RICIKLIMI
Antarët: Mentore:
Gentiana Mehmeti
Nol Bekteshi
Unika Bula
Drin Dubova
BONEVET || Rr. Tirana “Prime Group” C4/2, Prishtinë 10000, Kosove || [email protected] || +38349187781
Përmbajtja
Riciklimi ..................................................................................................................................................... 3
Plastika ....................................................................................................................................................... 3
2.1 Prodhimi i plastikës ...................................................................................................................... 4
2.2 Llojet e plastikës............................................................................................................................ 4
Efekti i plastikës në natyrë ................................................................................................................... 8
3.1 Pse plastika konsiderohet e dëmshme për ambientin? ................................................... 8
Procesi i riciklimit të plastikës............................................................................................................. 9
Projekti përfundimtar i antarëve – Makina Ricikluese “BONEVETRecycle” ........................ 11
Aktivitetet përgjatë hulumtimit....................................................................................................... 12
Artikujt për riciklimin – Laura Singer........................................................................................... 12
Prezentimi i projektit “BasketShishe” ......................................................................................... 12
Referencat ...................................................................................................................................................
BONEVET || Rr. Tirana “Prime Group” C4/2, Prishtinë 10000, Kosove || [email protected] || +38349187781
Riciklimi
Riciklimi është proces i ripërdorimit të gjërave/materialeve që nuk
biodegradohen.
Kjo fjalë përmban në vete 3R të rëndësishme (eng: Reduse, Reuse, Recycle).
• Ripërdorim (ang Reuse) - i referohemi riperdorimit të gjërave/materialeve
të pa riciklueshme si plastika, alumini etj. Këto gjera janë të dëmshme për
ambientin.
• Riciklim (ang Recycle) - i referohemi riciklimit si proces i cili është i
rëndësishëm për mbrojtjen e ambientit dhe shëndetit tonë.
• Reduktim (ang Reduse) - i referohemi reduktimit të gjërave që nuk janë të
riciklueshme. Në jetën tonë të përditshme, ne blejmë gjëra ndonjëherë të
dëmshme dhe të panevojshme. Reduktimi do të thotë blerja e gjërave që
na nevojiten dhe zvoglim i atyre që nuk na nevojiten.
BONEVET || Rr. Tirana “Prime Group” C4/2, Prishtinë 10000, Kosove || [email protected] || +38349187781
Plastika
Hulumtimi jonë bazohet në riciklimin e plastikës dhe plastikën si koncept.
Plastika njihet si material elastik dhe ndryshe ka emrin “Polymer”. Plastika ka një
përbërje të ndërlikuar dhe si materiale bazë ka kripërat, acidet, naftën dhe
derivatet e saj. Plastika nisi më së pari nga polimeret natyrore si brinjët e
kafshëve ku njerëzit panë se mund të krijonin gjëra të ndryshme nga to. Nga viti
1907, studiuesit si Leo Baekeland u fokusuan në këtë fushë dhe kjo vazhdoi deri
në krijimin e shumë llojeve të tjera te plastikës si Polinivilkloridi (PVC), Poliesteri,
Tefloni, Polisterina, Pet e të tjera.
2.1 Prodhimi i plastikës
Plastika në tërësi rrjedh nga materialet natyrore organike si celuloza, qymyri,
gazi natyror, kripa dhe natyrisht nafta me derivatet e saj. Prodhimi i plastikës
fillon me distilimin e naftës së papërpunuar në një rafineri të naftës. Ky proces e
ndan vajin e papërpunuar të rëndë në grupe përbërsish më të lehtë, që quhen
fraksione. Secili fraksion është një përzirje e hidrokarbureve (komponente
kimike të përbëra nga hidrogjeni dhe oksigjeni), të cilat ndyrshojnë në madhësi
dhe strukturë të molekulave. Një nga këto fraksione është edhe nafta që është
komponenta kryesore për prodhimin e plastikës.
Dy proceset kryesore për prodhimin e plastikës janë polimerizimi dhe
polekondensimi e që të dyjat kërkojnë katalizatorë specifikë.
Polimerizimi si proces ka monome si etileni dhe propileni që lidhen së bashku
për të formuar zinxhir të gjatë polimer (plastikë). Secili polimer ka strukturën,
madhësinë dhe vetitë e tij.
