A.3. Funksionet statike 93 A.3 Funksionet statike Detyra. A.3.1 Shkruani një funksion isMultiple që përcakton, për një çift numrash të plotë, nëse numri i dytë i plotë është shumëfish i të parit. Funksioni duhet të marrë dy parametra numra të plotë dhe të kthejë true nëse numri i dytë është shumëfish i të parit dhe përndryshe të kthejë false. Sqarim: Përdorini operatorin modulo (%). Thirreni këtë metodë në një aplikacion që merr si hyrje një seri të çifteve të numrave të plotë (një çift në një kohë) dhe përcakton nëse vlera e dytë në secilin çift është shumëfish i të parit. Detyra. A.3.2 Shkruani një funksion extractSubstring(String s, int start, int end) i cili kthen një string që është nën-string i stringut hyrës; stringu fillon në indeksin e dhënë start dhe vazhdon deri në indeksin e dhënë end - 1. P.sh., nëse stringu është “butterfly”, start = 2, end = 7, atëherë rezultati duhet të jetë “tterf”. Detyra. A.3.3 Shkruani një funksion në JAVA që do të kthejë nga ana e kundërt sekuencën e shkronjave në secilën fjalë nga paragrafi që jepet si hyrje. Për shembull, “To be or not to be.” do të jetë “oT eb ro ton ot eb.”. Detyra. A.3.4 Shkruani funksionin replaceWith(String s, char c, char i) i cili kthen një string në të cilin është bëhet zëvendësimi i të gjitha karaktereve nga hyrja c me karakterin i në hyrje. P.sh., nëse stringu është “pwrshwndetje nga JAVA”, karakteri c është ‘w’ dhe karakteri i është ‘ë’, rezultati duhet të jetë “përshëndetje nga JAVA”. Detyra. A.3.5 Shkruani funksionin trimBlanks(String s) i cili kthen një string të njëjtë si stringu i dhënë në hyrje me çdo hapësirë të panevojshme të larguar. P.sh., nëse stringu është “hello world from JAVA ”, rezultati duhet të jetë “hello world from JAVA”. Detyra. A.3.6 Të krijohet një funksion në JAVA që kërkon një karakter në një string dhe si rezultat kthen indeksin e karakterit në stringun e dhënë. Detyra. A.3.7 Të shkruhet një funksion në JAVA i cili largon shkronjat duplikate nga stringu i dhënë në hyrje. Për shembull nëse hyrja është "hello world" rezultati duhet të jetë "helo wrd".
94 Shtesa A. Shembuj dhe Detyra Detyra. A.3.8 Të shkruhet funksioni në JAVA që si rezultat tregon nëse dy stringjet e dhënë si hyrje janë të barabarta ose jo. Detyra. A.3.9 Një numër i thjeshtë është një numër i plotë më i madh se 1 dhe që plotëpjesëtohet vetëm me 1 dhe me veten. Shtatë numrat e parë të thjeshtë janë 2, 3, 5, 7, 11, 13, dhe 17. Kur testojmë nëse një numër është i thjeshtë, është e mjaftueshme të provojmë të pjesëtojmë me numrat e plotë deri në rrënjën katrore të numrit që po testohet. Shkruani një funksion në JAVA që kthen si rezultat nëse numri i dhënë si hyrje është i thjeshtë apo jo. Detyra. A.3.10 Shkruani një funksion në JAVA i cili konverton një string të dhënë në shkronja të vogla. Detyra. A.3.11 Shkruani një funksion në JAVA i cili llogarit modulin e dy numrave pa përdorur operatorin ekzistues modulo. Detyra. A.3.12 Shkruani një funksion në JAVA i cili kthen nga ana e kundërt një string të marrë si hyrje. Për shembull, nëse hyrja është The quick brown fox, atëherë rezultati duhet të jetë xof nworb kciuq ehT. Detyra. A.3.13 Shkruani një metodë në JAVA e cila kontrollon nëse një string është fjalëkalim valid. Rregullat e fjalëkalimit: - Një fjalëkalim duhet të ketë të paktën tetë karaktere. - Një fjalëkalim përbëhet vetëm nga shkronjat dhe shifrat numerike. - Një fjalëkalim duhet të përmbajë të paktën dy shifra numerike. Detyra. A.3.14 Shkruani një funksion në JAVA i cili rrumbullakson rezultatin e pjesëtimit të numrave të plotë. Detyra. A.3.15 Shkruani një funksion në JAVA i cili ndan pjesën e plotë dhe pjesën jo të plotë nga një vlerë double. Detyra. A.3.16 Shkruani një funksion në JAVA i cili kthen nga ana e kundërt një numër të plotë.
