The words you are searching are inside this book. To get more targeted content, please make full-text search by clicking here.

Ndikimi që kishte prindi im në zhvillimin tim emocional dhe social

Discover the best professional documents and content resources in AnyFlip Document Base.
Search
Published by aurona berisha, 2023-05-17 18:17:07

Ese

Ndikimi që kishte prindi im në zhvillimin tim emocional dhe social

Keywords: zhvillim emocional

UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” Fakulteti i Edukimit Drejtimi: Mesimdhenie Lendore me specializim ne Biologji Punimi Individual Lënda: Psikologji e përgjithshme Tema: Ndikimi që kishte prindi im në zhvillimin tim emocional dhe social Mentori: Prof. Asoc.Dr Teuta Danuza Punoi: Aurona Berisha


Familja është institucioni ku ndërtohet dhe formohet personaliteti, pra prindërit i ofrojnë fëmijës modele dhe standarte. Ndërveprimi midis prindërve dhe fëmijëve është një faktor i domosdoshëm për zhvillimin normal të fëmijës. Familja bënë shumë më tepër se sa vetëm plotësimin e nevojave themelore të mbijetesës së fëmijëve të tyre, ajo është gjithashtu edhe një sistem komunikimi dhe një mjedis ku fëmija zhvillohet qysh në vitet e hershme. Qëllimi kryesor i viteve të hershme të fëmijërisë përfshinë: arritjet e vetë- efikasitetit, vetëkontrollit, integrimit social dhe gatishmërisë për arsim që kërkojnë zhvillimin adaptiv dhe kompetent të emocioneve. Duke filluar nga rrethi familjar e deri në shkollë dhe komunitet, fëmijët do të jenë të ndikuar nga ata dhe do të varen nga po ky ndikim. Fëmijët dhe të rinjët e marrin dhe interpretojnë informacionin dhe menaxhojnë mendimet, ndjenjat dhe sjelljen e tyre ndaj të tjerëve, menaxhojn emocionet e veta dhe lidhen me emocionet e të tjerëve nëpërmjet ndjeshmërisë dhe marrjes së perspektivës. Emocionet e para te fëmijët fillojnë të zhvillohen prej fazës së foshnjës, e cila zgjat nga lindja deri në moshën 2 vjecare. Gjatë kësaj faze, një pjesë e madhe e të mësuarit fillestar ndodh për fëmijën, në lidhje me mjedisin e tij që e rrethon dhe njerëzit që janë në të. Vetëm aty nga mosha 6-7 vjeç, fëmija fillon që ta përshkruajë veten me terma psikologjikë. Gjatë kësaj periudhe, ata mësojnë gjithashtu të njohin dhe etiketojnë ndjenjat, që i ndihmon ata të zhvillojnë dhe të shprehin ndjeshmëri dhe të lundrojnë në ndërveprimet themelore sociale. Fëmijët e vegjël priren të kenë ndryshime të shpejta të humorit. Ndërsa emocionet e tyre mund të jenë shumë intensive, këto ndjenja gjithashtu priren të jenë mjaft jetëshkurtër. Zhvillimi emocional nuk është i njëjtë tek të gjithë fëmijët. Efekti i rolit emocional ka ndikuar në sjelljet dhe aspektin akademik të fëmijëve me kalimin e kohës. Emocionet fillestare që shfaqen tek fëmijët vetëm disa muaj pas lindjes janë: shqetësimi, neverija dhe lumturija. Më vonë, shfaqen emocionet sociale të ndjekura nga emocionet e frikës midis moshës 2 dhe 4 vjecare. Në përgjithsi emocionet fillojnë që të ndryshojnë ndërsa fëmija fillon që të piqet. Eshtë e rëndësishme të eksplorohet se si sjelljet pozitive dhe negative të prindëve ndikojnë në zhvillimin emocional të fëmijëve. Stili i prindërimit konsiderohet si një karakteristikë e qëndrueshme e prindërimit që përbën kontekstin mjedisor dhe emocional për rritjen e fëmijëve dhe socializimin e tyre.


