1
Mal Berisha
Freelancer
E-mail: [email protected]
Tel: +355693532140
MIRËNJOHJA SHQIPTARE
“MIRËNJOHJA ËSHTË PARAMETRI I MADHËSHTISË NJERËZORE”
SERIAL DOKUMENTARËSH RRETH JETËS DHE KONTRIBUTIT TË STUDIESVE TË
HUAJ PËR SHQIPËRINË
Përgatitur për A2 CNN Affiliated nga
Dr.Ahmet Ulaj, Drejtor Ekzekutiv
Ekzekutiv Producer
Mal Berisha, Freelancer
March 27, 2021. Mal Berisha (www.Malberisha.com)
All rights of this documentary scenario reserved to author.
No part of this material may be reproduced in any manner whatsoever without written permission.
The author has quoted many articles referring specifically to each and every author.
27 Mars 2021. Mal Berisha (www.Malberisha.com)
Të gjitha të drejtat e këtij skenari dokumentar i rezervohen autorit.
Asnjë pjesë e këtij materiali nuk mund të riprodhohet në asnjë mënyrë pa lejen me shkrim.
Autori ka cituar shumë artikuj që i referohen posaçërisht secilit autor.
1
2
NOEL MALCOLM
SKENARI
HYRJE
Një skenë në studio me një baner në sfond.
Përpara saj rrëfimtari prezanton:
SKENA: Piktori i skenës dhe ekipi i TV duhet të ralizojnë një
banner e cila të përdoret në sfond të rrëfimtarit për të gjitha
emisionet. Kjo duhet bërë në një konsultim me tërë ekipin
realizues por që të ketë një efekt “goditës” që në fillim.
MUZIKA: Po ashtu duhet gjetur muzika që e hap dhe e
shoqëron emisionin, e cila duhet të zgjidhet me shumë
kujdes dhe sqimë, në mënyrë që t’i shkoje natyrës rrëfimtare
të emisionit.
EPISODI 1
Rrëfimtari, shfaqet sapo mbaron Sigla e Emisionit, përpara një baneri i cili vjen
duke u ndriçuar, nën tingujt e muzikës e cila pasi bën një kreshendo, zbret për t’i lenë
vendin folësit.
FOLËSI:
Të dashur shikues!
Përkrah vështirësive e madje edhe tragjedive të panumërta që ka përjetuar
kombi ynë shqiptar, prapësprapë duhet thënë se ne kemi qenë me fat, pasi përherë
na janë gjendur pranë njerëz dhe personalitete me famë botërore. Ata kanë vënë
re tek ne dhe më pas i kanë vënë në pah virtytet më të larta të popullit tonë,
traditën, kulturën, historinë dhe atë çfarë ne kemi lënë pas me gjurmët tona në
trashëgiminë e njerëzimit.
Janë shume të huaj ata, të cilët janë njohur me vendin tonë, me popullin
tonë, me kulturën tonë, me traditën tonë, me historinë tonë. Ata janë dashuruar me
vendin tonë, janë dhënë pas tij dhe pas nesh, janë përkushtuar që të na bëjnë të
njohur tek kombet, popujt dhe gjuhët e tjera të botës.
Nëse do të listoja emrat e tyre sonte në këtë fillim të këtij cikli emisionesh,
radha do të ishte shumë e gjatë. Prandaj po e le që atë ta shpalosim njëri pas tjetrit
në Serinë e Dokumentarëve Televizivë, të quajtur:
2
3
MIRËNJOHJA SHQIPTARE
Për mirënjohjen mund të ketë shumë përcaktime nga më të ndryshmet.
Populli ynë, siç e ka BESËN, virtytin që e dallon midis tërë Kombeve të tjera, ka
edhe MIRËNJOHJEN. Duke parë sesa njerëz të mëdhenj të kësaj botë, janë ndalur
dhe e kanë vështruar me simpati kombin tonë, dhe duke ndjerë se edhe ne
shqiptarët në një farë mënyrë na duhet të kthejmë të mirën me të mirë, ne e kemi
quajtur Mirënjohjen:
Parametrin e Madhështisë Njerëzore.