A.3. Funksionet statike 95 Detyra. A.3.17 Shkruani një metodë në JAVA e cila numëron të gjitha zanoret në një string. Detyra. A.3.18 Shkruani një metodë në JAVA e cila numëron të gjitha fjalët në një string. Detyra. A.3.19 Shkruani një funksion në JAVA i cili konverton minutat e dhënë si hyrje në një numër të viteve dhe ditëve. Detyra. A.3.20 Shkruani një funksion në JAVA i cili gjen fjalën që mungon nga dy stringje të dhëna si hyrje. Detyra. A.3.21 Shkruani një funksion në JAVA i cili pranon si hyrje dy stringje dhe teston nëse stringu i dytë e përmban të parin. Detyra. A.3.22 Shkruani një funksion në JAVA i cili pranon dy numra të plotë ndërmjet 25 dhe 75 dhe kthen true nëse ekziston ndonjë shifër e përbashkët në të dy numrat. Detyra. A.3.23 Le të përdorim shkronjën H për të nënkuptuar "hundred", shkronjën T për të nënkuptuar "ten"dhe "1, 2, ... n"për të përfaqësuar numrat njëshifrorë (n < 10). Shkruani një funksion në JAVA i cili konverton numrin pozitivë me 3 shifra në një format të dhënë. Për shembull, 234 duhet të printohet si HHTTT1234 sepse ka 2 "hundreds", 3 "ten", dhe 4 numra njëshifrorë. Për hyrjen 230 hyrja do të jetë HHTTT. Detyra. A.3.24 Shkruani një funksion në JAVA i cili kapitalizon shkronjat e para të secilës fjalë në një fjali. Detyra. A.3.25 Shkruani një funksion në JAVA i cili pranon një numër të plotë dhe numëron faktorët e numrit. Detyra. A.3.26 Shkruani një funksion në JAVA i cili krijon një metodë bazike të kompresimit të stringut duke përdorur numërimet e karaktereve që përsëriten. Stringu hyrës: aaaabbbbcccccddddeeee Stringu i kompresuar me numërimet e karaktereve që përsëriten është: a4b4c5d4e4
96 Shtesa A. Shembuj dhe Detyra A.4 Vargjet Detyra. A.4.1 Të shkruhet një funksion në JAVA që mundëson kërkimin e një elementi në një varg të dhënë si hyrje. Nëse elementi i kërkuar gjendet le të kthehet indeksi, përndryshe le të kthehet -1. Detyra. A.4.2 Procesi i gjetjes së vlerës më të madhe është i përdorur shpesh në aplikacionet kompjuterike. Shkruani një program në JAVA që merr si hyrje një seri të 10 numrave të plotë, përcakton dhe printon numrin më të madh. Programi duhet të përdorë të paktën tre variablat vijuese: a) counter: Një numërues për të numëruar deri në 10 (d.m.th., për të mbajtur në mend se sa numra janë dhënë në hyrje dhe për të përcaktuar kur të gjithë numrat 10 janë përpunuar). b) number: Numri që është shënuar së fundi në hyrje nga përdoruesi. c) largest: Numri më i madh i gjetur deri më tani. Detyra. A.4.3 Duke përdorur një qasje të ngjashme si në detyrën A.4.2, gjeni dy vlerat më të mëdha të 10 vlerave të shënuara në hyrje. [Shënim: Ju duhet të shënoni në hyrje secilin numër vetëm njëherë.] Detyra. A.4.4 Të shkruhet një program në JAVA që mundëson gjetjen e vlerës minimale në një varg të numrave të marrë si hyrje nga përdoruesi. Hyrja le të merret si një varg i numrave të ndarë me presje dhe pastaj si e tillë hyrja le të bëhet e përshtatshme për punë me varg të numrave të plotë. Detyra. A.4.5 Shkruani një funksion në JAVA që kthen si rezultat shumën e fuqive (a[i] 2 ) në pozitat tek të vektorit A(n) që kanë vlerën absolute më të madhe se 8. Detyra. A.4.6 Shkruani një funksion në JAVA që kthen si rezultat shumën e anëtarëve çift në pozitat tek të vektorit A(n). Detyra. A.4.7 Shkruani një program në JAVA i cili pranon emrin e studentëve, id-në, dhe pikët dhe paraqet pikët më të larta dhe pikët më të ulëta. Emri i studentit dhe id janë stringje me jo më shumë se 10 karaktere. Pikët është një numër i plotë ndërmjet 0 dhe 100.
