Ndotësit kimik të ujit mund të jenë me natyrë organike dhe inorganike. Në ndotës organik të ujit bëjnë pjesë: plastika, insekticidet dhe herbicidet, mbeturinat e procedimit të ushqimit përfshirë patogjenët; VOC-s, detergjentet dhe sapunët, komponimet kimike higjienike dhe të kozmetikës, derivatet dhe lubrifikantet e ndryshëm etj. Burimet kryesore të ndotjes së ujit nga këto lëndë janë kryesisht sektori i transportit, industrisë, aktivitetet urbane dhe pastrimi i shtëpive. Në ndotësit inorganik të ujit hyjnë: metalet e rënda, SO2 nga termoelektranat, mbeturinat kimike industriale, plehrat inorganike (nitratet dhe fosfatet) etj. Nitratet dhe fosfatet e tretshme në ujë, mund të shkaktojnë rritje të tepërt të algave dhe të bimëve të tjera detare. Njerëzit që pijnë ujë, i cili përmban nivele të larta nitrati, vuajnë nga zvogëlimi i aftësisë mbajtëse të oksigjenit në gjak. Bujqësia është burimi kryesor i kësaj lloj ndotjeje. Kimikate inorganike të tretshme në ujë janë acidet, kripërat dhe përbërësit e metaleve toksike, si merkuri Hg dhe plumbi Pb. Nivelet e larta të këtyre kimikateve mund ta bëjnë ujin të papërshtatshëm për t’u pirë, të dëmtojnë peshqit dhe jetën tjetër, të shkatërrojnë prodhimet bujqësore dhe të përshpejtojnë gërryerjen e makinerive që përdorin këtë ujë. Ndotja fizike e ujit Me ndotje fizike nënkuptohen ndryshimet e karakteristikave elementare fizike (temperatura, tejdukshmëria, turbullësia, radioaktiviteti etj.) të ujërave, të cilat janë të rëndësishme për jetën e organizmave të ujit dhe në përgjithësi për mundësinë e shfrytëzimit të ujërave. Shkaktar kryesor është sedimenti (lënda pezull) kur grimcat e patretshme të tokës dhe trupat e ngurtë kthehen në lëndë pezulli në ujë, kryesisht kur dheu është gërryer nga toka. Për nga pesha, ky është ndotësi më i madh i ujit. Sedimentet turbullojnë ujërat, pengojnë fotosintezën dhe shkatërrojnë zinxhirin ushqimor ujor. Uji mund të jetë subjekt edhe i ndotjes radioaktive të shkaktuar nga tretja në ujë e izotopeve radioaktive si dhe ndotjes termale që krijohet pas përdorimit të ujit për të ftohur uzinat industriale dhe centralet elektrike; Menaxhimi i ujërave të zeza Çdo sasi ujërash që përdorim transformohet në ujëra të ndotur apo ndryshe ujra të zeza. Ujëra të zeza quhen ujërat të cilat janë seriozisht të ndryshuara në cilësi pas ndikimit të njeriut. Këtu bëjnë pjesë mbetjet e lëngëta të: amvisërive, objekteve komerciale, industrisë dhe bujqësisë. Këto ujëra përmbajnë një spektër të gjerë ndotësish dhe atë në koncentrime të larta. Në zonat rurale dhe ato para-urbane, ujërat e zeza nga shtëpitë, zakonisht derdhen në gropë septike. Në zonat urbane, pjesa më e madhe e mbetjeve me prejardhje ujore nga shtëpitë, bizneset, fermat kalon përmes një rrjeti tubacionesh të kanalizimit dhe dërgohen në impiantet e trajtimit të ujërave të zeza. Me trajtim të ujërave të zeza kuptojmë procesin për të bërë ujin sa më të pranueshëm për përdorim të sërishëm. Qëllimi i procesit të trajtimit është që të largoj kontaminantët kimik, fizik dhe biologjik nga uji në mënyrë që të mundësohet ripërdorimi për nevoja të ndryshme pa pasur ndikime negative në mjedisin natyror. Kur ujërat e zeza me mbetjet arrijnë në impiantin e trajtimit ato kalojnë përmes tri niveleve të pastrimit: 1. Trajtimi primar i mbeturinave- që paraqet një proces mekanik të filtrimit të ujërave të zeza nga copat e gurëve, drurit dhe leckave etj.
Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm Dr. Zeqir Veselaj 25 Fig. 3 Një skemë e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza 2. Trajtimi dytësor i ujërave të zeza (trajtimi biologjik)- që në fakt është procesi biologjik i pastrimit të tyre me ç`rast bakteret aerobike përmes të cilave largohen rreth 90 % të mbetjeve të zbërthyeshme biologjikisht (biodegradabile) të mbetjeve organike dhe të atyre që kërkojnë oksigjen. Ujërat e zeza, zakonisht, pompohen në depozita të mëdha dhe përzihen për orë të tëra me llumra të pasura me baktere dhe me flluska ajri të oksigjenuara, që lehtësojnë procesin e degradimit të mikroorganizmave. Më pas uji kalon në depozitë sedimentimi, ku pjesa më e madhe e lëndës së ngurtë pezull dhe e mikroorganizmave nxirren jashtë në formë llumi. Llumi i prodhuar nga trajtimi parësor dhe dytësor i ujërave të zeza shkatërrohet nga tretja anaerobike (proces që zhvillohet pa praninë e O2), duke u hedhur në vendepozitime të caktuara ose përdoren si plehërues për tokën. Edhe pas trajtimit të dytë, ujërat e zeza akoma përmbajnë disa mbetje që kërkojnë oksigjen, përmbajnë lëndë të ngurtë pezull, kanë fosfate, nitrate dhe një numër elementesh të metaleve toksike. 3. Trajtimi i përparuar i ujërave të zeza- (trajtimi kimik) përfshin një seri procesesh të veçanta kimike dhe fizike, të cilat bëjnë të mundur heqjen e ndotjeve të mbetura në ujë pas trajtimit parësor dhe dytësor. Trajtimi kimik është pak i përdorur për shkak të kostove të larta dhe ndërtesave të mëdha të nevojshme, por, pavarësisht shpenzimeve, trajtimi i përparuar i ujërave të zeza është po përdoret gjithnjë e më shumë në vendet e zhvilluara.
Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm Dr. Zeqir Veselaj 26 Uji në Kosovë Kosova karakterizohet me një rrjet të zhvilluar të rrjedhave ujore të karakterizuar me disa lumenj dhe liqej. Lumenjtë e Kosovës të kushtëzuar nga pozita gjeografike e Kosovës dhe relieve formojnë një rrjet hidrografik qendërikës. Ndër lumenjtë më të njohur janë: Drini i Bardhë, Ereniku, Sitnica, Ibri, Morava e Binçës, Lepenci. Liqejt kryesor janë artificial dhe ata janë: Gazivoda në pjesën veripërendimore, Badovci në pjesën verilindore, Radoniqi në pjesën përendimore dhe Batllava. Ujrat e Kosovës derdhen në 3 detra të ndryshëm ku pjesa më e madhe e rrjedhave ujore i takojnë pellgut të Detit të Zi (50.7%), Detit Adriatik (43.5%) dhe Detit Egje (5.8%). Resurset ujore të Kosovës janë të pakta dhe të shpërndara në mënyrë jo të njëtrajtshme, respektivisht në disa rajone janë më të bollshme e në disa mungojnë. Rrjedhat më të mëdha ujore (30 l/s/km2 ) gjenden buzë maleve të Sharrit dhe të Bjeshkëve të Nemuna. Pasuritë ujore sipërfaqësore vlerësohen nërreth 114.5 m3 /s ose 3.6x106m3 /vit. Sipas treguesve aktual demografik, vlerësohet se Kosova ka rreth 1700 m3 ujë për kokë banori që është minimumi për të mënjanuar problemet e furnizimit me ujë të pijshëm. Vetëm rreth 30% e popullatës ka