Ky cikël fillon me një dokumentar kushtuar njërit nga studiuesit më të
shquar anglezë të kohës tonë. Ai është një figurë e ndritur e kombit anglez por po
aq i dashur edhe për ne shqiptarët.
Insert: Një portret i Sir Noel Malcolm, në sfond, me pamje që lëvizin nëpër
katedra shqiptare, mjedise akademike, ku flet për librat e tij; Pamje të
kopertinave të tre librave, ndërkohë që një spiker lexon:
Ky është SIR NOEL MALCOLM
Rrëfimtari: Një përshkrim i shkurtër i jetës së Profesorit të nderuar anglez, do të ishte:
SIR NOEL ROBERT MALCOLM, ka lindur më 26 dhjetor të vitit 1956. Ai është
gazetar, historian, akademik, filozof dhe analist politik anglez. Ka studiuar në
Universitetin Kembrixh dhe ka doktoruar po aty në Kolegjin Trinity të Historisë. Sir
Noel Malcolm ka punuar si gazetar politik si dhe i mardhënjeve me jashtë për
gazetat “The Spectator” dhe “The Daily Telegraph”.
Në atë detyrë ai e ngriti çështjen e Kosovës në shtypin më prestigjioz britanik si një
zë i vëçantë në mbështetje të çështjes tonë kombëtare.
Autori i tre librave dhe qindra artikujve për ne shqiptarët, Sir Nol Malcolm është
edhe ish President i Shoqatës Anglo-Shqiptare në Londër dhe prej disa vitesh
President Nderi i Saj.
3
4
Ai u anëtarsua në Shoqatën Mbretërore të Letërsisë në 1997, dhe anëtar i
Akademisë Britanike në vitin 2001. Që nga viti 2002, ai është studiues në kolegjin
All Souls College, në Oxford. Në vitin 2014 ai u kurorëzua si Kalorës i Mbretëreshës
Elizabeth II. Sir Noel Mlacolm është Antar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të
Kosovës. Po ashtu ai ka marrë Medaljen e Akademisë Britanike për librin e tij
studimor mbi Thomas Hobbes.
4
5
EPISODI 2
Fragment Filmik: Foto nga ndërtesa e Gazetës Konservatore Daily
Telegraph dhe një pamje filmike rreth saj.
Adresa: 111 Buckingham Palace Rd, Victoria, London SW1W 0DT.
Pamje të gazetës dhe një përshkrim i aktiviteti të Sir Noel Malcolm, si
gazetar i shquar i kësaj gazete. Noel Malcolm u shfaq në këto dy gazeta si
një njohës i shkëlqyer i gjendjes në Kosovë në fillim të viteve ’90.
Pamje e ndërtesës së vjetër dhe të re të gazetës “The Spectator” në Londër dhe një
videoklip me pamje të ndërtesës së re të gazetës.
Adresa: 22 Old Queen St. Westminster, London, SW1H9HP United Kingdom
Veprimtaria e tij u kristalizua si një gazetar që po e pasqyronte gjithnjë e më mire
dhe në mënyrë më reale situatën në Ballkan dhe veçanërisht në ish - Jugosllavi.
Aty spikatën në atë kohë dy nga konfliktet më të përgjakshme të Evropës së mbas
Luftës së Dytë Botërore: Në Bosnjë dhe në Kosovë.
Noel Malcolmi i ri, kishte studiuar në Kolegj gjuhët ballkanike duke filluar
nga greqishtja moderne, rumanishtja, serbo – kroatishtja. E në këtë drejtim ai
mësoi edhe gjuhën shqipe, si gjuha më e vjetër e Ballkanit dhe e vetmja që kishte
mbetur si “ishull” për të. Pamundësia që ai të udhëtonte për Shqipëri në atë kohë e
bëri që të komunikonte me Kosovën e cila ndonëse e pushtuar nga serbët
shovinistë, kishte më shumë lirshmëri lëvizje për njërëz të kategorisë së tij.
5
6
EPISODI 3
Biseda rreth biografisë së Sir Noel Malcolm shoqërohet me pamje televizive të
fashikujve të artikujve të botuar në gazetat britanike dhe me gjërë prej tij, rreth
konfiktit në Kosovë, shoqëruar nga disa komente të shkurtëra me zë në sfond nga
një folës i studios.