A.4. Vargjet 97 Detyra. A.4.8 Mediana është vlera e mesit e vlerave të caktuara në një varg të numrave, pasi ato të jenë renditur prej vlerës më të ulët deri te vlera më e lartë. Të shkruhet programi që llogarit medianën e vlerave në një varg të numrave. Detyra. A.4.9 Shkruani një program në JAVA i cili mbledh vlerat e një vargu. Detyra. A.4.10 Shkruani një program në JAVA i cili llogarit vlerën mesatare të elementeve të një vargu. Detyra. A.4.11 Shkruani një program në JAVA i cili teston nëse një varg përmban një vlerë specifike. Detyra. A.4.12 Shkruani një program në JAVA i cili gjen indeksin e një elementi në një varg. Detyra. A.4.13 Shkruani një program në JAVA i cili gjen vlerën maksimale dhe minimale të një vargu. Detyra. A.4.14 Shkruani një program në JAVA i cili gjen elementin e dytë më të vogël në një varg. Detyra. A.4.15 Shkruani një program në JAVA i cili gjen elementin e dytë më të madh në një varg. Detyra. A.4.16 Shkruani një program në JAVA i cili gjen elementet e përbashkëta ndërmjet dy vargjeve (vlerave string). Detyra. A.4.17 Shkruani një program në JAVA i cili mbledh të gjitha vlerat numerike (numrat e plotë pozitivë) brenda në një fjali. Për shembull për hyrjen "5 apple and 10 orange are rotten in the basket", shuma e vlerave numerike do të jetë 15. Detyra. A.4.18 Shkruani një program në JAVA i cili mbledh dy matrica të të njëjtës madhësi. Detyra. A.4.19 Shkruani një program në JAVA i cili teston barazinë e dy vargjeve.
98 Shtesa A. Shembuj dhe Detyra Detyra. A.4.20 Shkruani një program në JAVA i cili gjen vlerat duplikate të një vargu të numrave të plotë. Detyra. A.4.21 Shkruani një program në JAVA i cili kthen nga ana e kundërt një varg të numrave të plotë. Detyra. A.4.22 Shkruani një program në JAVA i cili gjen të gjitha çiftet e elementeve në një varg shuma e të cilave është e barabartë me një numër specifik. Detyra. A.4.23 Shkruani një program në JAVA i cili gjen numrin që mungon në një varg (vargu përmban elemente sekuenciale). Detyra. A.4.24 Shkruani një program në JAVA i cili gjen numrin e numrave të plotë tek dhe çift në një varg të numrave të plotë. Detyra. A.4.25 Shkruani një program në JAVA i cili bashkon dy vargje të sortuara në rendin rritës. Detyra. A.4.26 Shkruani një program në JAVA i cili merr tre karakteret e fundit të një stringu të dhënë dhe shton të tre karakteret para dhe pas stringut. Gjatësia e stringut duhet të jetë më e madhe se tre. Detyra. A.4.27 Shkruani një program në JAVA i cili ndan një varg të dhënë të numrave të plotë në k nënbashkësi jo të zbrazëta shuma e të cilëve është e barabartë. Kthen true nëse shuma e tyre është e barabartë përndryshe kthen false. Shembull: nums = 1, 3, 3, 5, 6, 6, k = 4; 4 nënbashkësi (5, 1), (3, 3), (6), (6) Detyra. A.4.28 Shkruani një program në JAVA i cili printon vlerat e modës nga një sekuencë e dhënë e numrave të plotë. Vlera e modës është elementi i cili paraqitet më shpesh. Nëse ka disa vlera të modës, printo ato në rend rritës.