2.2 Llojet e plastikës
Plastikën e njohim të gjithë, mirëpo për ta njohur më mirë duhet të dijmë llojet
e saj. Ekzistojnë shumë lloje të ndryshme të plastikës, dhe ato mund të
grupohen në dy familje kryesore polimer:
• Termoplastikë (të cilat zbuten në ngrohje dhe pastaj ngurtësohen përsëri
në ftohje).
• Termoset (të cilat kurrë nuk zbuten pasi të jenë formuar).
Plastikat që ne i përdorim në përditshmërinë tonë janë 7 më kryesoret. Ato janë:
BONEVET || Rr. Tirana “Prime Group” C4/2, Prishtinë 10000, Kosove || [email protected] || +38349187781
• PET
• HDPE
• PVC
• LDPE
• PP
• PS
• Të tjera
PET “Polyethylene Terephthalate”- Ky lloj i plastikës njihet me emrin Polyster.
Shishet me plastikën PET më shumë përdoren për lëngje dhe shishe me ujë. Ato
duken si më poshtë;
BONEVET || Rr. Tirana “Prime Group” C4/2, Prishtinë 10000, Kosove || [email protected] || +38349187781
HDPE “High density polyethylene” – është plastikë që nuk mund të shtrydhet
lehtë. Kjo plastikë përdoret për amballazhimin e shisheve te qumshtit dhe
shisheve që mbajnë solucionet larëse të enëve.
PVC - “Polyvinyl Chloride” - është lloj i plastikës që përdoret për dyer dhe dritare.
Ky lloj i plastikës gjithashtu përdoret për prodhimin e shisheve, paketimeve të
ushqimeve e të tjera. Ky lloj plastike përdoret edhe për shishe që përmbajnë
shampo.Kanë një rëndësi të veçantë sepse prodhohen nga gazi i viniklorit
helmues si pasojë i polimeristatimit që largohet nga lënda plastike e thermuar.
Në rastin e djegies se 1 kg PVC çlirohet nje sasi gazi klohridrik 0,5 kg.
BONEVET || Rr. Tirana “Prime Group” C4/2, Prishtinë 10000, Kosove || [email protected] || +38349187781
LDPE - “Low density polyethylene” - LDPE është plastikë që shtrydhet lehtë dhe
shumë fleksibile. Kjo plastikë nuk mund të prishet.
PP - “Polypropylene” - nuk mund të prishet dhe të lakohet lehtë. Ajo lakohet në
ujë të nxehtë dhe përdoret ndonjëherë për paketim të ushqimeve.
PS” Polystyrene”- Kjo lloj i plastikës përdoret për paketime ushqime.
BONEVET || Rr. Tirana “Prime Group” C4/2, Prishtinë 10000, Kosove || [email protected] || +38349187781
Efekti i plastikës në natyrë
Që nga viti 2018, rreth 380 milion ton plastikë prodhohen në të gjithë botën çdo
vit. Nga vitet 1950 deri në 2018, rreth 6.3 miliardë ton plastikë janë prodhuar në
të gjithë botën, prej të cilave rreth 9% janë ricikluar dhe 12% të tjera janë djegur.
Kjo sasi e madhe e mbeturinave plastike hyn në mjedis, me studime që
sugjerojnë se trupat e 90% të detit përmbajnë mbeturina plastike. Në disa zona
ka pasur përpjekje të konsiderueshme për të zvogëluar rëndësinë e ndotjes së
plastikës me rreze të lirë, përmes zvogëlimit të konsumit plastik, pastrimit të
mbeturinave dhe promovimit të riciklimit të plastikës.
3.1 Pse plastika konsiderohet e dëmshme për ambientin?
Plastika si material njihet për ndotjen e madhe në ambientin tonë. Asaj i duhen
rreth 500 viteve për degradim. Përveç që është proces shumë i ngadalshëm, ajo
lëshon gazëra të dëmshme gjatë degradimit. Gazrat që plastika lëshon gjatë
degradimit janë metani dhe etileni. Këto gazëra ndikojnë në ngrohjen globale.
Metani si gaz është rreth 86 herë më i dëmshëm se karboni në ngrohjen globale.