INSERT TELEVIZIV
- Exterior – Pamje me Dron e Universitetit të Oksfordit që vjen duke u fokusuar
në dyert dhe interiroin e Al Souls College. Duke iu afruar Studios së Profesorit.
- Interior – Pamje nga mjediset e blerta, fasadat e vjetra të stileve gotike, Salla e
Studimeve të Kolegjit…Kompartmentet, raftet e pafund të librave…
- Jepet imazhi i mjedisit ku punon kjo mëndje e ndritur i rrethuar me Enciklopedi,
me libra dhe volume pa fund, që përfaqësojnë mençurinë dhe dijeninë njerëzore.
6
7
EPISODI 4
Fragmenti i Parë i intervistës së Sir Noel Malcolm:
Gazetari:
Jemi në mjediset e Kolegjit të Njohur të Oxfordit, All Souls College. Këtu
pas një turi të shkurtër në rrethinë dhe brenda këtij vendi të dijes, po
takojmë Sir Noel Malcolm, në studion e tij.
(Ai është i ulur në poltronën e tij të punës ku spikatin librat, gazetat, volume
enciklopedike, ndriçuesi i tavolinës së punës etj.)
Pyetje: Sir, Kam kënaqësinë që t’ju intervistoj në këtë studio kaq mbresëlënëse për
shikuesit tanë. Çfarë ju ka bërë që të merreni me kaq shume zell me historinë e
shqiptarërve, që nga fillimi i veprimtarisë tuaj, si një gazetar, filozof dhe historian Par
excellence që jeni?
Përgjigje nga Sir Noel Malcolm: (………………………………………….)
Gazetari: Le të ndalemi pak tek Libri Juaj i Parë për ne shqiptarët: “Kosova – Një
Histori e Shkurtër” ose më mirë të them Libri që e bëri çështjen e Kosovës të njohur
në botë?
Përgjigje e Sir Noel Malcolm: (…………………………………………) Autori jep një
përshkrim të shkurtër të përmbajtjes së librit si më poshtë:
Përmbajtja: Vendet, emrat dhe popujt. Origjina: Serbët, shqiptarët dhe vllehët. Kosova
mesjetare para Princit Lazar: 850-1380. Beteja dhe Miti. Vitet e fundit të Kosovës
7
8
Mesjetare Serbe: 1389-1455. Kosova e hershme osmane: 1450-1580. Lufta, Rebelimi
dhe Jeta Fetare: 1580-1680. Pushtimi austriak dhe "Migrimi i madh" i serbëve: 1689-
1690. Rimëkëmbja dhe rënia: 1690-1817. Reforma dhe Rezistenca: 1817-1878.
Minoritetet e tjera të Kosovës: vllehët, ciganët, turqit, hebrenjtë dhe çerkezët. Nga Lidhja
e Prizrenit tek Revolucioni Xhonturk: 1878-1908. Rebelimet e Mëdha, Pushtimi Serb
dhe Lufta e Parë Botërore, 1908-1918. Kaçakët dhe kolonizatorët: 1918-1941. Kosova e
okupuar në Luftën e Dytë Botërore: 1941-1945. Kosova nën Titon: 1945-1980. Kosova
pas vdekjes së Titos: 1981-1997.
8
9
EPISODI 5
Folësi në studio:
Për të dhënë një pamje më të qartë të rëndësisë së këtij libri po lexojmë disa prej
vlerësimeve që i janë bërë atij që kur libri doli në dritë, nga gazetat dhe revistat më të
njohura në botë
Kamera foukuson pamje te ketyre gazetave ose websiteve te tyre.
Revista The Economist:
"Rrëfimi i Noel Malcolmit të mbërthen pas vetes, me momente që herë pas here
shfaqen të shkëlqyera. Ai të merr në udhëtimin e tij me forcën e një dedektivi të
tërhequr prej pasionit. Disa herë pretendimet e tij, për sa i përket historisë së
Ballkanit, janë mjaft revolucionare."
Gazeta: Sunday Times
"Ky libër e mbulon tërë historinë e Kosovës, me një autoritet që shpesh të lë pa
frymë dhe kurrë nuk të mërzit."
