The words you are searching are inside this book. To get more targeted content, please make full-text search by clicking here.
Discover the best professional documents and content resources in AnyFlip Document Base.
Search
Published by adnan.lataj, 2022-05-26 03:23:03

Alumni storie suksesi_18.

Alumni storie suksesi_18.

Universiteti Haxhi Zeka

DARDAN SHALA

KA PËRFUNDUAR STUDIMET NË

FAKULTETIN E SHKENCAVE TË
APLIKUARA TË BIZNESIT në Pejë,
Universiteti i Prishtinës (tash UHZ). Ai
është Shef Ekzekutiv (CEO) i Terminalit
Doganor në Pejë, Prishtinë dhe
Mitrovicë; Në maj 2014 u emërua
drejtues i Industrisë Ushqimore
“M&Sillosi” dhe në prill 2020 emërohet
Shef Ekzekutiv (CEO) i “Devolli
Corporation”. Që nga viti 2009 është i angazhuar në firmën ligjore
“SCLR Partners”. Në periudhën maj 2002 - dhjetor 2009 ka qenë pjesë
e UNMIK-ut, si Përgjegjës i Seksionit të Procedurave Doganore.
Dardani më herët ka qenë i angazhuar edhe në biznese të tjera dhe
organizata jo qeveritare. Dardan Shala është anëtar në disa grupe
punuese dhe anëtar aktiv i Bordit Drejtues të “SEEBDN” (Evropa
Juglindore Rrjeti i Zhvillimit të Biznesit) me seli në Vjenë.

Universiteti Haxhi Zeka

MEMLI SARAQINI

NË UNIVERSITETIN “HAXHI ZEKA”

– PEJЁ KA PËRFUNDUAR STUDIMET
MASTER NË DREJTIMIN
ADMINISTRIM BIZNESI. Gjithashtu ka
qenë student në Fakultetin e Shkencave të
aplikuara për Biznes. Studimet bachelor i
ka përfunduar në Kolegjin Evropian
“Dukagjini”, në drejtimin Menaxhment
dhe Informatikë. Që nga viti 2012 mban
pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm në
Kastrati Group shpk, Pejë. Memli Saraqini ka një përvojë të gjatë dhe
të suksesshme edhe në sektorin bankar, ku në periudhën tetor 2010-
nëntor 2012 ka qenë i angazhuar në Bankën Ekonomike, si Drejtor i
Filialës në Pejë. Nga viti 2001 e deri në vitin 2010 ka qenë pjesë e
“ProCredit Bank” në këto pozita: Arkatar / Operacioneve dhe
transaksioneve në kesh (mars 2001 – nëntor 2003), Këshilltar i
Klientëve / Zhvillimi i produkteve, Operacionet dhe shitja (2003 –
2004) si dhe Menaxher për Marrëdhënie me Klientë (2004-2010).
Memli Saraqini ka ndjekur një sërë kursesh dhe trajnimesh
profesionale.

Universiteti Haxhi Zeka

ARSIM SELMONMUSAJ

KA PËRFUNDUAR STUDIMET NË

FAKULTETIN E SHKENCAVE TË
APLIKUARA TË BIZNESIT në Pejë (tash
UHZ), në drejtimin Administrim Biznesi,
Studimet master i ka përfunduar në
Universitetin e Prishtinës. Që nga viti 2005
është i punësuar në Elkos-Group si
Menaxher i Filialës, ndërsa që nga viti 2009
është Menaxher Gjeneral që ka nën
përgjegjësi mbi 500 punëtorë. Arsim
Selmonmusaj është njohës i mirë i disa
gjuhëve të huaja dhe ka ndjekur disa trajnime profesionale.