A.4. Vargjet 99 Detyra. A.4.29 Shkruani një program i cili teston nëse një string i dhënë si hyrje përmban sekuencën e specifikuar të vlerave karakter. Detyra. A.4.30 Shkruani një program në JAVA i cili krahason dy stringje në mënyrë leksikografike. Detyra. A.4.31 Shkruani një program i cili kontrollon nëse një string i dhënë përfundon me përmbajtjen e një stringu tjetër. Detyra. A.4.32 Shkruani një program në JAVA i cili kontrollon nëse dy stringje përmbajnë të dhënat e njëjta. Detyra. A.4.33 Shkruani një program në JAVA i cili krijon bashkimin e dy stringjeve duke larguar karakterin e parë të secilit string. Gjatësia e stringjeve duhet të jetë 1 dhe më e madhe. Detyra. A.4.34 Shkruani një program në JAVA i cili rrotullon një varg (gjatësia 3) të numrave të plotë në të majtë. Detyra. A.4.35 Shkruani një program në JAVA i cili shkëmben elementin e parë dhe të fundit të një vargu (gjatësia duhet të jetë të paktën 1) dhe krijon një varg të ri. Detyra. A.4.36 Shkruani një program në JAVA i cili shumëzon elementet korresponduese të dy vargjeve të numrave të plotë. Detyra. A.4.37 Shkruani një program në JAVA i cili kthen karakterin në indeksin e dhënë brenda një stringu. Detyra. A.4.38 Shkruani një program në JAVA i cili konverton numrin Romak në një numër Arab. Detyra. A.4.39 Shkruani një program në JAVA i cili lexon një tekst (vetëm karaktere alfabetike dhe hapësira) dhe printon dy fjalë. Fjala e parë është fjala e cila paraqitet më shpesh në tekstin. Fjala e dytë është fjala e cila ka numrin më të madh të shkronjave.
100 Shtesa A. Shembuj dhe Detyra Detyra. A.4.40 Shkruani një program në JAVA i cili gjen elementin i cili paraqitet më shumë se n / 2 herë ku n është madhësia e vargut të dhënë të numrave të plotë i cili përmban vlera duplikate. Detyra. A.4.41 Shkruani një program në JAVA i cili lexon një numër të plotë pozitiv dhe numëron numrin e shifrave të numrit (më i vogël se dhjetë bilion). Detyra. A.4.42 Shkruani një program në JAVA i cili llogarit shumën e shifrave të një numri të plotë. Detyra. A.4.43 Shkruani një program në JAVA i cili gjen të gjithë kombinimet unike nga një koleksion i numrave kandidatë. Shuma e numrave duhet të jetë e barabartë me një numër të dhënë. Detyra. A.4.44 Shkruani një program në JAVA i cili llogarit numrin e shifrave të shumës së dy numrave të plotë. Detyra. A.4.45 Shkruani një program në JAVA i cili ndan një numër të plotë në një sekuencë të shifrave individuale. Detyra. A.4.46 Shkruani një program në JAVA i cili kthen nga ana e kundërt përmbajtjen e një fjalie (duke supozuar një hapësirë të vetme ndërmjet fjalëve) pa kthyer nga ana e kundërt secilën fjalë. Për shembull nëse si hyrje është dhënë stringu The quick brown fox, atëherë si rezultat kthehet stringu fox brown quick The. Detyra. A.4.47 Shkruani një program në JAVA i cili zhvendos secilën zero në anën e djathtë të një vargu të dhënë të numrave të plotë. Detyra. A.4.48 Shkruani një program në JAVA i cili gjen numrat më të mëdhenj se mesatarja e numrave të një vargu të dhënë. Detyra. A.4.49 Shkruani një program në JAVA i cili zhvendos secilin numër pozitiv në të djathtë dhe secilin numër negativ në të majtë të një vargu të dhënë të numrave të plotë.
A.4. Vargjet 101 Detyra. A.4.50 Shkruani një program në JAVA i cili gjen të gjitha pozitat e një numri të dhënë në një matricë të dhënë si hyrje. Nëse numri nuk gjendet atëherë shkruaj ("Numri nuk u gjet!"). Detyra. A.4.51 Shkruani një program i cili gjen fjalën më të gjatë në një fjalor të dhënë. Detyra. A.4.52 Shkruani një program në JAVA i cili gjen elementin e k-të më të madh dhe më të vogël në një varg të dhënë. Elementet në vargun mund të jenë në çfarëdo rendi. Detyra. A.4.53 Shkruani një program në JAVA i cili gjen k elementet më të vogla në një varg të dhënë. Elementet në vargun mund të jenë në çfarëdo rendi. Detyra. A.4.54 Shkruani një program në JAVA i cili gjen k elementet më të mëdha në një varg të dhënë. Elementet në vargun mund të jenë në çfardi rendi. Detyra. A.4.55 Shkruani një program në JAVA i cili printon një varg pas ndryshimit të rreshtave dhe kolonave të një vargu të dhënë dy-dimensional. Detyra. A.4.56 Shkruani një program në JAVA i cili kontrollon nëse një string i dhënë është një permutacion i një tjetër stringu të dhënë. Detyra. A.4.57 Shkruani një program në JAVA i cili gjen indeksin e karakterit të parë unik në një string të dhënë, supozoni se ekziston të paktën një karakter unik në stringun. Detyra. A.4.58 Shkruani një program në JAVA i cili ri-organizon të gjithë elementet e një vargu të dhënë të numrave të plotë ashtu që të gjithë numrat tek të vijnë para të gjithë numrave çift. Detyra. A.4.59 Shkruani një program në JAVA i cili gjen numrin e numrave të plotë brenda një rangu të dy numrave specifikë dhe që janë të pjesëtueshëm me një numër tjetër (programi pranon tre hyrje).