Gazeta: The New York Times
"Një vepër magjistriale e historisë e hulumtuar dhe e argumentuar shkëlqyeshëm.
“Kosova Një Histori e Shkurtër”, do të merret në mënyrë të pashmangshme si një
kontribut jashtëzakonisht i vlefshëm për të kuptuarin dhe njohuritë tona rreth një
krize bashkëkohore.”
Ky libër është udhëzuesi më i mirë deri sot i vënë në dispozicion për hapat që
duhen marrë ndaj një katastrofe fatale”
USA TODAY
Kosova - Një History i Shkurtër tregon se konflikti midis serbëve dhe shqiptarëve
shfaqet më pak rreth fesë dhe linjave të gjakut dhe më shumë rreth historisë dhe
dallimeve të pikpamjeve rreth origjinës kombëtare. Noel Malcolm, një historian
britanik tani në Harvard, hedh poshtë pretendimet serbe ndaj Kosovës.
9
10
EPISODI 6 – FRAGMENT INTERVISTE
Gazetari: Para disa kohësh ju keni zhvilluar në ZOOM një bisedë të cilën e ka
prezantuar ish Komandanti i forcave të NATO – s, Gjen Westley Clark. Si ndjeheni
sot kur tashmë e tërë bota e din se libri Juaj ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm
në vendimmarrjen e Fuqive të Mëdha për ndërprerjen e represionit dhe genocidit
në Kosovë, bazuar edhe në argumentat që ju keni dhënë për të drejtën e
shqiptarëve që të jetonion të lirë në territorin e vet të Kosovës?
Përgjigje (………………………………………)
Intervistë me Sir Noel Malcolm në studion e tij në All Souls Callege.
10
11
EPISODI 7
Intervistë me z. Bejtullah Destani, Themeluesi dhe Drejtori i Institutit të Studimeve
Shqiptare në Londër, diplomat, zv Ambasador i Kosovës në Romë, studiues shumë i
njohur:
Pyetje: Si ra në kontakt Prof Noel Malcolm me çështjen shqiptare?
Përgjigje: (…………………………………………..)
11
12
EPISODI 8
Më 4 shkurt 2014, Ambasada Shqiptare në Londër, në bashkëpunim me
Shoqërinë Anglo – Shqiptare (AAA) organizoi një mbrëmje për nder të Prof.
Noel Malcolm, President i Nderit i Shoqatës. Në atë kohë, Profesor Malcolm
kishte marrë nga Madhëria e Saj Elizabeth II, titullin Kalorsiak “Sir” i cili
përbën një ndër nderet më të mëdha dhe titujt më të lartë që një individ
mund të marrë në Mbretërinë e Bashkuar. Sir Noel Malcolm është nderuar
me këtë titull për kontributin e tij të çmuar në fushën e botimeve, gazetarisë,
studimeve historike, analizave të thella që ai ka botuar në vazhdimësi.
Ambasada shqiptare, duke vlerësuar punën e tij të madhe, e nderoi atë në
veçanti për kontributin e jashtëzakonshëm dhe nderin që i ka bërë
historiografisë shqiptare, me studimin e tij “Kosova, një Histori e shkurtër”.
Foto nga dita e veprimtarisë për nder të Sir Noel Malcolm. Në krahun e tij të djathtë
është z. Stephen Nash, ish Ambasador I MB në Tiranë, Presidenti i sotëm i Shoqatës
Anglo Shqiptare e themeluar në vitin 1912 nga miku më i madh i shqiptarëve Aubery
Herbert dhe Edith Durham
12
13
EPISOD 9
Një fragment nga ajo natë e mrekullueshme në nderim të SiR Noel Malcolm.
https://www.youtube.com/watch?v=N1aXEvjWOno
13
14
EPISOD 10
LEKSION I SIR NOAL MALCOLM NË UNIVERSITETIN AMERIKAN TË KOSOVËS
(VIDEO FRAGMENT)
https://www.youtube.com/watch?v=xMLqqVIN5Zk
14
15
EPISOD 11
INTERVISTË: Rëndësia e këtij libri: Çfarë mendon Prof Dr: Rexhep Ismaili Ish Kryetar
i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovë
https://www.youtube.com/results?search_query=noel+malcolm+useful+enemies
https://www.youtube.com/watch?v=KKRBsGZ60-Y
15
16
EPISODI 12
LIBRI: AGJENTËT E PERANDORISË.