Universiteti Haxhi Zeka

BESIM LOSHAJ

KA PËRFUNDUAR STUDIMET

BACHELOR NË FAKULTETIN E

SHKENCAVE TË APLIKUARA TË

BIZNESIT (tani UHZ) në drejtimin

Administrim Biznesi dhe studimet

master në Universitetin e Prishtinës, në

drejtimin Menaxhment dhe

Informatikë. Karrierën e ka filluar në
NTP “KORABI” në Banjë të Pejës, në

shitje dhe evidencim. Në periudhën

2000-2002 ka jetuar dhe punuar në
Gjermani, në firmën “IFCO Systems
Gmbh” ishte udhëheqës i punëtorëve. Pas kthimit në Kosovë ka
vazhduar prapë tek “NTP KORABI” si menaxher i administratës dhe

financave. Në periudhën 2009-2011 ka punuar në KEK si Koordinator

ND, Istog. Që nga viti 2015 është menaxher i administratës,
kontabilitetit dhe financës në “Agroproduct” sh.p.k., në fshatin Sinej,

Istog.

Universiteti Haxhi Zeka

GENC PILINGJURKA

KA PËRFUNDUAR STUDIMET

THEMELORE NË ADMINISTRIM
BIZNESI në Universitetin Haxhi
Zeka në Pejë në vitin 2013. Në vitin
2014 ka vazhduar studimet Master
dhe ka diplomuar në drejtimin
Menaxhimi i Burimeve
Njerëzore. Krahas studime që nga viti
2014 punon për brendin
ndërkombëtar të veshjeve “LC
Waikiki” dhe aktualisht mban pozitën
e Zëvendës Menaxher. Dëshira për
edukim të vazhdueshëm e ka motivuar që në vitin 2019 të vazhdoj edhe
studimet jashtë vendit, me ç ‘rast ka fituar bursë pranë Universitetit
“Sheffield”, kampusi në Greqi ku edhe ka përfunduar studimet Master
në Administrim Biznesi me specializim në Marketing. Genc
Pilingjurka, krahas edukimit dhe zhvillimit profesional ka marr pjesë
në aktivitete dhe projekte të ndryshme të organizuara nga organizata
vendore dhe ndërkombëtare. Gjithashtu, ka një dekadë që merret me
aktivitete të ndryshme vullnetare.

Universiteti Haxhi Zeka

QËNDRESA KUKAJ

QËNDRESA KUKAJ KA PËRFUNDUAR

STUDIMET BACHELOR DHE MASTER
NË DREJTIMIN Administrim Biznesi në
Universitetin “Haxhi Zeka” si studente e
dalluar. Pas përfundimit të studimeve master
në Universitetin “Haxhi Zeka”, ajo vazhdoi
studimet master në drejtimin Zhvillim
Ekonomik në Universitetin “Vanderbilt” në
ShBA, si përfituese e bursës nga Programi për
“Lidership Transformues”, që financohet nga
Qeveria e Kosovës dhe USAID.

Pas përfundimit të këtyre studimeve ajo u kthye në Kosovë, ku punoi
në pozita të ndryshme në menaxhim projektesh në organizatat
joqeveritare si “Play2EDUCATE”, “Anibar” dhe “Lens”. Tani ajo
punon si ligjëruese e metodave hulumtuese dhe specialiste projektesh
në Kolegjin Universitar “Universum”. Përveç këtyre, ajo ka interes të
veçantë në politikat e edukimit dhe angazhohet në aktivitete të
ndryshme për përfshirjen e grave, të rinjve dhe grupeve të
margjinalizuara në vendimmarrjen publike.

Universiteti Haxhi Zeka

KUJTIM SPAHIU

KA MBARUAR ARSIMIN E

LARTË NË FAKULTETIN E
MENAXHIMIT NË TURIZËM,
HOTELIERI DHE MJEDIS pranë
Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë në
vitin 2013. Është i angazhuar
udhëheqjen e biznesit familjar të
gastronomisë prej vitit 1988 deri 1998
në N.H. Çardak. Nga viti 1999 i
punësuar në organizatën ndërkombëtare
të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar me seli
në Gjenevë deri në vitin 2006, i angazhuar në departamentin për të
zhdukurit gjatë luftës në Kosovë në regjionin e Pejës, Klinës dhe
Istogut. Nga viti 2007 gjërë me sot është i angazhuar në menaxhimin e
Hotelit dhe grupeve Turistike për akomodim dhe vizita të ndryshme.
Gjatë luftës së fundit ka qenë i punësuar në shtetin e Malit të Zi,
konkretisht në qytetet Podgoricë dhe Rozhajë me të njejtën organizatë
Ndërkombëtare (ICRC) në departamentin për pritjen e Refugjatëve dhe
akomodimin e tyre nëpër vende të sigurta apo transferim në shtetin amë
të Shqipërisë nën përcjelljen e tyre.