102 Shtesa A. Shembuj dhe Detyra Detyra. A.4.60 Shkruani një program në JAVA i cili kontrollon nëse dy stringje të dhëna janë anagrame ose jo. Detyra. A.4.61 Shkruani një program në JAVA i cili kthen si rezultat paraqitjen e parë (pozita fillon nga 0) të një stringu brenda një stringu të dhënë. Detyra. A.4.62 Shkruani një program në JAVA i cili pranon një string dhe një offset, rrotullon stringun sipas offset-it (rrotullo nga e majta në të djathtë). Detyra. A.4.63 Shkruani një program në JAVA i cili bashkon dy vargje të dhëna të sortuara të numrave të plotë dhe krijon një varg të ri të sortuar. Detyra. A.4.64 Shkruani një program në JAVA i cili mbledh të gjitha shifrat e numrit të plotë të dhënë pozitiv derisa rezultati ka një shifër të vetme. Detyra. A.4.65 Shkruani një program në JAVA i cili numëron numrin e elementeve çift dhe tek në një varg të dhënë të numrave të plotë. Detyra. A.4.66 Shkruani një program në JAVA i cili lexon një numër të plotë dhe llogarit shumën e shifrave të tij dhe shkruan numrin e secilës shifër të shumës në gjuhën shqipe. Detyra. A.4.67 Shkruani një program në JAVA i cili shton një fjalë në mes të një stringu tjetër. Detyra. A.4.68 Shkruani një program i cili kontrollon nëse një string i dhënë i ka të gjitha karakteret unike.
103 Shtesa B Provime përfundimtare B.1 Provimi përfundimtar (Janar 2020) 1. (20 pikë) Shkruani një program në metodën main() i cili pasi të jetë ekzekutuar do të ketë këtë dalje: 0 0 1 0 1 1 2 0 2 1 2 2 3 0 3 1 3 2 3 3 2. (15 pikë) Shkruani një program në Java që do të kthejë nga ana e kundërt sekuencën e shkronjave në secilën fjalë nga paragrafi që jepet si hyrje. Për shembull, nëse hyrja është To be or not to be atëherë rezultati do të jetë oT eb ro ton ot eb. 3. (10 pikë) Shkruani një funksion në Java që kthen si rezultat shumën e anëtarëve çift në pozitat tek të vektorit A(n). 4. (25 pikë) Shkruani një Java program i cili do të bëjë llogaritjen e shprehjes së mëposhtme: y = 1 n k ∗ b ∏ i=a i + k ∑ i=1 i 5. (30 pikë) Një numër i Armstrongut është një numër i plotë pozitiv që është i barabartë me shumën e shifrave të tij të ngritur në fuqinë e numrit të shifrave. Për shembull, 371 ka tre shifra, 3 3 + 7 3 + 1 3 = 27 + 343 + 1 = 371. Shkruani një program që pranon një numër të plotë pozitiv dhe përcakton nëse numri është i Armstrongut.