Foto të librit të botuar në Anglisht dhe në Shqip.
AGJENTËT PERANDORISË - PREZANTOHET NË AMBASADËN SHQIPTARE
Më 2 qershor 2015 Ambasada Shqiptare në Londër bashkë me Shoqatën Anglo –
Shqiptarorganizoiprezantimin e librit të Agents of Empire. Pjesëmarrës në këtë
veprimtari ishin miq të Sir Noel Malcolm të një elite të lartë angleze, editorë të gazetave
të njohura vendase si: Telegraph, Charles Moore, Drejtori i Institutit Mbretëror të
Antropologjisë Z.David Shankland, editori i Revistës Standpoint Z.Daniel Johnson,
arkitekti i famshëm Mark Willingalle, gazetari i njohur Harry Eyres, stërnipi i
Ambasadorit të parë Britanik në Tiranë në vitin 1922 me të njejtin emër, krye editorët e
Shtëpisë Botuese Penguin dhe Random House, etj.
16
17
EPISODI 13
INSERT – ILUSTRIM VIDEOFONIK
Fjala e Sir Noel Malcolm në ditën e inagurimit të librit në Ambasadën Shqiptare në
Londër.
https://www.youtube.com/watch?v=EAXnetQC9Q4
17
18
EPISOD 14
Folësi: Cfarë përmban libri “AGJENTËT E PERANDORISË” shkruar nga Sir Noel
Malcolm?
“Nëse dikush dëshironte të bënte tregti me Perandorinë Osmane, ishte
shumë e rëndësishme të njihte një shqiptar”.
Sir Noel Malcolm: Përgjigjet
Ky është libri i dytë shumë i rëndësishëm për ne shqiptarët shkruar nga Sir Noel
Malcolm. Për të kuptuar më mirë se sa vlerë ka ky libër le t’u referohemi gazetave më të
mëdha të botës që bëjnë vlerësimin e librave të rinj të çdo kategorie.
Kamera foukuson pamje te ketyre gazetave ose websiteve te tyre.
Revista prestigjoze “The Economist” shkruan:
“Libri i Noel Malcolm tregon në mënyrë gjeniale ekuilibrin ndryshues të forcave
midis Perandorive Veneciane dhe asaj Osmane, ku fuqitë detare ishin në
konkurrencë se kush do të zotëronte Mesdheun Lindor dhe se si disa të krishterë
jetonin mirë duke i shërbyer Perandorisë Osmane ndërsa disa myslimanë
depërtonin brenda Perandorisë Veneciane”.
Gazeta “The Telegraph” në dy numra e quan librin:
“Një arritje e mrekullueshme e gërshetimit të historive të fituesve dhe humbësve të
shekullit XVI, me ndërmjetësuesit, kalorësit, piratët, priftërinjtë dhe spiunët”.
Gazeta “The Guardian” thotë:
“Kjo vepër e mrekullueshme e Noel Malcolm-it i përdor historitë e ndërthurura të dy
familjeve shqiptare Brunit dhe Brutit - si një prizëm, nëpërmjet të cilit të shohim
kontaktet dhe konfliktet, që e karakterizojnë Mesdheun në fazën e tij të hershme të
periudhës moderne. Si diplomatë, spiunë, priftërinj, ushtarë, tregtarë dhe
përkthyes, ata janë të lëvizshëm dhe flasin shumë gjuhë. Prej rrënjëve të tyre
shqiptare, lidhjeve farefisnore dhe kontakteve të shtrira gjithandej, ata i tejkalojnë
barrierat e fesë dhe kombësisë... Rezultati i kësaj vepre është mahnitës (dhe do të
duhet kohë që të tejkalohet për nga rëndësia). E pasur dhe e detajuar, aty gjendet
ndërthurja e hollësishme e historisë mesdhetare, që përfshin “tërë shqiptarët, kaq
të neglizhuar, që enden brenda historisë së Europës së shekullit XVI - të”.