Universiteti Haxhi Zeka

DENIS SPAHIJA

KA PËRFUNDUAR STUDIMET

BACHELOR NË FAKULTETIN E
SHKENCAVE TË APLIKUARA TË
BIZNESIT (tani UHZ) dhe studimet
master në Universitetin e Prishtinës, në
drejtimin Ndërmarrësi dhe Zhvillim
Ekonomik Lokal si dhe mastër të dytë po
në UP në drejtimin e Marketingut.
Aktualisht është në përfundim të studimeve
të doktoratës pranë Universitetit Shtetëror
të Tetovës, Fakultetin Ekonomik, drejtimin Financa. Denis Spahija që
nga viti 2011 ka qenë Asistent e më vonë edhe Ligjërues në disa
universitete e Kolegje. Në vitin 2014 ka filluar punën si Zyrtar për
Marrëdhënie me Jashtë në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë
dhe nga shkurti i vitit 2022 është emëruar Udhëheqës i Departamentit
për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte. Tanimë ai ka një
përvojë të madhe në implementimin e projekteve të BE-së duke qenë
koordinator institucional për 7 nga ta. Në vitin 2008 ka themeluar
biznesin “Elica WINDPOWER”, që merret me prodhimin e energjisë
së erës dhe ujit. Denis Spahija është autor i shumë punimeve shkencore,
pjesëmarrës në shumë konferenca vendore dhe ndërkombëtare si dhe
bartës i projekteve të tjera shkencore. Denisi është njohës shumë i mirë
i disa gjuhëve të huaja dhe pjesë e disa instituteve me karakter shkencor
dhe klubeve sportive.

Universiteti Haxhi Zeka

FATJONA RUGOVAJ

KA PËRFUNDUAR STUDIMET

THEMELORE NË ADMINISTRIM
BIZNESI në Universitetin Haxhi Zeka
në Pejë në vitin 2016. Menjëherë pas
përfundimit të studimeve bachelor ka
vazhduar studimet Master dhe ka
diplomuar në vitin 2018 në drejtimin
Administrim Biznesi.

Menjëherë pas diplomimit ka filluar
punën si Administratore në S.S.T.F.R.
“ONIX SPA” L.L.C. Ndërsa në
periudhën 2017 -2018 ka punuar Zyrtare në Zyrën e Pranimit, Spitali
Special për Terapi Fizikale me Rehabilitim, Banjë, Komuna e Istogut.
Fatjona Rugovaj ka marrë pjesë në disa konferenca shkencore
ndërkombëtare.

Universiteti Haxhi Zeka

EDONA DRAGA

KA PËRFUNDUAR STUDIMET

THEMELORE NË VITIN 2013 NË
UNIVERSITETI “Haxhi Zeka” –
Pejё, në drejtimin Administrim
Biznesi. Në po të njëjtin drejtim ka
përfunduar edhe studimet master në
vitin 2015.

Aktualisht është duke vazhduar
studimet e Doktoraturës në
Universitetin “Hasan Prishtina”, Prishtinë, drejtimi Marketing. Edona
Draga që nga viti 2016 është pjesë e personelit akademik në
Universitetin “Haxhi Zeka” – Pejё, si asistente e rregullt. Edona, ka
qenë pjesëmarrëse në shumë konferenca vendore dhe ndërkombëtare
dhe është autore e disa punimeve shkencore.