qasje në sistemin e kanalizimit dhe atë kryesisht në zonat urbane. Mirëpo nuk ka trajtim të ujërave të zeza, përveç një impianti në Skënderaj. Në bazë të monitorimeve të bëra nga IHMK, lumenjtë e Kosovës, u takojnë klasave I-IV. Monitorimin e ujërave sipërfaqësore e bën Instituti Hidrometeorologjik në 28 stacione monitoruese dhe 54 profile ujore ku bëhet matja e parametrave fizik dhe kimik. Cilësinë e ujit të pijes e monitoron Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës15 . Rreth 73% e popullatës ka qasje në sistemin publik të furnizimit me ujë. Rreth 58.4% e resurseve ujore vijnë nga akumulacionet ujore artificial (Gazivoda, Radoniqi, Batllava dhe Badovci), 32.1 % e furnizimit vjen nga burimet natyrore, 5.5% nga puset, 2.3% nga lumenjtë dhe 1.6% nga rezervuarët . Për nevoja të industrisë shpenzohen rreth 150 milion m3 në vit apo 30% të shpenzimit të përgjithshëm. Lumi më i rënduar mr ndotje është Sitnica. Popullata urbane shpenzon një sasi vjetore prej 93 milion m3 ujë. Vendbanimet tjera furnizohen kryesisht nga puset dhe ujësjellësit lokal përmes kaptimit të ujit dhe të cilat në shumicën e rasteve janë me shkallë të lartë të kontaminimit kimik dhe bakteriologjik. Kjo rezulton në situatën e përgjithshme të shëndetit publik ku rreth 51% e sëmundjeve që shkaktohen nga 15 http://www.ammk-rks.net/repository/docs/Kadastri_i_ndotesve__te_ujerave_Shq.pdf 1 2 3 4 Pellgjet ujore ne hartë dhe me të dhëna numerike Pellgu Derdhja detare Sip. (Km2 ) Rrjedha mesatare (m3/s) 1.Drini i Bardhë Deti Adriatik 4400 60 2. Ibër Deti i Zi 4700 33 3.Morava e Bincës Deti i Zi 1600 7 4. Lepenci Deti Egje 800 8
Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm Dr. Zeqir Veselaj 27 mungesa e higjienës i takojnë sistemit diareal që lidhet me përdorimin e ujit të kontaminuar. Një faktor që e rëndon situatën e ujërave është eksploatimi i pakontrolluar i rërës dhe zhavorrit nga lumenjtë16 . Përdorimi i ujit në shtëpi Njëqind vjet më parë shumica e njerëzve në botë nuk kishte furnizim me ujë në shtëpitë e tyre, por duhejt të sillnin ujin nga jashtë: burimi ose puset publike e private. Rreth 70 vjet më parë furnizimi me ujë në shtëpi u rregullua gjatë fazave të ndërtimit por vetëm për ujë të ftohtë, ndërsa që uji i nxehtë duhej siguruar përmes zjarrit brenda ose jashtë. Shtëpitë e vjetra si rregull harxhojnë më shumë ujë se të rejat sepse është i vështirë kalkulimi. Ndërsa në shtëpitë kohëve modern përveq se është duke u kalkuar shpenzimi i ujit, dizajnimi kryhet ashtu që të rritet efiçienca dhe të kursehet sa më shumë ujë që është e mundshme. Trupi i njeriut përmban 55-78% ujë, varësisht prej madhësisë së tij. Për të funksionuar normalisht njeriut i duhen 1-7 l ujë në ditë për të evituar dehidratimin, ndërsa që sasia e saktë varet nga shkalla e aktivitetit trupor, temperatura e mjedisit të jashtëm, lagështia e ajrit dhe faktorët tjerë. Megjithatë shumica e ujit për nevoja trupore merret përmes ushqimit dhe pijeve