Në lidhje me këtë libër të tij të radhës, vete
Sir Noel Malcolm thotë se në shekullin XVI – të kishte shumë mënyra për të qenë
shqiptar:
“Ata luajnë rol të rëndësishëm për Fuqitë e Mëdha në Perëndim dhe nga ana tjetër
kanë pozicione kyçe në Perandorinë Osmane. Në librin tim kemi një pjesëtar të
18
19
familjes, që është kryepeshkop shumë i rëndësishëm i Kishës Katolike, ndërkohë
që një tjetër punon për Papën si oficer i lartë ushtarak. Ata gjenden në ushtrinë e
Mbretit të Spanjës dhe janë kalorësit më të shquar. Në anën tjetër një kushëri i tyre
bëhet një nga pashallarët më të rëndësishëm në Stamboll dhe arrin të bëhet Vezir
i Madh. Më në veri, në Moldavi, një tjetër shqiptar luan një rol të jashtëzakonshëm.
Është e vështirë të përgjithësosh rolin e shqiptarëve në atë periudhë, por kur sheh
pozicionet e rëndësishme që ata kanë mbajtur në politikë, shoqëri dhe ushtri, vjen
në përfundimin se ata gjendeshin kudo. Madje shumë prej shqiptarëve janë kaq të
talentuar, sa kapin bash majat e pushtetit. Nuk dihet saktësisht numri i tyre, pasi
përkatësia etnike e pashallarëve mbetet ende një çështje e paqartë, por në
Perandorinë Osmane ka patur dyzet vezirë të mëdhenj shqiptarë. Mendoj se
periudha, për të cilën bëhet fjalë në librin tim, është periudha më e mirë e
shqiptarëve në postet më të larta të qeverisë osmane. Unë ndalem te Sinan Pasha
Topojani që ishte Vezir i Madh, pesë herë. Gjatë qeverisjes së tij, gjendeshin edhe
dy tre shqiptarë të tjerë në Divan, që ishte Këshilli i Ministrave i asaj kohe. Unë i
jam referuar një raporti të një diplomati austriak, që thoshte:
“Nëse dikush dëshironte të bënte tregti me Perandorinë Osmane
ishte shumë e rëndësishme që të njihte një shqiptar”.
Kamera fokuson pamje te ketyre gazetave ose websiteve te tyre.
Harry Eire i Revistës presigjioze “Newsweek” thotë:
“Shqipëria mbart shumë vlera që prej lashtësisë, por vazhdon të mbetet një mister
për Perëndimin. Shqipëria më tërheq shumë, - thotë ai, - pasi stërgjyshi im, (i pari
Ambasador Britanik në Shqipëri në vitin 1922) i ka qëndruar shumë afër babait
tim, ndaj unë mund të them, se kam një lidhje të ngushtë me Shqipërinë”.
Historiani më i madh anglez ende i gjallë sot, Paul Johnson shpreh pikëpamjen se Noel
Malcolm ka paraqitur një histori të jashtëzakonshme të shqiptarëve dhe vijon traditën
angleze rreth Shqipërisë, e njohur që nga veprat e Lord Bajronit dhe Edward Lear-it, në
perceptimin e britanikëve për shqiptarët. Ai thotë mes tjerash:
“Shqipëria është një vend shumë i bukur. Është përshkruar në një mënyrë të tillë
edhe nga Lordi Bajron. Edward Lear e pikturoi mrekullisht dhe shkroi një libër të
bukur për Shqipërinë. Shqipëria ka tërhequr syrin e personazheve kryesore
britanikë. Ata e deshën Shqipërinë, shkruajtën për të dhe e pikturuan atë.
Shqipëria mund të bëhet sërish shumë e rëndësishme. Kjo për shkak të pozicionit
të saj gjeografik. Ajo është çelësi i Adriatikut. Është një vend shumë i rëndësishëm.
Vet shqiptarët janë njerëz shumë të zgjuar, dinamikë dhe origjinalë. Kanë shumë
cilësi, që i favorizojnë ata. Unë mund të ve bast për Shqipërinë. Ata do të luajnë një
rol të rëndësishëm në botë”.