Universiteti Haxhi Zeka

FISNIK MORINA

KA PËRFUNDUAR STUDIMET

THEMELORE NË VITIN 2013 NË
UNIVERSITETI “Haxhi Zeka” –
Pejё, në drejtimin Kontabilitet dhe
Financa. Në po të njëjtin drejtim ka
përfunduar edhe studimet master në
vitin 2015. Fisnik Morina ka
përfunduar në afat rekord studimet e
Doktoraturës në vitin 2019 në
Universitetin e Evropës Juglindore, Tetovë, Maqedonia e Veriut me
thirrjen Doktor i Shkencave Ekonomike. Aktualisht është në përfundim
të studimeve të Post-Doktoratës në Universitetin e Maltës në fushën e
kërkimit Institucionet Financiare dhe Menaxhimi i Riskut. Fisnik
Morina është autor i shumë punimeve shkencore me recesion
ndërkombëtar të indeksuar në Web of Science dhe në Scopus,
pjesëmarrës në shumë konferenca vendore dhe ndërkombëtare si dhe
bartës i projekteve të tjera shkencore. Fisnik Morina është bartës i
programit Menaxhim Biznesi në nivelin master në Fakultetin e
Biznesit. Që nga viti 2016 është pjesë e personelit akademik të
Universitetit Haxhi Zeka në Pejë deri në vitin 2020 si asistent i rregullt
e pastaj duke fituar thirrjen Prof. Ass. Dr. Fisnik Morina gjithashtu ka
qenë bashkëpunëtor i jashtëm edhe në Universitetin “Ukshin Hoti” –
Prizren dhe Kolegji Evropian “Dukagjini”. Gjithashtu Fisnik Morina
është Prodekan për çështje mësimore dhe akademike në Fakultetin e
Biznesit në Universitetin “Haxhi Zeka” – Pejё.

Universiteti Haxhi Zeka

DONJETA MORINA

KA PËRFUNDUAR STUDIMET

BACHELOR NË UNIVERSITETIN
‘HAXHI ZEKA’, përkatësisht në
Fakultetin e biznesit, departamentin
Kontabilitet dhe Financa në vitin 2013.
Menjëherë pas përfundimit të studimeve
themelore ka vazhduar studimet master, të
cilat i ka përfunduar në Janar 2016. Edhe
studimet e masterit i ka përfunduar në të
njëjtin Universitet dhe në të njëjtën fushë të studimit (Kontabilitet dhe
Financa). Gjatë studimeve bachelor dhe master, ajo ka treguar sukses
të shkëlqyer, duke qenë studente e dalluar e këtij Universiteti.
Aktualisht është në përfundim të studimeve të doktoratës pranë
Universitetit shtetëror të Tetovës, Fakultetin ekonomik, drejtimin
Financa. Donjeta, që nga viti 2016 është pjesë e personelit akademik të
Universitetit ‘HAXHI ZEKA’, përkatësisht Fakultetit të biznesit, si
asistente për lëndët e Financave. Gjithashtu në këtë fakultet, prej vitit
2019 ushtron edhe detyrën e Koordinatores për cilësi, duke dhënë
kontribut në proceset për sigurimin e cilësisë brenda njësisë
akademike. Ajo ka qenë pjesëmarrëse në shumë konferenca vendore
dhe ndërkombëtare dhe është autore e disa punimeve shkencore,
përfshirë edhe punime të indeksuara në SCOPUS dhe Web of Science.

Universiteti Haxhi Zeka

ZIJAD ŠABOTIĆ

KA PËRFUNDUAR STUDIMET

THEMELORE NË VITIN 2013 NË
UNIVERSITETI “Haxhi Zeka” –
Pejё, në drejtimin Administrim
Biznesi. Në po të njëjtin drejtim ka
përfunduar edhe studimet master në
vitin 2016. Aktualisht është duke
vazhduar studimet e Doktoraturës në
Universitetin “Sv. Kliment Ohridski”
Bitola, Fakulteti Ekonomik – Prilep,
Maqedoni, drejtimi Biznesi
Ndërkombëtar.
Zijad Šabotič që nga viti 2016 është pjesë e personelit akademik në
Universitetin “Haxhi Zeka” – Pejё, si Asistent i Rregullt. Ndërsa në
periudhën nga 20.08.2014 deri më 27.10.2106, ka punuar si zyrtar i
gjendjes civile në komunën e Istogut.

Universiteti Haxhi Zeka

ERMIR ÇITAKU AI KA PËRFUNDUAR STUDIMET
Parlamentit Studentor.
BACHELOR NË DREJTIMIN
KONTABILITET DHE FINANCA në
Universitetin "Haxhi Zeka". Pas
përfundimit të studimeve bachelor në
Universitetin "Haxhi Zeka" ai vazhdoi
studimet e tij master në Universitetin e
Prishtinës "Hasan Prishtina" në
drejtimin Marketing. Gjatë studimeve
bachelor, ai ka qenë udhëheqës i
organizatës Unioni i Studentëve
Shqiptarë (USSH) dhe anëtar i

Sot Ermiri është pronar i kompanisë “Rritu Marketing”, suksesi i tij
vazhdon tutje duke u zhvilluar ne tregun e Kosovës dhe të jashtëm.