Konflikti midis prindërve në nivel të ulët është një vecori negative në familje, e cila ndikon në mirëqenien e fëmijëve, në aspektin social dhe psikologjike të tyre. Këto ndikime negative ndodhin përmes disa mekanizmave që janë të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë, duke përfshirë përmes përvetësimit të turpit dhe frikës, dhe përmes tendencës së fëmijëve për të imituar sjelljet që po i dëshmojnë rregullisht në shtëpi. Në këto raste fëmijët mund të bëhen hipervigjilent duke dalluar shenjat e konflikteve. Një fokus i tillë mund të jetë rraskapitës emocionalisht për një fëmijë. Reduktimi i konflikteve ndërprindore u ndihmonë fëmijëve të ndjejnë sigurinë emocionale që u nevojitet për një shëndet të mirë mendorë, jo vetë gjatë fazës së fëmijrisë por edhe si individ të rritur. Megjithatë cështja më delikate, ka të bëjë me mënyrën se si prindërit trajtojnë mosmarrveshjet e zakonshme, që janë dukuri të pashmangshme në cdo marëdhënie. Në bazë të një hulumtimi vetëm në gjysmën e rasteve është një komunikim i mire ndërmjet prindërve dhe fëmijëve, prindërit i kuptojnë nevojat, dëshirën dhe kënaqësitë e fëmijëve të tyre (60%), ashtu-kështu (30%) dhe aspak ose në një masë të vogël (10%). Një mënyrë tjetër që fëmijët dhe adoleshentët mësojnë rreth emocioneve është edhe përmes referencës sociale. Rëndësia e procesit te socializmit është procesi me anë të të cilit fëmija mëson sjelljet që konsiderohen te përshtatshme në një shoqëri te dhënë, ndërveprimin dhe ndërtimin e mardhënieve me bashkëmoshatarët dhe të rriturit. Mardhëniet ndikojnë në zhvillimin psikosocial të fëmijëve, aftësia e tij për të bashkëvepruar me fëmijët dhe të rriturit e tjerë është një pjesë kritike e enigmës së zhvillimit. Përpjekjet e hershme mund të përfshijnë shumë argumente dhe konflikte me vëllezërit e motrat dhe bashkëmoshatarët, por përfundimisht, fëmijët mësojnë se si të negociojnë dhe të bëjnë kompromis me fëmijët e tjerë. Praktikat e hershme të socializimit vendosin themelet për socializimin e mëvonshëm. Praktikat e socializimit ndryshojnë ndërsa fëmijët zhvillohen në adoleshentë. Eshtë e rëndësishme, që të ofrohen lavdërime kur fëmijët demonstrojnë sjellje të mira sociale. Edhe pse marrëdhënia midis nënës dhe fëmijës së saj është e më e rëndësishmja, marrëdhëniet e tjera të fëmijës gjithashtu duhet të merren parasysh, përkatësisht marrëdhëniet e fëmijës me anëtarët e tjerë të familjes, me miqtë etj. Miqësitë e qëndrueshme bazohen në interesa dhe vlera reciproke, jo në moshë. Fëmijët me aftësi të forta sociale kanë më shumë gjasa të krijojnë dhe mbajnë miqësi, inicojnë marrëdhënie pozitive me mësuesit, marrin pjesë në aktivitetet në klasë dhe të përfshihen pozitivisht në


procesin e të mësuarit. Psh fëmija përdor lojën bashkëpunuese, ndihmon dhe merr ndihmë nga fëmijët tjerë, sidomos ka kujdes të madhë për fëmijët të cilët i konsideron të jenë më të vegjël, por preferon gjithmonë të luaj me fëmijët e moshës së njëjtë. Fëmijët i shohin prindërit e tyre si model përfaqësues, që kanë ndikim në zhvillimin e tyre. Shumica e sjelljeve dhe vlerave që i karakterizojnë fëmijët janë të pranishme edhe tek prindërit e tyre. Fëmijët më të rritur, gjithashtu shikojnë prindërit gjatë situatave të reja për të marrë informacion, në lidhje me reagimet e mundshme emocionale se si ata i shprehin ndjenjat e tyre duke u përpjekur për t’i imituar ato dhe për të mësuar mënyra për të menaxhuar emocionet që vijnë nga situata stresuese. Prindërit janë të vetëdijshëm për emocionin e fëmijës, ata e shohin emocionin e fëmijës si një mundësi për intimitet ose mësimdhënie, ata e ndihmojnë fëmijën të etiketojë verbalisht emocionet e tij/saj; ata ndjejnë ose vërtetojnë emocionin e fëmijës dhe ata e ndihmojnë fëmijën të zgjidhë problemin në përgjithësi. Fëmijët duhet të ndihen mirë me veten e tyre sepse kjo luan gjithashtu një rol të rëndësishëm në zhvillimin e ndjenjës së ndjeshmërisë dhe kompetencës emocionale. Natyra emocionale e mjedisit familjar duhet të plotësohet me një mbrojtje që u jep sigurinë fëmijëve ndaj rreziqeve të botës së jashtme, duke e përgatitur fëmijën për jetën në bashkësi. Vetë-pranimi është një qëllim i lidhur, pasi fëmijët që pëlqejnë veten janë më të aftë që të pëlqehen nga ana e të tjerëve. Reagimet negative të prindërve ndaj emocioneve të fëmijëve shoqërohen me cilësi të ulët të funksionimit social dhe vështirësi. Në këtë rast ata mund të kenë pasur më pak mundësi për të shprehur emocionet ose për të komunikuar nevojat e tyre, apo edhe për të mësuar të zbutin ose bllokojnë plotësisht ndjenjat e tyre si një mënyrë për ta mbrojtur veten e tyre. Prindërit që dekurajonin ose inkurajonin shumë shfaqjet emocionale negative të fëmijëve kishin fëmijë me më shumë përshtatje ndaj problemeve. Mësuesit dhe të rriturit duhet të kujdesen që problemet e fëmijëve të mos tentojnë që t’i "rregullojnë " ose " korrigjojnë " ato, por në vend të kësaj ti pranojnë shkaqet kryesore të sjelljes së tyre dhe të identifikojnë vecoritë e të mësuarit në mjedis sic janë kërkesat specifike, strukturat dhe aktivitetet që duhet të mbështesin në mënyrë efektive nevojat e fëmijëve. Aftësia e një fëmije për të bashkëvepruar në një mënyrë të shëndetshme me njerëz përreth mund të ndikojë në gjithqka, nga të mësuarit e fjalëve të reja si një foshnje, në aftësinë per t’i rezistuar presionit