Ky libër i Sir Noel Malcolm zë tashmë një vend nderi jo vetëm në literaturën historike në
Shqipëri, por edhe në çdo bibliotekë të botës sot. Gazetat më prestigjoze angleze e kanë
sjellë çështjen e neglizhuar shqiptare në vëmendjen e lexuesit elitar britanik dhe më
gjerë duke i dhënë shqiptarëve vend të rëndësishëm në historinë e atyre kohërave të
19
20
përshkruara nga Noel Malcolm. Në vijim të librave për shqiptarët, ai boton edhe librin
tjetër kushtuar Ernesto Cozzi-t, një prift katolik italian, që i kushtoi jetën albanologjisë.
20
21
EPISOD 15
VIDEOKLIPI VIJON INTERVISTA E SIR NOEL MALCOLM
Gazetari: Sir, Si iu lindi ideja për të shkruar librin Agjentët Perandorakë?
Sir Noel Malcolm përgjigjet:
(……………………………….)
21
22
EPISODI 16
Intervistë me gazetarin Harry Eire, nipi i Sir Augustos Harry Eire, Shefi i Legatës
Britanike në Shqipëri që i vuri themelin mardhënjeve diplomatike midis Britanisë së
Madhe dhe Shqipërisë në vitin 1922; Gazetar i Newsweek Londër.
(Intervista)
22
23
EPISODI 17
INSERT – VIDOAUDIO
Prezantimi i librit në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, flet në gjuhën shqipe Sir Noel
Malcolm. (Shenim: Linku bashkëlidhur e pasqyron atë. Videoja mund të përdoret me
marrjen e të drejtës nga autori)
https://www.youtube.com/watch?v=PDeBPksheq0
https://www.youtube.com/watch?v=N1aXEvjWOno
(Shënim – Kjo video është nën të drejtën e autorit të këtij Skenari)
23
24
EPISOD 18
ILUSTRUES: Fragment nga Prezantimi i libirt Agjenët e Perandorisë në Tiranë
(Shënim: Linku bashkëlidhur e pasqyron atë. Videoja mund të përdoret me marrjen e të
drejtës nga autori)
https://www.youtube.com/watch?v=_x1x7AzY-dI
24
25
EPISODI 19
ILUSTRIM: Fragment nga Prezantimi i librit: “Agjenët e Perandorisë në Tiranë”
(Shënim: Linku bashkëlidhur e pasqyron atë. Videoja mund të përdoret me marrjen e të
drejtës nga autori)
https://www.youtube.com/watch?v=_x1x7AzY-dI
EPISOD: Dr. Robert Elsie komenton rreth Noel Malcolm:
“Ai është një ndër historianët më të shquar anglezë, jo vetëm për Ballkanin por për tërë
botën.”
(Shënim: Linku bashkëlidhur e pasqyron atë. Videoja mund të përdoret me marrjen e të
drejtës nga autori)
https://www.youtube.com/watch?v=gb8ZzBfqkGw
25
26
EPISODI 20
REBELËT, BESIMTARËT, TË MBIJETUARIT
Folësi në studio – I ilustruar me faqen e librit dhe me kopertinën e
pikturës së një malësori të Guri Madhit.
Në këtë libër, tashmë i përkthyer edhe në shqip nga Ana Haxhi dhe Enes
Lekiqi, janë përfshirë studimet: “Vështrim mbi Shqipërinë e shekullit XV”,
“Kelmendi: Shënime mbi historinë e hershme të një fisi katolik shqiptar”, “Një
tregim i panjohur për Shqipërinë Otomane”, “Traktati i Antonio Brunit mbi
Beylerbeylik-un e Rumelisë (1596)”, “Shtojcë: Huazimet e Soranzo-s nga
Traktati i Brunit”, “Kriptokrishterimi dhe amfibianizmi fetar në Ballkanin
Ottoman”, “Shqiptarët e periudhës së hershme moderne në duart e
Inkuizicionit”, “Cuneus Prophetarum e Pjetër Bogdanit (1685)”, “Emigrimi në
masë i serbëve nga Kosova (1690)”, “Ali Pasha dhe Britania e Madhe gjatë
Luftërave Napoleonike”, “Diplomacia britanike dhe Lidhja e Prizrenit, 1878-
1880”, “Autobiografia e parë shqiptare Ernesto Cozzi (1870-1926): Figurë e
shpërfillur në studimet shqiptare dhe në historinë e Shqipërisë” dhe “Mitet e
identitetit kombëtar shqiptar”.
