The words you are searching are inside this book. To get more targeted content, please make full-text search by clicking here.
Discover the best professional documents and content resources in AnyFlip Document Base.
Search
Published by , 2016-08-30 05:01:43

sssssss

sssssss

Babai, i lodhur dhe i xhindosur erdhi vonë nga puna për në shtëpi. Me të arritur në
shtëpi djali i tij pesë vjeçar po e priste te dera.

“Babi, a mund të të pyes diçka?”

“Po, sigurisht. Çfarë dëshiron të më pyesësh?” – iu përgjigj babai.

“Babi, sa para fiton gjatë një ore?”

“Kjo nuk është punë për ty! Çfarë të shtyn të më pyesësh për një gjë të tillë?” – i
tha babai i nervozuar.

“Thjesht dua ta di. Të lutem më thuaj, sa fiton?” – iu lut djali i vogël.

“Mirë!” – unë fitoj 20 dollarë gjatë orës.

“Oh…” djali i vogël u përgjigj, duke ulur kokën. Duke e shikuar atë, i tha, “Babi, a
mund të m’i huazosh 10 dollarë të lutem?”

Babai u bë i furishëm! “Nëse arsyeja e vetme që dëshiron ta dish se sa fitoj është
vetëm që ti mund t’i huazosh disa para për të blerë ato lodra ‘pa lidhje’ dhe pastaj
të shkosh në gjumë. Mendo se si po bëhesh egoist; – unë punoj gjatë, orë të vështira,
dhe nuk kam shumë kohë për këto lojëra fëmijërore.

Djali i vogël pa zhurmë shkoi në dhomën e tij dhe mbylli derën. Babai u ul dhe filloi
të bëhet akoma më i xhindosur për pyetjen e të birit. Si guxon të pyet të tilla
pyetje vetëm t’i marrë disa para. Por, diku pas një ore, babai u qetësua dhe filloi
të mendojë se ndoshta ka qenë pak i ashpër me të birin. Ndoshta vërtet ka pasur
nevojë të blejë diç me 10 dollar për shkak se nuk lypte aq shpesh. Pastaj, babai
shkoi afër dhomës së djalit të vogël dhe e hapi derën.

“A je duke fjetur bir?” – e pyeti.

“Jo babi, jam ende zgjuar,” u përgjigj djali.

“Po mendoja se ndoshta isha paksa i vrazhdë me ty më herët”, tha babai. Ishte një
ditë e gjatë dhe krejt mllefin e zbraza në ty. Ja, merri 10 dollar që kërkove.

Djali i vogël u ngrit në këmbë dhe tha ‘Oh faleminderit babi’. Pastaj, ai shikoi nën
jastëkun e tij dhe mori edhe 10 dollar të tjera. Babai, duke parë që paraprakisht i
biri kishte 10 dollarë, u bë pak i inatosur. Djali i vogël ngadalë numëroi paratë e
tij, pastaj e shikoi babain.

Përse dëshiron më shumë para kur ti veçse i paske disa?” – gjëmoi babai.

“Sepse nuk kisha mjaft; por tani kam” – ia ktheu djaloshi.

“Babi, tani unë kam 20 dollarë. A mund ta blej një orë të kohës tënde?”

Vellezer dhe motra te nderuara, sot do te flasim per ejubin a.s,te cilin Zoti e permend disa here
ne kuran.Profeti ejub a.s, eshte profeti i durimit, po ti shikojme historite e profeteve, ata i kane
pasur te gjitha cilesite,jo se nuk kane qene te durueshem,por ne vecanti profeti ejub ishte