104 Shtesa B. Provime përfundimtare B.2 Provimi përfundimtar (Prill 2020) 1. (20 pikë) Shkruani një program në metodën main() i cili pasi të jetë ekzekutuar do të ketë këtë dalje: 1 2 3 4 0 3 4 5 0 0 5 6 0 0 0 7 2. (20 pikë) Një numër i thjeshtë është një numër i plotë më i madh se 1 dhe që plotëpjesëtohet vetëm me 1 dhe me veten. Shtatë numrat e parë të thjeshtë janë 2, 3, 5, 7, 11, 13, dhe 17. Kur testojmë nëse një numër është i thjeshtë, është e mjaftueshme të provojmë të pjesëtojmë me numrat e plotë deri në rrënjën katrore të numrit që po testohet. Shkruani një metodë në Java që kthen si rezultat nëse numri i dhënë si hyrje është i thjeshtë apo jo. 3. (30 pikë) Shkruani një Java program i cili do të bëjë llogaritjen e shprehjes së mëposhtme: y = 1 n k ∗ b ∏ i=a i + k ∑ i=1 i 4. (30 pikë) Një trekëndësh kënddrejtë mund të ketë brinjët gjatësitë e të cilave janë numra të plotë. Bashkësia e tre vlerave të plota për gjatësitë e brinjëve të një trekëndëshi kënddrejtë quhet treshja Pitagoriane. Gjatësitë e tre brinjëve duhet të plotësojnë kushtin që shuma e katrorëve të dy kateteve është e barabartë me katrorin e hipotenuzës. Shkruani një aplikacion në Java që paraqet një tabelë të tresheve Pitagoriane për (kateta1, kateta2, hipotenuza), për kufirin deri në 500. Përdorni një cikël me tre for-a të mbivendosur që provon të gjitha mundësitë.
B.3. Provimi përfundimtar (Qershor 2020) 105 B.3 Provimi përfundimtar (Qershor 2020) 1. (20 pikë) Shkruani një program në metodën main() i cili pasi të jetë ekzekutuar do të ketë këtë dalje: x o o o o x x o o o x x x o o x x x x o x x x x x 2. (15 pikë) Shkruani një funksion String extractSubstring(String s, int start, int end) i cili kthen një string që është nën-string i këtij stringu; stringu fillon në indeksin e dhënë start dhe vazhdon deri në indeksin e dhënë end - 1. Për shembull, nëse stringu është butterfly, start = 2, end = 7, atëherë rezultati i kthimit duhet të jetë tterf. 3. (10 pikë) Shkruani një funksion në Java që kthen si rezultat shumën e anëtarëve çift në pozitat tek të vektorit A(n). 4. (25 pikë) Shkruani një Java program i cili do të bëjë llogaritjen e shprehjes së mëposhtme: y = a a b ∗ n ∑ i=1 i + b ∏ i=a i 5. (30 pikë) Punëtorët në një kompani paguhen për orët e punës me 7.25 euro për 40 orë në javë. Ata do të paguhen për çdo orë shtesë me gjysmën e pagës së tyre bazë. Për më tepër, ata do të pranojnë një përqindje për shitjet që ata realizojnë përderisa drejtojnë arkën. Përqindja bazohet në formulën e mëposhtme: Vëllimi i shitjeve Përqindja 1.0 - 99.99 euro 5% të shitjeve totale 100.00 - 299.99 euro 10% të shitjeve totale ≥ 300.00 euro 15% të shitjeve totale Shkruani një program në Java që merr si hyrje numrin e orëve të punuara dhe numrin e përgjithshëm të shitjeve, llogarit pagën dhe si rezultat e paraqet atë në konsolë.
106 Shtesa B. Provime përfundimtare B.4 Provimi përfundimtar (Shtator 2020) 1. (20 pikë) Shkruani një program në metodën main() i cili pasi të jetë ekzekutuar do të ketë këtë dalje: x o o o x x x o x x x x x x x x x o x x x o o o x 2. (15 pikë) Një numër i thjeshtë është një numër i plotë më i madh se 1 dhe që plotëpjesëtohet vetëm me 1 dhe me veten. Shtatë numrat e parë të thjeshtë janë 2, 3, 5, 7, 11, 13, dhe 17. Kur testojmë nëse një numër është i thjeshtë, është e mjaftueshme të provojmë të pjesëtojmë me numrat e plotë deri në rrënjën katrore të numrit që po testohet. Shkruani një metodë në Java që kthen si rezultat nëse numri i dhënë si hyrje është i thjeshtë apo jo. 3. (10 pikë) Shkruani një funksion në Java që kthen si rezultat shumën e fuqive (a[i] 2 ) të në pozitat tek të vektorit A(n) që kanë vlerën absolute më të madhe se 8. 4. (25 pikë) Shkruani një Java program i cili do të bëjë llogaritjen e vlerës PI përmes shprehjes së mëposhtme: π = ∞ ∑ n=0 ( 4 8n + 1 − 2 8n + 4 − 1 8n + 5 − 1 8n + 6 )( 1 16) n 5. (30 pikë) Një trekëndësh kënddrejtë mund të ketë brinjët gjatësitë e të cilave janë numra të plotë. Bashkësia e tre vlerave të plota për gjatësitë e brinjëve të një trekëndëshi kënddrejtë quhet treshja Pitagoriane. Gjatësitë e tre brinjëve duhet të plotësojnë kushtin që shuma e katrorëve të dy kateteve është e barabartë me katrorin e hipotenuzës. Shkruani një aplikacion në Java që paraqet një tabelë të tresheve Pitagoriane për (kateta1, kateta2, hipotenuza), për kufirin deri në 500. Përdorni një cikël me tre for-a të mbivendosur që provon të gjitha mundësitë.