26
27
EPISODI 21
Për historianin britanik Noel Malcolm, historia e tokave shqiptare është pak
e njohur dhe pak e studiuar, “një fakt zhgënjyes, por jo edhe befasues”.
Pasojë e një shpërfilljeje dhe ndjesie izolimi gjatë kohës së komunizmit,
megjithatë tokat shqiptare, sipas historianit të njohur, kanë një histori të
gjatë të ndërveprimit me të tjerët. 12 studime që rrokin një varg temash
interesante shqiptare – të tilla prej shekullit të pesëmbëdhjetë e deri te
shkërmoqja e mitit serb për të ashtuquajturën “dyndje e madhe” –
ndërthuren edhe me politika ndërkombëtare, pikëtakimin mes krishterimit
dhe islamit, si dhe çështjen e identiteteve
Gjatë gjysmes se dyte te shekullit të kaluar nën zgjedhën e regjimit
komunist, Shqipëria mbeti më e shpërfillur se kushdo tjetër. Por një
kundrim mes për mes historisë shumëshekullore shqiptare shpalos
përmasa të pafundme bashkëpunimi e lidhje me të tjerët.
Dymbëdhjetë studime depërtuese – që rrokin një histori mbresëlënëse që
nis prej shekullit të pesëmbëdhjetë – tashmë janë të qas’shme për lexuesit
me librin më të ri të historianit britanik Noel Malcolm.
Nëpërmjet studimeve dhe përqasjeve zhbiruese, Malcom tregon se si tokat
shqiptare kanë qenë një pikëthyerje mes krishterimit dhe islamit, një kanal
përmes të cilit Venediku lidhej me Ballkanin osman; një vend interesi për
Habsburgët dhe një vatër për lakmitë e fuqive fqinje në periudhën e vonë
osmane
27
28
EPISODI 22
EPISOD: VIDEOKLIP – INTERVISTA
Gazetari: Çfarë mund të na thoni rreth librit tuaj “Rebelët, besimtarët, të
Mbijetuarit?
Sir Noal Malcolm përgjigjet: (…………………………………)
EPISOD Ilustrim – Videoklipi i bisedës së Sir Noel Malcomit prezantuar nga
Gjenerali Westley Clark via ZOOM me datën 21 Shkurt 2021, nga Albanian
EPISODI NJËZET E KATËR
SI E KANË NDERUAR SHQIPTARËT SIR NOEL MALCOLM PËR PUNËN
E MADHE QË KA BËRË NË DOBI TË ÇËSHJTES TONË KOMBËTARE?
Laurat i Çmimit “GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU”
Më 9 Dhjetor 2014: Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani nderoi personalitete
të shquara britanike për kontributin e veçantë e të çmuar në forcimin e miqësisë midis
Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe
Irlandës së Veriut, si dhe për promovimin e vlerave historike e kulturore dhe të çështjes
shqiptare.
I pari ndër ta ishte Sir Noel Malcolm i cili mori dekoratën “GJERGJ KASTRIOTI
SKËNDERBEU”.
Po ashtu ai është laurat i MEDALJES SË ARTË TË LIDHJES SË PRIZRENIT akorduar
nga Presidenti i Kosovës z. Hashim Thaçi
28
29
Sir Noel Malcolm është Anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
29
30
EPISODI 23
NJË OPINION I SHKRIMTARIT TONË TË MADH ISMAIL KADARE PËR
VEPRËN E SIR NOEL MALCOLM
30
31
EPISODI 24
MBYLLJE
Të dashur shikues: Në episodin e parë të serialit MIRËNJOHJE
SHQIPTARE, u njohëm me veprën dhe kontributin e gazetarit, historianit,
akademikut, filozofit anglez të ditëve tona, Sir Noel Malcolm
Shpresojmë te jeni informuar, , dhe të keni mësuar shumë gjëra për veprën
e këtij intelektuali të madh në dobi të çështjes tonë komëbtare.
Ky serial do të vijojë me figurën e ndritur të një dashamirësi tjetër të madh
të popullit tonë Dr Robert Elsie, e me radhë.
Deri atherë
Mirëupafshim.
FUND
2021
31