se sa uji i drejtpërdrejt. Njerëzit sot janë të ndërgjegjshëm se përdorimi i panevojshëm dhe i tepërt i ujit, si dhe rritja e ndotjes së burimeve të ujit të pijshëm mund të çojnë në një katastrofë mbarë botërore. Meqë të gjithë e përdorim ujin, të gjithë edhe jemi përgjegjës për ta kursyer dhe mbrojtur atë. Dy parimet bazë që duhet të kihen parasysh për të mbrojtur burimet ujore nga secili prej nesh janë: kurse dhe mbroj. Sot shkencëtarët deklarojnë që përdorimi i teknologjive moderne ka zvogëluar mjaftueshëm konsumin e ujit, p.sh. konsumi i ujit në shtëpi është zvogëluar me 1/3, në bujqësi gati gjysma dhe në industri deri në 90%. Këtij përmirësimi të kursimit të ujit i ndihmojnë në radhë të parë evitimi sa më i madh i mundshëm dhe shpejt i prishjeve në tubacionet e ujit, futja e sistemeve të reja dhe të avancuara të ujitjes, ri-përdorimi i ujërave të zeza pas trajtimit të tyre, cikli i ujërave të mbyllura në impiantet industrial etj. Pra njeriu duhet të kujdeset për mbrojtjen e ujit përmes dy aspekteve 16 http://www.ammk-rks.net/repository/docs/Raporti_i_ujrave_i_2015_shqip_(2).pdf Fig. 4 Përdorimi i ujit në shtëpi për nevoja të përditshme (në %) Grup-moshat Kërkesat minimale ditore Lindja-6 muaj 0.8 litra 6-12 muaj 1 litra Fëmijët 1-18 vjet (për kg) 10-20 kg 1litra + 50ml për çdo kg shtesë > 20 kg 1.5 litra + 20 ml për çdo kg shtesë Të rriturit 2.5 litra
Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm Dr. Zeqir Veselaj 28 kryesore: shfrytëzimi i qëndrueshëm dhe me mençuri i resurseve ujore përmes metodave të kursimit dhe ripërdorimit të ujit; dhe zvogëlimi i nivelit të ndotjes së resurseve ujore. Konventa e Helsinkit e vitit 1992 për mbrojtjen dhe shfrytëzimin ndërkufitar të ujërrjedhave dhe liqejve ndërkombëtar (The Helsinki Convention on the Protection and Use of Transboundary Watercourses and International Lakes17) kërkon themelimin e kornizës për bashkëpunim për monitorim dhe vlerësim, hulumtimet e përbashkëta, si dhe zhvillimin dhe shkëmbimin e informatave ndërmjet shteteve bregore. Ajo imponon detyrat bazë për shtetet e tilla që të parandalojnë, kontrollojnë dhe zvogëlojnë ndikimet ndërkufitare në burimet e ndara ujore, për sa i përket ndotjes së ujit, përmes teknikave adekuate, përfshirë VNM-në 17 https://www.unece.org/fileadmin/DAM/env/water/pdf/watercon.pdf Disa aktivitete ditore të thjeshta në shtëpi dhe jashtë saj që mund kursejnë sasi te medha te ujit: ✓ Mos lëshoni lavatriqen dhe enëlarësen para se të mbushen plot; ✓ Mbylleni ujin derisa pastron dhëmbët ose rruhesh; ✓ Bëje një dush të shpejt në vend të banjës së plotë; ✓ Verës mbajeni një shishe ujë në frigorifer që të mos prisni ujin e ftohtë nga kroi; ✓ Sigurohuni që uji të mos rrjedh dhe nëse po rregulloni defektin; ✓ Përdor një enë për pastrimin e pemëve dhe perimeve; ✓ Pastroni oborrin tuaj edhe me brushë dhe jo vetëm me presion uji; ✓ Përdorni brushën dhe kovën kur ta pastroni veturën. 22 Mars Dita Ndërkombëtare e Ujit