gjigandi i madh i profetesise se durimit.Nqs sulejmanit Zoti i kishte dhene pushtet te madh ne
toke,ishte i pari i tokes.Ca mesazhi kishte, qe edhe nqs behesh i pari i tokes dhe i ke te gjitha
pushtetet, ti do vazhdosh ta adhurosh Zotin e ta falenderosh ate.Jo si disa qe sa me shume
pushtet i jep, aq me shume arrogante e te keqinje behen.Pra,te disa profete ka disa specifika
dhe mesazhe qe godasin me shume sesa mesazhet e pergjithshme qe kane pasur ne jeten e
tyre.Ejubi eshte profeti i durimit,pse. Ne fillim te profetesise se tij,e kishte begatuar Allahu me
pasuri pa fund,i kishte te gjitha te mirat, djem e vajza plot,nuk i numeroheshin tokat e hektaret
qe kishte,as bagtetite e te hollat qe kishte nuk i numeroheshin,falenderues i madh ndaj
Allahut, dhe profet dhe besimtar i devotshem,dhe kjo zgjati per nje kohe shume te
gjate.Jetonte ne begati e miresi te madhe,gjithashtu dhe e falenderonte Zotin ashtu sic i takon
atij.Allahu i shtonte miresise,ai e falenderonte,serish e begatonte,ai edhe me shume e
falenderonte dhe e adhuronte.Kjo zgjati per nje kohe mbi 30 vite,disa thone se zgjati 50
vite.Pastaj zbriti urdheri hyjnor,komentuesit e kuranit permendin se shejtani i tha Allahut,o Zot
mos e shih si te devotshem se i ke dhene bollek, jepi njehere nje sprove dhe shikoje se kush
eshte ky.Ky eshte i devotshem se i ke dhene miresi te madhe,ngaqe ka interes sepse do tia
shtosh begatine edhe me shume,sprovoje o Zot.Dhe Zoti e kishte caktuar, dhe e kishte
deshiruar per ta sprovuar dhe per ta pare, sic ka vepruar me te gjithe profetet.Subhanallah, ia
merr femijet nje e nga nje derisa i vdiqen te gjithe femijet.Sprove e jashtezakonshme.Pastaj ia
shkaterroi te mbjellat,i dolen tokat jashte vlere, nuk mbinin me asgje,u shkaterrua ne tregti
dhe mbeti pa leke,e bllokoi Zoti i gjithesise nga te gjitha anet dhe u be i varfer.Nga i pasur
shume, nga miresi e begati pa fund,me familje e te gjitha, i mbeti vetem bashkeshortja.Ky
durimtar i madh, thote Allahu ne kuran.E gjetem ejubin te durueshem shume,durimi i tij ishte
deri ne skajet me te medhaja.veshtire se duron njeri aq sa duroi ai,te mbjellat iken,
pasuria,bagetia,tregtia,femijet, i ngeli vetem bashkeshortja.A kishte ardhur sprova deri ne
fund ? Jo,kishte shume per tu sprovuar prape.Subhanallah , i la Zoti vetem bashkeshorten dhe
e semuri dhe vet ejubin.Tani i ra te vetja, se deri dje e kishte te pasuria e femija.Ne shtrat i
vetem,femijet qe i kishte mbeshtjetje nuk i kishte me.I tha nje dite bashkeshortes.Allahu na ka
sprovuar dhe ti duhet te vazhdosh me devotshmeri,asnje problem ska,e keshilloi nusen
drejt,ne sprove te madhe jemi, por me Zotin nuk shkaterrohen raportet,do vazhdojme me
devotshmeri.Por ajo ishte me pak e durueshme.Kaloi njefare kohe dhe e keshillonte,edhe pse
ne shtrat nuk levizte dot.Ajo u vu ne pozite shume te keqe, se nga pasanik te medhenje,tani i
duhej te dilte ne mengjes per te punuar,dhe ai serish e keshillonte,mos u merzit.Dhe ajo i tha
nje dite, si mos te merzitem,ne kemi ngelur fukarenje,ti se ke idene sa veshtire e kam une te
gjej pune qe eshte hallall e te gjej dicka per te kaluar diten.A je profet i Allahut.-Po i tha ejubi
a.s.- tha, lutju pra ALLAHUT,lutju te madhit Zot te na nxjerri nga ky hall,nga ky problem.Ejubi i
tha, sa kemi jetuar ne bollek e te mira te Zotit, I tha vite pafund. I tha sa jemi sprovuar,i tha me
pak, atehere me vjen turp.Deri sa te shkojne vitet e sproves me vitet e bollekut me vjen turp ti
them Zotit.Se do thote sa pak i durueshem qenka profeti im.Dhe ajo, tregon Kurani foli nje fjale
qe sduhet te thoshte, e fyeu pak, ose ne raport me caktimin e Zotit, foli nje fjale me
shume.Ejubi u nxeh shume,tha:Nese me ben Allahu me shendet,do te godas 100 here, u kriua
nje situate e veshtire.Me pas i vijne 2 shoket qe kishte pasur,filluan dhe njerezit ti largohen
ngaqe mendonin se kishte kohe qe rrinte ne shtrat pa levizuar,e mendonin se kishte ndonje
semundje qe mund tua ngjiste dhe atyre.Vetem bashkeshortja i rrinte afer dhe 2 shoket.I vijne
shoket per takim dhe e pane ne pike te hallit.Kur dolen i thote njeri-tjetrit,tha ky do kete bere
ndonje gjynah te madh qe e coi Zoti deri ketu.Ky nuk i foli, e kur iken ky u kthye dhe ia tha
ejubit alejhi selam.Erdhem sot per vizite po, po mendojne njerezit se ti ke bere ndonje gjynah