të bashkëmoshatarëve si një nxënëse e shkollës së mesme, e për të vazhduar e lundruar me sukses në sfidat e moshës së rritur. Komunikimi i mirë midis fëmijëve dhe prindërve përfaqëson garancinë kundër abuzimeve dhe neglizhencës. Aftësia e prindërve për të kuptuar fëmijët e tyre i përcakton ata të marrin parasysh aspiratat e tyre dhe të veprojnë në përputhje me rrethanat. Fatkeqësisht, shumë prindër nuk tregojnë asnjë interes për këtë, duke pritur nga fëmijët e tyre bindje dhe konformitet me rregullat që bien ndesh me nevojat e tyre reale. Fëmijët të cilëve u mungon dashuria e prindërve të tyre bëhen më të brishtë dhe më të prekshëm se ata të të cilëve prindërit i ofrojnë mbështetje të plotë emocionale, ku fëmiu ndjen siguri, e cila pastaj ndikon edhe në besimin e tij për të eksplorurar mjedisin rrethues në të cilin ai jeton. Në ndërkohë që fëmija eksploron, ekprerimenton gjëra të ndryshme është e jashtëzakonshme nevoja që prindi të konfirmojë në mënyrë pozitive atë që e bën fëmija dhe ti kushtojë vëmëndje maksimale, por të mësuarit social dhe emocional shtrihet përtej marrëdhënieve prind-fëmijë. Si zhvillimi social ashtu edhe ai emocional janë të rëndësishëm për shëndetin mendor të fëmijëve të vegjël. Në fakt, shëndeti mendor i fëmijërisë së hershme është i njëjtë me zhvillimin social dhe emocional! Fëmijët kanë nevojë për udhëzim dhe mirëkuptim për t'i ndihmuar të mësojnë apo të rregullojnë emocionet e tyre dhe të kapërcejnë sfidat sociale që mund të përjetojnë. Synimet mbështetëse në aspektin social-emocionalen janë mirëqenia e të gjithë fëmijëve, për t'i ndihmuar ata të jenë mirë dhe të punojnë mirë me të tjerët, të marrin pjesë si anëtar prosocial dhe produktiv i shkollës dhe shoqërisë, dhe në fund të fundit të gjejnë lumturinë dhe suksesin në shkollë, punë dhe jetë. Është e pa diskutueshme që edhe roli i prindërimit mund të ketë sfidat dhe vështirësitë e veta, por po shihet se sa rëndësi ka t’i ofroni fëmijës tuaj vëmendje dhe përkushtim të plotë për zhvillimin dhe mirëqenien e tij. Prindërit duhet të inkurajohen në mënyrë të drejtpërdrejt që të mësojnë, të flasin dhe të ndërveprojnë me fëmijën e tyre në mënyrë të përgjegjshme dhe të ngrohtë.


Referencat 1. Amir, H. (2017). J Psychol Clin Psychiatry . Retrieved from Psycology- Child Emotions The Link between Inter-Parental Conflict and Health. 2. D.Kouros, C. (2020, October). Retrieved from Chronic,low-level parental conflict contributes to children's mental health problems. 3. Marilena, T. (2015, May). ScienceDirect. Retrieved from Personality and Performance in Adolescents. 4. Stack, D. M., Serbin, L. A., Enns, L. N., & Barrieau, L. (2010, January). Infants & Young Children. Retrieved from Parental Effects on Children's Emotional Development Over Time and Across Generations.


Click to View FlipBook Version