Një eksperiment me një shishe të plastikës ka treguar se sa gaz metani lëshohet
nga ajo. Përgjatë një viti një shishe ka qëndruar e mbyllur dhe ka lëshuar rreth
90 cm kub metan. Përveç ndikimit që plastika ka në ngrohjen globale, ajo
ndikon edhe në jetën e florës dhe faunës tonë. Studimet tregojnë që për shkak
të përdorimi të plastikës ndër vite nga njerëzit, sot rreth 90% e gjallesave detare
përmbajnë plastikë në trupin e tyre.
BONEVET || Rr. Tirana “Prime Group” C4/2, Prishtinë 10000, Kosove || [email protected] || +38349187781
Procesi i riciklimit të plastikës
Riciklimi materialeve plastike është një proces i rikuperimit të mbeturinave e
mbetjeve plastike dhe ripërpunimit të tyre në produkte të dobishme, shpesh
krejt të ndryshme nga forma e tyre origjinale. Kjo do të thotë që shishet e pijeve
nëpërmjet procesit të shkrirjes mund të shndërrohen në karrige dhe tavolina
plastike, etj. Në mënyrë tipike një plastikë nuk riciklohet në të njëjtin tip plastike
dhe produktet e përbëra nga plastikat e ricikluara shpesh janë të
pariciklueshme. Prodhimet plastike e ruajnë fortësinë dhe nuk disgregohen me
kalimin e kohës siç mendohej më parë.
Hapat e procesit të Riciklimit:
• Seleksionimi - Ndarja
• Copëtimi
• Larja
• Shkrirja dhe Peletizimi
Ndarja dhe Seleksionimi i Mbetjeve Plastike - Ndarja e lëndëve plastike të
papastra është një pjesë themelore e procesit të riciklimit. Kjo për shkak të
llojeve të ndryshme të lëndëve plastike në përdorim dhe shumica e tyre nuk
janë të ngjashme me njëra-tjetrën, që janë të lidhuara mekanikisht, kimikisht
ose termikisht me njëra- tjetrën.
Ndarja e lëndeve plastike bëhet në këto mënyra:
• Ndarja mekanike përfshin identifikimin e karakteristikave të ndryshme të
materialeve në kontenier nga persona me sy të stërvitur ndërkohë që
kontenierët lëvizin përgjatë transportuesit lëvizës.
• Metodat e ndarjes të bazuara në densitet përfshijnë rezervuaret e tretjes
dhe hidrociklonet.
• Ndarja me metodën optike përdoret për të ndarë copa polimeri në bazë
të ngjyrës dhe transparencës.
• Metodat e ndarjes së avancuar të bazuara në spektroskopi.
Copëtimi - Reduktimi i madhësisë - Një ndër hapat më të rëndesishme të
procesit të riciklimit është copëtimi i mbetjeve plastike para se ato të kalojnë në
procesin e shkrirjes. Kjo së pari për faktin se plastika duke qenë me natyrë
BONEVET || Rr. Tirana “Prime Group” C4/2, Prishtinë 10000, Kosove || [email protected] || +38349187781
abrasive përzihet me çdo lloj çeliku. Së dyti, sepse plastika që do të riciklohet
zakonisht përmban ndotës të llojve dhe natyrave të ndryshme.
BONEVET || Rr. Tirana “Prime Group” C4/2, Prishtinë 10000, Kosove || [email protected] || +38349187781
Projekti përfundimtar i anëtarëve – Makina Ricikluese
“BONEVETRecycle”
Gjatë hulumtimit për riciklimin, ne kemi ardh në një ide për makinën e riciklimit
“BONEVETRecycle”. Makina do të ketë kapacitet më të vogël krahasim me ato
industriale por do të mund të ricikloj plastikën si gotat apo shishet që ne i
përdorim në BONEVET dhe në shtëpitë tona. Qëllimi i kësaj makine është të
kthejmë plastikën në filament për 3D Printer dhe të prodhojmë
objekte/gjësende të ndryshme të cilat mund ti shesim dhe me fondet financiare
mund ta zhvillojmë më shumë procesin e riciklimit me këtë makinë. Shumica e
punës do të kryhet në BONEVET por ka edhe disa pjesë të makinës që duhet të
prehen në kompani të specializuar për prerjen e metalit. Pjesët që kjo makinë
ka janë:
• Grirësi i plastikës.