te madh qe je ne kete gjendje kaq te keqe,ne kete sprove kaq te madhe,po moralisht kjo te
shkaterron fare.Ejubi u prek shume dhe tha, pasha Allahun jo, vetem hajer kam bere.Kjo
ceshtje do durim, por njerezit jane te padurueshem.Ne vellezer te nderuar, na mungon shume
durimi.Sot ne vuajme sepse na mungon durimi,si shpjegohet ne islam durimi.Te durosh ndaj
gjerave qe te ka urdheruar i madhi zot,te durosh qe te falesh 5 vakte cdo dite,te jesh i
durueshem te agjerosh ramazanin qofte dhe ne qershor apo ne korrik,te durosh ndaj
harramit,megjithese imoraliteti ka marre dhene, ti te durosh e te jesh i ndershem,megjithese
shumica e parave behen te pista,ti te durosh e te thuash jo se per hir te Zotit do duroj e do jem
i drejte e i sinqert e sepse dua te hyj ne xhenet.Pra do durim per cdo gje, Zoti thote ne
kuran,do ti shperblej njerezit e durueshem pa mase, pa llogari,gjithashtu ne kuran thuhet,
pergezoi njerezit qe durojne.Ejubit i kthehet bashkeshortja nje dite,nuk i rrinte shamia ne koke
ashtu sic duhet dhe kishte sjelle ushqim, i tha, nga e solle,tha ska problem.Serish i tha nga e
solle ushqimin,spo dinte cte thoshte se sdonta ta genjente.Me thuaj cfare punove dhe si ma
solle ushqimin,dhe ajo hoqi shamine ,dhe kishte prere gershetat per ti shitur,ia tha dhe doli
duke qare jashte.Ejubi u trondit jashte mase, sidomos nga fjala e shokut qe e vrau e deri sa te
shkonte puna per te shitur gershetat.Ne ate moment ejubi lutet, Zoti im mua me ka goditur nje
semundje e rende, e ti je me meshiruesi i meshiruesve.Thote Zoti ne iu pergjigjem atij ne cast
dhe ia larguam semundjen, ai u cua menjehere ne kembe,kur erdhi bashkeshortja ne shtepi
nuk e njohu.Zoti i tha bjeri tokes me kembe e doli burimi,si zemzemi i ismailit alejhi selam.Kur
e piu dhe u la me te, u rinua dhe u zbukurua,e shihte dhe nuk po e njihte.Tha, mos u cudit,
ejubi jam.Tha, cndodhi, i tha, iu luta te madhit Zot,erdhi koha,pas shume e shume vitesh duke
duruar.Duhet te vinin gjithe keto pervoja qe kaloi ai qe ti mesojme ne sot,qe merzitemi per hic
gje.Thote Allahu ne kuran, e ne i dhame dyfishin e femijeve qe kishte pasur,pasurine
,dyfishin.Dhe vazhdon ne kuran ku Allahu permend historine e ejubit, e beme meshire per tu
kuptuar te njerezit e mi dhe te kuptojne njerezit e mencur.Se injoranti cfare thote, sot, ku eshte
sot, i bie nje sprove e ben sikur i ka rene bota.Universi deshi 6 dite te vije ne ekzistence,fara
ne toke do kohen e vet qe te mbije.Sa me injorant kerkon sot per neser, sa me vizionar kerkon
sot per ne xhenet.Thote Zoti kete histori e beme meshire per roberit e mi te mire, ska dyshim
se do i begatoj pa fund.I sprovoj per nje fare kohe pastaj i begatoj.Te arat e ejubit kishte vite e
vite qe skishte mbire gje,te komshinjte e tij plot,te ejubi asgje smbinte,tregohet ne disa
transmetime, se Allahu ne ato toka hodhi flori, i mbushi ato qe per vite skishin
funksionuar,edhe ne lume duke u lare,ia hodhi i madhi Zot ne formen e karkalecave prej
floriri,ejubi duke u lare duke u kenaqur me miresite e ZOTIT, e mori rroben e hidhte duke
marre florinte.I tha Allahu,o ejub keshtu ben profeti im, une ti kam mbushur arat plot,nuk ka
asnje problem,depot e mia jane pa fund, une ketu jam,lutju ca te duash,keshtu nxiton ti.Tha,
po keshtu.Sepse une nuk ngopem o i madhi Zot me miresit e tua ndaj meje.Ti kthehemi
ngjarjes pas, kur ejubi u betua ne Allah se po ti jepte Zoti shendet,do e godiste 100 here.I thote
Allahu,tani coje betimin ne vend,se betimi ne Allah ka pergjegjesi te madhe.Shko ne kopesht,
merr 100 fije bari dhe godite bashkeshorten tende. E lusim Allahun e madheruar, te na
pajis ne durim,te na i pranoje veprat tona te mira ,te na i fal mekatet tona dhe
te na shperbleje me te mira ne kete bote dhe ne ahiret.


Click to View FlipBook Version