Universiteti Haxhi Zeka

ARBENITA HUSSAIN

KA PËRFUNDUAR STUDIMET

THEMELORE DHE ATO MASTER NË
Universitetin “Haxhi Zeka” – Pejё, në
Fakultetin Juridik. Nga rezultatet e larta të
performancës akademike është përfituese e
dy bursave (financiare) nga Oda Ekonomike
Gjermano-Kosovare për vitin akademik
2017/2018, si dhe nga fondacioni politik
gjerman Konrad-Adenauer-Stiftung (KAS)
bursiste për vitin akademik 2018.
Përveç studimeve Arbenita është pjesë aktive e organizatës jo qeveritate “Syri
i Vizionit” në cilësinë e anëtares. Në vitin 2017-2018, Arbenita ka qenë lidere
për rajonin e Pejës nga organizata joqeveritare “Play International Kosovo”,
ku së bashku me vullnetarët e tjerë ka organizuar aktivitete sportive
socilaizuese për fëmijët e komuniteteve të ndryshme në disa shkolla fillore te
komunës së Pejës. Gjithashtu që nga viti 2011 është pjesë aktive e kampeve
verore që organizohen nga OJQ Nisma për Paqe dhe Unitet. Në vitin 2016 ka
qenë e angazhuar në një projekt i cili quhet “Love! Don’t Hate”!, ku ishte në
cilësinë e ligjërueses në disa module, siç janë: Paragjykimet, Stereotipet,
Diskriminimi, Gjuha e Urrejtjes. Ky projekt është implementuar nga Local
Democracy Agency dhe Këshilli i Veprimit Rinor Lokal - Pejë dhe është
mbajtur në disa shkolla fillore të rajonit të Pejës. Në vitin 2016 është
përzgjedhur si vullnetare e vitit nga Komuna e Pejës. Ka përfunduar më
shumë se 40 trajnime, work-shop/e dhe konferenca të ndryshme. Arbenita ka
qenë e angazhuar si ”teaching assistant” në shkollën fillore Skender Çeku -
Qyshk në kuadër të një organizate jo qeveritare. Poashtu, për 9 muaj ka
mbajtur praktikën në zyrën përmbarimore " NATO LAW" në Pejë. Që nga
muaji shtator i vitit 2019, Arbenita Hussain shërben në Forcën e Sigurisë së
Kosovës.

Universiteti Haxhi Zeka

REZARTA BERISHA

AJO KA PËRFUNDUAR STUDIMET

BACHELOR NË DREJTIMIN
ADMINISTRIM BIZNESI, dhe Master në
Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, në
Universitetin “Haxhi Zeka”, si dhe ishte
bursiste e Universitetit. Menjëherë pas
përfundimit të studimeve punoi si Agjente
e Jashtme e Sigurimeve e lincencuar nga
Banka Qendrore. Krahas punës përfundoi
Akademinë e Grave për Lidership në “NDI-USAID”, si dhe ka ndjekur
edhe trajnime e seminare të tjera. Më pas vazhdoj punën si menaxhere
në “Teuta AG Group”. Aktualisht është pronare dhe themeluese e
biznesit “JR GROUP”, Pejë. Përveç këtyre, ajo është aktiviste për të
drejtat e grave dhe të rinjve. Rrezarta gjithashtu është angazhuar në
themelimin e Asociacionit Alumni në UHZ dhe në takimin e vitit 2018
u zgjodh nënkryetare.