• Makina për prodhimin e filamentit.
• Makina për prodhimin e objekteve me anë të shtypjes.
• Pjesët metalike dhe plastike.
Procesi mekanik i prodhimit të filamentit me këtë makinë fillon me grirjen e
plastikës në temperaturë kur plastika fillon të lëngëzohet dhe pastaj bëhet
formimi i saj dhe ftohja. Para proceseve mekanike do të bëhët ndarja e plastikës
në Termosete dhe Termoplastike, pastaj në lloje të plastikës si ABS, PVC,
Polistireni e të tjera, më pas bëhet ndarja e ngjyrave dhe pastrimi i plastikës.
Temperatura për lloje të ndryshme të plastikes do të përshatet me vetitë e llojit
të plastikës.
Në BONEVET kryesisht do të riciklohen gotat edhe shishet e poashtu edhe
ambalazhet e detergjentëve. Makina do të bëhët me ndihmen e stafit të
BONEVET-it.Pjesa elektronike si temperatura do të kryhet me gjuhën
programuese Python. Madhësia e makinës do të jetë e vogël dhe do të mund të
përdoret në shtëpi.
BONEVET || Rr. Tirana “Prime Group” C4/2, Prishtinë 10000, Kosove || [email protected] || +38349187781
Aktivitetet përgjatë hulumtimit
Artikujt për riciklimin – Laura Singer
Laura Singer është studente në Universitetin e New York-ut. Ajo në artikujt e saj
tregon për rrugën që ka ndjekur për të ardhur në fazen e riciklimit dhe jetesen
e saj me “Zero Waste”. Laura u inspirua nga Bea Jonson dhe artikujt e saj për
“Zero Waste Home”. Laura filloi këtë jetesë duke ricikluar gjërat e veta personale.
Ajo filloi të përdorë gjëra të nevojshme personale të cilat janë të
biodegradueshme dhe kështu pas një viti arriti të bëjë vetëm një enë mbeturina
të mbetura. Laura gjatë hulumtimit tonë ka shërbyer si histori inspirimi për ne
me blogun e saj personal “Trashing is for tossers”.
Prezentimi i projektit “BasketShishe”
“BasketShishe” është iniciativë e marrë nga një grup jo-formal i vajzave të reja,
që ka për qëllim vetëdijësimin e qytetarëve rreth mbrojtjes së ambientit dhe
dëmët që plastika sjell. Ky projekt ka filluar me nxënësit e shkollave fillore dhe
të mesme duke vendosur kështu kosha të basketit në shportat e mbeturinave
për ti bërë ato më tërheqësë për fëmijët që ti hudhin mbeturinat në shportat e
tyre. Me mbledhjen e shisheve të plastikës, pas shitjes së tyre në kompani të
riciklimit, ato kanë blerë fidane të cilat i kanë mbjellur në oborrin e shkollave.
Ato kanë arritur të mbledhin 12 thasë me shishe të plastikës nga shkolla të
ndryshme të qytetit të Gjilanit dhe me paratë e tyre kanë mbjellur 10 fidane. Kjo
iniciativë na ka inspiruar të vazhdojmë me projektin tonë dhe të vetëdijësojmë
qytetarët për përdorimin e plastikës dhe dëmët që ajo ka në ambientin dhe
shëndetin tonë.
BONEVET || Rr. Tirana “Prime Group” C4/2, Prishtinë 10000, Kosove || [email protected] || +38349187781
Referencat
http://plastiquarian.com/wp-content/uploads/2015/06/plasticbook.pdf
https://friendsoftheearth.uk/sites/default/files/downloads/recycling.pdf
http://www.netwaste.org.au/recycle-it/what-can-be-recycled/
https://www.boredpanda.com/plastic-bottle-recycling-
ideas/?utm_source=google&utm_medium=organic&utm_campaign=organic
https://www.sciencehistory.org/the-history-and-future-of-plastics
https://www.calrecycle.ca.gov/publiced/earthday/what
BONEVET || Rr. Tirana “Prime Group” C4/2, Prishtinë 10000, Kosove || [email protected] || +38349187781