107 Indeksi Alfabetik A akumulatori 36 algoritëm iterativ 72 algoritëm rekursiv 72 argument 44 argumenti args 66 B bllok kodi 6 bug 40 bytecode 4 C case-sensitive 7 ciklet e pacaktuara 38 cikli përcjellës 38 cikli sentinel 39 D debugging 40 deklarata 5 deklarim i funksionit 44 deklarim i vargut 54 deklarim i variablës 7 deklarimet e kushtëzuara 20 deklarata switch 25 deklarimi else if 22 deklarimi if 20 deklarimi return 46 dekrementimi 9 dhëmbëzimi 5 dimension i vargut 61 E edito-kompajlo-ekzekuto 3 editori 3 ekzekutimi 4 element i vargut 54 F faktorieli 72 fjala kyçe new 54 fragment kodi 44 funksion 44 funksion statik 44 funksion void 44 funksioni compareTo 64 funksioni equals() 64
108 INDEKSI ALFABETIK funksioni length() 63 funksioni readLine() 63 funksioni substring() 64 funksioni rekursiv 71 fushëveprimi i variablës 47 variabël globale 47 variabël lokale 47 G gabimet gjatë ekzekutimit 4 gabimet sintaksore 4 gjatësia e vargut 54 gjykimi rekursiv 71 H hap rekursiv 72 I identifikatori 7, 44, 54 implementim rekursiv 73 indeks i vargut 54 indeksimi i vargjeve 55 inicializim i vargut 54 inicializim i variablës 8 inkrementimi 8 interpretimi 3 IPO model 28 dalja 28 hyrja 28 procesimi 28 K kalimi i parametrit 50 mekanizmi call-by reference 50 mekanizmi call-by value 44, 49 karakter escape 12, 14 klasa Math 15 klasa Scanner 26 kllapat e mesme 54 kodi burimor 3 komenti 5 kompajleri 3, 72 kompajlimi 3 konstante 58 konvertimi eksplicit 17 konvertimi implicit 16 kushti i terminimit 32 L lloj i të dhënave 10 booleans 15 chars 11 floats 11 integers 10 strings 11 lloji i funksionit 44 lloji i të dhënave 7 lloji i vargut 54
INDEKSI ALFABETIK 109 M makinë virtuale 4 matrica 60 kolona 60 rreshti 60 metoda printf 13 metodë 44 mënyrë iterative 72 O objekt 54 operacion steku 73 operacionet matematikore 15 operatori modulo 15 operatorët aritmetikorë 15 operatorët logjikë 18 operatorët relacionalë 19 P parametër funksioni 44, 72 parametër aktual 49 parametër formal 49 pjesëtimi i numrave të plotë 15 prioriteti i operatorëve 15, 18, 19 R rast bazë 72 rast rekursiv 72 referencë në vargun 54 rekursioni 71 rekursioni indefinitiv 72 rezultat i funksionit 44 S shprehja 14 shprehje logjike 15 shprehjet e kushtëzuara 24 operatori ternar 24 stack overflow 72 steku 72 string formatimi 13 struktura e programit 4 strukturat e përsëritjes 32 cikli do-while 33 cikli for 34 cikli while 32 cikli for i zgjeruar 59 T tabela ASCII 11 terminimi 72 thirrje e funksionit 44 trupi i funksionit 44 V varg karakteresh 63 vargjet shumë-dimensionale 60 varg dy-dimensional 60
110 INDEKSI ALFABETIK vargu 54 variablat 6 variabël lokale 44 vetë-referencat 72 vlerëdhënia 8, 55