Universiteti Haxhi Zeka

JETMIR PREKALLA

I DIPLOMUAR NË FAKULTETIN E

AGROBIZNESIT TË UNIVERSITETIT
PUBLIK "Haxhi Zeka" në Pejë, si student i
dalluar. Ka vazhduar studimet postdiplomike
në Fakultetin e Bioteknologjisë dhe
Ushqimit të Universiteti Bujqësor në Tiranë,
në drejtimin "Inxhinieri Agroushqimore -
profili Teknologji Agro-ushqimore, të cilat i
ka përfunduar me rezultat të shkëlqyeshëm.
Karrierën profesionale e filloi në
ndërmarrjen prodhuese "Jeta e Re" në Istog, në vitin 2018, ku në të njëjtin
vit punësohet edhe në Universitetin Publik "Haxhi Zeka" në Pejë, si
bashkëpunëtor i jashtëm në pozitën "Asistent" në lëndë profesionale në
departamentin e Teknologjisë Ushqimore, në Fakultetin e Agrobiznesit.
Në vitin 2020, vazhdon si bashkëpunëtor i jashtëm në pozitën "Asistent"
në Fakultetin e Agrobiznesit në dy departamente në atë të Teknologjisë
Ushqimore dhe Teknologji e Prodhimit Bimor, të Universitetit Publik
"Haxhi Zeka" në Pejë. Në vitin 2021-2022, z. Prekalla vazhdon
angazhimin si bashkëpunëtor i jashtëm në pozitën "Asistent" në Fakultetin
e Agrobiznesit në tre departamente në atë të Teknologjisë Ushqimore,
Teknologji e Prodhimit Bimor dhe Agromjedis & Agroekologji, të
Universitetit Publik "Haxhi Zeka" në Pejë. Ai është dhe bashkëthemelues
i organizatës joqeveritare "Future Environment of Kosovo" në Pejë, ku
është zgjedhur në pozitën e nënkryetarit të Organizatës. Ka marr pjesë në
konferenca të ndryshme ndërkombëtare, me fokus në çështjet
profesionale, ku është autor dhe bashkë autor i disa publikimeve
shkencore në revista me renome ndërkombëtare. Fushat e interesit të
veçantë përfshijnë: Bujqësi, Mbrojtje e Mjedisit dhe Teknologji
Ushqimore.

Universiteti Haxhi Zeka

PATRIK NUSHI

AI KA PËRFUNDUAR STUDIMET

BACHELOR DHE MASTER NË
DREJTIMIN KONTABILITET DHE
FINANCA në Universitetin "Haxhi
Zeka". Gjatë studimeve përfaqësoj
studentët e fakultetit të biznesit për dy
vite dhe ishte pjesë e një numri të madh
të komisioneve të formuara nga këshilli
i fakultetit të biznesit dhe nga Rektorati.
Në periudhën 6 mujore u angazhua si
praktikant në Qendrën për Zhvillim të
Karrierës. Pas studimeve vazhdoj të ndjek mësimet në shoqatat e
akredituara për licencimin e kontabilistëve dhe auditorëve në Kosovë.
Tani ka të hapur një biznes për shërbime kontabiliteti si dhe është i
angazhuar si Drejtor Financiar në një ndërmarrje private me aktivitet
ndërkombëtar.

Universiteti Haxhi Zeka

Aurela Muriqi

Ka PËRFUNDUAR STUDIMET

BACHELOR NË FAKULTETIN E
ARTEVE në drejtimin Edukim i
Përgjithshëm në Muzikë pranë
Universitetit "Haxhi Zeka". Aktualisht
është në studimet master në drejtimin
Edukim Muzikor në të njëjtin
universitet. Përpos punës praktike si
mësuese e muzikës, Aurela ka ligjëruar
edukimin muzikor edhe si vullnetare. Që
nga viti 2021 ajo është mësuese e Edukatës Muzikore në çerdhen
Pëllumbat e Paqes. Aurela ka marrë pjesë Festivalin e Shkollave të
Mesme “Arti Rinor” (fituese e vendit të II-të), në vitin 2016. Ajo
gjithashtu ka marrë pjesë edhe në konferencën e parë ndërkombëtare
“State building in western balkan countries: Justice, Media and Art”,
(2018). Aurela ka qenë pjesë e koncertit në “Xantener Dom” dhe
“Tonhalle Düsseldorf”, vepra “Carmina Burana – Carl Orff”, në vitin
2018, etj.


Click to View FlipBook Version
Previous Book
FOMO-JOMO ศศิกานต์
Next Book
Модний журнал №4, 2010